Qeveria që plaçkit mërgimtarët


Besnik Prishtina

I. Jeta e mërgimtarëve

Për çdo ditë të që ka viti, për mërgimtarët vinë duke u rëndua jeta nga malli për atdheun. Ata në mërgim punojnë si të gjallë dhe jetojnë si të vdekur. Vendet e qëndrimit ku jetojnë ata kundër dëshirës së vetë i trajtojnë si një të keqe të domosdoshme, sepse kanë nevojë për punën e krahut të tyre. Por duke i trajtuar si qytetar të klasës së fundit. Vendet ku punojnë ata, për punët e rënda që bëjnë ju japin minimumin e pagës. Dhe atë me njërën dorë ju japin dhe me tjetrën ju marrin ato të holla përmes te qirave të shtrenjta, përmes tatimeve dhe ushqimit e nevojave tjera për te jetuar.

Nga puna e mundimshëm atyre ju mbesin apo nuk ju mbesin të holla për ndonjë kënaqësi personale. Kënaqësia me e madhe e tyre është qe të kursejnë me mund për të pas para me ardhur në atdhe me u çmall me vendin e vet dhe me farefisninë e tyre. Për mërgimtarët është sidomos e rëndësime që ti sjellin fëmijët e vet në atdhe që të e dinë se ku e kanë atdheun dhe të lidhen sa më shumë me vendlindjen e prindërve të tyre. Kryesisht ato para që ata sjellin me vete janë fituara me djersën e gjakun e tyre ku ata punojnë të shumtën e ditëve mbi 10 orë në ditë dhe kur shpesh edhe lëndohen dhe disa prej tyre edhe gjymtohen apo edhe vriten në punë. Ato para, ata i ndajnë edhe nga sofra e familjes për të ardhur në atdhe.

II. Kontributet e mërgimtarëve

Mërgimtarët marrin kredi të shtrenjta me ndërtua shtëpi në atdhe që ti lidhin familjet e veta së më shumë me vendin, sepse në dheun e huaj nuk të hiqet vula e cergashit. Kjo vlen edhe për të pasurit edhe për të varfër. Faktikisht, për ta, ajo pjese e jetës që behet jashtë atdheut nuk është jetua fare! Ata që nuk kanë jetuar në mërgim këtë nuk munden të e kuptojnë. Mërgimtarët janë të lidhur emocionalisht me atdheun dhe shumica e tyre kanë nda edhe nga kafshata e fëmijëve të vet për të ndihmuar rezistencën, pastaj luftën e UÇK dhe të afërmit e vet në atdhe. Është dhanë kontributi i 3% për Fondin e Republikës së Kosovës edhe për Fondin Vendlindja Thërret dhe krahas këtyre Fondeve janë dhanë të holla për Mbrojtje Regjionale dhe ndihma tjera të panumërta. Për ti dhanë të gjitha këto kontribute ata është dashtë me lan veten dhe familje e vet keq në shumë drejtime.

Një numër i tyre i mirë ka ardhur edhe vullnetar në UÇK. Disa nga ata kanë qen ish të burgosur politik dhe disa edhe të arratisur politik që me vitet të tëra nuk kanë mundur të vinë në atdhe dhe që gjatë gjithë asaj kohe kanë qenë në shërbim të atdheut me tërë familjet e veta, materialisht dhe në çdo drejtim tjetër. Në mesin e ushtarëve vullnetar nga mërgimi ka shumë të rënë dëshmorë dhe edhe më shumë të plagosur. Por, ata që shpëtuan nga lufta nuk shpëtuan nga mërgimi! Pas luftës së armatosur shumë nga ata sërish janë detyrua të marrin rrugën e mërgimit për të siguruar ekzistencën, në vend se përfundimisht të kthehen në atdheun e vet. Në Kosovë kanë mbetur disa azilantë politikë që në vendet e huaja kurrë nuk kanë punua por kanë jetua si parazit nga ndihmat sociale. Disa nga ata sot janë në pushtet në Kosovë, sepse janë treguar mjeshtër të servilizmit ndaj UNMIK-ut! Disa që nuk ju nënshtruan ligjeve diskriminuese të UNMIK/EULEX-it, ose u burgosën ose u detyruan të braktisin vendin kundër dëshirës së vet!
III. Të drejtat e mërgimtarëve

Mërgimtarët në vendet ku punojnë nuk kanë pas të drejtat elementare qytetare as për të votuar apo për të marr pjesë normale në proceset shoqërore! Jeta kalon për rreth tyre! Tjerët kanë vendos për fatin e tyre gjithmonë! Ja edhe tani si u pa se këtë të drejtë nuk e kanë as ne atdheun e vet. Ketë e paralajmëroi kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi!

Kryetari i Parlamentit në seancën kur u mor vendimi për shtyrjen e pa arsyeshme të regjistrimit të popullsisë në Kosovë deklaroi se shtetasit e Republikës së Kosovës që punojnë në vendet e jashtme, nuk do të ju lejohet të regjistrohen si banorë te Kosovës. Edhe pse po të ishte kjo udhëheqësi e aftë dhe serioze regjistrimin ishte dashtë të e kryejnë së pari me 1999 dhe së dyti në 2009. Pra, si pas kryeparlamentarit Jakup Krasniqi disa milionë shqiptarë që punojnë jashtë Kosovës ma nuk do të jenë shtetas të Kosovës. Kryetari i Kuvendit që e përfaqëson popullin, me GOMË BUROKRATIKE i fshin disa milionë shqiptarë nga shtetësia e tyre në Republikën e Kosovës. Ja se kush e përfaqëson popullin tonë! Përderisa në Kosovë mundet të regjistrohet çdo serb edhe nëse këmba e tij kurrë nuk ka shkel në Kosovë, po shihet se përmes të Jakup Krasniqit po flet Ahtisaari me planet kolonizuese serbe.

Kjo shkurtpamësi e kryetarit të Parlamentit duhet t’i lë pa atdhe disa milionë shqiptarë. Por, ai nuk e di se shtetet ku punojnë mërgimtarët shqiptarë nuk pranojnë njerëz të huaj pa shtetësi, dhe çka do të ndodhe nëse vendet e huaja i kthejnë ata disa milionë shqiptarë në Kosove si shtetas të Kosovës? Në fund edhe një pyetje personale për kryeparlamentarin: ku e mori ai atë kompetencë që të u marrë të drejtën e shqiptarëve që punojnë në mërgim, për tua ndaluar për tu regjistrua në vendin e vet? Mbi këtë qëndrim të tij, dhe për distancim nga ky qëndrim i tij, duhet të deklarohet PDK dhe Qeveria e Parlamenti i Kosovës. Ndryshe këtyre institucioneve do të ju abstenohet mandati dhe njohja nga mërgimtarët e Kosovës dhe ata do të kërkojnë shkarkimin dhe shpërndarjen e tyre si të pa denjë për ti përfaqësuar Kosovën!

IV. Matrapazët e agjencive turistike, bandat e sigurimeve në hyrjet kufitare dhe patrullat plaçkitëse

Mërgimtarët kanë qene objekt i plaçkitjes gjatë gjitha kohës së sundimit të UNMIK-ut në forma të ndryshme duke filluar nga matrapazët e agjencive turistike, plaçkitja nga policia doganore dhe nga bandat e sigurimeve në hyrjet kufitare në Kosovë dhe deri te plaçkitja përmes të taksave për dokument personale etj. Është menduara se pasi të shpallet pavarësia këto plaçkitje nëpër rruge e nëpër zyre do të ndalen dhe se jeta e mërgimtarëve do të lehtësohet. Por, kjo nuk ndodhi dhe nuk po ndodhë! Biletat e Aeroplanit për në Prishtinë janë më të shtrenjta në Evropë! Ndërsa ata që udhëtojnë me vetura, megjithëse kanë sigurimet e veta, në kufi plaçkiten prej bandave të sigurimeve nëse janë shqiptarë. Ndërsa serbët që vine nga Serbia nuk paguajnë asgjë!

Me tu afruar kufirit me Republikën e Kosovës në dogana e sheh duke valua FLAMURI I POLICISË! Një flamur me një SY të Ciklopit që fëmija e shohin me frikë! Përshtypja e parë është se po hynë në një SHTET POLICOR! Aty radhitë edhe disa flamuj të huaj! Vetëm flamuri i ynë kombëtar mungon! Posa të kalosh maltretimet dhe plaçkitjen në kufij, në kilometrat e para të ndal ndonjë patrullë policore dhe të dënon sërish për mirëseardhje, për gjëra krejt banale.

Mërgimtarët i kalojnë krejt kufijtë e Evropës nga Skandinavia e deri në Kosovë dhe nuk i ndal asnjëherë policia. Në Kosovë fillojnë torturat policore. Por edhe pran prezencës së dukshme policore, në parkingun e par hajnat do të vjedhin. Policia nuk ka punë me hajna, sepse janë të zënë me mërgimtarë dhe qytetarë që vozisin vetura që t i plaçkitin kudo ku munden, me dënime aq të larta sa ato nuk i ndesh as ku ne Evropë. Pos dënimeve ata ndeshen me maltretime tjera përcjellëse që kushtojnë edhe me shumë nerva sesa dënimet duke shkuar nëpër gjykata të ndryshme.

V. Plaçkitja burokratike e mërgimtarëve

Pastaj vjen radha e plaçkitjes burokratike nëpër zyre. Vjen një familje me 5 fëmijë nga Suedia dhe duhet me i nxjerrë dokumentet e Kosovës. Duhet me pagua taksa për me i nxjerr urgjent sepse mërgimtarët e kanë pushimin e kufizuar dhe nuk guxojnë të vonohen në punë sepse e humbin punën dhe ju del probleme me shkolla nëse fëmija vonohen. Paguajnë nga 157 Euro për person që dokumentet të bëhen urgjent! Për 2 prindërit dhe 5 fëmijët duhet me i dhanë 1.099 Euro, me kusht që nuk do të detyrohen të japin ndokujt ryshfet. Dhe ajo urgjent është një javë për Letërnjoftim, 2 ditë për Certifikatë se nuk je nën hetime dhe java tjetër shkon për Pasaportë. Tani shtrohet pyetja çka ju duhen letërnjoftimet dhe Certifikatat e hetimeve atyre që punojnë jashtë vendit, dhe sidomos fëmijëve të lindur në vendet tjera?

Kështu, në vend se të bëjnë pushimin dhe të çmallen me familjet e veta, mërgimtarët duhet të çmallen me fytyrat e plaçkitësve nëpër agjenci turistike, me fytyrat e bandave plaçkitëse të sigurimeve të automjeteve në kufi, me fytyrat e doganierëve dhe të patrullave plaçkitëse dhe se fundi me fytyrat e pa fytyra të burokratëve që të urojnë mirëseardhjeje me taksat marramendëse në shallterat ku presin me qindra njerëz. Dhe ku xheparoshët e kalojnë ditën e vet të punës duke i kreh xhepat e mërgimtarëve nga ana tjetër! Ata marrin atë që ka mbet pa u marr nga pushteti! Në kohën e UNMIK-ut mërgimtarët është dashur të japin një kopje të biletës të aeroplanit që të shpejtohet procedura, pa pas nevojë për taksa shtesë, të cilën e shtoi qeveria pas UNMIK-it, si masë plaçkitëse!

Se si jeton burokracia dhe se si jeton populli në Kosovë është shkasë që ju shkakton dhimbje shpirtërore mërgimtarëve, prandaj mërgimtarët pas 10 viteve pritje, do të fillojnë të organizohen dhe do të fillojnë të veprojnë që të ndryshoi ky sistem destruktiv dhe ai të zëvendësosh me një sistem demokratik i cili në epiqendër nuk e ka interesin e burokracisë por interesin e popullit.
VI. Ministria për emigracion duhet të financohet, të zgjidhet dhe të shkarkohet nga mërgimtarët

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të e krijon pa tjetër Ministrinë për Emigracion. Jo nga azilantët parazitët që i kanë spiunuar mërgimtarët në vendet e ndryshme dhe që kanë jetuar me ndihma sociale, por nga ata që të ardhura kanë krijuar me punën e vet të ndershme! Jo vetëm pse kanë nevojë mërgimtarët por pse është në interes të Kosovës që kjo të ndodh sepse, mërgimtarët përbëjnë 1/3 e popullsisë të vendit, e cila sjellë më shumë të ardhura se sa tëra burimet tjera financiare.

Mërgimtarët duhet të krijojnë Komunat e Bashkësive Shqiptare në vendet ku punojnë dhe nga aty të marrin pjese në të gjitha zhvillimet shoqërore brenda atdheut duke përfshirë të drejtën edhe për të marrë pjese ne zgjedhje, në kandidim për funksione publike dhe në votime të rregullta. Nuk ka më mundësi që 1/3 e popullsisë së Kosovës që punon jashtë vendit diskriminohet në këtë formë jo njerëzore si deri me tani. Mërgimtarët e kanë vendin e vet të merituar dhe ata duhet të i gëzojnë tërë kujdesin dhe tëra të drejtat si për të gjithë qytetarët tjerë të Republikës së Kosovës!