Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 93 prej 93
  1. #81
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17
    Eshtë krejt e padrejt që ti më demonizon mua si një njëri kundra zhvillimit, ndërkohë un po them tjetër gjë komplet. E vetmja arësye që Durrësi "lulëzon" është sepse kanë ardhur Kosovarët që nga lufta dhe derdhën kapitale të mëdha atje se as nuk dihej se cfarë do bëhej në atë kohë me fatin e shtëpive që kishin atje. Edhe sot e kësaj dite janë po Kosovarët që kanë investuar atje që rrijnë. Shumica e vëndit shkon tjetër kund, madje jashtë shtetit fare sepse riviera shqiptare u shkatërrua. Në Durrës u ndërtua pa plan, dhe sot ka mbi 3,000 njësi që akoma nuk janë shitur, që është një katastrofë ndërtimore. Eshtë ndërtuar afër detit, pa plan për parqe dhe pa plan për ujrat e zeza.
    Une nuk te demonizova ty, por te bera te qarte, qe eshte mentaliteti qe ti perfaqeson me ate qe shpreh, qe eshte ne nje linje me mentalitetin e fshatareve qe zene me gure perfaqesuesit e Club Med, kur vizituan Kakomene. Dhe kjo ksenofobi e fshatareve te kesaj zone, per cdo gje te huaj, per cdo investitor shqiptar, eshte arsyeja qe rinia e anesdetit preferon emigracionin e jo jeten ne ate zone qe nuk ofron asnje mundesi punesimi e zhvillimi.

    Ku dallon dollari dhe euro e investuar nga ai kosovari nga dollari e euroja e investuar nga ai greku, turku, amerikani, anglezi, francezi...? Nuk ka asnje dallim, prandaj boll na cuditet me keto justifikime te kota te nje mentaliteti mesjetar te mykur, qe ju le ne vend numero.

    Po, Durresi mund te kete 100 probleme me urbanistiken dhe ndertimet pa leje, por jane me mijera familjet shqiptare qe kane siguruar nje pune, kane hapur nje biznes te madh apo te vogel, dhe jetojne ne ate zone qe eshte nje nga zonat me te zhvilluara ekonomikisht ne vend.

    Une nuk po them qe Riviera te zhvillohet pa plan e pa marre parasysh shqetesimet e banoreve dhe ekosistemin natyror te zones me bukurine e saj. Por cdo gje vihet ne balance, dhe zhvillimi i kesaj zone fale turizmit, do te sjelle ate qe i mungon me shume banoreve te plakur te zones, femijet e tyre nga emigracioni, qe jane perhapur si zogjte e korbit ne kerkim te nje jete me te mire qe nuk ua ofron vendlindja e tyre.

    Edhe një herë, shteti ka të drejtë të futet për gjëra strategjike. Në Amerikë quhet "eminent domain", do kaloj ndonjë rrugë, apo hekurudhë, apo bazë ushtarake(ka më shumë gjasë të bie ndonjë kometë se sa të ndërtohet ndonjë objekt i tillë në Shqipërinë e sotme) dhe bëhet shpronësimi i tokës dhe e merr shteti.
    Pra sipas teje, zhvillimi i turzmit ne vend, nuk qenka "eminent domain"? Nje rruge apo hekurudhe, qe i gjeneron shtetit vetem nje kacidhe ne taksa, qenka me rendesi te madhe. Kurse nje industri e tere, si turizmi, qe ka treguar ne vitet e fundit qe eshte potenciali me i madh i zhvillimit ekonomik te vendit, nuk qenka "eminent domain".

    Vitin e kaluar, Shqiperine e vizituan me shume turiste, shqiptare e te huaj, se sa ka banore vendi. Sikur cdo turist te harxhoje jo me shume por $100, dhe le te themi se 3 milion turiste vizituan Shqiperine gjate gjithe vitit, i bie qe ne ekonomine shqiptare, te jene derdhur $300 milion dollare qe kane shkuar ne xhepat e biznesit te vogel e te mesem shqiptar. A e kupton se cfare potenciali e perfitimi ka Shqiperia nga turizmi?!

    Nëse e ke fjalën për Projektin e Fshatit Turistik në Gjirin e Kakomesë, i cili do të financohej nga ClubMed, me sipërmarrës punimesh "Riviera" sh.p.k., po ashtu ClubMed do ta administronte të gjithë aktivitetin turistik pas përfundimit të punimeve.
    Mund të na thuash, se në emër të kujt do të regjistroheshin (ose duhet të regjistrohet) struktura e fshatit turistik pas përfundimit të punimeve?
    Sa për bllokimin e rrugëve nacionale, ti gënjen ose nuk je i mirëinformuar.
    Nuk ka patur deri më sot asnjë bllokim të rrugës nacionale nga banorët e asaj zone, pretendues të pronës.
    Ato qe une shkruaj, i gjen te dokumentuara ne temen perkatese. Fshataret e zones jo vetem qe bllokuan rrugen, po zune me gurre e huj edhe francezet e Club Med, kur shkuan te vizitonin zonen ku do te behej investimi. Dhe Club Med e ben te qarte ne njoftimin e saj per shtyp se perse po heq dore nga investimi, e arsyeja nuk eshte qeveria, arsyeja jane fshataret e zones dhe ceshtja e prones private qe keta fshatare ngrene. Lexoi ne temen ne vazhdim.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=52798

    Albo, si ka mundesi qe nga nje ane mbeshtet privatizimin e gjithshkaje ne Shqiperi (sic shkruan ne temat mbi privatizimet e sektoreve te industrise dhe infrastruktures etj) por trajton ne menyre te diferencuar pronen private ne breg?

    Nuk mund te kete zhvillim aty mes firmave fantazme e anonime. Te lutem ki parasysh se nr. i politikaneve shqiptare (duke nis me Nanon e me tej) qe kane abuzuar dhe fare ashiqare vjedh nepermjet shfrytezimit te hapesirave te pasaktesuara ligjore ne breg nuk eshte i vogel. Kjo vjedhje nuk sjell zhvillim...
    Ku lexove me lart qe jam kunder prones private? Une ketu po mbroj te drejten e privatit, qofshin keta investitore te huaj apo te vendit, per te investuar ne vendin tim, per te ndihmuar qe Shqiperia te kthehet ne nje destinacionet me te frekuentura te turisteve te mbare botes. Nese fshatari qe ka token ne pronesi nuk e shfrytezon ate sic duhet per te promovuar turizmin, qeveria ka te drejte te sekuestroje token dhe t'ua veri ne dispozicion investitoreve te vendit apo te huaj qe jane gati te financojne projekte qe promovojne turizmin masiv.

    Albo

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anëtarësuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Ku lexove me lart qe jam kunder prones private? Une ketu po mbroj te drejten e privatit, qofshin keta investitore te huaj apo te vendit, per te investuar ne vendin tim, per te ndihmuar qe Shqiperia te kthehet ne nje destinacionet me te frekuentura te turisteve te mbare botes. Nese fshatari qe ka token ne pronesi nuk e shfrytezon ate sic duhet per te promovuar turizmin, qeveria ka te drejte te sekuestroje token dhe t'ua veri ne dispozicion investitoreve te vendit apo te huaj qe jane gati te financojne projekte qe promovojne turizmin masiv.

    Albo
    Nuk po them se je kunder prones private, nuk kam lexu asgje te tille. Por i referohem menyres se diferencuar te trajtimit, ku ne nje postim me siper thua:
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kur vjen fjala tek tokat ne bregdet, problemi nuk eshte aq i thjeshte sa e shtrojne disa. Korrupsioni me pronat ne Shqiperi eshte i mirenjohur, por korrupsioni nuk eshte thelbi i problemit te pronave ne bregdet. Thelbi i problemit te pronave ne bregdet eshte qe shteti e shikon bregdetin shqiptar si nje zone strategjike per zhvillimin e turizmit ne vend. Dhe shteti ne keto 5 vjetet e fundit ka investuar e po investon rendshem ne infrastrukturen e zonave bregdetare, me shprese qe te joshe e sjelli ne Shqiperi sa me shume turiste shqiptare apo te huaj. Interesi tjeter i shtetit eshte joshja ne Shqiperi e investitoreve te medhenj te huaj private, per te ndertuar qendra te medha pushimi.
    Albo
    Pra, ky eshte diferencim per arsye strategjike. Por e njejta (apo e ngjashme) strategji ekziston dhe ne sektore te vecante te industrise. Sdq. une jam dakord me pasjen e nje strategjie ekonomike dhe venien ne praktike te kushtezimeve qofte rregulluese territoriale qofte atyre urbane per zona te caktuara. Dakordoj dhe per taksen per pronesi toke...etj

    Problemi nuk eshte se keta fshatare s'po nxjerrin gje ne drite prej ketyre tokave. Problemi eshte se ata nuk i kane ende te tyret, si me thene. Pra si ka lene kush pas dore kur ende s'i kane.

    Gjithashtu jo te gjitha tokat aty jane private-fisnore, ka dhe toka qe jane publike/te gjithe popullit/shtetit, por problemi ka lind ne pronat qe kane zot, si me thene, por s'kane njohje pronesie...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sofi _ : 01-06-2011 më 01:45

  3. #83
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Une nuk te demonizova ty, por te bera te qarte, qe eshte mentaliteti qe ti perfaqeson me ate qe shpreh, qe eshte ne nje linje me mentalitetin e fshatareve qe zene me gure perfaqesuesit e Club Med, kur vizituan Kakomene. Dhe kjo ksenofobi e fshatareve te kesaj zone, per cdo gje te huaj, per cdo investitor shqiptar, eshte arsyeja qe rinia e anesdetit preferon emigracionin e jo jeten ne ate zone qe nuk ofron asnje mundesi punesimi e zhvillimi.
    Arësyeja pse preferohet emigracioni në breg, është po e njëjta pse preferohet në mal, dhe po e njëjta pse preferohet në qytet. Le mos të flasim shtrëmbër dhe ta pranojmë realitetin. Njerëzit ikën në emigracion se nuk ka punë, dhe shteti/shtetet e njëpasnjëshme shqiptare falimentuan në cdo aspekt, të paktën deri tani që duket sikur me shumë ngadalë po rifillon dicka. Nuk është e lehtë të ndërrosh 50 vjet mentalitet të mbrapshtë dhe të rimëkëmbesh pas një lufte civile, një ballkanike në veri, në një kohë ku të gjithë po falimentojnë, pra as klima botërore nuk të ndihmon në këtë aspekt. Arësyeja pse shqiptarët ikën, pa dallim se ku gjendeshin ishte për oportunitete më të mira. Madje do shkoj dhe më larg dhe do them se e dinin se cfarë do ndodhte, e dinin se si do shkatërrohej sistemi i edukimit, e dinin që pronat nuk do merreshin për ndoshta një brez, dhe zgjodhën një rrugë që un do thoja shpëtoi kombin nga një kolaps total. Eshtë e kotë të flasim këtu për kërcënimet fshesa, e për remitancat që sjellin shqiptarët jashtë shtetit në ekonominë shqiptare, e cila me anë të FX që e kontrollon shteti me bankat kryesore, financon borxhin që ka akumuluar.
    Minimumi që mund të bëj është të mos trajtoj si debila një kontigjent të jashtzakonshëm diaspore të shkolluar dhe me shumë më tepër kapacitet intelektual dhe horizonte se ata që janë atje. Por ja që atje është problemi, se ardhja e fondeve të diasporës, rrezikon status quonë e politikanëve injorantë shqiptarë.

    Ku dallon dollari dhe euro e investuar nga ai kosovari nga dollari e euroja e investuar nga ai greku, turku, amerikani, anglezi, francezi...? Nuk ka asnje dallim, prandaj boll na cuditet me keto justifikime te kota te nje mentaliteti mesjetar te mykur, qe ju le ne vend numero.
    Nuk dallon fare, por se cfarë bën populli me pronën e vet, që e ka paguar disafish, një herë me taksat ndaj osmanit, një herë me flori, një herë me floririn që ju sekuestrua nga komunizmi, e tani me mafitë që po ja vjedhin e di ai jo ti e as unë.


    Po, Durresi mund te kete 100 probleme me urbanistiken dhe ndertimet pa leje, por jane me mijera familjet shqiptare qe kane siguruar nje pune, kane hapur nje biznes te madh apo te vogel, dhe jetojne ne ate zone qe eshte nje nga zonat me te zhvilluara ekonomikisht ne vend.
    Durrësi, ka probleme të pariparueshme. Duke qënë se merrem me real estate-n shqiptar po ta përsëris, ka mbi 3000 njësi që nuk janë shitur sot e disa vjet. Pra me një mesatare shumë të vogël prej 50,000 eurosh, janë gati 150,000,000 euro të bllokuara. Sektori i ndërtimit ka vite që është në krizë.

    Une nuk po them qe Riviera te zhvillohet pa plan e pa marre parasysh shqetesimet e banoreve dhe ekosistemin natyror te zones me bukurine e saj. Por cdo gje vihet ne balance, dhe zhvillimi i kesaj zone fale turizmit, do te sjelle ate qe i mungon me shume banoreve te plakur te zones, femijet e tyre nga emigracioni, qe jane perhapur si zogjte e korbit ne kerkim te nje jete me te mire qe nuk ua ofron vendlindja e tyre.
    Plotësisht dakort, por këto banorë janë dhe do mbeten pronarë të asaj toke.

    Pra sipas teje, zhvillimi i turzmit ne vend, nuk qenka "eminent domain"? Nje rruge apo hekurudhe, qe i gjeneron shtetit vetem nje kacidhe ne taksa, qenka me rendesi te madhe. Kurse nje industri e tere, si turizmi, qe ka treguar ne vitet e fundit qe eshte potenciali me i madh i zhvillimit ekonomik te vendit, nuk qenka "eminent domain".
    Nuk është eminent domain fare, nuk është parë shteti në asnjë vend të sekuestroj toka bregu për këto gjëra. Por sic të përmenda rastin e Qipros, shteti ka facilituar investimet e huaja duke e deklaruar/legjitimuar pronën. Kushti numër 1 i një investori është të dijë me cilët pronarë ka të bëj. Shiko indeksin e shteteve të zhvilluara dhe janë ato shtete ku nuk ka probleme pronash. Shiko dhe Greqinë, është e zhvilluar kudo, përvec Epirit në veri, dhe arësyeja është se akoma nuk i dihet se cdo bëhet me pronat e Camëve. Cdo qytet është zmadhuar, zgjeruar modernizuar, por jo Epiri. Pra dhe ata që e kanë atë tokë në zotërim, dhe e kanë kthyer në burim agrikulture dhe nuk kanë zhvilluar plane për zgjerime urbane etj, sepse investori nuk e di nëse nesër do ketë apo jo probleme. Me logjikën tënde, shteti duhet të sekuestroj dhe Malet, sepse dhe aty ka potenciale zhvillimi turizmi dhe "shteti e di më mirë". Shteti mund të bëj plan zhvillimi, dhe ti imponoj kufijë estetikë sic bëhet për ndërtesat në Tiranë(aq a kaq kate që mos ngjaj qyteti pa një farë estetike) por jo ti thotë pronarit jepja tokës kësaj firmës se këta dijnë më mirë. Kjo është vjedhje. Pronari i bie pastaj të punoj për Turkun, Grekun dhe partnerat e tij në qeverinë/politikën Shqiptare. Ky është feudalizëm. Në kohën e Zogut ishim 200 vjet para me cështjen e pronësisë ku lulëzonte biznesi privat i vogël. Ti je dhe në Amerikë, modeli i biznesit të vogël, që sot lulëzon në Tiranë dhe Durrës është baza e krijimit të punës. Konglomeratat Kokëdhima & Co(prandaj dhe ky cirret në gazeta e do pushtet se ka plane betonizimi dhe vjedhje në jug) nuk hapin vënde pune, vec krijojnë oligarkë të rrezikshëm në kurriz të popullit.

    Vitin e kaluar, Shqiperine e vizituan me shume turiste, shqiptare e te huaj, se sa ka banore vendi. Sikur cdo turist te harxhoje jo me shume por $100, dhe le te themi se 3 milion turiste vizituan Shqiperine gjate gjithe vitit, i bie qe ne ekonomine shqiptare, te jene derdhur $300 milion dollare qe kane shkuar ne xhepat e biznesit te vogel e te mesem shqiptar. A e kupton se cfare potenciali e perfitimi ka Shqiperia nga turizmi?!
    Shifra të fryra, ku të huajtë quhen Kosovarët. Pjesa tjetër janë sllavët e Maqedonisë që shkojnë në Jug sepse u janë prishur marrëdhëniet me Greqinë. Por ka një trend që po rritet dhe potenciali i përfitimit ekziston, por shteti të përmirësoj sistemin fiskal, të krijoj kushtet për investim jo për grabitje dhe cdo gjë është në rregull.


    Ato qe une shkruaj, i gjen te dokumentuara ne temen perkatese. Fshataret e zones jo vetem qe bllokuan rrugen, po zune me gurre e huj edhe francezet e Club Med, kur shkuan te vizitonin zonen ku do te behej investimi. Dhe Club Med e ben te qarte ne njoftimin e saj per shtyp se perse po heq dore nga investimi, e arsyeja nuk eshte qeveria, arsyeja jane fshataret e zones dhe ceshtja e prones private qe keta fshatare ngrene. Lexoi ne temen ne vazhdim.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=52798



    Ku lexove me lart qe jam kunder prones private? Une ketu po mbroj te drejten e privatit, qofshin keta investitore te huaj apo te vendit, per te investuar ne vendin tim, per te ndihmuar qe Shqiperia te kthehet ne nje destinacionet me te frekuentura te turisteve te mbare botes. Nese fshatari qe ka token ne pronesi nuk e shfrytezon ate sic duhet per te promovuar turizmin, qeveria ka te drejte te sekuestroje token dhe t'ua veri ne dispozicion investitoreve te vendit apo te huaj qe jane gati te financojne projekte qe promovojne turizmin masiv.

    Albo
    Po pra populli është privat, private citizen je dhe në Amerikë. Fshatari, që i ka nipërit e mbesat me biznese në Greqi, Itali e me më shumë shkolla se sa një kabinet i tërë ministrash, nuk e shfrytëzon dot tokën në vendin e tij sepse sipas 7501, një ligj i fëlliqur famëkeq tokën e merr ai që banon atje. Pronarët origjinalë të atyre tokave, sot jetojnë në Tiranë, Durrës, ose jashtë shtetit, sepse kushtet nuk u krijuan nga shteti. Infrastruktura qe zero në jug. Të përmenda që në 2009 u shtrua rruga në Jug, pra pas gati 70 vitesh imagjino. Në fshatrat e Himarës dhe më gjërë mungonte rregullisht drita, dhe korrupsioni është rampant në nivel lokal, qarku dhe shtetëror. Sot qeveria ka centralizuar dhënien e lejeve për biznes ku kërkohet rinovim 1 vjecar(dicka e cuditshme sepse në cdo vend planet janë më afatgjatë) nga pronari i tokës për të ushtruar biznes. Në jug, mund të them se biznesi po vlon. Në Himarë psh, shumë biznese i kryejnë Kosovarët ku po i marrin me koncesion 6-mujor apo 1-vjecar strukturat ekzistuese dhe i operojnë Hotelet për atë "plakun injorant" që ti përmend duke ndarë në fund të vitit fitimet. Mirëpo media do të shkruaj për një jug me probleme, për njerëz të egjër që dalin në rrugë, për filogrekë, filoitalianë, antiqeveri, rrebela, ndërkohë që realiteti është krejtësisht ndryshe. Dhe kjo pa kushte për zhvillim biznesi, imagjino sikur ai ligj famëkeq hiqet dhe kthehet prona ku duhet.

    Deri më sot, njerëzit që kanë arritur të marin pronën e tyre sipas regjistrave origjinalë janë vetëm ata që janë futur në politikë. Një nga arësyet përse lufta politike është ashpërsuar në vend është pikërisht dhe për cështjen e pronave, një cështje që në këto vite tranzicioni ka vrarë me mijëra vetë, nga probleme serioze si vjedhje totale, e deri nga më grotesket si kullotja e dhisë në pronën e tjetrit. Investitorët kur shohin këto gjëra as që duant i afrohen problemeve të tilla.

    Diaspora shqiptare numëron me dhjetra mijëra biznese në Itali, Greqi dhe Amerikë, dhe një pasuri që gjithmonë është numëruar në mbi 30 bilion euro. Problemi pronësor është problem i lidhur strikt me politikanët, e cila i trëmbet, madje tmerrohet nga kapitalet e diasporës dhe lidhjet që ka ajo vetë me investorë që nuk llogariten nga qeveria, pasi llogaritet bakshishi që nuk do marrin. Por edhe sikur ai bakshish të merret, dhënia e pronës tek privati, ngushton jashtëmase pushtetin e Tiranës dhe nëse po këta njerëz nuk janë pronarë me partnershipat e tyre në pronat e të tjerëve, atëher politika nuk do jetë më shumë përfituese, dhe do merret në dorë nga njerëzit e saktë idealistë që duan të ndërtojnë një sistem të fortë ligjor, jo që mezi presin e kacafyten për tu futur në politikë, pasi është rruga më e sigurtë për një pasurim të llahtarshëm.

    Ta dinin shqiptarët se si lekët e politikanëve shqiptarë kanë gjetur rrugët, po ashtu si lekët e Mubarakut dhe shumë diktatorëve të tjerë në Private Equities dhe fonde të ndryshme në perëndim, nëpërmjet kompanish guackë etj, do bëhej njëra, sic po bëhet në Greqi, kur Gjermania përmendi se ka mbi 600,000,000,000 Euro të Grekëve në bankat Zvicerane, dhe le ti përdorin për të paguar borxhin. Këto janë lekët e bakshisheve të privatizimeve, dhe vjedhjeve masive që janë kryer atje. Me këtë model ekonomik ballkanik që promovon vjedhjen ose të pronës publike ose të pronës private, mos u habit kur një gjë e tillë të ndodhë dhe tek ne.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #84
    ZGJIDHJA E PROBLEMIT TË PRONËSISË DUHET TË JETË PRIORITET
    MBI PRIOROTETET PËR KLASËN POLITIKE SHQIPATRE
    PËR VENDOSJEN E DEMOKRACISË
    DHE LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT POLITIK DHE EKONOMIK

    Para zgjedhjeve elektorale përfaqësuesit e forcave politike Sali Berisha dhe Edi Rama premtuan se do ta zgjidhin përfundimisht problemin e pronës. Po ashtu Bashkimi Europian dhe ambassadorët z.Etore Sequi dhe z. Aleksander Arvizu me të drejtë e kanë theksuar rëndësine e sigurisë së titujve të pronësisë. Prona mbetet pengesa kryesore për përparimin e Shqipërisë në BE dhe kjo është sfida për z. Sali Berisha dhe z. Edi Rama. Titujt e pronësisë përcaktohen qartë me nenet 41 dhe 181 të kushtetutës, por si legjislacioni aktual dhe draftet e propozuara nga mazhoraca nuk përputhen me Kushtetutën. Këto drafte që pretendojnë zgjidhje përfundimtare nëpërmjet kompensimit, bien ndesh me kërkesat e BE, e shkelin kushtetutën dhe realisht janë përpjekje për të justifikuar me ligj grabitjet e pushtetarëve të periudhës postkomuniste. KOMPENSIMI DHE LEGALIZIMIN PARA KTHIMIT SHKEL NENIN 181 TË KUSHTETUTËS DHE SABOTON INTERESAT KOMBËTARE. LEGJISLACIONI AKTUAL i PRONËS QË KA KRIJUAR SISTEMIN KLEPTOKRATIK DO GJENEROJË KRIZA PAS KRIZASH. Nëse vullneti politik nuk do korigjojë gabimet e postkomunizmit, me pronat e trashëguara, Shqipëria do vazhdojë të shkatërrohet , të vidhet, të shitet dhe do të nxirret në ankand.
    Tani që zgjedhjet përfunduan, në emër të pronarëve të ligjshëm, të shpronësuar nga diktatura, kemi të drejtë të shtrojmë përsëri, para kryetarit të mazhorancës dhe atij të opozitës pyetjen: Kur do të kthehet tek i zoti prona e trashëguar, prona që regjimi komunist i grabiti dhe shteti demokratik, në këto 20 vjet akoma nuk i ka kthyer.
    Peticioni i akademikëve drejtuar institucioneve dhe drejtuese të shtetit i nënshkruar nga Ylli Popa, Pandeli Çina, Eduard Sulstarova, etj nuk u dëgjua prej politikanëve. Ky Peticioni i publikuar në shumicën e mediave në shtator 1999 mbyllet me këto fjalë: “Problemi i zgjidhjes së pronësisë në Shqipëri, është shumë më i lehtë, nga sa e paraqesin politikanët, që synojnë të pasurohen ose të përfitojnë padrejtësisht. Zgjidhja e këtij problemi kyç për sistemin e demokracisë në Shqipëri bëhet vetëm me një angazhim serioz dhe vullnet të sinqertë nga ana e drejtuesve të shtetit shqiptar. Peticioni ynë është vazhdim i kërkesave të njëpasnjëshme të bëra nga forcat demokratike, që nga viti 1991, për të arritur me mjete demokratike vendosjen e demokracisë së vërtetë, realizimin e orientimit euroatlantik të Shqipërisë, stabilizimin e rendit dhe qetësisë”. Ky apel i akademikëve mbetet aktual sikur të jenë shkruar sot në Qershor 2011.
    Ashtu si Peticioni i Akademikëve dhe publikimi i Qendrës Shqiptare të të Drejtave të Njeriut » dhe « Zyrës Juridike Falas e CAFOD » në Shtator 2000, që për deputetët i është dorëzuar Kryetarit të Kuvendit Skënder Gjinushi dhe për Qeverinë i është dorëzuar ministrit kundër korrupsionit z. Ndre Legisi kanë përsuar fatin e peticionit të akademikëve. Kjo paraqitje në dukje si “pakujdesi për pronat” në fakt është marrëveshje për hajdutëri e udhëzuar nga Ramiz Alia sipas udhëzimeve të mbledhjes së Katovisës. Ju citoj përsëri analizën juridike të CAFOD, që thotë: “Në zbatim të të drejtave të njeriut duhet që t’u japim edhe kompensim në para të burgosurve dhe te sekuestruarve e të shpronësuarve t’u kompletojmë komoditete banimi. Do t’u japim nga një letër në dorë që u njihet prona, por këtë (pronën), nuk do t’ua japim asnjëherë. Do t’i ngatërrojmë në forma të ndryshme njeri me tjetrin që të kalojnë në gjykatë, ku do të zbatohet rotacioni: nga gjykata e shkallës së parë në të dytën dhe për shkak difektesh teknike, kthim për rigjykim në shkallën e parë. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por edhe këtyre, duke u dhënë një pasaportë dhe me pak presion i largojmë jashtë. Ata që do të pretendojnë dhe do të këmbëngulin do të lëndohen ! Pasuria e tëra na përket ne, se ne e bëmë”.
    Praktikisht kjo platformë e fermentimit të diktaturës në hajdutëri është realizuar. Qëndrimi konseguent për penguar me ligje dhe vendime kthimin e pronës tek i zoti dhe vjedhja e saj prej pushtetarëve rëndon të gjithë politikanët e këtyre 20 vjetëve, duke filluar nga Ramiz Alia por në rradhë të parë rëndon mbi z. Sali Berisha. Ndryshimi i ligjeve për të realizuar respektimin e të drejtës së pronës nuk është çështje vetëm e të shpronësuarve, por një çështje kombëtare, që me siguri do të jetë preokupacioni i platformës që kërkon z. Kreshnik Spahiu. Veç frenimit ekonomik dhe konflikteve sociale moskthimi fizik i tokës pronarëve të ligjshëm është tradhëti ndaj interesave të Shqipërisë, prandaj problemi i pronës është sot sfida para Sali Berishës dhe Edi Ramës, dhe detyrim i tyre, për ta futur politikën shqiptare në rrugën e zhvillimeve demokratike. Ky ësht problemi më prioritar nga 12 pikat që kërkojnë ndërkombëtarët nga politika shqiptare, problem që efektivisht ka bërë hapa prapa dhe jo përpara.
    Qeveria Shqiptare ne vendimin Nr 350 datë 29.04.2011 “Për miratimin e planveprimit për zgjidhjen e pronësisë, e identifikuar në Memorandumin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ka përcaktuar në plan masash, por në vend të efekteve pozitive ato masa do ta përkeqësojë situatën. Ky vendim i Këshillit të Ministrave është nxjerrë pa marrë asnjë kontakt me Shoqatën tonë që përfaqëson palën e interesuar dhe bëhet duke keq përdorur referimin tek Memorandumi e Këshillit të Evropës. Qeveria deklaron se ka nxjerë vendimin nr 350 në zbatim të Kushtetutës, kur faktikisht e shkel kushtetutën. Kushtetuta parashikon kompensim për pronat që shfrytëzohen për nevoja publike , ndërsa Qeveria kërkon ti sorrollasi pronarët nëpër zyra dhe gjykata dhe ta shtrijë kompensimin edhe për pronat që politikanët (të të dy krahëve) kanë përvetësuar në këtë periudhë 20 vjeçare tranzicioni. Kthimi i pronës së trashëguar nuk është bamirësi e politikanëve. Zgjidhja nuk mund të bëhet nëpërmjet kompensimit ashtu siç është propaganduar deri sot por nëpërmjet kthimit. Titujt e qartë të pronësisë janë parakusht për zhvillimin e ekonomisë kapitaliste të tregut dhe titujt e pronësisë duhet të jenë në përputhje me nenet 41 dhe 181 të kushtetutës. Prandaj vetë Shteti ka detyrim ta kthejë pronën tek i zoti në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe Konventën Evropiane të Drejtave të Njeriut.

    Një analizë e situatës së pronës pas 20 vjet pluralizëm pseudodemokratik
    Pikat e forta të pronarëve janë:
    1. Në 1991 kemi fituar lirinë e fjalës, të fesë, lirinë e shprehjes dhe të shtypit.
    2. Kemi Kushtetutë, të mirtuar edhe me votim nga populli, që në kapitullin e të drejtave të njeriut, tregon çështë prona dhe si fitohet, duke garantuar dhe të drejtën e pronës së trashëguar (nenet 41 dhe 181). Prandaj, prona e trashëguar nuk mund të humabsi dhe nuk mund të tjetërsohet përveçse për nevoja publike kundrejt shpërblimit paraprak.
    3. Jemi shtet anëtar në NATO dhe kandidat për në BE.
    4. Për faktin se pronat e trashëguara akoma nuk janë kthyer tek i zoti, janë sensibilizuar të gjitha ambasadat dhe forumet ndërkombëtare.
    5. Shoqata jonë është antare e UIPI (organizatës ndërkombëtare të pronarëve] që e ka ngritur këtë problem ne Këshillin e Europës.
    6. Dokumentat e pronave conform kushtetutës disponohenpërej Shtetit. Sistemi i Diktaturës në regjistrat e shpronësimeve dhe shtetëzimeve ka rregjistruar të gjitha pronat e grabitura prej qytetarëve pas vitit 1945. Arkivi i Shtetit dhe zyrat e kadastres kanë dokumentat e pronave për çdo pronar të shtetëzuar regjimi komunist.
    7. Sipas dokumentave shteti është pronar për 52 % të pronave dhe qytetarët janë pronarë për 48 % të pronave. Vetëm 13 % e familjeve fashatare nuk kanë pasur tokë në pronësip or e mernin atë në përdorim nga famijlet që kishin shumë tokë. Pra shtetit i del dhe i tepron tu japi tokë atyre që nuk kanë.
    8. Tradita shqiptare e respekton me përpikmëri të madhe të drejtën e pronës private. Kushtetuta e Shkodrës e publikuar në shekullin XIV , që 700 vjet më parë e respektonte pronën private në mënyrë të atillë që do të vlerësohej maksimalisht prej Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe prej gjykatave më rigoroze të SHBA.
    9. Nën presionin e institucioneve ndërkombëtare FMN dhe Bankës Botërore, në prill 1998, Parlamenti i Maqedonisë, me urgjencë nxorri ligjin për kthimin e pronave të shtetëzuara tek i zoti. Rezultati ishte që Maqedonia u pranua ne Bashkimin Evropian.
    10. Shqipëria e ka nënshkruar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe shteti është i detyruar ta zbatojë atë.
    11. Respektimi i të drejtës së pronës është kusht që Shqipëria të pranohet në Evropë.
    12. Peticioni i akademikëve i vitit 1999 dhe shumë peticine të tjera të intektualëve, kanë sensibilizuar për domosdoshmërin e respektimit të të drejtës së pronës.
    13. Rraporti Këshillit të Evropës 2010 vuri në dukje problemin e pronës. Po ashtu ambasadori BE Etore Sequi, ambasadori SHBA z. Arvizu e kanë theksuar rëndësinë e titujve të qartë të pronësisë, duke thënë me të drejtë se ky problem duhet të zgjidhet pas zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011.
    14. Gazetat tona dhe gazeta Dielli e shqiptarëve të SHBA, vazhdimisht po shtrojnë problemin e zgjidhjes së pronës si detyrim për shtetin dhe zgjidhjen nëpërmjet kthimit fizik, duke parashikuar kompensim për pronat që shfrytëzohen për nevoja publike dhe ato që para viteve 1991 janë zënë me godina banimi.

    Pikat e dobëta dhe negative për pronarët janë:
    1. Në Shqipëri, ka elektorat të majtë dhe të djathtë por nuk ka parti të majta dhe të djathta. Partitë e krijuara në 1991 degraduan në klane dhe banda që shfrytëzojnë pushtetin për tu pasuruar. Idealet e Dhjetorit u keqpërdorën.
    2. Klasa politike nuk ka krijuar shtetin demokratik por kanë krijuar një shtet kleptokratik që është rezultat i zbatimit të platformës së Katovicës por dhe i ndikimit të politikave agjenturore. Kjo vërtetohet me faktin se kanë kaluar 20 vjet dhe pronat e trashëguara akoma nuk janë kthyer tek i zoti. Vjedhja e pronave është më flagrante në zonat turistike bregdetare.
    3. Në këto 20 vjet pluralizëm politikanët kanë zhvilluar anarkinë e pronës. Për këtë politikanët kleptokratë dhe antipronarë, pronarët e shpronësuar nga diktatura i quajtën ishpronarë, me qëllim që pronat e tyre ti menaxhonin pushtetarët. Politikanët e të dy krahëve treguan se ishin si buka e një brumi.
    4. Për shkak të mentalitetit komunist të trashëguar dhe zbatimit të orientimit të Ramiz Alisë sipas Katovicës, në 1989 në prag të shembjes së komunizmit, që nën maskën e një pluralizmi fallco, një klan i sistmit komunist të riciklohet në politikë dhe në ekonomi.
    5. Nuk u realizua shteti demokratik dhe shteti i së drejtës, siç premtoi Sali Berisha në 1991. Ai dhe politikanët e tjerë në vend të demokracisë realizuan shtetin klanor kleptokratik, këtë hibrid ku vazhdon dhuna e shtetit mbi pronën dhe përzihet korrupsioni pushtetar. Kemi anarki institucionale dhe nuk mund të bëhet fjalë për shtet ligjor
    6. Për të justifikuar përvetësimet në favor të vetvetes dhe klaneve mbështetëse pushtetarët pa mbaruar kthimin kanë nxituar të bëjnë vendime për kompensimet dhe legalizimet e zaptimeve.
    7. Kanë kaluar shumë vjet nga përmbysja e diktaturës, por problemi i pronës jo vetëm nuk është zgjidhur por vazhdon të koklavitet. Politikanët qëllimisht e ngatërrojnë konceptin e kthimit fizik me kompensimin.
    8. Ligji 7501 është ndryshuar shumë herë, por deputetët kanë ruajtuar të pa prekur nenin 8 që shkel të drejtën e pronës së trashëguar, që është bërë çiban dhe gangrenë e malinjizuar, në trupin Shqipërisë. Ata që “kanë gëlltitur çorbën e prishur” me këtë nen pasurohen ndërsa shefat e tyre kanë synuar frenimin e zhvillimit ekonomik, prishjen e identitetit kombëtar, ç’kombëtarizimin dhe greqizimin e Shqipërisë jugut. Këtë nen duhet të kndështojë aleanca “Kuq dhe Zi”, alenca për qytetarin dhe aleanca për të ardhmen, por ato i shmangen debatit për të drejtën e pronësisë.
    9. Pas 1991 e majta apo e djathta e kanë zënendësuar njëra tjetrën jo për hir të programit më të mirë por ato kanë fituar vota për shkak të gabimeve dhe korrusionit të patolerushëm të palës në fuqi.
    10. Institucionet për kthimin e pronave duke zbatuar ligje që nuk respektojnë të drejtën e pronës dhe nuk përputhen me nenet 41 dhe 181 të kushtatutës, kanë rënë në vorbullën e korrupsionit .
    11. Korrupsioni me pronat ka përfshirë hallkat e administratës por dhe të gjyqësorit.
    12. Mos kthimi i pronës së trashëguar tek i zoti dhe krijimi i anarkisë së titijve të pronësië, është bërë shkak për të kultivuar korrupsionin në administratë dhe në sistemin e drejtësisë. Mbi 70 % e proceseve gjyqesore dhe mbi 50% e krimeve janë për shkak të pronës. Pas vitit 1991 për shkak të anarkisë së pronës ka mbi 3500 të vrarë.
    13. Në fakt korrupsioni dhe shkaterrimi i Shqipërisë po bëhet me ligjet antipronar të PD – PS .
    14. Ananlistët e politikës, gazetarët, nën presionin e politikës shmangin konstatimin se shteti akoma nuk ka respektuar të drejtën e pronës së trashëguar, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe konventën.
    15. Mediat e ndodhura në presion botojnë vetëm shkrimet me objekt kompensimin e pronave dhe nuk i përgjigjen kritikave publike, të shoqatës “Pronësi me Drejtësi” dhe “Bregdeti”.
    16. Ambasadorët e institucioneve ndërkombëtare, përfshi ata të B. Botërore dhe FMN nuk kanë vlerësuar ankesat tona dhe kanë financuar këtë politikë të gabuar.
    17. Institucionet ndërkombëtare nuk i kanë vlerësuar ankesat tona se pushtetarët po vjedhin pronat tona. Përgjegjësi të veçantë ka ambasadori i OSBE z. Osmo Lopponen, në vitin 2004, nën kujdesin e të cilit u hartua ligji për pronat i cili nuk anulloi por e mbrojti dhe e inkludoi në aneksin e ligjit nr 9235 nenin 8 të ligjit antishqiptar 7501.
    18. Projekti i fundit i OSBE për regjistrimin e pronave në zonën, turistike të bregdetit të jugut, që ka filluar në janar 2011 do të dështojë dhe këto financime të BE mund të bëhen dëmprurëse pasi platforma e tij është shtruar gabim. Ky projekt do të shpenzojë fondet e miratuara nga BE, pa mundur të japi një model për respektimin e të drejtës së pronës konform nenit 181 të Kushtetutës.
    19. Ndërkombëtarët deri sot janë treguar të pa aftë të kuptojnë makiavelizmin e politikanëve dhe faktin se lufta për pushtet është zhvilluar gjithmonë e ashpër dhe jashtë parimeve demokratike sepse pushteti të pasuron dhe për pasojë nuk kanë mundur të menaxhojnë siç duhet periudhën postkomuniste.
    20. Ndërkombëtarët nuk kuptojnë se prej vitit 1991 ka munguar dhe vazhdon të mungojë vullneti politik për kthimin e pronës tek i zoti.
    21. Politikanët shqiptarë të paskomunizmit kanë qenë të aftë ti mashtrojnë ambasadorët dhe reporterët e huaj të cilët e kanë relatuar problemin e pronës ashtu siç ju intereson pushtetarëve. Rapoti që i është komunikuar Parlamentit Europian dhe Keshillit te Europes nga zoti Fyle 2010, lidhur me detyrimin kushtetues të Shtetit që të kthejë në origjinë pronat e grabitura nga sistemi komunist ndonse eshtë më i mirë se raportet e me parshme ka mangësi të dukshme. Raporti Fyles nuk konstaton se:
    a. shteti pas vitit 1991 e deri sot edhe pse i disponon të gjitha dokumentat dhe mjetet e nevojshme, nuk dëshiron ta bëjë dallimin se cilat janë prona të shtetit dhe cilat janë prona private të shtetasve, që u shtetëzuan prej sistemit komunist.
    b. Në zbatim të Dispoziatave Kryesore Kushtetuese, pronat e shtetëzuara shteti pas vitit 1991, duhet ti kishte kthyer tek subjekti i shpronësuar me përjashtim të atyre pjesëve që shfrytëzohen për vevoja publike ose qe deri në vitin 1991 ishin zënë me godina banimi, por në këto 20 vjet diktature të kamufluar me pluralizëm dhe elemente të çrregullt të ekonomisë tregut, veprimtaria shtetërore ka vazhduar dhunën shtetërore mbi pronën private.
    c. Shteti ka shkelur Dispozitat Kryesore Kushtetuese, vazhdon të shkeli Kushtetutën në fuqi nenet 41 dhe 181 i Kushtetutës në fuqi dhe Nenin 191 të Dokumentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nr 11115 datë 20 dhjetor 1996
    d. Pushtetareve ju intereson ta shtyjne sa me shume kete periudhë amullije me pronën se kështu pasurohen
    22. Raporti Fylle, 2010 ka anë të dobët se megjithse konstaton moskthimin e pronës por praktikisht ka rënë në grackën e pushtetarëve që mashtrojnë kur pretendojnë ta zgjidhin problemin pa përfunduar kthimin dhe jo nëpërmjet kthimit por nëpërmjet kompensimit. Në Raportin Fyle, kompensimi për qytetarët përmendet në më shumë se 17 paragrafe, ndërsa për institucionet fetare raporti Fyle shprehet qartë dhe prerë me një rrjesht të vetëm duke përcaktuar se : shteti ka detyrim që prona e shtetëzuar ti kthehet institucioneve fetare. Do të ishte shumë mirë që po ashtu me një rresht të shprehej edhe për kthimin e pronës tek qytetarët duke përcaktuar dhe një afat kohor.

    JANË SOT MUNDËSITË QË PROBLEMI PRONËS TË ZGJIDHET SHPEJT DHE ME LEHTËSI
    Janë të gjitha mundësitë që të respektohet e drejta e pronës konform Kushtetutës, dhe për këtë falenderojmë faktorin ndërkombëtar. Sot zgjidhja e drejtë ka si parakusht që Sali Berishs, Edi Rama dhe nërkombëtarët të duan një Shqipëri demokratike dhe të pohojnë se:

    1. Demokracia ndryshon nga diktatura komuniste në qendrimin ndaj pronës private.
    2. Se shteti ligjor zbaton ligje që përputhen me Kushtetutën
    3. Në kushte të një shteti kleptokratik, ku Kushtetuta si deri më sot është fiktive, dhe citohet vetëm për qëllime propagandistike, zgjedhjet mund të sjellin në pushtet emra të rinj por nuk mund të sjellin demokracinë.
    4. Pa u kthyer prona tek i zoti do të mungojë stabiliteti social, Shqipëria do vazhdojë të lëngojë sepse vazhdon të jetë e vjedhur e drejta e pronës që është themeli i demokracisë.
    5. Se zgjidhja e pronës jep zgjidhje për shumë problem te tjera përfshi anomalitë në fushatat zgjedhore, korrupsionin galopant, përparimin e ekonomisë etj.
    6. Se politikanet nuk e kane vullnetin politik për ta zgjidhur këtë problem, pasi edhe pas 20 vjetësh propozojnë ligje që e shkelin nenin 181 të Kushtetutës, prandaj ata duhet të bashkëpunojnë dhe të jenë të hapur me Shoqatën e të Shpronësuarve

    Problemi pronës duhet të kushtëzohet si prioritet në raport me 12 pikat e kërkuara dhe të monitorohet nga afër. Meqenëse të dy krahët e politikës kanë interesa që të mos ta respektojnë të drejtën e pronësisë, zgjidhja është ne dorën e nderkombëtarëve.
    Nëse ndërkombëtarët kushtëzojnë Shtetin Shqiptar që kthimi i pronës të jetë detyrim i shtetit, Shoqata e ka të përgatitur projektligjin në mënyrë që të korigjohen tjetërsimet e paligjëshme dhe grabitjet e organizuara nga pushtetarët dhe prona të kthehet tek i zoti në përputhje me Kushtetutën, po ashtu dhe kompensimi të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe i gjithë ky proces të mbyllet pa faturë financiare, në një kohë shumë të shkurtër, duke i thënë STOP korupsionit. Projektligjet dhe vendimi i Qeverisë e shkelin kushtetutën, zgjasin me vite kohë dhe lenë detyra për qeveritë e ardhme, detyra që praktikisht janë të pa realizushme.
    Ne falenderojmë faktorin ndërkombëtar për vëmendjen në rritje ndaj problemit të pronës dhe theksojmë se zgjidhja e drejtë afrohet nëse ndërkombëtarët do ta konsiderojnë prioritet kthimin e pronës së shtetëzuar, që ata të caktojnë dhe afat për zgjidhjen e kthimit fizik dhe shpalljen e pavlefshmërisë për vjedhjet e kryera nga oligarkia e politikanëve. Kjo mbyll burimin kryesor të mafies së trojeve. Zgjidhja është e shpejtë dhe e sigurtë, mjafton që Shteti të hapi arkivat dhe aty janë të plota dhe të sakta dokumetat e pronave që ju janë shtetëzuar qytetarëve(48%) dhe pronat që i përkasin shtetit (52%). Që të mund të realizohet kompensimi, ai duhet të ndahet në kohë nga kthimi. Fillimisht duhet të përfundohet kthimi dhe pas përfundimit të kthimit hapet mundësia e kompensimeve dhe më vonë dhe e legalizimeve. Kjo zgjidhje jo vetëm që nuk ka faturë financiare por realizon kthimin fizik të pronave të trashëguara në përputhje me nenin 181 të Kushtetutës dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Ftojmë me gjithë zemër mediat, analistët e politikës dhe gazetarët, Shoqatën Atdhetare Vatra, institucionet demokratike si dhe z. Sali Berisha dhe z. Edi Rama, të angazhohen për zgjidhjen e këtij problemi që nuk i përket vetëm pronarëve por është një çështje e të ardhmes së Shqipërisë dhe Kombit Shqiptar të shumëvuajtur.

    Rrapo Hajredin Danushi

    Kryetar i Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”

  5. #85
    Kryesia e Shoqatës « Bregdeti »
    Prot. Nr …..
    Adresa : kutia postare 258 PTT Tiranë
    Tel. 0693455112
    Tiranë, me 26.08.2011


    APEL I BREGDETIT


    Drejtuar

    Ambasadorit të BE, Shkëlqesisë së tij Ettore SEQUI
    Ambasadorit të OSBE, Shkëlqesisë tij Eugen WOLLFARTH,
    Ambasadorit të SHBA , Shkëlqesisë tij Aleksander ARVIZU


    Shkëlqesia juaj,

    Duke shprehur respekt për institucionin që përfaqësoni dhe veprimtarinë tuaj në ndihmë të zhvillimeve demokratike në Shqipëri, në emër të kryesisë së Shoqatës “Bregdeti” më lejoni t’ju parshtrojmë sa vijon:
    Situata e përgjithshme e mos respektimit të të drejtës së pronës është po ajo që ju kemi paraqituar në shumë kërkesa tona të mëparshme, por kalimi i kohës po e rëndon situatën .
    Shoqata jonë, kërkon atë që është më themelore për një vend të shpallur demokratik: zbatimin e Kushtetutës dhe të Kodit Civil, për kthimin tek i zoti të pronës që ka shtetëzuar shteti i diktaturës. Këtë po e kërkojmë prej vitit 1991 por anarkia e titujve të pronësisë që predominon në zonat bregdetare turistike, vazhdon të thellohet. Këtu ka gisht mafia dhe korupsioni që i bën politikanët dhe ambasadorët të mos raportojnë realitetin por të flasin ashtu siç ju intereson klaneve, duke nxjerë në plan të parë probleme të tjera dhe duke e spostuar problemin e pronës.
    Respektimi i të drejtës së pronësisë duhet të ishte një nga detyrat e para pas shpalljes së demokracisë në 1991 dhe kjo është kërkesa për të cilën ne jemi në harmoni të plotë me Shoqatën Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”, por ne kemi specifikën tonë pasi pronat tona që i përkasin prefekturës së Qarkut Vlorë, janë shumë të lakmuara nga oligarkia e politikanëve. Çdo ditë që kalon pronat tona vazhdojnë të shfrytëzohen dhe përvetësohen prej klaneve të politikanëve.
    Ligjet e miratuar për pronat në tërësinë e tyre bien ndesh me të drejtën e pronësisë, por dhe zbatimi në praktikë i këtyre ligjeve është bërë i gabuar, duke shkelur më tej të drejtën e qytetarëve që ata të gëzojnë lirisht pronën e shtetëzuar nga komunizmi.
    Në përgjigje të Memorandumit CH/Inf/DH (2010)20, datë 25 maj 2010 të Komitetit të Ministrave Qeveria Shqiptare me vendimin Nr.350, datë 29.4.2011, ka miratuar “Planveprimin për zgjidhjen e problematikës së çështjeve të pronësisë …” që i është raportuar Këshillit të Evropës. Këtë planveprim ne e vlerësojmë të gabuar dhe të dështuar sepse problematikën e pronës nuk e zgjidh kompensimi por kthimi fizik. Zgjidhja e qëndrushme kërkon zbatimin e parimeve duke zbatuar Kushtetutën, duke shpallur të pavlefshme vjedhjet dhe transferimet e pronave që janë bërë në kundërshtim me përmbajtjen e nenit 181 të Kushtetutës dhe të Konventës. Kompensimi siç ka raportuar Qeveria, bie ndesh me nenin 41 të Kushtetutës, pasi nuk mund të justifikohet si nevojë publike që pronat tona ti gëzojnë politikanët e pas vitit 1991 dhe klanet e tyre. Kompensimi që preferon Qeveria, jo vetëm që bie ndesh me Kushtetutën, por duke kompensuar vetëm nga 200 metra katrore ky process nuk përfundon as pas 700 vjetësh. Veç kësaj kjo Qeveri nuk mund të lërë detyra për qeveritë e tjera.
    Ne sygjerojmë që ky kompensim t’u jepet atyre që kanë përfituar padrejtësisht pronat tona që do të ju hiqen dhe problematika me pronat të zgjidhet duke respektuar të drejtën e pronësisë duke e kthyer pronën e grabitur tek i zoti sipas nenit 181 të Kushtetutës, Kodit të Pocedurës Administrative dhe Kodit Civil.
    Ka edhe ligje relativisht të mira por që nuk zbatohen dhe po të zbatoheshin do korigjonin pjesën e zbatimit të gabuar të ligjeve te miratuara. Ky është ligji për verifikimin e titujve të pronësisë. Ne kërkojmë që ky ligj të zgjerohej edhe për pronat e shtetit, pasi shteti demokratik nuk mund të jetë pronar i pronave tona të shtetëzuara nga diktatura. Në Qarkun e Vlorës, që mbulon zonën turistike, Vlorë Sarandë, Institucioni i Prefektit, që ka detyrim ligjor të zbatojë këtë ligj dhe të verifikojë titujt e pronësisë, praktikisht nuk funksionon dhe e mban të bllokuar zbatimin e këtij ligji. Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave, po ashtu ka bllokuar procesin e dhënies së vendimeve për kthimin e pronave dhe nxitohet të shpejtojë zbatimin e vendimeve për kompensim, duke mbivendosur dokumentat e pronësisë. Kjo e thellon anarkinë e pronës dhe ka futur konflikte midis familjeve. Prej 20 vjetësh po zbatohet një standard i dyfishtë. Në veri pronat i janë kthyer famijles së shpronësuar në kufijtë e vjetra. Në rrang vendi në afro 75% pronat janë kthyer tek i zoti. Në zonën turistike pronarët përgjithësisht kanë mbetur me gisht në gojë. Sipas ligjit 7501 trashëgimtari që jeton në fshat ka marrë pronë që Komisioni e ka ndarë për frymë, ndërsa vëllezërit e tij që jetojnë në qytet, ligji i privon që të gëzojë pjesën përkatëse nga prona e trashëguar. Kjo ka futur konflikte edhe brenda familjes.
    Fakti që zytrarë të lartë të BE dhe SHBA deklarojnë se lidhur me pronën politika shqiptare ka bërë hapa përpara dhe se prioriteti kryesor qenka Kodi zgjedhor, marrëveshja PS-PD etj , na bën të kuptojmë se këto instanca nuk e njohin realitetin, se ato nuk janë informuar me ankesat tona por janë informuar vetëm me këndvështrimin e pushtetarëve. Prandaj ju lutemi që situata kritike e pronës të kuptohet saktë nga ju por dhe ti paraqitet e plotë Komitetit Të Ministrave Të Këshillit Të Europës dhe instancave të tjera që përcaktojnë politikat ndaj Shqipërisë.

    Rekomandimet e dokumentit nr 11115 datë 20.12.2006 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës pikat 9.6 dhe 191 janë të qarta por nuk po zbatohen.

    Në pikën 9.6, Asambleja kërkon nga drejtuesit e politikës shqiptare të shpejtojnë procesin e regjistrimit dhe të kthimit të pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist. Lidhur me kompensimin kërkohet që Qeveria të garantojë kompensim në përputhje me detyrimet Kushtetuese me të drejtën e pronës dhe Nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
    Në pikën 191 thuhet: Autoritetet shqiptare duhet të shpejtojnë procesin, në mënyrë që të përfundojnë regjistrimin dhe kthimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist dhe po ashtu dhënien e kompensimeve në përputhje me të drejtat kushtetuese për pronën si dhe Nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
    Për të vërtetuar qëndrimin antipronar të Shtetit, ju sjellim si shembull faktin se Qeveria në vendimin Nr.350, datë 29.4.2011, Planveprimi për zgjidhjen e pronësisë, lidhur me ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut ka pranuar mos ekzekutimin e rastit Driza, por kjo është një paraqitje jo e plotë e situatës. Qeveria ka dizinformuar zyrën e KE që ndjek ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut se Vendimi 10508/02 Gjonbocari etj kundër Shqipërisë, i datës 23 Tetor 2007, është ekzekutuar. Nga Shteti është ekzekutuar gjoba për mos ekzekutimin e një vendimi të Gj. Lartë, por vendimi i Gj. Lartë që ka të bëjë me kthimin fizik të pronës, tek i shpronësuari nuk është ekzekutuar. Gazeta Telegraf e datës 15 Gusht 2011 bëri publike një intervistë të pronarit të kësaj prone turistike z. Agron Boçari se jo vetëm vendimi i Strasburgut nuk është ekzekutuar por zaptusit e paligjshëm të pronës së tyre i kërcënojnë ata me humbjen e jetës. Ky është vetëm një rast si shumë pronarë të tjerë të zonës turistike Vlorë Sarandë, që kanë rënë nga shiu në bershër. Për ta ndalur këtë situatë makabre Kryesia e Shoqatës “Bregdeti” kërkon që ju të informoni saktë ndërkombëtarët. Ne gjithashtu kërkojmë një ekip ekspertësh për të verifikuar këtë qendrim kaq të papërgjegjshëm ku Qeveria raporton se ky vendim i Strasburgut është ekzekutuar. Shoqata disponon dokumentat për ta vërtetuar se ky vendim nuk është ekzekutuar. Ne nuk ju kërkojmë që nga ju të zgjidhet një rast konkret, por thjesht kërkojmë të evidentojmë këtë rast si shembull për qëndrimin armiqësor ndaj pronarëve të shpronësuar nga komunizmi, mungesën e shtetit ligjor dhe papërgjegjshmërinë ndaj detyrimeve ligjor dhe kushtetuese. Kërkojmë gjithashtu që ky ekip, pasi të marri kontakt me Kryesinë e Shoqatës Bregdeti të shikojë realitetin në zonën Vlorë Sarandë dhe të përpilojë një raport real për vjedhjet dhe transferimet e paligjëshme të pronave, që kanë organizuar pushtetarët për pjesët më të bukura të Rivierës Shqiptare.
    Ju lutemi që instancat eprore të Evropës dhe Shtëpisë së Badhë që përcaktojnë politikat ndaj Shqiptërisë të informohen saktësisht se pronarët e shpronësuar të zonës turistike kanë 20 vjet që presin kthimin e pronës, por ligjet e miratuara pas vitit 1991, na konsiderojnë ish pronar edhe pse ne nuk e kemi shitur pronën. Është shkelje e parimeve të demokracisë kur politikanët na quajnë ish-pronarë ne pronarëve të ligjshëm që na grabiti diktatura dhe me ligjet që ata kanë miratuar pas vitit 1991, qytetarët grabitin dhe po vrasin njëri tjetrin. Nr i të vrarëve që është raportuar në zyrën e BE dhe OSBE nga “Shoqata Kombëtare e Pajtimit të Gjakrave” ka kaluar 6000. Pronarët e ligjshëm përgjithsësht janë të kërcënuar. Shumë nga gazetat e datës 15 Gusht 2011, njoftuan 3 të vrarë dhe 2 të plagosur rëndë nga e njëjta familje, për probleme të pronës. Raste të tilla raportohen vazhdimisht. Praktikisht shqiptarët po vriten ndërmjet tyre. Këto jetë të humbura kanë si shkak indiferentizmin ndaj krizës së pronës, që po gjeneron edhe kriza të tjera.
    Siç jemi ankuar edhe më parë projekti i OSBE i regjistrimit të pronave në disa zona kadastrale problematike të zonës turistike, për të cilin nga BE janë financuar 1.5 milion Euro nuk e zgjidh problemin. Këto para të BE do të shpenzohen dhe i vetmi produkt do të jetë shtytja e afateve kohore për zgjidhjen e problemit por ndërkohë problemet po ndërlikohen. Kemi 20 vjet pluralizëm dhe kthimi fizik i pronës nuk ka përfunduar dhe mbahet i bllokuar. Drejtuesit e dy forcave politike z. Sali Berisha dhe Edi Rama, e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të korigjojnë transferimet e paligjëshme, që janë bërë me pronat pas 1991 e deri sot. Ata dhe politikanët edhe pse janë betuar për zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të Kushtetutës, janë promotorët që shkelin Kushtetutën dhe disinfirmojnë ndërkombëtarët, duke u bërë shkak që shqiptarët të vrasin njëri tjetrin. Pa ndërhyrjen kushtëzuese të ndërkombëtarëve ne nuk mund ta zgjidhim problemin.
    Sa më shumë kohë lihet të kalojë nga ndërkombëtarët për të kushtëzuar pushtetarët shqiptarë për të respektuar të drejtën e pronës aq më shumë jetë të tjera njerëzish do të thahen nga abuzimi kriminal me pronën dhe të drejtën e pronësisë.
    Ne dëshirojmë të na thuhet publikisht nga ndërkombëtarët: Edhe sa kohë do të lejohet që oligarkia politike të pasurojë vetveten në kurriz të pronarëve të ligjshëm të shpronësuar nga komunizmi dhe të keqtrajtuar prej atij sistemi që në doktrinën e tij e konsideronte armik dhe e shtetëzoi pronën private. Edhe sa kohë do të zgjasi ky qëndrim jo efektiv i institucioneve ndërkombëtar, mbështetja morale dhe financiare për një pushtet që vazhdon kaq haptas shkeljen e të drejtës së pronës së trashëguar. Edhe sa kohë do të lejohet shkatërrimi i mëtejshëm i atyre familjeve që u keqtrajtuan nga regjimi brutal komunist. Edhe sa shumë duhet të thellohet konflikti social në këtë vend, që ndërkombëtarët të ndërhyjnë në mënyrë efektive për një problem kaq të rëndësishëm dhe jetik për demokracinë, shtetin dhe kombin Shqiptar.



    ÇFARË SYGJERON SHOAQATA PËR NDERKOMBETARET QË PROBLEMI i PRONAVE TË ZGJIDHET DHE TITUJT E PRONËSISË TË JENË TË QARTË KONFORM KERKESAVE TË BE

    Ligji famëkeq 7501, që është burim korupsioni dhe të këqiash që po shkatëron popullin shqiptar në shumë pikpamje, është ligj i miratuar me konsensusin e dy partive kryesore. Ky ligj deri sot, për interesat e klaneve, është amenduar mbi 20 herë, por duke ruajtur të pa prekur nenin 8 që thotë se ...” Komisionet ndajnë tokë pa marë në konsideratë sasinë dhe vendin e tokës që është shtetëzuar...” Përgjiegjësi për këtë nen diabolik, kanë politikanë shqiptarë por dhe OSBE, sepse ajo kishte tagrin nga Evropa për hartimin e ligjit të ri dhe e lejoi të mbijetojë këtë nen gjatë hartimit të ligjit 9235 në vitin 2004. Sygjerimet dhe ankesat tona nuk u morrën në konsideratë. Eshtë e domosdoshme të imponohet që ligji 7501, të amendohet edhe një herë në mënyrë që neni 8 i tij të përputhet me nenin 181 të Kushtetutës në fuqi dhe me kërkesat e BE.
    Meqënëse për këto ndryshime mungon vullneti politik është e domosdoshme ndërhyrja e ndërkombëtarëve. Kjo do të bëjë të mundur që tensionet e krijuara të mos rriten më tej, që të mos nxitet vetgjyqësia, që procesi të futet në rrugën e zgjidhjes ligjore, që zgjidhja dhe reforma e pronës të kryhen në përputhje me kërtesat e Këshillit të Europës dhe nenit 181 të Kushtetutës.
    Në planin konkret ne sygjerojmë që ndërkombëtarët, të imponojnë Qeverinë Shqiptare që me procedurë të shpejtuar të hartojë një ligj ku të realizohen këto kërkesa:
    1. Zgjidhja e problemit të pranohet me ligj si detyrimi i qeverise dhe shtetit. Ky process duhet të ndahet në dy faza dhe me dy ligje të veçanta: kthimi dhe fill pas përfundimit të kthimit të fillojë kompensimi.
    2. Ligji të përcaktojë se termi ish pronar i përdorur deri sot të zëvendësohet me termin trashëgimtar i pronarit të ligjshëm
    3. Nga Shteti të studiohet kodi I tokës dhe regjistrat e shtetëzimeve si dhe të bëhet harta e pronave të shtetit.
    4. Qeveria të bëjë korigjimet e gabimeve në reformën e pronave. Kjo të fillojë me prioritet nga zonat turistike, pasi ajo është më problematike.
    5. Parlamenti të shpalli moratorium për ligjet egzistuese, ndërkohë Qeveria të hapi arkivat kadastrat, hipotekat, regjistrat e shtetëzimeve dhe nëpërmjet dokumentave , të ndajë dhe dallojë se cilat janë prona të shtetit (ku shteti gëzon ligjërisht titujt e saktë të pronësisë) dhe cilat janë prona që Shteti i diktaturës ju grabiti pronarëve të ligjshëm. Për pronat që janë shtetëzuar d.m.th. të marra padrejtësisht nga shteti i diktaturës , vetë Shteti me levat dhe institucionet shtetërore, të korigjojë gabimet e tij, nëpërmjet kthimit dhe jo kompensimit.
    6. Ligji të përcaktojë një afat kohor për kthimin fizik të pronave të trashëguara, në kufijtë e tyre sipas dokumentave zyrtare të para vitit 1945, dhe dokumentave të shtetëzimeve, që shteti i disponon në Arkivat shtetërore, duke i rikthyer të drejtën e pronësisë dhe të posedimit pronarit të ligjshëm E e drejta e përdorimit mund t’i mbetet përsëri personave të tretë dhe mardhëniet pronar /përdorues regullohen sipas Kodit Civil dhe ligjeve egzistuese në fuqi.
    7. Ligji të përcaktojë se nga pronat e shtetëzuara nuk kthehen tek i zoti por kompensohen ato prona që janë tjetërsuar për ndërtime banimi para vitit 1991, prona që vazhojnë edhe sot të shfrytëzohen për nevoja publike konform ligjit dhe ato prona , që për shkak të kohës që ka kaluar dhe shfrytëzimit janë amortizuar, nuk egzistojnë më dhe nuk mund të kthehen.
    8. Kompensim mund të parashikohet rast pas rasti me kompensim ose edhe masë çdëmtimi ndaj personave të tretë, që për këtë periudhë tranzicioni të postkomunizmit i kanë përfituar dhe po i shfrytëzojnë pronat e pronarëve.
    9. Pronarëve të ligjshëm tu kthehet plotësisht prona dhe e drejta e parablerjes së objekteve të ngritura mbi tokat e tyre dhe të privatizuara sipas interesave klanore, në shkelje të të drejtës së pronësisë dhe në kundërshtim me ligjet e kohës, duke shpallur kështu të pavleshme tjetërsimet që bien ndesh me të drejtën e pronës dhe të pronësisë të përcaktuar në nenin 181 të Kushtetutës. Peronave që ju hiqet prona të trajtohen rast pas rasti sipas parimeve në pikën 8 më sipër
    10. Ligji që do hartohet të ngarkojë organin shtetëror të Avokatit të Shtetit ose Kontrollin e Shtetit që nëpërmjet proceseve gjyqësore të shpallen të pavlefshme ato pjesë të vendimeve me të cilat pas vitit 1991, organet shtetërore nuk kanë kthyer pronën tek trungu familjar i pronarit të shpronësuar por e kanë transferuar pronën e subjekteve të shpronësuar në persona të tretë.
    11. Kthimi fizik i pronës të bëhet në bazë të dokumentave të para kolektivizimit komunist dhe jo sipas zërit kadastral apo llojit të pronës (tokë bujqësore, kullotë, livadh, truall, pyll etj.) sepse kjo ka qenë burim mashtrimi. Kthimi ti bëhet trungut familjar të trashëgimlënësit, grup pronarësh apo institucioni fetar dhe jo vetëm trashëgimtarëve që jetojnë në fshat, pasi kjo procedurë e zhvilluar deri sot, jo vetëm që shkel Kushtetutën, por ka futur konfliktin brenda familjeve.
    12. Ligji të përcaktojë që në fshatrat e Bregdetit, ku shteti nuk ka pasur prone, por pronat janë të familjeve, të grup familjeve, të fshatit apo të klerit, ndarja e pronës midis pronarëve bëhet nga përfaqësuesit e Shtetit, juristit përfaqësues i pushtetit lokal, përfaqëzuesit të ZRPP dhe të Shoqatës, me praninë e kufitarëve .
    13. Pasi Organet shtetërore (Av. Shtetit ose Kontrolli Shtetit) nëpërmjet proceseve gjyqësore të shpalli të pavlefshme ato pjesë të vendimeve sipas të cilave prona nuk i është kthyer trungut familjar të pronarit dhe pas përfundimit të kthimit të fillojë faza e kompensimit.
    14. Ligji të përcaktojë se Kompensimi të bëhet njëherësh por me prona që i përkasin shtetit ose me pagesë me çmimin e tregut. Sipas të dhënave zyrtare pronat shtetërore përbëjnë 52% të pronës, 75% e sipërfaqës është kthyer tek i zoti dhe vetëm më pak se 25% e sipërfaqes ka probleme dhe një përqinje e vogël e saj duhet kompensuar.
    15. Hartat e çmimeve, janë të nevojshme vetëm për fazën e kompensimit. Duke çliruar pronat nga zaptimi postkomunist, pronat që duhet të kompensohen nuk përbëjnë asnjë problem sepse janë shumë pak dhe Shteti me 52% të pronave ku është pronar i ligjshëm e ka shumë të lehtë të përfundojë shpejt edhe kompensimin pa krijuar faturë financiare për të cilat të gjithë shqiptarët duhet të paguajnë për më shumë se 700 vjet.
    16. Në rastet kur pronarit që i kthehet prona, ka kontestime, pronari ushtron të drejtën që të kërkojë shqyrtimin nga gjykata.

    Duke i imponuar Qeverisë Shqiptare, këtë plan veprimi, Institucionet Ndërkombëtare do të japin ndihmë konkrete dhe do të bëjnë maksimumin e mundëshëm që të mbyllet ky burim që gjeneron vrasje, korrupsion politik dhe shtetëror, ekonomia e vendit do të shpëtoj nga një barrë e papërballushme ekonomike siç është planveprimi dhe platforma e kompensimit të Qeverisë.
    Nëse do të na kërkohet, jemi të gatshëm të paraqisim draftin e projektligjit, për tu paraqitur në Kuvend dhe me degët e Shoqatës në fshatra angazhohemi të ndihmojmë në çdo fazë të këtij procesi.

    Me respekt
    Për kryesinë e Shoqatës “Bregdeti”
    Kryetari

    Dr. Niko Nesturi

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-02-2010
    Postime
    5
    Askush nuk e fal dhe nuk e haron pronen e babait. Kjo anarki e pronave ne juge u orgnizua nga kryetari i PD dhe kryetari i PS dhe ata jane dy personat qe e mbajne peng zgjidhjen. per kete do ndeshkonen . pavaresisht se cdo beje historia pronaret duhet te bejne punen e tyre me te gjitha mundesite e tyre

  7. #87
    Kushtetuesja rrëzon ligjin e pronave për AKKP

    Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë si në kundërshtim me Kushtetutën ndryshimet e bëra në ligjin për pronat, me propozim të deputetit demokrat Alibeaj. Ndryshimet, që më parë ishin konsideruar antiligjore edhe nga Presidenti, i jepnin AKKP-së të drejtën të rishihte vendimet e mëparshme.

    TIRANË Çështja e kthimit të pronave tek ish-pronarët futet sërish në një rrugë pa krye. Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Shoqatës Kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi” dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke rrëzuar për të disatën herë ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. Bëhet fjalë për një pjesë të ndryshimeve të bëra një vit më parë, me nismë të ish-ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Megjithëse vendimi nuk është zbardhur ende, mësohet se kushtetuesja ka hedhur poshtë, si në kundërshtim me ligjin themeltar të shtetit, nenet që i jepnin Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave atributet e një organi gjyqësor, i cili mund të rishihte vendimet e komisioneve të mëparshme rajonale të kthimit dhe kompensimit të pronave.

    Vendimi

    Pas më shumë se 6 muaj shqyrtim, Gjykata Kushtetuese ka mundur të marrë më së fundi vendim për ndryshimet e bëra nga Kuvendi, me propozim të deputetit Enkelejd Alibeaj në ligjin e shumë debatuar “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”. Ndërsa vendimi mbetet ende i pashpallur në mënyrë zyrtare, gjykata ka vlerësuar se amendimet e bëra në ligjin në fjalë, gati një vit më parë nga mazhoranca, bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe konventën e të drejtave të njeriut. Burime pranë këtij institucioni kanë bërë të ditur se shkak për rrëzimin e këtyre ndryshimeve janë bërë një sërë problematikash, që sillnin këto ndryshime, të konstatuara nga kjo gjykatë edhe në ndryshimet e mëparshme të rrëzuara po në vitin 2010. Kështu, mësohet se trupa gjykuese është pajtuar me pretendimet e ngritura nga ankimuesit, pra shoqata e ish-pronarëve dhe Komiteti i Helsinkit, duke konstatuar se nenet 1 dhe 2 të ligjit të miratuar, të cilat bëjnë ndryshime në nenet 15 dhe 16 të ligjit bazë, vijnë në kundërshtim me Kushtetutën në parimet që ajo shpreh për ndarjen e pushteteve si dhe në sigurinë e juridike. Sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se Gjykata ka vërejtur se tentativa për t’i dhënë fuqi “quasi” gjyqësore Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) për të riparë dhe rivlerësuar vendimet e dhëna më parë nga komisionet rajonale të kthimit të pronës, bie ndesh me parimin e ndarjes së pushteteve. Mësohet se gjykata ka vlerësuar se AKKP-ja është një institucion që është në varësi të një institucioni ekzekutiv dhe për rrjedhojë nuk mund të marrë kompetencat e një organi gjyqësor për të bërë vlerësimet e titujve të pronësisë të shpallura më parë nga një organ tjetër i ngjashëm me të. Sipas argumenteve mbi të cilin mësohet se ka mbështetur këtë vendim gjykata, mësohet se ajo ka vlerësuar se të drejtën për të vlerësuar një vendimmarrje të institucioneve administrative e kanë gjykatat dhe jo një institucion tjetër administrativ siç është AKKP-ja.

    Siguria

    Një tjetër pikë e fortë në argumentet, që shtron Gjykata Kushtetuese në këtë vendim të pazbardhur, është edhe ai i parimit kushtetues të sigurisë juridike. Gjykata ka arritur në përfundimin se rishikimi i vendimeve të komisioneve të kthimit dhe kompensimit të pronave që kanë vepruar në vite sjell cenimin e këtij parimi, pasi nuk i jep garanci që shtetasi që të gëzojë dhe shfrytëzojë pronën e vet, të marrë në bazë të këtyre vendimeve. Shkelje këto që në vija të përgjithshme janë konstatuar edhe nga Presidenti i Republikës në momentin kur vendosi të mos e dekretojë ligjin në fjalë për ta rikthyer për rivotim në Kuvend. Kujtojmë se mazhoranca e djathtë atëherë nuk e mori parasysh këtë qëndrim të kreut të shtetit, duke e rivotuar ligjin siç ishte.

    Gazeta MAPO, 27/09/2011

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir paska folur epiroti andej nga fillimi..

    e kujt eshte toka..?

    psh durrsi i dikurshem kishte mijra e mijra banore kur kaloj aty ca nete..i famshi ciceroo..
    dolla naten thote neper qytet.. shkruan ai ne kujtimet e tij te udhetimeve ..ketu e 2000 e ca vjet me pare..
    zhurme levizje gjalleri.. klubet plot e mijra zejtare punonin.. ne dyqanet e tyre..
    kish mbi 200 e ca kepuctare.. e mbi 500 e ca pocare e xunkthare e kashtare e armetare.. e vajulli-tare.. e vere ufull-tare..
    pra keta ishin dhe pronare te tokes..
    sot del nje shupenzarak apo boleno-dredharak..e thot ki trualli ketu eshte imi.. e eja o kokodhim apo dulak a gon xhelil apo vangjush dak..e beje nje pallat 20 e ca kat.. me jep muan dy kat.. apartmant e dyqan 2 pat.. e un pastaj dredh zinxhiret nga qerate e qelepire.. rroj si bos.. e liej beth me hugo bos.. limonate limontos.. me tret dashin e pjekur.. me dhallkos..
    nen pallat ne fakt thell nen dhe.. jan dyqanet e atyre kepucareve te kohes ciceronit..

    ata skan goj te thone..

    pra ec e gjeje drejtesine..

    dalim tek bregdetasit..
    kur erdhen mirditoret aty.. (himariotet thuhet se andej kan ardhur..) i gjeten ato brigje.. ato malo ato shtigje..mbush ullinj e portokalle.. e aty posht deti me vale..

    c'm,ut pronare jane ata..

    ja sulmoj greku me fllote.. do vej dhe lekdushasi nga malet me gure..po dhe maqellarioti.. apo librazhdasi te shkoj ta mbroje.. bregun tone..

    dicka nuk shkon..

    ndryshe eshte nje katundar.. qe katragjyshi i tij..ne nji zabel..mori shat e bel.. hoqi gure e shkuli shkurre.. e i grisi nja 100 pal poture.. solli uje beri kanal.. beri mure.. mbolli rrush e than.. beri nji kasolle e mbajti lop e dele.. u martua me nji kacurele..beri kalamaj sa desh.. ne nje gurishte qe askush nuk e desh..
    dhe den baba den punuan aty niper e sterniper te katundarit e ja pan hajrin me pune.. tokes edhe barit..

    kjo quhet pron e katundarit..
    ka derdhur djerse i ngrati aty..

    po jo.. zonja lubica.. pronare ne mijra hektare..
    apo kokodhjeri pronar plazho frigoriferi.. apo hasani pronar piste e kampo puntori.. e kur ja do qefi.. i fut nji traktori.. e ben ne pllazh cfar i do qejfi.. se qenka i fort e sja prish qejfin berisha nano apo edveri..

    jooo..

    ska llogjik..

    ..

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Toka qe thoni ju vellezer e motra shqiptari e minoritari, eshte e te gjitheve, e te gjitheve: e brezave qe shkuan dhe e atyre qe do vine ne kete toke. Se mos benet si nje ligj qe te paguac cdo vit per pasurine e tundshme e te pa tundshme e pastaj te thom une o Brari si si i vete filli kesaj pune. Toka duhet te jete e shtetit dhe jo e ca maskarenjve.
    Ajt shendet o milet ne Bregdet , ne fushe e ne mal, ne Karaburun e ne Bisht Palle.
    Si nuk del njeri te kerkoje pronat e Skenderbeut?
    Ndryshuar për herë të fundit nga djaliepirotas : 28-09-2011 më 18:13
    Heeej
    Shqipëria është e Bukur
    Shqipëria është më e Madhe.....

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    toka do u shperndahet te gjitheve ne menyre te barabarte kur te ngjallet lenini

  11. #91
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    mir paska folur epiroti andej nga fillimi..

    e kujt eshte toka..?

    psh durrsi i dikurshem kishte mijra e mijra banore kur kaloj aty ca nete..i famshi ciceroo..
    dolla naten thote neper qytet.. shkruan ai ne kujtimet e tij te udhetimeve ..ketu e 2000 e ca vjet me pare..
    zhurme levizje gjalleri.. klubet plot e mijra zejtare punonin.. ne dyqanet e tyre..
    kish mbi 200 e ca kepuctare.. e mbi 500 e ca pocare e xunkthare e kashtare e armetare.. e vajulli-tare.. e vere ufull-tare..
    pra keta ishin dhe pronare te tokes..
    sot del nje shupenzarak apo boleno-dredharak..e thot ki trualli ketu eshte imi.. e eja o kokodhim apo dulak a gon xhelil apo vangjush dak..e beje nje pallat 20 e ca kat.. me jep muan dy kat.. apartmant e dyqan 2 pat.. e un pastaj dredh zinxhiret nga qerate e qelepire.. rroj si bos.. e liej beth me hugo bos.. limonate limontos.. me tret dashin e pjekur.. me dhallkos..
    nen pallat ne fakt thell nen dhe.. jan dyqanet e atyre kepucareve te kohes ciceronit..

    ata skan goj te thone..

    pra ec e gjeje drejtesine..

    dalim tek bregdetasit..
    kur erdhen mirditoret aty.. (himariotet thuhet se andej kan ardhur..) i gjeten ato brigje.. ato malo ato shtigje..mbush ullinj e portokalle.. e aty posht deti me vale..

    c'm,ut pronare jane ata..

    ja sulmoj greku me fllote.. do vej dhe lekdushasi nga malet me gure..po dhe maqellarioti.. apo librazhdasi te shkoj ta mbroje.. bregun tone..

    dicka nuk shkon..

    ndryshe eshte nje katundar.. qe katragjyshi i tij..ne nji zabel..mori shat e bel.. hoqi gure e shkuli shkurre.. e i grisi nja 100 pal poture.. solli uje beri kanal.. beri mure.. mbolli rrush e than.. beri nji kasolle e mbajti lop e dele.. u martua me nji kacurele..beri kalamaj sa desh.. ne nje gurishte qe askush nuk e desh..
    dhe den baba den punuan aty niper e sterniper te katundarit e ja pan hajrin me pune.. tokes edhe barit..

    kjo quhet pron e katundarit..
    ka derdhur djerse i ngrati aty..

    po jo.. zonja lubica.. pronare ne mijra hektare..
    apo kokodhjeri pronar plazho frigoriferi.. apo hasani pronar piste e kampo puntori.. e kur ja do qefi.. i fut nji traktori.. e ben ne pllazh cfar i do qejfi.. se qenka i fort e sja prish qejfin berisha nano apo edveri..

    jooo..

    ska llogjik..

    ..
    Bëre ca shkrime me vlerë këto ditë, por tani si the dhe vetë ska llogjik. Sado ti vesh garnityra e të na japësh një panoramë simpatike, prap kjo panoramë është e tejmbushur me Enverizma që bucasin nga të katër anët. E nuk të vej faj që ti as e ke minimalisht idenë cdo të thotë "qytatar privat" e jo më "pronë private". Tek ne ende cdo gjë bëhet kolektivce, nga vjedhja masive e përditshme e deri tek thashethemet e rëndomta.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  12. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2010
    Postime
    4
    Gjiri i Kakomese eshte pika me e madhe e trafikimit te hashashit te Lazaratit.
    Dritan Cela qe ka zaptuar pronat e nivicioteve me mbeshtetjen e shtetit kryen trafikimin nga Gjiri i Kakomese ne Korfuz.


    Sarandë, kapet 2 tonë kanabis që do transportohej drej Greqisë

    Policia kufitare në Sarandë gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar gjatë orëve të vona të natës në Gjirin e Kakomesë ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 2 ton drogë e llojit kanabis sativa.

    Sipas policisë droga është kapur në kamion me targa VL 22 69 C, ndërsa do të transportohej drejt shtetit grek me gomone.
    Sipas policisë, gomonia me tre persona në bord është larguar më shpejtësi drejt ujërave të Korfuzit gjatë operacionit të sekuestrimit të lëndës narkotike.
    Policia ka shoqëruar disa persona për sasinë e lëndës narkotike që u kap në Kakome, përfshirë edhe rojet e kompanisë private të sigurisë që kishin nën vrojtim Gjirin e Kakomesë.
    Ndërkohë policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

    Gjiri i Kakomese eshte i rrethuar ne te gjithe perimetrin nga firma Riviera e Dritan Celes.
    Ka postobllok dhe forca te sigurise per te kontrolluar hyrjen e mjeteve brenda rrethimit, ne rrugen e vetme qe te nxjerr ne Gjirin e Kakomese.
    Ky eshte shtet mafioz...

  13. #93
    Skandaloze qe akoma nuk eshte saqruar probelmi i pronave dhe sot ne vitin 2012. Pa pasur miq, pa dhene bakshishe nga cdo ane e pa bere te fortin me ata qe te kane zene tokat, nuk mund te marresh asnje prone. Pronare toke behen vetem ata qe nuk cajne koken per ligje e qe zaptojne toka ku kane qef, pastaj superpronare tokash mund te behen vetem politikanet qe kane letrat ne dore dhe nxjerrin veten si pronare ku kane qef.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •