Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    " Dhjete virgjereshat".

    Meqense Shembelltyra e Dhjete virgjereshava, ka sjelle nja interesim tepere te madh, po periqem qe ta risjelle kete shembelltyre, pasi ne te ka nje mesim te shkelqyer , mbi rrugen dhe shpetimin e besimtarit te Krishtere.
    Se pari le te ftojme Frymen e Perendise, qe te na zbuloje mesimin e vertete , ne menyre qe te shohim dhe te pranojme ate cka JEzusi kerkon te na tregoje.
    NE trajtimin e kesaj shembelltyre, do te perpiqem qe te kap nje game te gjere biblike , duke u perpejkur qe te sjell nje mesash sa me te gjere dhe te kutpueshem.
    Eshte i ftuar te mare pejse cdo i krishtere, por edhe dikush tjeter qe deshiron te njohe dhe te dije, rreth temes ne te cilen po flasin.

    MAte:25:1-13:

    Jesusi thote se , mbreteria e qiejve ngjan me dhjete virgjeresha, te cilat moren llampat e tyre dhe dolen te prisnin dhendrin. JEzusi katu na flet rreth PRITJES qe kristjanet i bejne ardhejs se dyte te Krishtit.
    Simboli i pare qe Krishti perdor per te krishteret, eshte fjala " VRIGJERESHAT. Ja se cfare na thote Pali, ne lidhje me te kuptuarit drejt te ketij simboli. 2Korinth:11:2:
    " Spese ju kam zili (zilotupos) juve, me ziline e Perendise, sepse ju fejova me nje burre, qe tju nxjer para Krishtit si nje VIRGJERESHE te paster."
    Pra fjala VRIGJERESHE, ka kuptim te drejtperdrejte: te qenit i Krishtere.
    Me poshte JEzusi thote se , pese prej virgjereshave ishin te MENCURA dhe pese ishin BUDALLAQE.
    Duhet pare me kujdes fakti qe JEzusi na paraqet qysh ne fillim te kesaj shembelltyre. Ai na deklaron se, Virgjereshat e megjithse quheshin te tilla( te krishtere), midis tyre kishte vecori dhe ndryshime RRENJESORE . Pra ky fakt i JEzusit , duhet kuptuar dhe pranuar drejt, sepse na ndihmon qe te kuptojme plotesisht qellimin e kesaj shembelltyre.
    Deshmiaj qe jep JEzusi eshte e plote dhe e qarte, pra askush nuk ka se perse te imagjinoje dhe te trilloje hamendje , rreth ketij fakti. ME kete dua te them se, cdo kush qe perpiqet te mendoje se, meqense ato mbanin te njejtin emer Virjgeresha, i bije qe te jene njesoj. Te mendosh keshtu do te thote: te kundershtosh deshmine, qe JEsusi na e paraqet qysh ne fillim te shembelltyres, ne menyre qe ne te kuptojme drejt qellimin e fjales se tij. Perse JEzusi na e jep qysh ne fillim te shmebelltyres vecorite RRENJESORE qe ekzistonin midis Vrigjereshave? Nese nuk do te ishte kaq e rendesishme dhe fondamentale , Jesusi nuk kishte se perse te na e jepte kete fakt qysh ne fillim te shembelltyres, ku ende nuk jemi njohur me aktivitetin e dhejte viregjereshave.
    Kete sqarim e bej sepse , ka plot njerez qe nuk marin per baze FJALEN dhe DESHMINE qe Jezusi na jep per karakteret dhe vecorite qe i ndajne 10 Virgjereshat nga njerjeatjetra, por duke pare se ato mbanin te njejtin emer ( virgjeresha) , i bije qe te jene njesoj. Te gjithe nxenesit ne nje klase quhen nxenes, por ka dhe nga ata nxenes qe mbeten ne klase, pra pavaresisht se ata qe mbeten ne klase quhen NXENES, ( qe ka kuptimin I nxene) por ne thelb ata jane te "panxene".
    Me faktin qe JEzusi na paraqet mbi Vecorit dhe karakteret e dhjete Virgjereshave, JEzusi na tregon se vetem pese ishin ne thelb Virgjeresha te virgjera, te cilat Pali tek 2kori:11:2, i quan: "Virgjeresha te PASTRA". Pra ky fakt eshte vendimtar , per te kuptuar thelbin e kesaj shembelltyre. Nese ne e anashkolojme nje fakt biblik dhe nuk e marim ne reference, qofte ne nje shembelltyre apo ne nje varg , ne keshtu , nuk e lejojme Frymen e Perendise qe te na mesoje dhe te na zbuloje te verteten. Kjo gje eshte pike kyce ne te kuptuarit e fjales se Perendise. Te lejosh Frymen e Perenise qe te te zbuloje fjalen, do te thote , te vihesh nen mesuesine e Tij. Pra mesuesia e Perendise fillon pikerisht kur ne i pranojme te gjitha faktet biblike ashtu si ato jane.
    Le ta shohim se sa e rendesishme eshte kjo gje qe une thashe.
    JEzusi na jep nje fakt te rendesishem rreth karaktereve dhe vecorive qe Vrigjereshat kishin mdis tyre. Pra, keto fjale te Jezusit , jane thjesht vetem nje ndarje grupesh qe ekzistonte midis dhjete virgjereshave, apo Ai pergjate gjithshembelltyres na tregon se, sa e rendesishme dhe fondamentale eshte per te krishterin DITURA e Perendise, si dhe sa shkatruese
    (deri ne shkatrim te plote), eshte MOSDITURIA e Perendise tek i krishteri?
    Le ta ndejkim shembelltyren, dhe te shohim ne menyre konkrete , veprimin e DITURISE dhe perfundimin ne te cilin DITURIA e con te krishterin, si dhe MOS VEPRIMIN e DITURISE (vepimi i e MAREZISE) dhe perfundimin ne te cilin ajo e con te krishterin.
    Ne te gjithe shembelltyen JEzusi na tregon se , virgjereshat e MEncura ecen nen udheheqjen e DITURISE, ndersa Vrigjeresaht Budallaqe, ecen nen udheheqjen e MARESISE.
    JEzusi naj shpalos ne menrye te mrekullueshme te dyja keto RRUGE, te cilat nuk kane azgje te perbashket. Dhe po keshtu ato nuk te nxjerjin ne te njejtin "Shteg" (FJ.Urt:8:35-36.). Fakt konkret kemi perfundimin ku arriten te dhjeta virgjereshat. Jezusi na tegon se, vetem virgjereshat e MENCURA te cilat ishin nen udheheqjen e DITURISe, arriteN te hyjne ne DASME, i cili ishte dhe qellimi final i tyre. Ndersa pese te tjerat , te cilat udhehiqeshin, jo prej DITURISE por prej MARREZISe, perfunduan ne shtigjet e Humbjes, Sepse RRuga e budallait eshte drejt shaktrimit.
    Por cfare do te thote te qenit i MENCUR , apo te qenit BUDDALLA per Perendine?
    Ketu nuk behet fjale per Intelekt dhe aftesi njerezore, ku dikush eshte i zgjuar dhe dikush jo. Per kete Pali tek Romaket thote: Rruget e Perendise , jane te panjohura prej njeriut. Po keshtu Pali thote se, Dituria e njeriut eshte Marrezi per Perendine. Pra midis njeriut dhe Perendise ka nje "HUMNERE" , te cilen njeriu e pershkon vetem me ane te Krishtit.
    Cfare do te na tregoje Jezusi me fjalen, Virgjereshat e MENCURA, ose me drejt: i Krishteri i MENCUR?
    Bibla na nxje ne perfundimin se , njeriu nuk mund te njohe dot Perendine dhe Mendjen e Perendise. Per kete Pali thote:
    Romk:11:34:
    " Sepse kush e njohu mendjen e Zotit?"
    Po keshtu Mojsiu i kerkoi Perendise duke i thene:
    Exod:33:13:
    " Prandaj tani qe me ke me sy te mire, me bej te NJOH RRUGET e tua, qe te kem mundesi te te NJOH dhe te fitoj HIR ne syte e tu".
    Shikoni se si i drejtohet Mojsu Perendise, ai i thote " .. me bej qe te njoh RRUGET e tua, qe te kem mundesine te te njoh.."
    Mojsiu kerkon RRUGE per te njohur Perendine, sepse ai pranon se intelekti dhe cdo aftesi njerezore , nuk mund te njohin dot Perendine. Por cfare mebetet te beje Perendia per njeriun? Ai dha RRUGEN e vetme Jezus Krishtin. Ai eshte Perendia ne ne. Ai u be DITURI per ne, thote Pali tek 1Korinth:1:30. Po keshtu tek FJ.URT:9:10. thuhet:
    Frika e Zotit eshte parimi i DIRUTISE, NJOHJA e te SHENJTIT (Krishtit) eshte ZGJUARSIA."
    Te gjitha keto vargje qe solla para jush te dashur te krishtere, na japin nje zbulese te plote rreth te kuptuarit ne thelb , se cfare do te thote VIRGJERESE e MENCUR, te cilen une e permbledh me fjalen: Te qenit bir i Perendise dhe trashegimtar. Po keshtu Virgjereshe e Mencur do te thote: Krishti ne zmren tende. Nese shikoni perfundimin e shembelltyres se dhjete virgjereshave, JEzusi na tregon plotesisht se, vetem te MENCURAT hyne ne dasme, dhe kjo per te vtemin fakt, sepse ato ecen ne RRUGEN e MENCURISE, ne Krishtin.
    ME fjalet, "Virgjereshe e Mencur" , Jezusi na tregon "PLOTESINE" qe Perendia ka dhene tek besimtari kristjan, ku permblidhet : Hiri , Miresia dhe Dashuria e Perendise. Kjo "PLOTESI" , e cila qendronte e fshehur , thote Pali tek 1KOR:2:9., eshte bere gati per ata qe e duan Perendine. Te duash Perendine do te thote, te Besosh dhe te kesh Krishtin ne zemer, pra te jesh pjese e Krishtit. Por ne vargun me poshte po tek 1kor:2:10, Pali na jep nje zbulese te mrekullueshme , e cila na ndihmon drejtpersedrejti , qe te kuptojme VAJOSJEN qe mer i Krishtiri prej Perendise. Pali thote se, Te gjithe kete PLOTESI , qe Perendia e pergatt per bijte e tij( nenkupto Virgj. e Mencur) , naj ZBULOI me ane te FRYMEs se tij. Pra, pa pjesemarjen e drejtperdrejte te Fryems se Perendsie , nuk ka NJOHJE dhe mardhenie me Perendine, nuk ka marje te "PLOTESISE" qe Perendia pergatiti vetem per ata qe e duan, dmth. vetem per bijte e tij. (KUSHTOJINI rendesi kesaj qe une thashe).
    Kete fakt JEzusi naj tregon shume qarte tek dhjete virgjereshat. Ishte pikerisht VAJI, qe te MENCURAT kishin MARE ne ENET e tyre, i cili i dha ENERGJI LLAMPES ( Drita ne i krishteri), dhe keshtu ato munden te NDRICOJNE UDHEN drejt DHENDRIT dhe te hyjne ne dasme. Me kete fakt JEzusi na tregon se, eshte pikerisht VAJOSJA , ajo qe e ben te krishterin qe te ece me vendosmeri drejt PERENDISE, si dhe, GARANTON HYRJEN e tij ne Dasmen e Dhendrit. Cfare ju mundgonte konkretisht Viregjershve Budallaqe? Atyre ju mungonte VAJOSJA. Dhe tek 1Gjon:2:27: thote se: VAJOSJA qe kini Mare, ju meson , prandja QEMDRONI ne te. Por cfare shkakton mosmarja e VAJOSJES ? Se pari, nuk ke MESIMIN, UDHEHEQJEN dhe MBROJTJEN e Perendise ( pa te cilin nuk ka shpetim). Dhe se dyti:nuk mund te zbulosh PLOTEISNE qe Perendia ka pergatitur per Ata qe e duan( bijte e Perendise). Ky fakt e vendos kristjanin perballe nje realiteti fondamental. Ky fakt na zbulon plotesisht se, cfare do te thote Virgjereshe e MEncur , dhe Virgjereshe Budallaqe.
    Por le te vazhdojme me poshte.
    Jezusi na tregon se, te dhjeta virgjereshat kishin secila llamben e vet, dhe secila llampe ishte e mbushur me vajin e vet.
    Vazhdon.
    Deshmeusi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 05-02-2003 mė 23:42

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Djete virgjereshat.

    Le te vazhdojme me pjesen e dyte te shembelltyres se Dhjete virgjereshave.
    Perseri le te ftojme Frymen e Perendise , qe te na zbuloje mesimin dhe te na jape te kuptuarit drejt, te mesazhit te Perendise.
    Me poshte JEzusi na tregon fillimin e aktivitetit te 10virgjereshave. Jezusi thote se, Virgjereshat kishin te njejtin qellim, dmth, te dhjeta prisnin ardhjen e dhendrit. Jezusi ketu na jep perseri nje fakt tjeter , pa te cilin eshte shume e veshtire qe te kuptosh thelbin e kesaj shembelltyre. Jezusi pasi na ka treguar dhe zbuluar plotesisht karakteret dhe ndryshimet "RRenjesore" qe kishin virgjereshat , Ai na jep nje tjeter deshmi, ku nepermjet te cilit na tregon veprimin e MEncurise tek tek Virgjereshat e Mencura, si dhe veprimin e Marrezise tek virgjereshat Budallaqe.
    Jezusi na tregon se, Virgjereshat e MEncura kur u nisen per te pritur dhendrin, moren me vete VAJIN ne ENET e tyre. Ndersa krejt ndrysh veprojne virgjereshat Budallaqe. Ato pervecse Llampes nuk moren asgje tjeter.
    Ky eshte perseri nje Fakt ne te cilin ne duhet te ndalemi, si dhe te shohim se, Cfare do te na tregoje Jezusi me kete Fakt?
    Une shpjegova me siper se sa fondamentale eshte per te Krishterin DITURIA e Perendise, si dhe , cfare simbolizon JEzusi me fjalet Virgjereshe e Mencur, dhe virgjereshe budallaqe.
    Une kete shpjegim e kam bere edhe ne shkrimet e tjera, por meqense kete teme e nisa qysh prej fillimit , dua ta paraqes ate te plote.
    JEzusi na tregon perseri se, midis pese virgjereshave te MEncurave dhe pese te Budallaqeve, bije ne sy nje ndryshim i theksuar. Virgjereshat e MEncura, kryen VERPIME te tjera , nese i krahason ato me veprimet e virgjereshave Budallaqe. Te Mencurat kur u nisen per ti dale Dhendrit perpara, moren me vete VAJ, te cilin e mbanin ne ENET e tyre, ndersa Budallaqet nuk kishin as ENE dhe nuk moren as VAJ. Pra ketu Jezusi na tregon konkretisht ndryshimin qe ekzistonte midis virgjereshave te Mencura , dhe atyre Budallaqe. Por cfare do te na tregoje JEzusi me VAJIN dhe ENEN qe kishte secila prej virjgereshave te Mencura?
    Ne shkrimin e mesiperm une kam shpjeguar me ane te bibles, se, cfare simbolizon VAJI dhe VAJOSJA tek besimtari i Krishtere. Por Jezusi ketu na tregon dhe nje "Dicka " tjeter, (qe eshte po kaq fondamentale sa c'eshte VAJOSJA tek i krishteri), dhe kjo eshte "ENA" tek besimtari i krishtere. Bibla na tregon se , kur besimtari vjen para Krishtin , duke PRANUAR dhe RREFYER MEKATIN, duke bere PENDESEN ne kembet e Krishtit para kryqit te TIj, si dhe PRANIMIN qe ai i ben JEzusit si te vetmin Shpetimtar, te njeriut nga Mekati, Perendia e "Shndron" ate ne nje ENE te vlefshme ne dore te Krishitit. Ja se si thote Pali tek 2Timot:2:21.
    " Pra neqofte se dikush PASTROHET nga keto gjera( mekati), do te jete nje ENE nderi e SHENJTERUAR ne dore te te zotit (Perendise), dhe e dobishme per te zotin( Perendine), e pergatitur per cdo veper te mire."
    Pra ky eshte besimtari i vertete i Krishtere, te cilin Jezusi tek kjo shembelltyre e quan , "virjgereshe e MEncur". Shikoni me kujdes se si thote apostulli Pal, ne lidhje me te qenit ENE ne dore te Krishtit. Pali thote se, ky besimtar tashme eshte nje "ENE nderi e Shenjteruar dhe e Dobishme , per Zotin Perendi.
    Apstulli Pal ka nje eksperience te gjalle ne lidhje me kete fakt. Tek Veprat:9:15:Perendia tha per Palin se : " ai eshte ENA (skeuos), qe une kam Zgjedhur, per te MBAJTUR EMRIN tim, para johebrenjve . Po keshtu Pali na jep edhe nje porosi tek 1:Selanik:4:4.
    " ..secili prej jush te dije ta mbaje ENEN e vet ne Shenjteri dhe me NDER."
    Nepermejt ktyre vargjeve biblike, ne arijme te kuptojem se, cfare na tregon Jeusi me fjalen ENE tek pese virgjereshat e Mencura.
    Konkluzioni qe nxjerim nga keto tri vargje qe solla eshte: Besimtari i vertete i krishtere , eshte nje ENE ne dore te Krishtit vetem pasi ai ka PRANUAR plotesisht Jezusin ne zemer te tij, duke bere Pendesen ne kembet e Krishtit, dhe keshtu ai eshte PASTRUAR nga cdo Mekat dhe eshte BERE ( krijuar) nje ENE (krijese e re) e SHENTJERUAR ne Dore te Krishti. Tek 2Timot, Pali thote se , kjo ENE pasi eshte PASTURUAR dhe SHENJTERUAR prej Perendise, tashme ajo eshte nje ENE nderi e DOBISHME per Perendine, si dhe e PERGATITUR per VEPRAT e Perendise.
    Nuk mund te besh VEPREN e Perendise, nese nuk je RILINDUR ne Krishtin Jezus. Pra te qenit nje ENE ne Perendine, do te thote se pari: te qenit i Rilindur me ane te Frymes dhe Ujit, (ku "UJI" eshte Pagezimi ne Krisht), duke vdekur dhe u ringjallur me Krishtin Rom:6:4. Galt:2:20. Pra ky fakt verteton katerciperisht se , pese virgjereshat e Mencura perfaqesojne Besimtaret e vertete te krishtere, te cilet jane Rilindur dhe Shpetuar ne krishtin JEzus. Por le te kthehemi tani perseri tek Dhjte Virgjereshat. Ne kemi arritur te kuptojme dhe te njohim konkretisht se, cfare Jezusi na tregon me ENEN tek pese Virgjereshat e Mencura.
    Me poshte Jezusi thote se, pasi pese virgjereshat e Mencura moren VAJIN ne ENET e tyre, ato shkuan ti dalin perpara dhendrit. Por cfare ndodhi me pese virgjereshat Budallaqe ? Jezusi thote se, ato nuk moren as VAJ dhe as ENE. Pyetja ime eshte: Meqenese keto virgjeresha ishin se bashku, perse vetem pese te Mecurat moren VAJIN ne ENET e tyre? A ekzistonte kjo mundesi edhe tek Budallaqet? Le te ndalemi pak tek ky fakt. Bibla na nxjer ne konkluzionin se VAJOSJA e Perendise , nuk mund te qendroje ne njeriun e MISHIT, pasi MISHI ka deshira kunder Frymes se Perendise Galat.5:16. ( lexoje vargun). Po keshtu Pali tek 1korinth:2:12-16. na tregon konkretisht, ndarjen qe ekziston midis njeriut te MISHIT ( i pa Rilindur), dhe njeriut te Frymes, ( i Rilindur dhe krijuar simbas Krishtit). Pra ne arijme ne konkluzion te plote se, Virgjereshat Budallaqe nuk kishin pasur asnjehere ENE , dhe keshtu nuk mund te mernin as VAJIN per llambat e tyre. Nepermjet ketij Fakti , Jezusi na tregon konkretisht BUDALLALLEKUN qe vepronte tek Pese virgjereshat budallaqe. Jezusi na tregon se, tek pese virgjereshat Budallaqe vepronte vullneti dhe dituria e Mishit, qe per Perendine eshte MAREZI.
    Virgjereshat Budallaqe u mjaftuan me vajin e vete llampes. Por cfare na tregon Jezusi me kete veprim te tyre? Llamba, eshte shpriti i njeriut, FJ. URT.20:27. Dhe "vaji" eshte fryma qe Krijuesi i dha njeriut qysh ne krijim , ne kopshtin e Edenit. Jezusi naj zbulon shume qarte kete fakt ne momentin e ZGJIMIT. Virgjereshat budallacka pohuan se, Llampat e tyre po fikeshin. Me fjalen "FIKJE", Jezusi an tregon pamundesine qe ka njeriu per te shkuar tek Perendia. Vaji njerezor( dituria , aftesia mencurai e njeriut), nuk ka aftesi qe te ndricoje tek njeriu RRUGEN e JETES, Zotin Krisht. Ky fakt eshte Fondamental ne besimin e krishtere. Virgjereshat Budallaqe, ishin te paafta qe te GJENIN RRUGEN dhe te ecnin ne te. Dhe Jezusi thote se, e gjitha kjo pafatesi tek ato erdhi si rezultat i mospasjes se ENES dhe VAJIT te Perendise. Fryma e Perendise na jep zbulesa te mrekullueshme ne kete shemblletyre. Fryma na tregon se , ne te dy grupet e Virgjereshave nuk vepronte e njejta Fryme, e njejta DITURI, dhe keshtu perfundimi i tyre nuk mund te ishte i njejte. Jezusi na vendos perballe nje fakti fondamental, ku gjithsecili duhet ti kushtoje vemendjen e duhur. JEzusi na tregon se, Virgjereshat e Mencura kishin plotesisht DRITEN e duhur per te ecur PERMES shtegut te ERESIRES, per ta KALUAR ate dhe per te hyre ne dasme. RRUGA e vetme qe e nxjer njeriun prej ERRESIRES ne DRITE , eshte Zoti Krisht. Apostulli Pal deshmon se, Jezusi na nxori nga ERRESIRA ne DRITE, nga vdekja ne Jete.
    Persa i perket vajit, shume te krishtere ngatrohen dhe nuk arijne te kuptojen se, VAJI dhe VAJOSJA e Perendise qe ka i Krishtieri, nuk eshte i njeti me vajin e llambes qe njeriu ka ne kete jete, ku ne fund kjo llambe do te FIKET, pasi drita e saj eshte per nje fare kohe ( jeta qe njeriu jetojn ne toke). Kete fakt Jeusi e tregon ne monmentin e zgjimit te dhjete virgjereshave, ku pese budallaqet qe nuk kishin VAJOSJEN e Perendise por kishin vetem vajin e llambave te tyre, deshmojne se llambat po ju shuhen. Pra llambat e tyre nuk kishin me FUQI per te HYRE ne Dhendri. Kjo llogjike permbushet ploteisht me fjalet qe Jezusi i tha Nikodhimes, Gjon:3:3-5:
    " Nese njeriu nuk lind prej se lartmi, eshte i PAFUQISHEM qe te hyje ne mbreteri te Perendise.
    Ne Pjesen tjeter do te ndalem konkretisht tek GJUMI qe bene dhjete virgjereshat, si dhe vaji qe kerkuan virgjereshat budallaqe.
    Zoti ju bekofte.
    Deshmeusi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 07-02-2003 mė 03:05

  3. #3
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    E pashe qe ishe ne forum tani dhe kam nje kerkese:

    Kur te mbarosh shembelltyren e 10 Virgjereshave, do te doja shume nese eshte e mundur te diskutonim shembelltyren e administratorit te pabese!

    Abigail
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Moter Abigail.

    Me kenaqesi do tju sherbej juve , dhe te gjithe atyre qe kerkojne te dine mesazhin e bibles. Kjo eshte detyra e cdo te krishteri, qe drejtperdrejt do te thote: te vesh ne pune TALLANTEN e Hirit qe Krishti na ka dhene.
    Do te kisha deshire qe ta ndiqnit deri ne fund kete shemblltyre, pasi une nede nuk kam mbaruar, si dhe pres mendimin dhe prononcimin tuaj, nese ju kam sherbyr sado pak ne ato gjera ku ju jeni "paksa" e paqarte.
    Gjithmone perpara se te lexosh, lutju Perendise, qe Fryma e shenjte tju hape Zemren dhe mendjen , per te kuptuar MEsazhin e Perendise.
    Ps. Pyetjet e tua i lexova, dhe konkretisht nuk ju jam pergjigjur per faktin se, shkrimin tim nuk e kam perfunduar, sepse mendoj se ne te , do te gjeni shume pergjgijge te atyre qe ju pyesni.
    Krishti te belkofte, me Paqen dhe Hirin e tij, Lutu per mua, qe Zoti te me jap me teper vullnet per te deshmuar Emrin e tij, si dhe dua te di nje informacion rreth kesat teme ne kishen ku ju shkoni, nese ky shkrim ka qene nje ndihmese per ata.
    Nese deshiron, me thuaj ne cfare kishe shkon dhe ne cilen pjese te Athines je?

    Deshmeusi

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    "Dhjete virgjereshat". Nr. 3.

    (Mbase ky shkrim eshte pak i gjate, por kini durimin dhe lexojeni deri ne fund. Faleminderit.)

    Zoti ju bekofte te gjithve. Paqe dhe Hir ne Krishtin JEzus.
    Le te vijme tek pjesa e trete e shembelltyres se "dhejte virgjereshave".
    Si gjithmone le te ftojme Frymen e Perendise, qe te na jape zbulesen dhe mesimin e drejte , per ta kuptuar mesazhin qe Krishti kerkon te na jape nepermejt dhjete virgjereshave.
    Mendoj se kemi arritur ne momentet me te rendesishme te kesaj shembelltyre. Fryma e Perendise na ka dhene nje zbulese te mrekullueshme rreth fjales dhe mesimit te Zotit Krisht.
    Kryesisht do te ndalem tek "Gjumi" dhe kerkesa per VAJIN , qe budallaqet ju bene virgjereshave te mencura, ne momentin e ZGJIMIT.
    Se pari do tju lutesha te gjith atyre qe ndjekin kete teme, te lexojne te gjitha referencat dhe vargjet qe une sjell nga bibla, sepse ato jane nje kusht i domozdoshem , per ta kuptuar drejt mendimin qe une shpreh, sidomos kur ato kane te bejne me SIMBOLET qe JEzusi perdor ne kete shembelltyre. Kjo qe thashe eshte e rendesishme , sepse mendimet qe nuk mbeshteten ne biblen e Perendise, jane shtjellim i llogjikes njerezore.
    Tani le te vijme tek momenti i GJUMIT qe bene te dhjeta virgjereshat.
    Si gjithmone duhet te kemi parasysh konkluzionet ne te cilat kemi arritur. Sepse kemi arritur plotesisht qe te njohim ndryshimet ne THELB dhe ne KARATER, qe ekzistonin midis pese virgjereshave te Mencura, dhe pese virgjereshave Budallaqe. Jezusi na jep nje deshmi te qarte dhe na tregon konkretisht qysh ne fillim te shmbelltyres se, virgjereshat e Mencura kishin MARE GJITHSHKA qe ju nevoitej per te HYRE ne dasme. Ato kishin mare te gjitha masat, duke e bere keshtu te mundur realizimin e qellimit per te cilin ishin nisur. Tek virgjereshat e Mencura nuk ekzistonte hieja e DYSHIMIT, dhe nuk kishte KTHIM mbrapa. Por cfare do te thote kjo per nje besimtar te Krishtere? Kjo eshte : SIGURIA e BESIMIT, qe ruan SHPRESEN tek i krishteri , me ane te se ciles ne PRESIM Krishtin , duke ndenjur ZGJUAR. Nje i krishtere , i cili nuk ka Siguri ne Besim, ai nuk ka as Shprese, Shpresa tek i krishteri qendron ne Sigurine e Besimit , dhe Besimi qendron ne Krishtin, sepse ne Krishtin eshte Shpetimi per kedo qe do te besoje ne te VEP:4:12.
    Vereni me kujdes virgjereshat e Mencura! Ato kishin mare te gjitha "MJETET" e duhura( ketu qendron dituria e tyre) dhe keshtu e kishin Siguruar HYRJEN ne dasme. Per to, nuk kishte rendesi nese Dhendri vonohej, apo vinte ne cfaredo ore qe te deshironte. Ato ishin te BINDURA dhe te SIGURTA se, azgje nuk mund ta ndalte HYRJEN e tyre ne Dasme, sepse ishin pjese e dasmes. Apostulli Pal ne letren drejtuar Romak:8:31-39, thote se, asgje nuk mund te na NDAJE nga Krishti. Po keshtu dhe vete Zoti Jezus na e deklaron kete fakt , tek Gjon:10:27-28. Pra per Virgjereshat e Mencura , nuk ekzistonte asnje lloj "Gjeje" qe ti ndalte dhe ti largonte nga RRuga ne te cilen ishin nisur, per to nuk kishte KTHIM prapa. Jezusi per ta bere sa me te dukshme , si dhe per ta konkretizuar VENDOSMERINE, SIGURINE dhe HYRJEN e PLOTE ne DASME, na paraqet FAKTORIN GJUME. Pyejta ime eshte: A ndikoi GJUMI ne prishjen ose humbjen e sigurise, qe virgjereshat kishin drejt hyrjes ne dasme? Jezusi na verteton katerciperisht se, GJUMI nuk mundi ti largoje dhe te pengoje Rrugen e tyre drejt hyrjes ne dasme, kjo , sepse ato fjeten ne SIGURI te plote, pasi kishin GJITHSHKA qe ju GARANTONTE HYRJEN ne dasme, dhe ato i kishin qysh ne FILLIM , perpara se te FLININ. (kushtoi vemendje).
    Jezusi na tregon se, Virgjereshat e Mencura, nuk rane ne GJUMIN ne te cilin besimtari i Krishtere duhet te qendroje ZGJUAR. Ky fakt ka nje rendesi fondamentale ne kete shembelltyre, ne menyre qe ajo te kuptohet drejt. Virgjereshat e Mencura ishin ZGJUAR ne BESIM , e megjithse flinin. Ato kishin SIGURINE e HYRJES, sepse kishin GJITHSHKA qe ju nevoitej( ENE, VAJ dhe LLAMPE). Pra perfundimisht themi se, GJUMI i tyre nuk ishte GJUMI nen MEAKT, por ne PAQE dhe DREJTESI, ne FITORE dhe ne SHPETIM.
    Nese do te ndalemi tek vargu13-te i kesaj shembelltyre, shohim se JEzusi na jep porosine e tij me te rendesishme, duke thene: "Prandaj rini ZGJUAR, sepse nuk e dini as diten as oren , ne te cilen do te vije BIRI i njeriut"
    Me lejoni qe tju pyes: Cili eshte SHEMBULLI, i te ndenjurit ZGJUAR ne kete shembelltyre? Ke grup prej virgjereshave, na tregon Krishti se ndenji ZGJUAR , simbas POROSISE se Krishtit? KE grup prej virgjereshave duhet te ndjeke i krishteri i vertete? Nepermjet cilit grup Jezusi naj jep mesimin e plote mbi te ndenjurit ZGJUAR?
    Jezusi na e jep kete shembelltyre, per te na treguar konkretisht se cdo te thote , te" RISH ZGJUAR" per te PRITUR dhe HYRE ne dasmen e Dhendrit. I gjithe qellimi dhe thelbi i mesimit qe JEzusi na tregon ne kete shembelltyre eshte, qe i krishteri te shohe konkretisht SIGURINE e Shpetimit, dhe rezultati i te ndenjurit ZGJUAR, e cila kurorrezohet me finalen, HYRJA ne DASME .
    Mbase dikush nuk arrin te kuptoje thelbin e mesimit , qe JEzusi na jep ne kete shembelltyre. Ata mendojne se GJUMI i virgjereshave te Mencura ishte nje GABIM prej tyre, dhe keshtu ata e shohin GJUMIN si nje THYERJE te POROSISE se Jezusit, i cili thote: "Rini Zgjuar". Por a eshte keshtu? Perfundimi i shembelltyres, e cila kurorezohet me HYRJEN e pese virgjereshave te Memcura ne dasme, e rezon katerciperisht kete mendim jo te sakte. Azgje e GABUAR nuk te con tek Perendia. Jezusi me ane te pese virgjereshave te Mencura , na jep nje mesim te shkeqyer dhe konkret, ku cdo besimtar i krishtere, eshte ne gjendje te mesoje dhe te shohe konkretisht, se si i krishteri RI ZGJUAR duke pritur ardhjen e dyte te JEzusit. Shikoni me kujdes se ne cfare momenti te shembelltyres, JEzusi na jep porosine e tij, mbi te ndenjurit ZGJUAR te besimtarit kristjan. Ai e deshmon porosine e tij( RINI ZGJUAR), pasi na ka treguar konkretisht hyrjen e pese virgjereshave te Mencura ne dasmen e dhendrit. Me kete fakt Jezsui na deshmon se, vetem pese virgjereshat e Mencura, ishin ZGJAUR, vetem ato Priten dhendrin ,si dhe vetem ato munden te Hyjne ne dasme e dhendrit. Pra ketu kemi nje mesim te kthejllet, mbi te ndenjurin ZGJUAR te besimtarit kristjan. Po keshtu, me moshyrjen ne dasmen e dhendrit prej virgjereshave Budallaqe, Jezusi na tregon konkretisht se cfare do te thote , te mos Rish Zgjuar, dhe nese shohim rezultatin e virgjereshave budallaqe, ato perfunduan JASHTE dasmes.
    Te Rish ZGJUAR do te thote: nje jete e tere me Krishtin dhe ne Krishtin. Jezusi ne kete shembelltyre naj tregon shume qarte dhe kthjellet se, vetem pese virgjereshat e Mencura , ishin zbatuese te porsise se Krishtit. Vetem ato ishin gjate gjithe kohes ZGJUAR. Ato ishin ZGJUAR, qysh ne momentin qe moren VAJIN ne ENET e tyre. Apsotulli Pal kete fakt e quan VULOSJE dhe KAPAR i Fymes se Shenjte , qe Perendia i jep Besimtarit te krishtere 2kkorin:1:21-22. VULOSJA tregon IDENTITETIIN qe ka i krishteri tek Perendia, dmth. te qenit BIR dhe TRASHEGIMTAR. Ndersa KAPARI qe mer i Krishteri eshte, te kesh te Sigurt HYRJEN dhe VENDN ne dasmen e Qingjit .
    Le te marim nje shembull ku mund ta shohim me konkretisht rendesine e Vulosjes dhe Kaparit . Nese nje cift kerkon qe te shkoje per pushime gjate kohes se veres ne nje vend bregdetar, atij se pari i duhet te beje PRENONTIMIN e dhomes se hotelit ne te cilin do te shkoje. Prenontimi behet qysh ne kohen e dimrit, dhe per kete atij i duhet qe te jape nje "shume parash", e cila quhet KAPAR, ne menyre qe ai ta kete te SIGURUAR kete dhome ne sesonin qe ai ka zgjedhur per te pushuar. Pra deri sa te vije koha per ta mare kete dhome, siguria e tij eshte KAPARI qe ai ka dhene. Prandaj dhe Jezusi na dha Frymen e tij , si te vetmin Ngushllimtar Gjon:14:26., dhe Kaparin e Frymes, i Cili na ruan deri ne ardhjen e dyte te Krishtit. Pyetja ime eshte: Perse iku Jezusi , dhe perse na la nen kujdesin dhe udheheqjen e Frymes se Shenjte? Ai iku qe te na pergatite nga nje vend, dhe pasi ta kete pergatitur, te vije dhe te na mare. Por kush do ta prese ardhjen e tij? Ate do ta PRESIN dhe do te rine ZGJUAR , vetem ata qe kane VULOSJN dhe KAPARIN e Frymes.
    Si mendoni ju: Ai qe nuk ka prenontuar dhe nuk ka dhene kapar per nje dhome ne hotel, a eshte i sigurt se do te mare njesoj dhomen, si ai qe ka bere prenontim dhe ka dhene KAPARIN? Mendoj se eshte absurditet qe te thuash, po. Nese shohim konkretisht virgjereshat Budallaqe, ato prisnin dhendrin ne budallallekun e tyre . Ato nuk kishin SHPENZUAR azgje, per te patur te sigurte hyrjen dhe nje vend ne dasme. Ku eshte KAPARI i tyre? Nese shohim virgjereshat e Mencura, ato kishin SHPENZUAR duke blere ENE dhe VAJIN per Llampat e tyre . Pra shikoni se sa te kunderta jane ne thelb Virgjereshat budllaqe, me ato te Mnecura. Pali thote se , eshte Perendia Ai i cili na VULOSI ( duke na bere prone te tij), dhe na dha KAPARIN e Frymes. Kjo eshte baza dhe Siguria e plote qe ka i krishteri, per HYRJEN dhe pasjen e nje VENDI ne dasmen e Qingjit. Ky fakt tregon se , ne e kemi te siguruar VENDIN , te cilin Krishti shkoi te naj pregatite. Ne kemi SHPENZUAR GJITHSHKA , per kete dite, dhe SHPENZIMI yne eshte: te dhenit e jetes tone ne dore te Krishtit. Qysh ne momentin qe ne japim jeten tone ne dore te Krishtit, ne nuk jetojme me per veten tone, por jetojme per Perendine. Ne kete menyre ne u "BLEME " prej Perendise me nje CMIM GJAKU 1Kkorin:7:23. me gjakun e Krishtit ne kryq. Qe nga ai moment, ne u Vulosem prej Perendise, duke qene pjese e Perendise, kisha.
    Ne i JAPIM Perendise jeten tone, dhe po keshtu MARIM prej Perendise "PLOTESINE" te cilen ai e beri gati per ata qe e duan ate1korinth:2:9. Pra ketu kemi te bejme me nje lloj DHENIE dhe MARJE, dhe Jezusi kete fakt e tregon shume qarte tek 10 Virgjereshat , gjate momentit qe ato u zgjuan nga gjumi. Ja se cfare thote Jezusi : Pasi virgjereshat u zgjuan nga gjumi, ato filluan te pregatisnin Lllambat e tyre. Por virgjereshave Budallaqe, (meqenese nuk kishin as ENE dhe as VAJ) llambat e tyre po ju fikeshin, dhe keshtu ato ju kerkuan vaj virgjereshave te Mencura. Le te shohim se cila ishte pergjigja e 5virgjereshave te Mencura. Ato ju thane: nuk mund tju japim dot vaj, sepse nuk mjafton as per ne e as per ju, prandja shkoni e BLINI tek TREGETARET. JEzusi ketu perdor simbolin , TREGETREAT. Por cfare simbolizon Jezusi me fjalen TREGETARET? Ne radhe te pare, TREGETARI eshte nje njeri i PASUR, i cili ben TREGETI me mallrat e tij. Simboli i perdorur nga Krishti , simbolizon Perendine e PASUR ne MIRESI ne HIR dhe ne MESHIRE. Ai mer prej njeriut nje "mall" te pavlere( jeten e njeriut te konsumuar ne mekat), dhe ne KEMBIM te saj i jep atij PLOTEISNE qe e beri gati per bijte e tij, ku baza eshte JEta e perjetshme. Ai e mbush besimtarin me HIRN e tij te PASUR, me Paqen dhe Frymen e tij te Shenjte . Pra nese ne, nuk e "shesim" jeten tone ne dore te Krishtit, nuk mund te "blejme" prej tij, "PLOTESINE" qe Perendia ka bere gati per ne. Ja se cfare thote Jezusi tek Zbules:3:18:
    " Te keshilloj qe te BLESH nga une AR te kulluar ne ZJARR, qe te behesh i PASUR; dhe PETKA te BARDHA qe te vishesh, dhe te mos duket TURPI i lakuriqesise sate, dhe VAJOS syte e tu me KOLIR, qe te SHOHESH"
    Ky varg eshte fondamental dhe baza e te gjithe kasj teme qe ne po zhvillojme. JEzusi e vendos vetene tij ne poziten e nje "TREGETARI", ku prej te cilit cdo kush mund te shkoje dhe te "BLEJE" ate cka Perendia ka pergatitur per te. Le ta shohim konkretisht tek shembelltyra e dhjete virgjereshave, se sa bukur konkretizohet ky varg.
    Virgjeresaht e MEncura na deshmojne se VAJI shitet vetem tek TREGETARET, pra me kete deshmi Jezusi na zbulon se, VAJI i Perendise, dmth,VAJOSJA i jepet te krishterit , vetem prej Perendise. Luk:11:13. (lexoje). Pra Virgjeresht e Mencura , nuk mund tju jepnin dot VAJ Budallaqeve, sepse ate te drejte e kishin vetem TREGETARET. ( kuptojeni kete qe thashe). Nje rast konkret rreth kesaj qe po ju them, e kemi tek veprat:8:17-20. Simon magjistari, i kerkoi Pjetrit qe ti jepte Frymen e Perendise dhe pushtetin e saj, kundrejt nje pagese ne leke. Por Pjeti i tha: Le te humbase paraja jote dhe ti bashke me te. Te njejtin gabim bene dhe virgjereshat budallaqe. Ato nuk duhet ta keronin VAJIN tek Virgjereshat e Mencura, por tek TREGETARET. Dikush mund te mendoje se, Vrigjereshat e Mencura nuk ju dhane VAJ , sepse atyre nuk ju mjaftonte per vete. Bibla na tregon se Perendia nuk e jep Frymen e tij me MASE. Te ecesh simbas ketij mendimi, do te thote, te kufizohesh ne nje arsyetim llogjik njerezor, dhe keshtu te humbasesh ZBULESEN e Frymes se Shenjte. Kuptoni nje gje te dashur te krishtere. Historite biblike jane gjithmone te njejta dhe nuk ndryshojne, pra shembelltyrat dhe gjithshka qe eshte shkrojtur ne bibel , eshte gjithmone e njejte dhe nuk ndryshon. Por bibla eshte bibel , sepse Zbulesa e Fryems se Shenjte, na zbulon cdo dite mistere te reja, duke na Ushqyer dhe udhehequr nen Jezus Krishtin. Kjo eshte arsyeja kryesore se perse Bibla eshte fjale e gjalle, te cilen besimtari i krishtere e lexon pergjate gjithe jetes, dhe nuk thote se e mbarova ate ploteisht.
    Por cfare tregon Jezusi me deshmine qe japin Virgjreshat e Mencura, kur ju thone budallaqeve se, "ne nuk mund tju japim vaj per fatikin se, ai nuk eshte mjaf as per ju dhe as per ne? Jezusi ketu na tregon dhe na verteton katerciperisht se, VAJOSJA e Perendise per te krishterin eshte PERSONALE, dhe ka te beje vetme me personin e tij. ( kushtoi vemendje). Pra qellimi i Jezusit ne kete pergjigje te virgjereshave te Mencura, ka te beje me nje REALITET te LIDHJES PERSONALE, qe ka cdo i krishtere me JEzusin Zotin Perendi.
    Nese dikush nuk kerkon ta pranoje kete fakt, dhe vazhdon te mendoje se, Vrigjereshat nuk ju dhane VAJ budallaqeve, per te vetmen arsye, sepse atyre nuk ju mjaftonte per veten e tyre. Nese ecim simbas kesaj llogjike atehere une ngre kete pyetje: Perse Virgjeresaht budallaqe, kur moren vesh se VAJI nuk ju mjaftonte te dy grupimeve, nuk ju thane virgjereshave te Mencura: NA ndriconi ju rrugen per tek dhendri, sepse llambat tona po na fiken? Faktikisht mendoj se nje Grup prej pese vetesh, mund te ecin ne nje rruge te erret, te udhehequr nga pese njerez me llamba ne duar. Kjo eshte llogjike e mjaftueshme njerezore. Por cfare do te na tregoje Jezusi me mosdhenien e VAJIT prej virgjeresahve te MEncura? Pervec atyre qe shpejgova me sieper, Jezusi na tregon se midis dy grupimeve te virgjereshave , behet fjale per DRITE personale SHPRITERORE (llampa). Pra Fryma na tregon se, Virjgeresht budallaqe, ishin ne ERRESIRE, ndersa Virgjereshat e Mencura ishin ne DRITE. Prandaj dhe Pali na porost kur thote: ecni ne FRYME dhe jo ne MISH, njeriu FRYMOR ecen pas Frymes, dhe njeriu i MISHIT ecen pas MISHIT. Keto jane dy llojet e KARATEREVE qe i ndajne virgjereshat e Mencura nga ato budallaqe, dhe fundi i te cilave nuk ishte i njejte.
    Tek kjo shembelltyre, Fryma na zbulon plotesisht Marezine e virgjereshave Budallaqe, ato kerkoni te mernin VAJOSJEN prej Virgjereshave te MEncura. Por a mund te VAJOSE njeriu njeriun? Apsotujt shtrinin duart e tyre mbi besimtaret, (ashtu sic ndodh edhe sot nder kisha) por Fryma dhe VAJOSJA vinte dhe jepej prej Perendise Vep:5:32. 1Samuel:16:3-7. ( lexoje). Pra Jezusi me pergjigjen qe virgjereshat e Mencura ju dhane virgjreshave Budallaqe, na tregon plotesisht se VAJOSJA jepet prej Zotit Perendi. Po keshtu na tregon se sa te PADITUR jane ne njohjen e se VERETETES ata te krishtere, te cileve ju mungon DITURIA , Krishti. 1Kokrinth:1:30.
    Tek Zbules:3:18: Jezusi radhit nje sere gjerash, qe i Krishteri duhet te "BLEJE" tek Krishti. Dha ai i rdhit me radhe ato, te cilat jane: AR i kulluar ne Zjar, nepermejt te cilit i Krishteri behet i PASUR, si dhe PETKA te BARDHA, te cilat i VESH i krishteri , ne menyre qe te mos duket LAKURIQESIA e tij, dhe ne fund ai duhet te BLEJE dhe VAJIN , per te VAJOSUR SYTE qe te SHOHE. A i shohim te konkretizuara kete "GJERA" tek virgjereshat e Mencura? Jezusi thote se Virgjereshat e Mencura, kishin ENE dhe VAJ , per llampat e tyre. Ne shkrimin e mesiperm , une kam sqaruar me vargje nga bibla se, ENA per te krishterin do te thote: te qenit KRIJESE e RE ne Krisht, e krijuar simbas Krishtit. Pikerisht nese i lexojme "Gjerat" qe Jezusi na rekumandon te
    "BLEJME" prej tij, tek Zbul:3:18, dy te parat jane ARI i kulluar, dhe PETKAT E BARDHA. Ku ARI i kulluar eshte, FJALa e Perendise (Psalm:12:6. Psalm:119:140.). Fjala eshte fara me ane te se ciles NGJIZET dhe krijohet Krijesa e re ne Krisht 1Pjetr:1:23. Dhe PETKAT e BARDHA , jane RROBAT e DREJTESISE qe vesh i krishteri, ne mnyre qe mos duket MEKATI Efes:4:24. Ndersa "Gjeja" e trete qe JEzusi na porosti te "Blejme" prej tij eshte : VAJi i kolirit, per te VAJOSUR Syte. Me VAJOSJEN e Syve, Jezusi na tregon VAJOSJEN qe mer i krishteri pasi ai ka Rilindur dhe eshte nje Krijese ( ENE ) e re ne Krisht. Prandja dhe JEzusi kur na jep deshmine mbi virgjereshat e Mencura thote se, Te mencurat kur u nisen per ti dale perpara dhendrit, morene me vete VAJIN ne ENET e tyre. VAJI ne ENE , do te thote: PLOTEISA Perednise ne krisjtanin e rilindru dhe te krijuar simbas Krishtit.
    VAZHDON.
    Deshmeusi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 09-02-2003 mė 01:05

  6. #6
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Pershendetje Deshmues!

    P.s. Qe shkrimi te mos duket i lodhshem dhe i merzitshem per anetaret do te ishte me mire qe ta ndaje shkrimin na disa pjese duke lene fushe bosh, mendoj se do te ishte nje menyre e mire dhe do te ishte me e lehte per te mos humbur radhen e shkrimit.

    Me shume respekt Abigail
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Perfundimi i shemblletyres.

    Ja pra kemi arritur ne fund te shembelltyres se dhjete virgjereshave.
    Perseri le te ftojme Frymen e Perendise, qe te na udheheqe dhe te na zbuloje mesimin e vertete.
    JEzusi perfundimisht na tregon se, te shpetuar jane vetem ata te krishtere, tek te cilet vepron Mencuria e Perendise. Nepermjet pese virgjereshave te Mencuar, Jezusi na zbulon rrugen ne te cilen duhet te ece nje i krishter i rlinindur. Po keshteu kemi arritur ne perfundimin se, cfare do te thote te Rish ZGJUAR ne Krishtin, si dhe kush mund te rije ZGJUAR.
    Ne kete pjese te fundit, do te ndalame kryesisht tek fundi i kesaj shembelltyre.
    Jezusi na tregon se, pasi u zgjuan qe te dhjeta virgjereshat, pese te Mencurat pregatiten menjehere Llampat e tyre, ndersa Budallaqet nuk kishin Vaj, dhe keshtu llampat e tyre po FIKESHIN. Cfare na tregon JEzusi me FIKJEN e llampave tek virgjereshat Budallaqe?
    Tek Fj. Urta:13:9. Thuhet:
    " DRITA e te drejteve shkelqen bukur, por llamba e te pabeseve do te shuhet."
    Fikja e llambave te pese virgjereshave Budallaqe, eshte katastrofa e pashmangshme qe do te perjetojne ne FUND te gjithe ata , te cilet nuk kane Pranuar JEzusin si te vetmin shpetimtar te jetes se tyre.
    "Fikja e llambave" tek virgjereshat budallaqe, tregon me se miri se ato nuk ishin ZGJUAR . Qellimi i te ndenjurit ZGJUAR, eshte, qe dita e fundit te mos na zere ne BEFASI dhe te PAPERGATITUR. Pikerisht kete fakt JEzusi naj tregon tek Virgjereshat budallaqe. Ato u zune ne BEFASI dhe te Papregatitura. Jezusi vendos GJUMIN tek te dhejta virgjereshat, per te na treguar konkretisht se , kush qendroi ZGJAUR ne BESIM dhe kush ishte i FJETUR nen mekat. Tek letra e pare e Thesalonikasve, kapitulli pese, Pali na jep nje mesim teper te qarte rreth te ndenjurit ZGJUAR. Pali ne vargun e pare thote se, ju te krishtere e dini shume mire se dita e Zotit do te vije si nje vjedhes naten, dhe nuk kam se perse tju shkruaj. Te dhejta virgjereshat e prisnin dhendrin , thote Jesusi, por jo te dhjeta ishin te PREGATITUARA per te HYRE ne dasme. Pra nuk eshte ndonje tregues i madh ne besim, faktori i pritjes se dhendrit. Faktori kryesor dhe fondamental per te krishterin eshte: TE JESH I HYRE NE DASME, DHE TE KESH NJE VEND NE DASME. Por cfare ndodh midis te krishtereve ne lidhje me kete fakt? Disa besojne se jane te shpetuar, dhe disa besojne se ne fund do te duket nese jane apo jo te shpetuar. Me lejoni qe tja u argumentoj kete fakt nepermjet dhjete virgjereshave.
    Me lejoni qe tju bej nje pyetje:
    Ne e dime fundin e te gjthe shembelltyres, e cila kurorezohet me hyrjen ne dasme te pese virgjereshave te Mencura. Pra pyetja ime eshte: Virgjreshat e Mencura e moren vesh ne fund qe do te hynin ne DASMe , apo kete e dini prej fillimit, qysh ne momentin qe u nisen per te pritur dhendrin?
    Pergjigja e kesaj pyetje ka nje rendesi teper kryesore per gjithsecilin. Virgjereshat e Mencura ecen ne SIGURI te Plote, per te vetmin fakt se, ato dispononin gjithshka qe ju garantonte atyre HYRJEN ne DASME. Se pari: ato kishin DITURINE, se dyti: moren ENE dhe VAJ per llambat e tyre ne menyre qe te mos kapeshin ne BEFASI dhe te papregatitura per te hyre ne dasme. Pra me kete fakte Jezusi na tregon se, Siguria e cila vjen prej besimit tek e VERTETA( Krishti), ruan Shpresen tek i krishteri. Ai i krishtere i cili nuk eshte i SIGURT ne Shpetimin e vet, verteton se nuk ka njohuri , pranim dhe lidhje te drejtperdrejte me Jezus Krishtin. Ai nuk ka njohurine e se VERTETES. Kete fakt e shohim tek Virgjereshat Budallaqe. Ato e prisnin dhendrin, por ky fakt nuk tregon ndonje gje te madhe. Pyejta ime eshte: A shohim SIGURI tek pese virgjereshat Budallaqe? Se pari, ato nuk kishin DITURI, pra qe ketu fillon te ecurit e tyre jo ne te VERTETEN Fj.Urt:19:3. Po keshtu ne shohim se Virgjereshat budallaqe, nuk dispononin asnje gje qe te mund tju siguronte Hyrjen te dhendri. Faktori Gjume, nxori katerciperisht se kush prej virgjereshave kishte ecur ne Siguri dhe ne Shprese, duke e ditur HYJREN ne Dasme, si dhe kush kishte ecur drejt shaktrimit.
    Perfundimi qe na nxjer JEzusi tek shembelltyra e dhjete virgjereshave, eshte nje zbulese e plote, ku gjithsecili eshte ne gjendje qe shohe Sigurine qe ka ne emer te Krishtit, Shpresen dhe Shpetimin qe ka ne emer te Krishtit.
    Le ta shohim se sa buke naj shpalos Pali kete gje tek 1Thesalo:5:1-11.
    Ja se si ju dretjohet Plai besimtareve te vertete kristjane, te cilet jane te sigurt ne doren e Krishtit.
    varg.4. " Por ju vellezer nuk jeni ne ERRESIRE, qe ajo dite tju zere ne BEFASI si nje vjedhes."
    Ky varg eshte nje deshmi e gjalle e gjithe shembelltyres se dhjete virgjereshave. Pali thote per te krishteret se, "Ju nuk jeni ne ERRESIRE..." , cka nenkupton te qenit ne DRITE. A e shohim kete fakt tek pese Virgjereshat Budallaqe? Kur ato u zgjuan nga gjumi dhe filluan te ndiznin llambat ,deshmuan se , LLAMBAT E TYRE PO "FIKESHIN". " FIKJA" tek njeriu eshte ERRESIA, dhe kush eshte ne ERRESIRE, ajo dite do ta zere ne BEFASI , qe do te thote : te papergatitur, per shpetim, per faktin se nuk ka qen i shpetuar, se nuk ka besuar tek Krishti si mbas se VERTETES qe eshte ne Krishti.
    Ne vargun me poshte, Pali na jep akoma dhe nje deshmi teper te rendesishme kur thote: " Tegjithe ju jeni BIJTE e DRITES, dhe nuk jeni te NATEs dhe te TERRIT.
    Kete fakt e shohim konkretisht tek pese virjgereshat e MEncura. ATo sapo u zgjuan , llambat e tyre i kishin NDEZUR. Ne vargun 6-te te letres se Selanikasve, Pali na jep nje analizim konkret, midis ndarjes qe ekzistonte midis virgjereshave te MEncura dhe atyre Budallaqe. Pali konkretisht thote: " Le te mos FLJEME pra si te tjeret, por te rime ZGJUAR ..."
    Pali na tregon se gjumi i virgjereshave Budallaqe, ishte nje HUMBJE per ato, pasi ato rane ne gjume te PAPREGATITURA per hyrjen ne dasme, dhe Pali na tregon se i krishteri nuk duhet te fleje si ai qe nuk ka SIGURI, qe nuk ka TE VERTETEN, qe nuk ka DITURINE, qe nuk ka Krishtin. Ne vargun 8-te. Pali na jep nje zbulese fondamnetale qe tregon ne thelb, te ndenjurit Zgjuar. Ose , cfare do te thote te Rish ZGJUAR. Pali vendos kater "gjera"
    te cilat jane BAZA , me ane te te cilave i krishteri qendron ZGJUAR Ja se si thote Pali:
    "Kurse ne, mbasi jemi te DITES jemi te PERMBAJTUR, duke VESHUR PARZMOREN E BESIMIT dhe te DASHURISE, dhe per PERKRENARE SHPRESEN E SHPETIMIT".
    Pra Pali na konfirmon katerciperisht se, nese tek besimtari i krishtere nuk eshte BESA, DASHURIA, SHPRESA dhe SHPETIMI, ai nuk mund te rije ZGJUAR, ai nuk mund te HYJE ne DASME, ai nuk pret dhendrin por pret shkatrimin e tij.
    Ja se si e perfundon Pali mesimin e tij:
    " Sepse Perendia nuk na ka CAKTUAR per zemerim, por per te MARRE SHPETIMIN me ane te Zotit tone Jezus krisht, i cili vdiq per ne keshtu qe , QOFSHIM ZGJUAR QOFSHIM FJETUR, JETOJME BASHKE ME TE."
    Kjo eshte dhe mbyllja perfundimtare e te gjithe shembelltyres se dhejte virgjereshave. Te gjithe ata qe e konsiderojen dhe jane virgjeresha te MEncura, QOFSHIN ZGJUAR, QOFSHIN FJETEUR, JETOJENE BASHKE ME kRISHTIN.
    Nese ndokush ka ende mendimin se, vigjereshat budallaqe dikur kishin qene ne besim , por me pas rane nega besimi, aterhe lexoni vargun 12. Ku Jezusi dshmon keshtu epr pese virgjeresaht budallaqe:
    " Ikni se nuk ju njoh"
    Me kete dua te them se , gjerat nuk varen nga cka ne pohojme, por nga cka ne BESOJME.
    ZOTI JU BEKOFTE.
    Ketu mbaron dhe kjo shembelltyre.
    Ps. do te ftoja te gjithe ata qe e kane ndejkur kete TEME , per te thene mendimet e tyre, si dhe ne se kane pyetje te ndryshme jane te ftuar qe ti bejne ato. Une jam i bindur se Fryma e Perendise, do te na zbuloje gjithmone te verteten , edhe nese nuk dime ndonje gje, Perendia qe eshte i pasur ne miresi , do te na jape njohurine e vertete.
    Pres pergjigje prej jush te dashur te krishtere.
    Deshmuesi

Tema tė Ngjashme

  1. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  2. Dhjetė Urdhėrat nė Kur’an
    Nga prizrenasi_30 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2009, 05:06
  3. Dhjetė leksione mbi ėndrrat
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 13:53
  4. Butrinti, mes dhjetė mrekullive qė s’duhet humbur
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-07-2005, 02:58
  5. Paravolia e dhjete virgjereshave. (Shpetimi), interpretim ortodoks
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 09-02-2003, 19:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •