Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Asimilimi i Shqiptareve

    Humbja me e madhe per nje komb eshte humbja e njerezve te tij, dhe gjithkush e di se per te asimiluar duhet te sundosh nje popull.
    Ne Shqiptaret nuk njihet ndonjehere ne histori se kemi sunduar ndoke, keshtu qe nuk ka mundesi qe pjese e popullates sone te jene pjesetar te ndonje kombi tjeter te asimiluar ne shqiptare, kete po e cek se tek ne gjen mbiemra te shumte qe jane ne gjuhe te huaj, por kjo vjen nga sundimi i popujve tjere mbi ne, por per mbiemrat e shumte shqip tek popujt tane fqinje qe ne asnjehere ne histori nuk i kemi sunduar si ti shpjegojme ato, pervecse shqiptare te asimiluar gjate sundimit te te tjereve ne ne.
    Keshtu sot ne shqiptaret e ish-trojeve te Jugosllavise kemi mbiemra puro serbe si Rodiqi, Nikoliqi etj etj. puro turq si Mustafa, Murati etj etj. ne Shqiperine e Veriut poashtu, ne Shqiperine e Mesme dhe te Jugut kemi shume shqiptare me mbiemra puro greke si Kristoforidhi etj etj. pra edhe njehere ne kurre si kemi sunduar keta popuj qe ti kishim asimiluar popullsine e saj.
    Kurse tek serbet ne kemi mbiemra si Nushiqi, Preleviqi, Nikiqi, Gjokoviqi, Pejiqi, Pejanoviqi etj etj.
    Tek maqedonet poashtu Bashevski, Llafazanovski etj etj, tek greket poashtu Zotos, Zotis, etj etj.
    A jemi ende duke humbur popull ne shqiptaret. Jemi ne shekullin e 21-te.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e dylkosova
    Anėtarėsuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    kosovė
    Postime
    20
    Dodoni.


    Pajtona me ty se ke shkruara per asimilimin e shqipetarve.


    Te pershendes.
    dyli

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Mendoj se nė njė farė mase po. Unė mund tė shoh sesi shqiptarėt e shqipėrisė flasin dhe pėrdornin fjalė tė gjuhėve tė huaja si psh spikatet italishtja. Mua mė duket me tė vėrtetė shumė i trishueshėm ky fakt. Nė njė mas shqiptarėt kanė frikė tė jenė shqiptarė tė vėrtetė, dhe nganjėherė i shohin Evropjano-Perėndimorėt si perėndi qė janė perfekt dhe qė janė pėr t'u kopjuar verbėrisht. Kultura shqiptare ėshtė shumė e pasur, gjuha, folku, ejt, etj, dhe e shoh shumė me trishtim kėtė asimilim. Pėr mendimin tim ēdokush qė pėlqen ase favorizon asimilin duhet tė ketė ndėrmėnd qė s'do tė jetė grek, serb, italian, apo kush e di se ēfarė pa ditur vetveten dhe kulturėn e tij mė sė pari. E njojta gjė vlen edhe me gjuhėn, po nuk dite gjuhėn e nėnės mė sė mirė, ėshtė vėshtirė tė dish njė gjuhė tė huaj. Po tė harrijmė tė zhvillojmė artin shqiptarė nė pėrveēmėrinė e tij besoj se edhe fqinjėt do tė kenė dėshirė qė tė mėsojnė shqip vullnetarisht
    me shumė respekt Dodon, dhe Dylkosova
    nga drini.

  4. #4
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Nje rregullim; nuk eshte pushtimi qe asimilon nje popull. Nen turqit ndejtem 5 shekuj, e nuk u asimiluam dot. Eshte KULTURA ajo qe asimilon.
    Kur nje popull nuk prodhon me Kulture, ai asimilohet nga nje tjeter, qe prodhon kulture me dominuese.
    Pra problemi shtrohet keshtu; kultura e komshive tane a eshte me dominuese nga e jona. Vetem atehere mund te kemi frike nga nje asimilim i mundshem.

    Une mendoj se mekanizmi shkaterues, pra ai qe pershpjejton humbjen e imunitetit te nje populli eshte SHTETI, prandaj shqiptaret i jane rruajtur sistematikisht ketij.
    Kjo shpjegon pse kosovaret jane me "shqiptare" nga vete shqiptaret e shtetit ame.
    Gjithashtu shpjegon pse Shteti Komunist, megjithe izolimin e kultures kombetare (per qellime mbrojtese), fondet e medha te vendosura ne sherbim te saj (per qellime fuqizimi) nuk arriti te krijonte nje KULTURE dominuese, perkundrazi keto masa i zhveshen shqiptaret dhe nga ajo ekzistuese qe ata trashegonin prej shekujsh.
    Pra nisur nga e njejta llogjike, mud te themi sa me i dobet nje shtet, aq me jetegjate eshte nje popull dhe KULTURA e tij. (per kete lexoni Niēen)

    Si perfundim; dobesimi shtetit shqiptar sjell rritjen e imunitetit mbrojtes se popullates se tij, e kjo duhet te na qetesoje.

  5. #5
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Ornament ke shumė tė drejtė pėr kėndvėshtrimin tėnd ndaj kulturės. Greqia si shtet u shuajt gjatė pesė shekujve tė regjimit Osman, dhe gjithashtu nė Greqi s'ngeli kėmbė Greku pa hikur. Dhe nė fakt ishin vet Arvanitasit ata qė themeluan shtetin e sotėm Grek. Por Grekėt janė sotė tė fortė dhe tė shumėnjojtur nga bota prej meritės sė Grekėve dhe Helenėve tė vjetėr dhe tė kulturės sė tyre. Po tė filloj tė rilind kultura dhe folklori shqiptar, e gjithė Evropa do tė dij identitetin e vėrtetė shqiptarė dhe, besoj, do t'i adhuroj Shqiptarėt. Kultura jonė ėshtė shumė e pasur ashtu siē ėshtė gjuha Shqipe, dhe se unė por edhe ne tė gjithė nė pėrgjithėsi nuk o njohim tėrėsisht atė (shpresoj tė jem gabim). Ėshtė rilindja kulturore ajo qė i bėri Toskanėt e Italisė ta rizgjonin kombin Italian. Ėshtė kultura e tyre ajo qė bėri tė mundur zgjedhjen e tė folurės sė Firences si gjuhė letrare Italiane (nėnkuptohet e ripėrpunuar). Janė Toskanėt ata qė i dhanė njė reputacjon mė tė hijshėm Italianėve nė pėrgjithėsi. Po tė ngreme nė lartėsi dhe ti nderojmė virtytet tone tė cilat janė kultura jonė, folkori jonė, muzika dhe vallet popullore tonat, dhe shumė e shumė tė tjera, peputacjoni jonė i pėrgjithshėm nė Evropė do tė ndryshoj sė tepėrmi. Kam njė ndjenj se kultura jonė ėshtė shumė e veēantė dhe e qėnė dhe se unė nuk njoh as ēerekun e saj. Gjithėsesi unė atė po mėsoj....
    Shumė Nderime
    drini.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    shqpitaret are not duke u asmiliuar. That is genjeshter
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ari, jo te gjithe shqiptaret jane duke u asimiluar, dhe jo sot por tash e kater mije vjet dhe edhe miliona vite te njerezimit ne te ardhmen kombi jone do te ekzistoj dhe per kete jo une po askush nuk ka aspak dyshim, por ketu e kemi fjalen per sa shume popull kemi humbur ne deri tani, dhe ne njefare ende jemi duke humbur, pra si ta minimizojme kete dhe te konsolidohemi njehere e pergjithmone kombetarisht.
    Kurse juve ornament, pershendetje, por nuk pajtohem me juve ne ceshtjen se dobesimi i shtetit shqiptar sjell rritjen e imunitetit te popullit tone mbrojtes, eshte e kunderta, pikerisht e kunderta dhe per kete e ke shembull jugun e Shqiperise se sotme, kur per nje vize, per nje pune, per nje pension njerezit detyrohen te thone se jane greke, te nderrojne emrat e tyre nga Bledar, Blendi (gjithe keta emra te bukur qe me te vertete tingellojne shume bukur e sidomos ne krahasim me emrat qe ata pastaj marrin), pastaj emrat fetare Gjergji, Vasil, Mihal, Thanas, Shyqeri, Shefqet,Abedin etj, etj dhe marrin emrat greke si Mihallaqis, Vasillaqis etj. etj.
    Eshte fakt qe kultura eshte nje nga gjerat kryesore qe ndikojne ne asimilimin e kombeve, por edhe vet kultura sikur cdo gje tjeter vjen nga zhvillimi ekonomik ne rradhe te pare, pra nuk mund te kete kulture pa para (apo pa zhvillim ekonomik). Mirepo prapeseprape, asimilimi i kombeve edhe me konventa nderkombetare eshte ligjerisht i ndaluar, dhe kjo qe po behet me shqiptaret qe ikin ne Greqi eshte jashte cdo norme ligjore nderkombetare. Kjo nga ana e Greqise zyrtare, kurse shikuar nga ana tjeter, pra nga ajo shqiptare kjo gje nuk duhet te ndodhe kurre, eshte vet Zoti qe na ka dhene kete gjuhe, dhe perkatesi kombetare dhe keto jane gjera qe pamvaresisht te gjithave nuk zgjidhen por jane te percaktuara qe ne bark te nenes.
    Kurse tani te dalim tek problemi, neve gjate gjithe ketyre shekujve kemi humbur miliona e miliona njerez e ndoshta edhe miliarda, duke llogaritur qe lart ne veri, pra ne gjithe gadishullin illirik, fiset ilire ne Itali.
    Duke dalur tani tek arvanitasit, une nuk e di se si nje popull si ai arvanitas mund te krijoj nje gjuhe te re dhe te heqin dore (une thjeshte se di se nga kush kane qene te imponuar te bejne nje gje te tille, nga askushi fare deri ne koherat moderne, sepse kemi fakte konkrete dhe te gjalla si ne librin e Edwin Jacques ku deshmon per djegien dhe masakren e nje fshati te tere ortodoks ne Jug nga Greket dhe kjo ne shekullin qe e lame pas, me arsyen se keta nuk ditkan asnje fjale greqisht, mund ta lexoni ne Epiri endrra e vjeter e nje Hamzai te ri ne kete forum ), nga gjuha e tyre qe e kane trashegim mijevecar nga te paret e tyre dhe dhurate nga vet Zoti.
    Tani te dalim tek shqiptaret e sllavizuar ne Serbi, Maqedoni, mirepo tek ta e kemi situaten ndryshe sepse keta kane qene te detyruar, te imponuar me metoda te ndryshme gjate gjithe kohes.
    Kurse tani te dalim tek kohet moderne, neve jemi duke humbur njerez pershkak te shtetit jo te zhvilluar sa duhet qe eshte per momentin, si dhe per shkak te padrejtesive qe ende jane duke na u bere ne shqiptareve nga te huajt dhe nderkombetaret qe urojme qe keto te marrin fund me, njehere e pergjithmone.
    Ne ne Greqine e sotme hala kemi miliona njerez qe kane arritur ta ruajne gjuhen, qe nga Cameria e deri ne kufi me Turqine, kemi nje komunitet ne Bullgari edhe keta kane arritur ta ruajne gjuhen deri tani, kemi afer 5 milione shqiptare ne Turqi, qe hala e flasin gjuhen, dhe tani kemi shqiptare ne cdo cep te Europes dhe Amerikes Veriore.
    Si mund ta shpetojme substancen tone kombetare nga asimilimet, kjo eshte pyetja qe une desha te shtroje ne kete theme.
    Te fillojme ne Jug te Shqiperise dhe tani me duket edhe ne Veri e kemi problemin e njejte por tani me sllavet ne kete ane. Duke u bazuar ne fe, greket ne jug dhe sllavet ne veri jane duke konsideruar pjesen shqiptare ortodokse te tyre, e cila sipas meje gjithmone ka qene me e rrezikuara dhe eshte me e rrezikuara dhe ne shenje te asimilimeve, shto ketu edhe gjithe pjesen shqiptare te Jugut, pa cka se keta zera ne Jug jane shuar paksa dhe tani keto vorio-epir shoqatat nuk po degjohen shume keto kohet e fundit (per fat te mire me ne fund), sepse me komunitetet tjera tona nuk ka rrezik si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi, Lugine te Presheves.
    Keto jane problemet e asimilimit brenda trojeve shqiptare te sotme, kurse per jashte sa jemi duke punuar dhe sa duhet te punojme te shpetojme njerezit tane ne Greqi,Camet e shqiptaret tjere (arvanitas dhe emigrante), ne Turqi, Bullgari dhe ne te gjitha vendet tjera ne bote.
    Sipas mendimit tim, neve duhet te kemi (per ate edhe pata propozuar ne nje theme ne kete forum se eshet me se e domosdoshme qe te mbahet nje kongres mbarekombetar sepse ne menyre institucionale gjerat kane shume me shue sukses , dhe kongrese te tilla mbajne pothuajse te gjitha kombet) se pari nje politike mbrojtese nga asimilimet nen nje, dhe nen dy te bejme edhe nje politike tjeter kthimi sa me shume te jete i mundur i shqiptareve te asimiluar e vecmas atyre te koheve te fundit. Ky eshte edhe qellimi i kesaj theme.
    Neve na duhet organizim i shqiptareve kudo qe jane, hapja e shkollave shqipe kudo qe jane, dhe lidhjet sa me te medha ndershqiptare.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Harrova te perfshije ketu edhe shqiptaret e Kroacise dhe te Italise (arbereshet).
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    dodoni, eshte pak abstrakte per tu kuptuar ajo teoria ime, perpara duhet me lexu Niēen, per te pasur nje vision me te qarte te gjerave.
    Sidoqofte te gjithe shembujt qe dhe ti, e perforcojne vertetesine e saj.
    Jeta eshte nje rruge ndermjet dy skajesh, siē mund ta dime ajo nuk eshte e pafundeme. Kete rruge sa me shpejt ta kryesh, aq me shkurter jeton. Per kete gje, rritjen e shpejtesise te ndihmon shteti. Sa me i forte te jete ai, aq me shpejt nje popull e kryen misionin e tij, pra ate rrugen qe thame.
    Ti morre shembull jugun e shqiperise, normal, jugu i shqiperise (tosket) ishin ata qe i dhane me shume shtetit "te fuqishem" komunist, pra misioni tyre arriti fundin, tash ka ardh koha me "ndryshu".
    Ēamet gjithashtu ne kohe te Ali Pashes e dhane qytetrimin e tyre, pra e kryen misionin e tyre, prandaj ata u "zhduken".
    Po ashtu ka ndodh para mijera vjetesh ne ato vendet qe permende ti, itali e jugut, greqi, kroaci, atje ka pas civilizim, mbetjet e shumta arkeollogjike deshmojne per kete.
    Tashti "fjalen" e kane geget e shqiperise, kosovaret do ti japin impulsin me te madh civilizimit te tyre, me pas duhet te shpresojme tek situata "shanci" per te siguruar egzistencen e races, pa u zhdukur komplet. Pra nje lufte, ose krize (termet, kolera, etj) tek komshite tane. Ne fakt nje rast i tille i ngjashem ndodhi, shkaterrimi Jugosllavise si dhe sulmi NATO-s kundra Serbise.
    Ndersa sa per ē'duhet te bejme ne per te shpetuar kombin tone, ASGJE s'mund te bejme, sepse siē e thame ēdo levizje eshte ne disfavorin tone. Nuk di sa ti kuptove nga e gjitha kjo.

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nga puna nuk ka asnje te keqe kurre, pra nuk mund te kete asnje te keqe poqese ne organizojme popullsine shqiptare kudo ne bote, hapjen e shkollave shqipe kudo qe ka shqiptare, lidhjet ndershqiptare te te gjithe Shqipetareve etj etj. Kjo eshte edhe e vetmaj menyre e shpetimit te popullsise sone nga asimilimet si dhe te progresit te kombit tone ne pergjithesi. Neve poqese nuk bejme asgje, ne edhe ne te ardhmen do te vazhdojme duke thene e kemi pasur ne nje kohe nje komunitet prej kaq shqiptaresh ne kete vend e ate vend por sot se kemi asnje. Prandaj qe te mos ndodhin gjera te tilla neve duhet qe me te gjitha forcat te punojme dhe ti arrijme te pakten ato qe une ceka me larte. Nga mos puna nuk ka pasur kurre asnje perfitim dhe ecja para, vetem humbje, dhe nuk ka as tani asgje vetem humbje e ashtu edhe do te jete edhe ne te ardhmen.
    Prandaj edhe ne duhet te angazhohemi dhe te punojme me te gjitha forcat qe te arrijme keto.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Asimilimi i shqiptareve dhe i trojeve tona
    Nga no name nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-04-2007, 15:45
  2. Gjuha shqipe sot
    Nga Julie nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 22-09-2006, 06:52
  3. Bush: Ardhmėria e tė huajve nė SHBA ėshtė asimilimi i tyre
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 17:54
  4. A e ruajti feja islame popullin shqiptar nga asimilimi?
    Nga imaas nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 166
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 09:27
  5. Asimilimi Gjuhesor, Erozion I Pandalshem Ne Diaspore
    Nga tani_26 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-10-2005, 06:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •