-
Poezi nga libri poetik dhibje permes urrejtjes dhe dashuris autori Agim Dedej
TRANFEROJ
Ndjenjen time si dallendyshe
pranvera e gezon.
Nuk kam krah te rend pas saj,
gjuaj fjale qe embeltojne ,
ndjenja ime te pranveroje.
Shtatzani gruaje
Nuri yt eshte drite,
miresisht ushqen shpirt,
jetes per ti dhene driten e amshimit.
Kudo qe te shoim ty
ndjenjat skane ngjyre,
arsyet na turbullojne
si mekatare te vuajtjes tende.
Miqesisht
Gjumi i nates tu ka shperndare,
lule jete e lulezuar,
asmendon se je e fresket
zemer burri me gezuar.
Mos mendo se ben mekat,
askurrkush nuk ta kerkoj
dashuria seshte gjithshka,
miqesia te trishton.
Ndaj dhe ti mos ki frik
nuk te prek e nuk te fishk
me uje jete te ujis.
Gjume i prishur
Stig me arome nostalgjie
mosha ime e rinise.
Fytyra pasqyren joshte
si blete ne hoje
mjaltin kullonte.
Kosherja dashuri
gjumin me prish.
Porosi
Dallendyshes iu keput fluturimi
ne gjurin tim,
para te gjatit shtegtim.
Nje porosi me la,folene tia ruaj.
Jehonat e cicerimit
mos te humbisnin dimrit.
-
-
Stine mysafire
Pista tere pluhur,
pika kristali shiu
pufka pufka e pushtuan.
Freskia e stines mysafire
shtoi dashuri tek njerezit.
Pista e rrebeshi
hidheshin si cicerima zogjsh.
Dashuria ime
Ah moj jete
me dhe nje dashuri
mendjen me stolis.
Here hyne thelle ne erresire,
si meteor perplaset me britme.
Gjykim
Flladi pranveror
perkedhel lekuren,
perhap kudo drite,
nuanca ylberi .
Engjejt i marrin ne duar
duke gjuajtur,per te vleresuar
me yje dhe shigjeta ylberesh.
Te njohesh vetveten
Vendi im,liria ime eshte e madhe ,
sa zeri yt eshte i lire ne bote.
Autoriteti im,sa i yti ne institucione.
Nderi dhe turpi,sa yjet dhe kometat tuaja.
I larte dhe i madh sa emri te njihet
i humbur dhe i thare,kur vlerat ste rriten.
Urrejtje dhe dashuri
U trembem femrave
sepse deshiren time
plas prbrenda,
ndersa e tyre
me loz nga mendja.
-
-
ARSYETIM
A'e dini qe Zoti
i thote te pareve te nje populli
ne pavetedije te tyre
ta mohojne ate
per qellime te caktuara.
Pasi deshire e tij permbushet,
Zoti fuqiplote vlereson
ato njerez qe mbajten driten e tij ne zemer
si njerez qe se pranuan te keqen,
nxine njerezit e erresires
si dashakeqes.
Duke filluar tek ata te paret.
-
-
VENDIT TIM
Vendi i jetes sime
do te mbledh
drite diturie te ndricosh.
Freskine e miresive
te qetesohesh.
Yjet me drite
te bejne stoli
qetesine ,zhurmen,heshtjen
te behesh i gjalle,
Jeta jote jeten time te ma fale,
-
-
PJES NGA TREGIMI MEKATE FATALE TE LIBRIT ME TITULL NE UDHEKRYQ TE MOSHES
Ata ishin brez mes dy koheve krejtesisht te ndryshme nga njera tjetra,e kaluara kishte
qene e mbyllur ne liri dhe hapsira kulturash,ndersa e tashmja e pakuptueshme kur
rendnin pas saj si te zgjidhur prej zinxhireve per te realizuar endrra nen nje etje te
babzitur qe bente te kalonin kufijt e formimit te tyre ,duke u veshur vetes pavlefshmeri
njerezore ,gjate kapercimit qe benin ,prej njeres rruge ne tjetren ,qe per ta kishte
domethenie te kenaqshme kur realizonin deshira.Kete qyteterim te gjymtuar e benin
njerez qe cudisnin boten me sjelljet e tyre te padenja ne shoqerite demokratike qe
kishte hapur dyert e meshires kudo qe ata shkonin,por qe me sjelljet e tyre se
justifikonin miresine e meshiren e tyre sepse ishin te etur per cdo shkelqim jetik
qe prezantohej para syve e mendjes se tyre.
-
-
PJES NGA TREGIMI KARAKTER
Jeta ishte e gjate deri ne vdekje dhe sukseset e momentit s'kishin vlere perderi sa
koritja egzistonte sa te merje frymen e fundit te kesaj jete, kishte thene nje plak i
mencur,prandaj cdo moment i kesaj jete kerkonte sakrifica per te realizuar deshira
te cilat duhet te mvareshin nen rregulla te ndershme karshi vetes dhe te tjereve
per te vetmen arsye ate te qenit njeri i vertete i kesaj bote ,qe padyshim te shtronte
para mendjes dhe ndergjegjes sprova qe cdo kush duhet ti kalonte pozitivisht me
arsye te shendosha njerezore,pamvaresisht se mund te sakrifikoje dicka qe mund te
dhibte ,por jo me shume se ndergjegjen e vrare ,nese beje te kunderten.
-
-
AGIM DEDEJ i dokumentuar ne identitet me emrin HEKURAN DEDEJ ka lindur ne janar te
vitit 1967 ne fshatin GOSE E MADHE te qytetit te KAVAJES ka mbaruar tetevjecaren ne
ate fshat dhe shkollen e mesme si teknik ndertimi ne qytetin e DURRESIT.
Ka filluar te hedhe vargjet e tija poetike ne leter ne vitin 1996.Botimi i pare doli ne
drite ne vitin 2001 dhe pati sukses pasi disa nga poezite e atij libri u recituan
ne nje program te televizionit shqiptar dhe te radio tiranes nga artistja e madhe
MARGARITA XHEPA e cila beri qe poezite te lene mresa tek artedashesit.
Ne nje parathenien e nje libri te AGIM DEDEJT shkrimtari YLLI XHAFERRI ka thene
AGIM DEDEJ ne miresine e intuites nuk rrok gjemen por kengen,nuk shkaterron por
nderton,nuk fyen por fisnikron,nuk vjton fatin e mbrapsht te ketij fundshekulli tragjik
por rikrijon profilin e bukur te ardhmeris.
-
-
MESAZH
Tre parabolat te cilat nuk jane emertuar si te tilla me emertim etikues ne postimin e tyre
ne kete faqe letrare, dhe qe jane emertuar si mesazhe filozofike ne librin me tregime
NE UDHKRYQ TE MOSHES ne vitin 2008 trajtohen si parabola me emertim etikues ne
gjuhe letrare.
-
-
Perdorimi me vend i shakave i jep superioritet perdorueve te tyre.
Agim Dedej
-
-
TRANZICION
20 vjet
pa identitet
ne mes te xhungles Shqiptare.
20 vjet
pa kete dokument.
Sakatosur
menderosur
neperkembur
poshteruar
prap i gjall.
20 vjet
gjall e vdek
vec ne ket vend.
cfar kam humbur(mohim e te besuarit)
cme ka mbetur(frutet e punes)
ckam fituar(te drejten per te besuar)
Shqiptar isha
Shqiptar jam
identitet
prej Zotit te madh.
DIAMANTET
20 vjet
llum turbullirash percudnitese.
Kthjelltesis
pasi heshten
antivlerat trazuese,
shndriten diamantet
mes fleteve te lemyshqeve.
Keto vlera karateshe
mbajn gjall cdo Komb.
Kombit i lutem
te jem stoli
mes stolive te tija.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt