Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    2 korrik 1990 - 2 korrik 2010!

    2 korrik 1990 - 2 korrik 2010!


    Gati 20 vite me pare, shqiptaret shperthyen muret rrethuese te ambasadave te huaja, ne kerkim te lirise, ne kerkim te nje jete me te mire, ne kerkim te nje endrre per te levizur lirshem.

    20 vjet me vone, pritet qe shqiptari te mos kaperceje me mure, te mos marre me detet dhe malet, por pritet qe ai te ndihet nje qytetar i lire europian.




    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 26-12-2009 mė 17:02

  2. #2
    2 Korrik 1990 - Hyrja ne ambasada

    Dy korriku ėshtė kthyer tanimė nė njė datė pėr tė pėrkujtuar djemtė dhe vajzat, gratė dhe fėmijėt qė kėrkuan tempujt e shpresės duke hyrė nė ambasadat e huaja, sepse pikėrisht nė kėtė datė ėshtė realizuar njė pėrleshje e ashpėr ndėrmjet njerėzve tė thjeshtė dhe strukturave policore tė diktaturės.

    Por, nė fakt, hyrja nėpėr ambasada kish filluar dymbėdhjetė ditė mė parė, mė datė 20 qershor, kur autobusi fizarmonikė me targė TR 00301, i drejtuar nga shoferi Bujar Alikaj, ndaloi rastėsisht pranė mureve tė ambasadės greke. Mė pas, mė 23 qershor, skoda LIAZ e drejtuar nga Fatos Kaceli shpėrtheu portėn e ambasadės italiane, ndėrsa tė nesėrmen, rreth orės 18.00, skoda e drejtuar nga Kastriot Mano ēau mes pėr mes murit tė ambasadės gjermane duke e shembur atė. Pas datės 20 qershor deri nė 6 korrik ka pasur kapėrcime muresh thuajse nė tė gjitha ambasadat e huaja, ku veēohet kapėrcimi i ambasadės turke, me anė tė makinės sė plehrave qė nė njė farė mase konsiderohej njė spektakėl. Pėrveē ambasadės kineze dhe kubaneze, tė cilat nuk i pranuan bujtėsit, duhet thėnė se tė gjitha ambasadat e tjera reflektuan njė bujari dhe mikpritje, e cila nuk duhet tė harrohet nga politika e sotme shqiptare. Hyrja nėpėr ambasada vazhdoi gjithashtu edhe pas datės 2 korrik, por kjo hyrje ėshtė bėrė lehtėsisht nėn vėzhgimin e policisė, e cila pėr disa ditė rresht kishte marrė urdhėr tė mos reagonte mė.

    10 - 20 qershor, plane tė dėshtuara

    Pas Popajve legjendarė tė ambasadės italiane, tentativa e parė pėr kapėrcimin e mureve u bė nė ambasadėn greke dhe gjermane. I pari qė tentoi tė kapėrcente muret e ambasadės greke ishte njė banor nga Narta e Vlorės, tė cilin policėt arritėn ta kapnin pikėrisht ndėrsa pėrgatitej tė gjente tangjenten fatale tė lartėsisė sė murit, dhe duke e tėrhequr me forcė, pasi e shtrinė pėrtokė, e goditėn rrufeshėm me grushte dhe shkelma derisa i ra tė fikėt. Akoma edhe sot nuk ėshtė bėrė ende publik emri i njeriut nga Narta pėr tė cilin muri qė kishte ėndėrruar si limit shpėtimi u kthye papritur nė njė qeli burgu ose nė njė mur pushkatimi. Gjithashtu, njė tentativė grupi pėr tė hyrė nė ambasadėn gjermane kishte dėshtuar. Duhet shėnuar se ato ditė thuhej qė nė "ambasadėn franceze ka mundur tė hyjė njė njeri", por kjo gjė qarkulloi nė formėn e legjendės, pa u konfirmuar ndonjėherė saktėsisht. Gjatė kėtij dhjetėditori u synuan edhe disa ambasada tė tjera nė rrugėt mė tė pėrshtatshme, por pa rezultat.

    Goditja e parė, 20 qershor

    Autobusi fizarmonikė me targė TR 00301, i drejtuar nga 30-vjeēari Bujar Alikaj, mė datė 20 qershor tė vitit 1990 nė orėn 07.40, pasi kishte ēuar nė punė gratė punėtore tė xhenios, u drejtua pėr tek ambasada greke, duke ndaluar nė murin anėsor tė saj. Brenda, pėrveē Bujarit, ishte edhe Edmond Vokshi, i cili pas njė tentative pėr kapėrcim kufiri nė Tropojė, sė bashku me gruan shtatzėnė dhe djalin e vogėl, ishte dėnuar me dhjetė vjet burg. Ndėrsa gruaja me punė korrektonjėse. Pasi hapėn kapakun e sipėrm tė autobusit, ata kapėrcyen murin rrethues, duke u bėrė kėshtu dy banorėt e parė tė kozmosit tė ndaluar deri atėherė. Mė 28 qershor nė ambasadė hyri edhe gruaja e Mondit sė bashku me fėmijėt. Por, si u pėrgatit aksioni i hyrjes. "Njė ditė mė parė unė isha takuar me Leonidhėn (shefi i sigurimit tė ambasadės) nė hotel 'Dajti', ku e kisha parashikuar pėr herė tė dytė pikėsynimin tim pėrfundimtar. Pasi mė parė e kisha takuar te pishinat, - thotė Bujari. - Nė kėtė takim tė dytė Leonidha mė tha se 'pėr t'ju dorėzuar, nuk ju dorėzojmė kurrė, por data e nisjes suaj do tė varet nga rrethanat e zhvillimeve tė mėvonshme'. Kėshtu, tė nesėrmen, me tė mbėrritur nė ambasadė, dy tė rinjtė morėn kontakte me personelin dhe gjithēka u rakordua brenda pak minutave. "Ndėrkaq, nga territori i ambasadės gjermane kapėrcyen dy tė rinj tė tjerė, Ardi dhe Bimi, tė cilėt pasi kaluan murin rrethues tė gjermanes, u hodhėn pėrsėri pėr tek grekja, - thotė ai. - Ambasadori gjerman mbėrriti menjėherė nė ambasadėn greke duke na thėnė se kush dėshironte tė qėndronte tek ai, mund tė vinte menjėherė, por ne na premtuan nė ambasadėn greke pėr kushte tė mira, banesė dhe punė sapo tė vinim. Kėshtu qė qėndruam tė gjithė atje". Ndėrkaq, nė kryeqytet kjo ngjarje bėri njė bujė tė jashtėzakonshme si te njerėzit e thjeshtė, ashtu edhe nė instancat qeveritare. Mbahet mend se nė Teatrin Kombėtar, ndėrsa po vihej afishja qė paraqiste shfaqjen e njė komedie tė re, njėra nga aktoret mė tė njohura tė vendit, Eva Alikaj, u tha me zė tė lartė organizatorėve: "Hiqeni fare afishen e komedisė, sepse tani tė gjithė shqiptarėt janė duke vuajtur fatin e tyre tė zi dhe ata nuk mund tė detyrohen tė qeshin pėrpara kėsaj gjendjeje".

    23 qershor, sulm mbi ambasadėn italiane

    "Nė orėn 22.00 njė tjetėr ngjarje e bujshme ndodhi nė ambasadėn italiane, kur skoda LIAZ e drejtuar nga Fatos Kaceli shpėrtheu portėn e hekurit duke u futur nė mjediset e brendshme tė saj. Nė kėtė makinė ndodheshin, pėrveē shoferit Burhan Kalaja, edhe Gėzim Tota, Ilia Miri, Luli e disa tė tjerė. Nė fakt LIAZ-i kishte tentuar njė herė shumė orė mė parė, por kishte ndėrruar destinacion pėr shkak se pėrpara portės qėndronin ulur disa policė, tė cilėt mund tė rrezikonin jetėn duke pėrfunduar nė rrotat e makinės. Pas ngjarjes nė ambasadėn greke, kjo ishte njė iniciativė qė tronditi rėndė sistemin e kohės. Unė kisha biseduar mė parė me pėrfaqėsues tė ambasadės dhe me njė gazetar, tė cilėt mė kishin siguruar se nuk do tė na dorėzonin," ka thėnė pėr kėtė ngjarje njėri nga protagonistėt e saj, gazetari Luan Laze. Ndėrsa Burhan Kalaja, nė letrėn qė i dėrgonte dy ditė mė parė Bujar Alikajt nė ambasadėn greke nėpėrmjet Leonidhės, shkruan se kėto ditė do tė hyjnė patjetėr nė ambasadėn italiane, sepse ky sistem duhet shembur.

    Thasė rėre dhe qingja nė tokėn gjermane

    Pa u lėnė frymė strukturave tė shtetit tė organizoheshin, mė 2 korrik muri i ambasadės gjermane u shemb nga njė skodė nė tė cilėn ndodheshin rreth 20 veta, burra, gra dhe fėmijė. Pėrpara turirit tė makinės ishin vendosur thasė rėre, ndėrsa sipėr saj, nė formėn e ushqimeve paraprake, kishin marrė edhe disa dele. Megjithėse gjithēka ishte planifikuar me hollėsi, ndodhi qė muri rrethues nuk ishte mur me tulla teke, por dopio. Kėshtu qė pas goditjes sė tij, shumė nga tė pranishmit u gjakosėn nė fytyrė dhe nė trup. Ashtu tė gjakosur ata kapėrcyen murin e shembur, duke shėnuar kėshtu kuotė tė re pėr shembjen e diktaturės. Duhet thėnė se brenda nė ambasadė ndodhej njė grup tė rinjsh, pasi Ivi sė bashku me shokėt e tij kishin kapėrcyer murin mė parė.

    Arratisje me makinėn e plehrave

    Nė ambasadėn turke arratisja u krye nė mėnyrė spektakolare, nėpėrmjet makinės sė plehrave. Duke pastruar plehrat e qytetit, njerėz tė veshur si punėtorė tė komunales zbarkuan nė ambasadėn turke duke shėnuar njė tė papritur tė re. Mė pas, sė bashku me tė ardhurit e tjerė qė kishin hyrė mė parė, Koli, Mondi, Ganiu, Fredi, Ardi etj. ata morėn vizat tranzit pėr nė Greqi dhe natėn e fundit fjetėn nė hotel "Arbėria", ku duke pritur mėngjesin nuk vunė gjumė nė sy.

    2 korrik, luftė para ambasadave

    Hyrja mė 2 korrik u realizua nė orėt e mbrėmjes nėpėrmjet njė pėrleshjeje tė vėrtetė midis njerėzve qė donin tė iknin dhe forcave policore, qė kishin marrė detyrė tė ndalonin me armė hyrjen nė ambasada. Nė kėtė pėrleshje pati edhe shumė tė plagosur, por qarkullojnė fjalė edhe pėr njė numėr enigmatik tė vdekurish. Nga ana tjetėr, njerėzit e policisė arrestonin pjesėmarrės tė ndryshėm dhe i fusnin nė makina, tė cilat nxitonin nėpėr rrugė, por edhe sot e kėsaj dite asnjėri nuk e di destinacionin e tyre. "Unė shikoja qė nga kangjellat e ambasadės greke kėtė luftė tė vėrtetė dhe mund tė them se njerėzit plagoseshin prej zjarrit policor ose goditeshin fizikisht me grushte dhe shkelma, pastaj ngarkoheshin nėpėr makinat ushtarake tip IFA, por nuk e di ku pėrfundonin," thotė njė pėrfaqėsues i trupit diplomatik. Nė dėshmi duhet shtuar se dy kameramanė tė policisė sė fshehtė filmonin tė gjitha fytyrat e pjesėmarrėsve nė kėtė pėrleshje.

    2 ditė mė pas

    Ishte dhėnė njė urdhėr tjetėr, me anė tė tė cilit tė gjithė ata qė donin tė hynin ishin krejtėsisht tė lirė pėr ta bėrė kėtė gjė. Madje, nėn sytė e policisė njerėzit ngjiteshin dhe zbrisnin prej kangjellave, duke u kthyer nė shtėpi pėr tė ngrėnė drekė ose pėr t'u lėnė ndonjė porosi pjesėtarėve tė tjerė tė familjes. Kishte edhe raste kur njerėzit qė kalonin andej rastėsisht, pa ndonjė dėshirė pėr t'u futur nė ambasada, ngacmoheshin prej policit pėrkatės: "Nė qoftė se do tė hysh, kapėrce nga pjesa anėsore e murit".

    Pasojat e familjarėve

    Babai i Bujarit, Ymer Alikaj, kishte qarė vetėm njė herė nė rininė e tij, atėherė kur fashistėt gjermanė kishin bastisur zonėn dhe kishin vėnė para murit tė pushkatimit disa pjesėtarė tė familjes. Pėr herė tė dytė Ymeri qau fshehurazi mė 21 qershor, jo aq pėr heqjen e teserės sė partisė, sesa pėr faktin qė idealet komuniste qė kishte mbrojtur kishin shkatėrruar perspektivėn e jetės sė fėmijėve tė tyre nė atė masė saqė nė semaforin e viteve '90 nuk dukej asnjė dritė jeshile. Pėrveē kėsaj, ingranazhet e diktaturės qysh mė datėn 22 qershor pėrjashtuan nga puna si mėsuese fshati nė Vlorė motrėn e Bujarit. Gjithashtu, me familjet e Fatosit, Kastriotit, Burhanit, Edmondit, Fredit, Ilirit etj. ndodhi e njėjta gjė: pėrjashtim nga puna dhe akuzė e rėndė pėr njollosje biografie. Mbledhjet qė dukeshin sikur ishin harruar disi, rifilluan pėrsėri nė kėtė periudhė me njė intensitet tė paparė. Nga kupola komuniste ishte dhėnė njė urdhėr i prerė pėr masat ndaj familjeve tė tė i****e: pėrjashtim nga partia dhe largim nga puna nė rastet kur bėhej fjalė pėr funksione ose punė intelektuale, por me sa duket ishte tepėr vonė qė diktatura tė kamuflonte kafshimin e saj tė helmuar. Kjo sepse familjarėt, pasi dilnin nga mbledhjet e organizatave ku ishin pėrjashtuar pėr shkak tė veprimit tė fėmijėve, papritur takoheshin nė rrugė me njerėz tė thjeshtė, tė rinj ose tė vjetėr, qė i pyesnin "Si ėshtė djali?" dhe u jepnin zemėr: "Mos u mėrzit, im bir ka vendosur tė futet nesėr nė ambasadė".

    Trajtimi...

    Nė ambasada kishte njė dyndje tė jashtėzakonshme. Kuptohet qė vėshtirėsia ishte mė e madhe pėr furnizimin me ushqime, por ato ambasada ku kishte njė numėr mė tė kufizuar, kushtet konsideroheshin mė komode. Kėshtu, nė ambasadėn gjermane dhe italiane kishte mė shumė probleme nė ndarjen e ushqimeve, por duhet thėnė se pėrkushtimi i personelit tė mbetur (njė pjesė e madhe e punonjėsve tė ambasadave ishin larguar) ishte nė shkallėn maksimale. Ndėrsa nė ambasadat turke, franceze, greke, ēeke etj. ishte mė e lehtė pėr tė pėrballuar tranzicionin e pritjes dhe ndonjėherė ndodhte qė refugjatėt e ambasadės greke ndihmonin tė afėrmit nė ambasadėn fqinje me cigare, ushqime etj., por kjo ndodhi vetėm pėr njėfarė kohe, sepse pastaj nuk na lejonin mė - thotė Edmondi. Dita gjithsesi ishte mė lehtė pėr t'u kaluar, kurse nata mė e vėshtirė. Ndodhte qė natėn policia e fshehtė shqiptare ngjitej nė kangjellat e ambasadės duke u folur individualisht njerėzve qė qėndronin aty. "Arbenit i ka vdekur nėna", "Iliri ka motrėn tė sėmurė" , ose "Dilni, sepse ata kanė vendosur t'ju bėjnė sapun, njėlloj si dikur nė kampet e pėrqendrimit" etj. etj. Pėrveē kėsaj, ndonjėherė vinin njerėzit e shtėpisė tė nxitur nga shteti, tė cilėt u bėnin thirrje tė afėrmve pėr tė dalė. Nė tė gjitha rastet ne ishim tė vendosur tė qėndronim, por kishte ndonjė qė edhe dilte pėr arsye tė ndryshme, - thotė Edmondi.

    Finalja Gjermani-Argjentinė

    Ndeshja finale Gjermani-Argjentinė pėr herė tė parė nė kryeqytetin sportdashės tė Shqipėrisė u pėrcoll me njė interes tė paktė nėpėr familje. Zėrat e njerėzve ishin mekur plotėsisht nga zhvillimet e fundit dhe shumė pak e kishin mendjen te futbolli. Kur u shėnua goli i gjermanėve, tek-tuk u dėgjua ndonjė britmė entuziazmi, sepse kryeqyteti jetonte orėt e tij mė tė vėshtira. Por pikėrisht qė nga ambasada gjermane papritur oshėtinin zėrat e tė ngujuarve qė thėrrisnin "Gjermani, Gjermani". Dhe nė ēastin e golit ky entuziazėm arriti kulmin. Atėherė njerėzit qė banonin nė qendėr dolėn nė rrugė dhe mė shumė sesa ndeshjen e futbollin dėgjonin oshėtimat e tė ngujuarve, me shpresėn e kotė se mund tė dallonin zėrat e tė afėrmve. Atė ditė i gjithė kryeqyteti shqiptar ishte me skuadrėn e Gjermanisė, po nė atė masė sa ē'mund tė ishte me Italinė, Greqinė, Francėn, Ēekinė, Turqinė etj., po qe se do tė luanin nė finale.

    Lamtumirė, do tė kthehemi!

    Nė mėngjes, qė pa gdhirė dita, autobusėt u ngarkuan me refugjatė duke u nisur drejt Durrėsit. Njerėzit e tjerė, familjarė ose tė afėrm, kishin bllokuar trotuaret e rrugės Kombinat-Plepa, duke pritur pėrfundimin e enigmės, por papritur u dha njė urdhėr qė autobusėt tė kalonin nga rruga tjetėr drejt Durrėsit, duke parakaluar Laprakėn. Me gjithė kėtė devijim, edhe ato pjesė tė rrugės ishin mbushur plot e pėrplot me familjarė tė tė i****e. Nė Maminas autobusėt janė ndalur pėrreth ēerek ore. Gjatė kėsaj ikjeje refugjatėt hiqnin bluzat, orėt, unazat etj. tė cilat i hidhnin rrugės me ndonjė mbishkrim tė thjeshtė, si "Nėnės sime si kujtim", duke shkruar gjithashtu ndonjė adresė. Ndonjėherė thonė se nė Tiranė, ku ashtu si kudo ekzistojnė vjedhjet dhe plaēkitjet, po tė humbi diēka nuk e gjen kurrė mė. Por atė ditė ndodhi krejt ndryshe. Atė ditė kur kombi kishte humbur njė pjesė tė ndėrgjegjes sė tij, sendet e tjera apo florinjtė nuk kishin vlerė. Atė ditė nuk humbi asgjė, sepse tė gjitha sendet mbėrritėn brenda ditės nė destinacionet e adresuara. Njerėz qė trokisnin nėpėr dyer pėr tė sjellė sendet e gjetura, pėshpėrisnin me lot nė sy fjalėt: "Kėrkoja njė shenjė tė tim biri, por gjeta njė letėr tė djalit tėnd dhe duke e shtrėnguar nė gjoks, qava njėlloj si pėr fėmijėt e mi". Ndėrkaq, nė portin e Durrėsit njerėzit e policisė shihnin me urrejtje tė rinjtė qė largoheshin. "Ikni, por tė paktėn mos flisni kundėr pushtetit," tha njėri prej njerėzve tė policisė. "Deri tani kemi dėgjuar se si keni folur ju, ndėrsa tani ka ardhur koha tė flasim ne pėr tė thėnė tė vėrtetėn," ėshtė pėrgjigjur atje Ilir Demalia.

  3. #3

  4. #4

    Basha: Shqipėria pėrfundoi plotėsimin e kritereve pėr heqjen e vizave

    Basha: Shqipėria pėrfundoi plotėsimin e kritereve pėr heqjen e vizave

    27-12-2009

    Nė njė intervistė mediatike, ministri i Brendshėm Lulzim Basha konfirmon se teknikisht Shqipėria i ka plotėsuar tė gjitha kushtet e Komisionit Evropian, pėr heqjen e regjimit tė vizave, e se pritet veē verifikimi formal i ekspertėve dhe marrja e vendimit final. Ministri deklaron se shqiptarėt do tė pėrfitojnė heqjen e regjimit tė vizave nė fund tė 6-mujorit tė parė tė 2010-s, por nuk pėrjashtohej as ndonjė mundėsi pėr pėrshpejtimin e kėtij afati

    Nė cilėn fazė gjendet Shqipėria pėr tė pėrfituar edhe ajo nga politika e Bashkimit Europian pėr heqjen e vizave?

    Nga ana teknike, presim dy misione tė Bashkimit Europian pėr tė verifikuar dy blloqe tė tjera, pas verifikimit qė u bė nė mes tė Dhjetorit pėr bllokun e sigurisė sė dokumenteve. Ky verifikim, nė bindjen e ekspertėve tanė kaloi jashtėzakonisht mirė. Ndėrsa nga ana politike, mund t’ju them qė, sot, Shqipėria ka plotėsuar tė gjitha kriteret themelore pėr heqjen e vizave dhe, nė aspekte tė caktuara, nė pėrmbushjen e kėtyre kritereve, ėshtė mė e avancuar sesa tre vendet e rajonit, tė cilat kanė pėrfituar tashmė nga procesi i liberalizimit tė vizave. E them kėtė, sepse sistemet tona janė mė tė reja, mė moderne se sistemet e fqinjėve tanė. Kėtu e kam fjalėn pėr sisteme tė tilla si Regjistri Civil Elektronik i shtetasve, i pasaportave biometrike, sistemi i integruar i kontrollit tė kufijve, sistemi i analizės sė informacionit kriminal dhe disa sisteme tė tjera qė janė instaluar kohėt e fundit dhe kanė pėrparėsi teknologjike mė tė lartė se sistemet analoge nė tre vendet e lartpėrmendura.

    Tė gjitha kėto sisteme qė pėrmendėt lidhen mė tė paktėn tre prej blloqeve, qė pėrbėjnė kriteret pėr liberalizimin e vizave. Ju si do ta analizoni ecurinė e Shqipėrisė nė pėrmbushjen e kėtyre kritereve teknike?

    Sa i pėrket sigurisė sė dokumenteve mund t’ju them se Shqipėria sot ka ritmet mė tė larta tė prodhimit tė pasaportave biometrike nė rajon. Aktualisht, kemi nje shifėr prej 350 mijė aplikime. Me kėto ritme, nė mars Shqipėria do tė jetė vendi me numrin mė tė lartė tė pasaportave biometrike nė rajon. Pasaporta jonė biometrike ėshtė mė e avancuara si model, krahasuar me ēdo vend tė rajonit, madje krahasuar edhe me modele tashmė funksionale nė Bashkimin Europian. Ndėrsa sistemi i lėshimit tė pasaportės biometrike ėshtė absolutisht nga mė tė sigurtėt dhe sistemet e sigurisė sė prodhimit tė pasaportės biometrike janė nga mė tė avancuarit, sot pėr sot, nga teknologjitė botėrorė. Pėrsa i pėrket integrimit tė kėtij sistemi me sistemin e kontrollit kufitar, ky integrim ka ecur jashtėzakonisht shpejt. Sot, pikat e kalimit kufitar anembanė vendit, komunikojnė drejtpėrdrejt me Qendrėn Operacionale nė Tiranė, nėpėrmjet Sistemit tė Integruar, TIMS, komunikojnė me njėra-tjetrėn, komunikojnė me dy vija kontrolli dhe operojnė si njė ndalesė e vetme nė bashkėpunim me shėrbimet e tjera kufitare, siē janė dogana apo shėrbimi fitosanitar. Nė tė njėjtėn kohė, pavarėsisht se nuk parashikoheshin si detyrime pėr liberalizimin e vizave, kėto pika tė kalimit kufitar janė tė pajisura me tė gjitha sistemet moderne tė vėzhgimit, siē janė ato tė kamerave on-line qė funksionojnė 24 orė, tė leximit automatik tė targave, tė ndėrlidhjes sė drejtpėrdrejtė me Interpolin, ēka ėshtė e mundshme nga ēdo pikė e kalimit kufitar tė Republikės sė Shqipėrisė brenda njė kohe rekord prej jo mė shumė se dy sekondash. Kjo bėn tė mundur verifikimin e identitetit, tė legjitimitetit tė dokumenteve tė udhėtimit apo automjeteve qė qarkullojnė nėpėrmjet kufirit shqiptar. Pra, mund tė them se kėto dhe shumė aspekte tė tjera, siē ėshtė Qendra Ndėrinstitucionale Operacionale Detare, qė bėn integrimin e komandės sė Rojės Bregdetare me operacionet policore tė kufirit blu, pra tė marinės, tė doganave etj, e rendisin sot Shqipėrinė, jo vetėm nė listėn e vendeve qė kanė pėrmbushur plotėsisht kriteret pėr liberalizimin e vizave, por ndėr vendet me masat mė tė rrepta, me sigurinė mė tė lartė tė afrueshme nė vendet e Europės Juglindore dhe tė zonės “Schengen”.

    Por, siē do tė thoshin kritikėt e qeverisė, veēanėrisht Partia Socialiste, ne, sot, jemi tė fundit bashkė me Bosnjėn nė procesin e liberalizimit tė vizave. Keni njė pėrgjigje pėrse shqiptarėt janė tė fundit?

    Ne jemi nė pėrputhje tė plotė me premtimin e bėrė shqiptarėve se shqiptarėt do tė lėvizin pa viza nė hapėsirėn “Schengen” nė vitin e parė tė mandatit tonė tė dytė. Kontributi qė kjo mazhorancė dhe mazhoranca e kryeministrit Berisha ka dhėnė nė kėtė proces ėshtė i padiskutueshėm. Ne kemi mundur, qė, nė njė kohė fare tė shkurtėr, tė rikuperojmė me vendet e tjera tė Ballkanit Perėndimor njė hendek tė jashtėzakonshėm qė u krijua si rezultat i tetė viteve tė keqqeverisjes socialiste. Brenda njė kohe rekord arritėm tė themelojmė Regjistrin Elektronik Civil tė shqiptarėve, i cili u premtua tetė vjet me radhė nga socialistėt dhe nuk u realizua. Pa kėtė Regjistėr nuk mund tė prodhonim asnjė dokument tė besueshėm identiteti. Ne arritėm tė koncensionojmė procesin e pasaportave biometrike dhe letėrnjoftimeve elektronike, qė sot janė mė modernet, mė tė mirat, jo vetėm nė Ballkanin Perėndimor, por nė tė gjithė zonėn “Schengen”. Arritėm tė krijojmė njė regjim kufitar, i cili sot krahasohet me ato tė zonės “Schengen”. Pra, mbyllėm njė hendek tė krijuar nė tetė vite nga keqqeverisja socialiste, por edhe njė hendek, tė krijuar nga paraardhėsit ideologjikė tė atyre qė sot anatemojnė kėtė proces jetik pėr shqiptarėt. Dihet shume mirė qė Shqipėria arriti nė stacionin e vitit 1990 me njė hendek tė pakrahasueshėm me ēdo vend tjetėr tė rajonit. Mund tė themi se viti 2009 ka shėnuar ritmet mė tė shpejta tė Shqipėrisė drejt plotėsimit tė kritereve pėr liberalizimin e vizave. Opozitės dhe zėrave kritikė do t’i thosha qė tė japin njė kontribut pozitiv nė kėtė proces. Deri mė sot i kemi parė tė lobojnė aktivisht kundėr liberalizimit tė vizave nė Tiranė dhe nė Bruksel, pasi e cilėsojnė kėtė projekt dhe realizimin e tij si njė sukses ekskluziv tė Kryeministrit Berisha apo tė mazhorancės tė udhėhequr prej tij dhe jo si njė domosdoshmėri pėr tė gjithė shqiptarėt, pavarėsisht prej pėrkatėsisė sė tyre politike. Ju bėj thirrje tė heqin dorė nga praktikat bizantine tė lobingut intensiv kundėr kėtij procesi, qė ėshtė pėr tė gjithė shqiptarėt, pavarėsisht bindjeve tė tyre politike, Nė tė njėjtėn kohė, u bėj thirrje tė hedhin njė hap pozitiv nė drejtim tė elementėve kryesorė tė procesit. Nuk kemi parė akoma asnjė drejtues tė lartė tė PS-sė tė bėjnė qoftė edhe njė thirrje tė hapur publike pėr pajisjen e qytetarėve me pasaporta biometrike apo tė shkojnė t’i marrin vetė kėto pasaporta. Pra, duke mbajtur njė qėndrim refraktar dhe kompleksiv ndaj kėtij procesi, opozita shqiptare, Partia Socialiste, jo vetėm qė nuk jep shembull pozitiv, por, qartėsisht, ka njė kompleks negativ ndaj procesit tė heqjes sė vizave.

    Pasi tė merret vendimi pėr liberalizimin e vizave, a do t’i duhet njė qytetari shqiptar tė paraqitet sėrish nė zyrat konsullore pėr ndonjė dokument tjetėr, nė mėnyrė qė ai tė udhėtojė drejt zonės “Schengen”?

    Pajisja me njė pasaportė biometrike ėshtė i vetmi kusht. Pra, me njė pasaportė biometrike, ēdo shqiptar i drejtohet pikės kufitare tė vendit, nė rrugė tokėsore, detare apo ajrore dhe lėviz i lirė drejt zonės “Schengen”.

    Mund tė bėni njė parashikim se kur do tė ndodhė kjo? Njė parashikim politik dhe teknik...?

    Parashikimi ynė politik ėshtė se vendimi merret brenda 6 mujorit tė parė tė vitit tė ardhshėm. Dhe, shumė shkurt pas kėsaj, shqiptarėt do tė mund tė lėvizin tė lirė, pa asnjė pengesė nė zonėn “Schengen”.

    Teknikisht ėshtė gjithēka nė rregull?

    Teknikisht mund t’u them me bindje tė plotė, si Ministėr i Brendshėm, se Shqipėria, sot, ka plotėsuar tė gjitha kushtet. Dhe nė disa prej kushteve, kemi ecur me pėrpara se vendet qė, tashmė, kanė pėrfituar nga liberalizimi i vizave. Tani presim vetėm verifikimin.

    55

  5. #5
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Une kam qene ne ambasaden franceze.Kur na ndaluan ne Maminas pame disa fshatare qe dolen nga misrat dhe disa kishin arme.Na shkoi mendja se do te na ekzekutojne dhe do te thone se "populli ndeshkoi tradhetaret".Por fatmiresisht sic morem vesht me vone ndalesa ishte bere per shkak se nje autobuz kishte difekt.Nuk do ti harroje ato fytyrat e ngurta te ushtareve dhe policeve ne portin e Durresit.Ishte nje ndjenje sureale, sundonte nje heshtje varri.Sapo hipen ne tragetin Orient Star filloi te binte shi.Pak nga pak dritat e pakta dhe te zbehta te bregut shqiptar u zhduken.Nuk na besohej qe po iknim per ne France.Nuk mund te shpjegohet ajo qe ndjenim.Nje gezim i madh per lirine por edhe ankth per familjet qe kishim lene prapa.E pabesueshme ka qene dita kur ne tirane u hodh busti i Enverit.Ne ishim jashte hotelit tek lulishtja kur nje ish i denuar politik vjen me vrap drejt nesh dhe qeshte dhe qante ne te njejten kohe.E hodhen qenin, e rrexuan qenin, e rrexuan bustin e Enverit.Ne u sulem me vrap drejt televizorit per te pare me syte tona ate qe po ndodhte ne Shqiperi.Lajmet e dhane gjate gjithe dites skenen e rreximit te bustit.Mund ta kem pare me dhjetra here ate skene ate nate dhe ne ditet qe vijuan.Nuk kishte gezim me te madh.

  6. #6
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    ja bom gati Sali Berishes ne.

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    po valla...

    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    ja bom gati Sali Berishes ne.
    po valla ti ja bone gadi sales....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •