Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6

Tema: Ilir Kerni

  1. #1

    Ilir Kerni

    Ilir Kerni ka lindur ne Tirane me 18 maj 1959. Ne 1977 mbaron Akademine e Baletit. Si balerin i pare u angazhua menjehere prane TOB-it, ku u vleresua me shume tituj fale aktivitetit te shquar artistik, si Artist i merituar, Cmimi i Republikes, si dhe eshte dekoruar me Urdhrin "Naim Frasheri i klasit te II-te" etj. Ne te njejten kohe eshte angazhuar edhe si pedagog ne Akademine e Baletit ne Tirane.

    Po ashtu, si pedagog ka qene i angazhuar dhe ne Tokio, France, Kroaci. Ne vitin 1990 fiton bursen e UNESCO-s per pedagogji e kercim, ne "Grand Opera" ne Paris. Me pas ai u angazhua ne "Opera de Strasburg". Nga 1994 e deri sot, eshte i angazhuar si primabalerin ne Teatrin Nacional Zagreb te Kroacise, ku eshte dekoruar disa here, si: dy here me cmimin "Oskar Ormosh", si dhe ne vitin 2002 me "Cmimin me te larte ne Kroaci" per rolin e Mefistofelit ne baletin "Faust", si roli me i mire, cmim per te cilin eshte nominuar edhe tri here te tjera.

    Me 2005 i eshte besuar edhe detyra e baletmaestrit te trupes, ku eshte i angazhuar aktualisht. Ka interpretuar ne role si princ: Liqeni i mjellmave, Giselle, Arrethyesi, Bukuroshja e fjetur, Copelja, Les Silfides, Don Kishoti, Romeo dhe Zhulieta, Apolon Mussaget , Karmen, Kater stinet e vitit, La Silfide, etj. Nderka, ne shfaqje dhe duete moderne eshte paraqitur te Fausti, Carmina Burana, Baladat qe sjell era..., Tranchilisimo, Febrille, Tramvaji quajtur pasion, Kenget e dashurise dhe vdekjes, e shume te tjere.

    Me interpretimin e tij ne Tirane te baleti "La Sylphide", i mirenjohuri Ilir Kerni, tanime 50-vjecar, tha se deshironte ta mbyllte karrieren e tij ne teatrin ku lindi dhe u rrit si artist. Megjithate, baleti i mbeshtetur mbi nje perralle, "Arrethyesi", do te vije kete fundvit per publikun kryeqytetas nen koreografine e tij, madje publiku do te kete mundesine ta shohe ate edhe te kerceje nen petkat e rolit.

    shkeputur nga Koha jone
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Ilir Kerni
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Ilir Kerni




    https://www.youtube.com/watch?v=K23JbYseMIo

    Oktapod - Pėrballė pasqyrės me Ilir Kerni

    Janar 2015 - Vizion Plus
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 18-08-2021 mė 10:10

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Ilir Kerni

    Presidenti Meta dekoron me ‘Nderi i Kombit’ mjeshtrin e baletit, Ilir Kerni

    Presidenti Ilir Meta ēmoi me Dekoratėn e Lartė “Nderi i Kombit”, mjeshtrin e baletit dhe drejtuesin e spikatur artistik Ilir Kerni, nė njė ceremoni solemne nė ambientet e Presidencės.

    Dekorata shkon pėr artistin e mirėnjohur shqiptar me famė ndėrkombėtare, i cili mban edhe titullin “Ambasador i Kombit”, me motivacionin:
    “Nė vlerėsim tė veprimtarisė sė tij tė suksesshme artistike pėr shpalosjen e cilėsive tė spikatura si interpretues balerin, si baletmaestėr dhe drejtues artistik, duke pasqyruar pozitivisht vlerat e vyera tė artit dhe kulturės shqiptare nė Shqipėri e nė skenat botėrore. Nė mirėnjohje tė pasionit dhe idealizmit tė njeriut tė pėrkushtuar ndaj artit, si balerin dhe koreograf i rrallė dhe i talentuar, tė pėrkushtimit tė tij tė pashterur e tė karrierės sė tij tė shkėlqyer prej mė shumė se 40 vitesh, pjesa mė e madhe nė skenat e huaja, duke u shndėrruar nė njė shembull frymėzimi pėr brezat dhe artistėt e rinj.”

    Pasi ndoqėn njė dokumentar pėr jetėn dhe veprimtarinė artistike tė baletmaestros Kerni, Presidenti Meta iu drejtua tė pranishmėve me njė fjalė pėrshėndetėse.

    “Pėrgjatė mė shumė se 40 viteve karrierė, nė artin dhe fushėn e baletit, Ilir Kerni ka ngritur lart emrin e Shqipėrisė dhe ka promovuar vlerat tona mė tė mira kombėtare, pėrmes interpretimeve tė tij, nė shumė skena dhe teatro tė botės. Ilir Kerni ėshtė njė personalitet i shquar, shumė i njohur pėr tė gjithė ne dhe shumė prezent veēanėrisht gjatė viteve ’80 e deri nė hapjen e Shqipėrisė, por gjithashtu shumė i shquar nė kėto 30 vite, sidomos nė skenat botėrore”, u shpreh Meta.

    Pėrgjatė 30 viteve karrierė jashtė vendit, ai ka bashkėpunuar me shumė emra tė njohur tė baletit europian dhe botėror.

    Ilir Kerni u shqua pėr punėn e tij pedagogjike si pedagog nė Akademinė e Baletit nė Tiranė, por puna e tij pedagogjike ėshtė e shtrirė edhe nė shumė vende tė tjera, si Japoni, Tajvan, Francė dhe Kroaci.

    Nė tetor tė vitit 2019, ai u emėrua drejtor baleti i ‘Teatrit Kombėtar Kroat, nė Split’, duke u bėrė kėshtu artisti i parė shqiptar, tė cilit i besohet njė post drejtues nė njė teatėr kombėtar prestigjioz jashtė vendit.

    Njė balerin i talentuar nė skenat tona dhe ato botėrore, koreograf i disa baleteve tė njohura, pedagog, drejtor i pėrgjithshėm i Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit nė Tiranė, dhe tashmė drejtor baleti i Teatrit Kombėtar Kroat, nė Split, karriera e pasur e Ilir Kernit ėshtė dėshmi e punės sė palodhur, e pėrkushtimit dhe e talentit tė tij, por mbi tė gjithė pasionit pėr baletin.

    “Vendi ynė ka nxjerrė shumė talente, me tė cilėt i gjithė populli shqiptar krenohet, kur i shohim teksa arrijnė majat mė tė larta tė suksesit nė nivel ndėrkombėtar, dhe tė cilėt pėrmes artit tė tyre shėrbejnė si ambasadorė tė pasurisė shqiptare nė vendet e tjera ku ata performojnė”, tha Meta.


    /atsh/KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/lajme/presi...it-ilir-kerni/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 14-09-2021 mė 15:34

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Ilir Kerni



    Presidenti Ilir Meta - Ceremonia e vlerėsimit tė artistit shqiptar Ilir Kerni me Dekoratėn e lartė " Nderi i Kombit "

    Shtator 2021

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Ilir Kerni



    Koreografi i njohur shqiptar, Ilir Kerni, emėrohet drejtor i Teatrit Kombėtar Split nė Kroaci

    Shtator 2019
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 12-01-2022 mė 16:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •