Nuk e di nese keni hyre ndonje here per te pare faqen zyrtare te internetit te Universitetit te Tiranes....(http://www.unitir.edu.al/).
Qe ne hyrje te pret nje rremuje e plote; gjysma e fjaleve kane ne shqip e gjysma ne anglisht, nuk ka butonat per te nderruar gjuhet, dhe nje i huaj qe do te deshironte te studionte ne kete universitet nuk do te gjente kurre informacionin qe kerkon. Klikon te fakultetet (le te themi fakultetit i mjekesise) dhe te dalin shume departamentet. Klikon te nje nga keto departamente dhe te del nje faqe bosh me nje kuti qe thote filter and display...
Nje shoku im i huaj ishte i interesuar te studionte ndonje semester te UT thjesht per kuriozitet si student exchange, shkon te faqja e internetit e UT dhe nuk arrin te gjeje as kontaktin pasi gjithcka ishte ne shqip. E ndihmoj dhe i gjej adresen e emailit , ai i shkruan dhe nuk merr kurre pergjigje nga ata....
Nga ana tjeter, rastesisht teksa po lexoja per shtetet e deshtuar dhe te rrenuara nga lufta, po kerkoja per Somaline pasi Somalia ishte shteti numer 1 i shkaterruar dhe jofunksional. Nder te tjera po lexoja per arsimin ne ate vend (nuk besoja se mund te kishte) dhe pashe qe kishin nje universitet ne Mogadisho, dhe disa te tjere ne qytete tjera. Hapa faqen e internetit te Universitetit te Mogadishos (http://www.mogadishuuniversity.com/), dhe cuditerisht i befasova nga ndertimi i faqes, funksionalitetit, fotot e kampuseve te ketij universitetit. Faqja ishte ne 3 gjuhe, Anglisht, Somalisht dhe Arabisht. TE themi te drejten, po te mos e dija se ku ndodhet ky universiteti, do te mendoja se eshte nje nder me te miret ne Afrike, dhe ne fakt ishte nje nder 100 universitetet me te mira ne Afrike. ta krahasosh faqen e internetit qe ata kane, me ate qe UT ka, te ben te mendosh qe Shqiperia eshte shume here me keq se Somalia...Ndoshta kane te drejte kur thone--"Ne nuk jemi si shtetet afrikane, ne jemi shume me keq..."
Krijoni Kontakt