Close
Faqja 19 prej 19 FillimFillim ... 9171819
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 373 prej 373
  1. #361
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Varësia e pavarur

    Vendit tim të shumë varur
    Pavarësisë në 100 vjet
    I janë sulur, e kanë xhvatur
    Shumë më shumë, bijtë e vet.

    Varësuar brenda trupit
    Brenda shpirtit varësuar
    Qysh më parë se kohë e turkut
    Qysh më pas kur është çliruar.

    Për një gur, për një mal
    Për një pemë, për një pyll
    Për karriken aty lart
    Ku as Zoti dot s’e shkul.

    Varësuar çdo krijesë
    Tokës, detit edhe ajrit
    Dhënë besë me të pabesë
    Shqipërisë prej shqiptarit.

    Pelerinës kaq të kuqe
    Kaq të zezës pelerinë
    Lyer gjakrash kohë lufte
    Kohë paqesh më keq nxirrë.

    Vendi im më prit aty
    Ku e dimë veç ne të dy.

    @Edmond Shallvari
    Selanik, nëntor 2012
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #362
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nga cikli poetik, Leter njeriut.


    Letër njeriut (10)

    Për një gjë i falem Zotit
    Më shumë se të falem ty
    Më dha kodin e fjalorit
    Më të lashtë se çdo yll.

    Udhëtoj pafundësisë
    Hipur gërmash edhe fjalësh
    Lajmëtar i Perëndisë
    Për njerzmin prej shqiptarësh.

    Belbëzuar në pasthirma
    Nëpër tinguj belbëzuar
    Si kometë e lashtë shqipja
    Vazhdon udhën e bekuar.

    Dhe kur është goditur udhës
    Dhe kur është copëtuar
    Eshtë shëruar brenda muzës
    Nëpër shpirtra ligjëruar.

    Tash po t’lutem edhe ty
    Lema gjuhën, mos ma ndy!

    Kaq shkrojta sot
    Për ty, o njeri
    Nga dhoma e spitalit
    Çmenduri.

    @Edmond Shallvari
    Selanik, 26 nëntor 2012
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #363
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Ata,,,

    Ata burra, vërtet burra
    Vërtet trima, Ata trima
    Mëmedheut ju bën’ ura
    Të kalojë vetë historia.

    Ata bij, vërtet bij
    Vërtet prijsa, Ata prijsa
    Mëmedheut ju bën fli
    Të mos shuhej Shqipëria.

    Ata engjëj, vërtet engjëj
    Vërtet Zotër, Ata Zotër
    Mëmëdheut i dhanë zemrën
    Shpirtin i dhanë shqiponjës.

    Ata, ooh, vërtet ata
    Si ata, vërtet më s’ka!

    @Edmond Shallvari
    Selanik, 27 nëntor 2012
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #364
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Me bekim të Perëndisë

    Ti nuk ishe prostitutë
    Prostitutë nuk të panë
    As në trup, as në fytyrë
    Por si prostitutë të ndanë.

    Se të deshën veç për vete
    Si dashnorë të përvëluar
    Ti e tëra ishe, mbete
    Virgjëreshë e virgjëruar.

    Virgjëruar tëndit shpirt
    Mjegullnajës nëpër vite
    Shpirtit tënd pa kufij
    Se nuk njeh kufij një shqipe.

    Dhe ashtu e fluturuar
    Me bekim të Perëndisë
    Ushqen trupin sakatuar
    Foles’ sate, Shqipërisë.

    @Edmond Shallvari
    Selanik, 27 nëntor 2012
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #365
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Këtë Μëmë, Μëmëmadhe

    Në këndoftë sot një Hoxhë
    Një këmbanë sot në rëntë
    Bashkë me Zotin nëpër gojë
    Ta bekojnë këtë Mëmë.

    Këtë Mëmë, Mëmëmadhe
    Më shpirtmadhja e gjithë nënave
    Zoti vetë përkulet, falet
    Bashkë me faljen e gjithë zemrave.

    Sot ky Dhe është më i artë
    Shkuar arit është ky Dhe
    Sot ky Dhe më i shqiptartë
    I rilindur 100 vjet.

    Kështu ka qenë dhe më parë
    Shumë më parë kështu ka qenë
    Do të jetë pafundvjeçarë
    Sa vetë Zoti që e ka bërë.

    Këtij Dheu u shpërndaftë
    Hiri im, ku do lind prapë!

    @Edmond Shallvari
    Selanik, 28 Nëntor 2012
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #366
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Dëshmorëve

    Eshtë një kohë brenda kohës
    Janë ca njerëz brenda njerëzve
    Sikur fundi t’i vijë botës
    Do jetojnë në jetë të jetëve.

    Se u bënë martirë si Krishti
    Kur të tjerët bënin kryqe
    Bënin gozhdë hipokriti
    T’i mbërthenin ata yje.

    Ata yje rënë nga qielli
    Nga një tokë yje ngjitur
    Bashkë me ta liria erdhi
    Me ata liria iku.

    Por na lanë amanetin
    Amanetin e tradhtuar
    Tradhëtitë mallkuar mbetin
    Ata mbetën të bekuar.

    @Edmond Shallvari
    Selanik, 29 Nëntor 2012
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #367
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Postmortem

    E di, është lëshuar për mua në ajër një plumb
    Pika helmi klasik, për mua janë hedhur në një gotë
    E di, për mua është hapur një pusi grope sa një pus
    Në përmasat e trupit tim, është hapur dhe një gropë.

    E di, është lëshuar për mua një djall mallkimesh
    Një kamera në çdo vend intimiteti është montuar
    E di, për mua janë vënë ngado thithësa rënkimesh
    E sa skena dhe prapaskena, janë ngritur po për mua.

    Unë ec ndjekur nga plumbi, mes gotash helmesh pi
    Ndër gropëra pengohem dhe para simes ndal
    Aty më mblidhen djajtë, mallkojnë për herezi
    Unë gropën ngre përpjetë, nga porta e saj dal.

    Nga prapaskena nisur, në skenën e pasgropës
    Më ngre në qiell papritur, skeletëri e botës.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #368
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Sekondat e fundit te vitit 999-te

    Si sot e mbaj mend te fundit nate
    Te fundit nate, te vitit 999-te
    Te nesermen e keqja do bente hatane
    Tamam si ky dhjetor, diten e 21-te.

    Ne rruge dolen te gjithe, une gjithashtu
    Hipur mbi nje kale, kalin tim kuqosh
    Eh, sa e kujtoj, si ta kem ketu
    Ate nate mbi kale, u bera saraosh.

    Come ku te duash, i fola ne vesh
    Jam ne doren tende dhe te Perendise
    Nese fluturon, ngrime permbi re
    Mbase gjejme nje strehe, diku gjithesise.

    Nje vajze me gersheta, zgjatur nene sise
    Na doli perpara, me nje tas ne dore
    Para emrit tim, degjova tha, Princ
    Dhe u skuq me shume, se te kuqet molle.

    Pranoi te hipte mbi vithe te kalit
    Kaq u lumturua, sa i rane mollet
    Te njoh se kush je, nga fis i Shallvarit
    Me thote e paturpshme dhe me hodhi doren.

    Pastaj doren tjeter, harkuar rreth belit
    Kreshten tundi kali, trokun nisi vrap
    Ora po afronte, te tmerruar njerezit
    Vraponin e luteshin, duart ngritur lart.

    Ca nga lindja kthyer, ca nga perendimi
    Te tjere nga veriu, nga jugu te tjere
    Si nje kryq madh, ngjante njerezimi
    I vetekryqezuar, gati qe te vdese.

    Pashe kete pamje, se ndodhi cudia
    Fluturuar lart me kalin dhe vajzen
    Ja, per nje sekonde, afrohej 1 Mija
    Frymen bashke me mua, gjithe njerezit ndalen.

    Ate cast me hipi shkrehja djaloshare
    Per te fundit here, te jepja nje puthje
    Ktheva koken prapa, prapa asaj vajze
    Buzet u perfshine, thithjesh te pafundme.

    Mbi krahet e kalit, si shtrat qiellor
    Sekondes se fundit, fundit te nje jete
    Ndjeva nje shperthim, thirra “Merrme, o Zot!”
    Kishte hyre Nje Mija, mbuluar plot epshe.

    Mire qenka mengjesi, mire qenka dita
    Thoshin pa pushuar, gjithe njerezia
    Thone nga ajo dite, pershendetja lindi
    Mirmengjes, mirdita, gjume te embel, flini!

    @Edmond Shallvari
    Selanik, 20 dhjetor 2012 (ora 21 e 19 minuta)
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #369
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Kohë çalamane

    Ç’mu lagën çorapet

    Ç’mu lagën çorapet
    Këmbët ç’m’u lagën
    Në pellgjet nga shiu i rënë.
    Në kohë me shi
    Atletet nuk mbathen
    Ç’hoqën të gjorat këmbë.

    Veten e shaj
    Qesh me vete
    Fëmijë ndjehem një çast.
    Sa herë qullosja
    Këmbët në pellgje
    Me thembrën si patate të dal’.

    Varur rreth stofës
    Të ngrënat çorape
    Grisur në thembër e gishta.
    Gjilpërën me pe
    Një copë arne
    Në dorë gati mban gjyshja.

    Oh, sa i kënaqur
    Në këmbë i vesh
    Të ngrohtat, të arnuarat çorape.
    Këpucët magjike
    Ç’më bëjnë të rend
    Më parë puth gjyshen në faqe.

    Sa mirë që sot
    Këmbët m’u lagën
    Çorapet nga këmbët i nxorra.
    Pa pritë, çfarë shoh?
    Një vrimë e patën
    Në kosh të plehrave i hodha.

    “Eh, o Mondi”
    Dëgjoj një zë
    Zëri i Mondit fëmijë.
    “S’pranon si qëmoti
    Arne në këmbë
    Dhe pse ankohesh për krizë”.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #370
    i/e regjistruar Maska e Helikranon
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    359

    Për: Kohë çalamane

    mondishall !

    Nuk e di pse jam ne pritje te krijimit tuaj per MESUESIN.

    Ndoshta nga ajo qe ka thene Cabeu i madh :"Mesuesia nuk eshte profesion,ajo eshte mision."

    Faleminderit.

  11. #371
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Kohë çalamane

    Helikranon, kam sjelle qysh heren e pare kur me keni kerkuar poezi per mesuesin, po e risjell perseri duke ju pershendetur e falenderuar njekohesisht.

    E dyta Perëndi
    (Mësueses sime të parë, Donika Naska)

    Më shumë hesht për Ty, mësuesja ime e parë
    Sado fjalë të them, do kenë veç mangësi
    Ashtu si mangët mbetet, çdo gërmë e çdo fjalë
    Në gjuhën që flet shpirti, e vetmja gjuhë me shpirt.

    Aty më shpirtërove, magjinë e abetares
    Aty më mrekullove, të shkruarën magji
    Veç Perëndisë lart, një tjetre sot i falem
    Je Ti mësuesja ime, e dyta Perëndi.

    @Edmond Shalvari

    GJUHE PERËNDIE

    E sotmja më bind, që ekziston bota paralele
    Veç s'e jetojmë dot, në çast paralelisht
    Unë sot po e jetoj, ndaj çuditem me veten
    Mbase dhe shkencëtarët, më shumë po i çudit.

    Sot shoh Mondin e vogël, të voglin 7 vjeçar
    Ja, ulur në një bango, si në altar të Zotit
    Të jetë vetë Zoti, mësuesi i tij i parë
    Dhe gjuhë Perëndie, po i mëson Edmondit?

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  12. #372
    i/e regjistruar Maska e Helikranon
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    359

    Për: Kohë çalamane

    mondishall

    Faleminderit dhe mirenjohtes.

  13. #373
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Për: Kohë çalamane


    ARRATISJE

    Më pëlqen arratisja, nga bota, nga vetja
    Nga vetë arratisja, të arratisem më pëlqen
    Diku, tjetërkund, ku tjetërlloj është jeta
    Dhe vdekja tjetërlloj, pa parajsë apo ferr.

    Domethënë arratisur nga gjithçka njerëzore
    Njerëzores së sotme, të djeshme, të ardhme
    I bindur se realja e kësaj jete është prej gjoje
    I bindur se arratisjes, do gjej jetën reale.

    @Edmond Shallvari
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mondishall për postimin:

    shigjeta (21-06-2014)

Faqja 19 prej 19 FillimFillim ... 9171819

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •