Pekin, 22 dhjetor - Një shtetas kinez është dënuar me 12 vjet burg pasi vrau dhe hëngri një tigër indo-kinez, kafshë shumë e rrallë.
Për akuzën kafsha konsiderohej si ekzemplari i fundit i llojit të vet, ndërkohë që i pandehuri tha se e vrau për vetëmbrojtje.
Katër banorë të tjerë u dënuan me 4 vite burg për ndihmën që dhanë për të kapur tigrin dhe për t'i ngrënë më pas mishin.
Tigri indo-kinez është prej kafshëve të rrezikuara. Në pyjet e Laosit, Vietnamit, Kamboxhias, Tajlandës dhe Myanmarit jetojnë sot më pak se 1000 tigra të këtij lloji.
Krijoni Kontakt