Close

Rezultati i Sondazhit: A mund të shmangej katastrofa në veriperëndim të vendit?

Votues
92. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po, mund të shmangej.

    41 44.57%
  • Jo, ishte e pashmangshme.

    40 43.48%
  • Nuk e di, ndoshta.

    11 11.96%
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 271
  1. #41
    Citim Postuar më parë nga Leo_uk Lexo Postimin
    O poko a ke ndonje link ku mund te shoh foto dhe lajme per permbytje ne Mal te Zi ?
    Une nuk rrej , informacionin e marr nga media se une s'jetoj ne shkoder.
    Media nuk ka dhene asnje informacion per permbytje ne Mal te Zi apo Kosove. Mesa pashe Kosova ka derguar trupa per te ndihmuar shkodren.
    Maqedonia ka thene se nuk ka aspak prurje te madha ne lumin Drin nga ana e saj.
    Edhe nje here te lutem me sill nje link video apo foto nga mbytjet ne Mal te Zi dhe Kosove.
    Faleminderit.
    keshtu ishte gjendja dje me 09.01...sote me sa mora vesh e me sa pashe ne tv,situata ishte edhe me keq.

    klik me poshte e te pakten shiko pamjet:

    http://rtvvijesti.blip.tv/

  2. #42
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    pak rendesi ka se sa di une mbi investimet qe jane bere, dhe se sa miliona jane shpenzuar,
    perderisa rezultatet jane keto qe shohim....
    OK! OK! Pardon! Vazhdo rrugen!

  3. #43
    Citim Postuar më parë nga Leo_uk Lexo Postimin
    O poko a ke ndonje link ku mund te shoh foto dhe lajme per permbytje ne Mal te Zi ?
    Une nuk rrej , informacionin e marr nga media se une s'jetoj ne shkoder.
    Media nuk ka dhene asnje informacion per permbytje ne Mal te Zi apo Kosove. Mesa pashe Kosova ka derguar trupa per te ndihmuar shkodren.
    Maqedonia ka thene se nuk ka aspak prurje te madha ne lumin Drin nga ana e saj.
    Edhe nje here te lutem me sill nje link video apo foto nga mbytjet ne Mal te Zi dhe Kosove.
    Faleminderit.
    Uji vërshon Klinën

    Pak ditë pasi që uji ka mbushur fshatrat e qytetet veriore të Shqipërisë, tashmë pamjet e njëjta pothuajse kanë filluar të shihen në pjesë të ndryshme të Kosovës. Fshati Volljakë i Klinës duket që është vendi që ka pësuar më së shumti nga vërshimet. Restorantet e këtij fshati të ndërtuara te vendi i quajtur Guri i Zi, të cilat gjatë muajve të verës shtojnë fitimet e tyre falë bukurive që u ofron Drini i Bardhë, i njëjti lumë gjatë këtyre ditëve u ka shkaktuar telashe të mëdha. Megjithatë, edhe pse vërshimi i këtij lumi është pothuajse i përvitshëm, pronarët e këtyre restoranteve pohojnë se kjo është hera e parë të ketë ndodhur një vërshim i tillë.


    Kosova përmbytet nga vërshimi i lumenjvepërmbytet
    Tërhequr më 10 Janar 2010

    Vërshimi i lumenjve ka bllokuar vendbanime të tëra në Kosovë. Banorët thonë se po ndodh një fenomen i çuditshëm, ku në të njëjtën kohë disa lumenj në zona të ndryshme të Kosovës kanë dalë nga shtrati dhe po kërcënojnë jetën e banorëve, gjë që s’mbahet në mend të ketë ndodhur ndonjëherë vërshime të lumenjve në këtë mënyrëLumenjtë Drini, Klina dhe Mirusha ka përmbysur qindra hektarë dhe disa ndërtesa në Volljak të Klinës, ndërsa nën kërcënimin e vërshimeve është treva dhe fusha e Lugut të Drinit, Istog, Klinë, Rahovec, Malishevë. Autoritetet lokale për shërbime publike dhe gatishmëri emergjente janë vënë në lëvizje për t’iu ndihmuar banorëve. Edhe njësitë e zjarrëfikësve, të shpëtimit sikurse policia e Kosovës dhe organet përgjegjëse komunale janë në terren. Në mëngjesin e së enjtes disa objekte janë përmbytur nga ngritja e nivelit të ujit të lumit Mirusha. Restorantet “Ujëvara”, “Ujërat e Mirushës” dhe “Villa Park Mirusha”, të vendi i quajtur Guri i Zi në aksin Kinë-Gjakovë janë përmbytur nga vërshimet. Si pasojë e kësaj në fshatin Bubël janë bllokuar 20 familje si dhe në Lumnishtë 140 banorë. Uji ka përfshirë qindra hektarë në Damanek, Malishevë, Turjakë, Mirushë, Gurëbardh, Dellovë, Grabanicë, Dugajevë, Drenoc dhe fshatra të tjera.Edhe lumenjtë Krena dhe Lukac që përshkojnë qytetin e Gjakovës kanë dalë nga shtrati dhe kanë vërshuar shumë shtëpi në qytet. Disa familje janë evakuuar. Në Kosovë po ndodh një fenomen i çuditshëm, që s’ka ndodhur kurrë, ku disa lumenj kanë dalë nga shtrati dhe kanë vërshuar zona të tëra, sikurse në trevën Klinës, Podujevës, Drenasit, Gjakovës, Lipjanit, dhe Ferizajt. Si rezultat i reshjeve të para disa ditëve dhe ngrohjes së shpejt të klimës ka ndodhur shkrirja e shpejt e borës. Banorët thonë se nuk mbajnë mend niveli ujit të jetë rritur kaq ndonjëherë. Edhe në Drenicë, përkatësisht në Drenas (Gllogoc) lumi Drenica ka dalë nga shtrati dhe ka vërshuar fshatrat e banuara, çikatovë e Vjetër, Nekoc, Dobroshec, Gllanasellë, Zabel i Poshtëm, Poklek , Tërstenik, Polluzhë, Vërboc.G. T...

  4. #44
    Duke pershendetur Nismetaren e temes gjej rastin te shpreh mendimin tim .



    Jo qe mund te shmangej por nuk ka Arsye llogjike qe te ndodhte nje gje e tille , por per fatin ton te keq ne krye te shtetit tone kemi nje Don Kishot qe mendon se di gjithshka ...

    Imagjinoni ne cilin vend normal Europian aty ku aspirojme te shkojme Hapja dhe mbyllja e digave te HidroCentraleve jepet me urdher nga Kryeministria ...

    Apo cili kryeminister normal mund te "ironizoje" nje Ing ne fushen e tije ...


    Nje njeri i letrave ka thene :
    -Kur isha 18Vjec dhe lexoja Don Kishotin qeshia me te madhe
    -Kur isha 26 vjec qeshia dhe mendoja
    -Kur isha 34 e lexoja dhe qaja ....


    Me kaq po e mbyll ate qe desha te them , duke ju falenderuar per mundesine qe na dhate te shprehnim ate qe mendonim dhe ashtu si e mendonim (jemi shtet demokratik do e mos ashtu si ta mendojme do e themi) ju uroj nje pasdite te kendeshme .Tung

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    OK! OK! Pardon! Vazhdo rrugen!
    Dydrinas, te mbaruan informacionet copy/paste per te kthyer pergjigje?

  6. #46
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Neser del prape 55 dhe RD.
    -

  7. #47
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Dydrinas, te mbaruan informacionet copy/paste per te kthyer pergjigje?
    Jo ajo ishte thjesht nje pergjigje per te gjithe ata qe as nuk dijne e as nuk duan te dijne, por mendojne se dijne gjithcka!

    Juve nuk u intereson informacioni, por dezinformacioni!

  8. #48
    po dydrinas e po une,jemi po te asaj zone qe po ndodhin ngjarjet...eshte ndryshe kur lexone nje gazete e imagjinon mrapa me pastaj, e ndryshe eshte kur e njeh vet situaten reale.

    ne qoftese ju disa nga myzeqaret e fierit e te lushnjes,doni te ia mbani ison rame romit,vazhdoni e mbajani se nuk kemi ndermend te ju a kthejm mendjen as sote e as mote :P
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 10-01-2010 më 12:46

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rrethimi i katert i Shkodres

    Nga i derguari yne ne Shkoder, Artur Qoraj

    E Diele, 10 Janar 2010


    Qielli dhe toka ne Shkoder kane te njejten ngjyre. Ne mes i ndajne vetem furtunat e eres e shiut, dhe njerezit e perfshire ne ankthin dhe makthin e permbytjeve. Sapo le Lezhen, ne Beltoje shfaqen kenetat e para te ujit, qe ka dale nga shtrati i Drinit. Ne Berdice te duket vetja ne mes te nje lagune dhe me tej sikur liqeni i Shkodres ka "legalizuar" siperfaqe te tera toke. Buna dhe Drini nuk dallohen ne rrjedha, pasi vetem ngjyra i ndan, njeri i turbullt dhe tjetri i ushqyer nga liqeni. Sikurse dhe 13 shekuj me pare, ketij "rrethimi", (jo te mbreterise otomane, por te ujerave), i mbijeton kalaja e Rozafes dhe kullat e larta ne qytet. Madje te duket sikur ky eshte rrethimi i katert i Shkodres, ku ushtaret turq zevendesohen nga rrymat e ftohta te ujit. Me tej situata eshte gri, kurse "gogoli" i banoreve eshte kthyer emri "Drin".

    Dhe nese kjo eshte nje drame per banoret, e kunderta ndodh per peshkataret. Ata te pershendesin qe ne hyrje te Harkut te Berdices, ku peshqit serviren te fresket dhe tregtia duket se po lulezon. Madje asnjehere me pare nuk ishin vene re kaq shume peshkatare, qe me kallamat e tyre hedhin grepat nga tre urat e njepasnjeshme qe te lidhin me qytetin e Shkodres. Disa per hobi, dhe te tjeret per te provuar shansin ne kete tufe peshqish qe sjellin Drini dhe Buna. Ka dhe nga ata qe ankohen se nuk kane zene shume peshq, per shkak te shtratit te gjere te lumenjve, por ka dhe nga ata qe jane te kenaqur pasi mbushin trastat me shume lehtesi. Dhe per ironi te fatit, eshte dashur qe qyteti te rrethohej nga ujerat, qe peshkataret te numeroheshin lehte buze lumenjve.

    Dhe per te kuptuar mbreterine e ujerave ne Shkoder, nese nuk i beson syve qe shikojne me nje kufi te caktuar pasojat, mjafton te ngjitesh ne kalane shekullore te Rozafes, aty ku era te "pret" brisk. Keshtjella e gurte duket sikur loton per kete fatkeqesi, kurse ne kabinen e rojes nuk leviz askush per te pare vizitoret. Ne kala nuk pipetin kush pervec ndonje punonjesi apo personeli te bar-restorantit, ku pak metra me tej mund te degjosh shuplakat e nje flamuri kuq e zi, qe perpelitet nga era e forte. E pare nga siper, Shkodren do e kishte zili edhe Venecia. Por ndryshe nga qyteti italian, ku zhytja nenujore e banesave eshte kthyer ne nje turizem kulturor mbarekombetar, ne qytetin e lashte eshte kthyer ne kuriozitet qytetaresh, alarm autoritetesh, interesim te medieve dhe makth te banoreve. E gjitha kjo sepse askush nuk e kishte menduar, se nese do te bashkoheshin nje dite lumenjte e zemeruar moter e vella (si ne poezine e Fan Nolit), ndoshta nuk do te quhej me drame apo fatkeqesi.

    Peshkatari Perparim Mataj: "Uje ka shume, por peshq pak"

    Perparim Mataj, eshte nje nga peshkataret e shumte qe varet siper ures se Bunes me kallamin e tij per te kapur sa me shume peshq. "Kam pothuajse nje ore qe kam ardhur per peshkim. Deri tani kam kapur vetem 3 peshq. Ka shume me pak peshq se heret e tjera sepse uji i ka shperndare, ndaj eshte me e veshtire per t'i zene", rrefen ai. Prurjet e shumta te ujerave duket se kane sherbyer si mashtrim per peshkataret, nje pjese e te cileve te pakenaqur per "gjahun", qendrojne mbi ure ne kerkim te fatit. E gjitha kjo jo per ta shitur, po per ta shijuar ne gjirin e familjes. "Jo, sigurisht qe nuk e kam per ta shitur. Do e coj ne shtepi, per femijet", thote peshkatari per gazeten.

    Flet Mazllum Filipi: "Tregtia e peshqve po me ecen njesoj"

    Teksa le pas Uren e Berdices, jo shume larg nga postblloku i policise dhe ushtrise, sheh ne buze te rruges kryesore tezga te mbushura me peshq te te gjitha permasave e llojeve. Disa mbi tezge dhe te tjeret te varur ne drure te ngulur ne toke. Kureshtare dhe te interesuar pyesin per vendin ku jane kapur, pazarin dhe nese u pelqen, blejne. Nje prej shitesve dhe peshkatareve njekohesisht eshte dhe Mazllum Filipi, i cili banon pak metra me tej. "Tregtia e peshqve po me ecen njesoj. Nuk ka ndonje dallim me ditet kur nuk kishte ndodhur permbytja ne Shkoder. Lloji i peshkut eshte Krap dhe te gjithe jane te liqenit", thote peshkatari. Me tej ka lene edhe barken me te cilen del cdo dite per peshkim.




    KJ
    .

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Jo ajo ishte thjesht nje pergjigje per te gjithe ata qe as nuk dijne e as nuk duan te dijne, por mendojne se dijne gjithcka!

    Juve nuk u intereson informacioni, por dezinformacioni!
    Varet kush e servir informacionin, dhe si. Ajo qe ty te duket e besueshme, s'me duket mua. Nuk eshte puna ti mbushim mendjen vetes sepse ashtu eshte me mire te besojme. Thjesht genjejme veten. Jemi mesuar me genjeshtra dhe duket se nuk rrime dot pa to. Vertet mund te kene filluar e mbaruar punimet, por si jane bere ato punime? A eshte investuar vertet aq leke per ato punime? Mire e ka xfiles kur tha qe rezultatet flasin, dhe jo fjalet.
    Nuk u besoj shume gazetave Shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 10-01-2010 më 12:55

  11. #51

    Mos futni panik o njerëz

    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    Uji vërshon Klinën

    Pak ditë pasi që uji ka mbushur fshatrat e qytetet veriore të Shqipërisë, tashmë pamjet e njëjta pothuajse kanë filluar të shihen në pjesë të ndryshme të Kosovës. Fshati Volljakë i Klinës duket që është vendi që ka pësuar më së shumti nga vërshimet. Restorantet e këtij fshati të ndërtuara te vendi i quajtur Guri i Zi, të cilat gjatë muajve të verës shtojnë fitimet e tyre falë bukurive që u ofron Drini i Bardhë, i njëjti lumë gjatë këtyre ditëve u ka shkaktuar telashe të mëdha. Megjithatë, edhe pse vërshimi i këtij lumi është pothuajse i përvitshëm, pronarët e këtyre restoranteve pohojnë se kjo është hera e parë të ketë ndodhur një vërshim i tillë.


    Kosova përmbytet nga vërshimi i lumenjvepërmbytet
    Tërhequr më 10 Janar 2010

    Vërshimi i lumenjve ka bllokuar vendbanime të tëra në Kosovë. Banorët thonë se po ndodh një fenomen i çuditshëm, ku në të njëjtën kohë disa lumenj në zona të ndryshme të Kosovës kanë dalë nga shtrati dhe po kërcënojnë jetën e banorëve, gjë që s’mbahet në mend të ketë ndodhur ndonjëherë vërshime të lumenjve në këtë mënyrëLumenjtë Drini, Klina dhe Mirusha ka përmbysur qindra hektarë dhe disa ndërtesa në Volljak të Klinës, ndërsa nën kërcënimin e vërshimeve është treva dhe fusha e Lugut të Drinit, Istog, Klinë, Rahovec, Malishevë. Autoritetet lokale për shërbime publike dhe gatishmëri emergjente janë vënë në lëvizje për t’iu ndihmuar banorëve. Edhe njësitë e zjarrëfikësve, të shpëtimit sikurse policia e Kosovës dhe organet përgjegjëse komunale janë në terren. Në mëngjesin e së enjtes disa objekte janë përmbytur nga ngritja e nivelit të ujit të lumit Mirusha. Restorantet “Ujëvara”, “Ujërat e Mirushës” dhe “Villa Park Mirusha”, të vendi i quajtur Guri i Zi në aksin Kinë-Gjakovë janë përmbytur nga vërshimet. Si pasojë e kësaj në fshatin Bubël janë bllokuar 20 familje si dhe në Lumnishtë 140 banorë. Uji ka përfshirë qindra hektarë në Damanek, Malishevë, Turjakë, Mirushë, Gurëbardh, Dellovë, Grabanicë, Dugajevë, Drenoc dhe fshatra të tjera.Edhe lumenjtë Krena dhe Lukac që përshkojnë qytetin e Gjakovës kanë dalë nga shtrati dhe kanë vërshuar shumë shtëpi në qytet. Disa familje janë evakuuar. Në Kosovë po ndodh një fenomen i çuditshëm, që s’ka ndodhur kurrë, ku disa lumenj kanë dalë nga shtrati dhe kanë vërshuar zona të tëra, sikurse në trevën Klinës, Podujevës, Drenasit, Gjakovës, Lipjanit, dhe Ferizajt. Si rezultat i reshjeve të para disa ditëve dhe ngrohjes së shpejt të klimës ka ndodhur shkrirja e shpejt e borës. Banorët thonë se nuk mbajnë mend niveli ujit të jetë rritur kaq ndonjëherë. Edhe në Drenicë, përkatësisht në Drenas (Gllogoc) lumi Drenica ka dalë nga shtrati dhe ka vërshuar fshatrat e banuara, çikatovë e Vjetër, Nekoc, Dobroshec, Gllanasellë, Zabel i Poshtëm, Poklek , Tërstenik, Polluzhë, Vërboc.G. T...
    o njerëz nuk është e ndershme të sillni këtu shkrime të pa vërtetuara. Kjo sjell panik sidomos tek ne që jemi larg vendlindjes. Ky shkrimi që po e citoj sa s'më cmendi. Kur lexova që lumi Drenica paska mbërri deri në Tërstenik thashë qenka bërë nami dhe habitesha si ka mundësi të mos përmendej Gllobari...
    Ja biseda që zhvillova me një shok timin atje:

    [17:52:23] adem.gashi: o ”x” a je aty?
    [17:52:47] adem.gashi: a përnjëmend është rritur aq shumë uji i lumit të Drenicës, a?
    [17:53:10] ”x”,”y”-: jo kusht te tha
    [17:53:25] adem.gashi: e lexova në internet
    [17:53:40] adem.gashi: dhe po thotë i ka marrë me cikatovë të vjetër
    [17:53:47] ”x”,”y”-: u rrit por pak krejt normal per ket koh
    [17:54:04] ”x”,”y”-: jo jo gabim asht
    [17:54:07] adem.gashi: qe si po thotë
    [17:54:09] adem.gashi: Edhe në Drenicë, përkatësisht në Drenas (Gllogoc) lumi Drenica ka dalë nga shtrati dhe ka vërshuar fshatrat e banuara, çikatovë e Vjetër, Nekoc, Dobroshec, Gllanasellë, Zabel i Poshtëm, Poklek , Tërstenik, Polluzhë, Vërboc.
    [17:54:49] ”x”,”y”-: po a hjlikoft une po te tregoj qe nuk asht e vertet
    [17:55:05] adem.gashi: jo unë u bëra merak qe besa
    [17:55:45] adem.gashi: sidomos kur e lexova se ka mbërri deri në Tërstenik thashë qënka bërë nami, kur Tërsteniku është 9 km larg nga ky lumë!
    [17:56:20] ”x”,”y”-: jo more qfar tybe koh ma e mir moti nuk ka marr
    [17:56:29] ”x”,”y”-: thuaje pranver
    [17:56:43] ”x”,”y”-: temperaturat15 grad

    Mosni njerëz, idiotizëm është ky!
    Kurrë hallall mos i qoftë këtij që ka sjellë këtë shkrim për panikun që na shkaktoi në familje! E mbuloftë turpi këtë farë të ndyrë!


    P.S. Këtu e kam fjalën për artikullshkruesin dhe jo për këtë që e ka postur, sepse në situata të tilla edhe unë do të kisha bërë këso lajthitjesh. Të më fal POKO nëse ky nuk është personi që ka shkruar këtë artikull.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 10-01-2010 më 13:30
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Leo_uk
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Postime
    159
    O POKO a ke ndonje link o cun per keto informacionet qe solle? Ndonje video te pakten!

    Ne Shkoder vetem jane rreth 2.500 shpi te permbytura dhe rreth 5.000 njerez te evakuar nga banesat ti shkruan ka dale lumi ne Kosove sot. Ti ngele duke ndruar komentet s'qenke fare serioz. Sic thote ky komentusi siper ti po rren me duket.

    Lere fare zemra .. me fal qe te mundova! Hajd shendet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leo_uk : 10-01-2010 më 13:12
    I want to know God's thoughts...the rest are details.

  13. #53
    vazhdojme me fakte:



    kjo pamja e kesaje fotoje qe po shifni ketu,eshte pikerisht ajo gryke ta quajm,ku kalone e vazhdone rjedhen lumi BUNE,deri ne derdhjen perfundimtare qe ben ne det.

    keto shpate malesh ne dyja anet e kufirit shqiperi-shqiperi,jan shpat malet e pentarit dhe te fraskanjelit...ketu i zihet fryma ta themi,rjedhjes se lire te lumit buna.

    nga pamja ballore qe shifni,i perket andej anes se kufirit shqipetare ne Pentare...kurse fotoja eshte bere nga ketej kufirit shqipetare Fraskanjel.

    shifni nga ana e majte e fotos ku keni perballe ate shpate mali,ajo pjes e permbytur i perket komunes Dajc ( fshati rrushkull-belaj).

    tek kjo gryke do derdhen te gjithe ujrat qe derdh liqeni e drini,ku dhe nuk ka fuqi thithese me buna,duke pas parasyshe qe edhe grykederdhja e saje,eshte e ngulfatur nga deti e nga ererat e shirokut/jugut.

    vazhdojme me foton e radhes:


    http://photos-g.ak.fbcdn.net/hphotos..._3053560_n.jpg

    po e njejta pamje gati,vetem qe eshte marre fotoja pak me djathtas te shpatmalit.

    shifni nga pamjet perball,fille mbas asaj shtrirje te shpatmalit,vjen fshati Pentare,ku e shifni edhe vet qe ska asifare permbytjesh...vetem ku duket ai uji atje me thelle,ku i bije qe te jet diku zona e komunes se velipojes.

    kurse keto parcelat e ndara me gardh e te mbushura me uje ketu perpara,i takojne fshtatit Fraskanjel...ku pothuaj cdo dimer permbyten,se edhe jane toke ultesire.


    po e perseris edhe njehere then me shkurte: nga prej ku eshte ber fotoja,dhe shpatmali qe duket perballe ne foto,eshte e gjithe hapesira-gjersia ku duhet te kaloje i gjitheeee uji qe vije furishem nga shfryrja e liqenit dhe e te gjithe lumejve drine-gjader-kire etj etj

    nuk e perpine dot me gjithe ate uje,kjo grykemali...dhe per pasoje jane ato permbytje ne komunat Dajc,Ana Malit,Berdice,Bushate e disa tjera.

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    o njerëz nuk është e ndershme të sillni këtu shkrime të pa vërtetuara. Kjo sjell panik sidomos tek ne që jemi larg vendlindjes. Ky shkrimi që po e citoj sa s'më cmendi. Kur lexova që lumi Drenica paska mbërri deri në Tërstenik thashë qenka bërë nami dhe habitesha si ka mundësi të mos përmendej Gllobari...
    Ja biseda që zhvillova me një shok timin atje:

    [17:52:23] adem.gashi: o ”x” a je aty?
    [17:52:47] adem.gashi: a përnjëmend është rritur aq shumë uji i lumit të Drenicës, a?
    [17:53:10] ”x”,”y”-: jo kusht te tha
    [17:53:25] adem.gashi: e lexova në internet


    Mosni njerëz, idiotizëm është ky!
    Kurrë hallall mos i qoftë këtij që ka sjellë këtë shkrim për panikun që na shkaktoi në familje! E mbuloftë turpi këtë farë të ndyrë!
    [17:53:10] ”x”,”y”-: jo kusht te tha
    [17:53:25] adem.gashi: e lexova në internet


    O Adem qenke origjinal fare na shkrive, hahhhahah, por perse internet eshte ky i joni?Shqipetaret kane"Intermedet"

  15. #55
    Citim Postuar më parë nga Leo_uk Lexo Postimin
    O POKO a ke ndonje link o cun per keto informacionet qe solle? Ndonje video te pakten!

    Ne Shkoder vetem jane rreth 2.500 shpi te permbytura dhe rreth 5.000 njerez te evakuar nga banesat ti shkruan ka dale lumi ne Kosove sot. Ti ngele duke ndruar komentet s'qenke fare serioz. Sic thote ky komentusi siper ti po rren me duket.

    Lere fare zemra .. me fal qe te mundova! Hajd shendet.
    more une thashe se moj je nga shkodra dhe ti...se ta dija qe s'je prej andej,as do lodhja gishtat fare me ty.

    hik e merri lajmet andej nga ps,se i ke me te fresketa dhe me reale,se ne ate sahan lepike dhe ti...a'po edhe nuk na eshte kthyer ter energji rame romi nga dubai tani :P
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 10-01-2010 më 13:48

  16. #56
    Citim Postuar më parë nga Anesti_55 Lexo Postimin

    O Adem qenke origjinal fare na shkrive, hahhhahah, por perse internet eshte ky i joni?Shqipetaret kane"Intermedet"
    duhet kuptuar në c'gjendje kam qenë në ato momente, por nuk i thashë se e lexova në Furom, se kisha droe se mos po më përqeshte ai kur t'i thosha burimin e informatës! Forum më!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  17. #57
    ademgashi...une pamjet i pashe vet mbreme ne RTV 21 apo ne KTV,dhe tekstin e gjeta ne disa gazeta te dites se sotme.

    ti ben lojen e propagandes,se jo qe e mohon dote ate qe ka ndodhe.

    dhe sa per burimin e informacionit qe une paraqita,ti shume leht mund ta gjesh e ta konfirmoshe se nga vjen ai lajme dhe nga kush eshte shkruar...e mos bej loje femijesh duke na pru copy chatesh ketu,se e mban veten dhe goxha far shqipos realist.
    Ndryshuar për herë të fundit nga POKO : 10-01-2010 më 13:56

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    duhet kuptuar në c'gjendje kam qenë në ato momente, por nuk i thashë se e lexova në Furom, se kisha droe se mos po më përqeshte ai kur t'i thosha burimin e informatës! Forum më!!
    me kete qe thua po perqesh forumin neve qe shkruajme ketu

  19. #59
    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    me kete qe thua po perqesh forumin neve qe shkruajme ketu
    S'e mendova se mund të kuptohej kështu, por i bika tamam kështu. Kupto edhe gjendjen emocionale që kam pasur në ato caste.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 10-01-2010 më 13:57
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Ju qe jeni fetare si une, perse nuk jepni nje shpjegim sipas religionit kesaj ngjarje??He, hajt njehere tju ndegjojme se mjaft na keni bere derr derr keshtu Allahu a.s.Muhamedi a.s......
    Ja pershembulll, Perenija ishte ne terezi po na jepte dhe shiun e munguar dhe kurent, por ku do me dite katunari se,pergjithe naten ja vuni tritolin shtylles dhe lujti ne trarravile dhe Perenine.Ahhh, ehhh mbajeni tashti.Ky eshte ndeshkim qe vjen nga lart, e ti me thua se e ka fajin ky poshtehahhahah,Sa here kemi then te lansha Zotin, ja pra kjo eshte.Derr derr per kutijat , na mer popull vizat , jaaak, kutite e kumandantit du, na mer popull, na ndegjo se c'fhemi ne nderkombetaret, qetesohuni dhe uluni ne parlament, qe tju shohim se dini me komuniku e me qene njerezore- Jaaak!!! kutite,kutite e vjedhura te kumandantit suprem, aty do te shohim se cfare fshihet, aty eshte e verteta.-Por e verteta jam une thote me uretesi Ai lart, por populli thote jaaak, kutia ngjeles, Rames , Gjinushit,Rucit.-Po, i tha Ai lart ato qenkan e verteta e jo une , pra djate e kriminelat dhe jo une qe po ju krijoje gjithe keto mundesi .Na pra maje or milet ,se ja prute ne maje te hunes.kjo eshte menyre ekskluzive e nje fetari si une made in albania qe ne vend te Bibles ka lexu veprat e Tarrasit.
    Tashti le te shikojme nje interpretim te ndonje islamiku made in albania si une dhe te nje tjetri nga shtresa e islamikeve kandidate per kamikaze.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 10-01-2010 më 14:01

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •