-
Poezi Nga Alda Merini
Pėrktheu nga italishtja
Ben Meēe,
Bolonjė
RREZULTAT JOPREĒIZ
Pėr tė kuptuar sekretin
e njė zemre tė mallkuar,
dihet
nuk duhet njė kėngė e bukur,
as njė kėngė funebre
as njė kėngė haleluja;
gėnjeshtra ėshtė e dyshimtė,
mike e ngushtė,
ti ndodhesh nė njė cep
nė fund tė krevatit tėnd.
SANDALET
Ke harruar sandalet e dashur,
sandalet e tua tė preferuara,
i gjeti poshtė krevatit tim
pastruesi
duke fshirė nė mbrėmje
gjeti sandalet e tua;
hajde merri sandalet e tua e dashur
sandalet prej druri
sandalet prej druri biblik
hidhja nė fytyrė Atit
qė na ndau nga zemrat.
-
-
Poezi Nga Alda Merini
(1931-2009)
Pėrktheu: Skėnder Buēpapaj
TIM BIRI
Tė kam pėrftuar veē me mendimin bir
dhe nuk ke zbritur kurrė nė trupin tim si njė vesė e mirė.
Por je shndėrruar nė bletė punėtore, e ke pllenuar gjithė trupin tim
dhe nga ana ime jam bėrė biri yt, biri i mendimit tėnd.
Ndoshta, kur tė vdes, do pjell gjithė ėmbėlsinė qė ma ke vėnė nė shikimin e parė,
sepse, bir, tė kam vėshtruar gjatė, por nuk tė kam njohur kurrė.
Bir biri im i ėndėrruar, bir vetėm tė kam menduar
nuk ke zbritur kurrė nė trup si njė vesė e mirė
tė kam vėshtruar gjatė, por nuk tė kam njohur kurrė.
O BUZĖ, BUZĖ TĖ PAPULITURA E TĖ BARDHA
O buzė, buzė tė papulitura e tė bardha
nė trajtėn e bimės pendestare,
buzė tė papulitura brenda puthjes
nė protestėn e dhimbshur tė marrėzisė,
o buzė pa kohė
qė keni dashur njė burrė,
buzė qė nuk falin
hidheni protestėn jashtė njė dritareje.
O buzė tė Virgjines hyjnore,
qė kėndoni Engjėllin teksa afrohet,
ėshtė gati sekreti i madh,
vij e s'ka gjė qė mė ndal.
DJE E KAM VUAJTUR DHIMBJEN
Dje e kam vuajtur dhimbjen,
nuk dija se kisha njė faqe tė pėrgjakur,
buzėt prej metali tė ashpėr,
njė mungesė tė plotė horizontesh.
Dhimbja ėshtė pa tė nesėrme,
ėshtė njė turi kali qė bllokon
thembrat e fuqishme,
por dje kam rėnė poshtė,
buzėt e mia janė mbyllur
dhe tmerri ka hyrė nė gjoksin tim
si njė fishkėllimė e thellė
dhe burimet kanė pushuar sė lulėzuari,
uji i tyre i rėndė
ishte veē njė det dhimbjeje
ku fundosesha duke fjetur,
por edhe atėherė kisha frikė
nga engjėjt e pėrjetshėm.
Po nėse janė kaq tė ėmbėl dhe tė pėrhershėm
pse palėvizshmėria mė ngjall tmerrin?
ALBATROSI
Unė isha njė zog
me bark tė bardhė bujar,
dikush mė ka prerė fytin
pėr tė qeshur mbi mua,
s'e di.
Unė isha njė albatros i madh
dhe fluturoja mbi dete.
Dikush e ka ndalur udhėtimin tim,
pa asnjė lloj mėshire.
Por edhe shtrirė pėr tokė
unė kėndoj pėr ty
kėngėt e mia tė dashurisė.
BUZĖ JORDANIT
Orė tė humbura kot
nė kopshtet e ēmendinės,
lart e poshtė nėpėr hekura
egėrsuar nga lulet,
humbur tė gjithė nė njė ėndėrr
tė realitetit qė arratisej
hedhur prapa shpinave tona
nuk e di nga e cila kimerė.
Dhe pas njė takimi
ndonjė i sėmurė qesh
nė festat e rreme.
Kohė e humbur nė mendime vorbulluese,
tė mbėshtetura pėrtej hekurave
si dallėndyshe nudo.
Atėherė i kemi dėgjuar predikimet,
i kemi shumėzuar peshqit,
atje poshtė buzė Jordanit,
por Krishit nuk ishte:
nga bota na kishte ērrėnjosur
si barishte tė shėmtuar.
JAM DASHURUAR
Jam dashuruar
me flatrat e mia tė engjėllit,
me hojzat e mia qė thithin natėn,
jam dashuruar me veten
dhe trallitė e mia.
Njė branė qė gėrryen brenda gjerave,
apo ndoshta vashė e rritur
kam humbur tiparet e mia.
Si je nudo, dashuri,
nudo dhe pa mbrojtje:
unė jam kitara e vėrtetė
qė tė godit nė gjoks
dhe tė jep dridhje tė gjatė.
TI ISHE E VĖRTETA
Ti ishe e vėrteta, kufiri im,
rrjeta ime e dobėt,
por jam pėrplasur
kundrejt pemės sė tė mirės dhe tė keqes,
kam ngrėnė edhe unė mollėn
e gjithėpranisė sate
dhe jam boshatisur
nga ēdo lloj dije,
sepse ti ishe doktrina ime
dhe gjyryku i jetės sate
i lulėzonte tė gjitha trandafilet.
Tani ti je e ngatėrruar
me temat e errėta tė lirės
por mė kot e mbyt zėrin tėnd
nė rrėnjėt - spirale tė pemėve,
mė kot i vėrtit rėnkimet
thellė poshtė tokės,
sepse unė vij tė tė kėrkoj
e gėrryej bėrthamėn tėnde,
nėnė, kėrkoj nė shpirtėrat
atė mė tė qartin e mė tė vendosurin,
atė qė kishte sytė e tu
dhe zėrin tėnd tė ngrohtė
e trimėrinė tėnde tė ėmbėl
bėrė vetėm prej yjesh.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt