Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Vizita e KKSHA-se ne Tirane

    Kontributi i shqiptarëve të diasporës, i rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë - Shprehet Kryeministri Nano në një takim me përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan -


    TIRANE, 1 Shkurt/ATSH/.- Kryeministri Fatos Nano, në një takim të zhvilluar të Shtunën me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Riçard Lukaj dhe Martin Vukaj, u shpreh se "kontributi i shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është mjaft i vlefshëm për integrimin e Shqipërisë". Zëdhënësi i Kryeministrit, Aldrin Dalipi, bëri të ditur se, në këtë takim, z.Nano theksoi se "bashkëpunimi me këtë pjesë të shqiptarëve ka nevojë të strukturohet mbi një program konkret veprimi". "Diaspora jonë mban lidhje në të gjithë vendet ku jetojnë shqiptarët, dhe, në këtë kuadër, mendojmë se bashkërisht do të rrisim edhe më tej rolin moderator dhe europianizues", u shpreh z.Nano. Presidenti i Këshillit, Riçard Lukaj, dhe Drejtori Ekzekutiv, Martin Vulaj, vlerësuan vizitën e Presidentit të Komisionit Europian, Romano Prodi, në Tiranë, dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ata vunë në dukje "arritjet e gjithanshme të muajve të fundit në Shqipëri, drejtimin pozitiv të klimës politike në vend dhe rolin e Kryeministrit Nano në këto zhvillime." Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar shqiptaro-amerikan shoqëroheshin në këtë takim nga Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhejms Xhefri. /o.cu/inxhi/
    2003-02-01



    --------------------------------------------------------------------------------
    Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved.
    Pershendesim viziten e shqiptaro-amerikaneve, si dhe u rekomandojme nje vizite ne te gjitha trojet shqiptare, gjithashtu pershendesim shume edhe deklaraten e zotit Nano se "bashkepunimi me kete pjese te shqiptareve ka nevoje te strukturohet mbi nje program konkret veprimi".
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Roli i diasporës në momentet jetike të kombit shqiptar, mbetet i rëndësishëm - Shprehet kryetari i Partisë Demokratike Berisha,


    TIRANE, 1 Shkurt/ATSH-Eni Kaçi/.- Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, pas një takimi të zhvilluar të Shtunën në Tiranë me përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA dhe Ambasadorin amerikan në Tiranë, James Jeffrey, vlerësoi "të rëndësishëm" rolin e diasporës në të gjitha momentet jetike të kombit shqiptar". Sipas z. Berisha, gjatë takimit me përfaqësuesit e diasporës "u disktutuan për problemet madhore me të cilat po përballet vendi". Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se "zbatimi i ligjit është vendimtar dhe vendosja e shtetit ligjor do të jetë faktor përcaktues në nxitjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian". Ndërsa, Presidenti i Këshillit Kombëtar shqiptaro- amerikane, Richard Lukaj, vlerësoi "rolin e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare në vendosjen e stabilitetit politik në Shqipëri dhe në vazhdimësinë e kësaj qëndrueshmërie në vend edhe në rajon, synim ky edhe i SHBA-së". /xh.c/inxhi/
    2003-02-01



    --------------------------------------------------------------------------------
    Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved.
    Pershendesim takimin edhe me opoziten.
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Nano: Bashkepunim konkret me lobin shqipatar
    Kryeministri Fatos Nano, ka takuar dje per here te pare perfaqesuesit e Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, Ricard Lukaj, President i ketij keshilli dhe Martin Vulaj, Drejtor Ekzekutiv. Vizitoret nga Shtetet e Bashkuara ishin kundershtaret kryesore te vizites se aktivistit te lobit grek ne SHBA Nikolas Geixh ne Tirane dhe i njohur per influencen ne administratat amerikane dhe nje nga predikuesit e tezes se Vorioepirit. Ata shoqeroheshin ne kete takim nga Ambasadori amerikan ne Tirane, Xhejms Xhefrej.

    Te dy drejtuesit e Keshillit, pasi i shprehen konsideraten e tyre Kryeministrit Nano per viziten e Romano Prodit dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, vleresuan arritjet e gjithanshme te muajve te fundit ne Shqiperi, vleresuan drejtimin pozitiv te klimes politike ne vend dhe rolin e kreut te qeverise Nano, ne keto zhvillime te fundit. "Shqiperia nuk mund te realizoje axhenden e vet integruese pa kontributin e te gjitheve dhe ne kete kendveshtrim kontributi i shqiptareve, qe jetojne dhe punojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, vecanerisht i strukturave sic eshte Keshilli juaj, i cili ka demonstruar aftesi partneriteti me strukturat shteterore amerikane, per ne eshte teper me vlere", u shpreh Kryeministri shqiptar. Me tej Nano u shpreh se "ky bashkepunim ka nevoje te strukturohet mbi nje program konkret veprimi. Per shkak te lidhjeve qe diaspora jone ka ne te gjithe vendet ku jetojne shqiptaret, ne mendojme se bashkerisht do te rrisim edhe me tej rolin tone moderator dhe europianizues". Gjthashtu kreu i ekzekutivit shqiptar ka shtuar se "tashme koha e qendrimeve nacionaliste ka kaluar dhe shqiptaret kane treguar se kane nje objektiv te perbashket, integrimin ne institucionet euroatlantike". Kudo qe ndodhen, shqiptaret po demonstrojne nje fryme moderne dhe kapacitete te larta integruese ne realitetin global, nenvizoi Kryeministri, duke shtuar se reformat europianizuese qe kemi marre persiper nuk mund te realizohen pa nje qeverisje gjitheperfshirese ne te gjitha nivelet ku diaspora eshte e mirepritur dhe duhet te kontribuoje". Ne kete kuader bashkebiseduesit u shprehen per domosdoshmerine e kontakteve te institucionalizuara dhe me te shpeshta qe do te rrisnin bashkeveprimin ne dobi te vendit.

    E.GJ




    --------------------------------------------------------------------------------
    02/02/2003 Korrieri
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17
    Ajo qe me rra mua ne sy dhe me shqetesoi, eshte mungesa e profesionalizmit te gazetareve qe kane mbuluar kete aktivitet. Po ti lexoni me vemendje shkrimet e mesiperme, hiq njoftimin mbi takimin me Berishen, ne asnje prej shkrimeve te tjrea nuk jepet qendrimi i perfaqesuesve te lobit shqiptar. Jepen vetem vleresimet e Nanos.

    Artikulli i Z. Lukaj publikuar para disa kohesh tek Albasoul dhe ne Shekulli, perbejne nje platforme te qarte te rolit qe diaspora shqiptare po luan dhe do te luaje edhe ne te ardhmen.

    Nga dita ne dite, shqiptaret kudo ne bote, te etiketuar si diaspore, po e rrisin ndikimin e tyre ne jeten shoqerore, politike dhe ekonomike te vendlindjes. Ky eshte nje eveniment teper pozitiv ne vetvete.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Post Diaspora dhe Ceshtja Shqiptare

    Ju lutem jepni mendimin tuaj per rolin qe mund te luaj diaspora Shqiptare, intelligjenca Shqiptare ne mergim, studentet qe vazhdojne dhe mbarojne studimet jashte tokes meme dhe ndihma qe mund te jepet per bashkimin dhe perparimin e trojeve Shqiptare.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  6. #6
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    Nano: Bashkepunim konkret me lobin shqiptar

    Kryeministri Fatos Nano, ka takuar dje per here te pare perfaqesuesit e Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, Ricard Lukaj, President i ketij keshilli dhe Martin Vulaj, Drejtor Ekzekutiv. Vizitoret nga Shtetet e Bashkuara ishin kundershtaret kryesore te vizites se aktivistit te lobit grek ne SHBA Nikolas Geixh ne Tirane dhe i njohur per influencen ne administratat amerikane dhe nje nga predikuesit e tezes se Vorioepirit. Ata shoqeroheshin ne kete takim nga Ambasadori amerikan ne Tirane, Xhejms Xhefrej.

    Te dy drejtuesit e Keshillit, pasi i shprehen konsideraten e tyre Kryeministrit Nano per viziten e Romano Prodit dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, vleresuan arritjet e gjithanshme te muajve te fundit ne Shqiperi, vleresuan drejtimin pozitiv te klimes politike ne vend dhe rolin e kreut te qeverise Nano, ne keto zhvillime te fundit. "Shqiperia nuk mund te realizoje axhenden e vet integruese pa kontributin e te gjitheve dhe ne kete kendveshtrim kontributi i shqiptareve, qe jetojne dhe punojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, vecanerisht i strukturave sic eshte Keshilli juaj, i cili ka demonstruar aftesi partneriteti me strukturat shteterore amerikane, per ne eshte teper me vlere", u shpreh Kryeministri shqiptar. Me tej Nano u shpreh se "ky bashkepunim ka nevoje te strukturohet mbi nje program konkret veprimi. Per shkak te lidhjeve qe diaspora jone ka ne te gjithe vendet ku jetojne shqiptaret, ne mendojme se bashkerisht do te rrisim edhe me tej rolin tone moderator dhe europianizues". Gjthashtu kreu i ekzekutivit shqiptar ka shtuar se "tashme koha e qendrimeve nacionaliste ka kaluar dhe shqiptaret kane treguar se kane nje objektiv te perbashket, integrimin ne institucionet euroatlantike". Kudo qe ndodhen, shqiptaret po demonstrojne nje fryme moderne dhe kapacitete te larta integruese ne realitetin global, nenvizoi Kryeministri, duke shtuar se reformat europianizuese qe kemi marre persiper nuk mund te realizohen pa nje qeverisje gjitheperfshirese ne te gjitha nivelet ku diaspora eshte e mirepritur dhe duhet te kontribuoje". Ne kete kuader bashkebiseduesit u shprehen per domosdoshmerine e kontakteve te institucionalizuara dhe me te shpeshta qe do te rrisnin bashkeveprimin ne dobi te vendit.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet në Bllog
    17
    Ajo qe eshte qesharake eshte fakti se vete fakti qe Nano eshte kryeminister i vendit eshte pengese per ri-kthimin e shqiptareve ne Shqiperi. Intelektualet jane pjesa me e ndjeshme e shoqerise qe i shohin gjerat me thelle dhe me larg se sa i shikon nje njeri i zakonshem.

    Te gjithe ata qe jane diplomuar ne perendim (une nje prej tyre mijrave), vihen ne dilemen se duhet qe te sakrifikojne jeten e tyre te sigurt ne Perendim, per te shkuar ne Atdheun e tyre apo jo? Kjo eshte pyetje e veshtire per ti dhene nje pergjigje te prere por ajo qe eshte e dukshme eshte fakti se qendrimi i administrates shteterore shqiptare ka qene shperfilles dhe injorues ndaj atyre studenteve qe jane kthyer. Per mua ata njerez te diplomuar qe jane kthyer jane njerez fisnike, pasi une di te vleresoj se cdo te thote heqja dore nga kariera dhe jeta e perendimit, per te shkuar ne nje vend si Shqiperia ku gjerat funksionojne se prapi.

    Teksa shqiptaret ne mergim nuk e heqin nga mendja vendit e tyre, shqiptaret ne Shqiperi tregojne barsaleta poshte e larte per "budallenjte", sic i quajne ata qe kane zgjedhur te kthehen. Si cdo shoqeri, indiferentizmi e ka burimin gjithmone nga lart-poshte, ashtu si nje shoqeri emancipohet kur udhehiqet njerez me moral dhe vizion te qarte.

    Shqiptaret ne mergim jane te vetmit qe flasin per "ceshtjen kombetare". Hapni TV, hapni revista, hapni gazeta e radio, ceshtja kombetare ze shume pak vend ne media dhe ne opinionin publik shqiptar. Rasti me i fundit eshte vizia e Gage ne Tirane, ku pritja qe iu rezervua ishte nje pritje protokollare, sikur te ishte presidenti Amerikan dhe jo nje armik i betuar i interesave shqiptare ne Ballkan. Diaspora reagoi, por reagimi ra ne vesh te shurdhet, dhe jo vetem aq, por filluan edhe etiketimet per diasporen.

    Roli i diaspores shqiptare, ka qene, eshte dhe do te jete gjithmone esencial ne cdo eveniment historik te kombit shqiptar. Cdo inisiative kombetare shqiptare ne qender te saj ka patur njerez te diaspores.

    Diaspora duhet te risi ndjeshem ndikimin e saj ne jeten shoqerore/politike/ekonomik dhe opinionin publik shqiptar, pasi vetem ne kete menyre ne importojme ne Shqiperi ate qe kemi fituar me aq mund ne Perendim.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Dy përfaqësuesit e lobit shqiptar në SHBA sugjerojnë uljen e tensionve në politikën shqiptare

    Lobi shqiptar në SHBA: Stabilitet që të investojmë

    TIRANE - Dy figurat kryesore të Këshillit Kombëtar Shqipëtaro-Amerikan, presidenti Riçard Lukaj dhe Martin Vulajn drejtor ekzekutiv, u shprehën dje për mediat se kohët e fundit në Shqipëri po vihen re shenja të rikthimit të politikës konfliktuale, që janë në dëm të stabilitetit dhe të shtimit të investimve të huaja dhe vendase. Sipas Riçard Vulajt, mungesa e këtij stabiliteti pengon jo vetëm investimet e shqiptaro-amerikanëve, por edhe të investitorëve të tjerë. “Ne jemi të shqetësuar, -tha ai,- nga disa shenja të rikthimit të politikës së konfliktit dhe të klimës së mëparshme”. Vulaj u shpreh dje se në takimet me kryeministrin Nano dhe liderin e opozitës, Berisha, ishin diskutuar këto çështje me të dyja figurat kryesore të politikës, të cilët ishin garantuar për një politikë stabile dhe në interes të qetësisë dhe garantimit të ligjit, që do të rriste nivelin e investimeve. “Në takim me kryeministrin Nano,- vijoi drejtori ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan,- na u tha se qeveria shqiptare ka një strategji për thithjen e investimve të shqiptaro-amerikanëve”.
    Ndërkaq, presidenti i KKSHA-së, Riçard Vulaj, i pyetur nga “Top Chanel” për vizitën e Nikolas Geixhit në Tiranë para pak kohësh si dhe për idetë e tij të hedhura në takimet e ndryshme, u përgigj se Geixhi në SHBA është përfaqësues i një pjese të vogël të lobit grek dhe pikërisht pjesës ekstremiste.
    “Geixh përfaqëson ekstremistët grekë në SHBA dhe ajo pjesë që beson idetë e tij nuk e njeh realitetin shqiptar”,- përfundoi ai.



    Shekulli
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pollo: Shqiptarët e SHBA-së, zyrë në Tiranë

    TIRANË – Kryetari i Partisë Demokrate të reformuar, Genc Pollo, priti dje në një takim të veçantë përfaqësuesit e diasporës shqiptare në Amerikë, Martin Vulajn dhe Riçard Lukajn. Gjatë bisedës së tyre Pollo vuri në dukje se komuniteti shqiptar në SHBA është një urë lidhëse mes Shqipërisë, shqiptarëve në trojet e tyre dhe atyre të Amerikës. Sipas tij, roli i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan ka qenë i veçantë në organizimin dhe koordinimin e diasporës, në unifkimin e qëndrimeve të saj në favor të kombit shqiptar. “Dua t’ju falënderoj edhe për deklaratat tuaja korrektive në adresë të disa kolegëve në Tiranë, të cilëve lavjerrësi u luhatet nganjëherë jashtë kontrollit”,- tha dje Pollo, duke komentuar kështu pritjet që i bënë Geixhit politikanët Nano dhe Berisha pak kohë më parë. Ai theksoi se është e domosdoshme që ky këshill të ketë zyrën e tij në Tiranë, në mënyrë që roli dhe ndihma e diasporës të jetë më e pranishme dhe më efektshme “duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, në radhë të parë, përmes inkurajimit të investimeve të huaja”. Më tej, kryetari i reformatorëve u bëri të ditur drejtuesve të këtij këshilli se mbështetja e Shqipërisë për Amerikën, në rastin e një lufte kundër Irakut është e padiskutueshme.



    Shekulli
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Vulaj: Të koordinojmë punët në mes të KSHA dhe institucioneve të Kosovës


    Në kuadër të vizitës dy ditore në vendinë tonë Drejtori Ekzekutiv i këshillit Shqiptaro Amerikan me seli në Ëashington Martin Vulaj u takua sot në Prishtinë me udhëheqësit vendor dhe ndërkombëtarë.
    Z.Vulaj u takua me kryeministrin Bajram Rexhepi dhe komandantin e përgjithshëm të TMK-së, gjeneral lejtnant Agim Çekun. Më pastaj ai zhvilloi takim edhe me përfaqësues të zyrës amerikane në Prishtinë dhe kryeadministratorin, Mihail Shtajner. Qëllimi kryesor i këtyre takimeve ishte koordinimi i punës ndërmjet Këshillit Shqiptaro Amerikan dhe institucioneve të Kosovës. Drejtori Ekzekutiv i Këshillit Shqiptaro Amerikan, Martin Vulaj sot përfundon vizitën dy-ditore në vendin tonë.



    Edhe unë ka shumë herë që e përsëris mbajtjen e një kongresi mbarëkombëtar për të koordinuar punët dhe obligimet mbarëshqiptare për çështjet dhe interesat tona kombëtare, prandaj kjo duhet bërë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse nga kongreset mbarëkombëtare të përvitshme vetëm se i kanalizojmë veprimet drejt përfitimeve më të mëdha të mundshme që mund të kemi me angazhimet tona.
    Prandaj edhe njëherë kërkoj nga gjithë shqiptarët kudo që janë fillimin e mbajtjes së kongreseve të përvitshme mbarëkombëtare për të koordinuar punët në lidhje me çështjet dhe interesat kombëtare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  11. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Presidenti Rugova priti një deklegacion 25 anëtarësh shqiptaro-amerikan të kryesuar ambasadori Uiliem Uoker




    Prishtinë, 10 prill - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova priti sot një deklegacion 25 anëtarësh shqiptaro-amerikan, i cili kryesohet nga shefi i dikurshëm i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë ambasadori Uiliem Uoker.
    Në një bisedë të pëzemërt e miqësore presidenti Rugova foli para mysafirëve për arritjet që janë bërë në Kosovën e lirë dhe për zhvillimet aktuale në të gjitha fushat e jetës. Presidenti me këtë rast falënderoi ambasadorin Uoker si dhe anëtarët e tjerë të deklegacionit për ndihmën dhe përkrahjen që kanë dhënë për Kosovën.
    Me të mbërritjur në Prishtinë, ambasadori Uoker tha se ndiehet i lumtur që sërish viziton Kosovën dhe e sheh të lirë, duke thënë se shpreson që një ditë ta shohë edhe të pavarur.
    Ky delegacion do të marrë pjesë të shtunën në Pejë një mbledhje përkujtimore kushtuar 90-vjetorit të gjenocidit malazez dhe rezistencës së shqiptarëve të Dukagjinit, e cila organizohet nën patronazhin e presidentit Rugova.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  12. #12
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    roli i shqiptareve ne diaspor

    Ballkani Ligjvënesi Earl Pomeroy; kjo periudhë e Kosovës pa një status të përcaktuar pengon përparimin dhe mundësitë për zhvillimin e bazave të shtetit ligjor.

    Astrit Lulushi
    VOA

    Ligjvënesi Earl Pomeroy nga Dakota e veriut, i tha Zërit të Amerikës se në sajë të veprimtarisë këmbëngulëse 10 vjeçare të lobit shqiptaro amerikan në Washington, çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e mbarë Ballkanin sot zenë vend në krye të rendit të ditës të shumë antarëve të Kongresit. Ligjvënësi Pomeroy i bëri këto komente gjatë takimit tradicional që shoqata lobiste Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan organizoi mbrëmë në mjediset e kongrest.
    Për zotin Pomeroy, Këshilli Kombëtar shqiptaro amerikan përfaqëson shqiptarët e mbarë Amerikës dhe gjatë 10 vjetëve të ekzistencës, kjo shoqatë ka arritur të ushtrojë ndikim në Kongresin amerikan duke kërkuar me kembëngulje drejtësi për Kosovën, e duke tërhequr vëmendjen e ligjvënësve ndaj çështjeve në Shqipëri e të shqiptarëve në përgjithësi.

    “Jam shumë i gëzuar për zgjedhjet e ardhëshme në Shqipëri”, thote ligjvënësi Pomeroy. “Presidenti Bush iu drejtua vendit tonë duke folur për zgjedhjet që jane zhvilluar në Afganistan, Irak e në vende të tjera të vështira. Në këtë frymë ne gjithashtu përshëndesim përparimin dhe demokracinë në Shqiperi dhe i shohim zgjedhjet e ardhëshme si tregues të qarte se Shqiperia është një vend që ka kaluar fazën e tranzicionit dhe ku liria e demokracia kane hedhur rrënjë”.

    Lidhur me çështjen e Kosovës, për të cilën ligjvënësi Pomeroy dallohet për përkushtimin e tij, ai thotë se shpreson që ky vit të jetë vendimtar. Zoti Pomëroy thotë se marshimi për zbatimin e standarteve përpara statusit vazhdon, por ky marshim nuk mund te vazhdojë në se rrugës nuk i duhet fundi. Ligjvënësi Earl Pomeroy thotë se kjo periudhë e Kosovës pa një status të përcaktuar pengon përparimin dhe mundesitë për zhvillimin e bazave të një shteti ligjor. “Tani”, thote zoti Pomaroy, “është arritur në atë pikë ku përcaktimi i statusit shihet si i domosdoshëm”.

    Përfaqësuesi i Dakotës së Veriut në Kongresin amerikan, Pomeroy thote se që kur filloi të merrej me çështjet shqiptare, para disa vjetëve, ai është njohur mirë me problemet e ndryshme që përballen shqiptarët; populli i Kosovës përpiqet për rindërtimin e pëparimin e vendit, ndërsa populli i Shqipërisë ballafaqohet me periudhen kyçe të tranzicionit.

    Ligjvenesi Earl Pomeroy thote se guximi dhe vendosmëria që shqiptarët në Kosovë e Shqipëri tregojnë në këto përpjekje gjatë kësaj periudhe, e frymezojnë atë personalisht, por prej tyre edhe vetë Shtetet e Bashkuara mund të nxjerrin mësime, përfundon ligjvënësi Earl Pomaroy.

    Në mbrëmjen e organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan, merrnin pjesë zyrtarë e politikanë nga Shqiperia e Kosova të ftuar per të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve dje në Washington. Kryetari i partisë së bashkimit liberal, PBL, Arjan Starova thotë se një traditë e tillë lutjesh po përpiqet të krijohet edhe në Shqiperi.

    Ndërsa drejtori ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan, Martin Vulaj thotë ndjehet i gëzuar nga pjesmarrja e gjerë. megjithëse dita e djeshme për kongresin ishte dite pushimi, prandaj duket se edhe shumë prej ligjvënësve anëtare të grupit për çështjet shqiptare nuk ndodheshin të pranishëm.

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •