Unë shumher vërej qe njerëzit perpiqen siq është një fjalë popullore; "ta shembësh shkëmbin me dorë" a mund të ndodhë kjo? Sigurisht jo, diçka tjeter është qellimi dhe krejt diçka tjeter është mundesia, pra mundesia është e vogel.
Unë personalisht nuk e perdori këtë fjal apo shprehje "Këshëndella" bile asnjëher, por duhet patur parasyshë se Zoti me Kishen katoliko-ortodokse, ka percellur trashigiminë e vet në tokë me shekuj dhe ka ruajtur fjalen dhe Fjalen mbi tokë gjithsesi duke ruajtur edhe traditen e cila ka një rol shumë të rendësishem të Historisë së Shelbimit.
Kjo qe thua ti është perafersisht dhe vetem sa dua të shtoj edhe diçka kështu qe mundet secili të kuptoj edhe arsyen se pse perdoret kjo fjalë "Këshëndellat"!
Psh, nëse bëjmë një përmbledhje të emrave të muajve që janë përdorur gjatë shekujve në gjuhën shqipe, mund të kuptojmë se një formë mund të përmbajë më shumë variante, përfshi këtu edhe të folmet e popujve të vjeter në Ballkan, apo edhe të arbëreshëve, të Greqisë e Italisë së vjeter.
Psh, në perdorim per muajin - JANAR:
janar, jenar, jinar, kallnuer, kallenduer, kalendor, kalnuer, kallënduer, kollozhek, moi gjat, listopath
Pastaj kur shiqojmë se si është quajtur muaji - SHKURT:
shkurt, fror, fruer, frur, fruar, flevar, fleár, frbar
Vazhdojmë në muajin në vijim - MARS:
mars, lagateer, lagater, lagëtur
E kështu me raqdhë deri në muajin nëntor dhe dhjetor:
NËNTORI është quajtur:
nëntor, vjesht e tretë, vjeshtë e mbrazme, britëm i tretë, brymuer, shëmhill, shënmarti, Shënë Ndre, listopadh, vjeshtë, novemb, protospuar, duar të palarë
Ndersa - DHJETORI është quajtur:
dhjetor, dimëror, shënëndre, shëndre, shënmarti, keshendellsh, decembre
Nëse shiqojmë me kujdes, mund të kuptojmë se fjalët që përsëriten janë dialektore, që do të thotë se në njërin dialekt mund të tregojnë njërin muaj dhe në tjetrin dialekt një muaj tjetër.
Dhjetori është quajtur edhe "keshendellsh" dhe Kërshëndellshi, gjithashtu është interesant në rol muaji. Si me i thënë kërcuth a buzmak (buzmat) dhe shumë mirë duhet se edhe sot në popullin shqiptar, pra ne shumë familje shqiptare tradicionale, Naten e Krisht-lindjes bëhen edhe buzmat por qe buzmi nuk ka ndonjë rrol te rendesishme në fe por kjo eshte vetem traditë e vjeter e percellur nga popujt e vjeter.
Kur gjurmojmë kuptojmë se Keshendellsh me kuptimin e muajti del tek Bogdani (Çeta e Profetëve) dhe tek Godin-i. Etimologjia është dhënë nga Çabej - kërshëndellat - krishtlindja.
Pra, si perfundim, "Keshendellsh" është fjalë e vjeter qe ka zanafillen nga koha e vjeter dhe qe shenohet ne dhjetor-keshendellsh, ne daten 24 kur edhe fillon ndryshimi i kohes - moteve, por nënkupton Krishtlindjen - Lindjen e Jezusit dhe nuk shoh asnjë pengesë per ta kujtuar se Krishti ka ardhur në botë dhe Ai është lindur nga virgjëra Mari, per ta besuar dhe jetuar me gëzim Zotin në veteveten dhe duke percellur edhe tek te tjerët.
Edhe diçka, dua të percelli edhe tek te tjerët një mesazh urimi qe më ka arritur nga një mik i imi, don Nosh Gjolaj me rastin e festës së Krishtlindjes:
"....Ashtu njeriu nuk ka nevojë të ngritët në Qiell, sepse Qielli ka zbritur në tokë, dhe vend takimi nuk është vetëm nocioni gjeografik “grazhdi i shpellës në Betlehem” por këtë grazhd mund ta gjejmë në zemrën secilit që i hapet Zotit dhe e pranon Jezu Krishtin në pamjen e foshnjës, për të cilin Paul Claudel shprehet: “I përjetshmi Fëmija i Zotit”. Hyji i mëshirshëm dhe dashuria e përjetshme e tij ndaj njeriut, lajmërohet tani edhe në pamjen e foshnjës të mbështjellë me shpërgënj e të vënë në grazhd. Ky fëmijë ishte “Fjala e Zotit që u bë njeri e banoi ndër ne “(Gjn 1,14). Hyji u bë njeri (humanizohet), që njeriu të hyjnizohet (divinizohet).......".
Zoti u bekoftë dhe per shumë mot Krishtlindja - ZOTI ME NE!
Krijoni Kontakt