Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Ali Oseku

  1. #1
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Ali Oseku

    per me teper vizitoni http://www.albanianarts.com/aart/art...?id=0000000184
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 20-01-2012 mė 13:00

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Abdilbari
    Anėtarėsuar
    03-01-2006
    Vendndodhja
    Velika Gorica, Kroaci
    Postime
    33
    aliriza. pergjigju mesazhit tim une jam miku ite nga zagrebi, nese te kujtohet.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-07-2007
    Postime
    6

    Ali Oseku

    Art pamor

    A L I O S E K U
    ZĖDHENĖS I BUKURĖSĖ POETIKE

    MUSTAFA FERIZI

    Nė katin e epėrm tė njė ndėrtese pranė sheshit “Piaca” nė Tiranė, gjendet ateleu i piktorit tė mirėnjohur Ali Oseku. Ai lindi nė vitin 1944, nė Tiranė, nė njė familje tė ardhur nga Gjakova e Kosovės. Liceun artistik “Jordan Misja” e mbaroi nė vitin 1963, kurse pas pesė vitesh, u diplomua pėr pikturė, nė Akademinė e Arteve, nė Tiranė.
    Me tė kryer studimet universitare, Ali Oseku u emėrua si skenograf nė Teatrin e Operės dhe Baletit, ku punoi deri nė vitin 1973, kohė kjo kur nė Shqipėri filloi fushata stihike kundėr intelektualėve. Dhe Aliu, i cili deri atėherė kishte realizuar rreth 300 punime, vizatime, piktura dhe kompozicione , nga frika se do tė burgosej, i dogji nė tėrėsi Mirėpo, fatkeqėsisht, nuk i shpėtoi dot as burgosjes, as internimit. Kėshtu, intervali kohor 1973-1979, pėr piktorin dhe skenografin Ali Oseku, ėshtė periudha mė e vėshtirė e jetės sė tij, nga se gjatė saj, vuan dėnimin nė burgun famėkeq tė Spaēit
    Vetėm pas daljes nė liri, Aliu i rikthehet jetės normale, pra edhe artit. Sė pari fillon tė punojė si kurator nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, kurse mė pas, kalon nė Akademinė e Arteve, nė cilėsinė e pedagogut, ku gjendet edhe sot.
    Prej vitit 1992 e tehu, Aliu ekspozoi individualisht nė Bruksel (Belgjikė) Ludvigsburg (Gjermani), nė restorantin "PIAZZA" Tiranė (Shqipėri), Dhrarna (Greqi). Ai mori pjesė ne ekspozitat kolektive tė hapura nė Tiranė, Vjenė, Stamboll, Zagreb, Varshavė , Padovė, Paris, nė Gostivar, Shkup Prishtinė, Gjakovė, si dhe ne mbi dhjetė ekspozita tė tjera tė organizuara kryesisht nė GAK e gjetkė. Aliu ėshtė fitues i Ēmimi tė Dyte nė Onufri"-1995, si dhe i Ēmimit tė Parė, nė Ekspozitėn kolektive "Eduard Lir" Galeria Berat, etj
    Pizazhi metafizik.
    Para sė gjithash duhet thėnė se piktori Ali Oseku, pikurės i qaset me bindje se ajo ėshtė frymėzimin, dehje, ilaē i shpirt, shtrėngatė, ankth, por edhe strehimore, shtėpi e familje - kuptim jete dhe ekzistence. Dhe me kėtė bindje ai marshon drejt majave mė tė larta tė pikturės bashkėkohore shqiptare.
    Sterotipet e flakura soc-realiste u zėvendėsuan me arketipe tė kohės, me vizione tė reja kreative, me krijues tė pajisur me ndjeshmėri estetike mė tė shquar, mė tė artikuluar. Midis tyre u gjend edhe Ali Oseku, i cili tė thuash filloi nga e para, duke trajtuar peizazhe imagjinative, tė cilat ndonėse tė tilla, nuk i humbin dot tiparet konkrete. Nė kėtė fazė tė krijimtarisė sė tij, Aliu pra ende trajton natyrėn nė mėnyrė imitative duke u kujdesur qė druri t’i ngjajė drurit, dhe tė kėtė strukturė druri. Ky peizazh dukėt paksa i mugėt, i djegur i shkretė, metafizik, krejtėsisht i privuar nga figura dhe figuracioni. Ē’ėshtė e vėrteta, figuracioni nuk haset as nė ciklet tjera tė krijimtarisė pikturale tė Ali Osekut, sado qė ky thotė se fillet e krijimtarisė sė tij janė tė lidhura me modele e figura konkrete.
    Syri i brendshem, bukuria poetike
    Vitet e nėntėdhjeta tė shekullit tė shkuar, shėnojnė kohėn kur piktori disident Ali Oseku nis hulumtimet brendapėrbrenda shprehjes sė vet. Dhe nė kėtė rrugė hulumtuese gjen se arti nė pėrgjithėsi, pra edhe piktura si art i veēantė, mund tė komunikojė nė shumė mėnyra, por komunikimi mė i thellė dhe mė inventiv, ėshtė ai qė realizohet pėrmes shqisės sė brendshme, apo syri tė shpirtit, siē do tė thoshte poeti ynė i madh, Gjergj Fishta. Njohje se arti mund tė komunikojė kėshtu, bėn qė piktori dalėngadalė tė shkėputet nga bota figurale konkrete, pėr tu vendosur definitivisht nė botėn asociaciacioneve abstrakte, ku impresive, e ku ekspresive. Edhe mė tej piktori do t’i qėndrojė besnik peizazhit, natyrės, Edhe gjatė sprovave abstrakte e asociative, pėr piktorin tonė, natyra do te mbetet frymėzim i vetėm, burim elementar i jetės dhe jetesės organike, pra edhe i asaj njerėzore.
    Midis tė tjerash edhe kjo e shpjegon pasionin e piktorit pėr tu marr me peizazhin, pėr ta trajtuar atė si univers tematik e shprehimor, pėr ta ngritur nė bukuri poetike.
    Liria e shpirtit, akordet simfonike
    Arsyeja tjetėr qė shpjegon interesimin e Aliut pėr natyrėn, qė i pėlqen tė pikturojė peizazhin detin, ajrin, tokėn, konsiston nė faktin se, siē thotė vetė, tanimė ėshtė lodhur nga temat ideologjike. Para sė gjithash e do dhe e ēmon lirinė si tė tillė. Nga kjo, e do edhe lirinė e shprehjes, lojėn me ngjyra, tė vepruarit sipas ndjeshmėrisė emocionale. Dhe nė kėtė drejtim, ndoshta as qė heton se behėt zėdhėnės i devotshėm i tė bukurės dhe poetikės.
    Nė kontekst me planit tematik tė kėtij artisti, duhet cekur edhe aspektin e tij shprehimor qė ėshtė mjaft specifik. Themi kėshtu, nga se piktura e tij nisesos mbėshtet mbi njė koncept krejtėsisht estetik, se duke u mbėshtetur mbi njė koncept tė tillė, trascedenton ajo nė dukuri fenomenologjike tė yrnekut mė tė ndieshm, mė senzibėl, e nga kjo edhe mė lirik qė ėshtė parė ndonjė herė nė pikturėn shqiptare. Qė tė behėt dukuri e tillė, pra e ndjeshme dhe lirike, kontribuon shumė penelata e piktorit nga e cila rrjedhin akordet koloristike qė nuk mund tė cilėsohen ndryshe, veēse akorde simfonike. Dhe kjo pikturė simfonike, apo simfoni e pikturuar kėsisoji, pra nė mėnyrė fluide e transparente, provon bindshėm mundėsinė e unifikimit tė pikturės me muzikėn, pėr ēka u angazhua aq shumė piktori i artit abstrakt, Vasilij Kandinski, provon edhe parimin estetik “ut pictura pooesis” tė poetit tė lashtė Horaci, i cili u orvat tė njėsojė pikturėn me poezinė.
    Ekspresionizmi
    Kur mendon se piktura e Ali Osekut, nuk ofron kurrgjė tjetėr veēse prehje e dehje, papandehur tė paraqiten shqetėsimet ekspresive, ku kontrasti i formave e me te edhe konflikti i vlerave koloristike, sa vjen e thellohet. Dhe kalimi nga transparenca fluide poetike, nė ekspresivitetin e shqetėsuar dhe dramatik tė
    ngjyrave, zbulon edhe njė veēanti tė personalitetit kreativ tė piktorit tonė Ali Oseku, nė vetėdijen kreative tė tė cilit bashkėjetojnė puhija dhe shtrėngata, poeti dhe rebeli.
    Vitet e kaluara nė burgun e Spaēit, ishin tė rėnda, tė pėrcjella me ankthe dhe katrahura shpirtėrore e fizike, nder mė tė ndryshmet. Pėrkundėr kėsaj, ėshtė e pabesueshme se me ēfarė qetėsie e gjykimi tė arsyeshėm flet ky njeri pėr lėndimet shpirtėrore qė ia shkaktoi regjimi komunist, vetėm se mendoi paksa mė ndryshe, e pėr shkak se jetėn dhe artin i interpretoi pėrmes bindjes mėvetėse, e jo sipas diktateve e klisheve tė imponuara nga pushteti.
    Aliu i shmangėt bisedės pėr ēastet e llahtarshme tė jetės sė kaluar pas grilave, pėr vitet e humbura tė rinisė, dhe pėr tė gjitha mundimet e internimit, tė cilat ishin aq tė tmerrshme, aq absurde, sa nuk meritojnė tė vihen nė art. Ai vazhdon tė pikturojė peizazhe subtile, horizonte tė kuqėrremta livadhe bleroshe, detėra pa fund, vazhdon tė prehet nė madhėshtinė e natyrės, nė ajrin dhe ozonin e saj, larg ēelikut dhe betonit, larg rrenėseve tė rendit ekologjik tė botės organike, pra edhe tė asaj njerėzore, pra vazhdon tė kompensojė atė qė e humbi nė internim, nėse kjo mud tė kompensohet, pėrmes artit.
    Koloriti, shajnia dehėse
    Si poet i pikturės qė ėshtė, Aliu nuk i do kornizat apo doktrinat shprehimore, nuk do qė tė mbyllet brenda tyre. Pėr te janė tė rėndėsishme vlerat, e jo rrymat e konceptuale tė kohės, jo moda dhe aventurat mondane. Ai kultivon pikturė tė kuptueshme, tė rrjedhshme, tė drejtpėrdrejtė, qė pėrmes drejpėrdrejshmėrisė estetike prek nė emocione, ngjallė ndjenja skofiare, optimiste e poetike
    Ndonjėherė fitohet pėrshtypja se i frikėsohet ngjyrave, pėr shkak se ka raste kur pikturon me shtresa koloristike tė lehta, lazure, tė mos themi anemike. Nė fakt, piktori ėshtė i vetėdijshėm pėr rrezikun e ngjyrave, nėse abuzohet me to, por njeh edhe anėn e tyre pozitive, nėse pėrdorėn me maturi, siē i pėrdorė ai nė procesin e kreativitetit piktural. Dhe kur u zunė nė gojė ngjyrat, tė shtojmė se
    piktori e do tė verdhėn, oranzhin, okerin e madje edhe umbrėn, pra spektrin e ngrohtė koloristik, por krahas kėsaj game, pėrdor edhe spektrin e ftohtė, tė pėrberė nga jeshilja, ngjyra blu, violeti, e ndonjė akord tjetėr. Nė tė vėrtetė ai i do dhe i kultivon ato ngjyra, akorde e nuanca nė shoqėrinė tė cilave ndihet si qenie krijuese krejtėsisht e lirė. Dhe pėr hirė tė kėsaj lirie tė cilėn e pati mall pėr shumė kohė, lėshohet i teri nė mirazhin e koloritit, nė botėn e abstraksioneve, ku ēdo gjė shndėrrohet nė ėndėrr, nė shajni tė bukur e dehėse.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,890
    Postimet nė Bllog
    4
    Oseku: Dua ta harroj tė kaluarėn, po gjurmėt mbeten

    “Kam qenė nė burg dhe kam punuar 20 vjet si punėtor, por edhe atėherė mendoja si artist”
    Nė atė hapėsirė plot dritė, ku puthen perėndimet dhe dėgjon zhaurimėn e detit, poeti me mjekrėn e bardhė ngjan me njė filozof. Kjo pėrshtypje e parė, e cila forcohet nga paqtia qė tė dhurojnė peizazhet me ngjyra tė ngrohta, ku duket sikur tė pėrskuq dielli, sikur tė rreh era, sikur ndjen rrezet qė depėrtojnė pas njė reje gri e formojnė me qindra nuanca…, nuk ėshtė e gabuar. Ali Oseku jeton si njė filozof, i pėrkushtuar pas telajos dhe leximit. Dje nė mbrėmje, piktori hapi ekspozitėn e tij personale me 81 punė qė datojnė prej vitit 2001 e kėtej.
    Janė peizazhe qė krijojnė njė gjendje tė fortė shpirtėrore, ku objektet shkrihen nė ngjyrė. Objektet janė shumė tė rralla, syri nuk tė zė pemė, male, det, fusha, edhe pse ato nė tė vėrtetė janė dhe ti e ndjen se janė aty. Mikpritėse tė kėsaj ekspozite janė tri hapėsira tė reja artistike, qė ndodhen te Kullat pėrballė Parlamentit, tė cilat u janė vėnė nė shėrbim artistėve nga pronari i tyre, Renis Tėrshana. E njė ndėr ta ėshtė edhe Oseku, qė kėsaj here ndan me publikun gjurmė dhe hapėsira. “Kujtime, ndjesi, insistime nė memorien e gjithkujt, ose shumė personale qė dua t’ju dhuroj tė tjerėve dhe vetė tė shkarkohem nga ngarkesat e viteve, tė pėrkthyera nė shenja, nė materiale koloristike, si nė ėndrra tė vėrteta nė bashkėbisedim me vetveten, intim dhe i sinqertė nė ditėt mė tė mira, ku ndodhem jo rastėsisht, por pėrherė i vėrtetė”, thotė Oseku.
    Ju shpesh thoni se nuk keni kohė pėr ekspozita, por sėrish tundoheni… Ē’ju tėrhoqi kėsaj here?
    Unė jam nga ata piktorė qė kam hequr dorė nga gjithēka tjetėr dhe i jam dedikuar vetėm pikturės dhe leximit. Me thėnė tė drejtėn, tashmė pėrtoj tė merrem me ekspozita. Jashtė ekspozitat organizohen nga galeritė private ose shtetėrore, kurse kėtu gjithēka duhet bėrė vetė. Njė vit mė parė ekspozova nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, ndėrsa kam marrė pjesė nė ekspozita tė tjera nė grup. Kjo ekspozitė erdhi si rrjedhojė e dashamirėsisė sė treguar nga Renis Tėrshana, mik i artistėve, i cili tri hapėsira i ka vėnė nė dispozicion tė piktorėve shqiptarė. Do tė ketė njė kalendar aktivitetesh qė do tė promovojnė artistė tė vjetėr e tė rinj. Ishte njė rast i rrallė qė nuk duhej humbur. Miqtė e mi ma lanė mua radhėn tė mbushja kėto hapėsira.
    Si u ngjiz ky cikėl?
    Zgjodha nga punėt qė kisha nė studio 81 tablo, tė cilat shkonin nė tė njėjtėn linjė. I pėrkasin viteve tė ndryshme, qė nga 2001-shi e kėtej. I kam pėrzgjedhur nė mėnyrė tė tillė qė jo vetėm tė kenė lidhje me njėra-tjetrėn, por edhe tė pėrfshija edhe formatet e vogla. U bėnė vite tashmė qė merrem me grupimin e pikturave, duke krijuar disa syresh qė kanė unitet, qė kanė njė gjuhė, njė fjalė, duke dalluar pėr nga gjendjet emocionale tė ndryshme.
    Tashmė jam 68 vjeē dhe arti, piktura, mė duket shumė e bukur. E rėndėsishme ėshtė tė kuptohet se ē’tė vėrtetash ka Ali Oseku. Fati im ėshtė qė momentet shpirtėrore t’i shėnoj nėpėr telajo. Ashtu si jam unė, ėshtė edhe piktura ime. Duke punuar pėrditė krijohet eksperiencė. Mua mė pėlqen letėrsia, poezia, filozofia, muzika dhe i qėndroj idesė qė piktura duhet tė jetė pak romantike, meditative. Ajo herė bėhet transparente, herė qiell, herė diell, perėndim, herė kozmike… por, ajo pėr tė cilėn unė pėrpiqem ėshtė tė jem i vėrtetė.
    Duke parė punėt tuaja sheh se prej 2001-shit ndiqni kėtė linjė, kjo ėshtė e vėrteta juaj?
    Kur arrin moshėn time duhet t’i hysh problemeve thellė, tė mos jesh i cekėt. Duhet qė piktura tė mos ketė kohė, tė jetė misterioze, ashtu siē ėshtė edhe jeta nė ndryshim tė vazhdueshėm.
    Unė herė bėhem mė abstrakt, herė mė figurativ, ndonjėherė vendos ndonjė objekt, ndonjė kub, pėr ta bėrė akoma mė metafizike, por e rėndėsishme ėshtė tė jetė njerėzore. Kjo pikturė ėshtė jeta ime, historia ime… do ishte bukur qė ajo tė mė ngjante. Ideja ėshtė shkak pėr mua, por ēėshtja ėshtė si i thua ato. Unė dua tė jem i vėrtetė, jo i stisur. Ajo pėr tė cilėn luftoj ėshtė tė kuptoj se ēfarė ėshtė arti. Mė bėn pėrshtypje njė tingull i bukur, njė qiell i bukur, njė fjalė e menēur, jeta mė pėlqen…
    Ēka tė godet menjėherė nė punėt tuaja janė ngjyrat e ngrohta me dritė… Kaq optimist jeni pėr jetėn?
    Jeta ėshtė shumė e ngatėrruar, por ia vlen pėr ta jetuar. Unė e dua jetėn, familjen time, miqtė, Shqipėrinė. Edhe unė jam patriot nė mėnyrėn time, duke hedhur nė telajo peizazhin shqiptar, me mal, me det, diell… Ndėrkohė qė investoj pėr veten, pėr tė parė muzetė, pėr tė bėrė sa mė shumė miq. Kam miq Pushkinin, Turgenjevin, Gogolin, Shekspirin, Shellin…
    Ka mjaft artistė qė janė shumė tė lidhur me tė kaluarėn e tyre dhe e risjellin vazhdimisht nė krijimtari. Ju gjithashtu keni njė tė kaluar tė dhimbshme, por qė duket sikur nuk zė shumė vend, tė paktėn nė kėtė cikėl punėsh…
    Po ėshtė e vėrtetė… Unė kam qenė nė burg dhe kam punuar 20 vjet si punėtor, por edhe nė burg mendoja si artist. Gjithēka e kam fiksuar nė memorien time. Ajo kohė nuk harrohet, ėshtė brenda vetes sime, por unė nuk kam kohė tė merrem me to, dua tė punoj…
    Ju duken “qaramanė” artistėt qė evokojnė ato kohė?
    Do tė doja ta harroja ata periudhė dhe kam aq forcė e kurajo pėr ta bėrė… Mos ėshtė mė mirė tė qaj, sesa tė pikturoj?! Unė nuk dua tė merrem mė me kėto gjėra, dua tė punoj dhe tė bėj gjėra qė mė bėjnė tė ndihem rehat…
    Megjithatė, gjurmėt mbeten, ju keni edhe njė cikėl tė titulluar kėshtu, apo jo?
    Po, gjurmėt patjetėr. Hafizi, njė poet persian, ka njė poezi tė mrekullueshme. Pėr mua nuk ka rėndėsi se kur e ka shkruar, por vlera e saj. I kishte vdekur njė mike atij dhe kur i thonė hajt tė shkojmė te varri, ai i thotė varri nuk ėshtė atje, ėshtė kėtu (nė zemėr). Janė brenda gjėrat… Ndaj edhe mjeshtėrit nuk i mėsojnė nxėnėsit, ata bėjnė atė qė dinė… Kėtė u them edhe studentėve tė mi: Unė nuk jam profet, do tė mėsojmė bashkė…
    Meqė jemi te studentėt, si e shihni brezin e ri, ka lėndė?
    Oh, lėndė ka plot. Nė kėtė vend qė jemi ne, me kėtė diell qė djeg nė janar, nuk mund tė mos ketė lėndė, talent, veēse do punuar shumė. Apo nuk kemi vajza tė bukura! Dhe ku ka bukuri, ka edhe frymėzim, edhe poezi… Veēse njerėzit duhen edukuar, duhen mėsuar tė bėjnė gjėra tė bukura.

    Panorama
    ALMA MILE
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •