Close
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 373
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Kohë çalamane

    Viti i skarcuar

    Arshivë e universit
    Merre dhe kët' vit
    Lere në skutat e harresës
    Për hatrin tim!

    Për hatrin tim
    Të njeriut tënd të grimcuar
    Që nuk pa një dit'
    Nga viti tënd i skarcuar.

    Dhe për hatrin tënd
    Në skarcot e kohës hidhe
    Tjetrin ndryshe ta bëjmë
    Ndryshe je univers me hile.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Mondi të uroj për poezinë dhe qoftë ky vit më i mirë për ty dhe pa hile...d.m.th. ky univers!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Faleminderit Beso! Gezuar festat e fundvitit dhe sjellte mbaresi gjithvjetore 2010, per ty e te afermit e tu.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kohë çalamane

    Ti e ke fajin
    Kohë e mbrapshtë
    Kohën time mbi ty ta krijoj.
    Ndryshova hapin
    Tëndin e lashë
    Patericash zvarritur ulok.

    Nuk ndjej keqardhje
    Ndjej neveri
    Për hapin tënd çalaman.
    Se ti nuk ndale
    Aspak marrëzin
    Që ecje gaforeje ka.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Megjithatë

    Megjithatë...
    Trokasim gotat
    Një vit tani përcjellim.
    Ai na lë
    Mbi supet tona
    Një kohë që ende e presim.

    31 dhjetor 2009
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Me vitin psherëtij

    Diçka ka marë nga mua
    Nga ai diçka kam marë
    Psherëtima e lëshuar
    Simbiozë e pandarë.

    Sa shumë prisja prej tij
    Nga mua sa shumë priste
    Të dy në pafuqi
    Mes kohës që s'lëvizte.

    Mbeta unë pa vit
    Apo viti pa unë!?
    Të dy veç psherëtijmë
    Të dy kohën pështyjmë!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Koha ime

    Mes varfërisë reale
    Një mbretëri krijoj
    Mes kohës që veç tallet
    Një kohën time rroj.

    Mos u çudit moj botë
    Ti je çudia vetë
    Jam mbret që s'rri në fron
    Jam kohë për tjetër jetë.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Moj kohë!

    Moj kohë prostitutë e vetes
    Joshëse deri në neveri
    Trotuareve të jetës mbetesh
    Viktimë e viktimës, njeri.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ej, puroxhi!

    Dikush pret dyzimin tim
    Frymëmarrjes më jep ajër të dyzuar
    Të njëjtën gjë dhe në ushqim
    Dhe ecjen tjetërlloj drejtuar.

    Kujton se mbaron klonimin
    Dhe puron ndez qetësisht
    Arenës lëshon dyzimin
    Të therret me veten shpatërisht.

    I mjeri i kohës, puroxhi
    Tymnajës e do botën të dyzuar
    Ta shuajë e ndezë siç do ai
    Mes gishtash si me puron të luaj.

    Ej puroxhi, jam antiklonim!
    Nuk thith bashkë me ty keqësinë
    Trupit mbetet vetja pa dyzim
    Ty të mbetet vetja pa Njerinë.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Unë dhe liria

    Liria vuan teprinë e saj
    Unë teprinë e lirisë vuaj
    Tërësisht i plotë në gjysmak
    Tërësisht gjysmak i plotësuar.

    Liria vuan mashtrimin e vetes
    Unë mashtrimin e lirisë vuaj
    E prapë besnik i lirisë mbetem
    Besnik i lirisë së mashtruar.

    Unë dhe liria, ironi e kohës
    Liria dhe unë, kohë e ironisë
    Nuk di nga njeri-tjetri ç'morrëm
    Ç'dhamë? Po ja le historisë!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga mondishall : 08-01-2010 më 03:50
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mes kohës çalamane, prapë se prapë jeta vazhdon dhe në intimitetet e saj kënaqësisjellëse.


    Uji dhe Ti

    Burimi i këtij uji
    Shpërthen i harbuar
    Posa t'i njomën sytë
    Me ujë të kulluar.

    Uji i këtij lumi
    Vërshon si i marrë
    Posa të prekën trupin
    Shkumbon në ekstazë.

    Mes detit Don Zhuan
    Dhe merakliut Diell
    Ti tradhëtinë e ndan
    Dhe prap' e ndershme je.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  12. #12
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Pergezime per poezite e tua, kane shprehje admiruese.

  13. #13
    Urime Per Poezite Tuaja
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    gloreta dhe HELEN OF TROY ju falenderoj per kohen e perkushtuar ne lexim e vleresim. Ju pershendes.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kjo ikje kohe!

    Së pari, së prapthi,
    ______________s'e marr vesh
    Kjo ikje kohe absurde,
    ____________ nga vjen!

    Anash, në mes, tej saj,
    ________________i ndodhur
    Kjo ikje kohe, me mua,
    _________________pa mua,
    ______________________marrosur!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  16. #16
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    mondishala nderimet e mija qe po ushqeni nje shpirt voglushe.Poezia eshte shpirti e qe shprehet nga dora e art....
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Sueda gojëëmbël, më ngrohin ftohtësinë e kohës fjalët e tua. Qofsh e shëndetshme dhe suksesshme në jetë!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Në fillimfundin jetë

    Një shtëpi pa shtëpi
    Një qejf pa qejf
    Gjithçka llogari
    Në fillimfundin jet'.

    Një ëndërr pa ëndërr
    Një shpresë pa shpresë
    Gjithçka shtrembër
    Në fillimfundin jetë.

    Një luftë pa luftë
    Një paqe pa paqe
    Në gjithçka unë
    Mes ferrit ringjallje.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kam mall heshtjen

    Më lini pak çaste vetëm
    Jo, mos ikni!
    Me heshtjen tuaj, dua të rri
    Zhurmat në padurim arritën
    ________________Në shurdhëri!

    Pak çaste vetëm, ju lutem
    Jo, mos ikni!
    E dua vetminë tuaj
    Veç zhurmat e zërave, tutje
    _____________Tutje, larguar!

    Jo, mos ikni!
    Bashkë në vetmi, një çast
    Heshtjen njeri-tjetrit t'i dëgjojmë
    ________________Kam mall!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  20. #20
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Ketu na ke o poet, merr zemer poezite jane freskim shpirti

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •