"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Te falenderoj e pershendes mikja ime e vjeter dhe gjithmone dashamirese, Dorontina. Kuptoj mendimin e revolten tende per kete kohe vertet calamane, qe mua me ka mbetur vec me vargje ta fshikulloj. Shendet e lumturi te uroj.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Në djall vafsh, kohë gjysmake!
S'dashke të mbështetesh në supet e mia,
_____________________kohë çalamane
Mësuar je të ecësh nga vetja devijuar
Më duhet të të le në kohëthyerjen gjysmake
Edhe pse s'bëj dot pa ty, por as ti pa mua.
Ky ters jetësor, nga ku mbarsjen e pati
Në ç'hon, në ç'pengesë, këmbëkohën ma theu?
Nuk linda njeri-gafore, që të ec së prapthi
As njeri-perëndi, të kem forcë Anteu.
Në djall vafsh atëhere, gjysmakja ime kohë!
Zvarritur në të pafsha, mëshirë s'kam për të patur
Sizifit në i ngjas, kjo prapë s'do të thotë
Që gurin e mundimshëm, një ditë s'kam për ta flakur!
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Mos u çudit moj botë
Ti je çudia vetë
Jam mbret që s'rri në fron
Jam kohë për tjetër jetë.[/QUOTE]
E bukur,Mondi!
Te pershendes Salamanda...
Tjetër kohë
Kështu me ty ndjehem
Akoma fillim
Jo, nuk gënjehem
Që ka dhe mbarim.
Fillimit mbeta
E kjo do të thotë
Që me ty jeta
Krijon tjetër kohë.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
O kundërshtar!
Nuk vras
Mos më vrit
Njeri-tjetrin mos vrasim!
Më pas
Unë e ti
Me ç'gjuhë do flasim?!
Më lufto
Të t'luftoj
Me të fjalës armë!
Më fito
Të t'fitoj
Dhe nga fillimi prapë!
Jam njeri
Njeri je
Më tej s'di se ç'ka.
Ama di
Që ky dhe
Prapë se prapë na mban!
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Më thoni!
Jam i dehur këtë çast
Nuk di nëse them gënjeshtra
Të vërtetat veç ju m'i kuptoni
Këtë çast në dorën tuaj mbeta!
Më thoni pas dehjes, më thoni!
Kush isha, kush s'isha në fakt
Nëse prapë të dehur më doni
Unë dehem dhe pa pirë, në çast!
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Po vazhdoj gloreta me falenderimin per ty dhe pershendetje....
Ti je...
Të ndjej dhe ty që s'je imja
Ashtu siç ndjej çfar' nuk kam
Me ty as mëkatin s'e njihja
Dhe prapë me ty s'bëj mëkat.
Ti je e pamundura ime
E mundura veç në dëshir'
Mbetur një botë fantazie
Që botës reale s'ju bind.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Origjina ime
Natës kthehem origjinës së jetës
Ditës origjina me mua tallet
Zgjimit më shfaqet një Zot i vetëm
Gjumit, dhjetra zotra më shfaqen.
Origjina ime ka firmë perëndish
Vula e saj, gjakun e Krishtit ka
Në fron të Zeusit, më ul nata në Olimp
Dita më ngre gjumit, t'i shërbej si skllav.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Te Uroj __ Krijimtari e Frymezim te pashtereshem !
I lexoj perhere , por shtyse e ketij sms u bene vec keto dy-vargje qe mua
me pelqyen teper per origjinalitetin NJERI :
Origjina ime ka firmë perëndish
Vula e saj, gjakun e Krishtit ka
URIME MONDI
Bruna te falenderoj dhe pershendes...
Çmendina
E shajmë çmendurinë
Me çmendurinë tonë
Kaq pranë me të rrimë
Dhe prapë s'e kuptojmë.
Çmendarakë bredhim
Logjikës absurde
Zgjuarsinë vjellim
Diku më tutje.
Ka kohë që s'dimë
Se kujt i përkasim
Normalë në çmendinë
Anormalë kur flasim.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Vertet 1-gjetje origjinale Mondi :
Jemi ne ata qe flasim me ndjenje "perbuzje" per "cmendine" se sa vet te "perfshiret'' aty , per ne !
...., dhe vjen kuptimi deri aty sa s'dime kujt bote i perkasim !
E shajmë çmendurinë
Me çmendurinë tonë
Urime e KRIJIMTARI te PASHTERESHME !
Bruna !
Kohe Calamane
I dashur Mondi, te ka ra ndonjehere puna te permendish emra dhe te harrosh te permendish njerin qe vertete ke dashur, si ne falenderim apo cfardo ceremonie!? Kam frike se do me ndodhi mua me poezite tek kjo teme fisnike e te vertetes se dhimbshme dhe lakuriqe per kohen ,te marresh te levdosh nje cope ngjenje do demtosh shpirtin komplet...kjo nuk do ti ndodhe gjithesesi shpirtit poetit ....!
Me pelqyen qe te gjitha poezite dhe i lexova me nje fryme dhe perseri do ti vecoj disa qe nuk e di a te them me kenaqen apo me shkunden dhe me than zgjohu dhe jeto edhe pak se "koha ime" iken dhe "liria ime" s'me lejon kohen te jetoj jeten time.
Kjo teme me kujtoi se vertete "kam mall heshtjen ", me kujtoi per nje " Tjeter kohe"
dhe me la te pushoj tek "Origjina ime"... ehh, kam mall....kam mall...!
Ti rrofsh Mondi per poezite ! dhe ty kohe te them :"Ne djall vafsh,kohe gjysmake"
me nderime,
bili99
Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 04-02-2010 më 10:16
I Ilirides jam Iliri,
dhe i lire dua me mbet.
Per cfardo xhevahiri,
Shqiperine se jap per jete
Bruna, vonoj falenderimin pasi kenaqem te le sa me shume ne krye komentin tend vleresues. Me inkurajon dhe frymezon fjala jote. Kenaqesi komunikimi tone, sa me vargje, ashtu dhe me mesazhe. Te pershendes!
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
bili99, o mik nga te paret ne kete forum! Me vjen ta le pa prekur me tej ciklin poetik, pasi e vleresoj komentin tend, si epilog te tij. Ku i dihet!
Ndjehem me i qete per efektin pozitiv te vargjeve ne gjendjen tende shpirterore, pra dicka paskam arritur me to. Faleminderit per gjithcka. Perqafime, Mondi.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Anti-Frojdizëm?!
Kam vrarë milingona
Një gjarpër kam vrarë
Një mace torturova
Dhe një flutur krahbardhë.
Dhe keq nuk jam ndjerë
Me vrasjet makabre
I vogli kriminel
Pa kërkuar falje.
Më dukej si lojë
Trimëri më dukej
Të pafajshmit e gjorë
Dënuar me zhdukje.
Ky instikt vrasës
Logjikës së vogël
Të mëdhenjtë e racës
I bëri shkatërronjës.
Të kundërt me mua
Që sot ndjej dhimbje
Vrasësit e shtuan
Instiktin e lindjes.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
* * *
Merrma o lot, të shpirtit dhimbje
Pikvese ktheje, në të syrit lule
Të ikë me rrezen e diellit në lindje
I vetmi iluzion, i dëshirës që s'shuhet!
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Përralla jonë
Lermë të të puth me shikimin
Me prekjen e duarve të ndizem
E di që më tej vazhdimit
Do kthehem në prush që digjet!
Flakën nuk di kush e shojti
Dhe as kush e ndezi, s'e di
Ne nisëm njëherë që moti
Përrallën që s'pati mbarim.
-Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)
Krijoni Kontakt