Ne dzekon ka mundesi shume ta marrim qe kete janar sepse ai vet do te vije tek juvja.
Duhet se sben te ngulmojme per suarez dhe Lukakun . Lukaku per mua eshte drogba i ardhshem , bile me i mire akoma. Eshte 19 vjec , por si kal , tmerresisht i fuqishem.
Imagjinoje , me keta 3 sulmues vitin e ardhshem , zere se behemi te pamposhtur.
Po bleu keta juvja , qe i ka bere synim se sben per ne janar ose veren tjeter , atehere bastos dhe elia jane blerje shume te mundshme per tu bere mot .
Mgjth juvja po thote se po interesohet edhe per torres dhe benzema.
Mmmmmm , jam pak ne dyshim me keta dy te fundit.
Jane mendjemedhenje qe si duhen juves.......Juvja historikisht ka pase sulmuesa qe punonin shume ne fushe , pervec inzaghit, keshtuqe suarez ,dzeko dhe Lukaku jane ideal per stilin e lojes juventine.
Te shpresojme.
Ore sikur te vije vetem njeri (Dzeko) se nuk mund te blesh 3-4 lojtare qe kushtojne minimumi 20 MILION euro...
Ne janar ka shume mundesi te largohet Sissoko, dhe do na duhet te marim nje mesfushor tjeter per te kompletuar repartin.
http://www.sportishqiptar.com.al/wp-.../del-piero.jpg “Calciopoli 2″, radha e Del Pieros me shokė
Pėrveē juventinit, edhe Nesta me Ibrėn u thirrėn si dėshmitarė nga gjyqtari De Santis nė gjyqin e Napolit
Masimo De Santis ka grumbulluar “skuadrėn” e tij. Arbitri mė i pėrfshirė nė skandalin “Calciopoli”-t, i akuzuar nga Anēeloti se “ishte bashkėpuntor i Moxhit” dhe qė e ka pėrkufizuar kėtė gjyq “njė farsė”, ku “tė gjithė jemi tė pafajshėm”, ka thirrur si dėshmitarė nė favor tė tij 9 futbollistė, midis tė cilėve janė edhe disa elementė tė nivelit tė lartė si Aleks Del Piero, Zllatan Ibrahimoviē dhe Alesandro Nesta.
Dy seancat ku do tė dėgjohen futbollistėt do tė zhvillohen mė 12 dhe 19 tetor. Teoria qė synon tė vėrtetojė avokati Paolo Galineli, avokati mbrojtės i arbitrit nga Tivoli, ėshtė shumė e thjeshtė: De Santis ėshtė i pafajshėm, nuk ka qenė asnjėherė njė gjyqtar qė ka mbrojtur Juventusin dhe, nėse ka patur disa gabime qė janė cilėsuar si favore, kėto kanė ndodhur njėsoj pėr tė gjitha skuadrat e mėdha tė futbollit italian.
Do tė fillohet mė 12 tetor, ditėn ku do tė flitet pėr Leēe-Juventus tė luajtur mė nėntor tė 2004-ės: dita e Alesandro Del Pieros. Mė pas, do tė vazhdohet me Alesandro Nestėn pėr Fiorentina-Milan tė luajtur mė 1 maj tė 2005-ės dhe Fabio Galanten pėr Livrono-Siena tė 8 majit tė tė njėjtit vit. Ndėrsa, do tė duhet tė pritet pak mė gjatė pėr Zllatan Ibrahimoviē: suedezi, nė fakt, nuk mund tė paraqitet nė gjyq mė 12 tetor, pėr shkak tė impenjimeve me kombėtaren e tij, por as mė datėn 19, duke parė se do tė jetė i impenjuar nė derbin e Europės midis Realit tė Madridit dhe Milanit nė Ligėn e Kampionėve. Pėr tė rifreskuar memorien, tani do tė analizojmė ndeshjet nė tė cilat do tė mbėshtetet mbrojtja e De Santis:
LEĒE JUVENTUS 0 1, 14 nėntor 2004
Ndeshja ėshtė zhvilluar nė kushte atmosferike jo tė mira: fusha ka qenė e mbuluar nga uji, por De Santis, siē ka ndodhur nė takimin Peruxhia-Juventus, qė ka pėrcaktuar fituesin e kampionatit italian nė 2002-in, ka vendosur qė ndeshja tė luhet gjithsesi.
Goli vendimtar ėshtė shėnuar pikėrisht nga Alesandro Del Piero, nė minutėn e 14-tė tė pjesė sė parė, njė gol qė ėshtė favorizuar nga njė devijim jo natyral i topit pėr shkak tė njė pellgu me ujė. Avokati Galineli do tė mbėshtetet te kapitenėt e dy skuadrave, Del Piero dhe Kristian Ledezma, tė cilėt duhet tė deklarojnė se nuk kanė kėrkuar pezullimin e ndeshjes, pėr tė vėrtetuar pafajsinė e De Santis.
JUVENTUS INTER 0 1, 20 prill 2005
Takimi ėshtė vendosur nga njė goditje dėnimi e Kruzit, por dyshimet nuk kanė tė bėjnė me golin. Nė harkun e 90 minutave, nė fakt, Ibrahimoviē, qė nė atė kohė luante me Juven, ka goditur Kordobėn me bėrryl kur loja ishte e ndalur.
De Santis ka deklaruar, nė raportin e tij, se nuk e ka parė gjestin e suedezit, duke ia lėnė gjithēka nė dorė gjykatėsit sportiv. Thelbi: tri javė skualifikim pėr Ibrėn, qė ka munguar nė sfidėn pėr titull tė 8 majit kundėr Milanit dhe arbitri me ndėrgjegjen e pastėr se e ka privuar Juventusin (po a nuk ishte vendimi i gjykatėsit sportiv?) nga sulmuesi i saj nė njė ndeshje kaq vendimtare.
FIORENTINA MILAN 1 2, 1 maj 2005
Ka qenė ndeshja e fundit nė kampionat e kuqezinjve, para sfidės me Juventusin, ku tė dy skuadrat do tė paraqiteshin me pikė tė barabarta. Milani ka patur tre lojtarė nė formacion qė rrezikonin skalifikimin nė rast se do tė ndėshkoheshin me kartonin e verdhė, midis tė cilėve Alesandro Nestėn.
Avokati i De Santis do tė kėrkojė tė vėrtetojė se klienti i tij mund tė kishte ndėshkuar njė nga tre lojtarėt kuqezi, duke i detyruar ata kėshtu qė tė mungonin nė takimin e rėndėsishėm kundėr Juventusit nė “San Siro”. Por, askush midis Sedorfit, Rui Kostės dhe Nestės nuk ėshtė ndėshkuar me kartonin e verdhė.
LIVORNO SIENA 3 6, 8 maj 2005
Kjo ėshtė ndeshja me tė cilėn De Santis dhe mbrojtja e tij do tė kėrkojnė tė dalin tė pafajshėm nga akuza se kanė komanduar tė ashtuquajturėn “organizatė romane”, njė organizatė nė gjendje tė kushtėzonte nė mėnyrė pozitive karrierėn e atyre qė bėnin pjesė nė tė. Pėrveē arbitrit 48-vjeēar, flitet edhe pėr arbitrat Gabriele, Palanka dhe Ēenikola.
Para derbit toskan kanė ardhur deklaratat e ashpra tė presidentit tė Livornos, Aldo Spineli, qė ka folur pikėrisht pėr njė lidhje midis De Santis dhe kėsaj organizate. Sipas akuzės, arbitri ka dėmtuar pikėrisht pėr kėtė arsye vendasit, duke nxjerrė me kartonin e kuq lojtarin Fabio Galante: ja pėrsa avokati Galineli ka thirrur vetė Galanten pėr tė dėshmuar se largimi i tij nga fusha ka ardhur pėr shkak tė njė ndėrhyrje tė rėndė ndaj Albertos.
Kapiteni i Juventusit
Del Piero i mėrzitur me shenjėn “X”
“Pasi kanė pėrfunduar dy ditėt pushim qė na janė dhėnė pas ndeshjes sė “San Siro”-s, do tė rikthehemi nė Vinovo pėr t’u stėrvitur, nė pritje tė rifillimit tė kampionatit. Barazimi 0-0 me Inrerin vlen mė shumė nga sa tregon nė tė vėrtet ky rezultat.
Jam i kėnaqur me lojėn qė ka bėrė skuadra, pėr mėnyrėn se si jemi pozicionuar nė fushė, pėr personalitetin qė kemi treguar, pėr atmosferėn pozitive dhe korrekte, nė tė cilėn ėshtė zhvilluar ndeshja, por dua qė tė jetė e qartė se unė nuk jam i kėnaqur plotėsisht pėr rezultatin qė kemi marrė sepse objektivi ynė ėshtė gjithmonė fitorja”.
Kėto kanė qenė fjalėt e Alesandro Del Pieros, i cili duket se ėshtė mėrzitur me shenjėn “X”, dhe nga faqja e tij zyrtare nė internet ka provuar tė karikojė ambientin bardhezi. “Sigurisht rezultati 0-0 nė “San Siro” vlen mė shumė se njė barazim, sepse ėshtė njė pikėnisje e mirė dhe njė etapė e rėndėsishme nė rrugėn tonė drejt pėrmirėsimit, pėr tė arritur aty ku duam tė arrijmė. Dhe tani duhet t’i futemi punės…”, ka saktėsuar kapiteni bardhezi.
Mbrojtėsi bardhezi
Kielini: Objektivi ynė ėshtė Championsi
“Interi mbetet skuadra mė e fortė, por ne nuk duhet tė ndjekim vetėm Interin. Juventusi duhet tė pėrmirėsohet kundėr skuadrave mė tė dobėta”. Kėshtu ka folur Xhiorxhio Kielini. “Kėtė vit do tė jetė thelbėsore tė sigurojmė njė vend nė Ligėn e Kampionėve pėr tė rigjetur entuziazmin dhe pėr t’u rritur mė shumė si skuadėr”.
Ndėrkohė, kanė ardhur lajme tė kėqia nga Vinovo: Rinaudo duhet tė operohet pėr shkak tė hernies diskale. “Nėse do tė arrijmė nė Champions mund tė kėrkojmė tė marrim lojtarė qė mund tė bėjnė diferencėn. Dhe nuk e kam fjalėn pėr ata qė nuk kanė ardhur kėtė vit si Di Natale apo Borrielo”, ka shtuar Kielini, i cili mė pas ka siguruar tifozėt nė lidhje me tė ardhmen e tij me bardhezinjtė: “Kontrata ime?
Mungojnė vetėm disa detaje, pėr momentin ka vetėm njė shtrėngim duarsh dhe mua kaq mė mjafton”. Italia do tė ndeshet me Serbinė nė eleminatoret pėr Euro 2012 dhe Kielini ka zbuluar njė kėshillė qė i ka dhėnė Del Neri pėr kėtė takim: “Mė ka thėnė tė tregohem i kujdesshėm me Krasiē”, - ka thėnė Kielini duke qeshur.
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...arkryqjpeg.jpg Del Piero midis rekordit dhe lamtumirės nga Juvja
Rinovimi i kontratės po vonon, ndėrsa njė gol i duhet kapitenit bardhezi pėr tė kapur Bonipertin
Eshtė e kotė ta zgjasim. Pėrshtypja ėshtė se ky mund tė jetė me tė vėrtet sezoni i fundit i Del Pieros me bardhezinjtė, tė paktėn si lojtar. Kontrata ėshtė drejt skadencės, drejtuesit janė tė rinj, skuadra po rinovohet, projekti ėshtė i qartė, dhe tė themi tė drejtėn edhe bindės: nė kėtė moment sinjalet pėr njė rinovim midis kapitenit dhe “Zonjės” janė tė dobėta. Dhe sigurisht nuk do tė jetė Del Piero, simboli i kėsaj skuadre, qė do tė bėjė “presion” pėr tė zgjatur bashkėpunimin.
Nė moshėn 36-vjeēare, Aleks e di mirė se duhet tė mendojė pėr tė tashmen, ndoshta duke u argėtuar, siē po bėn, duke ngritur dyshime pėr faktin se kush do ta marrė vendimin e fundit. Mė pas, pas disa muajsh do tė bėjė llogaritė e tij: tė vazhdojė tė dhurojė magji te njė skuadėr tjetėr, apo t’i dedikohet menjėherė karrierės si drejtues?
ME SHUME SE BONIPERTI - Pikėrisht, sepse jeta e dytė e Del Pieros do tė jetė gjithsesi e gjitha juventine. Zyra nė klubin bardhezi ėshtė bėrė gati qė tani, njė rrugė gjithnjė dhe mė e ngjashme me atė tė Xhianpiero Bonipertit, simboli tjetėr bardhezi, njeriu qė akoma mban njė rekord qė nuk ėshtė i Del Pieros. Ndoshta edhe pėr pak kohė, duke parė se Alesandros i mungon vetėm njė gol pėr tė kapur tė madhin Boniperti nė kreun e renditjes sė golashėnuesve mė tė mirė tė historisė sė Juves nė kampionat:
177 gola kundėr 178. Sulmi i radhės ėshtė programuar pėr tė dielėn mė 17 tetor, stadiumi “Olimpiko”, Juventus-Leēe. Del Piero do tė jetė, gjithmonė i pranishėm nė dymbėdhjetė ndeshjet e kėtij sezoni, por akoma pa asnjė gol nė kampionat (tė gjithė nė Ligėn e Europės tre golat e bėrė deri tani). Goli i fundit nė Serinė A ka ardhur mė 9 maj tė 2010-ės, ku ndėr tė tjera Parma ka fituar nė Torino 3-2. Domethėnė, edhe njė hap i vetėm dhe mė pas nė aspektin e statistikave do tė jetė vetėm Alesandro Del Piero.
AKUILANI - “Nuk mendoj se tani ėshtė e drejtė tė flasim pėr titullin nė kampionat, - ka thėnė ndėrkohė Akuilani. - Duhet tė tregojmė vlerat tona nė kampionat, ndeshje mbas ndeshjeje, dhe mė pas tė shikojmė se ku kemi arritur. Sipas mendimit tim nuk jemi akoma pėr vendin e parė, ndoshta pak mė mbrapa. Juventusi po rritet dhe unė bashkė me shokėt e mi tė skuadrės. Do tė duhet akoma kohė pėr tė parė rezultate konkrte. Por kemi bėrė disa hapa tė vegjėl pėrpara. Kombėtarja? Eshtė njė objektiv i imi, pėr ta rimarrė duhet tė luaj me vazhdimėsi te Juvja. Dhe pėrsa i takon tė ardhmes time, negociatat e ardhshme tė Juves me Liverpulin do tė jenė njė moment thelbėsor pėr karrierėn time, sido qė tė pėrfundojnė”, ka thėnė mesfushori bardhezi.
MERKATO - Nė orėt e fundit drejtuesit juventinė kanė filluar tė mendojnė pėr merkaton e janarit. Me pėrjashtim tė rasteve tė mėdha qė mund tė paraqiten (ndiqen nga afėr situatat e Benzemasė dhe Kasanos), nuk janė parashikuar investime tė rėndėsishme nė repartin e sulmit. Kėto janė lėnė pėr nė merkaton e verės. Ndėrsa, nė janar pritet tė vijė njė mbrojtės i krahut tė djathtė: nė krye tė listės janė milanistėt Bonera dhe Antonini, mė e shtrenjtė rruga qė tė ēon te Glen Xhonson. Pėr sa i takon mbrojtėsve qendrorė, do tė ndėrhyhet nė merkato vetėm nėse rekuperimi i Rinaudos do tė rezultojė mė i komplikuar nga sa ishte parashikuar nė fillim.
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
http://www.sportishqiptar.com.al/wp-.../juventus2.jpg Juventusi pėrgatit njė mesfushė “super”
Prova tė skemės 4-5-1. Del Neri mund t’i shtojė Sisokon, katėrshes Krasiē, Melo, Akuilani e Markizio
Xhixhi Del Neri ėshtė duke mbyllur kantierin. Pėr dy muaj ka studiuar, ristudiuar, eksperimentuar dhe marrė masa pėr tė gjithė organikėn qė ka pasur tė gatshme qė nė verė. Tani ėshtė vėrtet njė hap drejt “zgjidhjes”, tė paktėn nė aspektin taktik. Si “rrokada” e bėrė nė Milano kundėr Interit kampion. Ēdo gjė do tė pėrcillet rreth repartit, i cili qė sot nuk ka asgjė mė pak se klubet e tjera tė forta tė Europės: mesfushėn.
Vrapi dhe gjallėria e Krasiēit, njė Melo nė version “Fiorentinė”, Akuilani sėrish “Princi” elegant, por konkret dhe i rigjeturi Markizio, kanė bindur trajnerin e Juventusit tė rishikojė nė formė strikte modulin e tij 4-4-2, pėr njė mė elastik dhe mė “tė rėndė”, 4-5-1.
JUVE “PANZER” - Njė “poker” i vėrtetė me lojtarė “big” nė zemėr tė ēdo ndeshjeje, si njė alternativė luksi qė vlen edhe pėr titullarėt teorikė, ose Momo Sisokonė. Pra, njė mesfushė e fortė, dinamike, ideale pėr t’i dhėnė mbėshtetje tė fortė njė mbrojtjeje akoma ende “balerinė”, si pėr tė ekzaltuar aftėsitė sulmuese tė Krasiēit, mė pak i pėrkushtuar nė kėtė fazė me kėtė sistem.
Del Neri ka ndėr mend tė punojė me anėn fizike dhe bėn mirė duke konsideruar edhe karakteristikat e sulmuesve tė tij. Me Iakuintėn nė krah e Amaurin si referues qendror, do tė jetė njė “Juve-panzer”, sigurisht skuadra mė e fuqishme dhe mė e lartė e kampionatit. Ka mundėsi qė tė jetė pikėrisht ky momenti, me modulin e ri nė listėn e parapėlqimeve tė trajnerit bardhezi:
Martinez, Kualjarela e Pepe (pėr tė cilin nuk pėrjashtohet njė aktivizim si mbrojtės i djathtė), janė alternativa tė rėndėsishme nga krahėt, ndėrsa Del Piero, ėshtė “arma vdekjeprurėse” pėr t’u aktivizuar gjatė ndeshjes, sepse kapiteni nuk mund tė luajė ndoshta nė nivele tė larta nė 20-tė minutat e fundit, por sigurisht nuk e ka humbur goditjen e “KO”-sė.
MARKIZIO APROVON - “Kundėr Interit luajtėm njė ndeshje tė mirė dhe duhet ta rinisemi nga ajo paraqitje, - thotė mesfushori bardhezi. - Kishte disa vite qė nuk arrinim tė luanim siē bėmė nė “San Siro”, nė shtėpinė e Interit. Nuk patėm frikė nga kundėrshtari dhe kjo ėshtė rruga e duhur mbi tė cilėn duhet tė vazhdojmė”. Etapa e parė, Leēe, “ndeshje shumė e rėndėsishme pėr ne, pėr t’u fituar. Sa keq qė ishte pushimi, sepse ndoshta na e ka ndaluar disi ritmin”.
MILANI NĖ SHĖNJESTĖR - Por do tė mendojė Del Neri pėr tė shmangur ndonjė rėnie tė mundshme tė tensionit. Po, sepse nėse Manēester Siti e Inter i kanė dhėnė moral trupės juventine, prova e vėrtetė do tė jetė pikėrisht kundėr Leēes e Bolonjės. Dhe me skuadra tė nivelit mesatar, kanė ardhur deri tani problemet.
Ambicia pėr tė cilėn synon Juvja ėshtė e madhe: gjashtė pikė nė dy ndeshjet e ardhshme nė kampionat, do ta lanēonin Juventusin si protagonist nė podin e njė pretendenti serioz dhe tė frikshėm nė kampionat, pėrfshirė dhe ndeshjen e pas dy javėve nė “San Siro”, kundėr Milanit. Njė provim pėr “diplomė”.
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
Juventus 4-0 Lecce, njė skuadėr qė po shkatėrron gjithēka qė i del pėrpara qė nga ndeshja kundėr Manchester Cityt jemi rikthyer nė njė formė tepėr tė mirė, me njė Milos Krasic tė pandalshėm dhe me njė skuadėr qė po funksionon tepėr mirė po ecim pėrpara, shpresoj edhe nė ndeshjet e radhės tė vazhdojmė me kėtė ritėm.
Sui generis
Juventus 4 - 0 Lecce 13' [1 - 0] A. Aquilani
16' D. Mesbah
25' R.A.D.R. Olivera
34' [2 - 0] F. Melo (pen.)
44' [3 - 0] F. Quagliarella
45' M. Fabiano
60' S. Ferrario
82' [4 - 0] A.D. Piero
90' C. Grosmull
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
Melo-Aquilani shume mire, kishim kohe qe vuanim per mesfushore, ishalla vazhdon keshtu Alberto e nuk peson ndonje demtim.
Melo po i habit tė gjithė vetėm ta karahasojmė me sezonin e kaluar ai mbajti premtimin se do tė rikthehet nė njė lojtarė tė jashtzakonshėm dhe nė njė tė tillė po shėndrohet dita-ditės vetėm pėrmisime, sezonin e kaluar e gjithė publika e urrenin dhe fishkėllenin kur u largonte nga stadiumi ndėrsa sot japin duartrokitje tė gjithė tė ēuar nė kėmbė kur ai largohet, poashtu loja e tij pėrputhet shumė me atė tė Aquilanit qė po inkuadrohet nė njė kohė tepėr tė shpejt nė skuadėr dhe tė dy krijojnė njė mesfush kompakte dhe funksionale duke mos lėnė pa pėrmendur Marchision dhe Krasic qė janė fenomenal.
Sui generis
Krijoni Kontakt