Promotori i boksierit Kreshnik Qato dhe Presidenti i Kompanisë, "YLDON", zoti Ylli Ndroqi është prezantuar sot si Presidenti i ri i Federatës së Boksit Profesionist. Në fjalën e tij, zoti Ndroqi tha se ndihej i privilegjuar që Federata e zgjodhi President . "Ndihem i privilegjuar që Federata më zgjodhi President. Do doja të isha korrekt me anëtarët e bordit dhe asamblesë që më zgjodhi president që të çoj para boksin shqiptar në gjithë ringjet e Evropës dhe botës", u shpreh ai. Presidenti i RTV "Ora News" tha se tashmë krahas medias dhe biznesit do të mbështesë shumë edhe boksin. Zoti Ndroqi theksoi se do të koordinojë punën bashkë me drejtorin teknik Hamdi Uka. Presidenti i ri i Federatës së Boksit Profesionist, Ndroqi vlerësoi punën e ministrit të Turizmit, Kulturës , Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri për ambjentet për stërvitjen e boksierëve. "Vlerësoj punën e ministrit Xhaferri për ambjentin e mirë për të stërvitur dhe bërë një palestër moderne në stadiumin "Qemal Stafa"", pohoi ai. Në ditën e prezantimit të tij në krye të Federatës së Boksit Profesionist, Ylli Ndroqi deklaroi se për herë të parë do sjellë në Shqipëri në boksin profesionist edhe vajza. "Për herë të parë do fus në boksin profesionist edhe vajza. Ftoj të rinjtë që kanë pasionin e boksit të stërviten në këtë ambjent me kushte bashkohore", shtoi ai. Zoti Ylli Ndroqi u shpreh i sigurt se Federata e Boksit Profesionist do ketë sukses jo vetëm në Shqipëri, por në Evropë dhe botë. Ndërkohë që në fjalën e tij, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve , Ferdinand Xhaferri tha se ishte kënaqësi që ishte i pranishëm në zgjedhjen e Ylli Ndroqit si President i kësaj Federate. "Shpreh vlerësim dhe mirënjohje për punën e zotit Ndroqi për boksin", deklaroi ai. Ministri Xhaferri garantoi mbështetjen që do japë ministria që ai drejton për 2010-ën për Shoqatën e Boksit Profesionist. "Qeveria ka planifikuar rritje të fondeve me 60% për sportin", shtoi ai. Ministri Ferdinand Xhaferri vlerësoi zotin Ndroqi si një model në kontributin që ka dhënë
Krijoni Kontakt