Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Olta Xhaçka, Nusja e piramidës “Gjallica”

    Olta Xhaçka, Nusja e piramidës “Gjallica” që po po zbraz përvojat e veta, sipas oreksit të Edvinit

    Olta Xhaçka, deputetja e radhës e PS-së, që ka për detyrë të dalë “sa për të thënë”, doli dje dhe shpërndau recetat e radhës të moralit. Sikurse edhe anëtarët e tjerë të grupit parlamentar të mbetur në tentativë të PS-së, Olta Xhaçka inatin e saj më të madh e demonstroi ndaj Ilir Metës, për të cilin ende beson se është shkakatari që ajo dhe PS-ja janë në opozitë edhe për 4 vjet të tjera.
    Më shumë se “përvoja” e saj antiMeta, Olta Xhaçka, ka një përvojë të hershme në politikë, që para 10-12 vjetësh, kur ajo frekuentonte “sallonet politike”, por jo si e zgjedhura e Edi Ramës, por si e zgjedhura e djalit të Shemsie Kadrisë, “boss”-es së firmës piramidale “Gjallica”, të cilit, deputetja e sotshme e PS-së, i rrinte në krah, si e fejuara e tij.
    Shkurt, për ata që nuk e dinë, Olta Xhaçka, ka qenë “nuse” në shtëpinë e “boss”-es së “Gjallica-s”, përvojë e vyer, e akumuluar nga “konsumimi” i të hollave të konsiderueshme, që ish-vjehrra e saj siguronte nëpërmjet mashtrimit, në emër të firmës së saj piramidale.
    Më shumë se ne, si gazetë “55”, për ‘dosjen “Xhaçka-Gjallica”, do të flasin kolegët e saj deputetë, të mazhorancës, të cilët prej kohësh, e kanë dosjen e të kaluarës së saj në oborrin e “Gjallicas”-s dhe që presin veç hyrjen e saj në Parlament, që t’ia rifreskojnë kujtesën, në pritje që ajo të zbardhë qendrimet e saj për moralin, politikën e familjen.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    xhacka ..mo eshte ajo bukuroshja.. elvisa spiropali qe demonstratonte ne kangjellat e ministrise se punve te perjashtme nje dizaj se bashku me ca zdapinj te gjate?

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    qfar lidhje ka i harruari me gazeten 55 ... te forta lidhjet e sigurim-punizmit ...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    qfar lidhje ka i harruari me gazeten 55 ... te forta lidhjet e sigurim-punizmit ...
    ore ti si shume po te kruhet . lexo lajmin jep komentin nese ste pelqen hap krahun nuk te tregoj ty une clidhje kam me gazeten 55 .

  5. #5
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    xhacka,,,,ka qene ish e fejuara e djalit te Shemsies eh? hahaha


    leje patriota se e keni lli.

  6. #6

    Shumë zhurmë, për asgjë!

    Citim Postuar më parë nga King_Arthur Lexo Postimin
    Olta Xhaçka, Nusja e piramidës “Gjallica” që po po zbraz përvojat e veta, sipas oreksit të Edvinit

    Olta Xhaçka, deputetja e radhës e PS-së, që ka për detyrë të dalë “sa për të thënë”, doli dje dhe shpërndau recetat e radhës të moralit. Sikurse edhe anëtarët e tjerë të grupit parlamentar të mbetur në tentativë të PS-së, Olta Xhaçka inatin e saj më të madh e demonstroi ndaj Ilir Metës, për të cilin ende beson se është shkakatari që ajo dhe PS-ja janë në opozitë edhe për 4 vjet të tjera.
    Më shumë se “përvoja” e saj antiMeta, Olta Xhaçka, ka një përvojë të hershme në politikë, që para 10-12 vjetësh, kur ajo frekuentonte “sallonet politike”, por jo si e zgjedhura e Edi Ramës, por si e zgjedhura e djalit të Shemsie Kadrisë, “boss”-es së firmës piramidale “Gjallica”, të cilit, deputetja e sotshme e PS-së, i rrinte në krah, si e fejuara e tij.
    Shkurt, për ata që nuk e dinë, Olta Xhaçka, ka qenë “nuse” në shtëpinë e “boss”-es së “Gjallica-s”, përvojë e vyer, e akumuluar nga “konsumimi” i të hollave të konsiderueshme, që ish-vjehrra e saj siguronte nëpërmjet mashtrimit, në emër të firmës së saj piramidale.
    Më shumë se ne, si gazetë “55”, për ‘dosjen “Xhaçka-Gjallica”, do të flasin kolegët e saj deputetë, të mazhorancës, të cilët prej kohësh, e kanë dosjen e të kaluarës së saj në oborrin e “Gjallicas”-s dhe që presin veç hyrjen e saj në Parlament, që t’ia rifreskojnë kujtesën, në pritje që ajo të zbardhë qendrimet e saj për moralin, politikën e familjen.
    Lexova shkrimin. Shumë përzierje. Vështirë për të kuptuar qëllimin informues dhe këndvështrimin politik të autorit. Për të kuptuar më mirë shkrimin, përgjatë leximit, i shtrova vetes disa pyetje me shpresën të gjeja përgjigjet e përshtatshme. Por realiteti i shkrimit ishte disi i çuditshëm. Ndaj pyetjet e mia, po i ndaj dhe ju:

    Kush është Olta Xhaçka ?
    • Nusja e piramidës Gjallica. Deputetja e P.S. Ish-Nusja e mashtrueses , ish-nusja e bosses… ( Xhaçka në këtë shkrim, vetë si person, si individ, nuk ekziston. Ajo është vetëm ish-nusja, deputetja)


    Cilët janë aktorët realë në këtë histori ?
    • Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste per Integrim.


    Përse ka konflikt midis ketyre dy aktorëve ?
    • Konkurencë politike. Pushtet.


    Cilët janë aktorët që përmenden për fërkimin P.S. & L.S.I. ?
    • Olta Xhaçka, Shemsie Kadria, Edi Rama, Ilir Meta, dosja « Xhaçka-Gjallica »


    Me cilat mjete luftohet konflikti real P.S. & L.S.I. ?
    • Me përdormin e jetës private të prezantueses së njërës prej partive ( Olta Xhaçkës) duke përdorur mashtrimin e ish-vjehrrës së saj. Asnjë element politik apo professional në lidhje me veprimtarinë politike apo profesionale të aktores principale.


    Përse përdoret jeta private e Olta Xhaçkës për të përballuar konfliktin P.S. & L.S.I ?
    • ...?!


    Si perfundim, nga ky shkrim mësohet më shumë se kush është profesionalisht Shemsie Kadria dhe jeta aktive e saj ( ish-drejtuese e një firme piramidale shkatërruese), sesa kush është Olta Xhaçka (politikane) dhe jeta aktive e saj.

    Mua si pjesë e popullit, në këtë ndodhi të prezantuar në këtë tekst nuk më duhet të di kush është Shemsie Kadria por kush është profesionalisht, politikisht dhe familajrisht Olta Xhaçka, që të mund të pozicionohem. Çfarë iu shpreh ajo konkretisht Ili Metës ? Çfarë elementesh përdori për të kundërshtuar Metën ? Çfarë fjalori dhe distance politike mbajti? A u shpreh me respekt si person për Metën dhe pse me bindje të kundërta politike? etj.

    Ja këto elemente më bëjnë mua si lexuese të pozicionohem pro apo kundra Xhaçkës dhe jo elementi ish-nusja e shtepisë së Shemsies. Sa për dijeni, përsa i përket formimit personal dhe edukimit si person, Xhaçkën e ka rritur familja vet dhe jo Shemsie Kadria e djali i saj !

    Pra gazetarë të nderuar: Më shumë objektivitet, më pak subjektivitet në shkrimet tuaja që të shohim saktë dhe qartë ne lexuesit. Shkurt, bëni profesionalisht punën tuaj për të cilën jeni formuar.

    Gjumë të mirë.

    Elna.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elna Durrësi : 30-12-2009 më 23:29

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    elna,

    shume e ke vrare mendjen per Olten...

    oltes as i behet vone per asnjonin pervec atyre qe e ngrejne lart ne parti....


    p.s

    vitin e ri ne durres do e besh?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    elna,

    shume e ke vrare mendjen per Olten...

    oltes as i behet vone per asnjonin pervec atyre qe e ngrejne lart ne parti....


    p.s

    vitin e ri ne durres do e besh?

    Në fakt, Olta dhe Oltër ka shumë në artikujt e gazetarëve tanë dhe në fjalosjen e politikanëve tanë. Sinqerisht, nuk shqetësohem shumë realisht për Oltën, por shqetësohem për idiotësitë që na shesin nëpër shtyp dhe media këta pseudot. Të pështirosin të lexuarin së pari, të hedhin hi syve politikisht së dyti, e të marrin si turmë delesh së fundmi.

    Ja prandaj shqetësohem.

    p.s. Ketu do e festoj vitin e ri. Dhe keq nuk është .

    Gëzuar.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Elna Durrësi Lexo Postimin
    Në fakt, Olta dhe Oltër ka shumë në artikujt e gazetarëve tanë dhe në fjalosjen e politikanëve tanë. Sinqerisht, nuk shqetësohem shumë realisht për Oltën, por shqetësohem për idiotësitë që na shesin nëpër shtyp dhe media këta pseudot. Të pështirosin të lexuarin së pari, të hedhin hi syve politikisht së dyti, e të marrin si turmë delesh së fundmi.

    Ja prandaj shqetësohem.

    p.s. Ketu do e festoj vitin e ri. Dhe keq nuk është .

    Gëzuar.
    epo cte presesh nga shtypi, jane armata e atyre qe i komandojne,...

    thjeshte fishekzjarre ....

    Gezuar !!!

    vit i mbare.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-02-2008
    Postime
    13
    jo mo njerez ja keni fut kot. pse?
    se pari, kte tipen un e kam pat komshie. ska pas asgje me cunin e shemsie kadrise, ua garantoj 100%
    se dyti, cuni shemsies ka qene cun me shije, po me kte ca do donte
    se treti, kjo ka nje pamje si burre qe vetem ed rames mund ti pelqeje
    se katerti, dihet boterisht me kte ka qen e lidhur ne 95-97 (kur iku n usa) kjo dhe ska qen cuni shemsies por DIKSUH TJETER. por ju q ne 97 keni qen o ne kosov, o ne tetove, o ne diaspore, skeni si ta dini prandaj merreni me budalliqet e 55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •