Banditi punisto-mafioz Edvin Rama ka bere hatane e rradhes : ka hedhur ne gjyq kryeministrin Salibei Berisha me sebepin se ky i fundit paska shpifur. Sipas Berishes, Edi Rama eshte kreu i Mafias ne kryeqytet. (ne rrethet jane te tjere krere mafioze por qe emrat i di vetem kryeministri)
Ne akt-padine e dorezuar ne prokurori personalisht nga Rama kerkohet provat dhe faktet qe mbeshtesin akuzat e kryeministrit se kreu i bashkise dhe i PS, na qenka edhe kreu i Mafias. Trepunesimi nuk eshte ne natyren time pertace u tha Rama te pranishmeve.
Nderkohe neve, Keshilli i Ministrave jemi teper i indinjuar per kete mynxyre te Edi Rames. Sepse Berishen, vertet qe i ftohur nga moti mund ta kete zene ndonje kolle e shpifur, por qe te kete shpifur kurrsesi asesi.
Faktet qe Rama ka lidhje me Mafian vertetohen nga kompjuteri i tij ne zyre ku eshte zbuluar nga qeveria se ai ne orar te punes luan Mafia Wars ne Facebook.
Dhe gjithmone aty merr rolin e kreut duke vrare dhe masakruar te pafajshmit.
Kete e verteton edhe fotoja e Rames mes mafiozeve e cila po publikohet per here te pare.
Keshilli i Ministrave i jep afat 24 ore Edi Rames te terheqe akt-padine ndaj te paditurit dhe te na beje me dije per kete. Ne te kundert ne do te publikojme edhe foto te tjera.
Per te kuptuar se sa poshte ka rene Edi Rama duke u perpjekur te cenoje figjuren e paster te kryeministrit, ju ftojme te lexoni dicka mbi vepren e tij ne aktivitetet te tij, por duhet ta gjeni vet.
Ruaj Lidhjet