Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257

    Rudyard Kipling

    “Nese”

    Nese mund ta ruash durimin, nderkohe qe te gjithe rreth teje
    po e humbin dhe ty ta shkarkojne fajin,
    nese ti mund te besosh ne vetvete, kur te gjithe dyshojne ne ty
    e te jesh zemermire kundrejt atyre qe dyshojne,
    nese ti mund te presesh, pa u lodhur se prituri
    e te qendrosh drejt, nese pallavra te rrethojne,
    e te mos urresh, nese te urrejne
    e pamvaresisht nga keto, t’mos shfaqesh teper i mire, as te flasesh urtira;
    nese ti mund te enderrosh e te mos u jepesh endrrave,
    nese ti mund te mendosh pa u humbur ne mendime,
    nese mund te perballosh Triumfin e Katastrofen
    e t’i trajtosh njesoj keta dy genjeshtare,
    nese mund te degjosh te verteten qe ke thene
    e trasformuar nga te keqinjte, per t’u ngrehur kurthe te padjallzuareve
    e te shohesh te copetuar idealet, te cileve u dedikove jeten
    e te rezistosh e te rindertosh me dije pjekurie,
    nese mund te besh nje tufe me te gjitha arritjet e tua
    e ti luash ne nje hedhje tek-a-ēift
    e te humbesh e te rinisesh nga e para
    e kurre t’mos thuash nje fjale nga ato qe ke menduar;
    nese mund te urdherosh zemren, nervat, muskujt,
    te rezistojne edhe atehere kur jane te rraskapitur
    e keshtu te vazhdosh, derisa te mos mbese tjeter ne ty,
    perveē vullnetit qe u thote atyre: “Rezistoni!”,
    nese mund te rritesh ne pushtet e te mbahesh i paster
    o te avitesh te medhenjte, pa perēmuar te pervuajturit,
    nese as miq, as armiq, s’mund te t’plagosin,
    nese i qas te gjithe, por askend me teprģ,
    nese mund ta mbushesh te pameshirshmin minute,
    me gjashtedhjete sekonda prej veprave te kryera,
    atehere; e jotja eshte bota dhe gjithēka qe eshte ne te
    dhe ajo qe vlen mbi te gjitha, ti je bere burre, biri im.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257

    Rudyard Kipling

    Nje perkthim timin te poemes "If"!

    “Nese” (Rudyard Kipling)

    Nese mund ta ruash durimin, nderkohe qe te gjithe rreth teje
    po e humbin dhe ty ta shkarkojne fajin,
    nese ti mund te besosh ne vetvete, kur te gjithe dyshojne ne ty
    e te jesh zemermire kundrejt atyre qe dyshojne,
    nese ti mund te presesh, pa u lodhur se prituri
    e te qendrosh drejt, nese mashtrues te rrethojne,
    e te mos urresh, nese te urrejne
    e pamvaresisht nga keto, t’mos shfaqesh teper i mire, as te flasesh urtira;
    nese ti mund te enderrosh e te mos u jepesh endrrave,
    nese ti mund te mendosh pa u humbur ne mendime,
    nese mund te perballosh Triumfin e Katastrofen
    e t’i trajtosh njesoj keta dy genjeshtare,
    nese mund te degjosh te verteten qe ke thene
    e trasformuar nga te keqinjte, per t’u ngrehur kurthe te padjallzuareve
    e te shohesh te copetuar idealet, te cileve u dedikove jeten
    e te rezistosh e te rindertosh me dije pjekurie,
    nese mund te besh nje tufe me te gjitha arritjet e tua
    e ti luash ne nje hedhje tek-a-ēift
    e te humbesh e te rinisesh nga e para
    e kurre t’mos thuash nje fjale nga ato qe ke menduar;
    nese mund te urdherosh zemren, nervat, muskujt,
    te rezistojne edhe atehere kur jane te rraskapitur
    e keshtu te vazhdosh, derisa te mos mbese tjeter ne ty,
    perveē vullnetit qe u thote atyre: “Rezistoni!”,
    nese mund te rritesh ne pushtet e te mbahesh i paster
    o te avitesh te medhenjte, pa perēmuar te pervuajturit,
    nese as miq, as armiq, s’mund te t’plagosin,
    nese i qas te gjithe, por askend me teprģ,
    nese mund ta mbushesh te pameshirshmin minute,
    me gjashtedhjete sekonda prej veprave te kryera,
    atehere; e jotja eshte bota dhe gjithēka qe eshte ne te
    dhe ajo qe vlen mbi te gjitha, ti je bere burre, biri im.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 19-12-2009 mė 15:13

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88

    Wink Pyetje...Do te ishte mire, kur behet nje perkthim, te vihet edhe emri i perkthyesit,

    Do te ishte mire, kur behet nje perkthim, te vihet edhe emri i perkthyesit, edhe kur ai eshte fillestar. Do te isha kurioz te dija nese perkthyesi i ketij varianti i ka lexuar variantet e se njejtes poezi nga: Noli, Shvarc, Bobrati, etj. Ambicia eshte pozitive ne cdo fushe, vecse duhet bere kujdes, per te mos u matur me hijen e mengjesit.
    Pershendetje.

    Citim Postuar mė parė nga Syku Lexo Postimin
    “Nese”

    Nese mund ta ruash durimin, nderkohe qe te gjithe rreth teje
    po e humbin dhe ty ta shkarkojne fajin,
    nese ti mund te besosh ne vetvete, kur te gjithe dyshojne ne ty
    e te jesh zemermire kundrejt atyre qe dyshojne,
    nese ti mund te presesh, pa u lodhur se prituri
    e te qendrosh drejt, nese pallavra te rrethojne,
    e te mos urresh, nese te urrejne
    e pamvaresisht nga keto, t’mos shfaqesh teper i mire, as te flasesh urtira;
    nese ti mund te enderrosh e te mos u jepesh endrrave,
    nese ti mund te mendosh pa u humbur ne mendime,
    nese mund te perballosh Triumfin e Katastrofen
    e t’i trajtosh njesoj keta dy genjeshtare,
    nese mund te degjosh te verteten qe ke thene
    e trasformuar nga te keqinjte, per t’u ngrehur kurthe te padjallzuareve
    e te shohesh te copetuar idealet, te cileve u dedikove jeten
    e te rezistosh e te rindertosh me dije pjekurie,
    nese mund te besh nje tufe me te gjitha arritjet e tua
    e ti luash ne nje hedhje tek-a-ēift
    e te humbesh e te rinisesh nga e para
    e kurre t’mos thuash nje fjale nga ato qe ke menduar;
    nese mund te urdherosh zemren, nervat, muskujt,
    te rezistojne edhe atehere kur jane te rraskapitur
    e keshtu te vazhdosh, derisa te mos mbese tjeter ne ty,
    perveē vullnetit qe u thote atyre: “Rezistoni!”,
    nese mund te rritesh ne pushtet e te mbahesh i paster
    o te avitesh te medhenjte, pa perēmuar te pervuajturit,
    nese as miq, as armiq, s’mund te t’plagosin,
    nese i qas te gjithe, por askend me teprģ,
    nese mund ta mbushesh te pameshirshmin minute,
    me gjashtedhjete sekonda prej veprave te kryera,
    atehere; e jotja eshte bota dhe gjithēka qe eshte ne te
    dhe ajo qe vlen mbi te gjitha, ti je bere burre, biri im.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Per sueda dhe 2043!

    Ne mundsh!
    Ne mundsh te ruash arsyen,
    Kur bota humb fillin, e fajin ta hedh ty...
    Dhe vetes t'i besosh,
    Sa here te ty dyshojne
    E s'te perfillin,por
    Edhe dyshimet drejt t'i gjykosh;
    Ne mundsh te rrish ne pritje,
    Nga pritja pa u lodhur
    E kur te urrejne ,urrejtje te mos ushqesh,
    Madje,
    Ndaj shpifjeve te rrish pa folur,me thjeshtesi
    Me to pa rene ndesh...
    Ne mundsh te mendosh,
    Por jo deri ne shkaterrim,
    Te enderrosh,por jo si rob enderrimesh...
    Ne i detyrofsh dot muskul e nerv
    Dhe puls e zemer te te sherbejne,
    Edhe kur gjithcka duket e kote e te qendrosh,
    Kur s'ka asgje vec vullnetit,
    Qe vec nje fjale
    'Qendro!" gjithnje te thote,
    Nese armiku ose miku
    S'te bejne dot te vuash
    Dhe gjithcka e cmon per aq sa meriton;
    Ne mundsh te mbushesh minutat aq te renda
    Me vepra qe peshojne,
    Dije dhe mos ki asnje dyshim
    " E jotja" do te jete Bota,me c'ka brenda,
    Dhe burre do te jesh
    Biri im!...

    Joseph Rudyard Kipling

  5. #5

    Rudyard Kipling

    Pėrkthyer nga Fan S. Noli

    NĖ MUNĒ

    Nė munē tė mbash nė kokė terezinė
    Kur shokėt ēmendėr dhe fajtor tė nxijnė;
    Nė munē tė kesh besim, kur tė dyshon
    Kushdo, dhe s'ka njeri qė tė beson;
    Nė munē tė preē, dhe pritjen s'e kursen,
    Nė tė gėnjefshin, ti nuk i gėnjen,
    Nė tė urrefshin, ti s'i ēan me brirė,
    Dhe s'hiqesh as m'i mėnēim as m'i mirė.

    Nė munē tė ēndėrrosh e tė mejtosh,
    Dhe nga kėto nė mos u robėrofsh;
    Nė munē tė preē Triumfin dhe Hatanė,
    Dhe t'i shkelmosh tė dy si kallpazanė;
    Nė munē tė mbahesh, kur njė dreq ta dreth
    Tė drejtėn dhe nė lak syleshin heth,
    Kur sheh kalan' e jetės tė rėzuar
    Dhe prap e ngre me veglėn e ēkallmuar;

    Nė munē tė vėsh m'i grumbull ēdo thesar,
    Edhe t'i loē tė gjitha me njė zar,
    T'i humpē edhe tė nisėsh pėrsėri
    Pa thėn' asgjė pėr kėtė batėrdi;
    Nė munē tė kesh njė zemėr, trup e kokė
    Qė tė shėrbejnė sa tė bėhen trokė,
    Dhe tė vazhdosh i djegur shkrump nė furrė,
    Dhe tė thėrret vullneti: "Mbahu, or burrė!"

    Nė munē tė zbreē nė turm' e tė mbash nderin,
    Tė hash me mbretin, tė pish me neferin;
    Nė mos tė ngaftė dot as mik as hasmė,
    N'i daē tė gjithė, po asnjė pėr dasmė;
    Nė munē pėr ēdo minutė tė pėrpjetė
    Tė rėnē tamam sekunda gjashtėdhjetė;
    Zaptove dhenė me ēdo mall dhe hir,
    Dhe ca mė mirė, qėnke trim, or bir!

  6. #6

    Rudyard Kipling

    Pėrktheu: Vedat Kokona

    NĖ MUNĒ

    Nė s'humbsh toruan kur tė gjithė rreth teje
    Humbur e kanė dhe thonė se ti ke faj;
    Nė paē besim tek vetja kur tė tjerėt s'kanė
    Tek ty edhe dyshimn' ti ua fal;
    Nė pritsh edhe nga pritja tė mos lodhesh;
    Nė tė gėnjefshin, ti mos i gėnjesh;
    Nė tė urrefshin, ti mos i urresh;
    I urtė shumė, as shumė i mirė s'tregohesh;

    Nė ėndėrrofsh, por zot s'ke ėndėrrimin;
    Mendove dhe mendimet s'i ke si qėllim;
    Nė e takofsh Triumfin dhe Rrėnimin,
    Tė dy mashtruesve u jep tė njėjtin ēmim;
    Duron kur e vėrteta jote ndrydhet
    Nga horrat edhe lak bėhet pėr teveqelė;
    Nė pafsh atė ē'ke stisur qė tė thyhet,
    Prap tė ndėrtosh me veglat bėrė fėrtele;

    Nė bėfsh njė pirg me ēka ti ke fituar,
    Dhe nė rrezik t'i hedhėsh ēift a tek,
    Dhe tė humbaē dhe prap duke filluar
    Gojėn ta qepėsh pėrpara kur s'ke shtek;
    Zemrėn ti gur n'e bėfsh dhe nervat hekur,
    Tė tė shėrbejn' dhe kur tė thonė: Jo!
    Dhe tė qėndrosh asgjė kur s'tė ka mbetur
    Pėrveē vullnetit qė tė thot': "Qėndro!"

    Nė flaē me turmėn dhe tė ruash nderin,
    Me mbret tė rish, por cakun mos kalosh;
    Kur as armiq as miq s'ta duan sherrin,
    Tė gjithė kur ti i do, por kurrė mos ta teprosh;
    Nė e mbushē minutėn qė nuk tė fal kurrė
    Me gjashtėdhjetė sekonda nė vrapim;
    I tokės zot je, ēdo gjė atje ėshtė jotja,
    Dhe sidomos Njeri do jesh, o biri im!

  7. #7

    Rudyard Kipling

    Pėrkthyer nga Robert Shvarc

    NĖ MUNDSH

  8. #8

    Poezi Nga Rudyard Kipling

    (1865- 1936)

    Pėrktheu Qazim Shemaj

    MARSHI I HELMIT NĖ TRU

    Nuk sheh ku shkel, as pyet Roma,
    Me thundra shkel e shtyp mė shpesh
    Stomakėt, zemrat, kokat tona,
    Se si rėnkojmė nuk vė vesh.
    Pėr tė gjithēka: tė shtypė e shkojė,
    Po prapa saj nėpėr kolona,
    Ne komplotojmė ta rrėzojmė,
    Me gjuhė mprehim shpatat tona.
    Pak njerėz jemi ne, mė pak
    Tė dashurojmė a tė urrejmė,
    Po veē na lini, jo aq larg,
    Pėrmbys ne shtetin do ta kthejmė.
    Ne jemi tenjė nė rrėnjė e kėrcu,
    Ne jemi mola brenda nė dru,
    Ne jemi gjemba nė kėmbė e nė gju,
    Ne jemi helmi nė gjak e nė tru.
    Dhe minjtė kabllo duke brejtur,
    Dhe vidrės etja nuk i shuhet,
    Dhe molat duke grirė petka,
    Secili bėn atė ē’i duhet.
    Kėshtu me ne njėsoj po ngjet,
    Tė zėnė jemi gjer nė fyt,
    Punojmė ne, punojmė fshehtė,
    Po prisni ē’do t’ju shohin sytė.
    Vėrtet ne s’jemi aq tė fortė,
    Por popujt janė, e besojmė,
    Do t’i mėsojmė sot e mot,
    Nė luftė si t’ju shpartallojnė.
    E prapė skllevėr nga kjo luftė?
    Po, kemi qenė skllevėr-tallje,
    Veē si tė vdisni ju me turp,
    Mbi varrin tuaj do hedhim valle.
    Pak njerėz jemi ne, mė pak
    Tė dashurojmė a tė urrejmė,
    Po veē na lini, jo aq larg,
    Pėrmbys ne shtetin do ta kthejmė.
    Ne jemi tenjė nė rrėnjė e kėrcu,
    Ne jemi mola brenda nė dru,
    Ne jemi gjemba nė kėmbė e nė gju,
    Ne jemi helmi nė gjak e nė tru.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •