Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24

Tema: Shpend Bengu

  1. #1
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Shpend Bengu

    Adam and Eve

  2. #2
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Gjirokastra

  3. #3
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    Pal Golemi


    ka dhe ca te tjera qe jane teper interesante po kam probleme me komputerin shume i avasht e si ve dot po vizitoni Shpend Bengu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga katana : 23-05-2002 mė 20:59

  4. #4
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Punime ilustruese tė Shpend Bengut tė realizuara pėr pėrmbledhjen e pėrrallave shqiptare qė ėshtė shkruar nga Virgjil Muēi. Tani libri ka dalė nė shitje.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    pjesė e kėtij cikli

    -
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #6
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    pjesė e kėtij cikli

    Si skica e mėsipėrm.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #7
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    pjesė e kėtij cikli

    -
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    pjesė e kėtij cikli

    -
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #9
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    pjesė e kėtij cikli

    -
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #10
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    pjesė e kėtij cikli

    paksa romantike :@hh
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #11
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585

    pjesė e kėtij cikli

    Nuk e di pse, por shoh tek kėto ilustrime se sfondi nuk i pėrputhet tėrėsisht asaj Shqiptare, dhe megjithėse personazhet mbajnė veshje Shqiptare, duken mė shumė si italianė ose francezė. Ajo skica "romantike" mė kujton njė pamje tė Don Zhuanit qė ėshtė edhe si kopertinė e njėrės ndėr veprave tė Giuseppe Verdit. Nuk e di, mbase ju keni tė njėjtin mendim. Pėr vete do t'mė pėlqente edhe mė shumė ta shihja edhe mė si Shqiptare sfondin :).
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e xxxl
    Anėtarėsuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    277
    PERSHENDETJE TE VECANTA PER PROFESORIN TIM"SHPEND BENGU"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  13. #13
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Kimerat shqiptare dhe ”Deus meumque ius”

    Nga Shpend Begu



    Kohėt e fundit, "Qeveritaret" e shqiptarėve,kane hedhur nė diskutim rishikimin e heraldikės sė "shtetit" tė shqiptarėve.

    Njė “ akademik”, “qeveritar” apo drejtor injorant apo injorantė tė tjerė qė themelet e kulturės sė tyre i kanė tė bazuara nė pėrrallat dhe legjendat me "dhi" ,tė gojėdhanizuara nga gojėt pa dhėmbė tė gjyshėrve "legjendare",sot kėrkojnė tė vendosin si simbol tė Republikės sė shqiptarėve njė shqiponjė dykrenare me "dhi mbi tė".Ad literam, kėta pėrbindesha tė "kulturės" shqiptare kėrkojnė sot, t’u servirin shqiptarėve,si simbol tė republikės sė tyre amalgamėn e turpshme tė shqiponjės dykrenare dhe kokės sė dhisė (apo me keq cjapit ).Ky precedent, nėse miratohet, do tė jetė njė nga dėnimet mė tė mėdha qė do t’i jepet kombit shqiptar dhe kulturės sė tij. i cili do tė jetė i detyruar tė mbijetojė nė njė "Republikė dhi-shqip-tare"..........

    Mos e dhėntė Zoti qė tė pėrsėritet gabimi qė u bė me interpretimin e imazhit te shqiponjės dykrenare(ose shqiponjės perandorake) pas 1945-ės, imazh bastard i shqiponjės e qė fatkeqėsisht e gėzojme sot si stemė tė shqiptarėve.Bastardimi nuk ia vret sytė dhe veshin bastardit.

    Imagjinoni ē'mund tė ndodhė kur "bastardja" bastardohet nga njė bastard.


    Evoluimi i stemės










  14. #14
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    vazhdimi i artikullit












    marre nga Art.Albnet.net

  15. #15
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    vazhdim 2



    Simbolet heraldike.

    Nė epoka tė ndryshme historike iu kushtua njė vlerėsim i madh simboleve heraldike dhe nė vend qė tė kuptohej simbologjia ekzakte,u mjaftua vetėm me interpretimin e tyre nė mėnyrė sipėrfaqėsore (ngjyrat). Emblemat e bazuara tek njė fjalė ilustrojnė, nė mėnyrė rebusi, emrin nė njė formė gati tė ndryshuar,tė emėrtimit tė tij (Henneberg:-pulė-Henne), shpesh, pa patur asnjė lidhje me origjinėn e vėrtetė tė emrit. Pėrsa i pėrket kuptimit tė thellė tė figurave heraldike, nuk duhet marrė seriozisht gjithēka qė mendohej si e vėrtetė nė epokat e shkuara.Njė formė gati pėrrallore e interpretimit heraldik ishte shumė popullore gjatė manierizmit dhe barrokut. Le tė shohim, me kėtė rast, disa pohime tepėr domethėnėse tė marra nga Ars Heraldica e Georg Andreas Böckler (1688-Bibl.10), duke qenė se janė tepėr tė rėndėsishme nga pikėpamja e evolucionit tė ideve dhe koncepteve .

    Ėshtė e qartė qė kafshė “mbretėrore” si shqiponja dhe luani janė pėrdorur shpesh si simbole perandorakė dhe, ndėr tė tjera, si shprehje tė bindjes ndaj vlerave tė tyre.
    Por tė konsiderosh macen e egėr si “simbol i njė dinakėrie tė shkathėt e tė gjallė dhe njė inteligjence tepėr tė lartė dhe tė matur” apo shquarja e “ushtarit sypatrembur dhe tė armatosur mirė, qė nė mėnyrė kalorsiake dhe me vetėmohim lufton armiqtė”, tek figura e derrit tė egėr, tregon, nė tė dy rastet, mė tepėr njė interpretim manierist se sa njė interpretim me tė vėrtetė heraldik nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės.Nė shekullin e kaluar u diskutuan nė mėnyrė tė hollėsishme kėto intrpretime,ndėrsa heraldika si shkencė ndihmėse i refuzon (shembull-totemi)


    -

    -

    -

    -

    -


    Shqiponja.



    “Mbreti i shpendėve” ėshtė njė simbol i njohur i fuqisė sė pamasė dhe aftėsisė sė pėrdorimit tė armėve.Kėshtu, ėshtė, nė radhė tė parė, njė simbol heraldik tashmė i paraqitur nė shumė stema dhe emblema qytetesh.,shpesh me dy kokė, pėr motive tė simetrisė stilistike.(kjo pėr sa i pėrket kėndvėshtrimit tė heraldikės). Zhargoni mesjetar i atribuonte aftėsinė pėr tė fiksuar”Diellin” pa mbyllur sytė dhe aftėsinė pėr tė pėrshkuar hapėsira nė qiell, tė paarritshme nga njeriu




    Njė tekst i vjetėr babilonas,pėr fat tė keq, i ruajtur nė formė tė pjesėshme,tregon pėr ngritjen nė qiell tė mbretit Etana i mbėrthyer nga njė shqiponjė. Sipas tregimeve antike,me rastin e varrimit tė njė perandori, kur ishte zakon djegja e trupit, duhej qė nė momentin e djegjes tė lihej e lirė njė shqiponjė, fluturimi i tė cilės drejt lartėsive simbolizonte shpirtin e tė vdekurit qė arrinte tek perėnditė.

    Nė qytetin sirian tė Palmirės, shqiponja ishte e shenjtė pėr zotin Diell dhe pėr tė thuhej qė ashtu si Feniksi mund tė rilindte(ndėr tė tjera, nėpėrmjet njė zhytjeje tri herė nė ujė, pėr kėtė arėsye ėshtė konsideruar si simbol i bekimit duke u paraqitrur shpesh pranė burimeve tė bekimit ose ujit tė bekuar). Me fluturimin e saj nė lartėsi, shqiponja shikohej si ekuivalente e ngritjes sė Krishtit nė qiell. Thuhej se edhe Dielli e rinonte dhe e rigjallėronte (shqiponja, kur fillon tė humbė pendėt rigjallėrohet dhe rinohet falė efikasitetit mirėbėrės sė dritės shpirtėrore).Si njė shpend, shkatėrrimtar i gjarpėrinjve dhe dragonjve,shqiponja simbolizon fitoren e dritės kundėr forcave tė sė keqes.

    Shqiponja me gjarpėrinj nė sqep, gjejmė tė paraqitura nė shumė kultura tė ndryshme,njė shembull i tillė ėshtė ai i emblemės sė Meksikės.

    Nė vetratat gotike gjendet e pikturuar shqiponja qė ngre lart tė vegjėlit e saj,tė cilėt akoma nuk janė nė gjendje tė fluturojnė,pėr t’u mėsuar atyre qė tė shohin dritėn e Diellit.






    ©Art.Albnet.net

  16. #16
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898


    Simbol i Apostullit Xhovani(Giovani), atribut i pėrhershėm i profetit Elia i ngritur nė qiell, si dhe i Krishtit tė ringjallur, shqiponja mban nė simbologjinė kristiane vetėm domethėnie pozitive.( forcė, ringjallje, parashikim, mprehtėsi dhe natyrė madhėshtore, qė i pėrngjajnė atyre qė nė antikitet janė quajtur atributet e Jupiterit.

    Nė peridhėn e kristianizmit, asaj iu shtua edhe virtyti sovran i drejtėsisė, por edhe mėkati i krenarisė, sigurisht nga fakti i mprehtėsisė sė shikimit tė saj, qė duket sikur e injoron atė qė i ndodhet pranė.




    Nė simbolizmin masonik, shqiponja dykrenare simbolizon 33 gradėshin e ritit skocez; njė kurorė mbulon tė dy kokat dhe me kthetra mban horizontalisht njė shpatė(parrulla:”Deus meumque ius” ose Zoti ėshtė e drejta ime).


  17. #17
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Quauhtli (shqipopnja) ėshtė emri i ditės sė pesėmbėdhjetė tė kalendarit actek (muaji ishte bazuar mbi njėzet tė kėtyre kundrashenjave),njė simbol urimi qė u parashikonte tė lindurve nė kėtė ditė posedimin e cilėsive ushtarake, por edhe inklinimin drejt akteve tė rrėmbimit dhe vjedhjes. Nė shoqėrinė luftarake tė actekėve, me shqiponja dhe xhaguarė shquheshin dy “urdhėra” ushtarakė, trupa tė zgjedhura qė, nė kėtė mėnyrė, mishėronin mbi tokė sistemin dualist tė paraqitur nga polarizimi i dy forcave qiellore, Diellit dhe yjeve,qė, nga njėra anė, simbolizonin njė nga shpendėt mė tė mėdhenj grabitqarė dhe, nga ana tjetėr, kafshėn mė tė madhe grabitqare tė territorit meksikan.

    Mbretėresha Cihuacoatl ( zonja e gjarpėrinjve), e mbiquajtura edhe Quauh-Cihuatl, zonja e shqiponjave, vishte, pėr qėllime zbukurimi, njė kurorė me pendė shqiponje dhe mbahej si prijėsja e grave tė vdekura gjatė momentit tė lindjes.(lindja e njė fėmije barazohej me kapjen e njė robi lufte dhe, si e tillė, konsiderohej njė akt lufte).





    Nė Kinėn antike, shqiponja ishte simbol i forcės dhe i fuqisė (ying-shqiponjė e barazvlerėshme fonetikisht me “heroin”.)

    Njė shqiponjė mbi njė shkrep tė thepisur mali simbolizonte atė qė luftonte nė mėnyrė individuale, njė shqiponjė mbi majėn e njė pishe, nga ana tjetėr, simbolizonte jetėgjatėsinė nė maksimumin e forcave.Shqiponja qė lufton me gjarprin na ēon tek shpendi mitik indian Garuda,ashtu si dhe tek emėrtimi i kryeqytetit actek Tenoktitlan(sot qyteti Meksiko).

    Edhe tek Hunėt e Azisė Qendrore (Hsiung-nu), shqiponja ishte simbol i dominimit.




    Nė heraldikėn europiane shqiponja, sė bashku me luanin,ėshtė kafsha qė pėrdoret mė shpesh,por gjithnjė e paraqitur nė bazė tė njė stili simetrik jo konform natyrės sė saj.Cilėsitė heroike tė para tek shqiponja bėnė qė shumė mbretėr ta zgjidhnin si kafshėn heraldike, pėr shembull sovranėt gjermanė, dukėt e Bavarisė,Silezisė(Slesia) dhe Austrisė, margrafėt e Brandeburgut, dhe mbretėrit polakė.



    Tendenca ndaj simetrisė nė riprodhimin e sheshtė ballor solli shumė shpejt paraqitjen metaforike tė shqiponjės me dy kokė(shqiponja dykrenare),qė mund tė shihet tashmė nė Lindjen e lashtė dhe ndėr tė tjera, u bė, qė nga viti 1433, emėrtimi i

    perandorisė romano-gjermanike.

  18. #18
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Pas shpėrbėrjes sė perandorisė (1806),ajo u bė simbol i perandorisė austriake(deri mė 1919) e Rusisė cariste(deri mė 1917), dhe e mbretėrve tė Serbisė. Nė ditėt tona, ajo pėrbėn elementin kryesor tė stemės sonė shqiptare




    Origjina e shqiponjės me dy kokė vjen nga funksioni i dyfishtė i “perandorisė romano-gjermane” dhe “mbretit gjerman”.Trubaduri Reinmar von Zweter pėrdorte si kafshė heraldike njė shqiponjė me tre koka ,me koka edhe nė ekstrmitetet e krahėve.Mė 1688, historiani i heraldikės A.G.Böckler vendosi nė vargjet e tij njė marrėdhėnie tė fjalės”shqiponjė”(Adler), me atė “fisnikėri”(Adel): “Nga shqiponja (Adler) e perandorit rrjedh fisnikėria(Adel) gjermane;nėse nuk ka shqiponjė, nuk ka as fisnikėri.

    Shqiponja e perandorit ėshtė mbrojtja mė e mirė e fisnikėrisė, hija e krahėve ėshtė atribut vetėm i fisnikėrisė”.Nė njė vend tjetėr, Böckler shkruan: ”Shqiponja ėshtė nga shpendėt e mbretit qė mund tė fiksojė Diellin me sy tė rreptė,nuk e humb kurrė prenė e saj,rigjallėrohet,mund tė fluturojė mė lart nga tė gjithė dhe nga fallxhorėt e tė gjitha kohėrave ėshtė parė si shenjė e fitores sė ardhshme.Meqenėse Romolo pa, i pari, njė shqiponjė mbi Aventino tė cilėn e konsideroi si shenjė tė mirė paralajmėruese,i vendosi qė ushtria tė paraprihej gjithmonė nga njė shqiponjė, nė vend tė njė flamurtari.

    Ka dy lloje shqiponjash dhe qė tė dyja ushqehen duke e rrėmbyer gjahun,por vetėm mė tė voglat qė janė dhe mė tė kėqiat sulmojnė kufomat.(kėrrmat).Shqiponja nuk paraqet madhėshtinė perandorake, por emblemėn e Perandorisė Romake.Shqiponja, nė fushėn e praruar, paraqet zotin Zot , ylli i tė cilit shkėlqen fort, jep paqe dhe nga i cili e ka fillesėn ēdo lloj frike”.



    Nga pikėpamja e simbolizmit psikologjik, shqiponja ėshtė koceptuar si njė “krijesė e fuqishme me pupla nė blunė qiellore tė shpirtit”.(E:Aeepli 1943-Bibl.2),prandaj ėndrrat qė kanė si objekt shqiponjėn, gjykohen si pozitive. Nga ana tjetėr, konsiderohen shqetėsuese ato “ide tė shqiponjės” qė shtrohen nė rrjedhėn e jetės sė pėrditshme dhe qė venė nė pikėpyetje zhvillimin normal,duke u skllavėruar nga “dėshira shkatėrrimtare e shpirtit”.Edhe pėr kėtė arėsye, mund tė kuptohet se pėrse shqiponja ėshtė bėrė shpendi simbolik qė na kthen tek ungjilltari, qė, mė shumė nga tė gjithė, ėshtė lidhur nė njė dimension shpirtėror (Xhovani ).Nėn kėtė shenjė nuk mund tė shpresosh nė kompromiset, shpesh tė pashmangshme tė jetės praktike.Barinjtė mesjetarė e krahasonin shqiponjėn me paraardhėsin. Adamin. “Mbreti i tė gjithė shpendėve,”ngrihet lart nė qiell lehtėsisht, por bie nė pikiatė me sipėrfaqen e tokės sapo mbi tė shfaqet diēka pėr t’u ngrėnė.

    Edhe Adami, nė origjinė, ndodhej afėr qiellit, por pastaj u shfaq ushqimi i ndaluar, qė e solli nė tokė: “Pas udhėtimit tė tij tė pakrahasueshėm drejt qiellit, u kthye pėr t’u ushqyer me mishin e dėshirės fizike dhe humbi ēdo lloj frymėzimi shpirtėror”.( F.Unterkircher 1986-Bibl.14).

  19. #19
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Dhia (gr. Chķmaira:-Chimera




    Ashtu si pėr -demin dhe -lopėn, edhe pėr kėtė kafshė vlera simbolike e mashkullit ėshtė e ndryshme nga ajo e femrės.Ndėrsa - cjapi (gr.trįgos) ėshtė parė shpesh si personifikim i dėshirės , e vitalitetit dhe si i tillė, ėshtė vlerėsuar negativisht,dhia e thjeshtė , si ushqyesja-dhia Amaltea qė ushqeu me qumėsht tė riun-Zeus,ėshtė vlerėsuar shumė nga mitet antike.




    Nė veshjen e veēantė tė Athinasė Mbrojtėse bėn pjesė dhe aigķs, mburoja me lėkurėn e dhisė. Sipas Herodotit, (Libri IV, 189) lėkura e dhisė ėshtė edhe njė kėsulė nė veshjen e grave libiane(e shenjtė pėr Athinanė si ulliri, kultivimi i tė cilit e ka origjinėn nga Libia) duke na ēuar tek origjina afrikano- veriore e perėndeshės sė liqenit Tritonidės,(Athinaja Tritogjene).

    Njė bri dhije, ėshtė simbol i natyrės pjellore(briri i bollėkut).Nė simbologjinė kristiane,dhia nuk ka asnjė rol tė rėndėsishėm dhe ndonjėherė, shfaqet nė pikturimin e lindjes sė Krishtit pranė deles si njė “krijesė memece”.Nė zhargonin e mesjetės, ėshtė thėnė se dhia i do malet dhe kjo ėshtė interpretuar nė mėnyrė alegorike.Edhe Krishti, ashtu si dhia i do malet ,qė janė profetėt dhe apostujt.Nė Bibėl,tek Kėnga e Kėngėve ėshtė shkruar: “Shiko, kushėriri im arrin si njė dhi qė kapėcen mbi male,vrapon mbi kodra dhe kullot nė lėndina “.Sytė e mprehtė tė dhisė na ēojnė tek Zoti, qė parashikon dhe njeh gjithēka prej sė largu”.(F.Unterktcher 1986-Bibl.14)


    Cjapi






    Nė kundėrshtim me dhinė, cjapi ėshtė njė figurė simbolike e interpretuar mė shumė nė sensin negativ.Konceptet kozmologjike prekristiane ekzaltojnė mashkullizmin (cjapėt

    tėrheqin karrocėn e Thorit, zotit gjerman tė shkreptimės; zoti vedik tė zjarrit, Agni kalėron mbi njė cjap) ose, pėr mė tepėr, e paraqesin, nė mėnyrė karikaturale, nė krijesa tė pėrziera (satiri, fauni, njerėzit e pyllit) qė shquhen pėr pamposhtmėrinė e tyre epshore; por nė vazhdim, me rritjen e represionit ndaj seksualitetit, cjapi u kthye nė njė qenie “qė qelbte erė, i papastėr, dhe nė kėrkim tė plotėsimit tė dėshirave”, njė qenie qė nė Gjykimin Universal paraqet tė dėnuarin me dėnimin e pėrjetshėm nė ferr.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 01-09-2003 mė 07:02

  20. #20
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898








    Nė ikonografinė kristiane, edhe djalli ka marrė nga cjapi shumė shenja tė pamjes tė tij. Supersticioni i mesjetės sė vonė dhe i epokės moderne paraqiste shpesh shtrigat qė tėrhiqeshin nė fluturim nga cjepėr. Nė kėto imazhe ,djalli shfaqej zakonisht nė formėn e njė cjapi, tė cilit shtrigat i puthnin ****ėn.Tekstet e okultit paraqesin nė formėn e cjapit tė mistershmin “idhullin e Baphomet-it” tė Templarėve.Tė gjitha kėtyre trajtimeve duhet t’u ketė kontribuar tregimi qė Herodoti i bėn kultit seksual egjiptian tė zotit cjap, nė qytetin e Mendes, dhe shprehja biblike”capro espiatorio” e cjapit shushavės, i dėbuar nė shkretėtirė, si pėrcjellės i tė gjitha papastėrtive mėkatare tė njerėzve.Kronikanėt grekė identifikonin cjapin e shenjtė tė Mendesit me Panin. Pėrsa i pėrket origjinės, bėhej fjalė mė tepėr pėr njė dash se sa pėr njė cjap.Tregimi i Herodotit mbi tregėtinė e kultit seksual tė grave tė kėtij qyteti me kafshėn e shenjtė, konsiderohej si njė histori e shėmtuar mbi ritet egjyptiane qė lidheshin me kafshėt.

    Nė zhargonin mesjetar, cjapi ėshtė njė “kafshė epshore,qė godet me brirė, gjithnjė i etur pėr ēiftėzim. Nga natyra, ėshtė aq i zjarrtė sa qė gjaku i tij mund tė shkrijė dhe diamantin, tė cilit nuk ka ē’i bėn as zjarri dhe as hekuri”( F.Unterktcher 1986-Bibl.14).

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bienalja e Austrisė 2006
    Nga Fiori nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 10-09-2008, 19:32
  2. Azem Hajdari, Hero?
    Nga Seminarist nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 187
    Postimi i Fundit: 12-06-2003, 13:08
  3. Kristal i shkelur
    Nga Dreri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 03:46
  4. Homerianet
    Nga Dreri nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2003, 19:20
  5. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-09-2002, 17:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •