Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 45 prej 45
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    marcus1, vëlla i dashur urime Krishtlindja!

    Ai anëtari ka folur ashtu si ai ka menduar dhe sipas bindjeve te veta, por nuk i ka "ra pikes" si dhe nuk e ka "folur te verteten", nuk është e drejt ta quan "festë komunistave" një nder festat më të rendësishme të krishterimit - Krishtlindjen. Kjo qe thuhet as qe ka të bëj me të VERTETEN. Sot ne te kater anët e botes gëzohen zemrat e njerezve duke uruar dhe pergezuar me lutje dhe uratë në lavderim dhe madherim Perendisë, prandaj kjo është festë e gjallë dhe askush nuk ka të drejt ta fyen tjetrin dhe festen e tjetrit kushdoqoft ai.

    Në anën tjeter, propbeli është se njeriu shumëher e sheh tjetrin në pasqyren e vet dhe kjo është adresë e gabuar dhe paraqet moskuptime. Asnjëher nuk i frigohna botes as rrethanave, jo pse i besoj vetvetit, por i besoj PREMTIMIT dhe BES-LIDHJES së Zotit, Gjakut dhe Kryqit të Tij, kjo jo duke parë të tjerët por duke besuar në Zotin qe sot kujtohet në mënyrë të veqant se Ai erdhi në botë dhe pikerisht per shpetimin e atyre qe i besojnë.


    Paqe dhe Hire!
    Urime Krishtlindja vëlla dhe për shumë vjet. Për sa i përket "festës komuniste", je nxituar pak në lexim se ai nuk ka thënë kështu por ka thënë "festë konsumiste", që do të thotë se kjo festë shihet si një arsye për të bërë njerëzit të konsumojnë sa më shumë duke blerë dhurata të ndryshme. Pra, festa, për shumicën shihet si një arsye për t'u pasuruar edhe më shumë.

    Unë nuk them se është gabim të festojmë. Të krishterët e vërtetë dinë që ta marrin diçka me origjinë pagane dhe ta kthejnë në një bekim për ta, por ajo që unë them është se është mirë t'i dimë gjërat ashtu siç janë në të vërtetë, jo ashtu siç na i servirin.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #42
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Historia e Krishtlindjes.

    Edhe historia fillon kështu:
    (Marrë nga Ungjilli i Lukës, treguar në Bibël
    Luka 1:26-35 dhe Luka 2:1-14)
    “Në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret, te një e virgjër, që ishte e fejuar me një njeri që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria... Dhe engëlli hyri te ajo dhe tha: ``Tungjatjeta, o hirplote, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër gratë``. Por kur e pa atë, ajo mbeti e shqetësuar nga fjalët e tij, dhe pyeste vetveten çfarë kuptimi mund të kishte një përshëndetje e tillë. Dhe engjëlli i tha: ``Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë. Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t`ia vesh emrin Jezus. Ai do të jetë I madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t`i japë fronin e Davidit, atit të tij; dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit për- jetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur``.
    Dhe Maria i tha engjëllit: ``Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë?``. Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ``Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.
    Tani, në atë ditë u shpall një dekret nga ana e Çezar Augustit, për të kryer regjistrimin e popullsisë të gjithë perandorisë. Dhe të gjithë shkonin të regjistroheshin, secili në qytetin e vet. Tani edhe Jozefi doli nga qyteti I Nazaretit të Galilesë, për të shkuar në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Bethlehem, sepse ai ishte I shtëpisë dhe i familjes së Davidit, për t`u regjistruar bashkë me Marinë, gruan e vet, me të cilën ishte martuar dhe që ishte shtatzënë.
    Kështu, ndërsa ishin atje, asaj i erdhi koha të lindë. Dhe ajo lindi djalin e saj të parëlindur, e mbështolli me pelena dhe e vendosi në një grazhd, sepse në han nuk kishte vend për ta.
    Tani në po atë krahinë ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre. Dhe ja, një engjëll i Zotit iu paraqit atyre dhe lavdia e Zotit shkëlqeu rreth tyre e ata i zuri një frikce madhe.
    Por engjëlli u tha atyre: ``Mos druani, sepse unë po ju lajmëroj një gëzim të madh për të gjithë popullin; sepse sot në qytetin e Davidit lindi për ju një Shpëtimtar, që është Krishti, Zoti. Dhe kjo do t`ju vlejë si shenjë: ju do të gjeni një fëmijë të të mbështjellur me pelena, të shtrirë në një grazhd``. Dhe menjëherë engjëllit iu bashkua një shumicë e ushtrisë qiellore, që lëvdonte Perëndinë, duke thënë: ``Lavdi Perëndisë në vendet më të larta, dhe paqe mbi tokë njerëzve mbi të cilët qëndron mirëdashja e tij!``.

    Kuptimi i Krishtlindjes

    Krishtlindja ofron mundësinë në mes të pamundurës. Nuk është lloji i mundësisë që vjen nga dija jonë, aftësia, apo një qëndrim pozitiv. Është mundësia që vjen vetëm nga fakti që Zoti është Zot, dhe Ai vetë vendosi të zbulonte vetvten, për ta në dhënë ne mundësi ta njohim. Ne nuk jemi të surprizuar nga lindja e një fëmije, por jemi të mahnitur që Perëndia vetë merr formën e një fëmije, për të na treguar vetveten. Ky fëmijë, në thjeshtësinë e tij, pa asnjë zotërim, na zbulon Emanuelin (Zoti me ne) dhe e ndryshon përgjithmonë botën në të cilën jetojmë.
    I njëjti Zot ka premtuar që do jetë me ne, me njerëzit e tij, me secilin nga ne, për sa kohë jetojmë si njerëzit e Tij. Nuk është vetëm shpresë, siç është kur dëshirojmë që gjërat do bëhen më mire kur nuk mundet. Është një shpresë e mishëruar, një shpresë që mund të mbahet në krahët e nënës, një shpresë që tregon realitetin që do të jetojmë përtej fundit dhe vetë vdekjes. Perëndia na ka vizituar përmes një foshnje, edhe na ka vizituar me një qëllim: të të ofrojë ty dashuri dhe falje.
    Ky është kuptimi i Krishtlindjes dhe nuk ka dhuratë më të mirë që ti bësh vetes sesa të pranosh atë që lindi, erdhi në tokë dhe vdiq në vendin tënd. Ai të ofron falje të plotë dhe aftësinë për ta njohur atë në një bazë personale që do të sjellë një jetë me të plotë dhe me kuptim. Ai është Perëndi dhe na kërkon ta vendosim jetën tonë në udhëheqjen e tij. Ai na kërkon të mos bazohemi tek përpjekjet tona dhe, në vend të kësaj, të marrim dhuratën e faljes dhe të marrëdhënies me të.

    Përgatiti: Jetë Studentore
    Marr nga: JeteStudentore
    "Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi!"

  3. #43
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,258
    Gëzuar Krishtlindjen.

    Faleminderit për postimin Gregu. Shkrimi që ke sjellë më lart përcjell plotësisht kuptimin e vërtetë të Krishtlindjes. Perëndia na dhuroi gjënë më të çmuar që kishte për të na ngritur përsëri në lavdinë e Tij. Për të na nxjerrë nga errësira në dritë, për të na dhënë jetë, jetë të përjetëshme në lavdinë e Tij nëpërmjet Birit të Tij.

    Në këto ditë të shenjta, secili prej nesh le të meditojë thellë në zemër për këtë dhuratë të shenjtë që na u dha për shpëtimin e shpirtit tonë. Perëndia bëri maksimumin për njeriun, për çdo njeri, pa dallim feje, kombi, rrace, niveli shoqëror. Kjo ditë shërben si kujtesë për të gjithë njerëzit se Jezus Krishti që lindi në Tokë, erdhi si shpëtimtar i njerëzimit, i secilit prej nesh. Kjo ditë është gjithashtu edhe një ftesë për të gjithë ne të rishqyrtojmë pozicionin tonë ndaj Perëndisë. Le të meditojmë thellë në zemër dhe ti kërkojmë Perëndisë të na zbulojë në zemrën tonë madhështinë e dhuratës së Tij të çmuar e dhuruar me shumë dashuri prej Tij.

    A e ke bërë pjesë të jetës tënde dhuratën e çmuar të Perëndisë? Nëse po, a je duke e mbajtur atë si gjënë më të çmuar dhe më të vyer të jetës tënde?


    Gëzuar Krishtlindjen dhe Perëndia ju bekoftë në jetën tuaj.


    Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Ungjilli sipas Gjonit, kapitulli 3 vargu 16.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 25-12-2011 më 04:28
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  4. #44
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Urime krishlindjen ,ju uroj fat dhe gjithe te mirat atyre qe besojne ne kete feste.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Gezuar lindjen e Krishtit.

    Gezuar lindjen e Krishtit, te gjith bersimtareve te krishtere kudo ne bote. Gjith bota ne pergjithesi e feston festen e krishtlindjes, por jo te gjithe besojne ne Zotin Krisht. Vetem ne Jezusin ka falje dhe jete te perjetshme. Zoti i bekofte bijte e tij kudo ne bote.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •