Nuk me pelqen ta torturoj veten time,por zemerimi dhe dhimbja me shtyjne ta bej kete. Nuk e di nese te ka munguar nje perqafim i fundit,nje veshtrim,nje buzeqeshje qe ndonje dite nuk ta dhurova. Dashuria ime duhet te te kete mjaftuar per te mos u ndier i vetmuar ne kete bote. Shpesh e pyes veten per keto gjera dhe per te tjera por tashme te gjitha keto nuk kane rendesi. Ndoshta nuk te pershendeta sic do te kisha dashur,nuk te shtrengova si atehere kur te perqafova per here te pare sepse nuk e dija se kjo do te qe hera e fundit. Here pas here kujtimi yt me buzeqesh por me fal dhe lot. Shkruaj ne flete te bardh duke kerkuar dicka duke te kerkuar ty qe tani je larg,esht e pamundur te te kem aferwmeje. Je larg por te ndjej,ndjej aromen tende,me duket sikur te shoh deri ne momentin kur lotet ti fshijne kujtimet e mija. Do te kisha dashur te te shtrengoja ne krahet e mi dhe mos te te lija me por te humba ashtu si te gjeta. Cfare i kam bere kesaj bote per te merituar gjithe kete? Tani me mbetet vetem te jetoj me kujtimet e se kaluares por kjo gje nuk mjafton per ti dhene fund ketij boshlleku qe ka pushtuar shpirtin tim. Tani ti je larg por une te dua si diten e pare dhe do te dua gjithmone edhe pse te ndare......
Krijoni Kontakt