-
Zërat e Çjerrë...
Kalo më tej.........
Kaloje më tej këtë shteg vrastar,
Ose hidhu këtij lumi siç di ti vetë.
Nga ana përtej kthehu në pulbardhë
Dhe shtegëto,tjetër gjë s'ke ç'pretë.
Hidhe çapin dhe kokën mos e kthe mbrapa,
Kjo hije meraku le të të lodhi pak.
Gjumin bëje në ecje, ku të të zëri nata
Dhe rend e rend si marathonomak.
Shtigjet e reja kaloi i shkujdesur,
Preki yjet dhe malet me dëborë.
Kjo botë që të duket kaq e kokolepsur,
Harroje,fillo një jetë tjetër,mbi rrapet shekullorë.......
-
-
Zërat e Çjerrë...
Si nuk më the......?!...
Si nuk më pe njëherë në sy,
Si nuk të pash njëherë të qeshur.
Veç ditë e nat' në amulli,
Si re e zezë ,pyllit të xhveshur...
Si nuk më the njëherë një fjalë,
Si nuk të thash: Kam mall për ty.
Veç faqeve loti yjvarë,
Si shatërvan në çmënduri....
Si nuk më the njëherë: S'të dua,
Si nuk të thash: Afrohu pak.
Ti det i thellë ngelesh për mua
Ku zhyten ëndrrat nat' për natë...
-
-
Zërat e Çjerrë.....
Ajo.........
Ajo ecën krenare mbi takat e larta,
Me plot kujdes mbi dëborën e ngrirë.
E shikoj me zili e them :Ç'pata?!
Në trup një e ngjethur si drithërimë.
Flladi i mëngjezit ja krehu fytyrën,
Qerpikët e përgjumur ëndrra shikojnë.
Dy syçkat e mia i ofrojnë pasqyrën,
Ku takat e holla nudo zënë pozojnë...
-
-
Zërat e Çjerrë...
Për kujtimin tënd.......
Unë të erdha prap i përlotuar
Dhe të përkëdhela përmbi varr.
Të më falësh nënë-jam i larguar,
Ndaj nga larg të qaj,si foshnjë, me mall.
Malli yt më bluan si një molë,
Ndaj në varre brodha si i lënë.
Një qiri,një lule,mbaj në dorë,
Për kujtimin tënd e shtrenjta nënë.
Nuk i ndal dot lotët-të më falësh
Dhe i tëri shtrihem përmbi varr.
Ah,Nënoke iki i përmallshëm,
Sa të rroj,me frymë,do të mbaj gjallë.....
(Në përkujtimoren e nënës më 30.05.2010 në Sarandë)
-
-
Zërat e Çjerrë...
Mos më thuaj............
Mos më pyet:" Ku janë varret"?!
Ku dhe bari pikon lot.
Ku dridhen gurët dhe qarret,
Ku dhe fjala nuk flet kot.
Mos më thuaj ku janë varret,
Se atje kam gjysmën tjetër,
Kur të vete do qaj hallet
Dhe s'do ket' nevojë për mbretër........
-
-
Zërat e Çjerrë...
Të qava sa munda.........(Në përkujimoren e Zh.B.)
Të qava me kuje të gjatë,
Një ditë e një natë pa pushuar.
I lodhur u shtriva në shtrat
Dhe zemrën e mbaja me duar.
Të qava,të qava sa munda,
O yll që shkëputesh pas Hënës,
Zemrën nga vëndi e tunda
Mbështetur pas zemrës së nënës.
Të dy të përlotur,të mekur,
Të dy me një dhimbje të madhe
Dhe gur po të isha ,a hekur
Do thyhej ky shpirt përmbi varre.....
-
-
Zërat e Çjerrë...
Një çast.........
Futu një çast në botën time,
Medito siç po meditoj edhe unë.
Brënda do të gjësh thesar me xhevaire,
Buzqeshje,dhimbje e vargje në buzë.
Futu një çast në botën time,
Mbretëro dhe ti siç mbretëroj unë.
Brënda do të gjësh të mira dhe gabime,
Frikë ,trimëri e lotët si lumë.
Futu një çast në botën time,
Frymëzohu nga mua siç frymëzohem për ty.
Bëhu fëmijë e burrë për të njëjta qëllime
Do ta kuptosh seç do të thotë ......POEZI......
-
-
Zërat e Çjerrë...
Jam.............!
Jam brenga e një shpirti të lodhur,
Jam dega e prerë në muzg.
Jam loti i zogut të ngordhur,
Jam fleta e rënur në pus.
Jam kënga e zërit të ngjirrur,
Jam syri i nxjerrur në terr.
Jam era e malit të thinjur,
Jam jeta ku shpresa më ther.
Jam qëngj' i braktisur nga nëna,
Blegërimën e saj nga do mbjell.
Jam gjak' i goditur nga gjëma,
Jam hëna që natën nuk del.
Jam fjala e tharë në buzë,
Jam foshnja që qesh edhe qaj,
Poet pa varg e pa muzë
Jam jeta plot brengë dhe vaj.....
Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 26-06-2010 më 07:08
-
-
Zërat e Çjerrë...
Nga Larg......
Nga larg më flet me cicërima,
Si të jem zog e jo njeri.
Si lule maji mbi bokërrima,
Si një ylber më çfaqesh ti.
Nga larg këndon si kanarinë,
Shtëpia jote si kafaz.
Më ler të hyj mua të zinë
Më bëj një vënd,në gjoks më qas.
Nga larg më ngop me puthje malli,
Nga xhami akull,akuarium.
Me thinja, floku, me zemër djali,
Dil,arratisu nga ai bodrum...
Nga larg,nga larg çdo gjë zhgënjen,
Si për inat të dashurisë.
Të qasem pak bëhem melhem
Dhe cep më cep shpirtit gjesdisë.
-
-
Zërat e Çjerrë...
Nga erdhi......?!
Nga erdhi kjo krismë rrufeje?
Nga erdhi dhe ku më gjeti?!
Shkarkojë shiun e një reje,
Më përplas si dallgë deti.
Pse m'i dhe rrugët e lotit?
Nëpër xhungël,shkretëtirë.
Un' i ardhur jam prej Zotit
Dhe atij i shërbej mirë.
Pse më çon ku zia zgjohet?
Pse m'a ndan nga shtrati i ngrohtë?
Ku s'ka shpresë,shpresa thërmohet,
Dhe ku vdekja thërret fortë.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt