Naum Prifti:


Pse e zemėroi Mehmet Shehun “Tuneli” i Dhimitėr Xhuvanit
» Dėrguar mė: 06/12/2009 - 14:11




Nga Naum Prifti

Pėr shkak tė natyrės sė tij romantike, dikush nga shokėt e klasės sonė e quajti Dhimitėr Xhuvanin “Zef Serembe” dhe kjo nofkė letrare prestigjioze nuk iu nda atij jo vetėm sa ishte nė Politeknikumin Mjekėsor tė Tiranės, por edhe gjatė gjithė jetės sė tij. Kur takoheshin shok me shok ata gjithmonė pyesnim: “E ke parė Zef Zeremben? Je takuar me Zef Seremben?” Ndoshta kjo ngjau edhe pėr shkak se ai u bė shkrimtar i njohur si Zef Serembja, njė shekull mė parė.
Programi i letėrsisė nė shkollėn mjekėsore qe mjaft i pėrmbledhur dhe vazhdonte vetėm njė vit, por ne patėm fatin e mirė tė kishim mėsues letėrsie shkrimtarin Filip Ndocaj dhe njė pedagoge tė pėrkushtuar sikurse Lumnie Radovickėn. Prej tė dyvet pėrfituam mjaft. Shpesh hartimet e mia dhe tė Dhimitėr Xhuvanit mėsuesit i lexonin para klasės. Mė kujtohet se njėherė Filip Ndocaj na tha se hartimi i Xhuvanit qe me vargje, poezi, dhe ai nuk kishte parė ndonjė herė hartim tė tillė, por megjithatė e lavdėroi dhe i vuri notėn 5, nota maksimale.
Ndėrkohė unė kisha botuar tregimin e parė te gazeta “Letrari i Ri” dhe kur isha nė shkollėn e mesme, aktivizohesha po te kjo gazetė, te “Rinia” dhe te “Pionieri.” Dhimitri e nisi stazhin pak mė vonė dhe unė isha njė nga tė besuarit e tij pėr shkrimet e para. Nė konkursin e vitit 1953, ai fitoi ēmimin e parė pėr tregimin “Ditėt e fundit,” mbresa nga aksioni nė “Rrugėn e Dritės,” ndėrsa unė fitova tė tretin me tregimin “Guri i Sinorit.” U gėzova njėlloj si pėr veten time, se me atė tregim ai filloi rrugėn letrare. Ia pata zilinė jo aq pėr ēmimin, sa pėr radion 25000 lekshe qė mori shpėrblim, tė cilėn s’do tė mund ta blinte me kursimet e tij as pėr 25 vjet. Taqos, –kėshtu e thėrrisnim Dhimitrin– ia kisha zilinė qė shkonte vizitė te Mitrush Kuteli, pėr shkak se nėna e tij, Vangjeja, ishte nga Pogradeci dhe farefis me Mitrushin. Nje tė diel Taqoja u kthye me njė pako librash tė cilat ia kishte falur Mitrushi. Me atė rast i rilexova dhe njėherė vėllimet “Netė Shqiptare,” “Kapllan Aga i Shaban Shpatės,” “Ago Jakupi” dhe novelėn “Fshati im e pi rakinė.” Mitrush Kuteli dhe Koliqi qenė figurat mė tė kompletuara tė tregimit tonė, nga tė cilėt u ndikua brezi ynė.
Kur e pyesnin Taqon nėse kishte tė bėnte me Aleksandėr Xhuvanin, figurė e njohur anembanė vendit tonė, ai pėrgjigjej se ata i pėrkisnin njė dege tjetėr Xhuvanėsh. Vetėm pasi u miqėsuam ai mė tregoi se Visarion Xhuvanin, ish kryepeshkopin e Kishės Ortodokse Shqiptare, e kishte xhaxha, tė cilin pas lufte qeveria komuniste e burgosi kot. Dhimitri mė tha se xhaxhai i tij kishte vdekur nė burg si martir, duke u shėrbyer tė sėmurėve me pėrkushtim, sa tė burgosurit e quanin shenjt. Sekretin qė mė rrėfeu e mbajta tė fshehtė, sepse e dija sa e rrezikshme qe sikur ta merrnin vesh ata qė e kishin inat, apo zili.
Nė fund tė vitit tė parė, kur po jepnim provimin e matematikės, Taqoja dhe unė ishim ulur nė bangėn e fundit dhe me qė nuk po arrinim t’i zgjidhnim disa detyra, nisėm tė konsultoheshim. Profesori i lėndės Koēo Flloko, na vuri re dhe me ironi na tėrhoqi vėrejtjen: “Ju atje nė fund, Xhuvani dhe Prifti pėrse po bisedoni? Mos po i zgjidhni bashkarisht problemet?” “Jo, professor,” i thashė unė.’ “Jo, jo, ju mund t’i bėni edhe bashkė...” tha ai me ironi. “Profesor, ne as bashkė nuk po arrijmė t’i zgjidhim!” ia priti Xhuvani. Nga pėrgjigjeja e sinqertė e Taqos nė klasė shpėrtheu e qeshura. Qeshi edhe profesori. Nuk e di pse na e ngarkonin aq shumė programin e aritemetikės, duke na futur edhe logaritmet, tė cilat s’kishin pėr tė na hyrė kurrė nė punė. Kėtė e dinte edhe profesor Fllokoja. Ai kaloi tė gjithė nxėnėsit, pa lėnė asnjė me provim pėr nė vjeshtė. Pas disa vjetėsh dėgjuam se mėsuesin tonė e kishin arrestuar dhe dėnuar me disa vjet bug. Na erdhi keq pėr tė. I vetmi faj i tij qe se gruan e kishte malazeze dhe nuk pranoi ta ndante. Kur ishim nė vitin e parė mėsuam se na kishin burgosur mėsuesin e kimisė, professor Radovanin, tė akuzuar sikur ishte njė nga ata qė kishin hedhur njė bombė nė ambasadėn sovjetike. Qeveria komuniste e sajoi vetė provokacionin me qėllim tė eliminonte njė tufė intelektualėsh e ca mė shumė pėr t’u futur tmerrin tė tjerėve.
Pas mbarimit tė shkollės, Taqon e emėruan ndihmėsmjek nė Gramsh dhe pastaj nė Librazhd. Nė tė dy rrethet ai punoi me pėrkushtim, sidomos kur ra epidemia e fortė e gripit. Pėrvoja e atyre viteve i shėrbeu pėr subjektet e vėllimit me tregime “Kambana e fundit,” qė pati jehonė tė mirė nė rrethet letrare. Shuteriqi, duke ēmuar talentin e tij, e dėrgoi pėr studime nė Institutin Gorki nė Moskė, furriku ku mbruheshin artistėt e penės. Pėr shkak tė prishjes sė marrėdhėnieve shqiptaro-sovjetike, Taqoja nuk arriti ta mbaronte, por sė paku mėsoi rusishten dhe zgjeroi kulturėn e tij. Kur u kthye nga Moska ai na solli nė redaksinė e revistės “Ylli,” njė tregim me prirje disidente “Ulica Jamskaja Nr. 9,” ku ai nxirrte nė pah vanitetin e brezit tė ri sovjetik. Vajza i qe mburrur dashnorit se banonte te njė pallat madhėshtor, ndėrsa shtėpia e saj te rrugica Jamskaja qe njė kasolle druri e shekullit tė kaluar.
Pas kryerjes sė fakultetit Gjuhė e Letėrsi Shqipe nė Tiranė, Taqoja u fut nė punė nė Lidhjen e Shkrimtarėve. Sikurse u bė zakon nė vitet ’60, shkrimtarėt shkonin nė terren tė merrnin mbresa direkte nga jeta. Edhe pse nuk thuhej hapur, kėrkesa nga lart ishte qė letėrsia tė kthehej nė gazetari e mjet propagande. Taqoja zgjodhi si vend tė preferuar Hidrocentralin e Bistricės, te “Syri i Kaltėr,” pranė kėnetės sė Butrinit, vend piktoresk me klimė tė butė. Pasi kaloi njė muaj atje, u kthye nė Tiranė dhe iu vu punės pėr romanin “Tuneli.” Kur u botua vepra ngjalli entusiazmė dhe u prit mirė nga rrethet letrare, ngase vinte nė pah me realizmė jetėn e kantierit ashtu siē ishte. Drejtor kantieri nė Bistricė, qe Sali Vata, i mbiquajturi “Luani i tueneleve,” i cili kishte fituar nam nė Shkopet, me forcėn e krahėve. Kryeministri Mehmet Shehu e caktoi drejtor nė Bistricė edhe pse ai qe vetėm me shkollė fillore, po ky qe rregulli atėherė, ata pa shkollė urdhėronin njerėzit e shkolluar. Sali Vata i nxiste inxhinierėt tė nxirrnin sa mė shumė steril nga tuneli, sepse kjo qe masa e tij e vetme e suksesit. Inxhinierėt i kundėrshtonin duke e quajtur tė dėmshme dhe jo ekonomike hapjen e zgavrės me pėrmasa tė mėdha, sepse mė pas duhej mbushur me beton e hekur, me cimento tė kualitetit tė lartė, prandaj ngulmonin tė gėrmonin sipas parametrave tė pėrcaktuar. Kėtė kontradiktė midis mendimit shkencor dhe empirik, shkrimtari e bėri bosht romanit tė tij, sikurse dhe jetėn e zymtė tė kantierit. Qėlloi qe romanin e lexoi Mehmet Shehu dhe kryeministri u prek, a mė sakt u zemėrua qė autori kishte guxuar tė kritikonte heroin e Punės Socialiste, Sali Vatėn, sado me emėr tjetėr. Sipas dėshmisė sė Bashkimit, djalit tė tij, ai e kishte nxirė me kalem ēdo faqe, e quajti veprėn skandaloze e dha urdhėr tė mbahej qėndrim kundrejt autorit. Shpėrthyen kritikat e forta nė tė gjitha organet e shtypit. Ishte njė fushatė e egėr qė vazhdoi gjatė. Autokritika e Xhuvanit as qė u pėrfill. Qe e shėmtuar tė shihje disa nga shokėt tanė tė klasės, tė suleshin me shkrime kundėr tij, sado qė nuk kishin haber nga fusha e kritikės dhe e letėrsisė, vetėm e vetėm tė solidarizoheshin me vijėn e partisė. Konformizmi u bė normė morale. Komentet pėr “Tunelin” vazhduan gjatė nė bisedat shoqėrore. Qe e bukur se ndėrsa njė palė pohonte se realiteti nuk njihet nė njė muaj, pala tjetėr mė realiste ishte e mendimit se shkrimtarit nuk i duhej mė shumė se njė javė, mbasi ashtu s’do tė kishte parė anėt negative tė kantierit. Dhimitrin e pushuan nga puna si redaktor dhe kryeministri dha urdhėr ta shlyente mėkatin atje ku e kishte gatuar. Kėshtu Dhimitėr Xhuvanin e dėrguan punėtor nė kantierin e Bistricės. Ē’mund tė bėnte njė shkrimtar pa zanat, veē t’i binte kazmės? Shokėt e miqtė e tij inxhinierė, qė e ndjenin tė afėrt dhe e dinin mirėfilli se ishte dėnuar kot, menduan pėr tė. Ata i dhanė njė palė kominoshe, fisėn oksidrike, njė maskė dhe e mėsuan tė saldonte. Mbaj mend se Xhuvani fliste me respekt tė veēantė e dashuri per kryeinxhinierin Kristo Kalidhopulli, miqėsinė me tė cilin e ruajti gjithė jetėn. Shumė shpejt Taqoja u bė mjeshtėr i saldimit. “Qė saldimi tė jetė i fortė dhe i bukur, ngjitja duhet tė ketė formėn e luspave tė peshkut,” qenė fjalėt qė mbaj mend prej tij. Pas disa kohe kantieri u mbyll se puna u krye dhe hidrocentrali do tė pėrurohej. Dhimitrin tok me disa shokė tė tij nga kantieri, e transferuan nė Cėrrik, ku po ndėrtohej rafineria e naftės, pėrsėri saldator. Pas dy a tre vitesh mundi tė vinte nė Tiranė te ndėrmarrja bujqėsore “Gjergj Dimitrov” po nė zanatin e ri, por tani kishte kėnaqėsinė tė kthehej nė darkė pranė familjes. Kjo periudhė e dėnimit me punė fizike vazhdoi pesė vjet.
Nė vitet ’70 Kinostudioja e rriti planin e prodhimit tė filmave shqiptarė, si imperativ pėr tė mėnjanuar ndikimet e filmave tė huaj. Ndihej nevoja pėr skenarė filmash artistikė e dokumentarė origjinalė. Dhimitėr Xhuvani e emėruan skenarist dhe ai pruri atje pėrvojėn e tij nga jeta duke shkruar disa skenarė mjaft tė bukur pėr shijet e kohės. Edhe vėllimi i tij me tregime “Rrugėve tė kantiereve” pėrmban subjekte nga mbresat nga jeta si punėtor.
Ne maturantėt e Politeknikumit Mjekėsor tė vitit 1953, krijuam traditė tė mirė me takimet tona. E paracaktuam ta festonin dhjetėvjetorin para ndėrtesės madhėshtore tė Operas dhe Baletit, qė ndėrkohė ishte akoma projekt, por ne na dukej si njė mrekulli qė do t’i shtohej Tiranės. U takuam sipas premtimit mė 1963 dhe festėn e bėmė te ambientet e “Drinit” qė aso kohe quhej Vollga. Takimet e tjera, ēdo pesė vjet, i zhvilluam nė Tiranė, madje njė vit shkuam edhe nė Dajt. Ndėrkohė shumica e ish-nxėnėsve qenė martuar, disa me fėmijė dhe ndonjė prej nesh edhe gjysh. Nė njė takim shoqėror dikush u kujtua tė pyeste sa vjet martuar kishte secili nga ne. Dikush tha 5, 8, 15, ndėrsa kur i erdhi radha Taqos, ai u pėrgjegj: “mua mė duket se kam lindur i martuar.” Plasi gazi. Vėrtet ai qe martuar tepėr i ri, gati njėzet vjeēar, pėr shkak tė dashurisė me Fatmirėn, shoqe besnike gjatė gjithė jetės sė tij. Ka tė ngjarė qė thėnia tė mos jetė origjinale, po unė prej tij e dėgjova pėr herė tė parė, prandaj po nxitoj t’ia jap kredinė.
Mė kujtohet se Dhimitri para se tė shkruante romanin qė ngacmonte ndėrgjegjen e tij krijuese, u konsultua me mua. Kishte dy subjekte, njėrin pėr njė bari matjan qė e dimėronte tufėn e dhive nė fshatin e vet, duke thyer traditėn e shtegtimeve nė Shqipėrinė e mesme dhe tė jugut, dhe tjetrin pėr njė punėtor tė aksidentuar qė ngrihej nė kėmbė me protezat qė sajoi vetė. Duke e ditur se Taqoja nuk e njihte jetėn e fshatit dhe do tė mbetej disi soditės pėr blegtorin e tufės sė dhive, e kėshillova t’i kushtohej tė aksidentuarit, jetėn e tė cilit si elbasanas, e njihte mė mirė. Pas njė viti doli nė dritė romani “Pėrsėri nė kėmbė,” qė u prit mjaft mirė, sepse sillte nė mėnyrė besnike jetėn e njė novatori me vullnet tė hekurt. Mė vinte maraz tek dėgjoja interpretime idiote se gjasme titullin ia kishte vėnė qėllimisht qė t’u tregonte se ai sėrish ishte ngritur nė kėmbė. Jo, njėmijė herė jo! Besoj se sikur t’i kishte shkuar ky interpretim, do t’ia kishte ndryshuar titullin. Dhimitri nuk donte kurrsesi tė sfidonte autoritetet qė e kishin dėnuar, po titulli i pėrshtatej pėr bukuri jetės sė heroit me kėmbė tė prera, qė ngrihej nė kėmbė dhe punonte njėlloj si tė tjerėt. Njė ngjarje komike qė s’mund ta harroj; Njė studente shkoi te apartamenti i tij nė rrugėn e Durrėsit dhe kėrkoi tė takonte shkrimtarin. Fati qė u ndodh te dera i tha ta priste te kafe “Flora” sa tė vishej. Taqoja zbriti pas pak dhe sa hyri te kafeja po shihte. Studentja i doli para dhe i tha se ai duhet tė ishte Dhimitėr Xhuvani. “Si mė njohe?” e pyeti ai. “Nga pėrshkrimi qė mė bėri mamaja jote,” ia ktheu vajza. Taqoja filloi tė qeshte se e kuptoi keq kuptimin. Nėna e Taqos kishte vite qė kishte vdekur, ndėrsa ajo kishte marrė gruan si mamanė e tij.
Nga fundi i viteve ‘80, Lidhja u kujtua t’i ndihmonte shkrimtaret dhe kompozitorėt pėr kondita mė tė mira pune e jetese. Vendosi t’u jepte tre dhoma e njė kuzhinė, me kusht tė lironin apartamentet e tyre me dy dhoma e njė kuzhinė. Pėr Seksionin e strehimit ky kusht qe i favorshėm, sepse nė apartamentet e liruara, do tė strehoheshin familje tė tjera. Nė listėn fillestare isha unė, por pastaj mė hoqėn, pėr arsye se kisha vetėm vajza dhe kryesia arsyetoi se ato do tė martoheshin dhe do iknin nga shtėpia. Dhimitrit i dhanė njė apartament me tre dhoma e njė kuzhinė, nė godinat qė u ngritėn afėr sanatoriumit tė Tiranės, aty ku e ka selinė edhe sot familja e tij. Nga frika se mos ia okuponin tė tjerėt, Taqoja nisi riparimin e shtėpisė sipas shijeve tė tij dhe disa muaj me radhė qėndroi atje, duke fjetur si gjynahqar te njė shtrat dosido, deri sa u mbart familja krejt.
Dhimitri qe punėtor i palodhur. Sa pa mbaruar njė vepėr, mendjen e tij e ngacmonte subjekti i njė vepre tė re. Ai shkroi pa pushim, pa ndėrprerje nė disa gjini, tregime, novela, romane, skenarė, drama. Natyrisht qe i kujdesshėm t’u pėrmbahej normave tė realizmit socialist, por asnjėherė ai nuk ra nė shtratin e skematizmit banal, tė atyre romaneve a veprave tė cilave u kuptohej fundi qysh nė faqet e para. Ai sillte fakte jetėsore domethėnėse e njėkohėsisht ruhej tė mos shkelte nė dėrrasė tė kalbur, sepse kjo do t’i kushtonte shumė pas “Tunelit.” Filmat me skenarėt e tij, si edhe romanet e asaj kohe, vazhdojne tė lexohen, madje dhe tė pėlqehen sidomos nga lexuesit e moshuar se janė pasyrė besnike e asaj kohe.
Taqoja ishte shumė i kėndshėn nė bisedat shoqėrore. Dinte tė tregonte bukur, shtruar, pa u nxituar, por me kthjelltėsi e kurdoherė me synim tė nėnvizonte idenė qė donte tė nxirrte nė pah. Njėherė e pyeta nėse kishte nė sirtar tregime pėr njė kohė tjetėr, disidente. Mė tregoi njė subjekt tragjik pėr njė familje tė pasur elbasanase, gruaja e tė cilit qe vetėvrarė pas njė vizite disa ditore nė pallatin e Zogut kur ai ishte beqar. Ai m’i rrėfeu tė gjitha hollėsitė e tregimit, se ngarja njihej mirėfilli nė Elbasan. Nuk e di nėse e hodhi nė letėr, apo mbeti subjekt i pakonsumuar, sikurse ngjet kur veprat shtyhen pafundėsisht pėr arsye tė ndryshme.
Disa herė na qėlloi tė shkonim me shėrbim bashkė, nėpėr rrethe tė ndryshme si anėtarė jurie, apo komisionesh ekspertėsh nga ministria. Natyrisht nė darkė na pėlqente tė luanin ndonjė dorė me letra. Luanim krysisht kupat me njė gjobė tė lehtė, humbėsit do tė paguanin kafetė e ditės sė nesėrme. Shuma e tė hollave nuk shkonte pėrtej 40-50 lekėve tė vjetra pėr dy veta. Taqoja asnjėherė nuk pranoi tė hynte nė lojė me para. Me sa duket e kishte tronditur njė ngjarje e viteve tė rinisė nė Elbasan, ndonjė dramė e shkaktuar nga kumari dhe kurrė nuk u ul tė luante me para.
Njėherė, ndėrsa ndodheshim nė turizmin e Sarandės, vura re se Taqoja porositi vetėm njė gjellė me mish, pa e shoqėruar me supė a sallatė. U bėra kureshtar dhe e pyeta si ishte me oreks qė tregohej aq i pėrkorė. “Oreks?” pyeti duke buzėqeshur. “Unė mund ta ha gjithė menynė, por nuk dua ta lė kėtu dietat dhe rrogėn. Mė mirė ha diēka dhe e quaj veten tė ngrėnė.” Pinte me karar, pa e tepėruar dhe unė kurrė nuk e pashė Taqon tė dehur, a tė pirė. Ai kishte shoqėri mjaft tė gjerė, dhe tė gjithė e donin pėr karakterin e tij tė shkueshėm, tė butė, tė dashur. Vishej thjeshtė, pa lakmuar pėr luks e gjėra tė shtrenjta. Ishte shembull i modestisė dhe thjeshtėsisė. Dhe kurdoherė kthehej nė familje me ndonjė dhuratė sado modeste, njė qeskė me portokalle, me rrush a me mollė.
Dhimitėr Xhuvani tregoi se kishte depozituar mbresa tė shumta e tė hidhura nga diktatura dhe atė duf e shprehu duke stigmatizuar anėt e shėmtuara tė atyre viteve, pas shembjes sė saj. Mė ka mbetur nė mendje romani i tij “Jetė nė arkivol” tė cilin ma dhuroi me dedikimin mbresėlėnės: “Naumit, pėr gjithēka tė hidhur qė kaluam. Me dashuri, Dhimitėr Xhuvani. Tiranė, 7-12-96.” Aty ai demaskon egėrsinė monstruoze tė hetuesve tė sigurimit, tė cilėt pėrpiqeshin tė nxirrnin pohime nga tė pandehurit, me tortura qė kalojnė caqet e mendjes njerėzore. Po ashtu atij i la mbresa tė pashlyeshme tragjedia e Otrantos, ku humbėn jetėn nė mėnyrė tragjike me dhjetra familje qė ėndėrronin tė shkonin nė njė vend Europian si Italia. Vepra “I mbytyri i Otrantos,” ėshtė requiem pėr ata qė treten nė fund tė detit Adriatik. Edhe nė veprat e tjera, sikurse “E diel pas vdekjes,” “Kambana e thyer e Kremlinit,” “Kryqėzimi i dytė i Krishtit,” “Fytyra e vdekjes,” (tregime 1999), “Kupa e helmit,” ai sjell emocione tronditėse nga ashpėrsia e diktaturės shqiptare, qė nuk ka tė krahasuar me asnjė nga vendet komuniste tė Europės Lindore. Shpirti tij i ndjeshėm nuk e duronte as hipokrizinė, as mizoritė e zyrtarėve.
Skenarin e tij tė fundit, “Lindje-Perėndim-Lindje,” e shkroi sė bashku me djalin e tij, Gjergj Xhuvani, i cili qe edhe regjisori i filmit. Gjergji u bė i njohur me filmin “Parrullat,” njė satire e mprehtė kundėr dikataturės qė u prit mirė edhe nė festivalet ndėrkombėtare. Premiera e filmit tė ri u shfaq javėn e parė tė nėntorit, nė kinema “Millenium” nė Tiranė, por ai s’mundi ta gėzonte.
Dhimitėr Xhuvani, punoi me pėrkushtim gjithė jetėn pėr kultivimin e letėrsisė, pėr ngritjen e saj nė njė nivel mė tė lartė, pėr t’u rreshtuar denjėsisht krahas vendeve ballkanike dhe europiane. Gjatė kėtyre dhjetė viteve ka qėlluar tė kem humbur disa shokė tė klasės, e natyrisht pėr tė gjithė mė ka ardhur keq, ndėrsa ndarjen me Dhimitėr Xhuvanin e kam pėrjetuar me dhimbje tė thellė. Kėtė vit gjatė bisede telefonike mė pyeti se kur do tė vija nė Tiranė dhe kur i thashė “nė shtator,” lėshoi njė “Oh” tė gjatė dhe sikur tė fliste me vete, tha: “shtatori ėshtė larg, larg!” Vdekja e tij shkaktoi tronditje jo vetėm nė Tiranė, por anembanė vendit. Me qindra njerėz e pėrcollėn nė banesėn e fundit, edhe pse s’pati asnjė organizim zyrtar, ēka tregoi dashurinė e sinqertė tė njerėzve tė thjeshtė pėr shkrimtarin e tyre tė dashur.

gsh

.