Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Peja o qytet i bekuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2002
    Postime
    310

    Reflekse poetike pas 11 shtatorit

    Poetėt evropianė si Zbigniew Herberti, tė cilėn e pėrjetuan luftėn, lėshuan jehonėn mė tė zėshme dhe mė tė madhe gjatė kėtyre muajve. Poezia agonike (e shkruar nė gjermanisht) e Paul Celans-it pėr gėrmimin nė varret masive, ishte e trishtė dhe zemrimtare me Zotin, universi i tė cilit pėrmbante mundėsinė e varrezave

    Ngjarjet e 11 shtatorit krijuan bindje tė ndryshme, duke pėrfshirė edhe konceptin se poezia lirike krijon mė shumė qetėsim – edhe nėse jo ndonjė shpėtim aktual - gjatė kohėve katastrofike se sa, ta themi, shumė forma tė artit. Pas shkretimit ēdo familje u lut sipas shprehisė dhe zemrimit, duke shikuar lajmet, e pati edhe krijues qė lexuan poezi. Kėta krijues dėrguan e morėn me fakse internet nėpėr botė kopje tė poezive tė tyre brėnda disa javėve mė shumė se pėr vite tė tėra. Lexuesit ishin miqtė, bashkėpunėtorėt, kolegėt, por edhe gazetat. Njėkohesisht disa krijues u dėrguan poezi edhe personave konservatorė nė shtyp si edhe atyre mė demokratė. Poezitė e para, krejtėsisht nė mėnyrė tė natyrshme, ishin ato qė shprehnin zemrim, madje edhe tėrbim. Satiriku politik polak Zbigniew Herbert, qė ka goditur Bashkimin Sovbjetik, shprehu tėrbimin e vet ndaj ngjarjes. Nė “Pėrbindshi i z. Cogito-s”, ai paraqiti njė figure kalorsiake qė luftonte jo njė dragua, por njė armik tė padukshėm (“Kimera e asgjėsė”). Pėrbindshi i z. Cogito-s ngjason shumė me atė prapa sulmit kundėr Qendrės Tregtare Botėrore:

    ėshtė e vėshtirė tė pėrshkruhet
    pėrkufizimi i ikjeve
    i ngjan njė depresioni tė stėrmadh
    qė pėrhapet nėpėr vend
    qė nuk mund tė vihet
    nė maje tė penės
    me njė argument
    ose shtizė,


    Ne e njohim kėtė pėrbindsh vetėm nga “pesha e tij qė tė zė frymėn / dhe vdekjen qė sjell ai”. Tėrbimi qė njohėn shumė veta ndaj armikut tė padukshėm u mishėrua nė figurėn qesharake, pothuajse si tė Don Kishotit, tė z.Cogito-s qė ecė nė mėngjez:

    i pajisur me kujdes
    me njė objekt tė gjatė e tė mprehtė
    ai i bėn thirrje pėrbindshit
    nėpėr rrugėt e shkreta
    ai e ofendon pėrbindshin
    e provokon pėrbindshin_
    ai thėrret -
    dil more tuc i neveritshėm.


    Kėshtu, krijuesit, si tė gjithė tė tjerėt, ndėrsa shikonin nė ekranin e televizionit me shpresė tė ndonjė pamjeje tė Osama Bin Ladenit dhe Al Kaedas, ky kalorės nxirrte kokėn nėpėr
    mjegull, duke parė vetėm “hundėn e madhe tė asgjėsė”. Poetėt evropianė si Herberti, tė cilėn e pėrjetuan luftėn, lėshuan jehonėn mė tė zėshme dhe mė tė madhe gjatė kėtyre muajve. Poezia agonike (e shkruar nė gjermanisht) e Paul Celans-it pėr gėrmimin nė varret masive, ishte e trishtė dhe zemrimtare me Zotin, universi i tė cilit pėrmbante mundėsinė e varrezave:

    Kishte dhé brenda tyre dhe
    ata gėrmonin.
    Ata gėrmonin e gėrmonin kėshtu dita e tyre
    kaloi, kaloi edhe nata e tyre.
    Dhe ata nuk iu lutėn Zotit
    i cili, kėshtu ata dėgjuan, e deshi gjithė kėtė,
    i cili. kėshtu dėgjuan ata, e dinte tė gjithė kėtė.
    Ata gėrmonin dhe nuk dėgjuan mė asgjė;
    nuk u bėnė mė tė menēur, nuk thurrėn kėngė,
    nuk mendun asnjė gjuhė pėr vete.
    Ata gėrmonin.


    Kadenca e poezisė trumbeton ritualin e dhimbjes sė kėnduar nė varrim, tė zisė sė njė populli, por a mos ishte ajo shumė e errėt? Gėrmimi nė rrafshin e tokės, apo zero siē po quhet, ishte vetėm pak metra mė tej dhe ndoshta poezia mund tė bjerė tek dėgjuesit si njė goditje tjetėr. Siē e komenton krijuesja Mary Karr, qė edhe ia ka kushtuar shkrimin kėtij vėzhgimi, me pėrfundimin e saj poezia na kujton jo vetėm gėrmimin ndaj tė humburve, por edhe gėrmimin kolektiv nė histori, se si njė person nė dėshprim dhe vetmi gėrmon pėr tė shpėtuar dike tjetėr. Poezia pėrfundon me njė ēast tė zgjimit, zėri I njė unaze (rrethi) qė godet metalin kur njė qėnie njerėzore e arrin tjetrėn.

    O njėri, o askush, o asnjėri, o ti;
    ku ēonte rruga kur ajo tė ēonte askund?
    O, ti gėrmo e unė gėrmo, dhe unė gėrmo drejt
    teje,
    dhe nė gishtin tonė rrethi zgjohet.


    Pėr guximin e zjarrfiksve, tė cilėt goditėn
    gjithė popullin siē shkruan Mary Karr:

    Por pamja e njė njeriu tė formuar siē duhet
    duket jo vetėm nė fytyrėn e tij
    Ajo ėshtė edhe nė kėmbėt e gjunjtė e tij, ajo nė
    mėnyrė kurreshtare ėshtė nė vithet e byzylykėt
    e dorės
    Eshtė nė ecjen e tij nė mėnyrėn si e mban qafėn,
    si e pėrdredh belin dhe gjunjėt, rrobat nuk e
    fshehin...
    Marshi i zjarrfikėsve nė kostumet e tyre, loja e
    muskujve mashkullorė pėrbrėnda pantollonave
    tė pastėrt e rripave tė brezit,
    Kthimi i ngadalshėm nga zjarri, pushimi kur
    zilja bie pėrsėri papritmas dhe pėrgjimi pėr tė
    qenė gati,
    Qėndrimi i natyrshėm, i pėrsosur, koka e
    pėrkulur, qafa e lakuar dhe gatishmėria_
    Notojnė me notuesit, munden me mundėsit,
    marshojnė nė radhė me zjarrfikėsit dhe pushojnė,
    dėgjojnė, pėrllogarisin.


    Siē dihet, poezia, duke qenė mė ekonomike se proza, godet nė mendjen e njeriut me njė vale ndjenjeje dhe e lehtėson atė. Shkurtėsia e poezisė prek shumicėn e lexuesve kur fokusimi mendor qė kėrkohet nė prozė nuk mund ta bėjė. Poeti Philip Larkin njė herė ka shkruar se lexuesi e fut njė peni nė xhepin e poezisė dhe menjėherė fiton njė ndjenjė si shpagim. Vetėm poezia lirike mund tė parashtrojė njė vepėr artistike nė tėrėsinė e saj nė ēdo kohė dhe kudo. Dhe kjo bėhet me njė gjuhė tė zakonshme. Siē thekson Mary Karr-i, “ kur unė rri nė radhė pranė njė sporteli bankar, mund ta radhis njė sonet tė tėrė nė mendjen time dhe tė pėrjetoj njė vrull ngrohtėsie qė nganjėherė e shkapėrderdh mosdurimin tim si tė valvitej njė shkop magjik_ Alkimia e poezisė lirike begaton tek unė njė adhurim tė ēuditshėme tė papritur pėr botėn e qytetarėt e saj”. Poeti polak dhe i laureuari me ēmimin Nobel, Czeslaė Milosz, nė “Nė lutje” na ofron njė mėnyrė lutjeje nė mėnyrė mė jobesimtare:

    Ju mė pyesni se si tė lutem pėr dike qė nuk
    ėshtė mė.
    Gjithė ēka di ėshtė se tė luturit ndėrton njė urė
    kadifeje
    Dhe duke e kaluar atė ne ngrihemi si nga njė
    trampolinė,
    Pėrmbi peisazhet ngjyrė tė artė gruri
    Tė transformuara nga njė ndalim magjik i
    diellit
    Ajo urė ēon tek bregu i Ndrrimit
    Ku ēdo gjė ėshtė pikėrisht e kundėrt dhe ku
    ėshtė bota
    Zbulon njė kuptim qė ne me vėshtirėsi e kemi
    pėrfytyruar.
    Vė re: Unė them ne, atje, secili, veē e veē,
    Ndjen keqardhje pėr ata qė janė kthyer nė
    mish.
    Dhe e di se nėse nuk ka ndonjė breg tjetėr
    Ne po kėshtu do tė ecim nėpėr atė urė nėpėr
    ajėr.


    Xhejms Xhojsi ka thėnė njė herė se ,secili e fillon si poet, pastaj e kupton se kjo ėshtė tepėr e vėshtirė”. Poezia ėshtė gėzim. Ky gėzim rrjedh nga mrekullia dhe habia, edhe kur ngjarjet e gjendjet janė nga mė tė ndryshmet. Ngjarja e 11 shtatorit do tė jetė frymėzuese edhe nė tė ardhmen pėr shumė poetė e artiste tė ndryshėm nė tėrė botėn pėr madhėshtinė e veprave tė tyre.
    no respect whatsoever for authority - Richard Feynman.

  2. #2
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Kush i beri keto perkthimet? Te arrira, shume sikur te ishin bere ne shqip origjinalet.

Tema tė Ngjashme

  1. Shkrime nga Bahtir Hamza mbi ēeshtjen kombetare
    Nga Bahtir Hamza nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 24-02-2010, 16:59
  2. Thashetheme poetike
    Nga Loti i shpirtit nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 11-01-2006, 07:09
  3. Truri i sulmeve tė 11 shtatorit ka luftuar nė Bosnjė e Hercegovinė
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-08-2004, 19:35
  4. Endrra dhe lajthitje poetike
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 17-12-2002, 05:18
  5. Marrveshja e Ohrit do te zbatohet pas 15 Shtatorit ne Maqedoni
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-10-2002, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •