Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anėtarėsuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745

    Urime Krishtelindjet!!!

    Urime dhe per shume vjet Krishlindjet te ngjithe shqipetareve te ktishtere,kudo qe jane.E befshi per shume vjet,e zoti qofte me ju.

    Frohe Weinachten:

    Urime per Krishtlindjet:


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947

    Gezuar Krishtlindjet Te Gjitheve.

    Gezuar Krishtlindjet te gjithe Katolikeve dhe gjithe Shqiptareve ne pergjithesi.
    Zoti madh dhe i plotefuqishem qofte me te gjithe ne dhe u realizofshin endrrat e kombit tone per liri demokraci dhe perparim.
    Krishti qofte me ne.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar skampin pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anėtarėsuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    per shume mot.

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar B.C.B pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Amin, gezuar cdo shqiptar kudo qofte.
    Albania Uber Alles

  7. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Edhe une ju uroj Krishtelindjet te gjithe vllezer e moterave te besimit te krishter


    dhe ju sjell nje shkrim nga Koha Ditore qe ngrohe zemrat
    ----------------------------------------------------------


    Nė Prishtinė Krishtlindjet i luten tė krishterėt e myslimanėt




    Prishtinė, 25 dhjetor - Festa e Krishtlindjeve nė kryeqytetin e Kosovės u shėnua me meshėn e shenjtė, e cila u mbajt nė kishėn katolike “Shėn Ndou”. Me rastin e kėsaj feste, ipeshkvi i Kosovės, Dodė Gjergji, tha se Kosova i dėrgon botės mesazhe paqeje. Qytetarė tė besimit katolikė dhe myslimanė festuan bashkėrisht.
    Mbretėrimi i paqes, tolerancės, solidaritetit dhe dashurisė ndėrnjerėzore kanė qenė mesazhe, tė cilat janė dėrguar nga kisha katolike “Shėn Ndou” nė Prishtinė, ku ėshtė mbajtur mesha e shenjtė e Krishtlindjeve, pėr tė shėnuar kėtė festė tė besimtarėve katolikė.

    Meshėn e ka udhėhequr ipeshkvi i Kosovės, imzot Dodė Gjergji, i cili foli pėr rėndėsinė e kėsaj feste dhe njėkohėsisht ėshtė lutur pėr tė gjithė ata, tė cilėt siē tha ai, janė lėnė anash kujdesit njerėzor dhe vuajnė nė kėtė botė.

    “Lutem pėr tė gjithė ata, tė cilėt janė nė trishtim, nėn trysninė e varfėrisė dhe tė moskujdesit njerėzor, pėr tė gjithė ata tė moshuar qė janė tė detyruar tė ballafaqohen me vėshtirėsitė e jetės, tė sėmundjeve dhe tė pleqėrisė, nė vetmi, pa dashurinė e fėmijėve tė tyre. Zoti qoftė mbėshtetje, ngushėllim dhe shpresė pėr tė gjithė njerėzit qė nė ēdo mėnyrė vuajnė nė kėtė botė”.

    Urime dhe porosi pėr paqe besimtarėve katolikė dhe gjithė shqiptarėve u ka dėrguar edhe famullitari dom Lush Gjergji i cili ishte i pranishėm nė meshėn e Krishtlindjeve nė Prishtinė..

    “Tė jenė sa mė afėr Zotit pėr tė qenė sa mė afėr njėri-tjetrit, qė ta zbulojnė tė mirėn, tė drejtėn dhe tė vėrtetėn, qė tė dimė tė gėzohemi sė bashku pas shumė dhembjeve, vuajtjeve dhe pikėllimeve qė kemi pasur edhe si popull edhe si kishė dhe mbi tė gjitha, qė ta mėsojnė artin e dashurisė, qė ėshtė arti i jetės”.

    Festėn e krishtlindjeve, besimtarėve katolik dhe gjithė qytetarėve tė Kosovės, nė emėr tė Qeverisė sė Kosovės, ua ka uruar Gjergj Dedaj, ministėr i punės dhe Mirėqenies Sociale, i cili me kėtė rast porositi...

    “Pėr njė unitet, solidaritet, paqe, tolerancė, bashkėpunim qė t’i tejkalojmė tė gjitha kėto sfida qė janė para nesh, nė shtetin e ri dhe demokratik tė Kosovės. Sepse, nėse jemi bashk, tolerant, solidar, do tė jemi mė tė fortė, mė tė bindshėm dhe mė tė sigurt me ecjet tona pėr ta ndėrtuar shtetin e Kosovės, mirėqenien pėr tė gjithė qytetarėt, pėr besimtarėt dhe pėr gjithė popullin e Kosovės”.

    Nė meshėn e shenjtė tė Krishtlindjeve nė kishėn “Shėnd Ndou” morėn pjesė njė numėr i madh i besimtarėve katolik, ndėrkaq qė tė pranishėm kishte edhe qytetarė tė besimit islam, tė cilėt nė shenjė respekti, bashkėrisht kanė shėnuar kėtė festė.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar veli44 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #6
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Pershendetje dhe Gezuar Krishtlindjet.

    Kryeministri shqipetare beson ne Zot e kjo eshte nje tregues i rendesishem drejt reformimit te individualitetit te tij ne ceshtjen e religionit.Ai eshte perkrahes i Kadarese ne ceshtjen e identitetit fetare kombetare dhe shpesh ne po shikojme se ai po shprehet gjithmone e me hapur pozicionimin e tij si nje i krishter (ndoshta Katolik)

    Kryeministri uron nga Shkodra besimtarėt e krishterė me rastin e festės

    Berisha: Krishtlindjet e ardhshme do t`i gjejnė shqiptarėt mė afėr Europės

    Kryeministri Berisha ka pėrcjellė dje nga qyteti i Shkodrės urimet mė tė pėrzemėrta pėr tė gjithė besimtarėt e krishterė me rastin e festės sė Krishtlindjeve. Urimet e tij kreu i qeverisė i nisi nga Kisha Ortodokse dhe Katedralja e qytetit tė Shkodrės. I shoqėruar nga bashkėshortja e tij, Liri Berisha, gjatė vizitės nė Kishėn Ortodokse, Berisha u pėrcolli besimtarėve ortodoksė urimet mė tė pėrzemėrta nė kėtė ditė tė bekuar tė lindjes sė shpresės dhe adhurimit. "Tė gjithė besimtarėve ortodoksė tė Shkodrės dhe mbarė Shqipėrisė, besimtarėve tė krishterė dhe tė gjithė besimtarėve tė Zotit, u uroj gėzuar kėtė ditė tė madhe, kėtė ditė tė shenjtė, ditė e cila ndryshoi njeriun dhe botėn, e mbushi atė me shpresė, me besim, me tė ardhme", u shpreh Berisha. Gjithashtu, ai shprehu optimizmin dhe urimin e tij qė "Krishtlindjet e tjera t'i bėjmė edhe mė mirė, tė na gjejnė edhe mė afėr projekteve tona familjare, kombėtare dhe tė ecim mė shpejtė e mė tė sigurt drejt Evropės". Nė vijim tė vizitės sė tij nė Shkodėr, Berisha vizitoi edhe Katedralen e kėtij qyteti. Pėrzemėrsisht Kryeministri Berisha uroi besimtarėt katolikė tė Shkodrės dhe mbarė Shqipėrisė, duke theksuar se Krishtlindjet janė njė ditė frymėzimi pėr besimin te Zoti dhe tek e ardhmja. "Lindja e Krishtit ka shėnuar njė ndryshim tė madh pėr njeriun dhe njerėzimin. Kjo ėshtė njė ditė frymėzimi pėr besimin te Zoti dhe tek e ardhmja. Kjo ėshtė njė ditė shprese dhe mirėkuptimi pėr mbarė shqiptarėt", vijoi mė tej Kryeministri. Ai vlerėsoi se shqiptarėt i festojnė kėto Krishtlindje si qytetarė tė njė vendi anėtar tė NATO-s dhe shumė pranė lėvizjes sė lirė nė mbarė Evropėn. "Le tė urojmė sė bashku qė Krishtlindjet e tjera tė na gjejnė mė afėr ėndrrave, mė afėr dėshirave dhe mė afėr projekteve tona. Kėto Krishtlindje ne i festojmė pasi Shqipėria ėshtė anėtarėsuar nė NATO dhe flamuri i saj, mė i vjetėr flamur shtetėror i Evropės, qėndron sot mes flamujve tė kombeve mė tė zhvilluara tė Evropės dhe botės. Sot, ne jemi mė afėr se kurrė lėvizjes sė lirė tė qytetarėve shqiptarė nė mbarė Evropėn dhe mė afėr progresit tė ndjeshėm, tė thellė, pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian", u shpreh ndėr tė tjera Berisha, duke shprehur urimin qė viti tjetėr ta afrojė Shqipėrinė sa mė shumė me Europėn. "Krishtlindjet e tjera t'i festojmė me njė besim mė tė madh te Zoti, te vetja dhe te Shqipėria, si dhe tė lėvizim tė lirė nė mbarė Evropėn si qytetarė tė njė vendi tė lirė", tha Berisha, i cili nė kėto vizita shoqėrohej edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.


    Qeveria, masa pėr njė betejė tė suksesshme kundėr varfėrisė


    Njė tjetėr mesazh urimi me rastin e festės tė Krishtlindjeve, Kryeministri Berisha e pėrcolli edhe gjatė vizitės sė tij nė Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Gjatė kėsaj vizite, Kryeministri Berisha u prit nga Hirėsia e tij, Kryepeshkopi Anastasios Janullatos dhe drejtues tė tjerė tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Pėrmes njė prononcimi mediatik, Kryeministri Berisha theksoi se kėto Krishtlindje shqiptarėt i festojnė mė krenarė se kurrė, pasi janė anėtarė tė NATO-s, mė pranė me BE dhe nė prag tė lėvizjes sė lirė nė vendet e BE. "Ėshtė njė rast i shkėlqyer pėr t'i uruar sot nga zemra tė gjithė besimtarėve ortodoks shqiptarė, besimtarėve tė krishterė dhe besimtarėve tė Zotit, gėzuar kėtė ditė tė shenjtė, kėtė ditė tė madhe, ditė e cila shėnon lindjen e Krishtit, moment ky qė ndau kohėrat dhe historinė. Asgjė s'ka ndikuar mė fuqishėm nė historinė e qytetėrimit sesa lindja e Krishtit. Kjo ėshtė njė ditė qė frymėzon besim tė madh, shpresė, dashuri, mirėkuptim dhe forcė pėr njeriun. Ndaj dhe njė herė, le tė urojmė qė Krishtlindjet e tjera t'i festojmė edhe mė mirė. Kėto Krishtlindje ne i festojmė si njė vend anėtar i NATO-s, ē'ka do tė thotė se urimi ynė, dėshira dhe ėndrra jonė u bė realitet. Krishtlindjet e tjera uroj qė t'i festojmė me lėvizje tė lirė nė mbarė Evropėn, atė qė presim, me njė pėrparim tė mėtejshėm nė procesin e integrimit nė Bashkimin Evropian, me mė shumė punė pėr shqiptarėt dhe me njė betejė tė suksesshme kundėr varfėrisė", u shpreh Kryeministri. Mė pas, Kryeministri u drejtua pėr njė vizitė nė Katedralen e Shėn Palit nė Tiranė, ku u prit nga Arqipeshkvi Metropolit i Tiranės dhe Durrėsit, Imzot Rrok Mirdita. Duke i pėrcjellė urimet mė tė pėrzemėrta besimtarėve katolikė, Kryeministri Berisha shprehu mirėnjohjen e tij pėr tė gjithė udhėheqėsit shpirtėror qė me njė punė tė palodhshme arritėn tė ndėrtonin vlerat e mėdha tė besimit. "Urimet me tė pėrzemėrta tė gjithė besimtarėve katolik shqiptarė, besimtarėve tė krishterė, besimtarėve tė Zotit, por edhe njė mirėnjohje tė thellė ndaj Imzot Rrok Mirditės dhe tė gjithė udhėheqėsve shpirtėror tė kombit, tė cilėt me njė pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, me sakrifica tė mėdha, ndihmuan rindėrtimin e vlerave tė mėdha shpirtėrore, hyjnore tė njeriut nė Shqipėri. Shqiptarėt i festojnė kėto Krishtlindje si anėtarė tė NATO-s. Pra, njė urim i Krishtlindjeve tė njė viti mė parė ėshtė bėrė realitet. Sot le tė urojmė tė gjithė sė bashku pėr lėvizjen e lirė, mė shumė punė pėr shqiptarėt, mė pak varfėri, mirėkuptim dhe njė besim mė tė madh tek e ardhmja qė meritojnė. Edhe njėherė Gėzuar! Shpreh kėnaqėsinė qė kėtė vit Krishtlindjet janė festuar mė masive, mė tė fuqishme, mė tė bukura se asnjėherė mė parė. Mė tė bukura le t'i festojmė Krishtlindjet qė vijnė", uroi Kryeministri Berisha.

  10. #7
    i/e regjistruar Maska e sabah08
    Anėtarėsuar
    06-11-2008
    Postime
    196
    Gezuar Krishtlindjen2009!Paqe e begati per te gjithe popullin shqiptar.
    Me shume dua shqiperine.

  11. #8
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Tema mbyllet. Ekzistojne disa te tilla. Urimet jeni te ftuar ti beni ne komunitetet perkatese.
    Elegance is an attitude.

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ☆Angie☆ pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •