Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Aleko Likaj

  1. #1

    Aleko Likaj

    MERGIMI


    Kushtuar me respekt e dashuri bashkombsave te mij, qe pas vitit 90-te, moren rrugen e mergimit, ne kerkim te nje endere te humbur, po qe, nuk munden ta gjenin dot.

    Numeroj yjet, e i ngateroj me avionet qe gervishin qiellin e nates,
    dhe me mendje pastaj, llogaris egzaktesisht ku bie Shqiperia.
    Ēuditerisht, me duket vetja ketu ne mergim, ne nje burg te hapur,
    qe pak nga pak,e dita - dites si ne ekran, po me fiket burreria


    Flladitem keshtu mendueshem i ulur ne nje qoshe te erret,
    e malli per atdhe, per miq e shoke, dalngadale po me mpak
    Nuk i kam kaluar ende nga jeta te pesedhjete pranverat,
    e nje i njohuri im i vjeter, me tha nje dite "Oh, sa qenke plak"


    Jeta e refugjatit, paska kudo pak gezime, e shume dite pa diell
    qenka ashtu siē thote proverbi i vjeter," nje mal i rende me halle "
    Rrekete e loteve behen dete, qe na e ndajne kete mal mes per mes
    Gjithēka esht' si n'elegjit' labe, qe nuk ka muzike, e kurrfar pentagrame


    Ketu ne kete vend, pak nder kam, e kudo na shohin shtrember,
    sikur te kishim ardhur nga nje tjeter planet i kesaj hapsire,
    edhe pse pas ne atdhe, kemi lene qe te gjithe ndoshta nje emer,
    largohen nga ne, sikur te kuterbojme ere kerme e qelbesire


    Bemat e ndonje adoleshenti,masmedia ketu di ti vertise mire,
    si ushqim te perditshem per njerezit, qe jetojne kesaj Europe,
    qe me teper nuk dine se ē'kerkojne, po thone se jane te lire,
    e bejne racizem me ne te gjithe shqiptaret, ne kete cep bote


    Sa here qe atdheu im Shqiperia,e ka nje hall,a merrak
    qyteterimi i Europes rreshtohet shpejt, ne te kundertin cep,
    e na akuzojne, per ate qe nuk dime e qe nuk e kemi hak,
    Kjo klase politike, e pangijur ne ēmenduri, po na mban peng


    Por Shqiperia, or' mik,nuk eshte ndonje tutor prostitutash,
    apo vrasese, si gjithe kriminelet e kesaj toke mjerane,
    qe gazetaret pa nder, nxitojne ta nxijne si vend cubash,
    por nje komb krenar, qe di te rrilinde me kulturen e tij vitale

    2

    Filipi, nje mik ne gjykate, me prezantoi mbreme ne nje grup francez.
    E ndersa, po u shpjegoja origjinen e vendin ku vija, e kisha lindur,
    u bene qe te gjithe, krejt pa pritur,si me magji, deri ne indiference,
    sikur te mos isha aty, por nje vegim per ta, qe tashme ishte fikur


    Mbreme djali im i vogel, qe kthehej nga qendra me autobuzin e tetes,
    ndersa i leroi vendin nje te moshuari, qe mbahej me nje shkop ne dore,
    -Qenke nga vendi qe pjell kriminele - tha i pezmatuar legjionari i vjeter,
    ndonese,im bir i tregoi, se studjonte per piano,aty ne konservatore.


    Nuk kemi kerkuar ketu poste,as karrike, e zyre me grila te ēelur.
    As kapardisje ne vila periferie, ku harbohet meskiniteti i ndyre,
    por pak respekt, e pune te ndershme, qe vijne nga djersa e rrjedhur,
    per te mos na thone me vrases, e mafioze, duke u shtremberuar ne fytyre


    Respekti qe na mungon ketu, thone,se njeriu e krijon me pune.
    Kjo ndodh me te vertete, me te gjithe bashkombasit e mij refugjate.
    Kokeulur, e te mberthyer ne zinxhirin e halleve, qe s'mbarojne kurre,
    te ndershem, puntore, familjare te perkushtuar, pas femijve dite-nate


    Kjo jete e refugjatit plot mistere, e mundimshme, deri ne fatalitet,
    seē me kujtoi nje thenie te gjyshes, ndjeste paste, n'ate prag dimri.
    "Guri, qe eshte si gjithe guret e kesaj bote, peshon ne vend te vet".
    Sikur,ē'faj te kishim bere n'ate vend te shkrete, na ndjek ēdo dit',mallkimi


    Morem te gjithe udhet e kurbetit,per nje tjeter jete, krejt ndryshe,
    me nje peng ne zemer, per ēka lame aty, por jo pergjithmone.
    Ime eme me thote, me zerin e saj te embel ne telefon, "dallandyshe,
    do te kete edhe per ne pranvere. Ju do te vini serrish ne token tone"

    3

    Pranvera erdh serrish, e zogjte me gaz cicerimat ketu sjellin,
    ashtu siē kane bere ne kete bote, edhe nje vit me pare.
    Rituali i zakonshem, ku dita si dite, iken se bashku me diellin,
    e stina e hijshme, praron e lulezon, edhe pse eshte nate


    Por bukuria, si gjithe bukurite, mallin ne zemer nuk ta shuan
    Jetojme ne kete cep te botes, te ndruajtur,me dhimbje, si refugjate
    Kemi lene pas plot miq, kujtime, e njerez te afert,qe duam
    dhe e madherishmja, Shqiperi, nena jone, ndodhet larg, teper larg.


    Po ky, duket si nje vegim i larget, qe mbetet vazhdimisht pas.
    Nuk jemi pak, te shperndare ne dhera te huaj, por me mijra.
    Edhe pse enderojme, te gjithe na duket, se nuk ka fund ky ēast,
    qe te na mbledhe ne gjirin e saj, nena e nenave, Shqiperia


    Nje shqiptar, thone ketu, drejton tashme institutin Pjer e Mari Kyri
    E ata qe shpiken te parin film, thone, se kane origjine shqiptare
    Ne konservatore pranojne: Ah, shqiptareve.?Nuk u mungon kurre talenti
    Kjo toke e Zolase, Dymase, e Hygoit... ka mit sot, shqiptarin Kadare


    Nje rruge e nje shesh, ketu ne zemer te Parisit te stermadh,
    mban emrin e Boēarit. Markua rrezellin si nje shqiponje lirie.
    Ne Laruse shkruhet per te, e te gjitha betejat, me rradhe,
    ndonese, luftoi per revolucionin grek, pranojne, se esht' bir shqiperie


    Nje violine e nje ze i magjishem, ne skenat e operave pariziene,
    si ujevare rrjedh, e katarakt, vjen si nje vegim i larget, shqiperie.
    Afishet qe njoftojne shitjen e biletave javore, lahen me sterkala Sene
    Sezoni operistik, ka si sigel, portretin e Inva Mules me fustan nuserie


    Po, ē'them une keshtu?.Shqiptaret, qe sot jane kudo ne bote,
    qe nga perendimi i larget, e ne ekstremin tjeter te lindjes, sigurisht,
    kane per pasqyre, fytyren e atdheut, qe e mbajne si pasaporte,
    dhe per lavdine, e emrin e saj te lavdishem, mendojne bashkerisht


    4


    Tre lule e dy menekshe, ne lulishte prane stacionit te urbanit,
    i keputa sot ne mengjez, e u gezova, si femijet e kesaj bote.
    Sigurisht, qe me ato, bera nje kurrore lule vere, per t'ja dhene djalit.
    Muaji Shkurt, rrokullis ditet, si butet e vererave te zbrazura bordoje


    "Po ben ketu nje dimer i ēmendur, e ne jemi, pa drita e ngrohje,"
    me tha ne telefon, ime moter,qe ka te vetmin djale, refugjat
    Nje ēast me pare, seē ndjeva deshperim, e ne kraharor nje ftohje,
    me aparat telefonik ne dore, ne konfortitetin e dhomes sime larg


    E mallkova pa adrese, kete jete, qe njerezit i ben te jetojne ndryshe,
    te pa parabarte, edhe ne stine, e pse jemi, ne nje meridian e paralel
    C' faj te kete bere Shqiperia jone, me e bukura e Ballkanit, nuse,
    e mpakur, e krrusur, ne shtjella kaosi, pa nerv, pa vajza e pa djem


    Pranvera, po vjen e shtruar, e qete, pa hap trompeta gjemimtare,
    pa ē'ka se eger, dimri s'kermit e fryn bulēite, si ne perrallen e lashte.
    Kjo jete me kapriēio, duhet jetuar ndryshe, ndryshe lozonjare.
    Shqiperia, kryezonje e zonjave,pret qe ta bejme te gjithe bashke


    Fund mbi dimrin alegorik, fund mbi thashethemet,ne sallat mondane,
    atje ku thone, se politika e ketij globi, rrotullohet por nuk vertitet kaq lehte,
    vrases, kriminel, trafikante, mafioze... si jehonat e fundit te nje kembane,
    edhe per Shqiperine hallemadhe, nje dite me diell, sigurisht qe do te kete


    5


    Numeroj yjet, e i ngateroj me avionet qe gervishin qiellin e nates,
    dhe me mendje, pastaj llogaris egzaktesisht, ku bie Shqiperia
    Me hamendje,ndertoj kenstelacionin ajror, si ne fleten e hartes,
    rruget qe kane veē kthim, per mua e per shqiptare, me mijra


    Sigurisht, atje, si kapedane e tretur, dhe e vuajtur ne stermundim,
    na pret si gjithmone, Nenemadhja jone ne gji, me fole zogu.
    "Mireseerdhet ne token tuaj. U kam pritur, te gjitheve me padurim"
    Do te na ledhatoje, e me zerin e embel, do te thote: "Bij, qenkeni lodhur"


    Por nata, se ē'me ngjason me te gjithe erresirat, qe skane fund,
    e qe, si ne keng"Vajz' e valeve", nuk do te kthej te dashurin n'atdhe.
    Sa here, qe behen gati ata te zene ne kthim kete udhe, nuk mund.
    Nuk mund te rrokin qiejt, valet e kalterta. Shporru magjistrice e re.


    Ky, ne fakt, eshte vetem nje iluzion, qe m'kapit nga malli qe kam n'gji,
    e qe vitet e ikjes, ketu ne mergim, i mas me guret e gjate kilometrik
    Ne Bastije, Notre Dame, Hark Triumf, Ejfel, sa here takoj me shoket e mij,
    nen qiellin e ndezur parizien, kujtojme Shqiperine e me ndonje mik.


    Une besoj, se bukuria e bukurive, Shqiperia, do t'hyje ne t'tjera rrjedha,
    e nje dite, do te jete krejt ndryshe, si nuse e stolisur, dhe mė me hijeshi
    Asnje nuk do te ike me. Mergimtaret, do te kthehen nga vendet e tjera,
    me djersen e ballit, qe te gjithe se bashku, do ta bejme Shqiperine.


    Bordeaux: Fund Shkurti 2003

    Derguar nga autori per Forumin Shqiptar
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Libra pėr fėmijė tė autorit :

    * GUXIMI, 1997- Tregim i ilustruar ( Naim Frashėri ) Tiranė

    * TRIMI I VOGEL I SKENDERBEUT, 1979 - Tregim i ilustruar ( Naim Frashėri ) Tiranė

    * NATA FUNDIT E BALLABAN PASHES, 1998 - Novelė ( Kristoforidhi ) Elbasan

    * E FSHEHTA E ASAJ DITE, 1999 - Tregime ( Kristoforidhi ) Elbasan

    * THESARI NE FUND TE DETIT, 1999 - Novelė ( Reklama ) Tiranė

    * AMANT BARIU, 2000 - Roman ( Reklama ) Tiranė

    * VRASJA E REFUGJATIT, 2000 - Novelė ( Sejko ) Elbasan

    * PORTA HAPET NE MESNATE, 2001 - Roman ( Silver ) Elbasan

    * PRINCI QE ĒMENDI PERANDORIN, 2003 - Pėrralla ( Sejko ) Elbasan

    * LEPURUSHI REFUGJAT, 2009 – Pėrrallė ( Gillard ) (Shqip dhe Frėngjisht) Francė

    * BARDI I SHPEND UJMIRIT, 2009 – Novelė ( Erika ) Tiranė

    * GONI NUK DO TE LUAJ ME, 2010 – Tregime pėr nxėnėsit ( Lindje & Perėndim ) Tiranė
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Derguar per Forumin Shqiptar nga autori

    TOKE E MOHUAR

    Fati nuk e kishte pėrkėdhelur Tahsim Zykėn. Kishte ardhur nė mes tė Europės, aty nga mezi i viteve 30 tė pėr t'u shkolluar, dhe dy herė me rradhė, nuk i mori qė si mori provimet. Ndonjė pasuri tė madhe i ati nuk kishte, por disa miq tė tij e ndihmuan qė ta niste pėr studime. Ishte djali i dytė nė mes tre vajzave .Shkollėn tregėtare e kishte marrė, por jo si i pari. Nxėnės mesatar ashtu siē vinte edhe nga trupi. Me njė fytyrė pak tė gjėrė, e vetullat e trasha tė nxira katran. Njė cullufe flokėsh varrej mbi ballin e sheshtė e tė madh duke i a zėnė herė pas herė vėshtrimin nė krahun e djathtė. Kjo shumė herė e bėnte qė tė ndjehej mes shokėsh tamam si djalė fshati. Andej ishte vėrtetė. Vinte nga gryk' e Kuēe ku rrahin errėrat e jugut tė cilat pastaj uleshin e lėpinin brigjet e Vjosės e zbrisnin qetėsisht mbi Myzeqenė plot lagėshti

    Doemos qė i erdhi turp nga shokėt. Me kėta u nda pėrfundimisht. Nuk doli mė nė qytet. U vendos nė periferitė e Milanos. Po edhe atė vėnd e la.U ngrit e shkoi deri nė Afrikė. Nuk duronte dot kėmishėzinjtė e rrinj tė fashizmit qė manifestonin kudo nėpėr rrugė e nderonin ala romanēe. Me njė italian zuri tė bėnte bisnes deri nė thellėsitė e Afrikės. Nė fillim si ndihmės i tij, pastaj si ortak e mė vonė si padron i tij. Italiani kishte qėlluar dorėshpuar e kumarexhi i madh. I mbetur pa asnjė dyshkė nė xhep i dha Tahsimit pėr grua motrėn e vet. Kėta e ngritėn ēerdhen e lumturisė nė " Kep Taėn", bregu jugor i kontinentit afrikan. Tre hotele tė mėdhenj buzė detit, dy fabrika ushqimore si dhe 5 peshkarexha moderne pėr atė kohė punonin pėr firmėn "Zyka"

    Nga fillimi i viteve 60 - tė tashmė baba i katėr fėmijėve me flokė gjysėm tė thinjura, 52 vjeēar, vjen nė Romė. E kishte pikur malli pėr tė afėrm e pėr atdhe.I thanė sė duhej siguruar njė leje fillimisht nė ambasadė. Nuk lejohej qė tė hyjė nė Shqipėri pa atė. Kėshtu bėri.Telefonoi ambasadorin e ky i la njė " rendez-vous" pas dy ditėsh. Shkoi me qejf. E pritėn mirė. I thanė se tashmė duhej qė tė vinte edhe pėrgjigja nga Tirana e duhej qė tė priste dy apo tre ditė.

    Tahsim Zyka kishte zėnė hotelin. Kaluan jo dy, por pesė ditė, e asgjė. Kėrkoi ambasadorin i cili i u duk Tahsimit njė njeri korrekt, por ai nuk ishte aty. " Do tė pres - tha ai - se ku i dihet kėsaj jete . Mbase vdes e nuk i shoh mė njerėzit e mij" Prindėrit kishin kohė qė nuk ronin mė. Kėtė i a kishte thėnė njė bashkfshatar. I tij nga ata tė aratisurit gati 17 vjet mė parė. Edhe vėllai i vetėm, sepse gjatė luftės ishte renditur me forcat nacionaliste. Pėr motrat nuk dinte se ku ndodheshin, dhe si u kishte ecur filli i jetės.

    Pas ditės sė dhjetė nuk duroi mė. Pėrgjigje jo. Nė ambasadė nuk e priste mė njeri. Me zemėr tė helmuar mori rrugėn e kthimit deri nė " Kep Taėn". U tha fėmijevė " Komunistet pas vellait mė vranė edhe mua ".

    Pasurinė e kishte vėnė pėrpara.Firma "Zyka" u bė njė nga tė fortat e atij qyteti nė breg tė detit, kepi i fundit i kontinentit te zi. Tre djem e njė vajzė ishin plot pėr ta pasuruar e trashėguar atė. Afėr 30 vjet pa u kthyer nė vėndlindje e shumė larg prej andej. Ndonėse nuk kishte takuar asnjė shqiptar atje, gjuhėn e bukur shqipe i a mėsoi edhe fėmijėve. Dy djemėve tė mėdhenj po u jepte edhe artin e drejtimit e menaxhimit tė bisnesit. I treti Naimi vazhdonte mėsimet me motrėn Afėrdita nė njė kolegj amerikan.Mė mirė prishej.

    Njė vit mė pas e mundi sėmundja . Mjekėt thanė se " kishte hyrė nė njė gjėndje depresive" Dy vjet me vonė zuri shtratin nga njė paralizė nė krahun e djathtė e kėmbėn e djathtė. Halli i madh sa nuk thuhej. Fėmijėt e kuptuan se malli I a drobiti kraharorin e vogėl e tė tharė si pastėrma. Njė infermiere vėndase e dy mjekė i rrinin tek koka ēdo ditė.

    Skėnderi, djali i madh kishte njohur rastėsisht njė ēift amerikan, qė ishte bujtės ato ditė nė njė prej hoteleve tė tyre. Amerikanėt kishin qėlluar edhe ata rrefugjatė nga Shqipėria. I solli nė shtėpi pėr t'i njohur me babanė. Tahsim Zyka ēeli si karakafte nė fillim tė marsit. U bė shėnd e verė.U kėnaq me miqtė duke folur shqip. Rrefugjati I Amerikės 65 vjeēar kishte qėlluar korēar nga qyteza e kishte ardhur thjesht si turist aty.Vizitonte jugun e Afrikės. At’herė, Tahsimi nxori fjale, tek miqtė e tij tregėtar. " Ejani sonte tek unė. Mė ka ardhur vėllai"

    Bisnesmenėt qė e njihnin Tahsimin si njė tregėtar tė ndershėm e me origjinė nga njė vėnd i vogėl i Ballkanit u mblodhėn nė mbrėmje.

    Tahsimi u ngrit me paterica e qėndroi nė krye tė vėndit. Gėzonte si njė femijė. Kishte vite pa u ēmallur me njė bashkatdhetar. Korēari kishte qėlluar njeri i mirė dhe i muhabetit. Pensionist sė bashku me gruan. Shėrbeu nė aviacionin amerikan si pilot nė fillim e pastaj si instruktor e specialist nė degėn e projektimeve aerodinamike. Kishte mbaruar edhe fakultetin pėr inxhinjeri

    Pas disa ditėsh ēifti i korēarėve u largua. Tahsim Zyka kishte ndryshuar nga gjėndja shpirtėrore. Mjekėt e vunė re kėtė gjė dhe u rekomanduan fėmijėve qė babai duhej vendosur pėr njė periudhė nė njė ambjent shqiptar. Ata shpresonin nė njė riaftesim tė shpejtė e cilėsor. Mbase kjo ishte rruga e vetme pėr mėrgimtarin e vjetėr pėr t'a kthyer nė normalitet.

    Njė avokat i njohur nė atė qytet, u propozoi qė ti shkruanin njė letėr tė parit tė vėndit nė Shqipėri, me qėllim qė tė lejonte kthimin nė atdhe tė Tahsim Zykės. Ashtu u bė, por pėrgjigje nuk morėn. Kaloi njė gjysėm viti. Avokati bėri propozimin e dytė. "Ta ēojmė Tahsimin nė ishullin e Korfuzit. Shqipėrinė do ta ketė pėrballė. Cdo ditė do ta shohė e do tė ē'mallet." Kėshtu u bė. Fėmijėt i besuan kėshillės sė urtė tė avokatit qė ishte me origjinė angleze e qė pushimet i bėnte pikėrisht aty. Nė Korfuz, pėr vit. I zunė me qera njė apartament komod. Dhe pikėrisht nė Kulura, nė kompleksin e ca vilave piktoreske tė dy ortakeve grekė: Adonis e Asonitis, nga ku Saranda e rrethinat e saj dukeshin pėrballė si nė pėllėmbė tė dorės. Me njė dylbi tė madhe te varur nė gjoks, Tahsim Zyka e priste lindjen e diellit, dhe perėndimin e tij tė larė nė gjak, me njė merak tė madh nė zemėr, tė pa ndier kurrė mė parė, aq shumė, pėr atdheun. I dukej sikur lentet optike do ta lejonin madje, te puthte edhe vete gurėt apo baltėn e ėmbėl tė brigjeve matanė. Njė tranzistor i madh gumėzhinte gjithė ditėn, i kredhur i tėri nė emisionet shqipe. I mėrguari dėgjonte Radio – Tiranėn e sytė i pėrloteshin si fėmijė i vogėl, i sėmurė apo i merakosur.

    Nė fillim u duk se po e shuante dalėngadalė mallin qė kishte tė fshehur nė gji. Njė prej djemve qė e shoqėronte pėrherė nė kafenė e mėngjesit u gėzua kur e pa mė tė ēelur. U telefonoi menjėherė familjarėve… Mbasi kuptohet, tė gjithė gjėndeshin tė kredhur nė njė merak tė madh pėr babanė e tyre mėrgimėtar. Maria-Tereza, e shoqia e tij besnike, nuk i ndahej nė asnjė hap. Ende vijonte ta donte atė marrėzisht, njėsoj si njė vajzė e sapodashuruar. Mblidhte lule ēdo mėngjez e ja dhuronte atij buqetė si nė rininė e tyre tė dikurėshme. Pikėrisht, nė njė kohė kur flladi i dashurisė sė zjartė pėr shqiptarin, e kishte bėrė atė tė ndjehej e dridheruar pėr tė. Ndonėse aso kohė, nuk i kishte kaluar as tė 16 pranverat e jetės sė posa nisur, nė lagjen Monterinaldi tė Firences.

    - Lulet i rrit puhia e ėmbėl apo era e virgjėr qe vjen nga vėndi yt – i pėshpėriste ngadale nė vesh.

    Tahsimi ēelej e mbushej nė fytyrė gjithė gaz. Ulte strehėn e kapeles republike verore e vendoste sėrish dylbitė.

    Ndėrkohė, nė verandėn e lokalit dy klientė vendas ndiqnin nė heshtje lėvizjet e Tahsimit.

    - C'ėshtė ky? – pyeti njė gjatovinė me flokė tė rėna

    - Thonė se ėshtė mėrgimtar shqiptar. Nuk e lenė tė kthehet nė vėndin e tij. Eshtė larguar para lufte. Ka ardhur pėr tė nxjerrė mallin sė largu, kėndej nga ishulli ynė.

    Tjetri pėr njė ēast lėvizi kokėn, pastaj rrėkelleu me njė frymė, njė gotė tė mbushur pėrgjysėm me "Metaksa", me njė lėvizje tė shpejtė aq sa drodhėn nė tė, copat e pashkrira te akullit.

    - Mė ka treguar Nikolopulosi. Jani. E ke parasysh. Eshtė ai qė shėrben nė shtėpinė ku jeton mėrgimtari… Njė suitė e tėrė ka ardhur pas tij. – Tha bashkbiseduesi i gjatovinės qė shikonte ende andej ku Tahsimi kontrollonte me dylbi bregun tjetėr. Ky i fundit, nė vijim, i largoi i mundur sytė. Ja dha ato gruas, qė porsa kishte mbritur pas kurrizit tė tij.

    Pastaj, tė dy, ngadalė e tė heshtur morėn rrugėn e zbritėn disa shkallė pėr tė dalė nė njė platformė betoni, Tahsimi duke u mbajtur pas njė bastuni. Atė mėngjes i kishte flakur patericat. Ngaqė shpirtėrisht ndjehej mirė. Shpresonte tė rikthehej nė gjėndjen e mėparėshme, normale. Pa iu shfaqur ende, nė trajtėn e njė obsesioni tė fortė malli i pashėruar pėr atdheun. Pėr tė thėnė tė vėrtetėn, pėrmirėsimi i tij qe diēka qė e kishin parashikuar edhe mjekėt… Pikėrisht, kur nga ishulli i lashtė i Feakėve, do ti jepej mundėsia tė sodiste Shqipėrinė nga larg.

    Nė rini tė tij vizitori i vonuar i ishullit nė fjalė, mbante mėnd, dikur, ti qe dhėnė mundėsia pėr tė parė nga larg Sarandėn. Njė prej xhaxhallarėve tė tij kishte qenė xhandar i mbretit Zog. Mbante mend, plot mbresa qe kthyer nė vijim nė fshat. Tė gjitha kėto nuk kish munguar tua tregonte miqve e moshatarėve.

    Por aty nga java e tretė i mėrguari u duk se ndryshoi pėrsėri humorin. Erdh e u bė mė i menduar. Rrallė pėrdorte bastunin. Ecte ngadalė e me kujdes sikur kėrkonte qė tė zgjidhte rrugėn… Si pėr tė kapėrcyer apo pėrmbysur distancėn e pandryshuar ujore. Saranda, jo mė kot e quajtur perla e Jonit nuk i hynte me nė sy. Ngaqė Tahsimi dėshėronte ti afrohej akoma mė shumė atdheut tė tij. Njė mbrėmje, ndėrkohė qė pas kurrizit tė tij dielli perėndonte i qetė matanė ishullit, u kėrkoi familjarėve, ti jepej mundėsia, tė hypte patjetėr nė njė jaht, pėr tė vozitur akoma mė pranė… Tė gjėndej diku mė pranė brigjeve... As ai nuk e kishte tė qartė se ku. I dukej sikur, mė sė fundi di ti jepej mundėsia ti prekte ato me dorė.

    - Nesėr, baba. Patjetėr. Tė gdhijė dita mė parė… - I tha djali i tij.

    Dy shėtitje bėri Tahsim Zyka me jahtin dhe u ndie si i rilindur. Nė tė dytėn, atė tė mbasdites, i u duk sikur i u afrua tokės sė vendlindjes aq shumė, saqė vetėm disa pashė e ndanin. Por ishte vetėm iluzion. Asgjė tjetėr. Diēka i pasigurt, kėrkoi tė afroheshin mė shumė. Dionisi, kapetani i jahtit, nje mustaqelli truphollė e i gjatė, nuk tė jepte ndėrkohė, asnjė shpresė se mund ta bindėte ndonjė lloj lutje. Te kapėrcente sadopak ujrat neutrale. Disa metra mė tutje.

    Edhe ditėn pronari i skafit “Katerina” nuk u duk tė ndryshonte mėndje. Tahsimi i premtoi njė pagese tė majme: sa pėr tridhjetė ditė pune... Propozimit pėr tju afruar qoftė edhe natėn brigjeve shqiptare, Dionisi i u pėrgjigj me njė "ohi" tė fortė, tė pėrsėritur prej tij pa mbarim, duke rrahur papushim shuplakat... Sikur me atė gjest, tė donte tė tregonte se matanė ujrave neutrale do tė shfaqej djalli vetė. Kėshtu, nė fund tė javės sė dytė tė ardhjes nė ishull, Tahsimi vendosi tė heqė dorė pėrfundimisht nga jahti i bukur, qė mbante emrin e njerės prej dashnoreve tė fundit tė kapiten Dionisit.

    Sėrisht mėrgimtari i pėrmalluar e i obsesionuar pėr dreq, u mbyll nė dhomėn e tij... Zuri sėrishmi shtratin, duke zhytur nė mėrzi e sfilitje gjithė njerėzit e familjes sė tij tė dashur e aq tė dhimbshur pėr tė.

    Nė mėngjes bija e Tahsimit, vendosi tė bėjė njė lėshim. Tė paktėn kėshtu e quajti, kur vendosi ti propozojė vėllait tė saj, tė bisedonte me njė peshkatar i cili shiste peshk tė freskėt. Vinte ēdo mėngjez nga Ipsosi. Kishte njė pamje tė vuajtur... Ndofta, mund ta merrte nė sy aventurėn. Ndofta, njė shpėrblim i majmė mund ti prishte mendjen...

    Pėr njėqind dollarė u duk se u gjet ēelėsi. Ishte njė natė pa hėnė, kur Tahsim Zyka u gjėnd i hipur nė varkėn e peshkatarit Jorgo. Mbrėmjen nė fjalė, rrėshqitėn tė dy si hije prej njė moli tė vjetėr me dėrrasa, tė ndodhur diku, jashtė qytezės sė vogėl tė Kasiopit. I mėrguari kishte zgjedhur tė vishte njė kostum tė ēelur veror. Mbante nė kokė njė kapele tip republikė. Bastunin e skalitur me njė kokė tė llahtarėshme Meduze e mbante midis gjunjėve pak tė shtrėnguar. Sytė e saj ndriēonin si margaritarė… Ndofta tė mallkuar. Ndiente ankth. Diēka qė binte nė kundėrshtim me ēastin e parė, tė zgjidhjes sė litarit tė varkės, kur miqėsisht i qe drejtuar grekut nė shqip. Sikur tė donte ta pėrkėdhelte nė kokė. Si djalin e tij:

    - Nisu, more korofillak.

    Varka rrėshqiste mbi ujin si pasqyrė e tė larė nė drita qė vinin nga bregu korfiat. Qielli i natės kishte ndezur njė grusht yjesh qė dukeshin si xixellonja tė haruar nė njė cep tė tij. Mbrėmja dukej e brishte e thyeshme, delikate.

    Nė fillim peshkatari mori veriun. Kėshtu bėnte pėrherė nė kėtė periudhė, tė bukur pėr gjueti peshku… Veē disa ēaste mė pas, filloi tė harkojė ėmbėl. Pėr ti dalė bregut shqiptar ballpėrpėrballė. Nga pas dėgjohej ende, tė mbrinte deri nė veshėt e tyre, muzikė e Hatzidakis, ku mbizotėronin tingujt e buzukut. Duhej tė vinin nga altoparlantėt e njė taverne, pranė molit tė qytezės qė ofronte nė kėtė periudhė, pėr turistat, live music. Ndėrkohė pranė brigjeve, dritat e neoneve nė det, tė pėrkundura nga valėt e lehta, u pėrngjanin ca vajza tė turpshme e tė ndrojtura nė takimin e parė tė dashurisė… Tė vrojtuara nga larg lėshonin njė fare dritė tė zbehtė. Tahsimit i u dukėn pėr njė ēast si drita tė ėmbėla, mikluese… Tė cilave gradualisht, me kokėfortėsi po u largohej. Por njėkohėsisht, ato drita iu shfaqėn edhe tė misterėshme. I u kujtua Klara, gruaja e tij aq e dashur besnike pėr tė, nga Monterinaldi. Mbante mend, ajo dikur i pat thėne se Firence vjen nga fjala lule. E tillė qe treguar edhe ajo pėr tė… Njė lule e bukur mali. Pikėrisht si ato qė duke iu afruar gjthnjė e mė shumė me varkė, ai ėndėrronte ti prekte me mollėzat e gishtrinjve tė regjura nga mosha e sėmundja. Nuk i shikonte atė ēast, por patjetėr, do ti prekte. Porsa tė zbriste nė tokė. Nuk kishte mė asnjė dyshim. Nė fund tė fundit, kush mund tė tė ndalojė, tė kėputėsh dy tre kėrcej tė thjeshtė borziloku, luleshqerrash, trėndeline apo manxurane tė virgjėr nė Nemėrēkė!?... Ndofta largimi pakthim nga farefisi i tij mund tė qe iluzion. Tahsimi pati pėrshtypjen sikur me krahėt e tij tė stėrhapura, ēuditėrisht gjigande do tė mund ti pėrqafonte tė gjithė: familjen, lulet, gurėt, drurėt, shtojzovallet, shpirtrat e humbur dhe gjthė shqiptarėt e tij tė dashur…

    Peshkatari korfiat zgjati kokėn pėrpara si pėr tė dalluar matanė errėsirės. Kishte mė shumė se njėzet vjet qė rrokofytej lėkurėēarė e fytyrėvrarė me valėt e detit. Si njeri i stėrvitur me ujin e kripur, vendodhjen e njihte mirė. Pėllėmbė pėr pėllėmbė. Vetėm pjesa tjetėr e ngatėrronte. Njė jetė tė tėrė, edhe pse i gjėndej pranė, ajo pėrherė i qėndronte kryeneēe, e kredhur nė njė mister tė pėrbindshėm, tė fshehtė. Jo pak herė kishte dėgjuar pėr histori tė trishtuara, qė kishin pėrfunduar me krisma, ulėrima e vrasje… Edhe nė ishull dikur, nė kohė tė mėparėshme thuhej se kishin ndodhur tragjedi analoge. Por bota ndėrkohė, me sa dukej kishte vendosur tė ndryshonte. Qe zbutur.

    Tahsim Zyka ishte mbėshtetur nė mezin e varkės pas njė jastėku tė mbushur fort me lesh qė i a kishte vendosur i biri nė momentin e fundit para nisjes. Mbahej fort pas bastunit qė e kishte mbėshtetur mes dy gjunjėve. Pėrpara nė bash shihte tė konturohej dalngadalė njė hapsirė toke. Nė krahun e djathtė vezullonin dritat e Sarandės. Ndonjė prej tyre fekste sikur te dilte nga njė mjegull e dendur

    - Jemi nė ujrat neutrale – tha ngadale greku dhe pėr njė ēast shoi motorin e vjetėr tė barkės me tė cilėn mbante familjen e ushqente fėmijėt.

    Kjo do tė thoshte pėr Tahsimin se " Deri kėtu dhe kaq " Mėrgimtari shqeu sytė nė errėsirė drejt vėndit tė tij por njė hije e murmė qė ēuditėrisht kėto ēaste dukej tepėr larg ishte pak pėr atė, pėr mallin e tij qė kėrkonte tė shpėrthente kraharorin.

    - Vazhdo pėrsėri – tha turisti.

    Jorgua pėr njė ēast heshti. Uli kokėn e pastaj pasi e lėvizi dy herė vendosi duart mbi motorin e nxėhtė. Pėrsėri njė zhurmė metalike u duk sikur grisi heshtjen e prishi qetėsinė e asaj nate me gjysėm hėnė.Varka rrėshqiti sėrrish mbi pasqyrėn e detit blu.Pas kurrizit tė Jorgos gjithėēkah tretej sikur tė ishte njė botė tjetėr. Gati e haruar dhe e lėnė pas. Greku me sa dukej kujdesej mė shumė pėr motorin.Kėshtu bėnte sa herė qė dilte nė kėto ujra pėr gjutinė e peshkut. E riparonte shpesh tek njė mekanik pasi ishte tashme tepėr i vjetėr. E mbante si te thuash me paterica. Shpejt e mbėrtheu me dy duart kasėn e tij e cila dridhej. Kuptoi qė ajo nuk ishte mė nė vėndin e saj. Nuk pati kohė me qė tė kontrollonte as edhe vėndodhjen. Ngushtica midis ishullit e Shqipėrisė pėrballė ėshtė aq e vogėl, sa njė notar i mirė e bėn gati me njė" frymė ". As 5 a 6 milje.

    Tahsim Zyka tani ėshtė ngritur nė gjunjė, aty nė mezin e varkės dhe shikonte drejt errėsirės me kapelen verore qė e mbante nė dorė. I u duk se fare pranė ndjeu rrezullimin e shpejtė tė njė drite qė u zhduk sa tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė. Pak me tej njė shkėmb qė i u duk se gati do ta prekte me dorė. Kuptoi... Ndjeu qė u lumturua . Tani ishte fare pranė tokės sė vėndit tė tij. Sytė i u lagėn e njė rrėke e gjatė lėmoi mollėzėn e djathtė. Zemra si njė zog i plagosur i u duk se pėrplasi flatrat brenda hapsirės sė vogėl tė kraharorit. E kishte lėnė pas kėtė tokė gati 40 vjet mė parė. Mbylli sytė e njė erė e ngrohtė i rrembeu leshrat qė dilnin poshtė kapeles. Lėshoi njė " Oh-o-o-o " tė gjatė e pėrkuli pastaj kokėn duke e vendosur ballin mbi parretin anėsor tė varkės. Nė gojė ndjeu njė shije tė kripur deti.

    Jorgua ktheu kokėn e largoi menjėherė duart nga motorri I nxehtė.

    - Qirje, qirje-e-e – tha me njė zė tė hollė e u ngrit shpejt nga kiēi pėr tė shkuar tek Tahsimi.

    Nė atė qetėsi qė nuk zgjati veēse pak sekonda peshkatari e rrėmbeu turistin nė supe. Ai nuk reagoi mė. E levizi edhe njė herė. Koka e tjetrit u var ngadalė mbi kraharor.E mbėshteti shpejt nė njėrin gju dhe i vendosi dy gishtrinjtė diku poshtė veshit pėr tė kuptuar nė se pasagjeri i tij ishte ende nė kėtė botė.Nuk donte ta besonte.Pėr njė ēast shtrėngoi tė dy sytė e pastaj lėvizi kokėn si pėr ta mohuar pikėrisht atė qė nuk mund as ta imagjinonte. C'tė bėnte?. E lėshoi ngadale e kufoma i u duk sikur lėvizi drejt njė honi si nė njė pus tė thellė qė nuk i shihet fundi.

    - Mos mo-o.O perėndi... Paska vdekur. Malli pėr atdheun e tij... Oh!...C'mė gjeti te ziun mua.C’ėshtė kjo gjėmė - tha mė tepėr pėr vehten e tij, e nė ēast ngashereu si njė fėmijė i rritur.Pėrplasi pernjėherėsh dy duart mbi gjunjtė qė i u dukėn se nuk mund ta mbanin mė, dhe lėshoi njė "O-o-h " tė zgjatur

    Varka tashmė rrėshqiste pėr inerci drejt bregut shqiptar. Nuk ndihej as gulēima e motorit ne atė qetėsi nate qė ngjasonte si zė i trembur shpendi i cili kishte braktisur folen e vet. Jorgua, sikur te ishte kujtuar pėr diēka lėvizi drejt tij, atje nė kiē.

    - Ndal –

    Njė zė i fuqishėm u duk sikur e shpoi tej pėr tej natėn gojėprerė.

    - Ndal –

    - Ndal –

    Dy persona tė tjerė ngritėn zėrin e pastaj njė llapashitje kėmbėsh qė rendėnin buzė detit.

    Greku qėndroi duke hedhur sytė nga errėsira.

    - C'mė bėre qirje. C'mė bėre… O bobo i ziu unė. I lashė fėmijėt jetimėr. O bobo...Kėta qenkan tė ēmendur qė tė gjithė.

    Njė trup qė u hodh nė det e qė lėvizte me shpejtėsi nė drejtim tė kundėrt me valėt. Ato vinin pa zhurmė e pėrplaseshin nė breg

    Pastaj njė breshėri. Dhe njė tjetėr. Dhe njė tjetėr po ashtu.

    - Ndal, ndal, ndal –

    Zėrrat vinin nga bregu. Breshėritė ishin pėr grekun qė u hodh drejtė e nė ujė.Varka e boshatisur kishte ulur shpejtėsinė e vinte me ngadalė. Si me hap njeriu.

    Pasi u zbrazėn karrikatoret e para e u vendosėn tė dytat, breshėritė filluan sėrrish. Nderkohė njė sirenė e largėt dhe e pandėrprerė qė vinte nga thellėsia e tokės pėrballė dėgjohej nė intervalet e qitjeve tė kallashnikovėve. Varka tani ishte veēse 10 metro larg nga bregu e dy trupa u futėn me nxitim nė detė

    - Ka njė tė vrarė brenda nė varkė, more-e-e. Diversant. E ē'tė jetė mo-o-o.Qėnka veshur edhe me kostume verore, edepsėzi

    -He mo-o-o. Kėrkojnė tė na hedhin hi sive. Kėtė punė e zgjidh komandanti qė po vjen tani me gjithė repartin e vullnetarėt nga pas o Luto-o-o.Po tjetri?

    - Iku.

    - Ēau valet? - tha nje zė vinte nga njė shkėmb aty pranė.

    - C'thua more-e. E ku do tė iki edepsėzi, nė tė ...sėmės?. Do tė kėtė marė ndonjė **** plumbi edhe ai. Do tė vdesė. Ke pėr tė parė. Do ta nxjerrė deti. Nė mos peshkaqenėt do ta hanė.

    - O Luto-o-o. Diversanti nuk paska marrė asnjė plumb more-e-e

    - Kontrolloje mirė - tha ai qė quhej Luto. - Edhe armėt, paimet... ē'tė ketė.

    - Pėrveē njė bastuni e njė kapele republike, asgjė.

    - Kushedi se si e ka patur misionin. Eshtė skile e vjetėr perėndimi - foli kufitari qė qėndronte tek shkėmbi me kallashnikovin gati pėr tė hapur zjarr nė mbrojtje tė dy shokėve tė tij.- Na ka zili e halė nė sy.

    - Kush ėshtė ?.Parrullėn - u ngjir kufitari qė qėndronte nė breg duke drejtuar armėn nė brendėsi tė errėsirės qė e ndante nga fshati i vogėl pėrballė

    - Pėrgjegjėsi i ndresės me komandantin. " Lumi " - tha prerė njė zė andej

    - Ju lumtė djem. Paskeni zėnė njė gjah tė majmė.- Komandanti njė meso burė e i hollė si njė shkop thane ,shkoi drejt e tek shkėmbi.

    - - Mit'hati , thotė qė diversanti nuk ka marrė asnjė plumb. Ndėrkohė ne zbrazėm 6 karrikatore komandant. Besoj qė i keni dėgjuar. Tė ketė vdekur nga frika?

    Pėrgjegjėsi i njėsitit kufitar hypi mbi varkė, e pas tij edhe komandanti.

    Atje u bėnė tashmė katėr veta.

    - Si more-e-e. Tė shkel diversanti kufijte tanė tė shenjtė pa mare asnjė plumb ballit?Gje qė nuk bėhet!

    Komandanti qėndroi pėr njė ēast pa i a ndarė sytė kufomės qė mbante ende sytė hapur.Pastaj sikur tė ishte kujtuar pėr diēka vendosi menjėherė dorėn tek revolveri nė rripin e mezit.

    Kufitarėt qė ishin nė breg dėgjuan njė plumb tė thatė. Kumbimin e tij u duk sikur e morėn valėt tė cilat pėrplaseshin pak metro mė tej, pas dy shkėmbinjėve tė vegjėl e tė thepisur, gati pa formė e qė nxinin mė shumė se vetė nata.Shkuma e bardhė lėpinte gurin e lagur e pastaj rrėzohej poshtė nė suprinėn e detit qė nuk ishte i qetė, pėr t'u rikthyer sėrrish aty. Si nė njė ritual tė zakonshėm jetė-vdekje...

    Bordo, Shkurt , 2006
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    NJE TAKSI PER MACEN TIME

    Tė djelėn e tretė tė dhjetorit kishim zėnė vend nė "Quai de Stalingrad". Aty ku vijnė e takohen tri nga rrugėt mė tė rėndėsishme tė lagjes sonė nė Paris. Ishte njė bar i hapur nė atė orar afėr mesditės, ku shėrbehej mė pas dreka. Njė telefonatė nė mėngjes mė kishte nxjerrė nga shtėpia, nėn njė qiell gri parisien qė breronte pa ndėrprerė njė shi tė imėt, si tė ishte situr atje lart. Bashkim Alimani, njė ish-inxhinjer qė kishte qenė kimist nė Shqipėri, mė priste pėrballė, sapo shtyje paksa derėn e barit. I ulur qetėsisht nė tavolinė gjerbonte njė kafe ekspres. Lokali ende nuk ishte mbushur dhe tre a katėr tavolina rreth nesh ishin bosh. Kur ende nuk kisha rrufitur pėr tė dytėn herė kafen me qumėsht, nė derė u dha njė grup tė rinjsh, fytyrat e disa prej tyre m'u dukėn tė njohura.
    - Janė bashkombasit tanė -, mė tha Bashkimi gati nėn zė. - Kėtu mblidhen tė gjithė shqiptarėt e kėsaj lagjeje.
    Shumica ėshtė e sistemuar nėpėr fuaje, si minorenė. Njė pjesė tani punojnė, por ka nga kėta qė merren edhe me atė mallin. Kanė ardhur trokė, por sot nuk flitet me ta. Ta masin kokėn me pe. Nuk dinė ku t'i ēojnė lekėt.
    Kishim marrė pėrshėndetjet shqip ku ndjehej njė lloj respekti pėr moshėn tonė. Pastaj bashkuan dy tavolina sė bashku, u ulen qė tė gjithė dhe pas kėsaj ra sėrish qetėsia nė ambientet e atij lokali, qė dukej se kishte muzgun brenda. Dritat nuk i kishin ndezur dhe, here pas here, fytyrat e klientėve ishin si tė pėrēudnuar, nga njė dritė qė vinte nga vetratat pėrballė, pas sė cilave rridhte qetėsisht Sena dhe hijeshonte nė sfond "Ile Saint-Germain", qė dukej vetėm si njė kontur i largėt anije gjigande, aty nė mes tė lumit dhe gati i harruar, i mbėshtjellė nga njė tis i lehtė mjegulle...
    Njė ēast mė pas, me sa duket, djemtė kishin biseduar me ata tė lokalit, dhe kishin bėrė porosinė. Mendova pėr njė ēast sikur isha nė Shqipėri pas atij ambienti qė u krijua aty duke ndjerė nostalgji pėr ditėt qė kisha lėnė pas. Nuk e di se pse, m'u mblodh pastaj njė gulē brenda kraharorit, qė mė bėri t'i ulė sytė poshtė. Mbase nga turpi qė ato kishin filluar tė njomeshin.
    - A mund qė tė ulem edhe unė,- tha njė zė qė mė erdhi nga pas. Mendova se na u shfaq ndonjė mysafir nė tavolinėn tonė.
    Nė tavolinat pranė lėvizėn. Dikush u ngrit nė kėmbė pėr t'i hapur udhėn tė sapoardhurit. Njeriu qė u shfaq nė krahun tim tė djathtė, e qė kaloi pastaj pėr tek tavolina tjetėr, ishte njė i ri, tė cilit nuk mund qė t'i jepje mė shumė se 18 vjeē. I hollė dhe i pėrkulur, si njė kosore, mbante tė mbledhur me kujdes nė njė pelerinė ngjyrė gurėkali nė kraharor, diēka qė mua m'u duk, si njė bebe. Ai na pėrshėndeti me njė «tungjatjeta tė gjithėve» e zuri vend pas karrikes sė parė nė tavolinėn fqinjė.
    - Qenka vėrtetė njė klub shqiptarėsh dhe tė duket vetja sikur je nė Tiranė, apo gjetkė nėpėr Shqipėri - i thashė inxhinjerit qė mė kishte ftuar pėr njė kafe dhe e vura buzėn nė gaz, duke ndjerė njė lloj malli pėr vendin qė e kishim lėnė pas, gati tre mijė kilometra.
    - Nuk paska rast mė ideal, pėr t'u takuar dhe njohur me ta.
    Bashkimi heshti pėr njė ēast;
    - Eh, ē'i do ?.- tha me njė indiferencė jo tė shtirur tjetri pėrballė. - Kėtu i takoj vazhdimisht tė dielave dhe mė ėshtė dashur qė t'i njoh qė tė gjithė. Ua di edhe punėt…
    Natyrisht, pėr mua shumica prej tyre ishin krejtėsisht tė panjohur, pasi problemet e mija si i saposistemuar nė atė qytet, me kishin mbajtur larg komunitetit Shqiptar. Nė tavolinėn e tyre u ndje njė lloj gjallėrie. Hidhnin romuze pėr njė nga shokėt e tyre, njė djalė shėndetlig, me flokėt lart si iriq. I sapoardhuri qėndronte qetėsisht nė vendin e tij, dhe herė pas here, pėrkėdhelte atė qė kishte mbledhur si njė bebe.Dukej se kishte pushtet mbi tė gjithė nė tryezat e mbledhura tė shqiptarėve, edhe pse dukej pėr shumicėn, mė i vogėl nė moshė dhe mė i imėt.
    Njė ēast mė vonė, kuptova se " bebia ", nuk ishte gjė tjetėr, veēse njė mace gri, e me pulla tė bardha, e cila kishte ftohtė, e dridhej si njė fėmijė. Mbase kishte temperatyrė. I sapoardhuri, u tha miqve qė kishte afėr, se " sapo i kishte bėrė njė banjo nė mėngjez ". Ndėrkohė qė biseda pėr macen ishte bėrė nė ato momente aty , si kryetema e ditės, vura re flokėt bionde qė ishin tėrhequr mbi ballė, duke e ekspozuar kėtė tė fundit, nė tė gjithė gjatėsinė e tij. Fytyra krejtėsisht e bardhė, dhe disa dhėmbė tė mėdhenj, qė fshiheshin pas dy buzėve tė trasha e tė fryera, e tregonte djaloshin si nj nordik tė vėrtetė. Ftuesi im i tavolinės, mė tha, se ishte nga veriu, njė fshat mes alpesh. Tre vite mė parė ishte rregjistruar si minoren nė njė shtėpi-pritje pėr tė vegjlit, diku nė hapėsirat e njė lagjeje periferike tė qytetit tonė, mė e gjelbėruara.
    Me sa duket, biseda pėr macen nė tavolinėn fqinje kishte kapur tashmė njė kulm. Tė gjithė kishin dhėnė nga njė mendim pėr shėndetin e saj, sikur tė ishin mjekė tė vėrtetė, tė kėsaj kafshe qė dridhej nė kraharorin e djalit, qė sapo hyri. "Ylli i Shamunaqes", kėshtu i drejtoheshin ata tė tavolinės njeriut me mace nė krah, i heshtur nxori celularin. Kėrkoi taksi. La adresėn dhe pėrsėri nė heshtje e mbylli aparatin pėr ta vendosur nė tavolinė. Ndėrsa unė bluaja nė kokė pėr tė deshifruar emrin qė posa dėgjova, u kujtova se ai ishte i njė personazhi, tė njė pjese me kukulla me temė nga lufta. E shfaqte televizioni ynė shpesh, nė vitet '80-tė. Natyrisht, qė Shamunaqia ishte njė emėr i njė nėne, Manushaqe, qė ishte kthyer me humor, dhe se biri i saj debatikas nė atė pjesė, ishte paraqitur si njė personazh, jo vetėm trim, por qė edhe i pėrballonte i vetėm qė tė gjitha situatat. Mbase ka qenė kjo e fundit, qė djalit i thėrrisnin me emrin e personazhit. Ku i dihej? Ylli, zor se do tė ishte edhe emri i tij i vėrtetė. Zakonisht mosha e tij, kur vijnė nė qytetet europiane, ndryshojnė edhe emrat. U pėlqen qė tė jetojnė nėn njė gėzof tjetri, abstrakt, dhe ireal
    Me Bashkimin kishim nisur njė bisedė pėr ngjarjet nė Shqipėri, pėr politikėn dhe pėr ekonominė, qė sipas nesh ishte nė rėnie. Kur u duk se nė tavolinėn tjetėr biseda kishte ngecur, nė derėn e lokalit u shfaq taksisti. Kėtė e kuptuam menjėherė pasi tjetri rrotulloi vėshtrimin sikur tė kėrkonte diēka nėpėrmjet hapėsirave tė atij bari. E pashė qė u drejtua nga tavolina e zhurmėmėdhenjve. Pronari i maces u ngrit nė kėmbė. Largoi me kujdes karrigen dhe u kthye nga i sapoardhuri.
    - Dėgjomė mua - tha - Kam macen dhe mė duhet qė ta nis pėr nė banesėn time, nė…18 Avenue Henri Barbuss, pranė aveny "Place Markiz" . Po tė lė edhe ēelėsin. Hape derėn dhe ma vendos nė divanin e sallės sė ndenjes, pėrballė, nė fund tė korridorit. Mbuloje mirė dhe eja e mė sill sėrish ēelėsin.
    Taksisti, njė afrikan i gjatė e i fryrė, u pėrkul pėrpara porositėsit, e zgjati njė kartvizitė, qė me sa dukej ishte e tij, dhe pastaj mori macen e mbėshtjellė me kujdes, sikur tė ishte njė fėmijė i sapolindur. Djali lėvizi nga vendi e nuk preferoi qė t'ia dorėzonte aty mes nesh. Dy hapa mė tej qėndroi e, pasi ia la nė dorė, hapi portofolin dhe nxori njė njėqindeuroshe. Tjetri iku duke e mbyllur me kujdes derėn e lokalit, e gjysmė i pėrkulur, si pėr tė mos e zgjuar nga gjumi kafshėn, u zhduk nėn qiellin gri tė Parisit.
    Dhjetė minuta mė vonė, ndėrsa ne i ishim rikthyer pėrsėri situatės nė Shqipėri, kėtė herė duke folur pėr librat, shkrimtarėt dhe lexuesit, u duk se "Ylli i Shamunaqes", qė rrinte i heshtur nė tavolinėn pranė nesh, ngashėreu nė njė ēast. Pastaj nxori njė shami letre dhe fshiu sytė, ndėrsa shokėt e tij vazhdonin qė tė bėnin hoka me shėndetligun qime-iriq. Mendova se duhej tė kishte njė gjendje tė ngarkuar shpirtėrore. Mbase malli pėr Shqipėrinė nga bisedat qė bėnim ne kėndej nė tavolinėn tone e qė nuk ishte larg nga e tyrja, as edhe njė metėr. Ndoshta pėr prindėrit, tė afėrmit e shokėt me miqtė, qė kishte lėnė atje, nė atė vend, dhe, qė ndodhej tashmė shumė larg prej nesh nė kėto ēaste. Bėra sikur nuk e vura re dhe u pėrqendrova tek rrėfimi i Bashkimit, qė ketė herė duke ndėrruar temė, kishte vėnė nė qendėr tė rrėfimit tė tij njė histori pėr dajėn poet, tė dėnuar nga sistemi qė lamė pas. Pastaj tentova qė tė kujtoj ndonjė poezi, nga librat e botuara tė poetit tė dėnuar, qė nė rininė time e kisha pasur pėr zemėr, por nuk solla ndėrmend asnjė, ndonėse mbaja mend shumė prej tyre. Librat kishin kohė qė ishin hequr edhe nga qarkullimi. Kėshtu ndodhte sa herė qė dėnohej ndonjė, merrte me vete nga kjo botė gjithēka, edhe ajrin qė kishte lėnė pas
    Dikush i u afrua "Yllit tė Shamunaqes", mė tepėr pėr ta qetėsuar, por ai filloi qė tė qajė me dėnesė. U duk se pati njė shqetėsim tek tė gjithė ne qė ishim aty. Djali qante pa zė, e supet i dridheshin sė bashku me kraharorin. Pastaj psherėtinte duke shfryrė njė "uf", qė tingėllonte si njė fėrshėllimė e mbyllur dalė nga kraharori. E ē'mund tė bėnim atė ēast? Djali kishte dhimbje. Na erdhi keq.
    -Mbase bėmė gabim qė folėm pėr Shqipėrinė dhe hallet e saj edhe pse pėr ne tė ikurit, mbetet njė plagė e hapur- tha Bashkim Alimani
    Nė derėn pėrballe mbėrriti afrikani taksist. Nė dorė mbante ēelėsin e shtėpisė sė "Yllit", si pėr tė thėnė menjėherė se "detyrėn e kishte kryer". Djali nuk e pa, sepse ishte me kurriz nga dera. Shoku pėrbri tij i bėri shenjė. Ktheu kokėn. Nga pas kishte qėndruar i porsaardhuri. I biri i «Shamunaqes », lėvizi nė karrigen gjysmėkolltuk, ku ishte zhytur i tėri, dhe ktheu kokėn nga taksisti. Sytė i ishin skuqur dhe fryrė njėkohėsisht, sikur tė kishte kaluar njė dramė tė vėrtetė.
    - Faleminderit, po unė… po ndjehem keq tani. Nuk di se ē'bėn nė kėto momente lozonjaria ime, Vika. Me duket e vetmuar atje. Nuk e meriton…- Kaloi kurrizin e dorės sė djathtė duke fėrkuar sytė, qė mesa dukej ishin tė lėngėzuar. Pastaj fryu bulēitė e faqeve e lėshoi pėrsėri diēka si fėrshėllimė nga buzėt e trasha gjithė tul
    Taksisti e ndiqte gjysmė i pėrkulur, nė shenjė respekti pėr klientin, duke treguar ēelėsat pėrpara nė heshtje, pa ditur se si tė reagonte tjetri. Mbase djali qė kishte pėrballė iu duk si njė klient i veēantė dhe kapriēioz, nga tė rrallėt qė mund tė kishte takuar nė Parisin e madh shumėdimensional.
    - Tė lutem, ma merr dhe ma kthe pėrsėri. Ajo vuan. Vuaaannnnn. Duhet qė tė mė kuptosh, se ajo vėrtetė vuan atje nė vetminė e saj.
    - Macen tuaj? - pyeti i ēuditur afrikani, qė tani kishte drejtuar trupin e bėshėm dhe tė ngjallur - Unė sapo e ēova dhe e rehatova nė shtratin e saj.- Pastaj tundi kokėn me njė farė mosbesimi. Dukej si mėdyshas, pėr kėtė porosi tė dytė tė klientit tė tij.
    - Ah ! - bėri djali, sikur tė ishte kujtuar pastaj pėr diēka, dhe nxori portofolin nga xhepi i brendshėm i xhuboksit blu. I vuri njė njėqind eurosh pėrsėri nė dorė taksistit, duke i bėrė shenjė qė tė nisej, "pa humbur kohė".
    Kėtė herė dukej se ishte nxituar disi. Ndėrsa afrikani me trupin e ngjallur kaloi portėn, "Ylli i Shamunaqes", rrėkėlleu menjėherė gotėn me xhin, qė ia dha shoku qė kishte pranė, si pėr ta sjellė nė vete, e pastaj lėpiu buzėt e trasha e tė dala jashtė. I bėri shenjė kamarierit dhe i dha urdhėr qė tė sillte edhe pėr tė tjerėt nga njė xhin.
    Mė duhej qė tė largohesha. Kishin filluar qė tė shtronin tavolinat pėr drekėn. U ngrita dhe pasi thashė "ēuna, mirupafshim", dola nė shesh. Ngrita sytė nė qiellin gri e atje larg, si njė vegim, dallova majėn e Eifelit. M'u duk se kishte ftohtė. Mbėrdhinte.
    Frynte erė.
    Binte shi i imėt dhjetori…

    Deguar per Forumin Shqiptar nga autori Aleko LIKAJ
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •