Close
Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 373
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Universiteti im

    Aty vazhdo të rrish
    Relike e fosilizuar!
    Dikur aty ka dallgëzuar
    Deti i një pasioni
    Deri sa shkretëtira e injorancës
    E shkretoi.

    Oazet, si vese mëngjesesh
    As etjen e lules nuk shuajnë.

    Vazhdo të rrish duke pritur
    Etja ime e pashuar
    Kohës së mohuar
    Mpiksur!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Lypsarja


    Një shpirt nën rrobe
    Një rrobe mbi shpirt
    Një jetë prej gjoje
    Njeri-mjerisht.

    Një rrahje pa zemër
    Një zemër pa rrahje
    Një moshë pa emër
    Mbiemër-Lypsare.

    Një kokë e kërusur
    Një kërusje nën vete
    Një jetë e mbushur
    Me pambushësi jete.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Lypsarja


    Një shpirt nën rrobe
    Një rrobe mbi shpirt
    Një jetë prej gjoje
    Njeri-mjerisht.

    Një rrahje pa zemër
    Një zemër pa rrahje
    Një moshë pa emër
    Mbiemër-Lypsare.

    Një kokë e kërusur
    Një kërusje nën vete
    Një jetë e mbushur
    Me pambushësi jete.
    Nje jete prej gjoje
    Njeri-mjerisht.

    Jeta dhe njeriu!Dije mik i dashur se shume pak i mesoi jeta njeriut qe nuk i mesoi te duroje ...fatkeqesite.Urime mik!Te uroj nje pafundesi frymezimi!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Faleminderit Pranvera! Te pershendes me...


    Ky dëshpërim

    Më del përpara
    Me fytyrë zhubravitur
    Instiktivisht më qesh.
    E kapërcej si ajrin
    Që mbetet pas
    Dhe prap' jam në mes.

    Më ndjek pas
    Si prostitutë nate
    Dhe falas më jepet.
    Oh, ç'më ze mat
    Për disa çaste
    S'mi shuan epshet!

    Më kalon në krah
    Si qen besnik
    Në kohën e plakjes.
    Ky dëshpërim
    Me një fillim
    Mbarim që s'ndalet.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anëtarësuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Ky dëshpërim

    Më del përpara
    Me fytyrë zhubravitur
    Instiktivisht më qesh.
    E kapërcej si ajrin
    Që mbetet pas
    Dhe prap' jam në mes.

    Më ndjek pas
    Si prostitutë nate
    Dhe falas më jepet.
    Oh, ç'më ze mat
    Për disa çaste
    S'mi shuan epshet!

    Më kalon në krah
    Si qen besnik
    Në kohën e plakjes.
    Ky dëshpërim
    Me një fillim
    Mbarim që s'ndalet
    .



    Bukur MONDI!
    Nje gjetje e duhur dhe e pershtatur per kedo per fytyren qe ka deshperimi !
    Deshperim__i pabese, i cili te hedh ne kurthe merzitjeje !
    Deshperim__i pafytyre , qe te shperfytyron mendimin ....,....,
    Deshperim__vrasetar, ne kohen e papershtateshme te gjithesecilit !

    Te jap urimet e mia te sinqerta per kete REALITET qe ke derdhur ne leter !
    Si mike dhe si BRUNA !
    URIME !

    Ndryshuar për herë të fundit nga brunilda_it : 24-02-2010 më 16:16 Arsyeja: ngjyra e shkrimit

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Falenderim e pershendetje Brunilda nga une...

    I vjetri imazh

    Më shfaqesh përballë
    Në krahë më shfaqesh
    I vjetri imazh
    I kohës fatale.

    I kohës së ndrydhur
    Vetvetes kënaqur
    I ndjenjës së mbyllur
    Veç ëndrrash shfaqur.

    Ç'më duhesh tani
    Ç'më ndez gjumësinë?
    I vjetri, i ri
    Me kurban rininë.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ky lot

    Nuk di se si më doli sot ky lot
    Nga dhimbja, urrejtja, dashuria?
    Ai rrjedh dhe unë s'e ndal dot
    Apo ai s'ndal dot hallet e mia?

    S'besoj fjala e parë të ishte hall
    Besoj fjala e parë tjetër të ish'
    Pse sot ky lot që rrjedh në hallin ndal
    Mos vallë bashk' me njeriun halli lind!?
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ftohtësia


    Sa ftohtë!

    Përtej palcës.


    Mbështillem

    Bashkë me të ftohtën.

    Ç'mbështillet

    E ngrohta.


    Frymëmarrja,

    Antarktidën e shpirtit,

    Avullon.

    Trupi,

    Ajzberg ujrave të jetës,

    Noton.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  9. #49
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    " Ftohtesia", bukuri me permbajtje qe vret!


    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te pershendes bili99 me...



    Sot jam vetë gjithësia


    Sot jam vetë gjithësia
    Nuk kam fillim-mbarim
    Gjithçka pra është e imja
    E imja infinit.

    S'dua t'ja di nga vij
    Nga shkoj s'dua t'ja di
    Shpërthej, shkatrroj, krijoj
    Në kohën infinit.

    Nuk njoh se ç'është mosha
    Për mua s'ka kuptim
    Por veç më dhimbset bota
    E njerëzve hallexhinj.

    Që kur e njoha hallin
    U bëra hallexheshë
    Nuk di kush lindi djallin
    Që mua më përqesh.

    Mos duhet të njoh veten
    Më mirë se vetja mua?
    Jo s'dua që të endem
    Në infinit të vuaj!

    Sot jam vetë gjithësia
    Nuk kam fillim-mbarim
    Që djallin kam dëbuar
    Në fundin infinit.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    O, mama!

    O bukuri e bukur
    E trupit bukuri
    E shpirtit të padukur
    Që sot parajsës ndrit…

    Më shaj si dikur
    .........Si dikur, cimbithmë!
    ...........Shuplakën, oh, shuplakën
    ...................... E dorës tënde kërkoj!
    ................Bëmë, o mama, çtë duash
    ..................Veç kaq larg mos ikë!
    ....Nuk rroj dot pa uratën
    Oh, i mjeri, si rroj!
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anëtarësuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    O, mama!

    O bukuri e bukur
    E trupit bukuri
    E shpirtit të padukur
    Që sot parajsës ndrit…

    Më shaj si dikur
    .........Si dikur, cimbithmë!
    ...........Shuplakën, oh, shuplakën
    ...................... E dorës tënde kërkoj!
    ................Bëmë, o mama, çtë duash
    ..................Veç kaq larg mos ikë!
    ....Nuk rroj dot pa uratën
    Oh, i mjeri, si rroj!
    Urimet e mia Mondi !
    Sa ne menyre te sinqerte dhe shpirterore vijne prej jush keto vargje per PRINDIN__ne kete rast "mamane" !
    Vargje qe me kalimin e viteve te gjithe e ndiejme kete peshe ...
    ....dhe fund poezia mbyllet me vargun :
    ...Nuk rroj dot pa uratën
    Oh, i mjeri, si rroj!

    Urimet e mia Mondi !

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Faleminderit briliana per kete vizite dhe koment dashamires.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Më prit

    Nuk ngutem të të vij
    Sepse jam ngutja vetë
    Mes nesh kjo largësi
    Copë qielli që lidh retë.

    Më prit në tjetrën anë
    Sa t’kapërcej midis
    Kët’ qiell që sot na ndan
    Bashkon mes kaltërsish.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Qeshja flet më shumë se fjala
    Fjala qesh më shumë se qeshja
    Shpirti loton më shumë se syri
    Syri dashuron më shumë se zemra. (E SH)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Buzët dhe shega

    Buzët e tua si hapje shege
    Hapja e shegës si buzët e tua
    Të dyja këtë çast ç'më bëni për vete
    Ç'më çthurni këtë çast, të dyja.



    p.s Piktura me shege realizuar nga Vangjel Nikolla
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Te pershendes bili99 me...



    Sot jam vetë gjithësia


    Sot jam vetë gjithësia
    Nuk kam fillim-mbarim
    Gjithçka pra është e imja
    E imja infinit.

    S'dua t'ja di nga vij
    Nga shkoj s'dua t'ja di
    Shpërthej, shkatrroj, krijoj
    Në kohën infinit.

    Nuk njoh se ç'është mosha
    Për mua s'ka kuptim
    Por veç më dhimbset bota
    E njerëzve hallexhinj.

    Që kur e njoha hallin
    U bëra hallexheshë
    Nuk di kush lindi djallin
    Që mua më përqesh.

    Mos duhet të njoh veten
    Më mirë se vetja mua?
    Jo s'dua që të endem
    Në infinit të vuaj!

    Sot jam vetë gjithësia
    Nuk kam fillim-mbarim
    Që djallin kam dëbuar
    Në fundin infinit.
    Bukur Mondi ,nganjehere te pelcet shpirti ,une kete poezi dota titulloja[shoqerisht]revolta e poetit...........
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te falenderoj e pershendes ajzberg...


    Rrëfimi i diktatorit "disident"

    Për tjetër u nisa
    Për tjetër më bënë
    Marksi, Lenini, Stalini.
    Më dhanë të pija
    Më dhanë për të ngrënë
    Kështu ma mësuan gatimin.

    Menyja e tyre
    Ma mori mendjen
    Nuk dija më tjetër gatim.
    Të rrija në krye
    Duhej që gjendjen
    Ta mbaja në zap përdit'.

    Qërim i patates
    Dhe prerja e qepës
    Më dhanë idenë e madhe.
    Që jo vetëm llafet
    Bëjnë mirë për njerëz
    Pa bërë dhe Luftë Kllase.

    E ç'ë, se ndodhte
    Më shumë qërimi
    Më pastër a s'del patatja?
    Shtatë ju shkonte
    Atyre që shihnin
    Si kokat servirja mbi pjata.

    Pas më ndiqte
    Një popull i tërë
    Jetë nga jeta e tij më dha.
    Për mua vdiste
    E çfarë s'ka bërë
    Për mua hidhej në zjarr.

    Vazhdova kështu
    E ç'faj kam unë?
    Armiqtë s'më linin rehat.
    Me kokat mbi hu
    Që ngula më shumë
    Qepnjerëzit i bëra zap!

    Më thoni tani
    A s'jam disident
    Që ndryshe desha ta nis?
    Sa për dënim
    Të shkoni në hell
    Ata që më bënë "marksist"!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga mondishall Lexo Postimin
    Ky lot

    Nuk di se si më doli sot ky lot
    Nga dhimbja, urrejtja, dashuria?
    Ai rrjedh dhe unë s'e ndal dot
    Apo ai s'ndal dot hallet e mia?

    S'besoj fjala e parë të ishte hall
    Besoj fjala e parë tjetër të ish'
    Pse sot ky lot që rrjedh në hallin ndal
    Mos vallë bashk' me njeriun halli lind!?
    I nderuar Mondi!Thone qe poezia buron nga shpirti...ju patjeter mik kini nje shpirt te bukur prandaj dhe poezia juaj eshte e tille...vertet halli lind me njeriun por me te lind edhe dashuria qe dominon hallin...Suksese mik ,ju ndjek me dashuri...
    Ndryshuar për herë të fundit nga pranvera bica : 09-04-2010 më 08:58

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    E gjendur si gjithmone mikja ime, me fjale te ngrohta, dashamirese dhe inkurajuese. Te falenderoj e pershendes perzemersisht.
    -Pasja e shpirtit është privilegj për trupin. (E SH)

Faqja 3 prej 19 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •