
Postuar mė parė nga
Albo
Problemi me kendveshtrimin tend, qe nuk eshte vetem yti por e gjen ne shume orthodhokse, eshte si pa dashur, ju e keni kthyer besimin e gjalle orthodhoks ne nje besim te vdekur, ne nje besim si ai judaik. Dallimi mes Judaizmit dhe Krishterimit eshte Perendia i dha popullit te tij te zgjedhur LIGJIN me anen e profetit Moisi. Dhe atij ligji jo vetem qe judenjte nuk e respektuan, por e kthyen ne nje mjet perfitimi duke e kthyer edhe Tempullin e Zotit ne Jerezualem ne nje treg matrapazesh. Kurse ne te Krishteret, nuk kemi ligjin, kemi Krishtin, Birin e Vetemlindur te Perendise qe mori mish e u be njeri dhe mori persiper qe jo vetem te na sjelli shpetimin qe ne nuk e fitonim dot vete, por na cliroi edhe nga barra e LIGJIT. Nese LIGJI i urdherimeve te Zotit dhene Moisiut, qe judenjte (e deri diku edhe muslimanet ndjekin sot), asnje njeri nuk do te shpetonte. Dhe Perendia nuk dha vetem Fjalen e Tij te misheruar, na dergoi dhe Frymen e Shenjte qe gjen strehe ne Kishe e na ushqen shpirtrat tane me ato dhuratat e shenjta e te mistershme te Kishes Orthodhokse, ne menyre qe edhe ne nje dite te behemi bij te hirit te Perendise.
Perse t'i shkruajta keto me lart?
Pasi edhe ju, si judenjte, e vini theksin tek "LIGJI", apo sic i quani: "Kanone te Kishes". Ne vend qe te sillni nder mend fjalet e Krishtit ju sillni nder mend "kanonet" e Kishes si nje menyre per te perligjur mentalitetin tuaj judaik e aspak te krishtere. Krishti cliroi trupin e shpirtin e nje protitute nga 7 demone. E kish emrin Mari nga zona e Magdalenes. Krishti shkoi si mik ne shtepine e taksambledhesit Zakeas, u ul e darkoi me njerezit me te pushtetshem e te uryer nga popullsia lokale. Cilat ishin fjalet e Tij kur farisejte i akuzuan dishepujt e tij se pse rabini i tyre ulet me keta njerez te pamoralshem? "I semuri ka nevoje per doktor dhe une nuk kam arrdhur qe te therras te drejtet, por kam ardhur te therras te padrejtet ne pendim!" A nuk ishte Sauli nje nga rabinet me te respektuar ne Izrael dhe persekutori me i hershem i te krishtereve ne Jeruzalem? Krishti iu shfaq Saulit ne rrugen per Damask dhe ai kryepersekutor u kthye ne Apostullin me te palodhur te tij qe derdhi gjakun e tij me koken e prere ne Rome ne menyre qe mijera pagane te mund te besonin e deshmonin besimin e vertete.
Sic benin farisjte 2000 vjet me pare beni edhe ju sot, duke dashur ti pengoni peshkopet e Kishes Orthodhokse te bejne detyren e tyre. Detyra e tyre nuk eshte te kujdesen vetem besimtaret e krishtere orthodhokse ne grigjat e tyre, eshte te ndajne Ungjillin me gjithe popujt e botes. Dhe nuk eshte vetem detyra e peshkopeve orthodhokse, eshte detyra e gjithe orthodhokseve, besimtareve te thjeshte. Kjo eshte ajo qe ne orthodhokset kemi humbur nga 500 vitet e pushtimit osman, kemi humbur e harruar misionin qe na caktoi Krishti: shkoni e predikoni Ugjillin e beni dishepuj ne mbare popujt e botes! Dhe jo vetem qe nuk e bejme kete gje, por edhe ne ato pak kontakte e perpjekje qe kleri orthodhoks ben me boten heterodhokse, do te dalin "farisejte" te bertasin: po na perdhoset besimi orthodhoks se nje peshkop orthodhoks deshmoi besimin dhe traditen orthodhokse ne takime nder-fetare.
Qe te kuptoni se sa i demshem e gabuar eshte ky mentalitet anadollak mes orthodhokseve (muslimanet reagojne ne te njejten menyre), duhet ti hidhni syte nga tradita judaike. Judenjte asnjehere nuk e ndajne besimin e tyre me boten. Ata asnjehere nuk perpiqen qe te ndajne besimin e tyre me popuj te tjere duke predikuar e ndare traditen e ligjin e tyre me boten. Jude lind e nuk behesh dot i tille. Ne ato te pakta raste kur nje jude marton nje jo jo-jude, ata do te pranojne dike qe i bashkohet besimit te tyre, por asnjehere nuk e shohin kete si mision te tyre. E di pse sillen ne kete menyre? Sepse kujtojne se ata jane "populli i zgjedhur i Perendise" dhe per ta vertetuar kete ata kane LIGJIN qe profeti Moisi iu zbriti nga mali. Per ta, ky besim e ky LIGJ i ben ata te bekuar e ndricuar, e pjesa tjeter e botes jeton ne erresire. Pra mentaliteti i tyre eshte mentaliteti i nje njeriu cingun: une kam drite dhe e fsheh ate nen rrogoze qe te mos te ndricohet edhe fqinji im; une kam bekimin e Perendise, por dua te kem per vete, nuk dua ta ndaj me njeri tjeter. Me ke te ngjan kjo sjellje? Mos te ngjan gje me ata orthodhokset e zellshem qe kujton se u ka rrene atyre barra e madhe mbi supe per te mbrojtur Orthodhoksine e Kishen Orthodhokse nga herezite e heretiket? Apo nuk kemi ne qindra peshkope e mijera prifterinj e dhiake te thirrur nga Perendia per te sherbyer ne Kishe, e paska ngelur Orthodhoksia ne duart e disa murgjve te pabindur ne Malin e Shenjte? A nuk jeni duke bere ju mekatin e gjykimit te vellezerve tuaj ne Krisht, mekatin e gjykimit te peshkopeve te Kishes?
Orthodhokset duhet te shkundin mentalitetet anadollake te trasheguara nga 5 shekujt e pushtimit osman e bashkejeteses me muslimanet. Sic thosh Shen Kozma Etoliani: "Bota njeh tre ligje. Ligjin e natyres se judenjve. Ligjin e mishit te trupit te muslimaneve. Ligjin e frymes se te krishtereve. E nga keto te treja, ligji me i veshtire per te mbajtur eshte ai i frymes!" E di perse Ligji i Frymes eshte me i veshtiri per tu mbajtur? Sepse ne te krishteret nuk mbajme vetem trupin pastert nga ushqimi qe fusim ne goje, sic bejne judenjte; nuk mjaftohemi as me ligjet e Islamit se cfare duhet te hash, cfare duhet te pish e sa gra duhet te kesh; por ne gjykohemi edhe per fjalen qe nxjerrim nga goja, pasi goja nxjerr ate se cfare fsheh zemra e secilit prej nesh.
Me shume se kurre, bota ka nevoje per besimin e vertete, Orthodhoksine. Me shume se kurre, heterodhokset kane nevoje te zbulojne Orthodhoksine. Jetojme ne nje kohe ku njerezit kane humbur jo vetem shpirtin e tyre, por po humbasin edhe mendjen. Po vihet ne pikepuetje edhe ekzistenca e njeriut, po sulmohet familja, po sulmohet institucioni me i vjeter ne historine e njerezimit, po sulmohet martesa. Njeriu i pushtuar nga fryma e se keqes po shkaterron e del kunder natyres se tij njerezore, po veteshkaterrohet. Dhe kur te gjithe ne te krishteret orthodhokse ta gjejme veten para Fronit te Krishtit e te pergjigjemi per mekatet tona, Krishti nuk do ta pergezoje qe ruajtem pa humbur besimin tone, por do te tregoje me gisht nga legjionet e njerezve qe e humben kete besim e do te thote: Po te ishit bij Perendie, po te ishit bij te Drites, por te ishit bij te Dashurise, nuk do ti linit keta njerez te humbnin shpirtin e tyre por do ti ndihmonit ata duke ndare me ta ate besim te vertete qe Une ndava me ju! Nuk mjafton qe ne te ruajme besimin e te trashegojme besimin orthodhoks. Ky eshte vetem hapi i pare. Hapi i dyte eshte te ndajme kete besim me fqinjin tone e me mbare popujt e botes. Kjo eshte sprova e dashurise.
Jo vetem qe duhet te bejme kontakte me heterodhokset, por duhet te bejme kontakt e dialogojme me te gjithe popujt e botes. Dhe kjo nuk eshte detyra vetem e peshkopeve e patrikeve te Kishes, kjo eshte detyra e secilit prej nesh qe i themi vetes te krishtere orthodhokse. Dhe nuk mjafton qe te luten vetem peshkopet e Kishes Perendise, te gjithe ne besimtaret e thjeshte duhet ti lutemi Perendise per Kishen Orthodhokse, sherbetoret e saj qe sherbejne ne Te, dhe per gjithe popujt heterodhokse qe te mund te zbulojne Orthodhoksine, Flaken e Shenjte te Perendise mbi toke. Pasi per Kishen Orthodhokse, nuk vendosin as peshkopet, as besimtaret e thjeshte, vendos Perendia dhe eshte Vullneti i Tij qe vepron me anen e Frymes se Shenjte ne Kishe per gjithcka. Detyra jone si te krishtere eshte te lutemi per Kishen e t'i lutemi edhe Zotit qe te na beje te denje ne mekataret qe te shohim Vullnetin e Tij kudo.
Albo
Krijoni Kontakt