Nje leter nga Jezusi
Sic e dini ditelindja ime po afrohet. Cdo vit behet nje feste per nderin tim dhe mendoj qe edhe kete vit festa do te perseritet. Gjate kesaj kohe shume njerez jane duke blere dhurata, jane duke bere shume lajmerime ne radio, reklama ne televizione, dhe ne cdo pjese te botes cdo njeri eshte duke folur rreth ditlindjes sime qe po afrohet.
Me vjen mire qe se paku nje here ne vit, disa njerez mendojne per mua. Sic e dini festimi i ditelindjes sime filloj shume vite perpara. Ne fillim njerezit duket se arrinin ta kuptonin dhe te ishin falenderues per gjithcka qe kisha bere per ta, por sot duket se askush nuk e din arsyen pse festojne. Familjet dhe miqet mblidhen se bashku dhe argetohen shume, megjithate nuk e dijne pse festojne.
Me kujtohet se si vitin e kaluar u be nje aheng shume i madh per nderin tim. Tryeza e darkes ishte shtruar me ushqime nga me te shijshmet me pite, fruta, arra dhe cokollata. Dekori ishte i mahniteshem dhe kishte shume dhurata te mbeshtjellura bukur. Mirpo, a deshironi te dini dicka? Une nuk isha ftuar! Une isha mysafiri i nderit dhe ata kishin harruar te me conin nje ftese. Ahengu po behej per mua, mirpo kur dita e madhe erdhi, mua me lane jashte, ata me perplasen deren mu ne fytyren time …dhe une, une kisha shume deshire te isha me ta dhe te haja me ta…
Ne te vertet, kjo nuk me befasoi aspak, sepse keto vitet e fundit, te gjithe ma mbyllin deren. Perderisa nuk isha i ftuar, une vendosa te futesha ne shtepi fshehurazi dhe pa bere ze. Une hyra brenda dhe qendrova ne nje qoshe. Te gjithe po pinin; disa prej tyre ishin dehur, po tregonin shaka dhe po qeshnin me cdo gje. Ata po kalonin nje kohe te madherishme. Per te arritur kulmin, nje njeri i madh dhe i shendoshe, i veshur i teri ne te kuqe dhe me nje mjekerr te madhe dhe te bardh hyri ne dhome duke bertitur ho-ho-ho! Ai dukej krejt i dehur. Ai u ul dhe femijet u turren drejt tij duke thene " Baba Dimri, Baba Dimri"… thuajse e gjithe festa po behej per nderin e tij!
Ne mesnate ne oren 12 te gjithe njerezit filluan te perqafohen; une i zgjata krahet me shprese se ndonjeri do te me perqafonte… dhe e dini cfare… as edhe njeri nuk me perqafoi. Papritmas te gjithe filluan ti shkembenin dhuratat. Ata i happen ato nje nga nje me pritje shume te larta. Kur te gjitha u hapen, shikova nese kishte nje dhurat per mua.
Si do te ndiheshit ju sikur ne ditelindjen tende te gjithe te merrnin dhurat dhe ti te mos merrje as edhe nje? Vetem atehere e kuptova se une isha i pa deshiruar aty dhe qetesisht ika nga ajo shtepi.
Cdo vite behet me keq. Njerezve thjesht u bije ndermend te hane dhe te pine, dhurata dhe ahengje, mirpo askush nuk kujtohet per mua. Dua qe kete Krishtlindje ti te me lejosh te hy ne jeten tende. Dua qe ti ta kuptosh faktin se afersisht para dy mije vitesh une erdha ne kete bote te jap jeten time ne kryq per ty qe ti te shpetoheshe. Sot, une dua qe thjesht ti ta besosh kete gje me gjithe zemren tende.
Dua te ndaj dicka me ty. Perderisa shume njerez nuk me kan ftuar ne ahengjet e tyre, une kam vendosur te organizoj ahengun tim, nje aheng grandioz qe askush nuk e ka imagjinuar. Do te jete nje aheng spektakular.
Akoma jam duke u marru me pergatitjet e fundit. Sot kam filluar te shperndaj shume ftesa dhe ketu eshte edhe nje ftese per ty. Do te doja te dija nese do te marresh pjese ne menyre qe te bej nje rezervim per ty dhe te shkruaj emrin tende me shkronja te arta ne librin tim te madh te mysafireve. Vetem ata emrat e te cileve jane te shkruar ne librin e mysafireve, do te jen te ftuar ne aheng. Ata qe nuk i pergjigjen fteses, do te ngelen perjashta.
Pergatitu sepse kur cdo gje te jete gati, ti do te jesh pjese e ahengut tim te madh!
Mireupafshim se shpejti.
Te dua!
Jezusi
Krijoni Kontakt