Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21

    Forumi ka nevoje per gjykime te tilla..

    Citim Postuar më parë nga nestorp Lexo Postimin
    Sigurisht qe nuk e ke thene vet,por presupozohet si gjysem e thene miku im!Ai artikull merr ne mbrojtje vajzen nudo te cakmakve.Ajo e shet''pallasken'' per 5 leke miku im.Eshte turp qe ajo bishtdredhur te jete ne KPDPDemokratike!kete nuk e luan as topi.Le te cojne nje foto te madhe te saj jashte selise se PD ,sepse ashtu do te afrohen shume njerez me PD!!!!!Te bardhes duhet thene e bardhe dhe te zezes e zeze!
    Ndersa kundervenia ndaj vajzes vlonjate me duket e pavend miku im.Kur ne vlonjatet kerkonim paret qe na humben nuk kerkonim rrezimin e pushtetit.Erdhen politikanet nga Tirana,te majte e te djathte bashke ata qe i dhane revoltave karakter politik.Ne loje u futen me vone edhe CIA e te gjitha zbulimet e tjera te huaja,por sidomos ato greke.Politikanet tane shkerdhata moren zemer vetem nga perkrahja qe ju jepej fshehtas nga keto zbulime qe perfaqesonin shume shtete.Populli i Vlores ishte viktima e politikes miku im.Gabimet ishin te S Berishes me 26 maj 1996 qe situata presipitoi ne ate fare feje.Kam qene anetare ne komisionet e votimit ne vitin 1996 miku im.Kam pare me syte e mij sjelljen harbute te komisionerve demokrate ndaj atyre socialist.Bile edhe polici qe kishim tek qendra e votimit ju bente presion komisionerve te majte.Ai mbushte duart me flete votimi dhe i hidhte ne kutin e votimit.Furgone te tere mbushur me njerez erdhen nga Fieri, te organizuar nga Prefekti i Vlores qe ishte nga Fieri(vellai i aktorit Mevlan Shanaj) dhe votuan ne Vlore.Dikush i priste perjashta qendres se votimit ,u jepte ndonje certifikate dhe ata votonin.Neve na vinte mire!Per kur zullumi u shtua,ne nje moment i thashe kryetarit te qendres se votimit,nje mik i imi;ku po na conte mushka me keto veprime?Ai mu pergjegj me sharje kunder te majteve,sepse vet vinte nga nje familje ku xhaxhai i tij ishte denuar 20 vjet nga neni 55.Por me e forta ish se djali i xhaxhait te tij,i biri i atij qe kish bere burgun ish dakord me mua.Kjo eshte nje padrejtesi tha ai.Njerzit duhet te shprehen ashtu sic mendojne tha ai,por ku pyeste kryetari i komisionit.Keto t'i thote nje person qe i ka pare me syte e vet,i ka perjetuar,prandaj duhet te me besosh miku im.Populli i Vlores nuk eshte fajtor per ato ngjarje te kobeshme.Fajtor eshte vetem nje person dhe ai eshte S Berisha.Ky njeri me veprimet dhe mosveprimet e tij,qe vinin si pasoje e mospatjes se nje pervoje politike e shteterore,por edhe per kryenecesine e tij idjote prej bajraktari komunist,shkaktoi ate kob,i cili na kushtoi shume shtrenjte.Sot ne do te ishim me pare ne EU se te gjitha shtetet e lindjes miku im,por fajet e doktorit jemi ketu ku jemi gjer me sot.
    Ndersa vajza nga qyteti im me nick_ AuLoNa_ duhet respektuar,jo se eshte bashkqytetarja ime,por sepse ka te drejte ne ato opinione qe shpreh!Ajo ka qene nje femije apo ndoshta adoleshente e pa kurrfare ndikimi ne ato trazire qe ishin te dirigjuara e orkestruara nga antishqiptaret + ish komunistet dhe ata qe Saliu la pa karrige e tani i bene ministra.Vajzen AuLoNa nuk e lidh asgje me Luiza kafshen.Te garantoj per kete.Te gjithe e urrejne ate fytyre mushke ne Vlore,ate gjakpirse askush nuk e do.Te lutem si mik dhe si demokrat te jini tolerant edhe ndaj kundershtarve tane politike,te cilet jane shqiptar si ti dhe une.Popullin e Vlores nuk mund ta beje fajtore askush,gjithashtu as vajzen qe mban nje nickname shume te bukur e domethenes.Populli i qytetit tim e do demokracine.Me 1992 bashkqytetaret e mij i dhane 4 deputet PD dhe asnje PS.Mos e harro kete!
    Miku jot,tani me pjekurine e duhur, te uron Gezuar Vitin e Ri 2010!

    PSos harro kete''I hate comunism!''
    ..forumi ka nevoje per gjykime qe behen ne baze te ngjarjeve te jetuara ku ke qene vete aktor dhe spektator. Ne analizen tende , qe e vleresoj, une shoh drite qe largon erresiren dhe turbulliren rreth vitit te mbrapshe '97.

    ..jashte temes:..perse i thua brarit, miku im?
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po kur e ke emrin agim pse ke vene ate nick te ngaterruar o gimi..

    me thjeshte mor cun..

    qe thua ti nestor.. ai kryeneci .. i beri te tera perpjekjet qe te mos percellonej vlora..
    i thirri dhe studentet.. e hoqi dhe meksin qe e kishin si kerkese.. demonstrata-xhijte..
    ja shkoqiti dhe miletit tera variantet se si mund te zbutej ceshtja qe ata pretendonin se.. i ka shtyre ne protesta si psh " ceshtja.. duam parate tona".. e u tha ..e bejme keshtu e ashtu.. qe te mos dilni rruar e qethur e plot e plot thirrje per ulje ne tavoline.. mirpo.. mileti .. sic ke thene dhe ti degjoj ham hamot e komiteteve te shpetimit.. dhe ndodhi ajo qe ti e di me mire e une..

    i thone qazim mulletit tek ajo komedia.. ta lirojm filanin se nuk o komunist..
    sa koh ka ne burg ai tha..
    po i ka ca muaj tha ndihmsi..
    ahu tha qazimi lene mren dreqin se qeka bo komunist tha.. se jo ca muj tha po dhe i jav tha me nejt me komunista dhe un bohem komunist..

    keshtu thot komedia.. se historia eshte gje tjater o nestor..
    po desha te them se cdo vlonjat eshte i bresheruar intensivisht nga te kater anet nga shiu i propagandes envero-kapo zabito gjinushiste.. dhe e ka zor ti mbijne e zhvillohen ne koke lakra pa influencen e ketij "shiut" qe thashe..

    dhe ti dashje pa dashje e pa e kuptuar i ke ca lakra nga rrebeshi i asaj propagandes qe thashe..
    po nejse.. rendesi ka qe je i vetmi vlonjat ne forum qe ha pyka.. pra e do te verteten dhe nuku te ka humbur fare busulla..

    prandaj dhe te lexoj e te kuptoj drejte..
    kurse kete aulonen.. mo e ke merak se po ja ngjisim kot nofken luizo hoxhiane..

    ashtu eshte... po un te kuptonj ndrejte tyjan o babam..
    e kemi ne vlonjatet kete semundjen e te mbrojturit te patriotve pra te bashkqytetareve e bashke krahinoreve.. .. pra vlonjatizmi lokalist.. lol..

    po te siguroj se soji i aulonaxhijve.. sikur 100 here ti mbrosh.. i tyre ti nuku benesh e ata po te gjetnë rastin.. te kallashnikojne me bresheri mu te dera shpise..sikurse te ngraten grete graboven..

    jan muhabete te vjetra qe embajne grusht celiku kte lloj soji.. ne ato llogore qe i di ti..
    nuku eshte pun votash se ja hengri vellai i mevlanit..
    eshte pun dizet e dishi e tujte..
    jan ato pritat ndaj xhepit e qorrit.. eshte bashkpjesmarrja ne pushkatimin makaber te ramizesë se gjore.. jane te qenit bashke te ketire sojeve dikur ne pushkatimet e pas se ashtu quajturit clirim..e me vone farketuar neper plenume e hetuesira.. ne dajaqe e poshtersira.. e qe tani se fundi u kurorezua ne bashkpunimin ne fushat skafizmo-gratacielizem--tenderizem.villajdutoizem..

    keto aulonet ne te tille batak jan molepsur e mbire e zhvilluar..
    nuku u del atyre kurre.. zhuli..

    cdo te mire nestor..

    ..

  3. #23
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ...

    ahu tha qazimi lene mren dreqin se qeka bo komunist tha.. se jo ca muj tha po dhe i jav tha me nejt me komunista dhe un bohem komunist..

    keshtu thot komedia.. se historia eshte gje tjater o nestor..

    ...
    ..
    edhe mue qe s'jam pri vlone po m'qohet mishi kokerr prej qfar shkruhet ma siper ...

    ni gjo nuk jam i sigurt, e s'kom muj me e gjet ... ai salis ka bo ma shum kamunista per vedi para vitit 90, apo mbas vjetit 90 ...

    e paska pas thon mir ai qazimi i mulletit (sipas drames kamuniste) ... ta ka msue mir partia

    se atona i di fort mir ti bizhdile e salis ...

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar më parë nga J@mes Lexo Postimin
    Nuk dua te paragjykoj aspak, por kjo tendence e vajzave apo djemve te rinj te njohur apo te panjohur, vipa ose jo per tju futur politikes e per tu vendosur ne radhet e nje partie, duke mos pasur asnje lidhje me politiken ose minimalisht nje eksperience fillestare ne politike, me ben te mbeshtes idene se sot, nje individ qe ka ambicie e kerkon te ece perpara apo deshiron te bej karriere, duhet me patjeter te perlyhet me politike e te behet pal me njeren nga partite e medha.



    Ti mendon se vetem ne shqiperi ndodhin kto gjera????.Gjithe andej!
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Akoma me nje jevge merreni mo, si puna Ciljetes?
    Albania Uber Alles

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Tungjatjeta Brari
    I dashur patriot une i di te gjitha ato qe me thua ti.Vite me pare kam shkruar ne nje forum si ky ketu per te gjitha ato qe me permend ne kete postim.Por te garantoj se une nuk kam aspak lakra miku im.Une jam i djegur e perveluar per veten time nga ata sypalare e funderrina te qytetarise vlonjate,jo shume larg por me 1985.Ne qenien time nuk ka mbeturina,por vetem urrejtje per diktaturen dhe sherbetoret e bindur te saj.Ketu ku jam, gati 11 vjet larg qytetit tim te dashur i gjykoj gjerat pak me ndryshe me me objektivitet e me me pjekuri.Keto qe tregon ti kane ndodhur sic thua ti,por Saliu veproi me shume vonese miku im.Meksi ishte me i zgjuar se Saliu,kur propozoi qe ne Vlore te shpallej gjendja e jashtzakoneshme.Vlora dhe gjithe Shqiperia do kish shpetuar.Ata maskarenjte qe mblidheshin tek monumenti te paguar nga Brokajt nuk do te ishin shtuar,por nuk do t'ua mbante b***a te livadhisnin.Revolta greko-komuniste do te ish mbytur qe ne lindje.Pra doktori eshte pergjegjes per cka ndodhi me vone.Une e di dhe i njoh edhe se kush ishin studentet e UIQ ne greve urie.A e di ti Brari se atje kish edhe femije te te perndjekurve politike,te cilet mendonin se do te fitonin kapital politik nga perkrahja e greves.Po deshe t'i them edhe me emra.Ndersa e shoqja e Edmir Graboves hengri nje plumb qorr e jo se dikush donte te vriste nje grua.Une e kam mik Edmirin.Ai nuk e rruajti fare percka i ndodhi,pavaresisht se i ka vendosur ate emer hotelit apo lokalit quaje si te duash.Une di edhe kete qe qytetet perendimore,sidomos Italia eshte e mbushur me pinjoll komunistesh te rrezikshem,pinjoll te korruptuarish qe sorollaten ketyre qyteteve,pa pune duke lehur neper forume per parajsen e humbur nga baballaret e tyre mafioze.Jane shumica bile.Ndonje kosovar qe futet ne keto ujra qellon hava!Por duhet te dish,qe midis ketyre djemve dhe vajzave ka edhe si puna jote e si puna ime qe nuk jane dakord me disa veprime te S Berishes.Nuk e besoj qe edhe ti te jesh dakord qe F mediu te dale i pa lagur nga historia vrastare e Gerdecit.Nuk e besoj qe ti te jesh dakord qe paret e hedhura ne Rrugen Durrres-Kukes te mos hetohen se si jane shpenzuar.vetem nqse je perfitues nga qeveria e S Berishes mund ta mbrosh korrupsionin!Por nuk e besoj nje gje te till.Pastaj ne nuk duhet t'i mbysim zerat kritike nga cdo krahe qofshin kur kane te drejte.Lufte klasash nuk duhet te bejme kunder nje femije sic eshte AuLoNa,sepse do na kaloje jeta si dikur.
    Miku im nuk e di ku jeton,por ne boten demokratike qeverite kritikohen gjithmone,askush nuk i mbron ato.Po rriti taksat,po uli mirqenien e popullit,mbas 4 vjetesh e hedhin me kembe perpjete.Ndenji 12 qeveria laburiste ne BM,por vitin tjeter ajo nuk do te votohet nga britaniket,sepse ka ngritur taksat gati 45%.Une e paguaja shtepine me 1999 £ 64 ndersa tani e paguaj £ 103 ne jave. Do vijne konservativet,por nqse ata bejne ngritje taksash nuk e kane te gjate,mbas kater vitesh do te humbasin dhe jo me 12 vjet ne opozite por ndoshta do te rrijne 16 vjet.Edhe shqiptaret keshtu duhet te veprojne.Ata duhet te emancipohen e jo te jene me turma laramane pa koke e bisht qe yxhym shkojne per te votuar pa mend ne koke.
    A te kujtohen ato mbledhjet e grupseksioneve te PD neper lagje?besoj i mban mend se si shpreheshin njerzit.Po keshtu bente edhe partia jone kundershtare,sepse njesoj si ne jane edhe ata.Une i kujtoj ato kohe,sepse kam drejtuar nje seksion te PD ne kohen me te veshtire 1997-qershor 1999.Po te them kaq se kur u bene votimet per Kushtetuten qe kemi tani,une isha nenkryetar i komisionit te qendres se votimit,kryetar ishte vellai i Uran Xhafes nje ish oficeri liruar,bashkpuntor i bandes se Z C.Sekretar ishte po nje socialist.Votimet beheshin tek shtepia e Z Caushit tek Shk 15 Tetori ne Cole 20m larg shtepise se kriminelve.Moter e vella te Z C ishin ne dy qendra ne katet poshte meje kryetar komisinesh.Te jatin e Z C bashke me disa pleq te tjere komunist une i nxorra jashte,sepse u kryqezuan e po pinin duhan sikur ish kafene ne ate klase ku ish qendra ime e votimit.Ata qellimisht i sollen aty per presion karshi meje.Une pezulloova votimin.Ju thashe komunistve o keta jashte o votimi nuk mund te vazhdoje.Iken si langaraqer me bisht ne shale.Edhe polici i QV me shikonte me inat kur i kerkova ndihmen per te dale jashte.Antari komisionit qe ishte me mua nuk erdhi nga frika.Keshtu qe ngela vetem.Nuk mund te shkoja per ujet e holle beje hesap ti.Njehere qe u largova me hodhen shume flete ne kuti,por une ju thashe se me pare do te numerohen firmat dhe aq flete do t ejene te vlefshme.Shume legena qe nuk e kishin emrin ne liste erdhen dhe me benin presion per te votuar.I them policit largomi keta qelbaniker se ndryshe do te flas me S Berishen tani.Vellai i zanit ai legeni qe kish klubin perballe shtepise se tyre erdhi e me tha ngaqe nuk ju eci me mua,se beme gabim qe nuk te vrame ty.Une aty isha i thashe pse nuk e bete.Nuk ua ka mbajtur,sepse e dinit qe vellezrit e mij nuk do t'ju linin te gjalle i thashe.Nuk po e zgjase sepse miqte e mij forumiste mund te merziten,por harrova te te them sepse edhe italiani i OSBE ne Vlore me beri presion qe t'i lija te votonin njerzit edhe pse nuk e kishin emrin ne liste.Keto qe me thate ne kete erresire, sepse na fiken dritat kur po numeronim votat, si perfaqesues i OSBES do t'ja raportoj S Berishes iu drejtova pipinos.Une them per te miren tuaj tha,por do apo nuk do ti projektkushtetuta do te votohet perfundoi ai dhe iku nga syte kembet.
    Pra qendra ime e votimit doli 28 % pro. dhe 72% kunder.
    Sic dihet ne shkalle vendi projektkushtetua u perkrah nga shqiptaret.Mbas votimeve ne nje mbledhje te PD ne Skele erdhi Y Vejsiu dhe F Xhaferi per t'u njohur me punen e ne perfaqsuesve te PD ne komisione.Shume nga miqte e mij me thane se kishin bere leshime.Po na pyesnin me radhe. Sa doli qendra jote mu drejtua mua ministri i sotem nga Vlora F Xh(qe per turpin e tij nuk dinte qe I Qemali ish prehur ne Vlore qe me 1919) gjithe inat,sepse kishim debatuar dikur.Me avash i thashe se nuk ta kam friken.Tek une doli 28 % i thashe.Po i tha I Mersini kryetar i PD atehere.Te tregova kete histori te me njohesh sadopak.Por me nje sy tjeter i shikoj problemet tani miku im Brari.Atje ku ka te drejte Saliu une i jap,atje ku nuk ka i jap nje ''grusht fytyres''.Ky jam une Brari,qe t'i me thua se kam lakra.Lexoi pak me vemendje ato qe them per 1985-n.Shqiptaret po te mendonin kaq pak sa une ndoshta nuk do te gabonin si perhere!
    GEZUAR VITIN E RI 2010!
    Ndryshuar për herë të fundit nga nestorp : 30-12-2009 më 09:52

  7. #27
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ti mbushesh mendjen e betonizuar bizhdiles se salis eshte mision i pamundur ... e ka prere mendjen mbrapsht ... e ka detire ... e ka se eshte bizhdile e nakatosur ...

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nestor miku..

    do te te lexoj me vone me qetsi sepse shkrimet e tua jan histori e vertete..

    dujsiv.. po ti cke..

    ti je me altin arapin e me caushnë e me rucnë.. o derzi..
    nejse.. po sna the qe sna the ke do ti ta bec kryeminister..

    gjinushne apo erion velinë..
    he trego..
    apo do brace bizhgen?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 30-12-2009 më 12:05

  9. #29
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ti qenke bizhdilja ... thenk jue ...

    kur te me thuaç se ciles fe i perket salis, dhe cilin ka per perendi ai, ahere do te them ...

    ti don me na mbushe mendjen se vetem ni bizhdile ka ne Shqiperi per kryeminister ...

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    ti qenke bizhdilja ... thenk jue ...

    kur te me thuaç se ciles fe i perket salis, dhe cilin ka per perendi ai, ahere do te them ...

    ti don me na mbushe mendjen se vetem ni bizhdile ka ne Shqiperi per kryeminister ...

    Tung shqipe Kosove!
    Te me falesh por nuk jane gjykime keto qe bene ti.Pavaresisht shume te metave ai Sali Tropoja ka bere edhe shume gjera te mira!Dhe nje person qofte ky kryeminister apo president,duhet gjykuar me te mirat dhe te metat e veta!Berc-vercet jane te panevojeshme.Nqse ke kapacitete urdho e shprehu!
    Thanks

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •