Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    humble
    Anëtarësuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637

    Si të veproj kur më kanë vjedhur llogarinë në forum?

    Ka ardh ne vemendjen teme qe Smajlii asht ne gjendje me perdor llogarin teme dhe te postojn shkrime ne emrin tem ne temen shqiptaret ne kin. Aty un i jam pergjigj vetem 4 her. Heren 3 i kam dhan paralajmrim heren e katert ka marr at qe ka meritu. Por ai ka perdor llogarin teme per te me ofendu prap...duket a thua un po shaj vetin. Ai duhet te jet moderator ose ka arrit me hack llogarin teme.
    Un kerkoj vemendjen e menjehershme te stafit te f shqiptar per identifikimin dhe neutralizimin e ketij problemi sa ma shpejt se demton mua dhe shkatrron rreputacionin e formuit shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga GANGO of SG : 15-12-2009 më 15:01
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Tre jane menyrat se si dikush tjeter mund te perdori llogarine tuaj per te shkruajtur ne forum:

    1. Kur perdorni nje kompjuter publik qe nuk eshte personal, ju harroni qe te dilni nga forumi kur ngriheni nga kompjuteri, duke e lene keshtu emrin tuaj te identifikuar ne forum.

    2. Kur i keni dhene ose iu kane vjedhur fjalekalimin e llogarise suaj.

    3. Kur dikush iu ka vjedhur fjalekalimin e llogarise se email me te cilen jeni regjistruar ne forum.


    Zgjidhja e problemit:

    1. Ta beni si praktike, sa here qe ngriheni nga kompjuteri apo mbaroni se frekuentuari forumin shqiptar, duhet te klikoni mbi ate lidhjen qe lexon: "Dalja" ne krye te forumit djathtas, ne menune horizontale.

    2. Duhet te ndryshoni fjalekalimin ne nje fjalekalim te ri qe nuk e di askush tjeter pervec jush dhe nuk e keni perdorur ne asnje llogari tjeter: Pasi te identifikoheni, vizitoni kete faqe nga Paneli i Anetarit per te ndryshuar fjalekalimin: http://www.forumishqiptar.com/profil...o=editpassword

    3. Persa i perket adreses se email me te cilen jeni regjistruar ne forum, eshte e rendesishme qe ta ndryshoni urgjentisht. Perdorni nje fjalekalim sekret qe permban germa dhe numra dhe eshte me i gjate se 8 germa. Kjo ben e ben te veshtire thyerjen e fjalekalimit.


    Si te veproj kur dikush me ka vjedhur llogarine ne forum?


    Nisni urgjentish nje email tek administratori i forumit ne adresen webmaster@forumishqiptar.com dhe jepni sa me shume informacion mbi llogarine tuaj ne menyre qe administratori te hetoje problemin.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •