Close
Faqja 30 prej 30 FillimFillim ... 20282930
Duke shfaqur rezultatin 581 deri 583 prej 583
  1. #581
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Në sytë e tu

    Në sytë e tu lexoja fjalë,
    Shikoja detin edhe malin.
    Aty të dy bëheshim palë,
    Aty të dy e qanim hallin.

    Në sytë e tu zmadhoja zemrën,
    I jepja shpirtit energji.
    Si dhendërr e shikoja ëndrrën,
    Të mbushur plotë me dashuri.

    Në sytë e tu më zgjatet jeta,
    Më duket bota : Dashuri !
    Pa ditur gjë u shtriva,fjeta,
    U gdhiva si një djalë i ri.

    Në sytë e tu portreti im,
    Në sytë e mi portreti yt.
    Atje dukem tamam trim,
    Atje dukesh veti dytë.

    Në sytë e tu lexoj romane,
    Gazeta po dhe bibloteka,
    Nuk pyes hiç në hapen name,
    Unë ,Ty në sy të gjeta.

    Nuk të largoj sa të jem gjallë,
    Në sytë e tu portreti im.
    I vdekur po mund të hap fjalë,
    Se ti po fle në shpirtin tim.

  2. #582
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    Ç'i bëhet një të marri ?!

    Në këtë qytet shiu bie vetëm pjerrtazi,
    Sikur i shmanget ndonjë kundërshtari.
    Çadra s'të mbron,gabon lehtazi,
    E çfarë mund ti bëhet një të marri ?!

    Ky shi si i uritur vërshon trotuarit,
    Është gati të përpijë çdo gjë.
    Më thoni : Ç'i bëhet një të marri,
    Kur atë dhe burgu nuk e nxë ?!

    Ky shi stinët nuk i përfill fare,
    I ndërron si mbreti gratë.
    Veç një zonjë me të ëmbël tallej,
    S'lagej! Ku kalonte vendi ishte i thatë.

    Pas saj kaloja unë njeriu flokë rënë,
    Ta mbroja sadopak kokën time.
    Më kot,po ku të pyet një i lëne,
    Bashkë me këtë zonjë thatime.

    Në këtë qytet shiu bije pa drejtim,
    Pa plan e ku ta di unë.
    Ai pa tjettër e ka një qëllim,
    Por i marri gjithmonë të prish punë.

  3. #583
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për: Zërat e çjerrë

    S'dua t'ia di

    S'dua t'ia di për ca figura,
    Që hiqen si fotozhenik,
    Ata në erë hedhin veç ura
    Dhe me gjithë shpirt s'u thua mik.

    Se fjala mik ka peshë të rëndë,
    Asnjë peshore nuk e peshon,
    S'krahasohet me një tendë,
    Një erë e fortë s'di ku e çon.

    Unë miq të mirë kam lartësitë,
    Malet që s’pyesin nga dëbora.
    Aty ku strehoen liritë
    Dhe për besë s'u dridhet dora.

    Ndaj mendueshëm flas nga hera,
    Se nxitimi të hap punë,
    Jo nuk hapet lirshëm dera,
    Se mund të ndodhesh në gjumë.

    S'dua t'ia di për ca piktura,
    Që s'marrin frymë edhe kanë vdekur,
    Po shyqyr që më qesh fytyra
    Dhe s'pranon varr ky shpirt i epur.

Faqja 30 prej 30 FillimFillim ... 20282930

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •