Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Dom Simon Filipaj nderi i kombit

    U mbushen dhjete vjet prej se pushoi se rrahuri zemra fisnike e Dom Simon Filipajt dhe 15 vjet prej se perktheu Biblen ne gjuhen e standardizuar shqipe. Per nder te kesaj figure te madhe te kultures shqiptare Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranė dhe Instituti Filozofik dhe Teologjik, Shkodėr organizuan konferencėn shkencore me temė “Filipaj dhe BIBLA shqip”. Po ashtu edhe Bashkimi I Krijuesve Shqiptare ne Malin e Zi, Shoqata Dom Simon Filipaj, Dom Gjon Buzuku, Art Clubi dhe Qendra per Kulture organizuan ne Ulqin mbremje perkujtimore kushtuar vepres se dom Simonit. Ky meshtar i devotshem i kishes katolike ndershqiptare ishte mik i dashur i familjes time. Kjo miqesi e ngushte dhe e sinqerte familjare me kete personalitet te fuqishem te kultures sone, te i cili mora pagezimin, eshte brumosur me ardhjen e tij si meshtar ne famullin e fshatit tim te lindjes ne Triesh, zone kufitare me Shqiperine, ne vitet 50-te te shkeullit te klauar. Nga informacionet qe kam nga babai im i ndjere ardhjen e dom Simonit ne famulline e Trieshit besimtaret trieshjane e priten me gezim, kurse regjimi i kohes e percillte dhe e mikqyrte heshtazi. Por meshtari i ri, i pajisur me mesime teologjike te fituara ne Fakultetin Teologjik te Zagrebit, me nje kulture te gjere, me mencuri, maturi, dashuri, sinqeritet, afersi, modesti, fisnikeri, oratori te spikatur, me fjale teper te embla, pa nervozizem, i perfitoi zemrat jo vetem te besimtareve, por edhe te aktivisteve komuniste vendore te cilet e perbuznin fene dhe besimin. Po kaq i nderuar dhe i respektuar ishte edhe ne famulline e Kojes dhe te Grudes, troje etnike shqiptare qe gjeografikisht i perkasin Malesise. Natyra kete njeri te Zotit e kishte pajisur me virtyte te rralla, me fjale te embla qe te le mbrese te thelle, me gojtarine e tij te bukur e te natyrshme, me urtesine ne fjale dhe me veprime te matura, me jeten e paster fetare e atdhetare e kishte fituar dashurine dhe nderimin e te gjitheve. Emri i tij eshte bere dhe ka mbetur simbol burrerie, ndershmerie e drejtesie ne Malesi.

    Dom Simon Filipaj per 16 vite sherbimi si meshtar ne Malesi, krahas fushes se madhe te levrimit te tij qe ka qene udha e bukur e meshatrise, se ciles iu perkushtua shpirterisht dhe intelektualisht, ne kushte tejet te veshtira ekonomike e politike, me pasion iu qas mbledhjes se folklorit dhe studimit te tij. Gjatė kėsaj periudhe kohore nė Malėsi mblodhi si bleta shumė kėngė lirike, epike, historike, balada, anekdota, pėrralla etj, shumica e tė cilave janė botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinės nė “Gjurmime Albanologjike” (Folklor dhe Etnologji) dhe nė botime tė tjera, kurse materiali folklorik i pabotuar, mbledhur prej tij ruhet nė arkivin e kėtij Instituti. Kėshtu, falė dashurisė sė tij tė madhe qė kishte pėr kulturėn tonė popullore, arriti tė shpėtojė nga zhdukja dhe harresa njė pasuri tė madhe tė kėsaj gurre popullore, tė mbledhur me kujdes tė posaēėm dhe dashuri tė madhe nė kete krahine te lashte shqiptare, historia, kultura dhe tradita e se ciles jane nje det i gjere ende i palundruar. Malesoret dom Simonin sot e kesaj dite e mbajne mend jo vetem si nje dijetar me kulture te gjere, por edhe si gojetar te shquar. Predikimet e tij plot squetesi e pasion ruhen ende ne ndergjegjen e atyre qe e degjuan. Ai ishte dhe mbeti figure shume e respektuar dhe e nderuar ne Malesi per traditat e shendosha atdhetare dhe si personalitet i madh. Sepse malesoret e kishin kuptuar qe ne fillim se dom Simoni e donte Malesine dhe malesoret, se ai bente perpjekje te vazhdueshme per perhapjen e frymes se re si drite e kohes ne secilen nga familjet tona, sa here qe ishte i ftuar si mik ne sofrat tona bujare ne ato kohe te pakohe.

    Monsinjor Filipaj duke qene zoterues i mire i disa gjuheve, vecmas atyre biblike, latinishtes, greqishtes se vjeter dhe frengjishtes, me te kthyer nga Malesia si meshtar ne njė famulli tė harruar tė Shėn Gjergjit, buzė lumit Buna, i hyri nje pune sa te veshtire, aq edhe fisnike - perkthimit te plote te Bibles ne gjuhen standarde shqipe, gje te cilen nuk e kishin bere as institucionet me te larta fetare as ato shteterore. Dhe pas nje pune te mundimshme dyzetvjeēare, pa dritė elektrike, nėn dritė hijen e kandilit e tė qiriut, duke u “kacafytur” me fjalė, fjali, e frazeologji , me vullnetin e tij te rralle, por edhe me vullnetin e te lumit Zot, arrijti tu dhuroje shqiptareve Shkrimin Shenjt ne gjuhen e tyre, duke u bere keshtu njeriu i pare ne boten shqiptare qe realizoi nje enderr 2000 vjecare te kombit tone. Une nuk i jap vetes te drejt te shpreh vleresimin personal per botimin e plote te Bibles shqip nga dom Simon Filipaj, sepse kjo u takon ne radhe te pare linguisteve, por jam i sigurt se kjo veper perben nje ngjarje te shenuar edhe per studimet gjuhesore. Duke e lexuar Biblen ne shqip jam bindur se perkhtyesi i saj dom Simoni ka bere perpjekje per te mos kaluar perciptazi gjate perkthimit, per te mos gjetur thjeshte nje fjale barazvlerese te shqipes shkeputurazi. Perkundrazi eshte thelluar ne domethenien e tekstit original dhe te fjaleve ne marredheniet ndermjet tyre e me kontekstin duke na dhene zgjidhje te reja, te cilat e pasurojne leksikun e shqipes jo thjesht me fjaleformime te reja, por edhe me ngjyrime e vlera te reja kuptimore. Dom Simon Filipaj me perkthimin e plote te Bibles ne shqip nuk i beri nder vetem vetes, familjes e kishes katolike por mbare shqiptarizmit. Prandaj mendoj se ky njeri me shpirt e me zemer te madhe shqiptari eshte nderi i kombit. Botimin e plote te Bibles ne shqip 15 vjet me pare e kane vlereuar studiues te shquar te shkences se albanologjise dhe pena te njohura te letrave shqipe nga hapesira mbareshqiptare. Numri i tyre eshte i konsiderueshem, ndersa une po vecoj vetem njerin nga ata, shkrimtarin e madh Ismail Kadare. Ai ne nje interviste qe zhvillova ne vilen e tij ne Durres, lidhur me perkthimin e dom Simonit, me tha "E kam lexuar me interes perkthimin e mrekullueshem te "Bibles" nga dom Simon Filipaj. Vertet, kam shprehur kudo admirimin tim per kete perkthim, qe eshte nje shembull i shkelqyer se si mund te perkthehen veprat e medha monumentale te njerezimit ne gjuhen e sotme shqipe. Pas ketij vleresimi meritor te zotit Kadare per kete figure poliedrike, i cili ka lene ne gjuhen shqipe kryevepren boterore, Librin e Shenjte , Biblen, nuk me mbetet tjeter vetem se te them se portreti sa i thjeshte aq i madherishem, vepra dhe puna e ketij prelati te shquar te kombit tone do te mbeten pergjithmone ne kujtimin e malesoreve ne pergjithesi dhe te familjes time ne vecanti, sepse frytet e punes se tij i gezojme ne sot. Shpirti i bute i ketij bariu te pervujtur qe vinte nga urdheri fetar qe i perkiste pushofte ne paqe pergjithmone ! Amin.

    Gjeke Gjonaj

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Historia e pėrkthimit tė Biblės nė gjuhėn shqipe

    Bibla e dom Simon Filipajt, sprovė e suksesshme e pėrkthimit


    nga prof. as. Dr. Alfred Ēapaliku

    Shkrimi shqip dėshmohet nė fillesėn e tij nė Formulėn e Pagėzimit. U deshėn 532 vjet qė nga njė frazė e shkurtėr shqipe, pėrkthim nga latinishtja, pėrfshirė nė tekstin e njė qarkoreje latinisht qė kryepeshkopi i Durrėsit, Pal Ėngjelli (1417-1469) u dėrgonte vartėsve tė tij, tė vijmė tek 1806 faqet e Biblės nė shqip, qė famullitari i Bregut tė Bunės, Simon Filipaj (1925-1999) u dha bashkatdhetrėve tė tij. Sprova e guximshme e tij pėr tė pėrkthyer Biblėn nga njė gjuhė antike nė gjuhė moderme paraqitet e suksesshme dhe e frytshme jo vetėm pėr besimin katolik, por edhe mė gjerė, nė vlerat e mjeshtėrisė sė pėrkthimit.

    Pėrballimi i njė pune kaq voluminoze, si pėrkthimi i parė integral i Biblės shqip, ėshtė fryt i pėrkushtimit jetėsor tė Filipajt. Vetėm 15 vite mbas shpalljes “tipik” tė botimit tė Vulgatės sė Re (Romė 1979), nė Ferizaj, mė 1994, dom Simon Filipaj e futi shqipen nė rrethin e madh tė 1110 gjuhėve tė pėrkthimit tė Biblės. Ajo paraqitet me dinjitet gjuhėsor e letrar njėheresh ndaj teksteve (jo tė plota) nė ghuhėn amtare dhe ndaj tė njėjtit tekst (version i plotė) nė gjuhė tė huaja.

    Mund tė thuhet se Filipaj me kėtė pėrkthim ėshtė nė vazhdėn e Buzukut, Matrengės, Bardhit, Bogdanit e sidomos tė Grigorit dhe tė Theodhor Haxhifilipit, pėr ta sjellė Biblėn, librin themelor tė krishterimit, nė gjuhėn e sotme letrare shqipe, nė nivelin mė tė lartė, nė plotshmėri, mbasi... tė pėrkthesh, tė botosh njė pėrkthim nuk ėshtė vetėm tė paraqesėsh njė veprim tė rregullt gjuhėsor. Ėshtė gjithashtu tė marrėsh njė vendim qė prek njė ekvilibėr kulturor dhe shoqėror (Chevrel Yves, La letteratura comparata, Romė 1993:22).

    Jo rastėsisht vetė ai do tė shprehej se... historia e pėrkthimit tė Biblės ėshtė edhe historia e shkrimit shqip (Intervistė, Fjala 25.11.1990, Prishtinė) dhe se ajo duhej tė lexohej me atė dashuri me tė cilėn u pėrkthye.

    Pėrtej vlerės sė pėrkthimit tė Simon Filipajt, Bibla nė shqip integrohet nė sistemin e pritjes, qė mund ta forcojė apo ta lėrė ashtu siē ėshtė, por nuk ka gjasa ta kundėrshtojė. Kjo nė sajė tė gjuhės sė sotme letrare nė tė cilėn ėshtė paraqitur, gjė pėr tė cilėn dėshmon edhe monumenti tjetėr kulturor mbarėbotėror, si Iliada, pėrkthyer nga helenisti i shquar Gjon Shllaku (Tiranė, 1979, ripunim).

    Pėrkthyesi i Biblės nė shqip rezulton tė ketė tejkaluar vėshtirėsitė e sjelljes sė tekstit nė shqip nga latinishtja biblike kristiane, jo vetėm nė prozė por edhe nė vargje ku i ėshtė dhėnė arsye ēdo fjale, pėrmes ndėrrimit tė teknikave ad litteram dhe ad sensum. Kėtė odise tė ēdo pėrkthyesi serioz, para 70 vjetėve, poeti Ndre Mjeda e perifrazonte:... si tė dote kush me i ndihmue me nji shkrepės tė ndezun diellit qė shkėlqen madhshtuer nė pikė tė mjesditės (Shėnime bibliografike, Leka 9;1932:286-7, Shkodėr).

    Vėshtirėsitė rriten mbasi Filipaj ėshtė ndeshur me: 73 libra tė ndryshėm, tė kush e di sa autorėve, emrat e tė cilėve, tė shumicės prej tyre, deri mė sot mbeten tė panjohur... (Parathėnie, Bibla, Ferizaj 1994:12). Gjithsesi ėshtė ndeshur me shumicė stile dhe mėnyra shkrimi, nė hapėsirėn e 1300 viteve para dhe 100 viteve pas Krishtit. Kėsisoje Simoni, nė kishėn e Shėngjergjit, afėr Ulqinit, u ndodh nė marrėdhėnie tė vazhdueshme mes dy poleve ekstreme: nė mes pėrkthimit adekuat, tė pėrputhshėm (qė respekton nė tepri karakterin e huaj tė tekstit nistor) dhe atij dinamik, tė gjallė, tė shkathėt, tė shpejtė (qė e pėrfshin krejt tekstin e pėrkthyer nė sistemin e pritjes).
    Pėrkthimi pasqyron erudicionin e poliglotit Filipaj, njohės i disa gjuhėve si kroatisht, gjermanisht, frėngjisht, italisht, gjuhėt klasike. Njohje qė kanė sjellė njė shqipėrim model tė njė libri me vlera tė shumanshme siē ėshtė Bibla, ku shembėlltyrat, parabolat, Fjala Hyjnore, dekalogu, uratėt, lutjet, profecitė janė nė simbiozė me legjendėn, epopenė, historinė, ditarin, tregimin, poezinė, kėngėn e dashurisė...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 20-12-2009 mė 06:34 Arsyeja: ndryshim

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •