Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Femrat dhe meshkujt më me ndikim të vitit 2009

    Lista e emrave më të famshëm

    Çdo vit “MSN lifestyle”, përpilon një listë për njerëzit më me ndikim të vitit. Femrat që janë përzgjedhur për vitin 2009 i takojnë fushave të ndryshme të veprimtarisë jetësore, por që të gjitha ndajnë një gjë të përbashkët: të gjitha kanë bërë diçka që ka inspiruar dhe kurajuar pjesën tjetër të femrave në mbarë globin dhe kanë ndikuar në mënyrën se si jetojmë.

    Në këtë listë kryeson gjyqtarja e Gjykatës Supreme Sonia Sotomayer, e para latine dhe e treta femër që shërben në këtë post. E rritur në lagjen e Bronksit, një studente e shkëlqyer, fitoi bursën nga Princeton dhe u vlerësua me shumë medalje për studenten më të mirë nga kritika e universitetit të “Yale”.

    Femrat dhe meshkujt më me ndikim të vitit 2009
    Përktheu: Bruna Merko

    Oprah Winfrey

    Ka bërë një bujë të madhe në të gjithë titujt e vitit 2009, me deklaratën e saj, që do të tërhiqet nga televizioni në 2011. Adhuruesit, stacionet televizive dhe qyteti i Çikagos janë duke bërë pyetjen se çfarë do të bëjnë ata në mungesë të Oprah Winfrey.

    Angela Merkel

    E rizgjedhur por tashmë në postin e kryeministres së shtetit Angela Merkel, si e katërta lidere e ekonomisë botërore, ajo ka kredituar guiden gjermane nga recesioni dhe është femra e dytë që ulet në karrigen e G-8.

  2. #2

    Hillary Rodham Clinton

    Zonja e parë e shtetit një ndër më të popullarizuarat, që ka pasur Amerika. Senatore e shtetit të Nju Jorkut pranë presidencës ë SHBA-ve, është bërë e famshme mbase për shkak të përkushtimit aq të madh ndaj vendit pikërisht në postin që tani gëzon.

    Angelina Jolie

    Në vitin 2009, Jolie ishte renditur në top-10 e aktoreve më të mira. Gjithashtu është cilësuar si aktorja më e paguar në botë. Ndërsa është nominuar edhe në mesin e aktoreve më të mira për çmimin Oscar për rolin e saj në filmin “The changeling”.

    Ja dhe lista e meshkujve më të famshëm të vitit

    Barack Obama

    Ka arritur majat e popullaritetit me zgjedhjen Presidenti i parë me ngjyrë i Amerikës dhe së fundi me marrjen e çmimit Nobel për paqe për kontributin e tij të fuqishëm që ka dhënë në fushën e diplomacisë për marrëdhëniet paqësore ndërkombëtare.

    Jack Dorsey, Evan Williams and Biz Stone

    Janë treshja më e suksesshme në fushën e teknologjisë botërore. Ata kanë themeluar opsionin e quajtur mikroblog, një shërbim që lejon përdoruesit të dërgojnë dhe pranojnë mesazhe më me shumë se 140 karaktere.

  3. #3
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,220

    Michael Jackson

    Një ndër gjenitë e muzikës dhe njeriu më i përfolur i të gjitha kohërave Majkëll Xhekson, ishte në prag të mbajtjes së 50 koncerteve gjatë viti 2009 kur papritmas ndërroi jetë në moshën 50 vjeçare, 45 vite pas debutimit si vokalist i grupit Xheksons 5. I njohur si mbreti i pop muzikës ka ndikuar në muzikën dhe artistët e tjerë pasues.

    George Clooney

    I cilësuar si aktori më i mençur dhe më i respektuar, producent dhe regjisor i Hollivudit, Kluni është gjithashtu edhe një aktivist i jetës politiko-sociale, i cili ka shfrytëzuar famën e tij për t’u shprehur kundër luftërave dhe pikërisht kundër luftës në Irak dhe përfundimit të gjenocidit në Darfur.

    Dalai Lama

    Zyrtarisht lideri më shpirtëror dhe politik i popullit tibetian, Dalai Lama është bërë i njohur edhe për përkushtimin dhe pasionin e tij në lidhje me harmoninë dhe mirëkuptimin e religjioneve në botë.

  4. #4
    VETEVENDOSJE! Maska e Endri_UCK
    Anëtarësuar
    11-12-2009
    Vendndodhja
    Me Shqiponjat.
    Postime
    375
    Ja njeriu mo i sukseshem ne ballkan dhe me gjere dhe ter globin do te shtoja..

    e shifni me djers dhe me munde i arrihet gjithckaje qe balli te perpiqet te nxjerri djerse si po ashtu dhe ne tualet kur shkon nxjerr djerse
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Shqipëri, o jetëgjatë, ty të kemi mëmë e atë dhe për ty do të luftojmë gjersa të të trashëgojmë.

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA

    Fenomeni “Çiljeta”
    Nga Mero Baze

    Çiljeta më kujtoi fushatën e vitit 2005. Sokol Olldashi, atëherë kandidat i PD në Shijak, si të gjithë kandidatët ishte përfshirë nga moda e koncerteve me këngëtarët e rinj, që mbledhin njerëz në koncerte në kohë fushatash. Mes tyre ishte dhe Çiljeta. Siç ishte zakon, për shkak të pagesës, secili këngëtar, para se të fillonte këngën e regjistruar, thoshte dy fjalë për kandidatin, për shembull: “Votoni X, se për atë do të votoj dhe unë.” Edhe Çiljeta iu përmbajt kontratës dhe e tha këtë gjë për Sokol Olldashin. Dy ditë më pas, Agron Duka bëri po ashtu një koncert në Shijak. Po ashtu mori Çiljetën. Po ashtu ajo tha: “Votoni Agron Dukën”. Pati nga ata të shtabit elektoral që u mërzitën dhe kërkonin në telefon organizatorin e mitingut. Ai i ra shkurt zemërimit të shtabit: “Më falni, - tha, - po kontrata ishte për dy orë koncert, nuk ishte për gjithë jetën.”

    Tani Çiljeta është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD. Problemi i vetëm që shtrohet pas kësaj, nuk është as ekstravaganca e Çiljetës dhe as profesioni i saj i ri dhe i vjetër, por qiraja me të cilën është marrë kjo vajzë e re dhe e lirë për t’u përdorur si imazh i Partisë Demokratike, dy orë pas përfundimit të Kuvendit. I gjithë ky investim jopolitik nuk bëhet as për të respektuar Çiljetën dhe as për të tërhequr ndonjë votë prej saj. E gjithë kjo është sinjal i fortë dhe dëshpërues nga Sali Berisha ndaj kujtdo femre apo mashkulli në atë parti, që mendon se është duke bërë karrierë për shkak të aftësive të tij/saj politike apo përvojës që ka në politikë. Të gjithë ata duhet të kuptojnë se sa pak vlejnë.

    Ky është një sinjal së pari ndaj zonjës Topalli, predikuese të moralit, kundër lakuriqësisë dhe gjesteve ekstravagante, si parti e vlerave familjare. Çiljeta ka lirinë e saj dhe s’ka lidhje fare me ato çfarë zonja Topalli përpiqet të predikojë si katolike e devotshme, si grua besnike dhe politikane e përulur. Kjo është një shenjë e pafuqisë së madhe që ajo dhe lidershipi i PD kanë për të respektuar vlerat konkurruese dhe karrierën në PD. Jozefina Topalli ka një staf të gjerë këshilltaresh, disa prej të cilave me më shumë përvojë dhe se vetë zonja Topalli. Por ajo nuk ka fuqinë e duhur të forcojë dot asnjë prej tyre si femra dinjitoze dhe me përvojë në politikë për anëtare të Këshillit Kombëtar dhe është e detyruar të konkurrojë me “femrat e zhveshura” prej Edi Ramës, vetëm nga cilësia e të pasmeve në raport me Çiljetën.

    Ky është po ashtu një sinjal i trishtë dhe dekurajues për të gjithë ata intelektualë seriozë në atë parti, që përpiqen të prodhojnë politikë, të formojnë individualitete apo që përpiqen të shpëtojnë PD, qoftë dhe duke imituar një debat brenda saj. Për të gjithë ata “Pashai” i partisë ka vetëm një përgjigje, vlerësimin për çingijet e Oborrit.

    Por mbi të gjitha përzgjedhja e saj është një gjest i dëshpëruar që vjen nga sforcimi për të prodhuar një lajm rreth Kuvendit me çdo çmim. Në një Kuvend të partisë në pushtet, që u zhvillua në kulmin e krizës politike, nuk u dha asnjë lajm për zgjidhjen e saj. Në një Kuvend që u zhvillua në kulmin e krizës ekonomike, nuk u dha asnjë lajm për zgjidhjen e saj. Në një Kuvend që u zhvillua në kulmin e spastrimeve brenda PD dhe mungesën e rregullave të lojës, nuk u prodhua dot asnjë lajm për të provuar të kundërtën. I vetmi lajm i prodhuar është jopolitik dhe tërësisht i sforcuar dhe artificial, që nuk i shkon për shtat as jetës së varfër me botën femërore të Sali Berishës.

    Çiljeta, kjo këngëtare aq shumë e pëlqyer nga një pjesë thuajse jo-kulturore e shoqërisë, i duhet Sali Berishës, po ashtu për dy orë me qira, për dyorëshin e parë pas përfundimit të këtij Kuvendi dhe zgjedhjes së udhëheqjes së re të kësaj partie. I duhet, që njerëzit të flasin për të, të merren me të, ta lavdërojnë apo ta fyejnë, t’i vlerësojnë gjoksin dhe vithet ose t’ia shajnë ato, siç ua shan Jozefina grave të Ramës, dhe pas kësaj të harrohet që Kuvendi ishte një flluskë sapuni. Gjatë katër viteve Çiljeta është e lirë të mos e konsiderojë veten anëtare të Këshillit Kombëtar dhe as politikane, madje mund të shkojë dhe në koncertet e Edi Ramës. Është sërish me qira, sërish për dy orë, dhe e reja e vetme është se për këtë i ka shkuar në mendje Sali Berishës, si një Pasha i ri që ka nevojë të imitojë haremet, edhe pse nuk është i lirë të ketë Vasiliqinë e tij.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    do me fyt pyka i ngrati mero..

    mjeshter eshte..

    merua vete eshte bere pjese e haremit te edvinit bashke me te shoqen e flet per ciljeten..

    aiii bre shoki mero..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •