Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kujtime.. nga Mustafa Nano..

    Kujtimet e Mustafa Nanos: Kur qeshnim ditėn qė vdiq Enveri, si u bėra kandidat i PPSH
    » Vendosur: 15/01/2010 - 09:01



    •

    Alma Mile

    Ishte koha e radhėve tė qumėshtit, e teritalit, e televizorit bardh e zi... Ishte koha e uniformitetit. Si pėr tė na kujtuar ato vite analisti Mustafa Nano i sjell lexuesit njė libėr eseistik tė titulluar “Hinterlandi i kuq – 20 vjet mė pas”, pjesė e kolonės sė botimeve tė Universitetit Evropian tė Tiranės (UET). Nano nuk tenton tė na tregojė ndonjė gjė tė panjohur, apo tė ēuditshme. Ai tregon pėr jetėn e tij nė qytetin e Ēorovodės, pas njė distance kohore 20-vjeēare nga rėnia e diktaturės. Pėrshkruan me detaje kėtė humbėtirė shqiptare, tė ngjashme me ēdo qytet tjetėr provincial shqiptar; ndėrtesat, rrugėt, lapidarėt... Rrėfen pėr ndodhira tė vogla e tė mėdha nė jetėn e tij qysh fėmijė, siē mund tė jetė blerja e njė televizori, apo tė njė palė kėpucėve, pritjet e gjata pėr tė parė vajzėn qė i pėlqente, bisedat me moshatarėt, qė nga tėrheqjet seksuale, tek ato antikomuniste... Dhe “Hinterlandi i kuq” mund tė jetė libri i ēdo shqiptari, mbi tė 30-at, qė nuk ka lindur nė kryeqytet. Duke lexuar “Hinterlandin”, ēdokush kujton veten nė atė varfėri tronditėse, ku tė gjithė jetonin nė apartamentet 1+1, tė mobiluar nė tė njėjtin stil, ku shihej vetėm njė stacion televiziv, ku bibliotekat e librave skuqnin nga veprat e diktatorit Hoxha edhe menuja e tavolinės ishte thuajse e njėjtė... Por ajo ēka e bėn njėkohėsisht tepėr vetanak kėtė libėr, nuk ėshtė thjesht e vetėm konteksti, personazhet qė hyjnė e dalin dhe emrat e pėrveēėm, por stili me tė cilin ėshtė shkruar. Njė gjuhė e kthjellėt, e rrjedhshme, jo impozante, qė tė bėn ta pėrpish me njė frymė. Nano ėshtė tėrėsisht i hapur nė ato qė thotė. Nuk i pėlqen qė tė ketė “skelete nė dollap”, ndaj dhe nuk druhet qė tė tregojė se ē’ndodhte nė familjen e tij, ku e ėma ishte komuniste, tė rrėfejė karagjozllėqet e fėmijėrisė, femrat qė kishte qejf nė tė ri, dhe kėtė nuk e bėn pėr snobizėm, por pėr t’i dhėnė ca ngjyra jetės gri nė qytetin - humbėtirė ku ai jetonte. Madje nuk druhet tė tregojė se ndryshimi i sistemeve e gjeti me teserėn e Partisė sė Punės nė xhep, tė cilėn e mori jo pėr ideal, por pėr procedurė. Teksa rrėfehet lė tė kuptohet mendimi qė ai kishte pėr diktaturėn, diktatorin, por dhe zhgėnjimet e mėvonshme.
    Pjesė nga libri
    Qyteti
    Ēorovoda ėshtė njė entitet urban qė mban gjithė ditėn e ditės vulėn e makthit bolshevik. Ėshtė njė qytet me pallate pesė e gjashtė katėshe tė ndėrtuara kryesisht nė periudhėn 1965-1980. Arkitekti i kėtyre pallateve duhet tė ketė patur njė mendje prej frankensteini. Pallatet janė identikė, me ndonjė thyerje tė ndrojtur qė, nė vend ta vrasė shterpėsinė e monotoninė stilistike, e thekson mė shumė atė. Janė me tulla tė bardha, me mure jo tė suvatuara nga jashtė, me ballkone tė vegjėl tė tėrhequr nga brenda apartamenteve, me tarracė, pa ashensor, me njė kafaz tė ngushtė shkallėsh, aq sa kush zbret duhet t’i hapė rrugėn atij qė ngjitet, e me ca apartamente, sipėrfaqja e tė cilave ėshtė mė pak se 50-60 metra katrorė. Pavarėsisht te gjithave, kujt i vinte radha pėr tė marrė njė apartament tė tillė, mbulohej nga urimet e tė gjithėve, tė cilėt nuk harronin t’i shkonin nė shtėpinė e re, t’i lėshonin ndonjė pako llokume, apo dhe parį tė thata mbi tabakanė, me tė cilėn u servirej raki, karamele e glikó nga tė zotėt e shtėpisė, dhe nė fund, duke u ēuar e duke u pėrshėndetur, thoshin: Ja, shpėtuat dhe ju! E gėzofshi!
    Qytete pa histori, si Ēorovoda, nuk kishin shans tjetėr, veēse tė rriteshin nėn regjimin autarkik komunist. Sigurisht, ishte njė rritje e sforcuar, por ishte rritje, prapėseprapė. Ndėrsa kėto kohė, pėr herė tė parė pas gjysmė shekulli, ai qytet po bėn hapa prapa. Doni njė shembull? Pėr t’u konsultuar me njė mjek mbi njė emergjencė shėndetėsore, u duhet tė zhvendosen nja 50 kilometra mė tutje, nė Berat. Me autobus, nė atė rrugė dredha-dredha e me asfalt tė shqepur e tė pa arnuar, lipsen nja dy orė tė mira pėr tė vajtur. Kohė e mjaftueshme pėr tė vdekur rreth tre herė.
    Ishin mė mirė kur ishin mė keq? Ėshtė e sigurt se ishin mė tė lumtur se sa nė ditėt e sotme. Ėshtė domethėnėse kjo? Mundet tė jetė po aq sa ėshtė klasifikimi i vendeve mė tė lumtura tė botės, ku rezulton se sipas database-it tė profesoreshės sė universitetit Erasmus tė Rotterdam-it, Ruut Veenhoven, meksikanėt dhe nigerianėt janė mė tė lumtur se sa respektivisht amerikano- veriorėt e koreano-jugorėt. Me sa duket, shumica e njerėzve nuk e lidhin lumturinė thjesht dhe vetėm me lirinė e me kamjen.
    Me kėtė duhet tė shpjegohet nė njė masė jo tė vogėl orientimi politik i njerėzve tė asaj zone, tė cilėt ishin tė parėt qė u vunė nė mbrojtje tė regjimit qė po binte nė fillim tė viteve ‘90. Atyre u dukej sikur po ua bėnin me hile, po ua pėrmbysnin, dhe fap, nxituan t’i vėnė shpatullat.
    Veshja
    Mapo-ja e Ēorovodės kish pesė – po huazoj njė emėrtim nga bota e superstore-eve - departamente, tė cilėt ndaheshin nga njėri-tjetri nga kolona katėrkėndore tė veshura me pasqyra nė tėrė lartėsinė e tyre. Sapo hyje zateshe me departamentin e kinkalerive, nė tė cilin mbaj mend qė shkoja shpesh pėr tė blerė furēė e pastė dhėmbėsh, bojė shkrimi, lapsa, fletore, e mė vonė brisqe. Nuk di pse, por dora jonė harxhonte orė tė tėra me bėrrylat e mbėshtetur nė banakėt e kėtij departamenti. Ndoshta e bėnim kėtė, ngaqė nga ai pozicion e me shikimin nga dera, ne mund tė kontrollonim hyrjen, me shpresėn se nga ēasti nė ēast mund tė fanepsej tek dera ndonjė vajzė qė na pėlqente. Ata banakė ishin rruga jonė e Dibrės, ku vrisnin kohėn djemtė e ngeshėm e snobė tė “Dimrit tė madh” tė Kadaresė nga fundi i viteve ‘950....
    Departamenti i dytė ishte i metrazheve, me fjalė tė tjera i copave, basmave, fanellatave, doqeve, teritaleve, etj. Mbi banak ishte gjithė kohėn njė shufėr metalike me gjatėsi njė metėr linear, tė cilin shitėsja e shtinte nė punė pėr tė matur mallin qė shiste. Kur mė duhej tė blija dok apo terital pėr pantallona, ime’mė mė porosiste gjithmonė tė merrja njė metėr e dhjetė centimetra. Ne kishim njė makinė qepėse nė shtėpi, dhe pantallonat e mbathjet i qepnim aty. Grindesha vazhdimisht me time’mė, pasi unė ngulja kėmbė qė kėmbėzat e pantallonave tė ishin tė gjera nė fund. “I dua tridhjetė e tre centimetra”, i thosha. “Nė asnjė mėnyrė”, mė bėnte rezistencė ajo. “Ti kėrkon t’na turpėrosh. Njėzetė e tetė, dhe i ke shumė.” Dhe kėrkonim tė arrinim njė marrėveshje. Ato kanė qenė negociatat e para nė jetėn time. Nė fund, tėrhiqeshim tė dy, dhe binim mė nė fund dakord pėr njė zgjidhje tė mesme. I bėnte tridhjetė centimetra tė gjera; dy cm mė shumė se sa standarti komunist e tre cm mė tė ngushta se sa i kėrkoja unė. Kur vinte puna te kėmishėt, ime’mė ngrinte duart pėrpjetė. Nuk dinte t’i qepte. “Bli copėn”, mė thoshte, “e qepi ku tė duash!” Rrobaqepėsia komunale parapėlqehej nga tė gjithė ata qė ishin bartės tė moralit mainstream, ndėrsa tė tjerėt, gjimnazistėt e vitit tė tretė e tė katėrt, dhe njė grusht sqimatarėsh e snobėsh, qė tregoheshin me gisht nė qytet, e mbanin frymėn te Leni, e cila banonte nė njė shtėpi tė veēuar pėrdhese, nė anėn tjetėr tė lumit. Leni qepte pantallona me xhepa pllakė, me shtratin e shkurtėr me zinxhir, e tė gjera nė fund, qė ne i quanim coėboy, kėmisha tė ngjeshura pas trupit, me jakė tė ngrirė e me spaleta, xhaketa me dy tė ēara nga prapa, e kostume tė modės. Nomenklatura lokale e dinte qė Leni qepte e qė ne shkonim te Leni, por nuk bėnte zė.
    Nė departamentin e kėpucėve nuk gjenim gjė prej gjėje. Kur ishim tė vegjėl, blinim kėpucė tė lehta sportive, qė ne i quanim atlete. Kushtonin 33 lekė te reja. Ishin tė punuara pa shije e shkel e shko, por ne i merrnim prapėseprapė, pasi nuk kishim zgjidhje tjetėr. Veē me to mund tė luanim futboll e basketboll. Ndėrsa kėpucėt as qė viheshin nė kėmbė. I prodhonin nė Gjirokastėr, e nuk di pse i bėnin me cilėsi aq tė dobėt. Sikur tė mos mjaftonte kjo, me modelet e zgjedhura dukej sikur i ishte shpallur luftė estetikės. Tė vrisnin syrin. Ne nuk ėshtė se kishim parė e mbathur kėpucė mė tė mira, por ato dukeshin qė ishin pėr faqe tė zezė.
    Pėr kėtė arsye, tė shumtėn e herėve ne shkonim tek dyqanet qė bėnin kėpucė me porosi. Nė fakt, mė shumė se sa dyqane, ishin pika tė riparimit tė kėpucėve. Ti shkoje pėr tė bėrė porosinė, dhe njėri prej zejtarėve qė punonte pėr llogari tė shtetit, pasi tė kėrkonte llojin e preferuar tė kėpucės, ngjyrėn e preferuar tė lėkurės, tė merrte masėn e kėmbės, dhe tė linte ditėn, kur duhej tė paraqiteshe pėr t’i marrė. Nė kėtė mėnyrė bėra kėpucėt e dasmės sime nė vitin 1988. Kur shkova t’i merrja, mbeta pa mend. I vija kėpucėt njėra mbi tjetrėn, dhe nuk mė puqeshin: njėra ishte pak mė e madhe se tjetra. Ishte e shtunė. Tė nesėrmen duhej tė shkoja me krushqit pėr tė marrė nusen. Nuk kisha nga t’ia mbaja. Me ato kėpucė u bėra dhėndėr.
    Nė banakun e fundit, nė cepin tjetėr tė mapo-s, shiteshin enė kuzhine. Ditėve tė zakonshme aty nuk gjeje kėmbė njeriu, por me tė dalė fjala nė qytet se kishin ardhur mallra kineze, bėhej nami. Mbahej radhė gjithė natėn pėr tė blerė komplete gotash, pjatash, filxhanėsh. “Po pse bėjnė si tė ēmendur?”, pyesja unė time mė. “Pse nuk marrin nga gotat, pjatat e filxhanėt e tjerė, qė rrinė nė vitrinė?” “Duan diēka ndryshe nė shtėpi. Ato gota, pjata e filxhanė, pėr tė cilėt flet ti, janė prodhim shqiptar. Janė modele qė tė hapin barku, e sikur tė mos mjaftojė kjo, i gjen nė ēdo shtėpi.”
    Televizori
    Ka qenė viti 1973, kur prindėrit na sollėn nė shtėpi televizorin. Ishte i markės “Adriatik”, i prodhuar nė qytetin bregdetar tė Durrėsit, i cili ishte njė si Silicon Valley i Shqipėrisė sė atyre kohėve. Njė fabrikė modeste e prodhimit tė pajisjeve elektronike (kryesisht radio e televizorė) ishte pėrgjigja qė Shqipėria autarkike u jepte zhvillimeve tė elektronikės nė botėn e madhe e tė hapur. Dy, tre shokė tė mi se ku kishin dėgjuar, se “Iliria” e “Lura” ishin marka mė tė mira, dhe, si pėr t’ma prishur qejfin, ma thanė dhe mua. Pėr t’mė bindur, mė pėrmendnin sekretarin lokal tė Partisė sė Punės, dhe nėnkryetarin e Komitetit Ekzekutiv, tė cilėt banonin nė tė njėjtin pallat me ne. “Ata qė tė dy kanė Iliria”, mė thoshin. Por nuk kish asgjė qė tė ma lėndonte sadopak gėzimin qė ndjeja atė ditė. Jo mė kot e kam ende tė fiksuar datėn: 1 shtator...
    Atė mot numėroheshin me gishtat e dorės familjet qė kishin televizor nė qytetin e Ēorovodės.
    Mbaj mend qė, pėr ta blerė televizorin, ime’mė hyri pėr nja gjashtė muaj nė njė, kėshtu e quanin, “lotari”, e cila nuk ishte gjė tjetėr, veēse njė imitim i kredisė bankare me interes zero. Me fjalė tė tjera, bėheshin tok dhjetė a njėzet vetė qė punonin nė tė njėjtėn ndėrmarrje, dhe binin dakord qė tė bashkonin rrogat e tyre mujore pėr t’ia dhėnė vetėm njėrit prej tyre, sipas njė grafiku tė pėrpiluar mbi bazėn e nevojave tė nyjėtuara qartė qysh nė fillim tė marrėveshjes kamerateske. Tė tjerėt duhet tė prisnin radhėn e tyre, e deri atėherė ata nuk kishin se ē’tė ēonin nė shtėpi, gjė qė pėrbėnte njė arsye pėr ta shtrėnguar fort rripin. Por kjo nuk ishte problem, pasi nė tė tilla rrethana familja demonstronte njė solidaritet tė hatashėm.
    Kish raste kur secili linte vetėm njė pjesė tė rrogės, gjė qė e bėnte lotarinė pakėz mė tė ngatėrruar e mė tė shtrirė nė kohė. Kėshtu, njė lotari mund tė zgjaste dhe tre vjet, dhe merrej vesh qė nė harkun e kėsaj kohe, po t’u kėrkoje prindėrve njė plaēkė tė re (do ndodhte pashmangshmėrisht kjo gjė), do tė merrje pėrgjigjen: Je nė vete? Harrove qė jemi me lotari?
    Kur televizori nuk punonte, prindėrit nuk prisnin gjatė, megjithatė, dhe lajmėronin njė nga teknikėt e riparimit tė televizorit...
    Unė isha nė gjendje ankthi deri nė ēastin qė e shihja teknikun tė mblidhte rraqet me fytyrėn tė kėnaqur pėr punėn qė kishte bėrė. Por erdhi njė kohė qė, n’daē prej vjetrimit, n’daē prej ndėrhyrjeve tė shumta, televizori ynė filloi tė bėnte naze tė shpeshta e tė na plaste buzėn. Vitet e fundit mbaj mend qė e kishim gjithmonė me tė njėjtin defekt, tė cilin askush nuk mundi ta riparonte: figura lėvizte vertikalisht e dridhej horizontalisht. Thjesht duhej tė prisnim nja gjysmė ore, e pas kėtij intervali figura stabilizohej vetvetiu. Herė tė tjera situata bėhej mė trillane. Figura lėvizte veē kur pamjet televizive ishin tė errėta, e mė tė ardhur radha e pamjeve mė tė ndriēuara, figura rifitonte qėndrueshmėri. Vazhdoi disa vjet kjo punė, dhe duhet tė jetė kjo periudhė kur unė kam filluar tė bėhem supersticioz apo tė kem asosacione disi abnormale: televizorin e shtėpisė sime e pėrfytyroja si trurin e njė njeriu plot xanxa. Sapo e ndizja, lutesha qė xanxat tė mos i zgjasnin shumė.
    Diktatori i “shpenguar”
    Enver Hoxha nuk e tepronte me daljet nė publik, dhe nuk e tepronte gjithashtu – kjo mė ka befasuar gjithmonė – edhe kur dilte. Ishte i kursyer nė gjeste e nė fjalė, e pėrsa i takon ngėrdheshjeve, shprehjeve tė fytyrės, look-ut e gjuhės sė trupit kishte njė vetėkontroll tė hatashėm. Nuk merrte poza, dhe kjo ishte aq e dukshme, sa unė mendoja se vetė kjo ishte njė pozė. Pėr habinė e tė gjithėve, vitet e fundit tė jetės u bė mė vanitoz, e arriti deri atje sa zuri tė mbante flokė tė gjatė, gjė qė nuk ia kish lejuar asnjė shqiptari tjetėr pėr 40 vite me radhė.
    Nė tė njėjtėn kohė me flokėt e gjatė, ose ndoshta vetėm pak mė pėrpara, e mbaj mend t’i ketė lejuar vetes njė sjellje mė tė shkujdesur se sa zakonisht nė tribunėn e njė parade me rastin e 1 Majit. Rėndom, ai pėrshėndeste nė mėnyrė shumė formale turmėn qė parakalonte poshtė. E shumta bėnte ndonjė buzėqeshje, hiqte borsalinėn, tė cilėn e tundte me njėrėn nga duart nė drejtim tė manifestuesve, e shkėmbente mendime mbi atė qė shihte me Mehmet Shehun (tė cilin mė pas e shtrėngoi tė vriste veten, ndėrsa anėtarėt e familjes sė tij i dėnoi me vdekje apo i degdisi burgjeve).
    Nė atė 1 maj pra ai iu dorėzua pėr herė tė parė ngasjes pėr tė lodruar nė tribunė e pėr t’u shkrirė nė stilin e presidentėve amerikanė me turmėn entuziaste. Fytyra – njė dreq e di se pse – i kish marrė njė shtendosje, qė ai s’ia kish lejuar vetes asnjėherė. Kur i ra nė duar njė tufė me karafila tė kuq, tė cilat ia kishin sjellė njė grup tė rinjsh nga diaspora kosovare, ai i merrte njė e nga njė ato karafila dhe nė pėrpjekje pėr t’i hedhur poshtė nė drejtim tė njerėzve bėnte gjeste kinse tė mundimshme, dmth. pėrkulej pak prapa me dorėn e djathtė tė hapur e tė shtrirė, bėnte sikur merrte hov me atė dorė, nė tė cilėn mbante karafilin, dhe e ēonte ngadalė pėrpara si nė njė film me sekuenca tė ngadalėsuara, derisa nė ēastin e fundit lėshonte karafilin duke simuluar njė vitalitet e gjallėri qė nė tė vėrtetė s’i kish demonstruar faqe botės as nė tė ritė e vet. Kameramanėt e televizionit shqiptar i bėnin sytė katėr pėr ta kapur nė detajet mė tė imta kėtė “mise en scčne” tė papėrsėritshme, pasi nė lajmet e mbrėmjes e nė ritransmetimin e tė njėjtit manifestim mund tė qėllonte qė diktatori tė mos gjente njė gjest tė kėrkuar e tė studiuar me kujdes nga ana e tij. E pastaj, “gjej vend, e futu!”
    Vdekja e diktatorit
    Mėngjesin e 11 prillit tė vitit 1985, kur morėm vesh se “Dulla” vdiq, profesor Emili qėlloi tė ishte nė klasėn time. Hyri pėr tė dhėnė leksion, dhe aty mori vesh ē’kishte ngjarė. Syve pyetės tė tij iu pėrgjigj Armand Bebeziqi, i cili u ēua nga bankat e fundit, ku rrinte bashkė me pesė djem tė tjerė (mes tė cilėve dhe unė), iu afrua profesorit me gojėn tek veshi, dhe i pėshpėriti me njė konfidencialitet, qė nė ato ēaste ishte krejt e udhės tė merrej pėr provokim: ka vdekur diktatori, sir. Profesori kafshoi instiktivisht buzėn e poshtme. U gjet i papėrgatitur pėr tė dėgjuar njė lajm tė tillė. Doli jashtė, dhe u kthye pas pak me maskėn e dhembjes nė fytyrė. Nuk e fshihte se donte tė na shihte me pamje tė pikėlluar atje nė bankat e fundit tė klasės, teksa nė bankat e para kishin plasur tė qarat e disa vajzave. Kur njė komunist i rėndėsishėm i dėrguar nga organizata-bazė e fakultetit hyri nė klasė e zuri tė na fliste me tone melodramatike mbi ngjarjen, profesor Emili bėnte ēmos tė bėhej njėsh me mjedisin e pėrzishėm. Ne tė bankave tė fundit e pikasnim kėtė mundim tė tijin, dhe na vinte pėr tė qeshur. Ai hidhte sytė nga ne, tmerrohej nga pamja e shtendosur e portreteve tona, dhe me gjuhėn e muskujve tė fytyrės sė vet pėrpiqej tė na thoshte: “Ju pėrgjėrohem, bėhuni pakėz shtinjakė! Bėni sikur ju bėjnė pak pėrshtypje kėta njerėz qė qajnė, ta hajė dreqi!”
    Me teser partie
    Si shumė njerėz tė kėsaj bote, nė jetėn time kam bėrė do gjėra, tė cilat do doja tė mos i merrte vesh askush. Ndonjėra sot ka pėr tė mbetur, me siguri, e pazbuluar. Ndonjė gjė tjetėr ka pėr t’u marrė vesh nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr. Ndėrsa njėrėn, mė tė rėndėn, po ua them vetė. Ka kohė qė ndėrdyshem “ta bėj, mos ta bėj”, dhe mė ka penguar sindroma e Gunter Grass-it, tė cilit iu deshėn mė shumė se 60 vjet pėr tė pranuar se ka qenė njė ushtar SS.
    Por tani ėshtė ora e rrėfimit. Viti i pėrmbysjes sė komunizmit mua mė gjeti kandidat tė partisė sė punės. Mė pranuan, nėse s’gaboj, nė vitin 1988. Me kėrkesėn time, tė cilėn e kam bėrė zemėrthyer nė shtėpinė e prindėrve. Kish nja dy vjet, qė drejtori i Telekomit, njė komunist i hershėm e i devotshėm, nuk linte rast pa mė cytur. Por unė i bėja dribbling me fraza tė llojit “nuk jam pėr kėto punė”, “nuk jam gati”, “nuk e duroj dot idenė e stazhit trevjeēar nė prodhim”, etj, etj. Nė fakt, nuk doja. “Po pse?”, mė pyeti ime’mė. “Sepse unė nuk jam komunist”, i thashė. “Ka shumė qė s’janė komunistė, e prapėseprapė bėhen”, ia bėri ajo. “Puna ėshtė qė unė jam kundėr kėtij regjimi”, ia preva mė shkurt. Ime’mė mė pa ngulazi, sikur donte tė thoshte: “Mos vallė ke ndėrmend t’na ēmendėsh ti?” Kam frikė se nuk mė besoi.
    Tė gjithė mė thoshin tė njėjtat fjalė, por unė vijoja t’i bėja bisht drejtorit, derisa erdhi njė ēast, qė ky i fundit mė thirri nė zyrė e mė tha: “Po mė kėrkojnė shpjegim edhe nga komiteti i partisė. Si ėshtė kjo puna jote? Nuk ka ndodhur ndonjėherė qė dikush t’i bėjė naze lutjes sė partisė.” Dhe mė hodhi njė vėshtrim, me tė cilin gati mė nduku. Nuk dija ē’t’i thosha, a thua se gjuhėn e kisha tė prerė, ndėrkohė qė ai priste njė shpjegim. Aty pėr aty i thashė: “Ok, mė jep formularėt e pranimit nė parti. Veē njė gjė po ta bėj tė qartė qysh tani. Nėse mė kėrkohet tė bėj stazh partie nė prodhim, atėherė unė deklaroj se nuk kam interes tė bėhem anėtar i partisė. Unė nė radhė tė parė jam inxhinier, e nuk jam i gatshėm qė tė bėj asnjė ditė njė punė tjetėr.” “Po ca muaj stazh do t’i bėsh ti”, kėrkoi tė mė kandiste ai. “Jo, nuk pranoj tė bėj asnjė ditė stazh. Kjo s’ėshtė e negociueshme”, ngula kėmbė unė, dhe mė vinte mirė qė kisha gjetur njė degė ku tė kapesha. Por drejtori ma kėputi degėn tak-fak: “Mirė, kėtė punė ma lėr mua nė dorė. Ėshtė e vėshtirė, por do ta zgjidh.” E dija qė do ta zgjidhte, pasi atij i shkonte fjala. Dhe kėshtu, e pashė veten me formularėt e pranimit nė partinė e punės. Puna e parė qė bėra, mora nė telefon Maksin, dhe zura t’i shpjegoja situatėn. “Bėhu, boll na ēave ******!”, mė tha duke lėshuar gojėn si gjithmonė. “Mė i menēur se Ismail Kadare je ti?” Kėtė pyetjen e fundit ma bėnte ēdo herė qė hapej kjo bisedė. Dhe ēdo herė isha unė qė, duke huazuar fjalorin e tij, i thosha: Mjaft na ēave ****** me Ismail Kadarenė! Atė natė nuk ia thashė kėtė frazė. Tė nesėrmen i ēova formularėt tė plotėsuar, ndėrsa ca ditė mė vonė u mblodh organizata-bazė pėr tė mė pranuar si kandidat partie.

    panorama

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    ky ja ka fute p....es kot!

    me thoni njehere kush kishte zemer dhe ti thoshte profesorit se jame i gezuar qe vdiq diktatoti,apo te qeshte ,dhe per mbarapa u be antare i partise
    sipas historise dhe ky ka qene kelysh i partise se sic e thote dhe vete ke pallati i tije jetonte dhe kryetari i komitetit te partise kur ne ate kohe keta besimatret e partise rrinin ne te njejta pallate

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    kush e pa te top show prezantimin e ketij librit? e pabesueshme se si arriten me fole ne ate menyre duke komentu nje liber qe flet per zymtesine e asaj kohe
    u dukshin si nje grup veteranesh nostalgjike mekapele republika qe kujtojne ne lulishte kohet e vjetra. te vazhdonte edhe nja gjys ore emisioni kishin me fillu me kendu "ne ara fabrika kantiere"
    erjon velia nuk tha me se "ishim te varfer por dinjitoz", por tha "njerezit ishin solidal me njeri-tjetrin ne ate kohe". aq solidal sa spiunonin shokun per nje fjale goje....

  4. #4
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    ky liber duket bajat per ata qe e kane jetuar ate kohe por ka vetem te verteta.
    ndersa eshte ironik fakti qe mustafa nano (ish kryetar i partise demokratike te skraparit) nuk mori kurre pjese ne qeverine demokratike te berishes.
    u preferua aleanca me ish-komunistin ilir meta

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me sa di une Mucua o skrapari.. ka punuar ne ministri te jashtme ne koh te qeverisjes demokratike.. pra nuk e kan lene thate..

    ka pasur shume demokrate te mrekullueshem qe nuk u punesuan kerkund neper zyrat e shtetit.. dhe vazhdojne keshtu edhe se asnjihere nuk i kan gjuajtur me gure PD-se sikurse mustafai qe po i ben me shum se 15 vjet besoj qe e shkelmon PD-ne.

  6. #6
    mmm i takon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CEZARND : 28-02-2010 mė 00:50

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    me sa di une Mucua o skrapari.. ka punuar ne ministri te jashtme ne koh te qeverisjes demokratike.. pra nuk e kan lene thate..

    ka pasur shume demokrate te mrekullueshem qe nuk u punesuan kerkund neper zyrat e shtetit.. dhe vazhdojne keshtu edhe se asnjihere nuk i kan gjuajtur me gure PD-se sikurse mustafai qe po i ben me shum se 15 vjet besoj qe e shkelmon PD-ne.
    ........ o bob boo s kan kala qe smarin keta brari...i bie qe ti dhe une pakemi qar per dullen keta mezi paskane pritur ate dite,,,,,hajde pene o muco hajde ... nuk je large nga libri .KUR U THEMELUA PARTIA... hallall e ke pasur ate radion iliria

  8. #8
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    me sa di une Mucua o skrapari.. ka punuar ne ministri te jashtme ne koh te qeverisjes demokratike.. pra nuk e kan lene thate..

    ka pasur shume demokrate te mrekullueshem qe nuk u punesuan kerkund neper zyrat e shtetit.. dhe vazhdojne keshtu edhe se asnjihere nuk i kan gjuajtur me gure PD-se sikurse mustafai qe po i ben me shum se 15 vjet besoj qe e shkelmon PD-ne.
    Mire e ke Brari, ai paska qene ambasador ne Kroaci.
    Ndersa Sala nuk i vlereson njerezit nga testa e partise por nga puna qe ata bejne. Mustafai si djal i lindur ne qytetin e Corovodes kurre nuk e beri per vete kete qytet. Ndersa fshataret e Skraparit te cilet ai i perbuste, ai kurre nuk i vizitoi.
    Nuk i ka ngele gje tjeter vecse te shkoje nga fryn era me ata intelekualet e tipit anti-berisha

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    je vertet burr i larte o skrapari..

    te peshon fjala..

    mezi pres ti paksohen telashet berishes nga keta qelbaniket rreth edvin rucit.. e te filloje rruget.. dhe skrapari e meriton nje rruge te mire..

    po kur do ja nderrojme emrin corovodes mor aman..

    tja veme qyteti i Mikpritjes.. se uj i zi.. nuk i shkon..

    apo kini tjera variante ju per emrin e corovodes..

    ??

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Tė "qeshėsh" kur vdes diktatori,tė thuash "nuk jam komunist" e tė pranosh pastaj kandidimin pėr komunist...apo ta hamė edhe kėtė karamele siē dimė t'i hamė ne!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •