Krishtlindja e internimit 1951


Elena Gjika Merlika - Kruja


11/01/2010



Njė fushė pėrqendrimi e pune tė detyruar, njė kamp, i populluar nga dymijė qenie njerėzore tė ardhur, pothuajse tė gjithė nga Veriu i Shqipėrisė: pleq, gra, fėmijė, tė shkulur nė pak orė nga shtėpitė e tyre e tė grumbulluar nė pesė kazerma.


Nga "Arkivi i Hyllit tė Dritės" botojmė njė nga tekstet me kujtime tė Elena Gjika Merlika - Krujės dhe prezantojmė kėtė grua "tė huaj" qė jetoi pėr gjysmė shekulli nė kampe pune e dėbimi.


Tepelena.... Kanė kaluar dyzet vite, por kujtimet janė ende aq tė gjalla e aq tė pranishme. Kėta rrjeshta, kėto ndodhi, ju qė i keni jetuar ndoshta nuk do t'i lexoni kurrė, por kush mundohet t'i ripėrtėrijė ua kushton juve, heronj tė heshtur e tė harruar tė njė tragjedie e cila, kur jetohej, nuk kuptohej sa e madhe dhe e thellė ishte.


Anxhela, Maria, Ana, Antoni, e mund tė kujtoj ende qindra emra, e si pamje tė njėmbasnjėshme tė njė filmi, shumė fytyra qė rikthehen e mė shohin, sy tė trembur, ēehre tė zbehta tė shėnuara nga vetėdija e terrorit qė shoqėronte ēdo ditė jetėn tonė.
Njė fushė pėrqėndrimi e pune tė detyruar, njė kamp, i populluar nga dymijė qėnie njerėzore tė ardhur, pothuajse tė gjithė nga Veriu i Shqipėrisė: pleq, gra, fėmijė, tė shkulur nė pak orė nga shtėpitė e tyre e tė grumbulluar nė pesė kazerma.


E tė mendosh se atėherė e gjithė popullsia shqiptare nuk arrinte nė njė milion! Vendi i zgjedhur ishte llogaritur deri nė hollėsitė mė tė imta: njė ultėsirė e gjėrė, gati si njė fushė e vogėl beteje, e rrethuar pikėrisht nga kazerma, bazė prapavije e ushtarake pėr ushtrinė italiane gjatė luftės italo - greke nė vitet e luftės sė dytė botėrore.


Pėr rreth nuk shiheshin veē male, njė erė e akullt gjatė dimrit na e bėnte jetėn tė pamundur, tela me gjėmba kudo, ndalim i rreptė pėr tė ndezur zjarr pėr t'u ngrohur me rrezikun pėr tė mbetur, tė lidhur, gjithė natėn jashtė nė ngricė. Zgjimi bėhej nė mėngjes herėt. Katėrqind vetė nė ēdo kazermė, shtrėnguar njėri me tjetrin nė dy kate shtretėrish tė pandėrprerė dėrrase nė tė gjithė gjatėsinė e saj.


Nuk ishin lejuar mė shumė se gjashtėdhjetė centimetra pėr secilin prej nesh; dyshekėt, pėr kėdo qė kishte fatin t'i kishte, dukeshin si rrugica tė vogla e tė ngushta. Bėhej thirrja e emrave, me ngut, pastaj nisja pėr nė punė.


Tė gjithė tė rinjtė nė mal: nuk mjaftonin dy orė ecje pėr tė arritur, pėr t'u kacavjerrur mė pas nėpėr njė shteg shumė tė ngushtė e tė pjerrėt deri atje lart ku ishte pylli ku punonim.


Duhet tė kishe krahė e muskuj tė fuqishėm, pėr tė prerė drunjtė me sėpatė, pėr t'i shpėnė nė kurriz poshtė nė njė livadh tė vogėl tė stivuar, pėr t'u kthyer pėrsėri sipėr e pėr tė zbritur disa herė i ngarkuar deri sa tė plotėsohej sasia e kėrkuar nga ata qė na shoqėronin, rojet e kampit.


I shėmbėllenim njė karvani qė, nė rrjesht indian, mezi ngjitej e zbriste i heshtur, me kėmbėt qė dhimbnin, herė-herė tė gjakosura, tė mbathura me njė copė lėkure derri qė bashkė me lidhėset merrte formė sandallesh.


Deri nė mbrėmje me stomak bosh dhe gojėn e shkrumbuar nga mungesa e ujit: nė perėndim tė diellit rrjeshti i gjatė i kėtyre qėnieve njerėzore vihej pėrsėri nė rrugė pėr t'u kthyer "nė shtėpi". Ishim gjithmonė tė ngarkuar me dru, copa tė gjata e tė trasha tė lidhura me litar mbi kurrizet tona.
Ishte tashmė natė kur arrinim nė kamp.


Pleqtė, tė sėmurėt, prisnin kthimin tonė me ankth mbas murit tė telave me gjėmba; pastaj fėmijėt. Nuk mund tė harroj kurrė fėmijėt tanė qė na dilnin pėrpara, tė zbathur, tė rreckosur, fėmijėt qė i linim nė mėngjes duke lutur Zotin t'i gjenim shėndoshė e mirė nė darkė.


Por sa nėna nė kthim gjenin njė kufomėz: sėmundjet, veēanėrisht ndėrmjet fėmijėve, korrnin viktima pa mėshirė. Nuk kishte barna. Njė mjek, dhe ai i pėrndjekur mbasi nuk ishte komunist i besuar, aftėsia profesionale e tė cilit zbehej e pafuqishme para aq fatkeqėsish e aq mjerime, vinte duart nė kokė kur hynte nė kamp.


Megjithatė gruaja shqiptare, nėna shqiptare e atyre viteve kishte njė vendosmėri stoike: me duart e veta varroste krijesėn e saj, pa derdhur asnjė pikė loti. Nuk kishte mė lot nė sytė tanė, i kishim derdhur tė gjithė! Tė nesėrmen shkohej nė punė, e kėshtu vite me rradhė. Njė kazan me ujė tė zier me ndonjė kokėrr fasule brėnda e njė copė bukė, ky ishte ushqimi ynė; nė mėngjes pak ujė me ngjyrė tė errėt qė duhet tė ishte "ēaj".


Afroheshin Krishtlindjet 1951. Shokė internimi ishin me ne disa meshtarė, Don Nikoll Mazreku, At Viktor Volaj, At Jak Gardin, ky i fundit italian. Tė tjerėve nuk ua kujtoj mė emrat. Menduam t'a lusnim atė Krishtlindje me njė Meshė.


Nuk kishte vetėm katolikė nė kampin tonė, kishte myslimanė, ortodoksė, por nisma duhet t'ishte e jona e nuk qe e lehtė. Nė 1951 ishin ende tė hapura kishat e xhamitė, por ishin nė pėrgatitje ligjet qė do tė miratonin mbylljen e tyre dhe do tė vendosnin ateizmin si "fe" tė Shtetit.


Kėrkesėn tonė drejtoria e kampit e kundėrshtoi prerė: ēdo tė thotė "Krishtlindje" tha drejtori Xhaferr Pogaēe, ne nuk njohim veēse Pashkėt. Me durim tė pamasė i shpjeguam se Pashkėt pėrkujtonin vdekjen e Jezuit tonė, por Krishtlindja ishte festa e gjithė njerėzimit sepse kremtonte lindjen e tij.


Asgjė, pėr mė tepėr se Krishtlindjet nuk binin tė dielėn, por mė duket se n'atė tė largėtin 1951 nė njė ditė pune. I siguruam se do tė shkonim tė gjithė nė punė, pa dallim, mjaft qė tė na lejonin tė ktheheshim pak mė shpejt, para se tė errėsohej. Nuk kishim drita, as qirinj, as dhe njė bishtuk.


Sa lutje burgosėsve tanė, por qemė tė gjithė nė njė fjalė, pavarėsisht nga besimi i secilit, atje ku na mblidhnin pėr tė nisur rrugėn e malit nė punėn tonė, nuk lėvizėm deri sa na premtuam se mund tė lusnim Meshėn e Shenjtė qė, nė padijen e tyre, nuk arrinin tė kuptonin ēfarė ishte dhe pse ne e dėshironim aq shumė.


Ku do tė thuhej kjo Meshė? Na caktuan mbeturinat e njė kazerme, pothuajse tė shkatėrruar nga granatat greke, ku vetėm njė mur kishte mbetur mrekullisht nė kėmbė, por ku kishte vėnd pėr tė gjithė.


Filloi kėshtu puna pėr pastrimin e vėndit nga gurėt, blloqet, barishtet e mbeturinat, gjithmonė mbas pune, n'errėsirė me flakėn e copave tė pishės sė ndezur qė shėrbenin si pishtarė drite.


Buzėqeshnin Don Nikolla e At Gardini nė mes nesh duke na ndihmuar. At Gardini organizoi korin: nuk ishin mė shumė se shtatė a tetė gra e burra por ia dolėm nė krye. Don Nikolli do tė ēonte meshėn.


U kthyem me vrap nga puna atė 25 dhjetor 1951. Kazerma e prishur ishte mbushur me gjind. Altari, i mbėshtetur nė tė vetmin mur tė mbetur nė kėmbė, mbėshtetej mbi njė grumbull gurėsh tė renditur mirė e tė mbuluar nga njė ēarēaf i bardhė.


Don Nikolli kishte ruajtur fshehtas njė kupė dhe disa ostie e filloi meshėn. Pothuajse pa u vėnė re rojet e kampit u afruan "pėr tė vigjėluar", por besoj mė shumė pėr kėrshėri, pėr tė parė se ēfarė ishte ajo gjė pėr tė cilėn u ishim lutur aq shumė.


Kush u dha zėrave tanė aq fuqi sa dukej se jehona arrinte deri nė qytet? "Adeste fideles", "Natė yjesh", "Ti zbret nga yjet" u pėrhapėn nė hapėsirė duke mallėngjyer tė gjithė tė pranishmit. Don Nikolli nė predkun shqiptoi pak fjalė, tė thjeshta, tė thella, si ato qė vetėm Krishterimi mund tė frymėzojė.


Nuk dėgjohej as flladi mė i lehtė; sė fundi notat e kėndshme e tė thella tė Ave Maria, ndėrsa meshtari pėrsėriste si ndėr shekuj "Ite Missa est" dhe qe njė shpėrthim lotėsh e duarsh qė ngriheshin lart drejt qiellit... Atėherė tė gjithė fuqishėm tonin "Christus vincit, Christur regnat"; tashmė ishte natė.


Don Nikoll Mazreku e At Gardini janė ende gjallė, nuk di nėse do tė lexojnė ndonjėherė kėta rrjeshta tė thjeshtė, por cilido qė qe i pranishėm, si unė, nė atė ndodhi nuk do t'i harrojė kurrė.


Kam jetuar 47 vite nė kampet e internimit, nga Tepelena nė Vlorė, kantieri 216, nga Tirana, Kampi nr. 3, nė Lushnjė, Gradisht, Pluk, Savėr e sė fundi nė Grabian, kampe pune e dėbimi.


Isha e huaj, italiane, e diplomuar, por kam punuar me ato malėsore, me ato fshatare qė mė mėsuan se si vihej barra e druve mbi shpinė, se si mbatheshin opingat prej lėkure derri, qė habiteshin si jetonja, flisnja, merresha me problemet e tyre kur mė kėrkonin ndonjė kėshillė, por mė shfaqnin dashuri e mė jepnin kurajo, kemi kaluar njė jetė tė tėrė.


E kthyer nė 1990 nė Itali munda tė shoh njė Kishė, t'i afrohem njė altari, tė marr kungimin e shenjtė.


Gjithshka ėshtė e bukur, magjepsėse, por asgjė nuk mund tė barazohet me emocionin aq tė thellė, aq tė mirėfilltė tė asaj Krishtlindjeje tė largėt 1951, mes kaq dhimbjeje, kaq vuajtjesh por edhe kaq shpresash nė Virgjėreshėn e Bekuar, Ruzari i sė cilės shoqėronte kthimin tonė nga ajo punė ēnjerėzore dhe e padrejtė, fryt i njė ideologjie tė rreme e tė mallkuar.


Kalonin vitet nė kampin tonė, gjithmonė mes punės e kazermės, mes sėmundjesh e mungesash tė ēdo lloji. Sa shumė vuanin tė moshuarit dhe tė sėmurėt, nėpėr ēfarė torturash kalonin, kuptohej kur tė tregoheshin kushtet higjienike nė tė cilat jetohej. Nevojtoret, dhjetė gjithsej pėr dymijė vetė, ishin larg rreth dyqind metro.


Natėn duhej shkuar deri atje, edhe duke qėnė tė sėmurė apo tė pamundur, nė tė kundėrt dėnimi ishte ēnjerėzor: njeriut i varej nė qafė njė kanaēe me jashtėqitje dhe detyrohej tė vinte vėrdallė nėpėr kamp njė ditė, dy, tri, deri sa t'a quanin "t'arsyeshme" xhelatėt tanė. Ishte pėr tė qarė e pėr tė qeshur ajo tragjedi e tmerrshme!


Ishte viti 1952, kishte pesė vite qė ishim "mysafirė" nė Tepelenė. Jetonja me vjehrrėn dhe djalin tim, dukeshim njė trup i vetėm dhe njė shpirt i vetėm. Im shoq, qė ishte dėnuar me 15 vjet pune tė detyruar si "Armik i popullit", ndiqte kalvarin e tij nė kampet e tmerrshme tė Maliqit, ku tė burgosurit duhej tė thanin kėnetėn me krahė e jo me mjete mekanike.


Kanale gjigandė, qė duhej tė ēonin drejt detit ujėrat e shumta tė kėnetės, pėr tė liruar qindra mijra hektarė toke, ky ishte objekti i punės sė "armiqve tė popullit". Pėr vite tė tėra nuk jemi parė, ndonjėherė kėmbenim pak rrjeshta, kur e lejonin, pėr t'u siguruar se ishim gjallė.


Erdhi pranvera, malet u veshėn me gjineshtra, shumė gjineshtra me ngjyrėn e verdhė dhe me aromėn e tyre. Stina e bukur duhej tė na jepte pak ngushėllim e mė shumė fuqi nė punėn tonė. Ndėrsa pėr ne ishte fillimi i njė ankthi: nisnin shpėrnguljet pėr arsye pune.


Tė tjera kampe na prisnin, tė tjera mundime, tė tjera "plane" tė regjimit komunist, pėr t'u sendėrtuar "pėr tė mirėn e popullit", nėpėrmjet vuajtjeve dhe poshtėrimeve tona.


N'atė vit i gjithė vendi u godit nga njė epidemi shumė e rėndė gripi, qė pati viktima tė shumta, dhe mund tė merren me mėnd pasojat pėr Tepelenėn, ku mungonte ēdo lloj forme e ndihmės mjekėsore, ku nuk kishte barna, ku ishte i ndaluar zjarri e vdisnin shumė, sidomos pleq e fėmijė.


Mungesa e ushqimit, virusi qė pėrhapej, tė grumbulluarit nė ato kazerma, na katandisėn nė skeletėr shėtitės; megjithatė duhet tė ngriheshim ēdo mėngjes e tė shkonim nė punė, kush mbeste nė rrugė gjysėm i vdekur ēohej nė kamp nga dy shokė pėr krahu ose duke e mbajtur me rradhė nė kurriz. U sėmurėn rėndė vjehrra dhe djali; pėr mrekulli i shpėtova ngjitjes sė sėmundjes, kėshtu qė mund t'u shėrbeja kur kthehesha nga puna e gjatė natės.


Filluan tė pėrmirėsohen sepse Zoti i madh vuri dorėn e Tij, mbasi nuk kishim asnjė mjet me pėrjashtim tė njė barishteje qė e mblidhja nė mal, e zjeja e me atė lėng tė hidhur i jepja diēka tė ngrohtė.


Tė ftohtit po pakėsohej me kalimin e ditėve, afrohej maji dhe epidemia zvogėlohej si shtrirje e si rrezikshmėri.


Nė njė ditė tė bukur me diell u zgjuam tė befasuar nga njė sėrė kamionėsh tė ndritshėm, me njė grup tė madh policėsh qė i shoqėronin e qė drejtoheshin nga njė oficer i ri, me njė sjellje mė pak tė ashpėr nga rojet tona tė zakonshme e mė i edukuar. Vinte nga Tirana dhe duhej tė pėrfaqėsonte "me dinjitet" ata qė e kishin dėrguar.


Atė ditė nuk shkuam nė punė: u bė njė mbledhje e pėrgjithshme nė fushėn e gjėrė tė kampit, ku u lexuan shifra e tė dhėna mbi realizimet e mėdha tė regjimit pėr "tė mirėn dhe pėrparimin e popullit", programe tė tjera pune e, si pėrfundim, lista me emrat e atyre qė brėnda njė ore duhej tė linin kampin e Tepelenės pėr arsye pune e do tė shpėrnguleshin gjetiu, nė njė drejtim tė panjohur deri nė ēastin e mbrritjes nė vėndin e caktuar.


Njė heshtje e plotė nga tė pranishmit dhe njė pritje me dridhje: sė pari nevoja pėr tridhjetė punėtore gra, emri im i pari nė listė, "nė krye tė klasifikimit", mė pas 29 tė tjera; pastaj burrat pėr dy qėllime tė ndryshme, njėqind me ne gratė, njėqind gjetiu.


Me tė thėnė e me tė bėrė: brenda njė ore dysheku i palosur e i lidhur, njė valixhe druri nė dorė e tė gjithė nė rrjesht para kamionave qė duhej tė ngarkonin mė parė teshat e, mbi kėto, tridhjetė vetė nė secilin automjet.


Tė kota lutjet pėr tė mė zėvendėsuar me ndonjėrėn qė nuk kishte fėmijė. Dolėn shumė gra tė reja qė ishin gati tė zinin vėndin tim, mbasi kisha njė fėmijė dhe vjehrrėn tė moshuar e tė sėmurė. I luteshin komandantit tė operacionit tė mė linte nė Tepelenė me tė dashurit e mij, por nuk qe e mundur.


Nuk mund tė harroj kurrė atė skenė: vjehrra, pothuajse njė hije, qė mė shihte nga dera e kazermės sė madhe, djali im qė kacavirrej nė spondėn e maqinės e mė thėrriste, polici qė i binte duarve tė tij me qytėn e pushkės, ai qė binte por nuk epej dhe ne qė ishim shtrėnguar pranė njėra tjetrės mbi dyshekėt nė njė heshtje varri.


Na dhanė njė racion bukė e njė presh, ishte e mjaftueshme pėr njė ditė! Lotėt e vjehrrės, qė kishte zėvendėsuar nėnėn tė cilėn nuk e shihnja prej dhjetė vitesh, nuk do tė shuhen kurrė nga kujtesa ime sė bashku me zėrin e hollė tė fėmijės time "mama, mama".


Tė tjera gra e merrnin me tė mirė e mė thoshin tė ikja e qetė mbasi do tė kujdeseshin ato pėr tė, se sė shpejti do tė bashkoheshim pėrsėri... Kollona e gjatė e maqinave u nis e pak nga pak u zhdukėn shėmbėlltyrat e tė dashurve tanė dhe pamja e atij kampi tė mallkuar.


U nisa dhe Tepelenėn nuk e pashė mė kurrė. Kaluam nė kampe tė tjera vite tė gjata, vende tė ndryshme, por gjithmonė me njė ankth qė na printe e na pėrcillte: e panjohura e sė nesėrmes.


Ē'do tė bėhej me ne?


Krishtlindje 1991
Titulli redaksional, titulli i parė i "Nėpėrmjet kujtimeve tė mija".


Nevojtoret, dhjetė gjithsej pėr dymijė vetė, ishin larg rreth dyqind metro. Natėn duhej shkuar deri atje, edhe duke qėnė tė sėmurė, nė tė kundėrt dėnimi ishte ēnjerėzor: njeriut i varej nė qafė njė kanaēe me jashtėqitje dhe detyrohej tė vinte vėrdallė nėpėr kamp njė ditė.


Shėnime biografike

Kėto dy shkrime i pėrkasin njė firme tė panjohur pėr lexuesin shqiptar, megjithėse mbiemri, si vajzė e si grua na sjell ndėrmend dy figura tė njohura tė publicistikės shqiptare si Sotir Gjika dhe Mustafa Merlika - Kruja.


Elena ishte bija e Sotir Gjikės dhe nuse e djalit tė Mustafa Krujės, Petritit. Lindi nė Romė mė 27 gusht 1920.


Atėherė familja, e pėrbėrė nga babai gazetar, nėna, (Angela Lili Quarta) mėsuese dhe vėllai, dy vjet mė i madh, Aleksandri, banonte nė Romė nė Via Salaria. Shpejt familja u vendos nė Bari, ku babai i saj, i sėmurė nė njė mision nė jugė tė Shqipėrisė, kaloi vitet e fundit, deri sa ndėrroi jetė nė moshėn 37-vjeēare, duke lėnė dy fėmijėt jetimė, pėrkatėsisht 9 e 7 vjeē.


Elena vazhdoi shkollėn fillore e tė mesme, duke u dalluar pėr rezultate shumė tė mira nė mėsime, duke kaluar edhe dy vite shkolle nė njė vit studimi. Mbas mbarimit tė liceut shkoi pėr studime nė Napoli, n'universitetin e atij qyteti, njė nga mė tė lashtit n'Europė.


Atje u regjistrua nė Fakultetin e Gjuhė - Letėrsisė, ku u diplomua me rezultatin mė tė lartė (30 me lavdėrim) nė pranverėn e vitit 1941, pa mbushur ende 21 vjetėt. Nė vlerėsim tė laureantes Akademia e Shkencave t'Italisė i botoi tezėn e diplomės, njė studim mbi historinė e vendit tonė, qė titullohej "Liria e Shqipėrisė dhe politika italiane nga 1878 deri mė 1912".


Relatori i tezės, filozofi i njohur Adolfo Ommodeo, i propozoi qėndrimin si docente nė Universitet, duke i premtuar njė katedėr mbas dhjetė vitesh, por fati i saj do ta shtynte nė njė drejtim tjetėr. U kthye nė Bari, ku dha mėsime pėr njė vit nė Liceun ku kishte qenė nxėnėse katėr vite mė parė.


Viti 1942 do tė shėnonte kthesėn e madhe tė jetės sė saj, duke e shkėputur nga profesioni i mėsuesisė, si pasojė e martesės me Petrit Merlikėn, qė ishte diplomuar dy vite mė parė si inxhinier elektrik nė Grenoblė tė Francės. Familja e re fillon jetėn e saj nė Tiranė, kur vjehrri i saj, Mustafa Kruja kishte funksionin e kryeministrit, por vazhdonte edhe punėn shkencore me "Fjalorin e madh tė gjuhės shqipe".


Elena kishte njohuri tė thella pėr gjuhėt klasike e shėrbente si kėshilltare pėr Krujėn dhe Xhuvanin, qė shpesh punonin sė bashku pėr etimologjinė e fjalėve tė ndryshme, sidomos kur ato i referoheshin atyre gjuhėve.


Disa vite mė vonė, kur gjithshka ishte pėrmbysur nė jetėn e Elenės, kur iu desh tė pėrballojė njė fillim tejet tė vėshtirė, me burrin e kunatin nė burg, me njė fėmijė dy vjeē e njė vjehėrr jo tė re me vete, u drejtua tek profesori qė e njihte mirė pėr tė kėrkuar ndihmėn e tij, pėr tė zėnė punė si bibliotekare.


Profesor Xhuvani iu pėrgjigj kėshtu kėrkesės sė saj: "Jo nė Shqipėri, por as nė gjithė Ballkanin nuk do tė gjeja njeri mė tė pėrshtatshėm pėr atė punė, por... nuk kam asnjė mundėsi tė tė ndihmoj."


Ishte viti 1946 dhe Elena u vu para njė dileme tė fortė: t'i binte ferrit pash mė pash, duke ruajtur familjen, martesėn e fėmijėn apo tė braktiste gjithshka e tė kthehej nė vendin e saj pėr tė rifilluar njė tjetėr jetė e, mbase, njė karrierė tė shkėlqyer universitare. Zgjedhja nuk ishte e lehtė, por ajo me karakterin e saj tė fortė dhe me formimin katolik qė kishte, e bėri menjėherė.


Qėndroi pėr tė rritur atė fėmijė sė cilės i kishte dhėnė jetėn, pėr tė ruajtur atė familje nė tė cilėn besonte me gjithė forcėn e ndjenjave tė saj e, sė fundi, pėr t'i mbajtur lart dinjitetin e familjeve tė prejardhjes dhe tė asaj tė fituar. E shtynte n'atė drejtim dhe respekti e dashuria pėr vjehrrin e saj, tė cilit ishte e vetmja qė i thėrriste baba.


Vazhdimi i jetės ėshtė pėrshkruar saktė nė shkrimin e saj qė po botohet. Dy shkrime qė i ndan hapėsira e njė gjysmė shekulli, njėri n'agim e tjetri nė perėndim tė njė jete qė kaloi nė kampet e sprovave makabre tė "socializmit", njė potencial intelektual e njerėzor i shpėrdoruar barbarisht nga njė regjim absurd dhe kriminal, njė nga tė shumtat histori tė asgjėsimit tė intelektualėve nga njė sistem qė ngrihej mbi dhunėn, urrejtjen e mashtrimin.


E rikthyer nė Itali mbas gati gjysmė shekulli, nuk gjeti asgjė nga ato qė kishte lėnė, qe e vetmja italiane qė nuk pati mundėsi t'i shihte t'afėrmit e saj asnjėherė.


U ngushėllua me mbesat dhe nipin tė cilėve u mėsoi gjuhėt e vjetra, letėrsinė, filozofinė, njėlloj sikur t'ishte shkėputur njė vit mė parė nga mėsimdhėnia... Arriti tė shohė vetėm diplomimin e mbesės sė madhe, Edirės, por u la bekimin e saj tė treve. U nda nga tė dashurit mė 5 tetor 2002, mbas njė jave qėndrimi nė spitalin e Latinės.


U varros aty, por e la si amanet pėr sė gjalli tė kthehej nė Shqipėri, vendi qė i shkaktoi kaq vuajtje, por edhe ai nė tė cilin gjeti respektin, dashurinė e mirėkuptimin e tė gjithė bashkėvuajtėsve. Mbas tre vjetėsh eshtrat e saj dhe tė bashkėshortit do tė gjejnė prehjen e pėrjetshme mes pllakave tė bardha prej mermeri tė njė varri familjar nė Krujė.



...