Close
Faqja 32 prej 62 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 621 deri 640 prej 1227
  1. #621
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    http://img405.imageshack.us/i/199kosov.jpg/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 16-03-2011 mė 06:50

  2. #622
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 16-03-2011 mė 06:49

  3. #623
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-07-2009
    Postime
    4

    permiresim

    Duke falenderuar FEGI-n dhe duke perdorur nje pjese nga materiali i tij afishuar ne faqen 30 te kesaj rubrike ne dt.13.03.2011 … kam bere disa saktesime dhe disa komete te cilat do ti vazhdoj edhe me vone.
    Pjese nga teksi i FEGI-t: 1- Xhamia e Iljaz beut dhe pranė saj kulla e sahatit. Kulla dhe minarja e xhamisė, tė rėzuara nga tėrmeti, sot nuk janė mė.
    Koment: minareja ka pak kohe qe eshte rindertuar
    Pjese nga teksi i FEGI-t:2- Rruga e Kolonjės.
    3- Sapo kanė filluar tė ndėrtohen gazermat e ushtrisė italiane, pjesė tė tė cilave egzistojnė ende sot.
    Pjese nga teksi i FEGI-t: 4- Lagjja e jevgjve, e quajtur edhe Kulla e Hirit.
    Koment : kulla e hirit eshte emri i nje godine qe ndodhet ne kete lagje ,megjithate shumica e njerezve e dine emrin e lagjes sepse ne te foluren e perditeshme thuhet andej nga ‘KULLEIRI’, pra si nje fjale e vetme kjo ben qe shume njerez ta dine qe eshte nje lloj emri mbase edhe pa kuptim .
    Pjese nga teksi i FEGI-t:5- Pazari i Vjetėr.
    Pjese nga teksi i FEGI-t:6- Lulishtja para Bashkisė, ku sot gjendet busti i Naim Frashėrit.
    Koment: dikur i theshin bashta e ‘Sanijes’, me duket se lidhet me emrin e njeres prej motrave te mbretit Zog
    Pjese nga teksi i FEGI-t: 7- Bashkia.
    Pjese nga teksi i FEGI-t:8- Pėrroi qė kalonte pėr midis qytetit dhe qė ndante lagjet myslymane nga ato ortodokse. Pas Luftės ai u mbulua, duke u kthyer nė aksin kryesor tė qytetit.
    Komentbulimi i lumit ka filluar rreth viteve 60
    Pjese nga teksi i FEGI-t: Fotoja e dytė, paraqet kryesisht lagjet ortodokse tė qytetit, qė dallohen menjėherė nga rregullsia e ndėrtimeve.
    9- Kisha e Shėn Gjergjit (rrėnuar nė vitin 1967).
    Koment: Renimi i kishes u be nevitin 69 ose 70. si institucion ajo u mbyll sigurisht ne 1967 ne kete vit ajo nuk i kishte dy kembanoret te cilat ishin rezuar ne vitin 31 nga nje termet
    Ne nje Foto te saj te vitit 1917 te kohes se luftes se pare boterore kam pare qe ka nje vrime ne kupole me siguri nga ndonje bombe ajrore sepse Korca eshte bombarduar nga aviacioni ne ate lufte
    Ne foton sot te Korces kam vendosur afersisht vend ndodhjen e kishes.
    Pjese nga teksi i FEGI-t: 10- Bashkia e vjetėr (sot Pallati i Kulturės). Rrugėt e drejta qė formojnė njė rrjet kuadratik nė kėtė zonė, janė shenjė e qartė e ndėrtimit mbi bazėn e njė plani paraprak. E gjithė kjo zonė ėshtė me destinacion eskluziv banimi me vila 2 katėshe me gur tė gdhendur.
    Pjese nga teksi i FEGI-t:11- Bulevard Republika, i cili me vilat nė stil neoklasik tė viteve ‘20 – ’30, ėshtė ndoshta njė prej rrugėve mė tė bukura tė gjithė vendit.
    Pjese nga teksi i FEGI-t: 12- Kinema Majestik.
    Pjese nga teksi i FEGI-t: 13- Parku me shtatoren e Themistokli Gėrmenjit.
    14- Lėndina e Lotėve, nga niseshin kurbetēinjtė qėmoti.
    Pjese nga teksi i FEGI-t: Korēarėt, me atė sqimėn qė i shquan, e quajnė qytetin e tyre “Parisi i Vogėl”. Megjithė egzagjerimin qė pėrmban ky term dhe megjithė dėmtimet qė ka pėsuar qyteti i vjetėr nė kėto vjet, Korēa e Iljaz beut dhe e Themistokliut, kjo simbiozė myslymano-ortodokse, e ėndėrruar nga grekėt si njė dashuri e parealizuar dhe dashur nga shqiptarėt me patriotizmė tė zjarrtė, meriton tė mbetet atje nė kufijtė e atdheut njė dėshmi e kohėve kur zotnillėku ishte kėtej kufirit.R.Mapo
    Koment : thenia Paris i vogel ose me e sakte: “Parisi I Vogel I Orientit” eshte thene per here te pare nga nje konsull francez me sherbim ne ballkan pas nje vizite qe ai ka bere ne Shqiperi ne fillim te vite 1900 ose ne fund te viteve 1800 dhe me vone eshte perdorur nga Korcaret.
    vijon
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  4. #624
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Transporte shqiptare – 8. Transporti me trape, pėrgjatė dy dekadave tė para tė shekullit XX, realisht ka qenė shumė mė i rėndėsishėm sesa mund tė kujtojmė neve sot. Nė numrin e kaluar fola pėr pėrdorimin e kėtij mjeti deri nė prag tė Luftės I Borėrore. Kur Lufta shpėrtheu, ajo e ndau Shqipėrinė nė dy trungje kryesore, Veriu deri nė Vjosė nėn administrimin e Fuqive Qėndrore, ndėrsa nė jug tė kėtij lumi, shtrihej zona e pushtimit tė Fuqive tė Antantės. Nevojat e furnizimit tė frontit, bėnė tė domosdoshme kalimin e lumejve tė mėdhej shqiptarė, por koha nuk lejonte ndėrtime urash tė pėrhershme, ndaj zgjidhja qe riparimi i trapeve egzistues apo ndėrtimi i tė rinjve, pėr shkak tė ndėrtimit edhe tė rrugėve tė reja Rrugėt afroheshin deri buzė lumit, aty gjithshka ngarkohej nė trape, kalohej lumi dhe pastaj gjithshka shkarkohej pėr tė vazhduar udhėn mė tej. Trapet zakonisht pėrbėheshin nga dy lundra tė mėdha tė fiksuara bashkė, sipėr tė cilave shtrohej njė shtresė dėrrasash. Vetė tė dy kahėt e lumit lidheshin nėpėrmjet njė kavoje tė trashė dhe pastaj trapi niste udhėtimin i ankoruar tek kjo kavo drejtuese me anėn e njė kavoje tė dytė, ndėrsa si forcė shtytėse pėrdoreshin ose rremat ose tėrheqja me krahė nė kavon drejtuese. Nė tė dy anėt e lumit, ndėrtohej njė stukturė me mure guri ose thjesht me trarė pėr tė arritur lartėsinė e dyshemesė sė trapit gjatė procedures sė hipjes dhe zbritjes sė mjeteve me rrota. Rampat e hipjes i merrte lumi, kėputej kavoja drejtuese, zona pranė hipjes mbytej nė baltė, lumi vinte me furi dhe pėrmbyste ****** apo thjesht nuk gjėndej trapaxhiu, mjaftonte njė nga kėto ndodhi qė tė mbeteshe buzė ujit ndonjėherė edhe pėr ditė tė tėra. Nė foton e parė jemi nė lumin Seman. Njė automjet i ushtrisė italiane po ngarkohet nė **** pėr tė kaluar lumin. Ky **** nga forma e rregullt e lundrave qė i shėrbejnė si bazament, duket tė jetė i ndėrtuar nga vetė ushtria italiane. Pak muaj mė pas, Semani u arrit nga trupat austriake qė ndiqnin ato italiane. Nė foton e dytė, jemi sėrisht nė Seman, por kėsaj rradhe janė austriakėt qė po kalojnė lumin, tė hipur mbi barka tė mėdha tė transportuara pėr kėtė qėllim deri aty nė rrugė tokėsore. Fotografia e tretė, paraqet sėrisht kalimin e lumenjve, por kėsaj rradhe as me ura, as me trape e barka, por me ... teleferik. Italianėt ndėrtuan mbi Vjosė pranė Tepelenės njė teleferik, i cili pėrdorej kryesisht pėr transport materialesh dhe municionesh, por ndonjėherė siē edhe shihet, edhe pėr transport trupash. Fotoja e katėrt, tregon se ēfarė ndodhte kur lumenjtė inatoseshin. Eshtė njė kamjon i kryqit tė kuq tė ushtrisė amerikane, qė mbėshteste ushtrinė italiane. Ka mbetur nė mes tė lumit dhe po pėrpiqen ta hedhin matanė, duke e tėrhequr me ... buaj. Trapet nuk u pėrdorėn vetėm gjatė Luftės I Botėrore. Shkoi e para dhe erdhi e dyta dhe ata sėrisht hynė nė punė. Nė foton e fundit jemi sėrisht nė Vjosė pranė Tepelenės, nė ditėt e Luftės Italo-Greke. Nė mungesė tė urės sė hedhur nė erė gjatė luftimeve, italianėt ju rikthyen sėrisht kalimit tė lumit me ****. Sa per kujtesė. Ende sot ka mbijetuar njė shembull i kapėrcimit tė lumenjve me trape. E kemi nė Butrint nė kanalin e Vivarit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 28-03-2011 mė 13:01

  5. #625
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Transporte shqiptare – 9. Ashtu siē ngecnin baltrave kolonat ushtarake, ashtu ngeca edhe unė nė kėtė temė e s’po dal dot. Javėn qė shkoi u mora me transportet ushtarake nėpėr lumenjtė tanė me trape e teleferikė, por mė pas mė erdhi nė mendje edhe njė tjetėr metodė, qė do tė shihte tė ricikloheshin pėr funksione moderne urat mesjetare anė e kėnd vendit. Konflikti iparė Botėror e ndau Shqipėrinė nė dy trungje kryesore, Veriu deri nė Vjosė nėn administrimin e Fuqive Qėndrore, ndėrsa nė jug tė kėtij lumi, shtrihej zona e pushtimit tė Fuqive tė Antantės. Nevojat e furnizimit tė frontit, bėnė tė domosdoshme kalimin e lumejve tė mėdhej shqiptarė, qė pėrgjithėsisht deri atėhere kaloheshin ose me trape lundra ose pėrmes urave mesjetare tė ndėrtuara pėrgjatė shekujve tė fundit tė Perandorisė Osmane. Urat mesjetare ishin tė ndėrtuara jo pėr tė kaluar mbi to mjete me rrota por vetėm njerėz dhe karvanė me kafshė ngarkese. Pėr kėtė arėsye ato ishin tė ngushta dhe pėr arsye konstruktive me pjerrėsi tė madhe. Dhe kėto struktura tė lodhura nga shekujt, pikėrisht nė kohėn kur duhej tė dilnin nga pėrdorimi dhe tė shtynin pleqėrinė tė respektuara si monumente, u detyruan ti hynin edhe njė herė punės nga e para. Fuqitė ndėrluftuese i pėrshtatėn ato pėr kalimin e automjeteve ushtarake, gjithsaherė kjo qe e mundur. Pėr kėtė duheshin bėrė tre operacione. E para bėhej vlerėsimi nėse ura mund tė pėrballonte ngarkesėn e pėrqėndruar tė automjeteve me ngarkesė. Pas kėtij vlerėsimi mbi urė ngrihej njėstrukturė e pėrkohshme me trungje dhe dėrrasa qė kishte si funksion qė tė zbuste pjerrėsinė origjinale tė urės. Kjo strukturė e mbivendosur shėrbente edhe pėr tė zgjeruar shtratin e urės nė mėnyrė qė tė bėhej i pėrshtatshėm pėr gjerėsinė e automjeteve. Sė fundi urės i vendoseshin parmakė pėr tė ulur rrezikun e rėnies nga lartėsitė. Nė fotografinė e parė jemi nė vitin 1916 nė Urėn e Vezirit pranė Kukėsit. Nė foto shihen ushtarė austriakė tė xhenjos qė janė duke ndėrtuar mbi urė strukturėn pėr tė cilėn u fol mė sipėr. Nė fotografinė e dytė jemi nė jug tė vendit nė tė cilėn shihet njė automjet italian duke kaluar njė urė nė tė cilėn ėshtė ndėrtuar dhe vėnė nė funksionim njė strukturė e tillė. Jo gjithmonė gjithshka shkonte vaj. Nė foton e tretė shihet njė automjet italian tė cilit i ka shkarė njė rrotė jashtė strukturės sė urės dhe njė grup ushtarėsh qė po pėrpiqen ta shpėtojnė. Nė foton e katėrt jemi nė Shkumbin pranė Elbasanit. Njė repart i kėmbėsorisė austriake po kalon njė urė mbi tė cilėn shihet struktura prej trarėsh dhe dėrrasash qė mundėson kalimin e automjeteve. Kjo urė duket tė ketė qenė e gjerė mjaftueshėm kėshtu qė nuk ka qenė nevoja tė kryhet edhe zgjerimi i saj. Nė foton e fundit jemi shumė vjet pas fundit tė luftės I Botėrore. Nė urėn e Peratit mbi Vjosė kalon vija e kufirit midis Shqipėrisė dhe Greqisė. Kjo urė mesjetare qė gjatė Luftės I Botėrore u pajis me strukturat e pėrkohshme, por nevoja pėr pėrdorimin e kėsaj ure edhe mė pas, bėri qė nė vitin 1927, ajo tė riskonstruktohej duke vendosur mbi harqet mesjetare njė strukturė moderne prej betonarmeje. Rezultati ishte vėrtet njė urė elegante, por qė pėr fat tė keq u hodh nė erė nė ditėt e Luftės Italo-Greke mė 1940.R.Mapo
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #626
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Shqipėria e vitit 1953 nė shėnimet e njė gazetari suedez
    Sven Auren
    Unė kam dėgjuar nė shumė raste qė Tirana tė cilėsohet si njė katund i mjerė ballkanas, por ky lloj paragjykimi zbulon fatkeqėsisht vetėm mungesėn e aftėsisė pėr tė ndierė dhe kuptuar se ēfarė pėrbėn nė tė vėrtetė joshjen e njė qyteti.
    Siē e kam zakon, pėrpara se tė ndėrmerrja njė udhėtim, pyeta shumė njerėz nga profesione dhe interesa nga mė tė ndryshmet. Pėr tė gjithė ata, Shqipėria “ishte njė vend kusarėsh, diku nė njė cep tė Evropės, qė nuk e dinin mirė se ku…”. Ky vend u dukej tė gjithėve si diēka e zymtė, e dyshimtė, pa rėndėsi. Pa kufij tė pėrcaktuar, pa organizim, pa informacion. Kishte vetėm njė informacion “quasi romantico” pėr ca krime sipas zakoneve tė lashta dhe thuajse kurrfarė interesi pėr vendin nė pėrgjithėsi. Pėrkrah Xhon Bullit dhe Daj Samit, ky komb i panjohur dukej si njė bandit morracak i tipit tė vjetėr…
    Durrėsi
    Asnjėherė nuk u jam ngjitur shkallėve kaq shpejt, si sot. Me kollaren nė njėrėn dorė dhe jakėn nė tjetrėn, sulem nėpėr shkallė dhe dal nė kuvertė, por nė anėn e gabuar… kam ende veēse njė det blu monoton pėrpara meje. Por, ndėrsa nxitoj nėpėr sallonin e duhanit qė tė dal nė anėn e kundėrt tė anijes, qėndroj i shtangur. Pėrballė meje, nė anėn tjetėr tė sallonit, nėpėr kornizėn e ngushtė tė derės sė hapur, befas mė shfaqet piktura e natyrės shqiptare, e paimagjinueshme, mahnitėse. Katėr vargmale tė zhveshura, me nuanca bojėhiri tė ndryshme. Nė fund tė panoramės, shkėmbinj kryeneēė me formacione tė ērregullta nė gri tė murrme; male kusarėsh dhe aventurierėsh, mė tė egra dhe mė romantike nga sa kisha mundur tė ėndėrroja ndonjėherė. Dhe dy shpate tė buta bojėhiri tė ēelėt, mė tutje dy linja tė gjata, nė njė nuancė tė hapėt…
    Poshtė meje shtrihej qyteti i Durrėsit, me shtėpi tė thjeshta dykatėshe e njė mori ēatish primitive. Nė skajin tjetėr tė qytetit, njė xhami ngre si me kujdes dhe ndrojė, njė shtizė minareje qė duket sikur i vjen turp tė drejtojė gishtin e vet tregues pėr thirrje drejt qiellit, nė kėtė cep tė botės Perėndimore. Nė tė djathtė, shėtitorja anash detit kalon nėpėr njė plazh tė bukur pa mbarim; rėrė e bardhė deti, njė plazh magjepsės; pa hotele, pa kabina, pa plazhistė. Nė anėn e majtė tė qytetit me zor janė ngjitur shtėpitė deri nė gjysmė tė rrugės. Nė atė breg tė madh vetėm njė banesė ka arritur tė ngjitet deri nė majė tė kodrės, njė si pallat apo si vilė me ngjyrė tjegulle tė kuqe. Taraca tė mrekullueshme rrethojnė ndėrtesėn. Nė majė tė mureve shihen shandanė pompozė. Nėse kjo ėshtė njė banesė private, i zoti shijuaka njė peizazh pėrrallor; pėrballė ka vargmalet, dėborėn e alpeve, ndėrsa ai vetė qėndron mbi detin Adriatik, nga ku mund tė shohė lundrimin e anijeve drejt botėve tė panjohura. Ai paska njė shtėpi, pėr tė cilėn duhet tė ndihet krenar, njė kėshtjellė nė kufirin midis Lindjes dhe Perėndimit. Njė banesė ideale, pėr njė eremit tė pasur…
    Makina luksoze, shoferė tė leckosur
    Ndėrsa qėndroj aty paksa i mėrzitur, vjen nė kuvertė bashkėshortja ime dhe sė bashku zbresim nė tokė. Poshtė platformės sė anijes kanė zėnė vend njė numėr i konsiderueshėm pėrfaqėsuesish tė popullin shqiptar; njė grumbull burrash me xhaketa tė grisura dhe me shallvare tė gjera, tė gjithė me qeleshe nė kokė dhe tė gjithė me zė shurdhues, tė nxirė nga dielli, djem tė pashėm qė duan tė na transportojnė pėr nė kryeqytet. Tirana ndodhet nė brendėsi tė vendit, rreth 30 km prej bregdetin dhe pėr tė shkuar atje, duhet marrė autobus ose taksi. Ata flasin me kėmbė e me duar dhe gjithė vetėmburrje tregojnė veturat e tyre. Por, midis shoferėve dhe automjeteve tė tyre, mbretėron njė kontrast i ēuditshėm. Kombinimi i veshjes Lindje-Perėndim i zotėrinjve shoferė ėshtė pėr tė ardhur keq, ndėrsa veturat tė befasojnė me elegancėn e tyre. Mes kėtyre gjendet madje edhe njė “kadillak”, jo fort i madh. Shoferėt kėrkojnė ēmime tė ndryshme pėr nė Tiranė, por edhe ēmimet mė tė larta, pėr ne janė nė nivel tė ulėt e modest. I ashtuquajturi qytetėrim italian, siē duket nuk ka pasur sukses nė kėtė pikė. Shoferėt shqiptarė vazhdojnė tė ruajnė sensin e masės edhe pėrkundrejt tė huajve.
    Tirana
    Kryeqyteti i mbretit Zog ėshtė i ēuditshėm, plot me kontraste nga mė tė ēuditshme midis Lindjes dhe Perėndimit, njė qytet i shėmtuar, nėse mund tė quhet i tillė ngaqė pėrbėhet prej shtėpish tė ulėta, tė thjeshta, por edhe njė qytet i bukur, me ringjallje tė befta kujtimesh tė kohėve tė kaluara, me rrethina qė tė mahnitin dhe me njė atmosferė krejtėsisht tė ndryshme nga kryeqytetet e tjera evropiane. Unė kam dėgjuar nė shumė raste qė Tirana tė cilėsohet si njė katund i mjerė ballkanas, por ky lloj paragjykimi zbulon fatkeqėsisht vetėm mungesėn e aftėsisė pėr tė ndierė dhe kuptuar se ēfarė pėrbėn nė tė vėrtetė joshjen e njė qyteti. Nuk janė thjesht godinat dhe rrugėt qė ia japin qytetit atė. Sikur tė ishte ashtu, karakteristikat qė pėrmenda, si edhe emri i bukur e poetik i qytetit, do tė dukeshin si njė ironi e dhimbshme… janė njerėzit, banorėt e Tiranės qė ia dhurojnė asaj njė forcė magjepsėse tė rrallė, thjeshtėsinė. Shpesh ata janė naivė, por pėrherė njėsoj, aristokratė dhe simpatikė. Ata ndjehen tė gjithė tė barabartė, qė prej lustraxhiut deri tek shkėlqesia e tij ministri. Kjo ėshtė padyshim e vėrtetė, sepse, si rregull, nė radhė tė parė vijnė njerėzit dhe pastaj ambienti ku ata jetojnė, secili gjithashtu i jep qytetit ngjyrimin e veēantė. Unė njoh shumė qytete, dhe jo pak nga ata janė qytete tė Ballkanit, ku si godinat edhe njerėzit janė aspak tėrheqės, me njė pėrputhje lemeritėse njėra me tjetrėn, qė tė shtyn tė imagjinosh se ėshtė ambienti qė i ka formuar njerėzit, dhe jo e kundėrta. Nė shtėpitė e kėqija tė Tiranės, mbas kangjellave tė thyera tė dritareve dhe xhamave tė papastėr, madje edhe nė ato hotelet e vogla tė neveritshme, jetojnė njerėz tė mirė e tė dashur. Ata mund tė jenė tė kulturuar, tė njerėzishėm, me rroba tė pastra, tė mira, por mund tė jenė edhe fare tė paditur, me tesha tė grisura e tė papastra. Por, ka njė dallim tė dukshėm midis mėnyrės dhe sjelljes sė njė shqiptari tė veshur varfėrisht dhe njė rreckamani italian apo francez. Ėshtė e paharrueshme pamja e njė shqiptari tė veshur me tesha tė vjetra, qė e has rėndom nė rrugėt e Tiranės. Kuptohet menjėherė se ai qė tė vjen pėrballė nuk ėshtė aspak njė rreckaman. Ai ecėn me trupin drejt dhe kokėn lart, gjė qė vėrteton se ka gjak luftėtari dhe prejardhje krenare. Ai ka njė mėnyrė tė denjė tė sjelluri dhe njė njerzillėk tė natyrshėm, qė edhe nė Suedi, nė shtresat mė tė larta, ėshtė njė dukuri e rrallė. Si duket, nė kėtė pikė shqiptari ndryshon edhe nga banorėt e tjerė tė Ballkanit, prandaj pėr njė kohė tė gjatė, mė shumė se kushdo banor tjetėr i Ballkanit, ai ėshtė i izoluar prej asaj qė ne e quajmė kohė moderne dhe kulturė moderne. Pra, kur unė them se Tirana ka njė atmosferė qė ndryshon nga kryeqytetet e tjera tė botės, nuk janė malet qė e rrethojnė, gratė e mbuluara, larmia e veshjeve, xhamitė apo dervishėt, qė e krijojnė kėtė atmosferė. Atė atmosferė unikale mund ta zbulosh vetėm gjatė bisedave miqėsore dhe intime me banorėt apo nė bisedat rreth filxhanėve tė nxehtė tė kafesė, nė njė shtėpi private, pas banakut tė njė dyqani ose nė ndonjė restoranti primitiv. (vijon)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #627
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Butrinti ne vitin 1932

    Kjo foto eshte nga faqja web < http://www.old-print.com/ >.
    Teksti qe e shoqeron eshte si vijon:
    ----------------------------------------------------------
    French Print 1932
    Taken From The L'ILLUSTRATION Newspaper Of 1932.
    A Weekly Newspaper Published In Paris.
    It Was Founded By Edouard Charton . . .
    -----------------------------------------------------------
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #628
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Tradita

    Foto e bere ne Shqiperi ne fillim te shekullit te 20, marre nga
    www.delcampe.net.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #629
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    26 mars 1876. 135 vjet mė parė lindi princi Wilhelm Friedrich Heinrich von Wied, ai qė do tė fiksohej nė kujtesėn e shqiptarėve, thjesht si princ Vidi. Vitet e fundit ėshtė folur shumė, pėr kėtė figurė kaq enigmatike tė historisė sonė, tė cilėn edhe rregjimi komunist me njė shenjė indulgjence tė pazakonshme pėr tė, ēuditėrisht e kurseu. Ndaj dhe meqė ėshtė pėrvjetor ditėlindjeje, do pėrpiqem tė sjell diē rreth familjes sė Tij. Nė vjeshtė tė vitit 1913, princi Wilhelm von Wied, ishte njė aristokrat qė rridhte nga njė prej familjeve mė tė lashta tė fisnikėrisė gjermane, oficer nė Ushtrinė Perandorake, i martuar me njė tjetėr princeshė tė quajtur Sofia Helene Cecile von Schönburg-Waldenburg, me dy fėmijė tė vegjėl Maria-Eleonora 4 vjeēe dhe Karl-Viktor vetėm disa muajsh, me njė kėshtjellė tė bukur nė Neuwied tė rrethuar me pyje, me njė karierė tė sigurt dhe njė familje tė lumtur, qė mund tė kish shkuar njė jetė tė qetė dhe pa andralla. Por u desh qė njė lajmėtar nga Berlini, kryeqyteti perandorak, t’i sillte njė ftesė, qė e gjithė kjo tė pėrmbysej. Letra nga kryeqyteti e ftonte tė pranonte kurorėn mbretėrore tė njė shteti qė sapo po lindte diku larg nė kufijtė e Evropės, tė cilin e quanin Shqipėri, atje ku askush nuk dinte asgjė mė shumė. Njė farė soji, ai do tė ishte njė lloj Maarti Ahtisari, tė cilin sot e caktojnė guvernator Kombet e Bashkuara, ndėrsa atėhere tė caktonte princ OKB-ja e asaj kohe, qė qenė Fuqitė e Mėdha. Mbretėrimin e tij tė pafat gjashtėmujor, po e pėrmbledh vetėm me njė frazė tė Nolit, qė gjithsesi nuk para qe pro-monarkist: ”Princ Vidi mund tė akuzonet vetėm pėr njė gjė: qė nuk qe nė gjendje tė bėnte mbrekullira”. Pas kthimit nė Gjermani, ai u ri-mobilizua menjėherė nė ushtri me gradėn major dhe shėrbeu nė Frontin e Perėndimit, duke e mbyllur Luftėn Botėrore me gradėn e Gjeneralit (nuk di nė mė kuptoni ēdo tė thotė “gjeneral gjerman”, jo gjeneral nga kėta tanėt qė e vė komandant operacioni dhe ja mbath pas njė jave). Princi asnjėherė nuk pranoi tė abdikonte nga Froni shqiptar, them jo se kishte shpresė tė kthehej njė ditė, por se i bindej ndjenjės sė detyrės dhe pėrgjegjėsisė qė i kishin ngarkuar. Ndoshta me edukatėn e tij prusiane, priste qė t’ia hiqte kurorėn nga koka, i njėjti vullnet qė ja kishte vėnė: ai i Fuqive tė Mėdha. Princ Vidi vdiq nė ditėt e fundit tė Luftės II Botėrore, mė 18 prill tė vitit 1945 nė Rumani dhe varri i tij ndodhet nė kishėn luteriane tė Bukureshtit. Edhe fati i familjarėve tė tij, nuk qe mė pak i trishtė. Sofia, mbretėresha e parė e shqiptarėve, kishte vdekur e sėmurė nė Moldavi vite mė parė nė vitin 1936. Vajza, Maria-Eleonora qė mbante titullin Princeshė e Shqipėrisė, u martua dy herė, pasi burri i parė, njė tjetėr princ gjerman, u vra nė Frontin Lindor nė vitin 1941 si oficer nė njė Divizion Panzer. Burri i dytė, njė disident rumun anti-komunist, bėri qė tė arrestoheshin sė bashku nga autoritetet rumune nė vitin 1950, njė vit pasi ishin martuar. Mė vonė ai arriti tė arratisej nė Perėndim, ndėrsa princesha Eleonora vdiq nė Kampin e Pėrqėndrimit tė Miercureas, mė 1956. Djali i vetėm i princ Vidit, Karl-Viktori, kishte studjuar drejtėsi nė Universitetin e Belinit, i martuar nė Shtetet e Bashkuara me njė aristokrate angleze tė fisnikėrisė sė vjetėr por tė rėnė nga vakti, vdiq pa lėnė trashėgimtarė nė Mynih nė vitin 1973. Me vdekjen e tij, u shua edhe familja e parė mbretėrore shqiptare. Nė foton e parė, princ Vidi paraqitet nė rininė e hershme tė tij, me uniformėn e oficerit tė Gardės Perandorake Gjermane. Nė foton tjetėr jemi nė Durrės, nė maj 1914, nė lulishten e Konakut Mbretėror, qė sot ėshtė lulishtja nė hyrje tė Portit Detar. Familja princėrore pozon e plotė me gjithė fėmijėt: princin trashėgimtar, qė Vidi e ripagėzoi me emrin Skėnder, me rastrin e ardhjes nė Shqipėri; dhe princesha e cila ishte ripagėzuar me emrin Donika.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #630
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Fotot e Shqipėrisė “sekrete” zbuluar nga dy francezė
    Mėrkurė, Prill 6th, 2011

    Loic Chouvin ka botuar njė album me fotografi kushtuar dinastisė Marubi me titull “Albanie, visage des Balkans” (Shqipėria, fytyra e Ballkanit, Arthaud 1995)
    Vėshtrime shqiptarėsh, femra e meshkuj qė nuk e fshehin historinė e tyre. I pari qė i fotografoi shqiptarėt ishte italian.I lindur mė 1834 nė Piaēencė tė Emilje Romanjes, ai quhej Pietro Marubi. Tingėlloi ēuditshėm strehimi politik qė erdhi tė kėrkojė nė kėtė vend, por pėrderisa Shqipėria fitoi njė fotograf tė madh, tashmė nuk ka mė rėndėsi nėse arsyeja e arratisjes nga Italia ishte vrasja e njė fisniku italian kundėrshtar i pavarėsisė, ku ishte pėrzier, apo njė zėnkė pėr punė dashurie. Ai krijoi njė dinasti, atė tė Marubėve. Ata qė vendosin tė tregojnė historinė qė nisi prej tij me foto pėr Shqipėrinė, janė dy francezė. Christian Raby dhe Loic Chaovin kanė menduar tė publikojnė librin “Shqipėria 1858-1945, njė rrugėtim fotografik”. Dy studiuesve francezė dhe botueses shqiptare Loreta Mokini u shkon mendja tė ndėrmarrin kėtė rrugėtim pėr tė shkruar e botuar librin me 95 foto surprizė, tė cilat do tė bėjnė xhiron e botės. Njė bashkėbotim franko-shqiptar i shtėpisė botuese “Ecrits de lumieres” nė Francė dhe “Albimazh” nė Shqipėri, i botuar nė gjuhėt shqip, frėngjisht dhe anglisht ka ngjallur shumė interes nė sferat e larta tė artit fotografik europian pėr historinė e shfaqur nė faqet e tij. Rrugėtimi nis me njė burrė, Pjetėr Marubin nė zemėr tė shekullit XIX, italiani qė do tė bėhej tėrėsisht shqiptar, dhe mbyllet nė mesin e shekullit XX, nė shoqėrinė e njė femre, skocezes qė u bė me zemėr shqiptare nė Elbasan, e quajtur Margaret Hasluck. Fotot janė ekspozuar me bujė nė Bruksel, ku ėshtė ēelur edhe njė ekspozitė fotografike atje. Televizionet e Belgjikės e kanė filmuar ekspozitėn, madje televizioni prestigjioz franko-gjerman ARTE, ka intervistuar dy autorėt e librit. Ata japin kėtė intervistė pėr gazetėn “Panorama”, duke treguar aventurėn e tyre nė botimin e kėtij libri tė veēantė pėr fotografinė shqiptare. U ėshtė dashur tė shikojnė me mijėra negativė, duke pėrsėritur poza konvencionale, pėr tė arritur deri aty sa tė entuziazmohen nga aksh shkrepje e pazakontė, ku shpaloset “menēuria e thellė e njė vėshtrimi”, siē ata e quajnė vėshtrimin e shqiptarit. Loic Chouvin rrėfen rrugėtimin fotografik nė Shqipėri.
    Njė libėr pėr fotografinė shqiptare, pse ky pasion pėr Shqipėrinė?

    Gjyshi me dy nipėrit. Njė fotografi e realizuar mes viteve 1900-1930 nga fotografi Dhimitėr Vangjeli. Pjesė e albumit personal tė kryetarit tė Bashkisė sė Ersekės
    Shqipėria, pa pikė dyshimi ka njė trashėgimi fotografike tė pashembullt nė Ballkan, e cila ka mbetur deri mė sot e panjohur pėr shumėkėnd, si pėrtej kufijve ashtu dhe brenda vetė kėtij vendi. Shumica dėrrmuese e pamjeve qė po paraqesim nė kėtė libėr nuk kanė qenė kurrė objekt ekspozimi, as botimi. Fotografia ėshtė dėshmi e njėfarė kulture, e pohimit tė njė identiteti, e krijimit tė njė kujtese. Ndjenja e identitetit kombėtar shqiptar dhe ecuria e kėsaj fotografie kanė pėrkuar sė bashku nė kohė dhe e kanė ndriēuar nė mėnyrė tė ndėrsjellė njėra-tjetrėn. Ishte kjo arsyeja…
    Nė libėr i jeni referuar njė shekulli qė nis me fillesat e fotografisė kur Shqipėria bėnte ende pjesė nė Perandorinė Osmane. Deri nė cilin vit ju do ta cilėsonit “kohė tė artė” pėr fotografinė?
    Po, e vėrtetė qė rrėfimi nis qė nga Perandoria e Osmane dhe shtrihet deri nė vendosjen e regjimit komunist tė Enver Hoxhės mė 1946, menjėherė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Pikėrisht kjo ėshtė koha e artė qė ne tregojmė nė kėto faqe. Pra ėshtė viti 1858, data e sė parės fotografi tė njohur si shqiptare, qė vazhdon deri nė fund tė viteve 1940.
    Sa e larmishme ėshtė tematika e kėtyre fotove, ēfarė kanė fiksuar fotografėt e asaj kohe?


    1.Gjyshi me dy nipėrit. Njė fotografi e realizuar mes viteve 1900-1930 nga fotografi Dhimitėr Vangjeli. Pjesė e albumit personal tė kryetarit tė Bashkisė sė Ersekės

    2.Gruaja e fotografit. Fotografi e realizuar rreth vitit 1940 nga Kel Marubi

    linku foto 1 me zmadhim.
    http://img101.imageshack.us/i/albumi5.jpg/
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 06-04-2011 mė 13:03

  11. #631
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    vazhdim..
    Fotografitė e qėmtuara kėtu parashtrojnė njė larmi tė madhe tematike: skena nga jeta e pėrditshme, peizazhe fshati e qyteti, ceremoni fetare, portrete kryengritėsish shqiptarė, personalitetesh tė njohura apo njerėzish tė panjohur. Shumė prej autorėve tė kėtyre klisheve mbeten anonimė. Disa prej tyre ka rrezik ta kenė pėrfundimisht kėtė fat, siē ėshtė rasti i shumicės sė autorėve tė negativave nė pllaka xhami apo tė stampimeve nė letėr qė ruhen nė Arkivin e Shtetit nė Tiranė. Pėr arsye

    pėrvetėsimi, trashėgimie a sekuestrimi nga policia e fshehtė e diktaturės komuniste, emri i autorit tė klisheve ka humbur fare ose ka shpėnė nė ngatėrresa tė tilla, qė vėshtirė se mund tė kapėrcehen.
    Si arritėt t’i siguronit fotot, ēfarė ju befasoi nė hulumtimet tuaja nė Arkivin e Shtetit Shqiptar?
    Sigurisht qė kemi pasur gjithmonė pėrkrahjen e palėkundur tė Arkivave tė Shtetit, pėrveē kėrkimeve tona nė fondetprivate. Nė pamė qė Arkivi Shqiptar i Shtetit zotėron njė fond fotografik me njė rėndėsi tė pakrahasueshme. Pėrveē stampimeve tė panumėrta nė letėr, 6 000 deri 7 000 negativa nė pllaka xhami, tė formateve tė ndryshme, pėrbėjnė njė koleksion tė jashtėzakonshėm pėr historianėt e fotografisė. I themeluar mė 1947, i vėnė nėn kontrollin e Ministrisė sė Brendshme mė 1951, ky institucion, ashtu siē e kanė pėr mision tėrė arkivat kombėtare, ruan dokumentet me interes historik.
    Pjesė interesante e kėtij hulumtimi mund tė ketė qenė historia e fotografisė shqiptare gjatė viteve tė regjimit komunist. Ēfarė arritėt tė zbulonit?

    Gruaja e fotografit. Fotografi e realizuar rreth vitit 1940 nga Kel Marubi

    Sigurisht ne pamė qė Arkivi shqiptar ka pėr mė tepėr edhe disa fonde tė njė natyre krejt tjetėr. Ai ka grumbulluar tėrė dokumentet personale qė u janė konfiskuar personave tė arrestuar, tė internuar apo tė ekzekutuar si armiq tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Por, Arkivi Shqiptar ėshtė interesuar mė fort pėr skenat e paraqitura nga njė pikėpamje historike a etnografike, sesa pėr ato tė paraqitura nga njė pikėpamje fotografike. Pjesa mė e madhe e klisheve, kushtuar mė sė shumti ngjarjeve familjare e private, janė anonime. Veshjet e mbajtura dhe disa parametra tė tjerė lejojnė tė pėrcaktohet se shumica e tyre kanė tė bėjnė me Korēėn dhe krahinėn e saj, sidomos me Dardhėn qė ishte asokohe njė qendėr e rėndėsishme nė Shqipėri.
    Mund tė flisni pėr atė pjesė tė fotove qė janė identifikuar, a mund tė bėni njė biografi tė tyre?
    Mund tė themi se disa foto janė identifikuar, por biografia e tyre mbetet shumė e paqartė. Kėshtu, ēfarė mund tė mėsojmė, bie fjala, pėr Dhimitėr Vangjelin, kėtė fotograf nga Erseka, njė qytet nė juglindje tė Shqipėrisė?! Kopertina e rimtė e albumit, ku gjendet e mbledhur puna e tij fotografike, ėshtė damkosur nga autoritetet komuniste me shėnimin: “Shumė sekret”.
    Ndalojmė nė kėtė moment historik. Sipas jush, ēfarė na zbulojnė vallė ato pamje tė gjykuara si tė dyshimta a tė rrezikshme nga regjimi i Enver Hoxhės?


    Ceremoni martesash, varrimesh, portrete familjare, skena tė rėndomta tė njė kohe tė perėnduar. Vetėm atėherė jemi nė gjendje ta kuptojmė dhe ta shohim se ēfarė pėrmasash kishte marrė e keqja: e gjithė puna pask

    ėsh qenė qė tė mbahej fshehur thjesht ajo jetė e pėrditshme e kohės para regjimit totalitar! Fotografia ka tė bėjė sa me krijimin artistik aq edhe me industrinė tregtare qoftė nė Shqipėri, qoftė kudo. Origjinaliteti i pamjes sė marrė, nė njėrėn anė, mundėsia pėr t’i riprodhuar

    stampimet nė shkallė tė zmadhuar, nė anėn tjetėr. Veprimtaria e fotografit brendashkruhet nė zemėr tė kėsaj dyvlershmėrie. Sigurisht qė na ėshtė dashur tė shikojmė me mijėra negativa, duke pėrsėritur poza konvencionale, pėr tė arritur deri aty sa tė entuziazmohemi nga aksh shkrepje e pazakontė ku shpaloset menēuria e thellė e njė vėshtrimi.
    Loic, kur flisni pėr fotografi pa autorė, a ishit para dilemave: Kujt t’ia atribuojmė kėtė apo atė foto?
    Sigurisht dhe ishte detyrė e vėshtirė. Pėr shembull, falė njė sasie fotografish qė i atribuoheshin Vani Burdės, kishim shpresuar, njėfarė kohe, se mund t’i konsideronim si tė tė njėjtit artist, disa fotografi ku shiheshin tė njėjtat sfonde tė pikturuara. Na u desh ta ulim hundėn kur zbuluam disa fotografi qė i atribuoheshin Thimi Racit, me po ato sfonde. Gabim klasifikimi duke u nisur nga pėrvoja? Do tė duhet tė qėmtohen edhe tregues tė tjerė, prova tė tjera. Hulumtim i gjerė e plot pasion…
    Natyrisht qė talenti i fotografit ėshtė ajo ēfarė ju ka bėrė tė pėrzgjidhni mes shumė fotove. Si i seleksionuat 95 fotot e librit tuaj, pse nuk ishin 100 pėr shembull?
    Vėllezėrit Balkameni, kryengritės shqiptarė. Foto e realizuar nė viti 1912 nga Kiēo Venetiku. Zbuluar nė fondin e Institutit tė Kulturės Popullore

    Pėrveēse me interes historik, klishetė e pėrzgjedhura kėtu dėshmojnė tė gjitha pėr njė ndjeshmėri tė pashoqe tė artistit qė i ka bėrė. Pasi ėshtė pėrmbushur ky kusht, ju mund tė pyesni se cila ka qenė vallė ana ekzotike e temės apo ana estetike e fotografisė ajo qė na ka shtyrė tė zgjedhim kėtė negativ mė fort sesa njė tjetėr, ndėr mė tė mirėt e marrė nė shqyrtim? A mos ėshtė ndoshta nostalgjia e njė Shqipėrie, pasqyrimin e sė c

    ilės rrekemi ta gjejmė nė sytė e kėtyre grave e burrave qė na shikojnė me ngulm? Dėshmi e prekshme, objekt etnografik, vepėr artisti, vėshtrim i njė shoqėrie mbi vetveten, secili do tė provojė me habi, teksa e sodit, njė mori ndjenjash vetjake. Por njė gjė ėshtė e sigurt, kėto pamje trandin edhe gurin….
    Disa e kanė cilėsuar njė modė tė re tė shprehjes historike, atė tė artistėve fotografė tė asaj periudhe? Cili ishte ndikimi i fotografėve pas shpėrbėrjes sė Perandorisė Osmane?
    Nė fillim tė shekullit XX-tė, shpėrbėrja e Perandorisė Osmane i ktheu Shqipėrisė dimensionin e saj europian. Brezat e parė tė fotografėve shqiptarė qenė kėshtu dėshmitarėt e oksidentalizimit tė vendit, i cili i preku nė trajta kulturore komplekse kategoritė e ndryshme tė popullsisė. Fotografitė u bėnė pasqyra e kėsaj udhe tė pėrshkuar. Ato na shtrojnė disa pyetje tejet tė mprehta edhe sot, nė kėtė fillim tė shekullit XXI, kur Shqipėrisė i duhet sėrish ta pėrkufizojė vendin e saj midis kombeve tė Europės.

    1.Kryengritėse shqiptare. Fotografi e realizuar rreth vitit 1912. Autori, anonim

    2.Vėllezėrit Balkameni, kryengritės shqiptarė. Foto e realizuar nė viti 1912 nga Kiēo Venetiku. Zbuluar nė fondin e Institutit tė Kulturės Popullore
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  12. #632
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    vazhdim...
    Christian Raby: Fotografia mortore, shpikje shqiptare

    Christian Raby ka dhėnė lėndėn e Historisė sė Fotografisė nė Universitetin e Ēikagos nė Paris (Francė)

    Pėrsėritja e herėpashershme e skenės sė pėrmortshme nė punėn e fotografėve shqiptarė nuk mund tė mos e shtrojė njė pyetje para vėzhguesit. Duke figuruar nėpėr fonde njėlloj si fotografitė e martesave, fotografitė e pėrgjimeve tė pėrzishme myslimane ose katolike, ashtu si edhe ato tė varrimeve ortodokse, nuk kanė vonuar tė marrin vlerė zakoni.



    Prej jush do tė na interesonte historia, ajo histori qė ju keni ndėrtuar me kėto foto…
    Po. Nė fillimin e periudhės me tė cilėn jemi marrė e deri nė Konferencėn e Londrės, Shqipėria kishte njė pėrvijim gjeografik tė paqartė. Shumė-shumė, mund tė flitej pėr njė rajon shqipfolės. Shkodra dhe Korēa qenė asokohe dy nga qendrat kulturore mė tė rėndėsishme nė shprehjen e identitetit shqiptar. Qyteti i Shkodrės nė veri, ishte kryeqendra katolike e hapėsirės shqip folėse tė Perandorisė Osmane. Aty ndodhej kėrthiza gjuhėsore e gegėrishtes, njėrit prej dy dialekteve tė shqipes. Qyteza e Korēės nė juglindje, ishte nga ana e saj kryeqendra ortodokse e krahinės dhe pika nevralgjike e tė folmes toskėrishte, trajtės tjetėr dialektore tė shqipes. Nuk ėshtė pra pėr t’u habitur qė kėto dy qytete dhe rrethinat e tyre kanė qenė vendet

    e privilegjuara pėr zhvillimin e ushtrimit tė fotografisė.
    Ndėrsa i referoheni kėsaj historie, cili ka qenė interesi i shqiptarėve ndaj fotografisė. U pėlqente tė pozonin, ia dinin vlerėn asokohe fiksimit tė jetės sė tyre nė celuloid?
    Si pjesė pėrbėrėse e Perandorisė Osmane, Shqipėria e asaj kohe ishte kryesisht myslimane. Vlerėsohet se kėsaj feje i pėrkisnin atėherė dy tė tretat e shqiptarėve. Qėndrimi mysliman ndaj shėmbėlltyrave, tė cilit i shtohet fakti se muhamedanėt pėrbėnin klasėn sunduese tė shoqėrisė, ngjan tė ketė luajtur njėfarė roli nė interesin e paktė qė shqiptarėt, nė pjesėn e tyre dėrrmuese, tregonin ndaj ushtrimit tė fotografisė. Megjithatė, sado qė nuk u dhanė me shumicė pas kėtij arti, ata nuk shfaqnin kurrfarė ngurrimi, me sa duket, pėr tė qėndruar pėrballė objektivit. Nuk kundėrshtonin qė tė shihnin drejt fotografit teksa ky vepronte, madje edhe nė ēastet mė dramatike tė jetės sė tyre, si pėrgjimet e tė vdekurve.

    Ky paradoks nė dukje, nxjerr nė pah mjaft mirė njė prej vetive tė shquara tė mendėsisė shqiptare: tolerancėn ndaj besimeve tė tjera dhe sinkretizmin fetar, tė cilėt vazhdojnė tė jenė tipari dallues i frymės qė mbizotėron nė kėtė vend edhe sot nė shekullin XXI.
    Ju thoni Shkodra dhe Korēa, por ka pasur dhe krahina tė tjera ku ėshtė realizuar fotografia, tė cilat i pėrfshini nė kėtė botim?
    Pėrveē Shkodrės e Korēės patjetėr qė edhe krahina tė tjera tė Shqipėrisė kanė pėrjetuar njė veprimtari fotografike interesante. Tirana, Berati, Elbasani, Durrėsi, Gjirokastra kanė pasur fotografėt e tyre. Nė kėtė libėr gjejnė vendin e vet edhe Lilo

    Xhimitiku pėr Beratin ose Sotir Beu pėr Elbasanin. Por, sidoqoftė, prodhimtaria fotografike e Shkodrės dhe e Korēės mbetet e pashoqe.
    Flisni pėr njė pasuri tė tillė fotografike, por sa pėrmendet Shqipėria nė historinė botėrore tė fotografisė?
    Nė fakt Shqipėria vazhdon tė mos pėrmendet nė historinė botėrore tė fotografisė. Asnjė referim, kurrfarė emri nuk ėshtė sjellė si shembull pėr tė treguar se, nė kėtė fushė, ky vend ka pasur sa e sa artistė tė talentuar. Madje edhe dinastia e pashoqe e Marubėve mbetet jo aq e njohur sa duhet. E pra, janė tė pakta ato vende qė mund tė krenohen si truall i njė lulėzimi tė tillė fotografėsh tė shquar gjatė atij shekulli.
    Pėrmendėt pak mė lart fotografitė e realizuara gjatė pėrgjimit tė tė vdekurve, si mund tė shpjegohet futja e kėtij rituali fotografik nė mes tė ritit fetar? Me ēfarė ka lidhje kjo dėshirė kaq e papėrmbajtur pėr tė fiksuar pamjen e tė ndjerit dhe tė ceremonisė sė funeralit tė tij?

    Natyrisht qė kėto ishin pyetje qė ne ia bėmė vetes, ndėrsa punonim. Dhe njė shpjegim historik po e jap kėtu. Shqipėria ishte njė truall mėrgimi. Shqiptarėt e ikur pėr tė punuar nė dhe tė huaj, mė tė shumtėn e rasteve, nuk kishin fare mundėsi pėr t’u kthyer nė atdhe kur vinte ēasti pėr tė varrosur njė tė afėrm. Fotografia shėrbente nė kėtė rast, me siguri, pėr ta mbajtur gjallė frymėn e bashkėsisė. Familja, miqtė, nganjėherė ndonjė kuvend i madh i fshatit tė mbledhur nė njė klishe, bėheshin kėshtu dėshmi pėr ata anėtarė qė ndodheshin tė shpėrndarė nėpėr botė.
    A keni vėnė re teknikė tė caktuar nė mėnyrėn e realizimit tė njė fotoje mortore? Ku ndryshon nga njė fotoje dasme e asaj kohe?
    Sigurisht. Kėto klishe tė habisin edhe me teknikėn se si janė bėrė. Regjia e njė fotografie martese kėrkon qė vėshtrimet e personazheve tė konvergojnė tė gjitha te fotografi, duke zbuluar kėshtu, si tė ishte njė nga tė dhėnat e ceremonisė, praninė e kėtij tė fundit. Madje, edhe kur tė sapomartuarit shikojnė njėri-tjetrin, qėndrimi i tyre nėnkupton qartas porositė e njė operatori.
    Po fotografia e pėrgjimit tė tė vdekurit, ēfarė na thotė? Edhe nė kėtė rast bėhet fjalė pėr regji fotografike?
    Te fotografia e pėrgjimit tė vdekurit apo e varrimit, loja e vėshtrimeve e mohon kėtė lloj veprimi me dashje. Disa i shpien sytė tek i ndjeri, disa tė tjerė te fotografi, ca tė tjerė duken tė mbyllur brenda vetes, me njė shprehje dhimbjeje e pėrqendrimi nė heshtje. Origjinaliteti i marrėdhėnies me vdekjen shprehet nė kėtė rast pėrmes vetėpėrmbajtjes nė hije, jo aq tė fotografit sesa tė funksionit tė tij. Kėshtu, ai dėshmon vetėm si njeri, pra me mė shumė dramatizėm, pėr njė rast zie nė bashkėsinė njerėzore.
    Mund tė flitet pėr njė formė novatore kėtu, ēfarė do tė thoshte thirrja si dėshmitar i njė fotografi nė mort?
    Po, kemi tė bėjmė me njė novacion. Do tė thoja se kjo formė novatore e fotografisė mortore lindi nė thelb, me sa duket, nga vullneti pėr tė ruajtur njė traditė siē e pėrmenda pak mė sipėr; ndjenjėn e bashkėsisė, pavarėsisht nga shpėrndarja nėpėr diasporė. Gjithsesi, nė rastin e myslimanėve, vetė kjo formė kthehej nė njė pėrmbysje tė vėrtetė kulturore. Thirrja e fotografit si dėshmitar nė kėtė ngjarje tė rėndėsishme pėrbėnte nė vetvete njė shkelje tė atij moslejimi tė shėmbėlltyrės, qė shpall besimi islam. Nė tė vėrtetė, nė kėtė mėnyrė pėrjetohej njėfarė osmoze kulturore.
    Ju thoni se ėshtė njė thyerje e riteve myslimane, apo njė mbivendosje e ritit tė krishterė mbi atė mysliman?
    Ja, po jua tregoj. Nė ato ēaste tė rėnda, kishte familje myslimane qė u porositnin fotografi ca operatorėve, tė cilėt, pėr vete, ishin mė sė shumti tė krishterė. Temat ikonografike lėnė kėshtu tė depėrtojė njė kulturė e krishterė, siē janė aluzionet pėr vajtimin e Krishtit, dhe e pėrziejnė atė me ritualin e pėrgjimit tė pėrmortshėm mysliman. Numri i fotografive tė ruajtura me kėtė temė funeralesh lė vend pėr tė menduar se kanė qenė shumė tė paktė ata qė ia ndalonin vetes njė gjė tė tillė, po t’i kishin mundėsitė financiare pėr ta bėrė. Falė dyvlershmėrisė sė tij mes artit tė mirėfilltė dhe thjesht regjistrimit tė reales, fotografi bėhet kėtu vektori i njė tejkalimi kulturash, drejt pajtimit tė tyre.




    1.Ruajtja e tė vdekurit. Ceremoni mortore myslimane. Anonime. Pa datė.

    2.Ceremoni mortore katolike. Fotografi e realizuar nga Kel Marubi mes viteve 1900-1919.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 06-04-2011 mė 13:02

  13. #633
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Veshje Tradicionale Shqiptare

    Foto nga www.delcampe.net me titull " Milot 1956 ".
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  14. #634
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    1.Fotografi e Prizrenit e vitit 1960
    2.Prizreni
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 19-04-2011 mė 02:47

  15. #635
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Fotografi me veshje popullore Shqiptare Prizreni
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  16. #636
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Fotografi nga Peja
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  17. #637
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Fotografi Nga Gjakova e vitit 1975
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 19-04-2011 mė 03:06

  18. #638
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Pamje nga Ferizaji
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  19. #639
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Pamje nga Lipjani
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  20. #640
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Fotografi nga Gjakova
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 32 prej 62 FillimFillim ... 22303132333442 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •