perSHENDETje
Me ne fund vendosa dhe une te prezantohem te "miqt e mi te panjohur".
Qe mos t'iu lodh shume , me quajne Eri kam lindur ne Tirane nga ku u largova ne moshen 16 vjecare drejt nje bote te panjohur, drejt mergimit.Sepse mergimi te njejten "fytyre" nxjer si ne USA si ne Angli si ne Greqi (ku tani ndodhem) si dhe kudo tjeter. Tani jam 20 vjec dhe po studjoje ne nje ishull mahnites te Greqise, por mendja ime eshte gjithmon atje, te "rruget me balte" ku kalova femijerine.Endra ime eshte qe nje dite une dhe ju te kthehemi dhe t'i pastrojme ato "rruget me balte".
Saper karakterin tim , nuk do flas, se kam vene re qe njerezit kur flasin per veten e tyre tregojne ate "qe duan te jene" dhe jo ate "qe jane".Megjithate ju them se deshira ime me e madhe eshte te udhetoje gjith Mesdheun dhe nje dite (kur koka ime do jet mbushur me thinja) te kthehem ne atdheun tim dhe te kenaqem me ato qe do shohe dhe te mos ndjehem "pishman" per kthimin.
Jam i kenaqur qe jam anetar i te njejtit Forum me ju dhe ketu kam kuptuar se "e ardhmja" e Shqiperise do jet me e mire se "e kaluara". Gjithashtu te ky forum (te prezantimet) kam kuptuar se ne Shqiptaret qekemi popull i bukur.
Me falni qe ju lodha dhe falemiNDERit
Krijoni Kontakt