Close
Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 357
  1. #41
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Takimi i dy njerezve me dy karaktere te ndryshme eshte si takimi i dy substancave kimike: Nqs ka ndonje reaksion atehere te dy jane te transformuar.(C.Jung)
    Besoj se eshte nje kusht i domosdoshem per te shendrruar nje dashuri ne nje dashuri te perjetshme.Vetem duke u persosur vazhdimisht arrihet vazhdimesia e ndjenjes.
    Elegance is an attitude.

  2. #42
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Thone se "dashuria e verber nuk zgjedh"!
    Keshtu ecim edhe ne qorrazi.Ende nuk jemi rrezuar per te mos u ngritur me.Ndjekim gjurmet e hapave qe si kemi hedhur kurre!!
    Sekreti qe vazhdojme te shtypim ne vetvete,te rrit me shume ankthin e durimi yne zvarritet ne grahmat e fundit.
    Na duket se keshtu shtyjme ditet e ndarjes,me shpresen e gjetjes se nje çasti kur te ndjehemi gati.Por askush nuk eshte asnjehere gati per ndarjen.
    Edhe pse jeta eshte e mbushur plot me flluska njohjesh e ndarjesh te shpejta.
    Lufton mes gjithçkase dhe hicit.....
    Brenda nje dite ngjitemi ne majen e lumturise dhe te nesermen serish rrezohemi me nje shperfillje te serte.Cdo dite perballohemi me iluzione boshe!
    Prandaj dashuria eshte e verber,ajo nuk zgjedh....
    Prandaj dashuria nuk jeton perjetesisht!!
    __________________
    "Carpe Diem"

  3. #43
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dashuria i ka ligjet e veta te zhvillimit....stinet e veta jetësore si lulja , jeta e njeriut.
    Ajo ka pranveren e hershme, veren e nxehte dhe, pas tyre, vjeshten e cila për disa eshte e nxehte, e ndritshme dhe frutdhenese, ndersa per disa te tjere.... e ftohte, e zymte dhe e mjere.
    "Carpe Diem"

  4. #44
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pse eshte kaq e veshtire jetimi i "perjetesise" se dashurise?!

    Sipas statistikave nje ne dy çifte ndahen. Ekspertet thone se do te gaboheshim nese do te mendonim se pasioni zgjat 50 vjet.
    Fjela "pasion" bllokon gjithçka. Ne pjesen e pare te shekullit XX, zgjidhej nje njeri qe ishte punetor dhe qe vinte nga e njejta shtrese sociale. Nese ishin mire me njeri-tjetrin, ishte se e zbulonin njeri-tjetrin ne menyre progresive.....
    Pasioni eshte buka e bardhe qe duam ta hame menjehere! Nese nuk bejme asgje, pasioni zgjat vetem 18 muaj. Ose njerezit nuk bejne asgje me idene se fajin e ka gjithmone tjetri!!!.
    Prandaj per te dale nga kjo gjendje duhet thene se ne dashuri pasioni i jep nje energji qe ne fillim dhe ne vazhdim per çiftin. Njerezit merren me punet familjare, me parate, femijet, projektet profesionale......
    Asnje nuk te flet per anen seksuale,asnje nuk guxon te flase!
    Te thuash "I bera llogarite ajo/ai nuk me deshiron me" apo "ai/ajo me la" eshte nje ngushellim i pergjithshem. Dimensioni seksual perhapet gjate fazave te jetes dhe sipas prioriteteve te momentit. Seksualiteti nuk eshte asnjehere linear. Ideali i shkrirjes, i nje energjie te vazhdueshme eshte nje genjeshter!....
    Kur thuhej se "ne fillim ishte me mire", kjo nuk ka te beje me gjerat konkrete, materiale. Por kjo ka te beje me aftesine per te ndare emocionin.
    "Carpe Diem"

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    .....

    Perse nuk jeton dashuria perjetesisht?
    ........
    Ai i madhi atje lart qe quhet Zot ka formuar nje sistem te tille ne gjithcka qe lind do te vdesi nje dite, heret apo vone do vdesi.
    Po ta vesh re cdo gje nuk zgjat pergjithmone, mer shembull vet jeten e njeriut apo te cdo gjallese lindin dhe vje nje dite vdesin. Po kshu ndodh edhe me shijen, nese ty te pelqen nje gjelle dhe eshte e shijshme, nese do ta hash cdo dite do te merzitet, po kshu edhe me aromen apo dhe shikimin kur sheh nje vend te bukur te pelqen por duke e pare perdit ate vend sdo te bej me pershtypje.
    Kshu e ka krijuar Ai aty siper dhe ne nuk kemi cfar te shpjegojm ne lidhje me perjetsin, ska dashuri perjetsisht.
    Mendoj se njeriu velet dhe velja eshte pergjigja qe pse njeriu nuk dashuron perjetsisht. Si mund tja bejm qe dashuria te zgjasi sa me gjate, vetem po i ndejtem larg te dashures/it dhe ta takojm ralle mund te zgjasi dashuria, por po te jesh larg ka rreziqe te tjera ku ndikojne faktore te trete dhe dashuria mund te shperbehet fare.

  6. #46
    Wãy øf tħé Ðàwņ Maska e _Elena_
    Anëtarësuar
    06-02-2006
    Postime
    975
    Pershendetje Labja ime

    Mendoj se dashuria nuk jeton perjetesisht.
    Arsyja sepse gjithmon dikush dashuron me shume dhe
    nuk merr aq dashuri sa jep...
    Ľøšŧ ïŋ Ťħøûġħŧ

    나는 당신이 정말 싫어

  7. #47
    rrushja Maska e Bejbi
    Anëtarësuar
    03-06-2007
    Vendndodhja
    Këndej rrotull
    Postime
    382
    Ka raste te rradha qe dashuria zgjat perjetesisht,por qe ka ndodhur ka ndodhur si te kjo historia me poshte:nje cift festoi 30 vjetorin e marteses dhe me e cuditshmja ishte se nuk ishin zene asnjehere.Gazetaret vuuuuuuuuuuu per te pyetur si ka mundesi?!Dhe rrefn burriur shkuam ne muajin e mjaltit shkuam ne nje vend qe kishte dhe hipizem pasi gruas time i pelqen hipizmi,morem nga nje kale dhe filluam te vraponim,kur degjova nje bam pas meje,dhe gruaja ime kishte rene pertoke.Ajo e goditi kalin me kamzhik dhe i tha kjo ishte hera jote e pare dhe hipi perseri mbi kale,filluam garen perseri dhe gruaja ime ra per here te dyte,dhe ajo e goditi perseri kalin me kamzhik dhe i tha kjo ishte hera juaja e dyte,dhe kur ajo u rrezua per here te trete ajo nxori pistoleten dhe e vrau kalin dhe i tha kjo ishte hera juaj e trete.Une i lemerisur i thashe asaj "cfare bere moj e cmendur?
    dhe ajo me tha KJO ISHTE HERA JUAJ E PARE.Pas kesaj historie ne jetojme shume te lumtur.
    I chose to love you in silence, for in silence I find no rejection

  8. #48
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dashuria eshte art kur aktoret duhet te jene artiste te shkeqyer....
    Shpirti krijues vjen nga tensioni dinamik.Tensioni midis lirise dhe disiplines, kaosit dhe rregullit, te vjetres dhe te rese ,pasionit dhe rutines ,njohurive dhe besimit.
    Marredheniet tona permbajne te gjitha tensione dhe sfidat e lartepermendura....
    Ndryshimi midis romantikeve dhe çdo personi tjeter eshte se romantiket pranojne keto tensione si sfida krijuese ndersa te tjeret i shikojne si kercenime per lidhjen tyre.
    Ndoshta nqs te gjithe ne do ti kuptonim ne te njejten menyre,ndoshta atehere do te kishte "dashuri te perjetshme"!
    "Carpe Diem"

  9. #49
    谷ஜ๑۩۞۩๑•谷ஜAuGuSt ๑۩۞۩๑•谷ஜ Maska e AuGuSt_
    Anëtarësuar
    20-06-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    1,090
    Sepse dashuria me kalimin e kohes midis dy personave kthehet ne Respekt
    skerdigodo@hotmail.com

  10. #50
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kam filluar te mos i besoj me perjetesise...Shume here,per shume arsye,me eshte betuar kjo fjale pak e rezistueshme ne ambjentet tokesore...
    Eshte thjeshte nje imagjinate e bukur qe gjerat te jetojne perjetesisht!!
    Nje imagjinate qe nuk duhet te shuhet se per momentin dhuron shume lumturi,aq sa duhet per te shtyre monotonine e jetes per nje kohe te gjate.
    "Carpe Diem"

  11. #51
    Allahu është më i Madhi! Maska e Anetar_kastarof
    Anëtarësuar
    28-03-2008
    Vendndodhja
    Suedi - Gëteburg
    Postime
    323
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Kam filluar te mos i besoj me perjetesise...Shume here,per shume arsye,me eshte betuar kjo fjale pak e rezistueshme ne ambjentet tokesore...
    Eshte thjeshte nje imagjinate e bukur qe gjerat te jetojne perjetesisht!!
    Nje imagjinate qe nuk duhet te shuhet se per momentin dhuron shume lumturi,aq sa duhet per te shtyre monotonine e jetes per nje kohe te gjate.
    E nderuara, Diana!

    Jo vetem dashuria por asgje ne kte jet nuk jeton perjetesisht, as vet jetet tona.

    Sikurse un e ti, ne kemi lindur po nje dit dhe do vdesim, vecse jo ne te njejten dit. Kryesore, heret o von, te dy do mbarojm ne varr.

    Duhet pajtuar me realitetin, por me me rendesi esht qe njeher te pajtohemi me krizen e pleqeris, qe ne gradualisht e perjetojm gjat jetes son . E kur ne pajtohemi me krizen e pleqeris, ateher shum me leht e kemi te pajtohemi edhe me realitetin se asgje nuk jeton perjetesisht.

    Andaj un iu kam perkushtuar fes sime me te dashur Islame, ku shum qart na meson; ne në kte bot jemi vetem kalimtar dhe kot jepemi pas ksaj mbase me te vertet esht bosh.

    Naten e mir!
    Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më, andaj mendo shumë herë e fol njëherë.

  12. #52
    Po pse kerkoni perjetesine e nje ndjenje qe perjetohet as me pak e as me shume se nga qenie mortale?!?!?!
    Kur ai cope muskul i quajtur zemer pushon se rrahuri mbaron JETA e jo me ndjenjat.

  13. #53
    Dashuria eshte nje ndjenje qe duhet te ushqehet qe te mos dobesohet. Shume here degjojme cifte kur i thone njeri-tjetrit, "Do te te dua deri ne frymen e fundit." Vertet eshte dicka e bukur ta mendosh ate, por fatkeqesisht shume nga ne harrojme qe ne menyre qe ajo drite te vazhdoje te rri e ndezuar duhet qe t'i japim energji, eshte me teper se nje full-time job. Ne vend qe te mendojme per perjetesine e nje dashurie, ndoshta duhet te perqendrohemi ne cfare po i japim ne kesaj dashurie tani, ne kete sekonde, minute, ore, apo muaj.

    Nje nder ciftet me te lumtur qe njoh ketu e shikojne martesen e tyre dhe dashurine e tyre si: "Jetoje dhe dhuroje sikur kjo te ishte dita e fundit bashke". Shakaja me ta ishte se ne cdo pervjetor thone qe ja iku dhe nje vit, tani fillon "kontrata" per nje vit tjeter, dhe le te shohim sa do zgjas. Pastaj ka te tjere qe flasin me aq pasion per dashurine per partnerin deri ne vdekje, por kur i shikon, te vjen keq se si e trajtojne njeri-tjetrin dhe sa miserable duken. Perderisa ne si njerez jemi mortal, do te thote qe edhe dashuria do te kete nje end nje dite. Se kur ajo do arrij ate finish line, varet nga ne dhe ai person te cilit/te ciles ja kemi falur zemren.

  14. #54
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    "Jetoje dhe dhuroje sikur kjo te ishte dita e fundit bashke".
    "Enderro sikur do jetosh dhe dashurosh perjetesisht dhe jeto e dashuro sikur do vdesesh sot"!........
    "Carpe Diem"

  15. #55
    Allahu është më i Madhi! Maska e Anetar_kastarof
    Anëtarësuar
    28-03-2008
    Vendndodhja
    Suedi - Gëteburg
    Postime
    323
    E dini pse nuk jeton, pikerisht dashuria, perjetesisht??

    Per te vetmin shkas nuk jeton, sepse marredheniet ndermjet burrit dhe gruas duhet te jen te ndertuara mbi sinqeritetin dhe ciltersin, e kte rrall her e verejm nder bashkeshortor gjat gjith jetes se tyre.

    Nje genjeshter, burri gruas ose anasjellas, shuan 10 drita te dashuris.
    Nje e vertet, burri gruas ose anasjellas, ndez 1 drit te re te dashuris.

    E shihni dallimin ktu?? Qe do te thot se, gjestet e keqija gjithmon i mundin ato te mirat.
    Pra, 10 me 1 shkon e tera. E keqja te ngelet ne zemer perjet dhe frenon rritjen e dashuris ndaj partnerit, ndersa e mira shum shpejt harrohet dhe rrall her kujtohet edhe tejet pak shton dashurin ne mes cifteve.

    Andaj kini kujdes, ngase nje fjal e embel te afron e nje e keqe te largon.

    Kshu thot shkenca dhe feja.

    KLM
    Fjala dhe plumbi kur dalin s'kthehen më, andaj mendo shumë herë e fol njëherë.

  16. #56
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Perse nuk jeton perjetesisht?!
    Cilen mund te quani "dashuri te perjetshme"?
    Dashuria jeton per aq kohe sa edhe njeriu jeton.Sigurisht ajo transformohet me kalimin e viteve,nuk karakterizohet me nga ai pasioni dhe vrulli rinor i meparshem,eshte me e permbajtur,me e arsyeshme,me e ekuilibruar,por nuk zhduket.Per ata qe jane tashme 30 dashuria merr tiparet e vleresimit,admirimit te dikujt dhe respektit ndaj tij.Dikush qe eshte 30 vjec s'mund te dashuroj si nje 20 vjecar,kjo sepse deshirat,aspiratat dhe nevojat tona ndyshojne ne keto faza,ca here pozitivisht dhe here negativisht.Do te thote qe dashuria qe kemi ndjere per dike kur kemi qene 20,bazuar ne ate qe ne kemi qene atehere, sigurisht nuk zgjat deri ne 30 dhe me pas,nqs dhe partneri nuk eshte zhvilluar ne te njejtin drejtim,dhe nqs nuk ekzistojne me te njejta ndjenja vleresimi kundrejt njeri-tjetrit.Cdo njeri qe bie ne dashuri me dike ka potencialin e duhur per ta bere dashurine te zgjase deri sa vdekja do ti ndaje,po vetem nqs dashuron pa kushte,i garanton tjetrit vazhdimesine e ndjenjes me veprimet e tij,nqs jep me shume nga c'pretendon te marre dhe nqs arrin te shohe ne partnerin e tij perpos njeriut te jetes edhe shokun/shoqen me te mire.

    Dashuri te perjetshme mund te quaj ate te prinderve te mi(ndoshta edhe ju po te mendoheni pak do te gjeni sh.raste)..........dhe sa kane hequr te shkretet,sidomos me kalamaja te shpifur si une.22 vjet martese..........marshalla!
    Elegance is an attitude.

  17. #57
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Si eshte kjo bote!

    Kur dashuron dike me gjithe forcen e shpirtit,betohesh para Zotit dhe zemres tende se do ta duash dhe do ta respektosh per gjithe jeten nje njeri dhe kete fjale e mban me shpirt e zemer,por ja nje dite te bukur jeta vete te ndan dhe te thote se kete njeri duhet ta harrosh dhe te mos i japesh asnje lloj rendesie!
    Ne syte e te tjereve duhet te hiqesh,se e ke shlyer nga zemra si me gome,por nuk shlyhen gjerat keshtu....eshte e pamundur kur ke dashur me aq ndjenje.
    Kujtimet mbeten perjete...
    "Do ta duash gjithmone,por nuk do ta kesh me"!
    Pse mos te tregohemi te sinqerte me veten tone qe kur kemi dashur dike kaq shume,do ta kemi ne zemer deri ne vdekje,ndonese nuk jemi me me te?!
    Emri i nje njeriu te tille,nuk mund te jete nje fjale e harruar,eshte nje e shkuar dhe nje e tashme qe te rendon ne zemer,por te ardhmen mund ta kalojme me dike tjeter,por kemi te shkeputur pjesen tone me te bukur,duke na lene te zhveshur dhe pa shpirt per çdokend tjeter qe do doje te na afrohet....
    Sepse e dime qe shpirtin e kemi falur diku tjeter...
    "Carpe Diem"

  18. #58
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    E perse nuk jeton kjo dashuri perjetesisht?!

    Dashuria … 8 shkronja pa kuptim qe formojne nje fjale qe ka nje kuptim "TE PAFUND" Dashuri mund te jete ajo ndjenje qe nje prinder ka perkundrejt femijes se tij, ajo e nje femije perkundrejt prindit te tij, te nje vellai drejt mikut te femijerise…
    Pastaj eshte Dashuria , ajo qe quhet keshtu , dmth ajo qe te gjithe mendojme kur shqiptohet kjo fjale....
    Dashuria midis nje burri dhe nje gruaje! Ajo ndjenje qe çorodit dhe hipnotizon çdo pjese tonen....truri duke na bere te DUAM , trupi duke na bere te provojme pasione , terheqja...eshte kjo lloji i dashurise me i komplikuar se te gjithe te tjerat., ajo dashuri e pamundur te kuptohet dhe shpjegohet!
    Sigurisht mund te themi qe e duam shume babain, nenen tone sepse na dhuruan jeten , mund te themi qe duam motren ose villain sepse eshte gjaku yne, sepse jemi rritur bashke..

    Por si mund te shpjegohet fakti qe dikush qe me pare na ishte komplet i panjohur dhe indiferent , nje çast me pas eshte gjithe bota jone, jeta jone ?!
    Perse qe nga ai moment jetojme dhe mendojme veç per te?!

    Kjo eshte dashuria siç e quajme … 1000 pyetje pa asnje pergjigje, 1000 dite te trishtuara per nje dite "GEZIMI" …kjo eshte dashuria!!!

    Nje esence e dy fytyrave, nje dore qe jep (por edhe qe merr kur nuk e pret aspak)...ajo qe na jep gezim edhe trishtim, dite me shi dhe dite me diel... ai qe na jep gjithçka dhe papritur e rimerr!
    Por pavaresisht nga trishtimet, zhgenjimet…. Asnje nuk do te dinte te jetonte pa dashurine…ASNJE!!
    Ne fund te fundit… nuk ka jete pa probleme, dhimbje, trishtime, momente ...Jo!… Ne fund te fundit nuk ka jete pa dashuri,ndonese enderrojme perjetesine e saj,ndonese jo gjithmone jetojme te lumtur prej saj!
    "Carpe Diem"

  19. #59
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sot ekziston nje gjenerate qe flet shume per dashurine por ta themi troç qe kjo eshte nje gjenerate qe di shume pak rreth dashurise ne te gjitha koherat. Eshte interesante te shikosh se si eshte shtremberuar, keqperdorur apo abuzuar me fjalen dashuri....
    Njerezit thjesht nuk e dine se ça eshte dashuria......Po shume prej tyre nuk e dine!
    Shumica mendojne qe dashuria eshte nje "emocion i papershkrueshem". Nje oqean ndjenjash qe shkon e vjen. Ne fakt kjo eshte tamam cfare dashuria NUK eshte. Dashuria nuk eshte nje ndjenje apo emocion........
    Nje ndjenje apo nje emocion nuk mund te urdherohet.....
    Shpesh here degjon njerez qe thone "rashe ne dashuri" ose "dashuria ime eshte ftohur" etj si keto por kjo nuk eshte dhe nuk ka qene ndonjehere dashuri..... Dashuria eshte nje zgjedhje dhe jo nje emocion. Keshtu qe zgjedhja varet nga ajo cfare ben dhe jo nga ajo cfare ndjen.
    Mendoni pak. A jo do dikush me ate lloj dashurie sa te jape ate qe eshte me e kushtueshme per ty!
    Shume rralle ose asnjehere....
    Ndaj perjetesia nuk ekziston!
    "Carpe Diem"

  20. #60
    ♣AbSoLuT♣ Maska e [LoTi]
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    837
    Sepse as vet njeri nuk e ka kete shanc te till qe te jetoj perjetesisht.
    |- Më Pikòj NPik Loti, Në Fòrm Realiteti -|

Faqja 3 prej 18 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •