BESOJ NË JEZU KRISHTIN
NJË TË VETMIN BIRIN E HYJIT.
NË QENDËR TË KATEKEZËS: KRISHTI
Nga kjo njohje plot dashuri për Krishtin, lind dëshira e papërmbajtur për ta lajmëruar, për të «ungjillëzuar», dhe për t’i çuar të tjerët te «po-ja» e fesë në Jezu Krishtin. Në të njëjtën kohë ndihet edhe nevoja për ta njohur përherë më mirë këtë besim. Për këtë qëllim, duke ndjekur rendin e Simbolit të besimit, para së gjithave do të paraqiten titujt kryesorë të Jezu Krishtit: Krisht, Bir i Hyjit, Zotëri (neni 2). Pastaj, me radhë, Simboli rrëfen misteret kryesore të jetës së Krishtit: ata të Mishërimit të tij (neni 3), ata të Pashkës së tij (nenet 4 dhe 5), më në fund ata të lavdërimit të tij (nenet 6 dhe 7).
Torrkerry
Krijoni Kontakt