Close
Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 226 prej 226
  1. #221
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    KAPITULLI I DYTË



    “ZBRITI NË MBRETËRINË E VDEKJES,

    TË TRETËN DITË U NGJALLË SË VDEKURI”


    130. Në çfarë mënyre Ringjallja është vepër e Trinisë së Shenjtë?
    Ringjallja e Krishtit është një vepër transhendente e Hyjit. Tri Vetat
    veprojnë së bashku sipas asaj që është vetia e tyre: Ati shfaqë fuqinë
    e vet, i Biri e “merrë” përsëri jetën që e ka kushtuar lirisht (Gjn 10,17)
    duke e bashkuar shpirtin dhe trupin e vet, të cilin Shpirti e gjallëron dhe
    e lavdon.

    131. Cili është kuptimi dhe rëndësia shëlbuese e Ringjalljes?
    Ringjallja është kulmi i Mishërimit. Ajo e vërteton natyrën hyjnore
    të Krishtit, për tërë atë që Ai ka bërë, mësuar dhe në përmbushjen
    e të gjitha premtimeve hyjnore në dobinë tonë. Përveç kësaj, i Ringjalluri,
    fitimtar i mëkatit dhe i vdekjes, është fillim i përligjjes dhe Ringjalljes
    sonë: e që nga atëherë ai na e ka siguruar hirin e adoptimit birnor e që është
    pjesëmarrje e vërtetë në jetën e tij e të vetmit Birit të tij, kurse, në
    fund të kohëve, ai do të ringjallë edhe trupin tonë.

  2. #222
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Dhe Gjon Pagezori Hebreu i tha dishepullit te tij: Liofan o dele e gjore e perendise, ngase ai gjithnje luftonte me djallin, shko dhe shiko ne qytet nese ai qe thone eshte vertet Profeti i pritur dhe mbaj parasysh se duhet jete Adamit, te mos lodhet, te kete drite ne fytyre(te dalloje nga te tjeret) dhe pervec forces te mos kete gunga ne muskujt e tij(mendjemadhesi). Shko dhe me thuaj, sepse ketej(ne Azi) vetem njerez te mire pa mbrojtje(spiritualist) ka patur dhe habitem si mund te jete e mundur.
    Dhe keshtu Liofani shkoi por nuk u kthye dot, sepse vdiq ne burgjet e Cezarit, sundimtarit te Hebrenjve.

  3. #223
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    KAPITULLI I DYTË


    “JEZU U NGRIT NË QIELL,

    KU RRI NË TË DJATHTËN E ATIT TË GJITHPUSHTETSHËM”


    132. Çka paraqet Ngritja?
    Pas dyzet ditësh, prej kur iu ishte paraqitur Apostujve nën
    pamjen e një njeriu të zakonshëm, Ringjallja e mbuloi lavdinë e tij,
    Krishti u ngrit në qiell dhe rri në të djathtën e Atit. Ai është Zot që
    mbretëron tash me njerëzimin e në lavdinë e amshueshme të Birit
    të Zotit dhe ndërhyn në mënyrë të pandërprerë për dobinë tonë tek i Ati.
    Ai na e dërgon Shpirtin e vet dhe na jep shpresë që ta arrijmë atë një
    ditë, duke na i përgatitur një vend.


    “NGA ANDEJ DO TË VIJË PËR TË GJYKUAR

    TË GJALLËT E TË VDEKURIT”


    133. Si mbretëron tash Jezusi Zot?
    Krishti i lavdëruar qëndron në mënyrë misterioze mbi tokë si
    Zot i gjithësisë dhe i historisë, Udhëheqës i Kishës së vet, kurse
    mbretëria e tij është e pranishme sikurse fara dhe fillimi në Kishë.
    Një ditë do të kthehet me lavdi, mirëpo nuk e dimë kohën.
    Prandaj jetojmë në pritje, duke e lutur: “Eja, o Zot” (Zb 22,20).




    134. Si do të realizohet ardhja e Zotit në lavdi?
    Pas përmbysjes së fundit të gjithësisë së kësaj bote e cila kalon, ardhja 675 – 677
    me lavdi e Krishtit do të ndodhë me fitoren përfundimtare të Hyjit në 680
    Parusi dhe me Gjykimin e fundit. Kështu do të përmbushet Mbretëria
    e Hyjit.

    135. Si do t’i gjykojë Krishti të gjallët e të vdekurit?
    Krishti që ka ardhur për t’i shpëtuar njerëzit do t’i gjykojë
    me fuqinë të cilën e ka marrë si Shëlbues i botës. Fshehtësitë e
    zemrave do të janë të zbuluara si dhe udhëheqja e secilit
    drejt Zotit dhe të afërmit. Çdo njeri do të jetë i shpërblyer me jetë
    ose i dënuar në amshim sipas veprave të tija. Kështu do të plotësohet
    “pjekuria e Krishtit” (Ef 4,13), në të cilën “Hyji do të jetë gjithçka
    në të gjithë (1 Kor 15, 28).

  4. #224
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Guxoj të poshtoj mësimin mbi Jezusin Krisht,

    e marrë nga një katekizëm ortodokse i gjetur në internet.

    Dëshmoj se mund të besoj gjithçka besojnë vëllezërit ortodokse.



    Dhe besoj në një Zot, Jisu Krishtin


    Pohimi themelor i të krishterëve për Zotin e tyre është ky:

    Jisu Krishti është Zot.
    Ky pohim fillon në Ungjill, kur Jisui vetë i pyeti nxënësit e tij:
    "Po ju cili thoni se jam unë?
    Edhe Simon Pietri u përgjegj e tha:
    Ti je Krishti, i Biri i Perëndisë së Gjallë..." (Mattheu 16:16).

    Jisui është Krishti. Ky është akti i parë i besës, që njerëzit duhet të kenë për Atë.
    Në lindjen e Tij, djali i Marisë u quajt Jisu,që literalisht do të thotë Shpëtimtar
    (në hebraishte Joshua, emri që pati edhe pasuesi i Moisiut,
    i cili kapërceu lumin e Jordanit dhe udhëhoqi popullin e zgjedhur në tokën e premtuar).
    "Edhe do e quani emrin e tij Jisu, sepse ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre" (Mattheu 1:21; Lluka 1:31).
    Ky është Jisui, i cili është Krishti, që do të thotë I Lyeri, Mesia i Izraelit.
    Jisui është Mesia, ai që i ishte premtuar botës nëpërmjet Abrahamit dhe bijve të tij.

    Po kush është Mesia?
    Kjo është pyetja e dytë, e pyetur gjithashtu nga Krishti në Ungjill
    - por këtë herë jo nxënësve të tij,
    por atyre që po e ngacmonin dhe përpiqeshin ta kapnin në fjalët e tij.
    "Kush është Mesia?" ai i pyeti ata,
    jo sepse ata mund të përgjigjeshin apo donin realisht të dinin,
    por me qëllim që t’i bënte ata të heshtnin
    dhe të fillonte inaugurimin e "orës",
    për të cilën kishte ardhur: orën e shpëtimit të botës.

    Edhe tek ishin mbledhur Farisejtë, Jisui i pyeti, duke thënë: Çmendoni për Krishtin (Mesian)? I Biri i kujt është? Ata i thanë "Biri i Davidit" Ai u thotë atyre, "Qysh pra Davidi me Frymë e quan atë Zot, duke thënë 'I tha Zoti Zotit tim, Rri në të djathtën time derisa të ve armiqtë e tu nën këmbët e tua!'? (Psalmi 110) Nëse Davidi e quan Zot, si është ai i biri i tij?" Dhe askush nuk mundte të përgjigjej asnjë fjalë; as nuk guxoj ndonjë në atë ditë ta pyesë atë më (Mattheu 22:41- 46).

    Mbas ngjalljes së Jisuit, të frymëzuar nga i njëjti Shpirt i Shenjtë që frymëzoi Davidin,
    apostujt dhe të gjithë anëtarët e Kishës e kuptuan kuptimin e këtyre fjalëve.
    Jisui është Krishti. Dhe Krishti është Zoti. Ky është misteri i Jisu Krishtit, Mesias,
    të Vetmit Zot, identifikuar me Perëndinë Jahveh të Dhiatës së Vjetër.
    Ne e pamë më lart që Jahveh quhej gjithmonë Adonai,
    Zoti, nga populli i Izraelit.
    Në Biblën greke (Septuagjinta - përkthimi i të shtatëdhjetëve)
    fjala Jahveh madje nuk shkruhej.
    Aty ku shkruhej fjala Jahveh në hebraishte
    dhe që hebrejtë thoshin Adonai, Zoti, në greqishte
    u shkruajt thjesht Qirios-Zoti.
    Kështu, Biri i Davidit, që është një tjetër mënyrë për të thënë Mesia,
    është quajtur Qirios, Zoti.

    Për judejtë dhe për të krishterët e parë, gjithashtu
    termi Zot ishte vetëm për Perëndinë:
    "Perëndia është Zoti dhe u shfaq ndër ne" (Psalmi 118).
    Ky Zot dhe Perëndi është Jahveh;
    dhe është Jisui, Mesia.
    Ndonëse Jisui thotë që "Ati është më i madh se unë" (Joani 14:28),
    ai thotë gjithashtu, "Unë dhe Ati jemi një" (Joani 10:30).
    Besimi në "Një Zot Jisu Krisht" është pohimi i parë i besës,
    për të cilën të krishterët e parë ishin gati të vdisnin.
    Sepse ky është rrëfimi që identifikon Jisuin me Perëndinë e Tejlartë


  5. #225
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    Personi i Jezu Krishtit


    Dy mijë vjet më parë Jezusi u bëri dishepujve të tij pyetjen themelore: “Po ju, ç’thoni, kush jam unë?” (Mt 16,15).
    Qendrore për fenë e krishterë është identiteti i themeluesit të saj, Jezu Krishtit
    dhe kjo është e një rëndësie monumentale për të patur një mendim të vërtetë se kush është Ai.

    Jezusi ishte njeri

    Kisha e krishterë gjithmonë ka provuar se dhe pse Ai ishte kuptuar në mënyrë të mbinatyrshme prej Shpirtit të Shenjtë,
    Zot me trup njeriu, Jezu Krishti ishte i tëri njeri. Mësimi i Shkrimit të Shenjtë është i qartë në lidhje me natyrën e Tij njerëzore:

    Ai u rrit intelektualisht dhe fizikisht. Jezusi përparonte në dije, në moshë e në hir para Perëndisë dhe para njerëzve. (Luka 2,52)
    Ai e dëshironte ushqimin. Pasi agjëroi dyzet ditë e net, në fund u urit. (Mateu 4,2)
    Ai u lodh. Jezusi, i lodhur nga udhëtimi. (Gjoni 4,6)
    Ai donte të flinte. Dhe ja, në det u çua një stuhi e madhe aq sa valët po e mbulonin barkën; e ai flinte. (Mateu 8,24)
    Ai qau. Jezusit i ngufi vaji. (Gjoni 11,35)
    Ai vdiq. Kur erdhën te Jezusi, si panë se kishte vdekur, nuk ia thyen kërcinjtë. (Gjoni 19,33)
    Si rrjedhim tashmë është e qartë prej Shkrimit të Shenjtë se Jezusi ishte vërtetë njeri. Ai zotëronte të gjitha cilësitë e krijesës njerëzore.

    Jezusi ishte Zot

    Jezusi i Nazaretit ishte njeri, por Ai ishte më shumë se njeri. Ai ishte Zot me trup njeriu.
    Ndërsa Shkrimet e Shenjta qartazi na mësojnë se Ai ishte një njeri, ato gjithashtu e bëjnë të qartë se Ai ishte Zot.

    Jezusi bëri deklarata Hyjnore

    Gjenden shumë dëshmi prej Jezusit dhe ithtarëve të tij lidhur me çështjen se kush ishte Ai.

    Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Perëndinë dhe Fjala ishte Perëndi. (Gjoni 1,1)

    Jezusi i tha “…Kush më ka parë mua, ka parë edhe Atin.” (Gjoni 14,9)

    Jezusi u tha, “Me të vërtetë po ju them, para se ishte Abrahami, UNË JAM.” (Gjoni 8,58)

    … sepse po presim të na shfaqet madhështia e Perëndisë tonë të fuqishëm dhe Shpëtimtarit tonë, Jezusit, Mesisë. (Titit 2,13)
    Që tani po ju them, para se të realizohet, sepse kur të ndodhë, do të besoni se UNË JAM. (Gjoni 13,19)

    Jezusi kreu Vepra Hyjnore

    Miqtë dhe armiqtë e Jezusit ishin vazhdimisht të mahnitur me veprat që ai bënte.
    Te Gjoni 10, Jezusi shpall: “Unë dhe Ati jemi një.”
    E më pas, kur çifutët përsëri u përpoqën ta gjuanin me gurë Jezusi iu përgjigj:
    “Në emër të Atit kreva para jush shumë vepra të mira.
    Për cilën prej tyre doni të më vrisni me gurë?”
    Çifutët iu përgjigjën atij “Nuk do të vrasim me gurë për veprat e mira,
    por sepse shan Perëndinë dhe ngaqë je njeri, e heq veten si të jesh Zot (Gjoni 1,30-33)

    Disa nga veprat që i atribuohen Krishtit, po ashtu dhe Zotit janë:


    Krishti krijoi gjithçka. (Gjoni 1,3, Kolosianëve 1,16, Hebrenjve 1,10)
    Krishti mban gjithçka me fuqinë e tij. (Kolosianëve 1,17, Hebrenjve 1,3)
    Krishti drejton dhe udhëheq rrjedhën e historisë. (1 Korintasve 10,1-11)
    Krishti fal mëkatin. (Marku 2,5-12, Kolosianëve 3,13)
    Krishti dhuron jetë të përjetshme. (Gjoni 10,28; 1 Gjoni 5,11)
    Krishti do të ringjallë të vdekurit. (Gjoni 11,25; Gjoni 5,21. 28-29)
    Krishti do të jetë gjykatësi i të gjithë njerëzve në gjyqin e fundit. (Gjoni 5,22.27; Mateu 25,31-46; 2 Korintasve 5,10).
    Jezusi Zotëronte Veti Hyjnore

    Nëpërmjet Provës

    Jo vetëm se pretendonte të ishte Zot, por Jezusi gjithashtu provonte
    se Ai kishte aftësinë për të bërë gjëra që vetëm Zoti do mund t’i bënte.

    Jezusi ushtronte autoritet mbi natyrën.
    Ai u zgjua dhe i dha urdhër erës dhe i tha detit: Qetësohu! Shuaj! Era pushoi e u bë fashë e madhe.
    Atëherë u tha: “Pse jeni frikacakë? Po a ende nuk besoni?”
    Ata i kap frikë e madhe dhe i thoshnin njëri-tjetrit:
    “Vallë, kush është ky, që po i nënshtrohen era dhe deti?” (Marku 4,39-41)

    Jezusi njoftonte ngjarje që ndodhnin kur Ai gjendej larg vendndodhjes.
    Natanaeli e pyeti: “Nga më njeh?” Jezusi iu përgjigj “Para se Filipi t’ju thërriste, kur ju rrinit poshtë fikut
    unë ju pashë” Natanaeli i tha “Ti je Bir i Perëndisë! Ti je mbret i Izraelit.”
    Jezusi i tha “Ngaqë ju thashë se ju pashë nën fik, prandaj më besoni?
    Ju do të shihni gjëra më të mëdha nga këto.” (Gjoni 1,48-50)

    Jezusi i njihte mendimet e njerëzve. Por, Ai e dinte se çfarë po mendonin ata. (Luka 6,8)

    Jezusi kishte kontrollin mbi jetën dhe vdekjen.
    U afrua, preku vigun – ata që e mbanin, u ndalën.
    Ai tha: “Djalosh, ty po të them, çohu!”
    I vdekuri u çua dhe nisi të fliste.
    Jezusi ia dha së ëmës.
    Të gjithë i kapi frikë e madhe dhe nisën të lavdëronin Zotin duke thënë:
    “Një profet i madh u duk ndër ne!”
    dhe “Zoti ka ardhur për të shpëtuar popullin e tij!” (Luka 7,14-16)
    Nëpërmjet nënkuptimit

    Krishti, jo vetëm që provoi aftësinë për të bërë gjëra që vetëm Zoti do të mund t’i bënte,
    por dhuntitë që i ishin dhënë Zotit, i ishin dhënë dhe Jezu Krishtit.
    Këto dhunti gjenden në të dy,
    në profecitë e Dhiatës së Vjetër që i vihen Mesisë, Krishtit,
    ashtu edhe në Dhiatën e Re si dëshmi të drejtpërdrejta të Jezusit.
    Profecitë e Dhiatës së Vjetër që i referohen Jezu Krishtit si dhe vetitë e tij,
    mund të shqyrtohen në Kapitullin 9 në “Dëshmi që kërkon një gjykim” (San Bernardino: CA Here’s Life Publishers, 1979).
    Këta do të merren në konsideratë referimet e drejtpërdrejta të Dhiatës së Re.
    Ndarja e zakontë e cilësive të Zotit në metafizikë dhe moral janë pranuar për të vërtetat këtu.

    Përsa u përket cilësive metafizike ne mund të pohojmë me forcë se Zoti është i vetëqenë;
    së dyti se Ai është i pafund. Përsa i përket pafundësisë dhe pambarimsisë.
    Ai është i përjetshëm, i pandryshushëm, i kudo pranishëm, i gjithëfuqishëm,
    i përsosur, i pakuptueshëm, i gjithëdijshëm.
    Përsa u përket cilësive morale, Zoti është i shenjtë, i vërtetë, i dashur, i drejtë, besnik dhe i mëshirshëm.

    Në këto drejtime njeriu ndryshon nga ideali i njerëzimit,
    në kuptimin se Ai është autori i këtyre cilësive.
    Ato janë në natyrën e tij.
    Nuk do gjykuar e domosdoshme këtu për të tejkaluar argumentin e thjeshtë
    që thotë se gjithë këto veti të Zotit gjenden brenda tij.
    Nëse cilësitë metafizike të Zotit gjenden në Krishtin,
    atëherë cilësitë morale janë të natyrshme dhe në nivele të pafundme.
    Rrjedhimisht theksi do të bjerë mbi vetitë metafizike.
    Disa deklarata të Jezusit për njehtësimin e Tij me Atin kanë lidhje me këtë çështje,
    sidomos te Gjoni 16,15 lexojmë: “Gjithçka që ka Ati, është imja”
    Ky është nje pretendim i mrekullueshëm.
    Ky shpjegon në rreshtin pararendës (Gjoni 16,14)
    Ai mund të thoshte se Vepra e Shpirtit të shenjtë është të lavdërosh Krishtin:
    “Ai do të më lëvdojë, sepse do të marrë prej simes dhe do t’ju zbulojë juve.”
    Përtej Krishtit nuk ekziston asgjë për t’u njohur rreth karakterit të Zotit (Gjoni 14,9).

    Krishti zotëron cilësitë metafizike të Zotit


    Këto cilësi përfshijnë çfarë do të mund të quheshin thelbi i Zotit.
    (Ajo që pason nuk është një listë e plotë.)

    1. Vetëqenia

    Krishti ka vetinë se Ai nuk është i varur te dikush ose te diçka për ekzistencën e vet
    dhe se gjithë jeta tjetër është e varur prej tij.
    “Unë jam jeta” (Gjoni 14,6). Ai nuk thotë “Unë kam” por, “Unë jam”.
    Nuk ka asnjë jetë që nga ameba e deri te arkangjëlli jashtë Krishtit.
    Këto rreshta duhen shpjeguar në sfondin e emrit të Jahveut,
    sikurse shpjegohet te Dalja 3,8-15 dhe 6,2-6. Gjithashtu shih Kolosianëve 1,15-23.

    2. I përjetshëm

    Kur përdoret për sendet e krijuara, ky mbiemër do të thotë pa fillim e pa mbarim.
    Dëshmi e qartë është gjetur për këtë te 1 Gjoni 5,11.20:
    Dhe kjo është dëshmia: Perëndia na e dha jetën e përjetshme,
    dhe kjo jetë është në Birin e tij …
    Dimë edhe: Biri i Perëndisë erdhi dhe na e dha dijen që ta njohin të Vërtetin.
    E ne jemi në të Vërtetin, në Birin e tij, Jezu Krishtin.
    Ky është Perëndi i vërtetë edhe jeta e përjetshme.
    Gjithashtu shih Gjoni 8,35; Hebrenjve 13,8; 1 Gjoni 1,2; Miha 5,2; Jeshaja 9,6.

    3. I gjithëdijshëm

    Kjo veti është cilësia e të pasurit të të gjithë diturisë.
    Dëshmia biblike për gjithëdishmërinë e Krishtit gjendet në tri plane:
    Së pari: është mendimi i ithtarëve.
    “‘Tani e dimë se di gjithçka e nuk është nevojë të të pyesë ndokush.
    Prandaj besojmë se dole prej Perëndisë. (Gjoni 16,30). Krahasoni gjithashtu Gjoni 21,17.
    Së dyti, dëshmia e Shkrimit të shenjtë
    “Sepse Jezusi e dinte qysh në fillim cilët ishin ata që nuk besonin dhe cili është ai që do ta tradhtonte” Gjoni 6,64.
    Mësimet e krishterimit parimor 35 Në të janë të fshehura të gjitha visaret e dijes e të kuptimit”
    (Kolosianëve 2,3). Gjithashtu shih Gjoni 2,23-25 dhe 1 Korintasve 1,25.
    Së treti, nga shembujt në Shkrimin e Shenjtë:
    “ Por Jezusi i lexoi mendimet e tyre dhe u tha: “Përse nevrikoseni?” (Luka 5,22)
    Gjithashtu, shih Gjoni 4,16-19; Gjoni 21,6; Mateu 17,24-27.

    Disa njerëz i drejtohen Mateu 24,36 si një përjashtim për të ilustruar se Krishti nuk ishte i gjithëdijshëm.
    Megjithatë shumë të ditur duke përfshirë këtu dhe Augustinin
    e kuptojnë fjalën “di” për “bëj të njohur” ose “deklaroj”.
    Ky është kuptimi i saktë i tekstit. Në këtë mënyrë Jezusi shpall
    se nuk është në udhëzimet e Atit për të bërë të ditur në këtë kohë një gjë të tillë. (Shedd, “Teologjia Dogmatike II,” 276)

    4. I tërëfuqishëm

    Kjo do të thotë se Zoti mund të bëjë çdo gjë që nuk është e ndaluar prej natyrës së Tij hyjnore.
    Për shembull, Zoti nuk mëkaton, sepse Ai është i shenjtë dhe i drejtë.
    Duke marrë parasysh këtë, Zoti mund të bëjë gjithçka (Mark 10,27).
    Një fjalë tjetër për këtë veti është dhe i gjithëpushtetshëm.
    Krishti shpall barazinë e tij me Zotin në këtë fushë:

    Atëherë Jezusi u tha “Me të vërtetë, Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes,
    përveç çfarë sheh se bën Ati: çfarë bën Ai, po atë gjë e bën edhe Biri..” (Gjoni 5,19)

    Jezusi është quajtur dhe i gjithëfuqishmi.
    “Unë jam alfa dhe omega- thotë Zoti “Ai që ishte dhe që do të jetë, i gjithëfuqishmi”
    (Apokalipsi 1,8). Krahasojeni me Apokalipsi 1,17-18; 22,12-13 dhe Jeshaja 41,4.

    5. I gjithëpranishëm

    Zakonisht kjo veti është përshkruar me I Gjithëpranishmi.
    Kjo do të thotë se Zoti ndodhet kudo dhe se nuk ka asnjë vend ku ai të mos ndodhet.
    Ajo që është e rëndësishme këtu është të shënojmë se kjo nuk do të thotë se Zoti është gjithçka.
    Më saktë, Zoti ndodhet kudo. Zoti është i ndarë prej krijesës së vet. “

    Sepse ku janë dy ose tre të bashkuar në emrin tim,
    aty jam edhe unë, midis tyre.” (Mateu 18,20)

    “Dhe ja, unë jam me ju gjithmonë, deri në fund të kësaj epoke.” (Mateu 28,20)

    Krishti zotëron cilësitë morale të Zotit

    Këto janë cilësi që merren me karakterin e Zotit. Përsëri, kjo listë nuk është e plotë.

    1. I shenjtë

    Kjo do të thotë se Zoti është i pastër, Ai nuk mëkaton
    dhe se Ai është i pazvetënuar prej së keqes dhe mëkatit qoftë nga veprimi a natyra.
    Krishti, gjithashtu, zotëron këto veti:
    “Dhe engjëlli iu përgjigj e i tha asaj “Shpirti i Shenjtë do të zbresë mbi ty
    dhe pushteti i më të Lartit do të mbulojë.
    Për këtë arsye, ky fëmijë që do të lindësh,
    do të quhet i Shenjtë, Biri i Perëndisë. (Luka 1,35)

    2. I vërtetë

    Të qenit i vërtetë është veti e të qenit i qëndrueshëm ndaj fjalëve dhe veprimeve tuaja,
    i zotërimit të këtyre fjalëve në përshtatje me botën reale.
    Kjo do të thotë që ju kurrë të mos gënjeni.
    Dhe pretendimet e Krishtit janë të forta këtu.
    Ai jo vetëm se pretendonte se e njihte të vërtetën,
    por dhe se Ai ishte vetë e Vërteta.
    Dhe e vërteta nuk mundet kurrë të gënjejë.

    Jezusi u tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta;
    askush nuk vjen tek Ati veçse nëpërmjet meje.” (Gjoni 14,6)

    Dhe engjëllit të Kishës së Filadelfisë shkruaji:
    Këtë thotë i Shenjti, I Vërteti, Ai që ka çelësin e Davidit,
    Ai që hap dhe askush nuk e mbyll dhe askush nuk e hap. (Apokalipsi 3,7)

    3. I dashur

    Kjo do të thotë se dashuria, e pakushtëzuar në natyrën e saj, është veti e Zotit.
    Këtu përsëri janë bërë deklarime të qarta përsa i përket dashurisë së Krishtit:

    Sepse Perëndia aq shumë e deshi botën,
    sa dha Birin e tij të vetëm, që kushdo që beson tek Ai të mos hupasë,
    por të ketë jetën e përjetshme. (Gjoni 3,16)

    Po ju jap një urdhërim të ri: Doni njëri-tjetrin! Sikurse unë ju desha ju,
    doni edhe ju njeri-tjetrin. Nëse e doni njëri-tjetrin, të gjithë do t’ju njohin
    se jeni nxënësit e mi. (Gjoni 13,34-35)

    4. I drejtë

    Zoti është i drejtë, ose Zot i vërtetë.
    Drejtësi do të thotë kriter.
    Kriteri i Zotit për dashurinë, drejtësinë dhe shenjtërinë
    qëndron në atë se çfarë pret Zoti prej nesh.
    Vetëm kriteri i drejtë i Zotit është i pranueshëm prej tij.
    Zoti është i drejtë dhe Ai mund të pranojë vetëm njerëzit e vërtetë pranë vetes,
    sidoqë vetëm Ai mund të jetë përsosmërisht i drejtë:
    Ja përse Krishti ishte pranuar si drejtësia jonë, si zëvendës i përsosur i Zotit:

    E pasi tani ne jemi të të shfajësuar me anë të gjakut të tij,
    është më se e sigurt se ai do të na shpëtojë nga dënimi. (Romakëve 5,9)

    Me anë të mosbindjes së një njeriu, Adamit,
    filloi të mbretëronte vdekja.
    Por, sa më shumë realizohet me anë të një njeriu, Jezusit, Mesisë!
    Të gjithë ata që pranojnë amnistinë e Perëndisë,
    tani do të fitojnë jetën e përjetshme dhe (më vonë) do të mbretërojnë bashkë me të.
    Kështu nëpërmjet mosbindjes së një njeriu ndodhi që u dënuan të gjithë.
    Po ashtu, bindja e një njeriu tjetër ndaj vullnetit të Perëndisë,
    u sjell të gjithë besimtarëve vendimin e pafajësisë dhe jetën.
    Duke ishin se një njeri ngriti krye kundër Perëndisë,
    të gjithë u bënë fajtorë para Perëndisë.
    Po ashtu të gjithë besimtarët do të marrin pafajësinë,
    sepse një njeri (Jezusi, Mesia) iu nënshtrua vullnetit të Perëndisë.
    Ligji u shtua vetëm më vonë, që të demaskohet mëkati.
    Por atje ku kupa e mëkatit u mbush, pikërisht atje doli fitimtare dashuria e Perëndisë.
    Fuqia e mëkatit njihet vetëm nga vdekja.
    Fuqia e dashurisë së Perëndisë njihet nga jeta e përjetshme.
    Këtë ia dimë për nder Jezusit, Mesisë, me anë të të cilit ne u çliruam nga mëkatet tona. (Romakëve 5,17-21)

    Fëmijët e mi, po ju shkruaj këtë që të mos mëkatoni.
    Po qe se dikush mëkaton, ne e kemi njeriun që do të na mbrojë para Atit, Jezu Krishti. (1 Gjoni 2,1)

    Qysh tani më pret gati kurora e drejtësisë, që atë Ditë do të ma japë Zoti, Gjykatësi i drejtë:
    dhe jo vetëm mua, por të gjithë atyre që do ta presin me dashuri ardhjen e tij. (2 Timoteut 4,8)

    Kështu, pra, sakrifica e drejtë e Jezu Krishtit provon hyjninë e tij nëpërmjet pranimit të Perëndisë.

    Sa u takon vetive morale, disa thonë “Unë dua në mënyrë të pakushtëzuar”
    ose “Unë them të vërtetën dhe kjo nuk më bën mua Perëndi”
    e përse kjo e bën Jezu Krishtin Zot?
    Kjo pyetje merr përgjigje po të kuptohen dy koncepte
    prej të cilave njera lidhet me natyrën e Perëndisë
    dhe tjetra me natyrën tonë.
    Vetitë e Perëndisë janë cilësi që mbeten të vërteta për Të
    e që nuk ekzistojnë të veçuara.
    Me fjalë të tjera, drejtësia e Zotit gjendet në dashurinë e tij.
    Njëra nuk përjashton tjetrën.
    Kështu që vetitë të cilat përfaqësojnë natyrën e Zotit
    janë të lidhura me ato veti që janë të vërteta në thelbin e tij.

    Në këtë mënyrë, po qe se Zoti është dashuri dhe pafundësi (tjetër veçori e paprekur këtu)
    atëherë dashuria e Zotit është e pafund.
    Së dyti, natyra e njeriut është mëkatare
    dhe ka prirjen të vazhdojë të mëkatojë.
    Kështu dhe pse disa herë ai mund të veprojë drejt
    e të dashurojë në mënyrë të pakushtëzuar,
    në fund të fundit mbetet i kufizuar dhe infektuar prej natyrës së vet mëkatare
    e që përfundon në mosbindjen ndaj urdhrit të Zotit.

    Jezusi pranon të adhurohet si Zot

    Jezusi ia lejoi vetes për të qenë i adhuruar, gjë e cila i ishte referuar vetëm Zotit.

    “Druaje Zotin, Perëndinë tënd, vetëm atij shërbeji dhe përbetohu në emër të tij.” (Besëlidhja e Ripërtërirë 6,13)

    “Ik, o djallë, sepse Shkrimi i shenjtë thotë: ‘Adhuro Zotin, Perëndinë tënd, dhe shërbeji vetëm atij.” (Mateu 4,10)

    “Ku është mbreti i judenjve që ka lindur? Sepse pamë yllin e tij në lindje dhe erdhëm për ta adhuruar … Ata hynë në shtëpi dhe, kur e gjetën fëmijën bashkë me të ëmën, Marinë, ranë përmbys dhe i bënë nderimet e tyre.” (Mateu 2,2.11)

    “Jezusi u doli përpara dhe u tha: “Ju falem!”
    Ato u afruan, e morën grykë dhe e adhuruan.” (Mateu 28,9)

    “Dhe kur e panë, e adhuruan …” (Mateu 28,17)

    “Dhe ai u tha: “Unë të besoj, o Zot!” dhe e adhuroi.” (Gjoni 9,38)

    Jezusi është Zoti Jahve

    Vetitë e dhëna Jahveut në Dhiatën e Vjetër janë përdorur gjithashtu dhe për
    Jezusin në Dhiaten e Re, duke provuar kështu që Jezusi është Jahve.

    Mësimi prej Shkrimit të shenjtë për Jezu Krishtin është shumë i qartë.
    Ai ishte i tëri Zot dhe në të njëjtën kohë, i tëri njeri.
    Çdo shmangie prej këtij qendrimi nuk është vetëm kundërshtim i Shkrimit të Shenjtë,
    por dhe herezi.
    Ata që përpiqen ta bëjnë Jezusin më pak se Zot nuk mund të mbështeten te Bibla si provë.
    Rrjedhimisht, kush e trajton Biblën seriozisht,
    duhet të vijë në përfundimin se Jezusi i Nazaretit ishte Zot me trup njeriu.
    Për materiale të tjera dhe burime shih “Më shumë se një marangoz” (Wheaton, IL, Tyndale House Publishers, 1980),
    kapitulli 1, si dhe “Dëshmi që kërkojnë një mendim” Kapitulli 6.


    Vdekja pajtuese e Krishtit

    Në të gjitha degët e krishterimit ekziston pajtueshmëria në atë
    që hyjnia e Krishtit ishte një përmbushje e rëndësishme e dëshirës së Zotit
    pikërisht si një ndëshkim i dhënë në emër të tij për mëkatet e botës:

    Prandaj ashtu si me Adamin ne patëm rënë nën mëkatin, mallkimin dhe vdekjen,
    po ashtu ne jemi çliruar prej mëkatit, mallkimit dhe vdekjes me Jezu Krishtin.
    Vuajtja dhe vdekja e tij vullnetare në kryq për ne,
    duke ishin e një vlere dhe merite të pamasë si vetë vdekja e një të pamëkatuesi,
    Zotit dhe njeriut në një person të vetëm,
    është njëherësh një përmbushje e rëndësishme e vullnetit të Zotit
    që për shkak të mëkatit tonë, na pat dënuar me vdekje.
    Po njëkohësisht vdekja e tij është një kapital i një vlere të paçmuar,
    që i ka siguruar atij të drejtën, pa asnjë paragjykim,
    për drejtësi, për të na dhënë ne mëkatarëve faljen për mëkatet tona
    dhe hirin për të ngadhënjyer mbi mëkatin dhe vdekjen.
    (Katekizmi më i gjatë i Kishës Ortodokse, përgjigje pyetjes 208)


    Ringjallja e tij trupore

    Doktrina e ringjalljes trupore është kaq e qenësishme për krishterimin
    sa Pali tha se n.q.s ajo nuk do të ndodhte,
    atëherë gjithë lutja dhe besimi ynë është mëkat (1 Korintasve 15,14).
    Në veprën tonë të mëparshme “Përgjigje pyetjeve të vështira” ne njoftuam rëndësinë e ringjalljes:

    Shenja e ringjalljes ishte parakuptuar për ta vënë Jezusin krejt veçan çdo njeriu tjetër
    që pat jetuar ndonjëherë e që e bënte atë Bir të Zotit (Romakëve 4,1)

    Raportet për shfaqjen e Tij janë bërë prej dëshmitarëve
    para të cilëve Jezusi u shfaq i gjallë pas një periudhe prej dyzet ditësh pas kryqëzimit të tij publik.
    Sikurse e thotë dhe vetë teksti “Ai, pas mundimit të vet,
    me shumë prova ua vërtetoi apostujve se ishte i gjallë
    duke u shfaqur për dyzet ditë para tyre dhe duke u folur për mbretërinë e Zotit.” (Veprat 1,3)

    Duke shkruar aty rreth vitit 56 pas Krishtit,
    apostulli Pal kujton faktin se më shumë se 500 patën dëshmuar ringjalljen e Krishtit në një kohë
    dhe shumica e tyre jetonin, kur ai shkroi. (1 Korintasve 15,6).
    Kjo e thënë është diçka që kundërshton ata që mund të mos besonin,
    gjersa Pali thotë se kishte ende shumë prej tyre që e panë
    dhe që mund të pyeteshin për të vërtetuar se Krishti vërtetë ishte ngjallur.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ribaldi për postimin:

    toni77_toni (07-04-2016)

  7. #226
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: "Jezu Krishti është Zot". Nga katekizmi i Kishës katolike.

    ... Dhe Ai u Mishërua prej Shpirtit të Shenjtë dhe Virgjëreshës Mari

    dhe u bë Njeri



    Biri hyjnor i Perëndisë u lind si njeri prej Virgjëreshës Mari me anë të fuqisë së Shpirtit të Shenjtë (Mattheu 1; Lluka 1). Kisha na mëson që lindja virgjërore është plotësimi i profecisë së Dhiatës së Vjetër (Isaia 7:14), dhe është gjithashtu plotësimi i dëshirës së gjithë njerëzve për shpëtim, dëshirë dhe shpresë që gjendet në tërë fetë dhe filozofitë e historisë njerëzore.

    Vetëm Perëndia mund ta shpëtojë botën. Njeriu vetëm nuk mund ta bëjë, sepse është vetë njeriu që duhet të shpëtohet. Prandaj, sipas doktrinës orthodhokse, lindja virgjërore është e nevojshme jo për shkak të një idolizimi të rremë të virgjërisë ose si refuzim i seksualitetit normal njerëzor, por Shpëtimtari nuk mund të jetë thjesht si çdo njeri tjetër, që ka nevojë për shpëtim. Shpëtimtari i botës nuk mund të jetë thjesht si njeri prej racës së Adamit, lindur në mish si gjithë të tjerët. Ai duhet të jetë "jo i kësaj bote", që të mund të shpëtojë botën.


    Jisui lindi prej Virgjëreshës Mari, sepse ai është Biri hyjnor i Perëndisë, Shpëtimtari i botës. Mësimi i Kishës Orthodhokse thotë që Jisui nuk është "thjesht një njeri" si gjithë të tjerët. Ai është me të vërtetë një njeri real, një njeri i plotë dhe i përkryer me trup, mendje dhe shpirt njerëzor. Por ai është Biri dhe Fjala e Perëndisë që u bë njeri. Për këtë arsye Kisha e quan Marinë Theotokos (Hyjlindëse), që do të thotë "ajo që lindi Perëndinë”. Sepse ai që lindi prej Marisë është, siç këndon Kisha Orthodhokse në Krishtlindje: "...ai që prej përjetësie është Perëndi".

    Sot Virgjëresha lindi të Përmbiqenëshmin, dhe dheu i afron një shpellë të Paafruarit! Engjëjt me barinjtë e lavdërojnë! Magët udhëtojnë me yllin! Për ne Perëndia i përjetshëm lindi si një foshnjë! (Shkurtorja (Kondaqi) e Krishtlindjes). Jisui i Nazaretit është Perëndi, ose më saktë, Biri hyjnor i Perëndisë në mish njerëzor. Ai është një njeri i vërtetë në çdo gjë. Ai lindi, u rrit i bindur ndaj prindërve dhe gjithashtu u rrit në urtësi dhe në shtat (Lluka 2:51-52). Ai pati një jetë familjare me "vëllezër e motra" (Marku 2:31-34), që sipas doktrinës orthodhokse nuk ishin fëmijë të lindur nga Maria, e cila është "gjithmonëvirgjëra", por fëmijë të Josifit të ve. Si njeri Jisui përjetoi të gjitha përvojat normale njerëzore si rritjen dhe zhvillimin, urinë dhe etjen, lodhjen, dëshpërimin dhe dhimbjen dhe zhgënjimin. Ai gjithashtu njohu tundimin njerëzor, vuajtjen dhe vdekjen. Ai i mori këto gjëra mbi veten e tij "për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë".

    "Edhe meqenëse fëmijët marrin pjesë prej mishi e gjaku, edhe ai gjithashtu mori pjesë prej këtyre gjërave, që të prishë me anë të vdekjes atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin, dhe të shpëtojë të gjithë ata, të cilët nga frika e vdekjes ishin tërë jetën në skllavëri. Sepse me të vërtetë nuk u ndihmoi engjëjve, por farës së Abrahamit. Prandaj duhet t’u ngjante në gjithçka vëllezërve të tij... që të bëjë shlyerje të fajeve të popullit. Sepse meqenëse ai vuajti dhe u tundua vetë, ai mund t’u ndihmojë atyre që tundohen" (Hebrenjtë 2:14-18). Krishti erdhi në botë duke u bërë si të gjithë njerëzit, me përjashtim të mëkatit. I Cili nuk mëkatoi, dhe as u gjend kobim në gojën e tij. Kur u përqesh, ai nuk përqeshte; kur vuajti, ai nuk kërcënonte; por e jipte vetveten në duart e atij (Perëndisë Atë) që gjykon me drejtësi (1 Pietri 2:22; Hebrenjtë 4:15).

    Jisui u tundua, por ai nuk mëkatoi. Ai ishte i përsosur në çdo gjë, krejtësisht i bindur tek Perëndia Atë; duke folur fjalët e Tij, duke bërë veprat e Tij dhe duke plotësuar vullnetin e Tij. Si njeri, Jisui e përmbushi përsosmërisht rolin e tij si Njeriu i Përsosur, si Adami i ri dhe i fundit. Ai bëri çdo gjë që njeriu dështoi t’i bënte, duke qenë në gjithçka përgjigja më e përsosur njerëzore ndaj iniciativës hyjnore të Perëndisë në drejtim të botës. Në këtë kuptim, Biri i Perëndisë si njeri "ripërmblodhi" jetën e Adamit, d.m.th. tërë racën njerëzore, duke e sjellë përsëri njeriun dhe botën e tij tek Perëndia Atë dhe duke lejuar kështu një fillim të ri të jetës, të çliruar nga fuqia e mëkatit, nga djalli dhe vdekja.

    Si Mesia-Shpëtimtar, Krishti përmbushi gjithashtu tërë profecitë dhe pritjet e Dhiatës së Vjetër, duke plotësuar dhe kurorëzuar në një përsosje finale dhe absolute gjithçka që ishte filluar në Izrael për shpëtimin njerëzor dhe kozmik. Kështu, Krishti është përmbushja e premtimit bërë Abrahamit, përmbushja e Ligjit të Moisiut, përmbushja e profetëve dhe Ai vetë, Profeti Final, Mbreti dhe Mësuesi, Kryeprifti i Shpëtimit dhe në të njëjtën kohë, Flijimi i Përsosur, Pashka e Re dhe Dhuruesi i Shpirtit të Shenjtë mbi gjithë Krijimin. Në rolin e tij si Mesia-Mbreti i Izraelit dhe Shpëtimtari i botës, Krishti insiston në identitetin e Tij me Perëndinë Atë dhe e quan vetveten Udha, e Vërteta dhe Jeta, Ngjallja dhe Jeta, Drita e Botës, Buka e Jetës, Dera e Vathës, Bariu i Mirë, Biri Qiellor i Njeriut, Biri i Perëndisë dhe Perëndia Vetë, Ai që Rron (Ungjilli i Joanit).

Faqja 12 prej 12 FillimFillim ... 2101112

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •