Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 126 prej 126
  1. #121
    Citim Postuar mė parė nga xhamia Lexo Postimin
    ...

    Pyetja ime eshte : A e kem te shkruar ne jete qdo gje ?? Dhe qfare thon dijetaret ne kete rast ??

    Sepse gjithe muslimanet thojne qe e kem qdo gje te shkruar , kurse une nuk pajtohem me kete , dhe desha pak ndihme prej juve

    Flm paraprakishte
    Pėrshėndetje I nderuari Xhamia,

    Edhe mua mė ka interesuar kjo punė dhe njė shokė I imi qė ėshtė hoxhė nė Pakistan mė shkruajti njė letėr nė lidhje me kėtė temė – pyetjen tėnde – duke u munduar tė mė shpjegojė qėndrimin e Islamit nė lidhje me Tekdir-Pri-destinacion. Pėrgjigja mė pėlqeu dhe disi mė solli sadopak rehati edhe pse ndoshta nuk ėshtė perfekte sepse filozofia e pri-destinacionit tė jetėrave tona ėshtė njė temė kontraverze dhe shumė e komplikuar, sipas mendimit tim.

    Nė vijim I kam pėrkthyer ca pjesė tė kėsaj letre qė hoxha mi dėrgoi nė lidhje me para-caktimin e ngjarjeve nė jetėrat tona nga kėndvėshtrimi Islam.

    .................................................. .................................

    Nė historinė e Islamit ka shkolla tė mendimit tė ndryshėm. Janė Kederit dhe Xhebrit. Kederit thonė se njeriu ėshtė absolutikisht I lirė. Xhebrit thonė se njeriu ėshtė absolutikisht nėn detyrim – ai nuk ėshtė I lirė nė asnjė mėnyrė.

    Sipas ehli Sunnetit dhe ehli-xhematit pozita e njeriut gjendet nė mes tė detyrimit dhe vullnetit.

    Nė Kuran ceken tė dy konditat. Sa I pėrket lirisė:

    Kushdo qė dėshiron tė bėhet besimtarė, ėshtė I lirė. Kushdo qė dėshiron tė bėhet pabesimtarė, lere le tė bėhet ashtu, ai ėshtė I lirė. (K. 18:29)

    Sa I pėrket detyrimit, ne na ėshtė thėnė:

    Lajmėroju atyre se c’fardo qė na ndodhė ne nė kėtė botė ėshtė caktuar mė parė nga Allahu. (K. 9:51)

    Eshtė caktuar mė parė. Ky ėshtė njė problem nė tė cilin mendimtarėt kanė ngecur. Njeriu ėshtė moralisht I lirė por fizikishtė I detyruar. Bota fizike ėshtė njė botė e para-caktuar. Eshtė njė botė e njė zingjiri tė shkaqeve (causal nexus), qė do tė thotė, njė ndodhi e shkakton njė tjetėr ndodhi. E tėrė bota fizike ėshtė njė seri e shkaqeve dhe efekteve dhe nė atė moment kur nga shkaku ne veprojmė, efekti gjithashtu do tė ndodhė. Kėshtu qė ėshtė njė botė e detyrueshme. Tė gjitha veprimet fizike ndodhin nė kėtė mėnyrė, dhe asnjė qenie njerėzore nuk ka kontrollė nė tė.

    Atėherė cka ėshtė liria?

    Liria ėshtė liria e vullnetit, jo liria e veprimit. Eshtė liria e vullnetit qė Allahu I Gjithėfuqishmi, me anė tė dekretit tė Vullnetit tė Tij, I ka dhuruar qenies njerėzore. Kjo ėshtė e kufizuar vetėm tek fusha e vullnetit, dhe pėr kėtė arsye Profeti I Shenjtė e ka cartėsuar kėtė punė kur ka thėnė.

    Vlera e veprimit qėndron tek motivi. Dhe secili person gjykohet sipas qėllimeve tė tij.

    Kur njėri tė analizon cdo veprim psiqikishtė nė faktorėt e elementeve tė tyre, atėherė gjejmė tre faktorė nė cdo veprim: motivin, formėn, dhe pasojat e veprimit. Shumė lehtė mund ta dallojmė motivin. -- Pėr shembull personi “A” e nget veturėn, e godet njė kalimtar dhe ai person vdes. Njė tjetėr person “B” nget veturėn, e godet njė kalimtar, dhe ky person gjithashtu vdes. Forma e veprimit dhe pasojat e tė dyja veprimeve janė tė njėjta, por cka mund tė themi pėr motivin? Motivi I personit “A” mund tė mos kishte qenė pėr ta vrarė personin, dhe ishte vetėm njė aksident. Motivi I personit “B” mund tė ketė qenė qė qėllimisht ta vrasė atė njeri nė atė mėnyrė qė ai mund tė pėrfitojė nga dyshimi dhe ti ikėn persekutimit.

    Motivet (nijehs) janė tė ndryshme, prandaj, vlera e veprimit qėndron tek motivi e jo tek pasojat, kėshtu qė nė atė c’farė qenia e njeriut do tė japė llogari ėshtė motivi apo qėllimi. Eshtė motivi qė do tė peshohet nė Balancė, jo veprimi. Nė kėtė motivim, disi, Allahu e din mė sė miri se si ai mekanizėm tė mbahet por ėshtė e cartė se qenies njerėzore I ėshtė dhuruar liria.

    Nė qoftė se nuk e pranojmė kėtė mendim, atėherė Allahu na del tė jetė mė I padrejti dhe qenie arbitrare nė tė cilin ne besojmė. Nė qoftė se Ai nuk mė ka dhuruar mua liri, atėherė c’farė tė drejte ka Ai qė ne ti japim llogari? Nė qoftė se cdo gjė bėhet nga Ai dhe nė qoftė se motivi gjithashtu I takon Atij atėherė unė jam vetėm njė vegėl. Si ėshtė e mundur qė vegla tė jap llogari pėr veprimet e saj? Prandaj ne besojmė nė kėtė liri, qė ėshtė e kufizuar tek vullneti.

    Le tė shikojmė edhe nga aspekti tjetėr – qė ėshtė bukuria e Islamit. Nė qoftė se cdo gjė qė do tė ndodhė nė jetėn time ėshtė paracaktuar, atėherė pėrpjekjet nga ana ime qė tė qoj njė jetė tė drejtė nuk do tė ma ndryshojnė fatin tim kėtu nė tokė. Nė kėtė pikė qenia njerėzore ėshtė e shqetėsuar. Ai dėshiron tė mirat nė kėtė botė sė pari, prandaj Kurani I shenjtė na mėson. Ne jemi mėsuar qė tė lutemi:

    O Zot, dhurona tė mira nė kėtė jetė dhe jetėn tjetėr… (K. 2:21)

    Si mund ta arrijmė kėtė? Gjithashtu, ka njė dėshirė tė intensifikuar nė njeriun qė ti ikėn dėshtimeve dhe tė arrinė sukses, ti ikėn dhimbjes dhe tė arrin kėnaqėsi. Ajo ėshtė natyra njerėzore. Nė c’farė mėnyre Islami e pėrmbush kėtė konditė tė natyrės njerėzore? Filozofi I madhė Musliman Imam el-Gazaliu (ra) dhe dijetari Shah Veliullah (ra) e kanė cekur njė teori tė funkcionimit tė botės qė quhet “pėrsėritja e formave”.

    Pėr shembull, tė marrim njė ngjarje qė veq ka ndodhur nė historinė e kėtij universi, shumė herė dhe nė nivele tė panumėrta. Nuk po ndodhė kėtu pėr tė parėn herė. Pėr ta shpjeguar mė tutje, kur njė person tė ėndėrron pėr njė ngjarje, dhe kur ajo ngjarje tė ndodhė njėmend nė jetėn aktuale, pesė vite mė vonė – atėherė cka ka parė ai person? Imagjinoje – njė ngjarje qė nuk ka ndodhur ende ėshtė njė gjė jo-ekzistuese. Mbaje mend, ėndrrat e vėrteta janė fakt I jetės. Njė numėr I njerėzve I kanė pėrjetuar. Cka ėshtė qė personi sheh nė njė ėndėrr tė vėrtetė? Ai e vėshtron nga “distanca” e pesė viteve nga koha e ngjarjes nė njė dimension tė stacionit tė pėrkohshėm pėrjetues. Ajo ėshtė cka quhet, texhedul el-emthel.

    Mundohu ta kuptosh nė kėtė mėnyrė. Tė gjitha ngjarjet qė do tė ndodhin janė tė para-caktuara dhe ato po ndodhin nė nivele tė ndryshme tė ekzistencės.

    Kur ato ngjarje arrijnė nė kėtė nivel tė kėtij stacioni tė pėrkohshėm dimensional, atėherė ne i pėrjetojmė tė ndodhin nė nivelin fizikė.

    Sendi kryesorė qė duhet kuptuar ėshtė se nuk ėshtė njė ngjarje, por njė pėrjetim nga ajo ngjarje, dhe ėshtė pėrjetimi qė llogaritet. Ai nuk ėshtė I interesuar nė formėn e ngjarjes, por nė pėrjetim, sepse njeriu ėshtė njė krijesė pėrjetuese dhe ai jeton nė njė botė tė pėrjetimeve. Pėrjetimet janė ato qė e bėjnė atė tė pikėlluar apo tė lumtur, tė kėnaqur apo tė zemėruar. Patjetėr se duhet tė ketė stimulime tė tipeve tė ndryshme – fizike apo psiqike.

    Ato ngjarje, qė do tė ndodhin nė pėrjetimin e njeriut, ndodhin kur ne jemi zgjuar dhe gjithashtu ndodhin kur ne jemi nė gjumė, nė ėndėrr. Kur njėri e sheh njė ngjarje nė ėndėrr - dicka mirė ose keq – emocionalisht, I len njė ndikim. Ashtu qė ndikimi I atij pėrjetimi ėshtė aty; por pasojat materiale nuk janė aty.

    Tani Islami thotė se ti mund ta ndryshosh fatin tėnd dhe Allahu xh.sh. nuk ėshtė skllavė tek ajo qė Ai e ka caktuar. Islami nuk beson nė atė qė Hinduizmi dhe Budizmi besojnė. Hinduizmi thotė se Brahma apo Vishnu ėshtė skllavė I Karmės. Personi nuk mund ta ndryshon. Kurani I shenjtė thotė:

    Allahu mund tė fshijė cdo gjė qė ka buruar nga Tableta sepse Ai ėshtė zotėrues I umm el-kiteb.

    Ai mund tė pranojė dhe fshijė cdo gjė. Ai nuk ėshtė skllavė I Ligjit; Ai ėshtė Krijues I Ligjit dhe ka urtėsi dhe fuqi infinite. Cka kėrkohet nga ne ėshtė ti pastrojmė motivet tona. Tezkijeh, qėllimi I Islamit, pastrimi I motivit. Nė qoftė se motivi (nijeh) ėshtė I pastėrt atėherė veprimet, mendimet dhe puna jote do tė jenė tė pastėrta. Islami kėrkon pastrim nė motiv qė ėshtė I lidhur me vullnetin, dhe nė vullnet na ėshtė dhėnė liria. Prandaj, bėje qėllim (tezkijeh) pastrimin e motivit tėnd dhe mandej gjėrat e kėqia qė do tė duhej tė tė ndodhin ty do tė transformohen nė ėndėrra. Edhe pse ėshtė shkruar mė parė qė tė tė ndodhin, do tė manifestohen vetėm si gjendje mentale, e jo realitete fizike.

    Qenia njerėzore mund tė bėhet zotėruese e fatit tė tij – edhe pse nė fakt kjo botė ėshtė e detyrueshme. Duke ushtruar lirinė e vullnetit tė tij ai mund ta pastron vullnetin e tij (kjo ėshtė cka duhet tė bėjmė) dhe pėr tė tjerat do tė kujdeset Allahu, I Gjithėfuqishmi.

    ocean
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ocean : 18-12-2009 mė 01:34
    "Koka duhet pėrkulur zemrės"

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    E kom ni pytje , pasi sipas islamit cdo gje eshte e shkruar , a osht e shkruar edhe vendbanimi i secilit pra Xheneti edhe Xhehnemi ?
    We are all Aliens

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Dijetaret thone: "Gjithcka eshte e mire, e bukur e fisnik, dhe meritn lavdi, ate kerkoni dhe Hyji i paqes do te jete me ju".
    Disa gjera te bukura, nje musike e mrekullueshme te kengetareve Andrea Bocelli dhe Celine Dion mund te degjohet ne Komunitet ortokoks, ne dy video-te, ne temen e hapur nga Matrix.

    Faleminderit per vemendjen.

    Torrkerry

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar mė parė nga extreme Lexo Postimin
    E kom ni pytje , pasi sipas islamit cdo gje eshte e shkruar , a osht e shkruar edhe vendbanimi i secilit pra Xheneti edhe Xhehnemi ?
    kete pyetje po beja dhe un por ende skom marr noj pergjigje shpresoj te marresh ti. Por mendoj se duhet te jesh e gjinise femerore qe te marresh pergjigje lol ose noj moderator

  5. #125

    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Mjafton me pate sy e me dite me lexu.

  6. #126
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Kjo teme ka pergjigjen e saj ne kete teme: http://forumishqiptar.com/showthread.php?t=119327, keshtu qe une mendoj qe ska nevoj te vazhdoj tutje dhe ata qe jan te interesuar per tu informuar existon zgjidhja.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gimi3 : 19-12-2009 mė 15:09
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •