Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30

Tema: Olen Ēezari

  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Olen Ēezari



    DONIKA GĖRVALLA & OLEN ĒEZARI ( Durres Albania 1984 ) Symphonic Poem
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 11-05-2021 mė 09:44

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Olen Ēezari



    Rrugėtimi i Kombit - Koncert me rastin e 100 VJET PAVARESI ( Live - Nėntor 2012 )


    UNE BIRI YT KOSOVĖ - INVA MULA & OLEN ĒEZARI

    Kompozimi: FEIM IBRAHIMI - Poezia: ALI PODRIMJA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 11-05-2021 mė 09:46

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Olen Ēezari



    'Porto Palermo Festival 2021', 16 korrik nė Himarė ! BUCCI: Shqipėria e Italia marrėdhėnie tė veēanta

    Festivali pėrēon tek pushuesit e Jugut tingujt e muzikės bashkėkohore. Ky projekt ide e OLEN ĒEZARI bėn bashkė artistė tė huaj dhe vendas nė Kalanė e Porto Palermos.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 22-07-2021 mė 14:09

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Olen Ēezari



    "Pasditja ime e gjelbėr" - Porto Palermo Festival, Olen Ēezari

    Korrik 2021

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Olen Ēezari



    Olen Cesari - Il Genio con Il Violino

    Janar 2018

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Olen Ēezari

    Dekoratė nga Presidenti i Italisė pėr artistin Olen Cesari

    Violinisti shqiptar Olen Cesari u dekorua nga Presidenti i Republikės Italiane si “Commendatore dell’Ordine della Stella d’Italia”.
    Ky titull i ėshtė akorduar kėtij artisti me pėrmasa botėrore nga presidenti i Italisė, Sergio Mattarella dhe i ėshtė dorėzuar artistit durrsak nga ambasadori i Italisė nė Tiranė, Fabrizio Bucci nė njė ceremoni ku ishin tė pranishėm personalitete tė vendit, artistė tė shquar dhe diplomatė.

    E pranishme nė kėtė ceremoni ishte ministrja e Shtetit pėr Marrėdhėniet me Parlamentin, Elisa Spiropali e cila u shpreh se, “jemi shume krenarė pėr Olenin, artistin virtuoz, njė nga violinistėt mė tė mėdhenj botėrorė si dhe interpretues absolut i cili e ka lartėsuar emrin e Shqipėrisė nė ēdo skenė ku ka jehuar tingulli i tij”. Edhe kryetarja e bashkisė sė Durrėsit, Emiriana Sako e pranishme nė kėtė ceremoni tha se, “ne tė gjithė jemi krenarė qė njė nga instrumentistėt mė tė mirė botėrorė, me vlera tė rralla, i konsideruar si kompozitor eklektik dhe virtuoz nė violinė dhe njė artist i jashtėzakonshėm, Olen Cesari, ngre lart emrin e Durrėsit dhe tė gjithė Shqipėrisė nė skenat ndėrkombėtare”.

    Olen Cesari konsiderohet si njė nga violinistėt mė tė mėdhenj nė botė. Kompozitor eklektik dhe virtuoz i violinės, ai ėshtė njė artist i jashtėzakonshėm. I lindur nė Durrės ai u diplomua nė moshėn 14 vjeē nė Institutin e Lartė tė Arteve nė Tiranė. Nė moshėn 17 vjeē u diplomua me nderime nga Santa Cecilia (deri mė sot ai ėshtė violinisti mė i ri me njė diplomė nė historinė e konservatorit romak) dhe vitin tjetėr nė Mozarteum nė Salzburg.

    Cesari ka luajtur nė tempujt e mėdhenj tė muzikės botėrore, nga teatri i lashtė i Taormina nė Wiener Konzerthouse nė Vjenė, nga Carnegie Hall nė New York nė Auditorium Parco della Musica nė Romė, nga Teatri Le Palace i Parisit nė Teatromonumental RTVE nė Madrid.


    Lexo.al

    https://lexo.al/2021/10/dekorate-nga...n-olen-cesari/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 23-10-2021 mė 10:23

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Olen Ēezari

    Presidenti italian dekoron Olen Cesarin me titullin “Kommendator i Urdhrit tė Yllit tė Italisė !''



    Presidenti i Italisė Sergio Mattarella ka dekoruar mjeshtrin virtuoz tė violinės Olen Cesari me titullin " Komandant i Urdhrit tė Yllit tė Italisė " me motivacionin:

    "Si njė artist italo - shqiptar me vlera tė rralla, i konsideruar si njė nga violinistėt mė tė mėdhenj botėrorė, si kompozitor eklektik dhe virtuoz nė violinė dhe njė artist i jashtėzakonshėm, interpretues absolut i tingullit dhe zotėrues me vlera tė rralla i instrumentit. "

    Nė motivacionin e kėsaj dekorate shkruhet se Olen Cesari ėshtė njė artist i pėrmasave botėrore me talentin e tij, qė beson fort se muzika ėshtė universale dhe sjell paqe, miqėsi dhe vėllazėrim mes popujve.


    Tetor 2021
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 23-10-2021 mė 10:21

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Olen Ēezari

    Olen Ēezari tregon takimin me Pippo Baudo, ngjarje qė i shėnoi tė ardhmen

    Violinisti i talentuar Olen Ēezari ka shėtitur me instrumentin e tij muzikor me dhjetėra teatro nė mjaft vende tė botės duke mbajtur koncerte e performanca tė jashtėzakonshme.

    U ngjit nė skenė nė moshėn 5-vjeēare si njė virtuoz i lindur dhe nė moshėn 7-vjeēare dha koncertin e tij tė parė recital nė teatrin “Aleksandėr Moisiu” tė Durrėsit. Nė moshėn 10-vjeēare e mbaroi gjithė programin e Liceut Artistik dhe si mbaroi kėtė, ishte i vetmi fėmijė mes studentėve 24-vjeēarė qė korrte sfidat nė Institutin e Lartė tė Arteve. Shteti e dėrgoi nė Romė tė vazhdonte studimet pėr violinėn. Nė moshėn 18-vjeēare kishte mbaruar 3 konservatore: njė nė Shqipėri, njė nė Itali, dhe njė nė Austri. Nė vitin 2010, Ēezari publikon albumin “Unexpected”.

    I ftuar nė emisionin pėr fėmijė nė Tv Klan, Ēezari theksoi se historitė nė jetėn e tij janė tė shumta, por njėrėn do ta veēonte si mė tė veēantėn: “Mund tė numėroj pa fund histori qė mė kanė ndodhur…”.

    Karriera e Olen Ēezarit ka shėtitur pothuaj tė gjithė botėn. Gjatė bisedės ai veēoi njė takim, tė cilin mund ta cilėsojė si njė prej atyre historive qė shėnuan tė ardhmen e tij si violinist.

    “Mund t’ju tregoj njė histori gallatė. Ime mė mė kishte lėnė porosi t’i ēoja njė violin dikujt. Ma dha adresėn, u nisa drejt saj. Kur mbėrrita, u mahnita nga ajo studio gjigante. Ana Maria e kishte emrin vajza sė cilės duhet t’i dorėzoja violinėn. Ishte nė njė orkestėr ku ishte edhe babai i Giorgia-s. Kur e ēova, thashė ‘a mund tė provoj t’i bie violinės?’ dhe nisa t’i bija… Pas pak, pashė dikė qė po vraponte drejt meje. Ishte Pippo Baudo….”

    Atė qė ndodhi pas kėsaj, e vijoi Alketa: “Pippo Baudo ishte ai qė mori nė telefon mamanė tėnde dhe i tha se ky djalė nuk do tė kthehet mė nė Shqipėri…”

    Kėshtu, pėr Olenin dhe pėr fatin e tij tė mėvonshėm, kjo ishte njė ngjarje mjaft domethėnėse. Pas kėsaj, tė gjithė nisėn tė kuptonin se njė gjeni shqiptar mund tė konkurronte kėdo me talentin e tij.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/olen-...oi-te-ardhmen/

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Olen Ēezari

    BRAVO !

    https://www.youtube.com/watch?v=bz1Tlmw9-YA



    OLEN CESARI and International Clandestine Orchestra LIVE In Tirana [2017]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-04-2022 mė 16:18

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Pėr: Olen Ēezari


    Festivali i Porto Palermos, rrėfehet Olen Ēesari: Si ėshtė tė performosh nė Kala, nga ku Ali Pashė Tepelena vėzhgonte qytetin
    (Video)

    Virtuozi i violinės, Olen Ēesari rikthen sėrish Festivalin e Porto Palermos me artistė bashkėkohorė shqiptarė e tė huaj.


    Artisti zbulon pse e ndėrmori kėtė iniciativė, transformimin e Kalasė si dhe ndjesitė personale e tė interpretuarit prej pikės ku Ali Pasha vėzhgonte qytetin

    Festivali i Porto Palermos vijon me virtuozin e violinės shqiptare, Olen Cesarin. Nga skena, ēon sėrishmi muzikė e kėrcim klasik nė Kalanė e Ali Pashė Tepelenės.

    “E ndieja tė nevojshme qė nė atė pikė tė Shqipėrisė, tė kishte njė aktivitet tė tillė artistik, qė mungonte”, tregon Cesari.

    Aventura rinis ēdo fundjavė, nga 15 korriku nė 15 gusht nė vazhdė tė bashkėpunimit italo-shqiptar.

    “Lindi vitin e kaluar pėr tė kujtuar 30 vjetorin nga mbėrritja e shqiptarėve tė parė, qė erdhėn nė Itali pėr tė kėrkuar njė jetė mė tė mirė . Dhe donim ta shėnonim kėtė ngjarje nė mėnyrėn tone, nė mėnyrėn Italiane, duke pėrdorur artin, muzikėn ,kulturėn”, thotė Ambasadori i Italisė nė Tiranė, Fabrizio Buēi.

    “Porto Palermon e shikoj qė ka mbetur aty, si njė kurorė paksa e veēuar nga tė tjerat, dhe unė do doja tė rigjallėrohej me muzikėn tonė”, thotė ministrja e Kulturės, Elva Margariti.

    Pėr publikun, qė do tė rrethojė emra tė njohur tė muzikės bashkėkohore si Marsela Ēibukaj, Dren Abazi, Kastriot Tusha, pianisti kantautor nga Italia Enrico Giaretta etj., premtohet njė eksperiencė unike. Ndėrsa Cesari rrėfen se si prej vitit tė kaluar, ka pėrshtatur Kalanė pėr koncerte.

    “Ndryshe nga sa e gjetėm para se tė nisnim, tanimė kemi konceptuar njė ndriēim ku ti kalon dhe e identifikon vendin. Kemi konceptuar qė nė mes tė Kalasė, tė mbajmė koncertin. Pikėrisht nė vendin ku rrinte Ali Pashai, luajnė artistėt, ndėrsa publiku ėshtė pėrreth. Ėshtė njė eksperiencė edhe sociale, sepse krijohet njė skenė 360 gradė. Njė sensacion krejt tjetėr”, thotė violinisti.

    Ndan edhe ndjesitė personale tė tė interpretuarit nė njė skenė tė tillė.

    “Ka edhe kjo bukurinė e vet, emocionin e vet qė mbart brenda. Pra nuk ėshtė vetėm koncert i bukur, por edhe lokacioni nė tė cilin ti e bėn, qė tė jep energjinė e duhur. Ėshtė magjike!”, thotė mė tej violinisti.

    Suksesin e edicionit tė parė, jua dedikon edhe miqve qė e mbėshtetėn duke i’u bashkuar skenės, si sopranoja Inva Mula.

    “Inva ėshtė shumė patriote, dhe kur bėhet fjalė pėr iniciativa tė tilla nuk heziton. U jam mirėnjohės miqve qė u pėrgjigjėn”, tregon Cesari.

    Rrėfen se nuk ėshtė e lehtė tė ēosh pėrpara tė tilla iniciativa, ndėrsa si artist pėrjetimi ėshtė sa artistik edhe shpirtėror.

    “Ndjesitė e fundit pasi mbaron koncerti ėshtė qė, mblidhemi tė gjithė bashkė nė restorantin poshtė dhe rrimė duke kėnduar kėngė polifonike”, shton mė tej.


    M.Q./Shqiptarja.com

    https://shqiptarja.com/lajm/festival...hgonte-qytetin

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •