Universiteti im
Aty vazhdo të rrish
Relike e fosilizuar!
Dikur aty ka dallgëzuar
Deti i një pasioni
Deri sa shkretëtira e injorancës
E shkretoi.
Oazet, si vese mëngjesesh
As etjen e lules nuk shuajnë.
Vazhdo të rrish duke pritur
Etja ime e pashuar
Kohës së mohuar
Mpiksur!
Krijoni Kontakt