Alda merini, Erosi eshte jeta...
E takojmė Alda Merinin, pikėrisht nė momentin qė ajo do tė shpėrngulet pėr tė shkuar me banesė diku tjetėr, nė njė shtėpi mė tė madhe, siē thuhet shpesh, kėndej nė zonėn verilindore tė qytetit, dy hapa larg sheshit Duomo tė Milanos. Na prźt njė erė e gjėrave tė vjetra dhe zėri i saj i bezdisur ēfarė doni na thotė, me gjithė kėto gjėra nėpėr kėmbė skemi ku hymė.
E mbėshtetur nė njė shkop, na udhėheq drejt njė salloni dhe mė tė hyrė ne largohen si krejt papritur zogj, tė cilėt ēukasin dromca pranė pianos.
Nė dhomė ka libra nė ēdo sipėrfaqe horizontale, pianoja e mbyllur, njė kuti plot me rroba mbush hapėsirėn qė tė nxjerr nė terracė. Muret janė plot me piktura dhe fotografia, qė tregojmė profilin e saj, ajo e veshur veēse me njė varėse dhe njė peliēe, ajo me Karla Fraēin, ajo me tė bijat, ajo teksa merr ēmime. Profili i saj nė njė skulpturė me terrakotė, e harruar diku nė njė mobilie. Tavolina e stėrmbushur me gjithēka; cigare tė fikura, mbetje ushqimesh, shishe vere, insekticid, banane tė forta.
Pas njė manovre tė vogėl, mė nė fund arrijmė tė ulemi dhe fillojmė tė flasim, ndėrsa nė derė shohim tė shfaqet zonja qė na ishte pėrgjigjur qėparė nė citofon.
Atėherė unė po iki mėrmėrit flasim sonte dhe largohet.
Nė njė poezi keni shkruar: Poetit nuk i duhet lavdia e Zotit/por vetėm lavdia/qė ėshtė reflektim i largėt/e zemėrim hyjnor. A mund tė na i shpjegosh domethėnien e kėtyre vargjeve?
Poeti ndjehet i trazuar nė jetėn tokėsore, e kėrkon tė shkojė nė njė jetė mė tė qetė. Kujdesi gazetaresk e shqetėson.
Po zemėrimi hyjnor?
Ideja ime ėshtė se Zoti e krijoi njeriun nė njė moment zemėrimi, sepse njeriu ėshtė urrejtje, nuk ėshtė dashuri, me gjithė kėtė ligėsi qė ka pėrreth. Dashuria ėshtė njė gjė krejt e thjeshtė: njeriu preferon tė jetė urrejtje, pasi e bėn mė mirė.
Por ju ndėrkohė keni provuar dhe shumė dashuri
Kam provuar dashuri Pikėrisht dje pata kėtu njė zonjė qė ishte e martuar qė prej dymbėdhjetė vitesh: i shoqi ishte larguar me njė tjetėr dhe nuk po ua tregoj lotėt e asaj zonje, mė pyeste se si mund tė shndėrrohet njė dashuri nė urrejtje? Kur e pyeta priftin, ai mė tha se kjo ndodh kur ska vlerėsim pėr tjetrin, dhe kjo ėshtė e vėrtetė: kur njeriu ska mė vlerėsim pėr tjetrin Nė fund tė fundit edhe Zoti i tha Abrahamit shko merre djalin dhe vrite, kjo nuk dihet se ēfarė lloj dashurie ėshtė, pasi nga jeta tokėsore Atij nuk i interesonte aspak djali i Abrahamit
Sa i takon ndėrhyrjes sė histeroktomisė, jeni shprehur: Pasi hoqa mitrėn, si krejt papritur mu larguan sintomat e sėmundjes mendore. Mendoj se ka njė lidhje mes tyre. Ēfarė keni dashur tė thoni me kėto fjalė?
Jo pėr sėmundjen mendore, jo. Kisha shumė hemorragji, prandaj bėhesha gjithnjė e mė e dobėt. Nė ēmendi i sterilizonin njerėzit, deri nė atė pikė sa tė mund tė mos bėnin fėmijė, se pastaj do miratohej ligji i birėsimit, pastaj edhe nuk donin prova tė shtatzėnive: njė rrėmujė e vėrtetė. Mua mė ka bėrė mirė, pasi isha e sėmurė.
Po sipas jush ekziston njė lidhje mes amėsisė dhe vuajtjes?
Amėsia ėshtė vuajtje, njė gėzim i dhimbshėm. Nga i dashuri edhe mund tė ikėsh, por nga njė fėmijė nuk mundesh dot.
Si i kaloni zakonisht ditėt?
Po, ashtu si mė vijnė. Tani jam e kushtėzuar nga kėto operacione nė brinjė: nėse mundem ngrihem, nėse jo, rri, por gjithsesi pėrpiqem tė lėviz.
Ngrihet nė kėmbė dhe na tregon njė tė shenjė tė gjatė nė anėn e djathtė tė brinjėve, plaga e luftės, siē e quan, duke zbuluar kėshtu kėmbėt.
E dini, zonja Merini, qė keni ende kėmbė tė bukura?
Ulet dhe shpėrthen nė njė tė qeshur tė fuqishme, me fytyrėn e fshehur mes duarve.
Pse qeshni? Po mendoj se tė tjerėt jua kanė thėnė kėtė shumė kohė para nesh.
Jo, por po mendoj...kohė mė parė, atėherė kur mė filloi sėmundja, thirrja njė zonjė pėr tė mė fėrkuar me Lasonil pėr dhimbjen dhe ajo nė njė moment mė thotė po jo nuk paskeni pėr be asnjė qime!...epo!
Vazhdon e qesh edhe pėr pak, po aq bubullishėm si qėparė.
Ėshtė e vėrtetė qė ju i kujtoni tė gjitha poezitė?
Pak a shumė po. Le tė themi se jam e frymėzuar. Nuk shkruaj nė tavolinė.
Pra ėshtė dikush qė shkruan pėr ju...
Po, sepse kam njė shkrim tė tmerrshėm, kėshtu nėse i shkruaj unė, do tė duhet ti rishkruajnė: prandaj ėshtė mė mirė ti shkruajnė direkt. Pastaj, pikėrisht pėr kėtė, poezitė mė dalin mė thjeshtė.
Kur ju e thoni poezinė, a ju vjen sė bashku me muzikėn?
Pak a shumė. Mė vjen krejt natyrshėm, por kjo bėn pjesė nė kulturėn qė ka secili brenda vetes. Ajo qė vlen tė poeti ėshtė kultura...por pėr fat tė keq kėta poetė tė shkretė shkojnė e vriten...sepse mund tė mos jesh e denigruar pėr bukurinė, pėr talentin, qė ėshtė diēka e rrallė, qė nuk e kanė tė gjithė, tė tjerėve kjo gjė i bezdis. Fillojnė e thonė pse nuk jam e bukur si Merini? Pse nuk jam i aftė si Kostanco?, sepse, nėse do tė kishin modestinė mė tė vogėl, do ta kuptonin se nėse Konstanco ka ndonjė talent, atėherė do ti shfaqet nė ndonjė gjė tjetėr. Pėr shembull, si zonjė shtėpie unė nuk vlej asgjė. Njerėzit nuk e kuptojnė qė talenti ėshtė diēka krejt tjetėr: njėri mund tė jetė i zoti pėr tė shkruar poezi ose ndoshta jo...
Zilia tregon mjaft injorancė e mbi tė gjitha, kur njeriu nuk i pranon kėto gjėra, ato qė i ka dhėnė Zoti...ose prano qė ti je mė lart se unė, ose tė bėj tė qindtat deri nė ēmendi, deri sa tė vdesėsh...
Ju jeni xheloze?
Shumė. Jam temperament shumė xheloz. Rrallė mė ndodh tė nevrikosem, ndoshta njėherė nė vit, por kur mė ndodh...sepse kur njė i mirė bėhet i keq bėhet tmerrėsisht i keq...unė jam shumė e duruar.
Na kėrkon qė tė heqim nga muri njė kornizė qė ka brenda njė kolazh me fotografia, nė tė cilat duket sė bashku me vajzėn Barbara.
Ja, - thotė, kjo ėshtė ime bijė, e shihni? Janė shumė tė bukura vajzat e mia, kanė sy vrasės, ajo i ngjan mė sė shumti tė atit...kėto janė dashuritė e vėrteta...
Pėrveē vajzave, a jeni e dashuruar?
Jo, unė nganjėherė shkoj deri nė delir...ende dashurohem dhe nė rastin tim, duke u nisur edhe nga mosha, janė pasione tronditėse, edhe sepse nuk mund ti realizosh. Poeti ėshtė si prifti, arrin tė sublimojė: poeti, edhe nėse do tė ishte e mundur, preferon ti kėndojė dashurisė se sa ta jetojė, edhe sepse ta jetosh ėshtė njė rrezik, e nė kėtė rast gjithnjė tėrhiqesh mbrapa.
Pra, poeti qėnka, paksa frikacak?
Jo nuk ėshtė frikacak. Nėse dashurohem pas teje dhe bėjmė dashuri, ėshtė diēka e pėrkohshme qė mė vonė nuk i intereson mė njeriu. Por nėse tė kushtoj njė faqe poezi ti je e pavdekshme: pra, ti, ēfarė preferon, tė bėsh dashuri me mua apo tė jesh e pavdeshme nė njė libėr? E di qė dashuria ėshtė mish, por, nėse unė e di qė tė hash njė pjatė me pastashutė mė bėn keq dhe mė pas bėhem e sėmurė, pėrpiqem tė mos e ha, edhe pse e dėshiroj aq shumė. Ta konsiderosh nevojėn pėr eros nė njė plan mė tė lartė, nuk e bėjnė tė gjithė...duhet tė arrish ta mundėsh, sepse edhe ndjenjat...i kanė tė gjithė; apo jo? I ka dhe gjyshja ime, por nėse ajo nuk i ka mė ndjenjat, ajo thjeshtė ėshtė e vdekur. Sigurisht, ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn kam luftuar dhe sepse kėta pleqtė nuk e thonė: kanė frikė, njė turp qė nuk ėshtė real, sepse erosi ėshtė jeta.
Po ashtu ėshtė, por varet edhe nga kush ndizet ky eros?
Epo, unė kam katėr vajza, kjo ėshtė ajo qė mė rri mė afėr. Natyrisht qė e dua mė shumė, tek e shoh gjithnjė, tek e dėgjoj gjithnjė, pastaj tė tjerat janė xheloze, por ėshtė kjo qė vjen e mė lan kėmbėt, tė mė bėjė banjo. Ėshtė e qartė se afėrsia e saj ėshtė edhe erotike, ėshtė edhe njė afėrsi me mishin, me lėkurėn. Vajzat e tjera nuk e kuptojnė. Nėse kam njė tė dashur, qė vjen, shqetėsohet pėr mua, unė e dua sepse ėshtė edhe akt mirėnjohjeje, qė pėr shkak tė kėsaj nuk mund ta keqtrajtoj. Po nėse ky i dashur mė braktis, vuaj, sepse mė braktis njė mik, mė braktis njė njeri qė mė jep njė dorė, qė mė do shumė...qė ėshtė ndryshe nga dashuria: pasioni nuk ėshtė tė dua shumė, ta duash tjetrin do tė thotė tia duash tė mirėn atij, pra edhe pse tjetri e braktis, duhet ta mėsosh...ėshtė e vėshtirė, tė braktisin edhe fėmijėt pėr kėtė, prandaj nėna vuan...ėshtė e vėshtirė ajo qė mjafton pėr tė shkuar te poezia...por...poezia nuk tė jep bukė.
Nė tė vėrtetė, Valltare tė papaguara...
Valltare tė papaguara ėshtė njė titull qė e kam vendosur unė, botuesi mė pat thėnė Mos do tė thuash qė ne nuk paguajmė. Jo, thashė...Pastaj nuk mė erdhėn paratė dhe shkova nė kuesturė pėr ta denoncuar, atėherė mė detyrohej njė milionė...Mė pat thėnė i ke provat?, titullin, iu pėrgjigja valltare tė papaguara. E sheh se sa i zgjuar ėshtė poeti? Kuestura ėshtė diēka krejt tjetėr qė do prova, them po kėrkoji ti provat!; apo jo?
Nė poezitė tuaja ka mjaft ngjyra, pėr shembull, te poezitė Tokė e shenjtė mbizotėron ngjyra blu...
Sepse nė ēmendi kishin dritare tė mėdha nga tė cilat shihej njė copėz e madhe qielli...Mė pėlqejnė shumė ngjyrat, sepse kur isha gjashtėmbėdhjetė vjeē, ėshtė diēka qė e dinė shumė pak, isha e verbėr pėr tre vite me radhė, dhe kur pas ndėrhyrjes kirurgjikale, mi hoqėn fashot, kam riparė ngjyrat, dhe jam entuziazmuar. Tani shoh mirė, edhe pa gjyslykė, por atėherė, pas operacionit, kujtoj entuziazmin pėr ngjyrat. Ndoshta edhe sepse mė pėlqen piktura dhe i frekuentoj shumė piktorėt.
A keni pikturuar ndonjėherė?
Kur isha fėmijė, vajzė, mė pas e lashė.
Ishte njė rrugė tjetėr...
Rruga e dhimbjes, pėr tė cilėt mė duhet tė jem mirėnjohėse tim shoqi. Edhe Juda i dha rrugė krishtėrimit. Nganjėherė gjėrat negative, nėse shihet mirė pjesa e sė keqes...Im shoq ma ka mėsuar kėtė kalim tė tė dėshiruarve, tė tė pafajshmėve. Kam njohur idenė e braktisjes nga Zoti dhe fati...unė kam paguar, kanė paguar tė gjithė, ėshtė njėlloj si zhdukja e hebrejve...
Ndėrpritemi nga njė kalim i shpejtė i harabelave, qė fluturojnė lirshėm nėpėr shtėpi.
Kėta zogj thotė, janė me tė vėrtetė tė padurueshėm...hyjnė, hanė, dalin...po pėr ēfarė e kujtojnė kėta shtėpinė time?
E pas njė batute tjetėr, qeshim sėrish sė bashku. Pastaj bėjmė pyetjet tona tė fundit, sepse Alda Merini duket e lodhur dhe thotė se ka nevojė tė shtrihet pak.
Ēfarė ju ka dhėnė e ēfarė ju ka marrė poezia?
Mė ka marrė shumė kohė...jo, asgjė. E vetmja gjė qė duhet bėrė ėshtė qė tė mos mendosh tė bėsh para me poezi.
Po ēmimi Nobel do ju pėlqente?
Po si tė them, jo se e kam shumė merak, sepse nga jeta kam pasur pothuajse gjithēka. Duhet me tė vėrtetė tė provosh dhimbjen e ēmendisė pėr tė kuptuar atė se sa tė bukura ka jeta.
Zonja Merini ngrihet dhe na udhėheq nė korridorin e ngushtė qė tė ēon te dhoma e saj.
Ejani, thotė, dua tu tregoj diēka para se tė ikni. E shihni atė? dhe tregon njė dorezė qė lėkundet mbi shtrat qė i shėrben si ndihmė pėr tu ngritur.
Zogjtė e pėrdorin si shilarės. Ėshtė qesharake se si argėtohen me njė instrument torture; apo jo?
Mė pas shtrihet nė shtrat, ndez radion mbi komodinė nga ku fillon njė kėngė e Ornela Vanonit, qė sigurisht flet pėr dashuri.
Sa kėngė e bukur! na thotė vėshtrimi i saj, qė deri nė atė moment ishte tejet i vėmendshėm, pastaj bėhet i dobėt dhe i lehtė. Ndjenja qė provojmė ėshtė se jo ne, por ajo, qė qėndron atje e shtrirė, ka ikur atje, krejt papritur.
E lėmė Alda Merinin. Dalim nga dera e ngushtė e hyrjes dhe zbresim nga shkallėt tė shoqėruara nga zėri i Vanonit dhe fjalėt e dashurisė.
Milano 16 korrik 2004
Pėrktheu: Gilmana Bushati
milosao.
Krijoni Kontakt