Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 69
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    i dashtuni dhe i nderuari ASD,
    nė mesazhin tuaj njeriu gjen gjithshka qė i nevoitet pėr "t'i shkulur veshin" edhe vetėvehtes. Unė nuk i heq as njė presje asaj qė keni shkruar ju.
    Paēi fat, shėndet dhe ardhmėri nė jetė!
    Agimi

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58

    ***

    O Trim(Agimit kesaj here spo i thirri)!Etiketime,Etiketime,Etiketime,Etiketime.Ck a poban,a je ne vete?Deri kuuuure dona me shkue duke njollos njani tjetrin,e veten duke e nxjerre nalt(nuk marre persiper te mbroj Agollin,as qe kisha me dashte)por me shtjen krupen,po me neverit deri ne mohim te vetevetes dashakeqja shqiptare.Ku kie ti b...ta quash D.Agollin ashu, ti, trim kabashi?Cka ke ba ti ma shume se aji?
    Vetem kur te kesh dhene diqka per kombin(sado qe te jete kjo diqka)atehere dhe vetem atehere ke dhe te drejte te hysh ne debat(pa etiketuar)Sado kudo Driteroji nuk eshte me i keq se Drashkovici(qe ti pshtove pa ti keput gishtat)
    Hajt tung

  3. #23
    lysien Maska e EDVIR
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    TORONTO CANADA
    Postime
    99
    zana e vizitorit te pershendes se me kujtove LAHUTEN E MALCIS .
    Shqiperi o mema ime ndonse jam i merguar
    dashurine tende kurre zemra se ka harruar

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Tė bėhem pėllumb?


    A doni tė bėhem pėllumb mbi pėllumba,
    Mė kini pėllumb qė tani;
    Hedh rrobat nga trupi e vishem me pupla
    dhe kthehem pėllumb nga njeri.

    Filloj tė gugas si pėllumbat gugasin
    Andej e kėtej kuturu:
    Gu-gu mbi ballkonin, gu-gu mbi pullazin,
    gu-gu nė dritaret, nėn strehėt gu-gu.

    A doni tė bėhem pėllumb mbi pėllumba,
    Mė kini pėllumb me gjithė mend,
    T'ju cmendė gu-guja nga gusha me pupla,
    Pastaj nė mėrzi tė mė vrisni nė vend.
    ---------------------(31 korrik 1998) Dritėro Agolli

  5. #25
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Zana Vizitorit,

    e verej se qenke e frustruar shume. Ose je ende ne kohen e lulezimit te rinise e energjia te mjafton e te tepron bile.

    Sido qe te jete, sado qe te jete, nje njeri qe i ka ndihmuar regjimit komunist ta mbaje popullin e vet ne terr total, te shkaterroje edhe ate pak qe na mbet pas pushtimeve shekullore, nuk mundem ta konsideroj se ka bere dic te mire sikunder t'i kishte shkruar edhe nje milion libra.

    Qofshin ato kryevepra apo edhe libra te thjeshte.

    Une ate si shkrimtar nuk e perula. Une nuk thashe se s'eshte shkrimtar e poet i madh. Madje hyn ne eliten e poeteve modern qe e kemi. Por, si person nuk vyen pese pare o thoshin ne Kosove...

    Nuk e di se si e ndien veten ti, por une e ndiej se e kam per detyre morale te flas realitetin e jo te perdori kozmetiken dhe te flas vetem per artin e tyre duke i lene anash te metat. Sepse, pasiqe te arriturat e nje personi duhet respektuar poashtu edhe te metat e atij personi duhet kritikuar.

    Eshte e drejte e imja si nje person i brengosur per fatin e popullit tim te flas te verteten dhe te jap nje mendim objektiv.

    Nese flet me stereotipe sikur "Cka ke bere ti, ore Trim Kabashi per kombin tend" etj. atehere te them se je duke krijuar ngaterresa ketu.

    Ketu nuk eshte ne pyetje personi im, por i Dritero Agollit. Ngaqe vet jam nga Kosova/Prishtina, nuk m'u durua kur u tha se ky person qenka munduar dhe mundohet per clirimin e Kosoves, duke e perdorur artin e tij si mjet.

    Ky eshte nje prostitute thashe; e ka shitur veten e tij per te miren e mizorise totale. Mu sikurse nje njeri qe mundet ta shet veten per te miren e tij financiare.

    Mirepo, ketu eshte nje dallim. Ky njeri u shit me qejf dhe me ide te veta te semura VULLNETARISHT, kurse prostitutat shiten nga zori, ose shtyhen me dhune te shiten.

    Keto jane dy ekstreme paralele.

    Driteroi eshte nje deshtim total per mua. Per ty nuk e di.


    Pershendetje!

    Trim Kabashi

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Kohė mė vonė


    Kohė mė vonė e ndofta mė shumė,
    Kur tė kėtė bleruar njė dardhė
    Dhe kur lumi nė prill tė zbresė me shkumė,
    Unė e di, do vij me kalin e bardhė,

    Para jush do shfaqem,-qė s'patėt fat tė mė njihni,
    Se disa nga ju vėrtet u lindėn mė vonė
    Dhe tė tjerėt mbase s'e dinin
    Qė mes tyre jetoja diku nė njė dhomė

    Dhe shkruaja librin e fundit
    Tė vėshtirin, korrigjuar radhė mė radhė.-
    Unė e di, do vij kur ju tė notoni mes gjumit,
    Mos harroni, do vij me kalin e bardhė.
    ----------------------------(12 shtator 1998-Dritėro Agolli)

  7. #27
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Do vije me kalin e bardhe????

    Per cfare do vije? Per te bere kete......

    Katundarė e punėtorė
    Mblidhuni tė gjith nė Vlorė
    E tė heqim kta malsorė
    Kta malokė, me...pushkė nė dorė!

    Apo per te perseritur edhe nje here kete tjetren......

    Dogje tre makina
    Ngrite njė rrebesh
    Xhan e moj Xhexheko
    Me nagant nė brez!

    ..................................................

    Lakuriq e xhveshe
    Shtrirė e le pėrdhč
    Xhan e moj xhexheko
    Xhan e moj Xhexhč

    Nuk mund ta kuptoj se si arrijne e flasin ato qe nuk kane perjetuar asgje, nga tmerret qe kemi perjetuar ne ne ate kohe.
    Eshte njesoj si te flas une per masakrat qe u bene ne Kosove.
    Megjithese mua me dridhet trupi sa here i kujtoj masakrat ne Kosove dhe nuk do doja kurre te perseriteshin dhe nuk do doja kurre qe ndonje poet sado i fuqishem ne talentin e tij ti hymnizonte.

    Edhe njehere duke mos ja mohuar dot talentin Driteroit, por duke me ardhur keq per menyren dhe qellimin per te cilin e perdor.....
    Ji Vetvetja!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Mos dil nė ballkon


    Pėrse po kėndon i nėmuri gjon
    Nė plepat e gjatė?
    mos dil nė ballkon,
    Nuk dihet se c'vjen nga kjo natė.

    Ky gjon i vetmuar dicka tė hidhur po ndjell,
    Dicka tė fshehtė e tė turbullt.
    E sheh atė plak qė po vjell
    Nėn shtyllėn e dritės sė purpurt?

    S'e dimė nga erdhi ky plak fillikat,
    pėshtetur nė shtyllė si konkė.
    Po mbase pėrhumbur nė njė restorant
    ka ngrėnė njė vezė a cironkė.

    Cironka ka qenė ndofta me helm,
    Me helm nga fermenti.
    mos dil nė ballkon po tė them,
    Sjell erėn e prishur qyteti.

    -----------------------(10 korrik 1998-Dritėro Agolli)

  9. #29
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    e.....
    e...........
    e megjitheate.... driteroi eshte i madh.
    Madje shume i Madh.
    me shume se poet.
    Kur thame per kadarene gjera te ngjashme me keto... si kelyshet heshten ata qe heshten.
    per mua kurre nuk e ve poshte kadarese driterone.... madje do te guxoja ta doja me shume se kadarene . Pa cka se cili eshte poet apo shkrimtar.
    Hej poetet ndryshojne shume me Prozatoret. Ju lutem shume mos mi gjuani poetet nese nuk e dini c'eshte te jesh poet.
    trim kisha me te sha e me te delenris se ma shpif gjoja me patriotizma antidriotero..ik ore pirdhu, me shan driteroin ti.... nga i cili po ban shkolle.
    Kujtoje pak poezine tende me titull te driteroin dhe thuaj me ndershmeri.... se ai vertet po te ban shkolle.
    qepe gojen e mos fol marrina medemek se je duke thene kushedi se cka je duke thene se na kive trunin me boshlliqe e pushtlliqe.
    Hajt tung
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    ZOTRIT


    Triumf i madhėrishėm mėngjesi...
    Nga minareja si gisht perėndie
    Hoxha zotin e tij e thėrret pas Kuranit,
    Kėndon pėr zotin e vet symbyllur kėndezi
    Nga maja e gardhit.

    Pėr zotin e tij hingėllin dhe kali nė portė,
    Laraska kraket pėr zotin e vet nė lajthishtė.
    Sa zotėr ka nxjerrė
    Pėr kafshė e pėr njerėz kjo botė!-
    Kėndojnė pėr zotrit e tyre tė gjithė,

    Vec unė s'kėndoj, ėshtė e kotė!
    --------------------------( 30 tetor 1998- Dritėro Agolli)

  11. #31
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    luuuuuuuuum'
    mos ma dridh..... me heshtje te perzieme me fjalet e agollit.
    luum.
    ti nuk di edhe fort mire me e perzi heshtjen . megjitheate te admiroj kur ban mund e e perzien ashtu si mund'esh .
    perqafime.
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Po ti nuk je



    Nuk je kurrkund. Kjo ditė e nxehtė e gjatė
    Mbuloi me pluhur rrugėn gjer nė fund.
    Vėshtroj nė zheg nė pluhurin e thatė,
    Po ti nuk je kurrkund.

    Dhe me gishtrinj mbuloj fytyrėn time,
    pastaj kėmishėn e rėnduar shkund,
    Nga pluhuri pėrdhč rrėzohen thėrrime,
    po ti nuk je kurrkund.

    Jam gati tė kėrkoj cdo kokėer pluhuri
    Dhe nė kėrkim si arkeolog tė humb,
    Vec tė tė gjej, e humbura qėkuri,
    Po ti nuk je kurrkund.
    ______________Dritėro Agolli

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Mace_blue e pėrskuqur nga menstruacionet agolliane!
    Rri rehat! Ai qė shan Poetin e Madh Dritero asht shtazė!
    Ai qė qėndron nė tė "njejtėn anė" tė BUBRRECIT PARTIAK Dritero Agolli - ia huptė Zoti farėn me rroc e me koc!
    Agim Doēi dhe boll me atė kriminel poetėsh!
    Nėse ti Linda Marku ke qenė minus 13 vjeē kur Driteroi spiunonte, dėnonte, persekutonte dhe pushkatonte POETĖT MARTIRĖ SHQYPTARĖ me firmėn e Anėtarit tė KQ tė PPSH-sė (tė jap unė dhe Dosjet nė origjinal tė proceseve gjyqsore) SOT MOS HA TESHA!!!!!!
    Me dashuri axha yt Agim Doēi

  14. #34
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    minus 13 vjec....
    dhe "mos ha tesha"
    ej shyqyr , te bana me fole.
    Ku je???
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Tė kacarroj fort e for, se mė plasi malli pėr ty, pasha ato 4 k'monė! I yti deri nė grrithje.
    Agimi

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58

    Agim

    te pershendes.Rastesisht kur po bisedoja me nje mikun tim para do dite ra fjala tek ti dhe aji me tha: -Kur dikur mua me mbylleshin dyert e redaksive(per pune biografie)degjoja;....teksti A.Doci.Cte besh qe kohe e tille.koha dhe populli pollen diktaturen.Populli e vuajti ne kurriz.Ishte nje e keqe qe nuk na gjet vetem neve.Kemi 10 vjet Agim Doci qe i sillemi vetes neper kembe.Kemi 10 vite qe fajesojme e shpifim vrere per njani tjetrin.
    E po te veshtrojme me larg kemi nje jete te tere brezash qe nuk po na hiqet kjo semundje.E ky shiqim na duhet,ta shohim veten shume thelle se me duket se qysh ne themel nuk eshte diqka ne rregull.A ke llogaritur ndonjehre ti zotni Agim se sa hangri diktatura per 50 vite e sa hangri Super-liria per 10 vite?A mos duhet llogaritur se 50 vite ndenjem vend-numero,e tash 10-11 vite po shkojme gjithnje e me mbrapa?A mos duhet te dime se ne vete po ua apim voten atyne qe me e fund dhe po i akuzojme?Se si jane poloitikanet tane u pa se fundi ne marreveshjet e tyre.A mos duhet te mendojme se perhere te pare ne historine e tyre shqiptaret ndenjen nder nje pushtet pe nje gjysem shekulli?Nuk kam aresye ti dal zot diktatures(zoti mos e thashte),por po shof semundjen tuaj e tonen qe te shajme te gjithe,e te parin ta nxjerrim veten(semundje mbare ballkanase ku me shume e ku me pak).Ti Agim me se miri e din se poeti ndikohet shume dhe nga nje cast,e po ne nje cast shkruhet dhe poezia.A mos ka rastisur ta shkruaj Driteroji ate poezi(qe s`eshte per tu lavderuar),ne ate momente kur ka degjuar te ndriturin president lavdi-plote te Kosoves te kete thene: -...Kosove e baras larguar prej Tiranes e Beogradit?Ti Agim di te masesh besoj se cila eshte me e rende.Agim kjo gjeme nuk erdhi nga Tirana po nga Beogradi.Duke pare keto e me shume se keto shpesh me ka shkuar ne mend qe po te ishte i madhi Fishta gjalle(qe Kadareja e ka mohu qe tu tregoje shqiptareve se ka qene poete i madh,sipas keti fare Trimit,(!),do ti kerkoja nja dy vargje hua.

    P.s.Shkrova pa frigen qe do me zene namet e tua.
    Sido qe te jete,me shume respekt,

  17. #37
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Zana Vizitorit,

    se di se nga te shkrepi ta permendesh Presidentin e Kosoves! Ai ka faj pse Driteroi shkruan asofare poezish?!

    Me shih,

    me para me sulmove une tu pergjigja. Nese nuk pergjigjesh direkt ne ato qe i thashe, dmth se ske argumente dhe se e pranon ate qe e thashe une.

    Per me shume "Mos gjuj kungja". S'kem' nevoje per te tilla.

    Me te a'mla!

    (Une)

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    E tash radhėn e ka poezia, natyrisht e poetit Dritėro Agolli....

    Por para se tė filloj tė mi falni "shtatėdhjetė sekonda" tė ua thėm shtatė fjalė: e para, disa kanė harruar se jemi nė Forumin e Letėrsisė ( nėnforumi Enciklopeia letrare); e dyta, sipas rregullores qė ėshtė bėrė nga Stafi i Forumit, pra faqja i dedikohet opusit krijues letrar dhe fare nuk ka tė bėj me politikė;
    e treta, nuk jam kundėr qė tė hapet njė temė e re tė Problematika shqiptare apo gjetkė pėr ata krijues qė janė marrur me politikė dhe tė vlerėsohet kontributi i tyre nė atė aspekt; e katėrta, quditem se si Moderatori apo Stafi nuk ndėrhynė kur bėhen devijime tė tilla qė nuk kanė fare tė bėjnė me qėllimin e hapjes sė temės ( apo themės) nga Bel ami; e pesta, janė futur postime (disa) qė pėr mendimin tim ,vendin e kanė tek "Fjalė pa dogana" apo "Pėr ideal tė partisė"; e gjashta , lus postuesit qė mos ta masturbojnė temėn nė fjalė me "menstracionet" e trurit tė tyre mėngjesor, dhe; e shtata poezia nuk vrahet por shijohet pa politikė....Pra, ju lus pa politikė!
    __________________________________________________ _


    Dritėro Agolli: PŹRTACI I MŹNGJESIT


    Kur ngrihem nuk di se c'tė bėj nė mėngjes,
    Nga ėndrrat ende s'jam shkundur aq mirė.
    Nė lagje e kam zili njė kėndes,
    Ai ėshtė i zoti dhe merret me punėn e pagdhirė:
    Ia thotė njė kėnge dhe pulat i ndez.

    Po unė i shkreti vėrtitem andej e kėtej
    Dhe ngathėt sė koti vėshtroj nė pasqyrė,
    Nė ballė mė tepėr tė dendura rrudha zė gjej
    Dhe rrjepje lėkure zbuloj nė fytyrė,
    nė kokė shoh qime tė rėna, mė shumė se dje.

    Po fjalėn e kam, se s'bėj dot asgjė nė mėngjes
    dhe sillem,-pėrtac i pandreqshėm, i kotė,-
    Prandaj unė e kam aq zili njė kėndes,
    Se merret me punė e njė kėnge ia thotė,
    Tė paktėn e zgjon njė lagje dhe pulat i ndez.

  19. #39
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    lum lumi,

    fjala Prostitute nuk i takon Forumit pa dogane. Eshte nje emertim me subtil per ate qe te gjithe e dime se c'eshte.

    Ne shume libra, filma, shkrime, poezi, e has ate fjale. E cenzuruar apo e pacenzuruar.

    Nese e gjen nje fjale me te bute dhe me te pershtatshme, tregom. Nese jo, heq dore prej kesaj aventure.

    StarCraft.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Zana Vizitorit
    Po! E dashura Zanė - Orė - Shto'Zo'valle!
    A e din se nga tė gjitha ēka shkruaje, asgja nuk asht rrenė! Por duke ju sqaruar ju dhe "atė shoqen e dyerve tė mbyllura", po ju baj me dije:
    1.) I KAM PATUR HAPUR DYERT E REDAKSIVE DHE DYERT E BURGJEVE nė kohėn kur Poeti i Madh Dritero Agolli ishte Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Anėtar i KQ tė PPSH-sė.
    2.) Kur unė i kisha "dyert hapur" dhe shkruaja kangė tė ēmimeve tė para si "Mos na prishni lumturinė!" kėnduar nga Parashqevi Simaku dhe 14 voglushė, sot nuk jam pishman!
    3.) Kur Dr. Prof. Pal P. Doēi (axha i jem i katėrt dėnuar me 22 vite burg sepse kishte guxuar me shkrue pėr Mehmet Shpendin, Dedė Gjo' Lulin, Hoxha Kadriun, Azem e Qerime Galicėn, Isa Boletinin dhe Kryengritjet e viteve 1905 - 1911, dhe nja 8 libra tė tjerė pėr Kosovėn) sot me titull profesor dhe akademik i shquar, studjues dhe historian qė mban 78 vite mbi shpinė, ka vuajtur nė qelitė e burgjeve agolliane sėbashku me vėllezėrit e tjerė Markun, Gjinin, dhe Ndue Doēin - Akademikė me diploma tė Universiteteve tė Austrisė dhe Italisė, si dhe me 8 bijt e vet Akilin, Vlashin, Pjetrin, Filipin, Albertin, Nikollėn, etj.etj. - qė djemt e axhave tė mij ME NJĖ TOTAL VITESH DĖNIMI 247 VITE BURG(!!!), UNĖ MĖSOJA PĖRMENDSH POEZITĖ E DRITEROIT SI KJO MĖ POSHTĖ:

    Tė rrosh sa malet ti Parti e Punės Heroike
    Qė morre sharraxhiun nga pyjet epike
    dhe e bėre Anėtar tė Byrosė Politike!.......etj.etj.

    Ndėrsa kur Partia Socialiste e Driteroit nė vitin 1995 vendosi tė bėjė njė Kongres nė DY FAZA (gjė e padėgjuar nė politikė e nė poezi), shoku Dritero shkruante:

    Na hipi Maloku nė kioskėn me bedena
    Ulėrinte: Do t'a vras Kongresin me Dy krena!....etj.etj.

    Pra Zanė, tash po tė postoj nė e mail privat dhe disa "poezi" antifishtė, antimuhamed, antikrisht, antishqypni tė tija, ku edhe Shto'Zo'vallet (Zanat e Bjeshkėve apo Orėt e Maleve) i fuste nė bordell(!!!!!).
    Ti Zanė ngratrron (me qėllim a pa qėllim e din vetė) TĖ VĖRTETĖN ME SHARJEN! Pėrseeeeeeeeee?!
    Nėse jeton nė klimėn e sharjeve doemos kujton se jemi pėrllogjur tė gjithė! Nuk asht e vėrtetė qė Agim Doēi shan! Mėsoje njė herė e pėrgjithmonė se atė ditė kur t'ia nisi me sha vlerat kombėtare (siē bani ju me Presidentin Ruhova i zgjedhur me Votėn e Popullit, unė nuk do fus nė xhep as Passaportė tė UNMIK-ut, as tė Helvetisė por tė....Beogradit ose tė Athinės!
    Kritikuesit ma tė mėdhenj tė veseve tona kanė qenė dhe mbeten Dy Kolosėt Faik Bej Konitza dhe At Gjergj Fishta!
    A keni ndonji vrejtje ndaj tyre? Me siguri qė jo!
    Unė kam! Tė dy kėta Gjigandė tė letrave tona janė shumė tė vegjėl para Driteroit (sepse Driteroi me skotėn e tij komuniste i NDALOJ PĖR 50 VITE veprat e tyne tė DALIN NĖ DRITĖ!)
    Mirė u pjekshim!
    Lum Lumi - dil nga koteci ku tė ka futur Driteroi!
    Me dashuri dhe respekt
    Agim Doēi

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Shpėrthen dhuna ndėretnike nė Kosove
    Nga mitrovicalia_81 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •